• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, October 28, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Nga që punonte me ‘Skoda’ në zonat kufitare, Xhevitit i hoqën patentën dhe e dërguan gomist te stacioni i trenit në Librazhd, ku më 25 korrik ’79, Sigurimi Shtetit …”/ Historia e trishtë e familjes Dosku

“Në 1952, i ndihmuar nga vëllai i tij, Tafili, merr me vete të shoqen e Ismail Balliut, me dy vajzat, që kërkonin të largoheshin dhe arratiset në Jugosllavi, ku…”/ Historia e panjohur e Hamit Lukës nga Funarësi
“Mugosha dhe Miladini, ndikuan ndjeshëm në vendimet e marra nga ana e Enverit dhe PKSH-së, si dhe në Shtabin e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
“Kur Sami Baholli i kërkoi Daut Gurrës, që të bashkohej me Frontin, ai i tha; keq më vjen se të kam mik, por s’na lejon kurani të bëhemi me ju, pasi…”/ Ana e panjohur e konfliktit gjatë luftës në zonën e Librazhdit
“Në ‘76-ën, kur e arrestuan Haxhi Balliun, Refatin e thërresin në Degën e Brendshme të Librazhdit, ku e torturojnë dhe i kërkojnë të dëshmojë për Haxhiun…” / Historia e trishtë e familjes Dosku
“Kur Sami Baholli i kërkoi Daut Gurrës, që të bashkohej me Frontin, ai i tha; keq më vjen se të kam mik, por s’na lejon kurani të bëhemi me ju, pasi…”/ Ana e panjohur e konfliktit gjatë luftës në zonën e Librazhdit
“Kur Isak Alla, thirret nga Qarkori i Partisë Komuniste, në shtëpinë e Miftar Hoxhës në Mirakë dhe i kërkohet që me çetën e tij të bashkohet me ta, ai…”/Ana e panjohur e konfliktit të nacionalistëve me partizanët!
Letra e 1960-ës për Hysni Kapon / “Besniku”, “Lisi”, “Rubiku”, “Mali” etj., gjenerali i Sigurimit nxjerr pseudonimet e  Peshkopisë….
“Si i arrestuam grupet ‘Gargarelët’, ‘Sirena e fitores’ dhe ‘Fafajc’, me 50 anëtarë, që hidhnin trakte në Lezhë, Vlorë, Durrës, Tiranë…”/Dokumenti sekret i ’74-ës

Nga Ali Buzra

Pjesa e tridhjeteshtatë

                                                    JETË NËN TRYSNI DHE VUAJTJE 

                                                (VLERËSIME, KOMENTE, RRËFIME)

Gjithashtu mund të lexoni

“Në Kosovë diçka po zien, por në çfarë mënyre do shpërthejë, nuk dihet, kurse Fadil Hoxhës i kanë dërguar letra anonime, ku…”/  Zbulohet dokumenti i Sigurimit, 6 muaj para demonstratave të ‘81-it

“Kisha Autoqefale Shqiptare dhe ‘Vatra’, janë dy shtyllat që i vunë bazat lëvizjes kombëtare shqiptare në SHBA-ës, por ishin disa shqiptarë grekomanë…”/ Refleksionet e studiuesit Prof. Petër Priftin  

Memorie.al / Me kërkesën dhe dëshirën e autorit, Ali Buzra, si redaktuesi e lexuesi i parë i tij, do të ndaj shkurtimisht me ju ato çfarë përjetova në këtë takim me këtë libër, i cili është i dyti për të (pas librit “Gizaveshi në vite”) e që natyrshëm po përvijon stilin e tij të të shkruarit. Sinqeriteti dhe çiltërsia e rrëfimit, gjuha e thjeshtë e pa modifikime, saktësia dhe precizioni i episodeve apo mungesa e një fantazie përpunuese, të qëllimshme të mëpastajme ose mosshfrytëzimi i saj, mendoj se i kanë shërbyer pozitivisht autorit, i cili i vjen te lexuesi në formën e tij origjinale, duke na ftuar që së paku të njohim fate e dhimbje njerëzore të panjohura, në mënyrë të rastësishme apo jo, duke na lënë ne të reflektojmë si një fillesë ndërgjegjësimi drejt një katarsisi aq të nevojshëm për ndërgjegjen e shqiptarëve.                                  

                                                                                                                     Bedri Kaza

                                                          Vijon nga numri kaluar

Nuk dihej, në kishte apo jo dijeni për çështjen e Shahinit, por, gjithsesi, Gogo Nushi i priti mirë ata. Pas disa ditësh Halili, Avniu dhe motrat, i morën triskat e Frontit, duke ju hequr kështu emërtimi “kulak”. Xhaxhai i tyre Sehiti, u qëndroi vazhdimisht pranë djemve. Ai i martoi, Halilin e Avniun. Me interesimin e tij, Avniu filloi punë në ndërmarrje shtetërore. Fillimisht në Ndërmarrjen Shtetërore të Ndërtimeve, e më pas në komunale e arsim, duke fituar zanatin e marangozit e të bojaxhiut. – “Disa herë u përpoqën disa kuadro të veçantë të kooperativës, për ta hequr atë nga puna në shtet, – rrëfen Avniu, – por ndërmarrja e mbante”. Ai ishte specialist i aftë dhe tepër korrekt në punë. I fundit, i mori triskat e frontit vëllai i tyre i madh, Xheviti. Ky ishte blegtor. Këtë punë bëri gjatë gjithë viteve në kooperativë. Tufa e tij e deleve, ishte ndër më të mirat në rreth. Ai ishte i dashuruar shumë me profesionin e blegtorit duke u kujdesur për delet, sikur të ishin të vetat.

Xheviti dhe xhaxhai i tij Maksuti, natë e ditë, në mal e në fushë, qëndronin pranë tufave të bagëtive, duke arritur rendimente të larta në prodhime blegtorale. Menduhia, e shoqja e Xhevitit, ka qenë vazhdimisht e sëmurë. Vuajtjet në kampet e internimit, vështirësitë ekonomike e stresi i vazhdueshëm, ndikuan në shëndetin e saj. Ajo ndërroi jetë në vitin 1976, në moshën 44 vjeç, duke lënë 4 fëmijë, një djalë, Hajriun dhe tre vajza. Por, edhe për Xhevitin, vështirësitë e jetës nuk kaluan pa pasoja. Duke fjetur shumicën e netëve në kasollet pranë stallave të bagëtive, si dhe duke qëndruar në shi e borë jashtë, pa mjetë mbrojtëse të veshjes, ai mori ftohje të rëndë e sëmuret. Ndërroi jetë në vitin 1988, në moshën 56 vjeçare. Xheviti nuk mundi të shohë përmbysjen e komunizmit, por jetoi me brengën e përbuzjes së fëmijëve të tij, si nipër dhe mbesa të Azis Biçakut.

Përshkruam disa detaje nga vështirësitë dhe vuajtjet e familjarëve të trungut të Halil Doskut në Dorëz. Djali i tij Shahini, kontribuues dhe përkrahës i luftës për çlirim, që ishte shtylla e familjes, ndërroi jetë në burgun komunist, e sot nuk ka një varr. U konfiskuan banesa, mall e bagëti, duke i lënë në mëshirë të fatit. Për disa vite mbajtën “titullin” e kulakut, duke i privuar nga të drejtat qytetare e njerëzore. Me gjithë vështirësitë e krijuara padrejtësisht, ata mbijetuan me punë e përpjekje të vazhdueshme. Jo vetëm fëmijët e vëllezërve të familjes, por edhe nipërit e mbesat, nuk mundën të vazhdojnë arsimin e lartë të kohës. Kjo u bë e mundur vetëm në vitet pas përmbysjes së sistemit të diktaturës.

Familjes së Maliq Doskut, nuk iu hoq titulli “kulak”

Një ndër vëllezërit e Halil Doskut, ishte Jonuzi. Ai pati katër djem të cilët ishin: Maliqi, Neziri, Bilali dhe Mersini. Jonuzi ndërroi jetë në mal, në moshë të re. Ai la amanet të varrosej në vendin e quajtur “Fieri i Terziut”, me qëllim që ky vend të kthehej në varrezë, për të gjithë lagjen. Kjo sepse për këtë territor, kishte mosmarrëveshje. Dhe kështu u bë. Varri i parë që u hap aty ishte ai i Jonuzit, e më pas u varrosën dhe të tjerë, ku sot është e rrethuar dhe ndodhen varrezat e të gjithë lagjes së Ortojonit. Mersini u konfliktua në fshat dhe u detyrua të largohej familjarisht e, thuhet se iku në drejtim të Krujës. Maliqi u nda në familje më vete, duke marrë tokat në katund dhe atje shkoi, ndërsa Neziri qëndroi me Bilalin në Ortojon. Neziri, në linjë mashkullore, la vetëm një djalë, Demirin, ndërsa Bilali la Nazmiun, të cilët qëndruan për një kohë të gjatë bashkë.

Familja që përjetoi persekutime, përndjekje e burgosje në të gjithë periudhën e komunizmit, ishte ajo e Maliqit Doskut, e cila u cilësua dhe mbeti kulake. Maliqi pati 5 djem; Bexhetin, Bajramin, Feritin, Nebiun e Ganiun. Bajrami u mbyt aksidentalisht në lumin Shkumbin, ndërsa Bexheti ndërroi jetë në moshë të re, duke i lënë fëmijët të vegjël. Familja e Maliq Doskut, kishte një nivel ekonomik mesatar. Gjatë periudhës së Luftës, ai nuk u përzje me asnjërën palë, as me Ballin e as me Frontin, por në interes të paqes, mbështeste kushëririn e tij Shahinin. Kur vinin partizanët në fshat, ai ashtu si dhe shumë familje të tjera, ka ndihmuar ata me bukë, strehim e ushqime. Maliqi ishte burrë trim i pashoq. Thuhet se kur të jepte besë, shkonte deri në sakrifikim, për ta mbajtur. Ai kishte miq të shumtë brenda e jashtë vendit.

Peripecitë e familjes së tij, fillojnë aty nga fundi i vitit 1946. Në fillim të vitit 1947, atë e arrestojnë duke e akuzuar për një vrasje të kryer dy-tre vite më parë dhe e dënojnë me nëntë vjet burg. Disa muaj më pas, arrestohet djali i tij Nebiu, 16-17 vjeçar i cili do të kryejë tetë vjet burg. Megjithëse nuk u dënuan si politikanë, por si ordinerë, ata i çuan baba e bir në kampin e punës së Maliqit, ku kryenin dënimin edhe Zeq Hunçi, Shahin Dosku, Daut Gurra, Sadik Muzhaqi etj. Në vitin 1949, në moshën 63 vjeç, ai ndërroi jetë në burgun e Elbasanit. Aty ishte i pranishëm edhe djali i tij Nebiu, me të cilin ishin në një dhomë. Duke qenë i burgosur ordiner, drejtori i burgut njofton kryetarin e rrethit, Xhelo Lekën, i cili lajmëroi familjen e tij.

Me të marrë njoftimin, familjarët e komshinjtë shkojnë në Elbasan, i marrin trupin dhe e varrosin në lagjen “Ortojon”. Nebiu, pasi u lirua nga burgu, martohet me vajzën e Jonuz Bozhiqit, nga fshati Babje. Feriti u martua me vajzën e Azis Balliut, nga Funarësi, familje kulake, ndërsa Ganiu me të bijën e Emin Biçakut nga Qarrishta, i burgosur politik. Në vitin 1955, të tre vëllezërit me familjet e tyre, cilësohen kulakë. Kështu vazhdon kalvari i vuajtjeve dhe persekutimeve të tyre të cilët e përjetuan deri në vitin 1990. Në vitin 1955, pasi u lirua Nebiu, arrestohet Feriti. Ai akuzohet se ka strehuar Tush Topallin nga Pogradeci, i cili ishte i arratisur dhe ndiqej nga policia e shtetit. Feriti dënohet me pesë vjet burg, të cilat i bëri të gjitha. Në vitin 1957, arrestojnë vëllanë tjetër Ganiun në Rrapun, të cilit iu gjet një pistoletë që e mbante me vete, pa leje. Gjykata e dënoi me 2 vjet burg, ndërsa bëri vetëm 10 muaj dhe u lirua.

Disa muaj pas lirimit, në gusht të vitit 1960, Feritin e arrestojnë përsëri. Afërsisht në këtë hark kohor, arrestohet Mefail Biçaku nga Qarrishta, ish-strehues e mbrojtës e hebrenjve në kohën e Luftës, si dhe Selim e Ahmet Gurra nga Dragostunja, me motivacionet “tentativë për arratisje”. Qëndrimi për dy vjet në dhomat e hetuesisë, nën një presion nga më mizorët, qe fatal për të arrestuarit. Mefail Biçaku, kaloi në gjendje depresioni të rëndë dhe u shtrua në spital, ndërsa Gurrajt, xhaxha e nip, u dënuan me vite të rënda burg, për të cilët kam shkruar më sipër. Për Feritin, duke mos mundur të gjejnë, apo të krijojnë ndonjë provë, Gjykata vendos t’ja kalojë çështjen Komisionit Qendror të Internim-dëbimeve, i cili me vendimin nr. 59 të datës 23.03.1962, vendosi t’a internojë deri në vitin 1964. U internua në Borsh të Sarandës, me motivacionin për arsye politike, për tentativë arratisje.

Mbas lirimit nga internimi, Feriti futet në punë si punëtor rruge në linjën Rrapun – Qarrishtë. Më pas, Feriti shkon të punojë me dy mushka në Stravaj e, së fundmi në Belsh të Elbasanit, ku transportonte dru zjarri. Ndërkohë, survejohej vazhdimisht nga Sigurimi i Shtetit. Provokimet ishin nga më të ndryshmet. Kërkohej të gjendej vetëm preteksti për ta arrestuar përsëri. Në këto rrethana siç e kam përshkruar më lart, ai takohet me Kadri Biçakun në Elbasan dhe vendos të arratiset. Kështu, në pranverë të vitit 1965, ai arratiset bashkë me Kadriun, duke lënë në shtëpi gruan me dy vajzat e tij të mitura, të cilat qëndruan në një familje me vëllanë e tij, Nebiun. Feriti, nga Maqedonia kërkoi vizë për në Amerikë dhe atje shkoi. Arratisja e Feritit alarmoi organet e Sigurimit të Shtetit në Librazhd. Tashmë, për familjet e Nebi dhe Gani Doskut, trajtimi do të jetë akoma më i ashpër. Dy familjet e vetme kulake në Dorëz do të provojnë vetëm përndjekje e përbuzje të vazhdueshme.

Kur ndërroi jetë nëna e Nebiut dhe Feritit, do të marrin pjesë vetëm kulakët, me të cilët ata kishin marrë e kishin dhënë. Sipas traditës, ata i thonë ustait të katundit, Osman Topi, të bjerë daulles për vdekje. Sekretari i Byrosë së Partisë, e thërret këtë të fundit e i kërkon llogari, se përse i ra daulles për kulakun. “Për njoftim bie daullja”, – i përgjigjet ai. – “Nuk ka njoftim për kulakët, ke bërë gabim”, – e kërcënon ai. Për fëmijët e tyre nuk mund të bëhej fjalë për shkollim pas shkollës së mesme. Djali i Nebiut, Xhemali, mbas mbarimit të arsimit të detyrueshëm 8-vjeçar, me shumë vështirësi, mundi të vazhdojë gjimnazin në Librazhd. Në vitin 1979, Nebiu e fejon dhe e marton atë me vajzën e Jonuz Kopaçit, nga Qukësi. Familja e Kopaçëve pati shumë të dënuar; shtatë burra prej tyre u pushkatuan nga regjimi komunist.

Ngarkesa politike ndaj Nebiut u rrit më tej. Kjo edhe me krushqinë e re. Po si të bënte ai? Në fshat nuk mund t’i vinin për ngushëllim, e jo më të jepnin apo të merrnin, duke bërë krushqi. Megjithatë ata qenë të ndërgjegjshëm dhe të kënaqur, që morën nuse në një familje fisnike e me tradita të shquara, të zonës së Qukësit. Nebiu, ishte baxhanak me Selim Gurrën, nga Dragostunja. Tashmë, piketimet mbi të ishin vënë. Në kooperativë e çonin në fronte të ndryshme pune, me qëllim që të reagonte. Ai bëri kërkesë të punojë në brigadën e ndërtimit, mbasi aty ishte mundësia për të marrë më shumë ditë pune dhe e çuan. Duke punuar me brigadën e ndërtimit, në qendrat e zjarrit, që ishte sektori i mbrojtjes, i vunë pas informatorë e spiunë, që do të punonin me të. Në një rast, e caktojnë të largojë bykun te makina shirëse e grurit, për ta vënë kavaletë. Ishte makinë shirëse “Tomorricë” ku punohej pa ndërprerje, ditën edhe natën, me turne.

Nebiu u la në frontin më të vështirë dhe nuk u ndërrua. Ai punon deri në orën 12 të natës, në kushte tepër të rënda. Në atë pozicion, ndërrimi i personave bëhej shpesh, sepse tymi të merrte frymën, e nuk mund të rezistoje gjatë. Tejet i lodhur e i rraskapitur, ai e len punën dhe shkon në shtëpi. Situatën e bënë alarmante, duke thënë se kulaku donte të sabotonte prodhimin. Duke grumbulluar edhe disa dëshmi bajate, Sigurimi i Shtetit vendos ta arrestojë. Në koordinim me organizmat e Partisë në fshat, Nebiun e nxorën para popullit në shtëpinë e kulturës në qendër të kooperativës, Krastë, për t’i bërë fillimisht një të ashtuquajtur “demaskim publik”. Aty u tha, se; “ai është i pakënaqur nga pushteti popullor dhe ka sabotuar me qëllim prodhimin, duke lënë makinën e grurit pa punë. Kur ka patur krushqit e Qukësit, në martesën e Xhemalit, nuk ka pirë dolli për Enver Hoxhën, u jep cigare shokëve në kohën e punës me qëllim që t’i lejë pa punë”, etj.

Mbas këtyre dëshmive sa qesharake aq edhe naive, në prani të afro 400 vetave, i thonë: “Në emër të popullit je i arrestuar”, duke i vënë hekurat në vend. Aty ishin të pranishëm edhe familjarët e tij. Vëllai i tij, Ganiu dhe e shoqja Hatixhja, zbresin në Librazhd dhe bëjnë në postë katër telegrame urgjente, drejtuar; Kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme, Prokurorit të Rrethit, Sekretarit të Parë të Partisë në rreth dhe Ministrit të Brendshëm, Kadri Hazbiu. Ndërsa e shoqja qante, Ganiu me guximin dhe kurajën që e karakterizonte, trokiste zyrë më zyrë në rreth e në ministri, duke u ankuar se vëllanë ia kanë arrestuar pa të drejtë. Ai këmbëngulte se po keqtrajtohen si kulakë. “Nga ky keqtrajtim, – nënvizonte ai, – vëllai ynë është detyruar të arratiset jashtë vendit, duke i kthyer shpinën atdheut”.

Kështu, Ganiu e alarmoi situatën deri në organet e larta qeveritare. Pas tre ditësh, në qendër të kooperativës, vijnë Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme dhe Prokurori i rrethit. E thërresin të shoqen e Nebiut, Hatixhen, e i thonë, se ke bërë telegram, se do të arratisesh etj. – “Jo, – thotë ajo, ata që arratisen ikin fshehtas, e na jemi këtu”, duke i gozhduar me fjalët e saj, titullarët e rrethit. – “Burri juaj, nuk është në rregull, ai ka nevojë për një kyç, që t’ia vërë gojës”, -iu hakërryen ata. – “Shko, në shtëpi!- i thanë,- se këtë punë do ta shohë qeveria”. Më pas prokurori shkoi te kabina telefonike dhe urdhëroi që ta lirojnë. Kështu, pas tre ditësh, Nebiu lirohet. Viktimë e përndjekjeve nga regjimi komunist, nuk ishin vetëm djemtë e Maliq Doskut, si Feriti, Nebiu e Ganiu, por pre e dhunës së diktaturës, u bë edhe nipi i tij, Xhevat Bexhet Dosku.

Djali i madh i Maliq Doskut, Bexheti, ndërroi jetë në moshën 24 vjeç, duke lënë dy djem të mitur, Ruzhdiun dhe Xhevatin. Nëna e tyre, ishte e bija e Tafil Çotës nga Togëzi. Pas çlirimit të vendit, familja e Maliq Doskut kalonte në vështirësi të mëdha, nga përndjekja prej regjimit të sapo-vendosur. Në këto rrethana, e ëma e dy djemve të vegjël, duke qenë familje më vete, i rriti ata me shumë mundim e sakrificë. Mbasi mbushën moshën për të kryer shërbimin ushtarak, të dy vëllezërit, u regjistruan në kursin e shoferëve dhe e përfunduan atë. Gjatë kohës që pjesëtarët e tjerë të familjes së Maliq Doskut, përndiqeshin, e shoqja dhe djemtë e Bexhetit, nuk patën probleme. Ata, u martuan njëri pas tjetrit dhe filluan punë në Parkun e Mallrave. Ruzhdiu, mori vajzën e Bilal Biçakut nga Qarrishta, ndërsa Xhevati, vajzën e Sherif Hidrit nga Dorëzi. Xhevati, fillimisht punoi si shofer në Parkun e Mallrave në Korçë e Elbasan.

Më pas krijohet Parku i Mallrave në Përrenjas dhe kalon aty. Ai punonte me pasion dhe ishte mjeshtër në profesion. Gruaja, ishte me fëmijë të vegjël, të cilët lindën njëri pas tjetrit. Ajo punonte në kooperativë, ku siç edhe dihet shpërblimi për ditë pune, ishte minimal. Xhevati punonte natë e ditë, me shumë sforco për të mbajtur familjen. Ashtu si dhe për shumicën e popullsisë në vend, edhe familja e tij, me të ardhurat që merrte, me vështirësi siguronin në familje vetëm bukën thatë. Vitet ‘70-’80-të ishin vite, kur ekonomia kooperativiste kalonte krizë totale dhe vlera e ditës së punës ishte shumë e ulët.  Xhevati, pavarësisht nga niveli i shkollimit, mbasi arsimin fillor kishte kryer, ishte tip inteligjent dhe orator i zoti. Shpesh në biseda, ai, shfaqte pakënaqësi ndaj gjendjes ekonomike në vend, duke atakuar edhe regjimin në fuqi.

Kjo nuk kaloi pa u vënë re nga organet e Sigurimit të Shtetit. Në këto rrethana, atë fillojnë ta survejojnë, duke i vënë pas edhe spiunë informatorë, që ndiqnin komunikimin e tij me të tjerët. Rethanat familjare, si nipi i Maliq Doskut dhe xhaxhallarëve që mbanin titullin kulakë, si dhe duke qenë dhëndër në familjen e Sherif Hidrit, të cilit i qe djegur shtëpia menjëherë mbas çlirimit, favorizonin një ndërmarrje të tillë përndjekjeje ndaj tij. Xhevat Dosku, tashmë ishte piketuar për t’u ndëshkuar. Pritej vetëm mbledhja i informacionit dhe preteksti. Duke dyshuar, për ndonjë mundësi arratisje, mbasi bënte transport dru zjarri me “Skodë” në zonat kufitare, Qarrishtë e Steblevë, atij i gjejnë pretekst dhe i heqin patentën. Kjo bëhej, edhe me qëllim, që indirekt të nxitej për të shprehur pakënaqësi.

I shqetësuar sa më s’ka për heqjen e patentës dhe mundësisë për të punuar si shofer, profesion të cilin ai e donte shumë, Xhevati fillon punë si gomist, pranë stacionit të trenit në Librazhd. Në mesditën e datës 25 korrik të vitit 1979, teksa po punonte në vendin e punës, forca policore të Degës së Punëve të Brendshme Librazhd, e rrethojnë dhe futen brenda objektit, duke i kumtuar “refrenin” e zakonshëm: “Në emër të popullit, jeni i arrestuar”. Tre policë i hidhen përsipër, ashtu siç qe duke punuar ulur, në prani të djalit të tij Luanit, 11 vjeçar, i cili kishte vajtur për të ngrënë bukë te babai, bashkë me të vëllanë, Uranin, që ishte pak më i madh në moshë. Luani i vogël, me të vëllanë, gjatë pushimeve verore, mblidhnin bimë mjekësore nga Kodra e Madhe, për t’i shitur, me qëllim që të siguronin ndonjë lek, për të blerë libra e rroba për në shkollë.

Djemtë shtangën kur panë këtë skenë të frikshme me babain e tyre, me të cilin atë ditë nuk mundën të hanë drekën bashkë. Kushëriri i tyre, Xhevahir Hidri, i ngriti në karroceri të makinës së Abedin Kostenjës për në Krastë. “Kur erdhëm në shtëpi, – rrëfen Luani,- ç’të shihnim; Kishte ardhur policia, e cila duke bërë kontrollin e banesës, e kishin kthyer çdo gjë përmbys. Një kuadër i fshatit, por jo nga Librazhdi, shikon disa dërrasa të vendosura në trarët e korridorit, dhe u thotë policëve, se ata janë të vjedhura. Në këtë moment, ndërhyn mësuesi i fshatit, Petrit Hoxha, që njëkohësisht ishte kryetar Këshilli, duke thënë se ato nuk janë të vjedhura, por të marra me faturë të paguar. Mësues Petriti, nuk është se kishte dijeni për to, por e bëri, për të lehtësuar sadopak familjen e Xhevatit. / Memorie.al

                                                          Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kisha Autoqefale Shqiptare dhe ‘Vatra’, janë dy shtyllat që i vunë bazat lëvizjes kombëtare shqiptare në SHBA-ës, por ishin disa shqiptarë grekomanë...”/ Refleksionet e studiuesit Prof. Petër Priftin  

Next Post

“Tina Marleci, kushrina e Dom Ndreut, me vajtimin e saj kishte çu peshë mbarë zemrat e të pranishmëve, pasi duke i zbërthye veladonin në fyt, kishte pa...”/ Refleksionet e publicistit të njohur Frano Kulli

Artikuj të ngjashëm

“Në Kosovë diçka po zien, por në çfarë mënyre do shpërthejë, nuk dihet, kurse Fadil Hoxhës i kanë dërguar letra anonime, ku…”/  Zbulohet dokumenti i Sigurimit, 6 muaj para demonstratave të ‘81-it
Dossier

“Në Kosovë diçka po zien, por në çfarë mënyre do shpërthejë, nuk dihet, kurse Fadil Hoxhës i kanë dërguar letra anonime, ku…”/  Zbulohet dokumenti i Sigurimit, 6 muaj para demonstratave të ‘81-it

October 28, 2025
“Zyrtarë të Departamentit të Shtetit, janë në pritje për heshtjen tuaj të gjatë, në lidhje me çështjet midis SHBA-ve, dhe…”/ Letrat e panjohura të Nolit me Enverin, për anëtarësimin Shqipërisë në OKB, në ’46-ën
Dossier

“Kisha Autoqefale Shqiptare dhe ‘Vatra’, janë dy shtyllat që i vunë bazat lëvizjes kombëtare shqiptare në SHBA-ës, por ishin disa shqiptarë grekomanë…”/ Refleksionet e studiuesit Prof. Petër Priftin  

October 26, 2025
“Pasi dy hetuesit, i humbën shpresat se Agroni do firmoste proces-verbalin, aty në qeli, në prezencë të tij, njeri kapi gruan e tjetri vajzën dhe….”/ Dëshmia tronditëse e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Kur i shkuan në takim në Degën e Brendshme të Elbasanit, Shahini Dosku, nuk e njohu djalin e tij, Halilin dhe kur Azizi i tregoi, se ishte i biri, ai…”/ Historia e trishtë e familjes nacionaliste Dosku

October 26, 2025
“Materialet e dërguara nga ju, u studjuan nga zv.ministri Feçor Shehu, i cili miratoi asgjesimin e dokumentëve për antarët dhe kandidatët e partisë, si Ismail Kadare dhe…”! / Dokumenti sekret i janarit 1979
Dossier

“Në ‘76-ën, kur e arrestuan Haxhi Balliun, Refatin e thërresin në Degën e Brendshme të Librazhdit, ku e torturojnë dhe i kërkojnë të dëshmojë për Haxhiun…” / Historia e trishtë e familjes Dosku

October 26, 2025
“Daut Gurra strehoi për disa kohë, shtatë partizanë që kishin ngrirë, por pas 1944-ës, familja e tij u masakrua, dy djemtë ia burgosën, ‘për atentat ndaj Hrushovit’ …”/ Historia e trishtë e fisit nga Librazhdi
Dossier

“Daut Gurra strehoi për disa kohë, shtatë partizanë që kishin ngrirë, por pas 1944-ës, familja e tij u masakrua, dy djemtë ia burgosën, ‘për atentat ndaj Hrushovit’ …”/ Historia e trishtë e fisit nga Librazhdi

October 26, 2025
“Me kërkesën e diplomatëve perëndimorë, Kadare doli publikisht në mbrojtje të procesit të Rambujesë dhe kur Thaçi e pyeti, në se…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për marrëveshjen e famshme
Dossier

“Me kërkesën e diplomatëve perëndimorë, Kadare doli publikisht në mbrojtje të procesit të Rambujesë dhe kur Thaçi e pyeti, në se…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për marrëveshjen e famshme

October 24, 2025
Next Post
“Kur më arrestuen në tetorin e ’89-ës, në Rragam, tuj dhanë meshë te shpia e mikut tim, Ndrecës, shoferi i Degës së Mbrendshme, një komunist lunatik, u tregu aq i egër, sa…”/ Dëshmia e ish-Ipeshkvit të Shkodrës

“Tina Marleci, kushrina e Dom Ndreut, me vajtimin e saj kishte çu peshë mbarë zemrat e të pranishmëve, pasi duke i zbërthye veladonin në fyt, kishte pa...”/ Refleksionet e publicistit të njohur Frano Kulli

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme