• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, March 10, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Kur komandanti i kampit, në prezencë të grupit që e shoqëronte, i tha gazetarit të dënuar; pse e paske ndërruar këtë profesion të bukur, me vagonin e Spaçit, ai…”/ Historia e panjohur e 10 janarit 1983

“Shprehjet: imoralët në litar, spiunët në plumb, komunistët në gijotinë, ateistët në hu, ishin kthyer në legjendë për të dënuarin Naun Bisha nga Kolonja, i cili…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik, për Spaçin
Memorie.al
“Dridhem, kur kujtoj kocka të thyera njeriu, jo metaforike, të gjetura andej-këndej, në gropat e malit të Dajtit, në kampin e Ballshit, të Spaçit, në oborrin e burgut të Burrelit dhe…”/ Refleksione të ish-të dënuarit politik
“Edisoni tha se jam i mërzitur dhe nuk po gjej qetësi, pasi…”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit, me spiunët që fundosën piktorin Gjergo, nga “Bufeja e madhe” te “Artisti”, “Gjethja e mollës”, etj.
“Kur Mentor Xhemali këndoi këngën e famshme: ‘Mora rrugën për Janinë’, jam ndjerë ligsht. Ndonëse e admiroja si artist gjenial, me zërin e papërsëritshëm në llojin e vet, por…” /Dëshmia e ish-të burgosurit të Spaçit
“Hirushet tona rreckamane, i kishin degdisur stallave e moçaleve të Myzeqesë, ku rropateshin për kotheren e mbijetesës, që ua hiqnin vocërrakëve nga goja, për t’u endur…” / Kujtimet e ish-të burgosurit të Spaçit!

Nga Agim Hamit

        “Shtypës të dhjamosur, mos i përbuzni të shtypurit e dobësuar”! 

                      Joseph Joubert

Memorie.al / Më 10 janar 1983, u ushtrua një kontroll i posaçëm në minierën e Spaçit. Në ekipin e kontrollit merrnin pjesë dy të dërguar të Ministrisë së Industri – Minierave, komandanti i kampit të Spaçit, i shoqëruar prej një toge gardianësh me shefin e policisë në krye, drejtori i minierës, si edhe drejtori i ndërmarrjes Pyjore të rrethit të Pukës. Kryeinxhinieri i minierës dhe asistenti i tij, ishin pjesë e eskortës. Dy përfaqësuesit e ministrisë, kishin asistuar edhe vitin e kaluar në këtë lloj kontrolli. Vëllimi i madh i punës së kryer i habiti.

Gjithashtu mund të lexoni

“Shqyptarë, ase vagabondët jashta pune e jashta Shqypnie, ase ndryshe kemi sharrue me t’egër e me të butë, pasi rreziku ma i madh i Shqypnisë, janë…”/ Çfarë thoshte At Gjergj Fishta, në vitin 1921?

“Kur e pyeta një ditë daiun tim, Esat Dishnicën, për Beqir Minxhozin, ai më tha; Beqiri nuk duhet ta zërë me gojë fare Qemal Stafën, e di ai pse…”! / Dëshmia e rrallë e për ngjarjen e 5 majit ‘42

-“A mund të vizitojmë ndonjë front pune”? pyeti njëri prej tyre.

-“Sigurisht, iu përgjigj shefi i policisë. – Zef, na pri të shkojmë në ndonjë front pune, ku punojnë të burgosur që nuk janë dënuar rëndë” – urdhëroi ai njërin prej policëve të turnit të parë.

I ngrefosur nga përmendja e emrit në prani të mysafirëve të shquar, Zefi i priu grupit të kontrollit. Pas disa minutash, ai ndaloi në fund të një galerie vertikale të pajisur me shkallë druri dhe filloi të godiste me gur tubin metalik të ajrimit.

-“Pse e bën këtë”?! e pyeti kureshtar njëri prej të dërguarve të ministrisë. Gardian Zefi nuk e la pa shfrytëzuar rastin, të shpaloste njohuritë e tij personale, në prezencë të zyrtarëve të rëndësishëm:

-“Të burgosurit që punojnë atje lart, janë armiq të Partisë sonë të dashur. Pavarësisht se ata janë dënuar më lehtë nga të tjerët, armiku mbetet gjithmonë armik. Ne, nuk duhet të fillojmë t’i ngjisim shkallët e furnelit, pa na ardhur prej së larti i njëjti sinjal. Përndryshe, ata mund të shkarkojnë kastile mbi ne ndonjë vagon me mineral, duke u justifikuar se nuk dinin gjë që kishte njerëz në ngjitje”.

Ndërsa Zefi po shpaloste njohuritë e tij profesionale, prej së larti erdhi sinjali i tubit metalik. Besnikë të rregullores, policët u ngjitën të parët, pastaj delegacioni. Kur të gjithë ndodheshin në krye të furnelit, komandanti i kampit pyeti Zefin:

– “Janë larg prej këtej të burgosurit”?

– “Rreth njëqind metra. Por sa më shumë t’i afrohemi frontit të punës, aq më tepër do të shtohet pluhuri, mbasi minatori i grupit ka filluar të bëjë birat me martel. Doni t’i thërras dy të burgosurit e tjerë, të paraqiten këtu”?

– “Ide e mirë, Zef. Ne nuk preferojmë të futemi në një pluhur të dendur”.

Pas pak, dy të burgosurit u paraqitën tek grupi i vizitorëve.

-“Nga je ti”? e pyeti komandanti i kampit njërin prej tyre.

– “Nga Elbasani”.

-“Çfarë profesioni ke ushtruar në jetën e lire”?

-“Arsimtar”.

– “Pse je dënuar”?

– “Agjitacion e propaganda”.

-“A mund të bëjë një mësues i mirë, propagandë kundër qeverisë së popullit të tij”?

– “Po kur të dënojnë pa bërë gjë”?!

-“Justifikim banal. Çfarë interesi do të kishte Partia jonë, të dënonte shtetasit e saj të pafajshëm”?!

– “Atë e di ajo vetë”.

– “Duhet ta kontrollosh mirë gjuhën, përndryshe…”!

– “…do të arrestohesh e do të dënohesh pa dalë prej burgut, kështu si e pësova unë” – e deshifroi retiçencën e komandantit të kampit, i burgosuri tjetër.

– “Me këtë gjuhë të gjatë që paske ti, jam i sigurt se për agjitacion e propaganda, duhet të jesh dënuar”, – hamendësoi komandanti, duke iu drejtuar të burgosurit tjetër.

– “Natyrisht, nuk ka gjë më të lehtë, sesa të dënosh një njeri për fjalë të thëna e të pathëna”.

-“Çfarë profesioni ke pasur në jetën e lire”?

– “Në të ashtuquajturën jetë e lirë, kam qenë gazetar”.

– “Pse e paske ndërruar këtë profesion të bukur, me vagonin e Spaçit”?

-“Kur e vërteta është e burgosur, një gazetar i mirë nuk mund të jetojë në liri”.

– “Por vjen të gërryej këtu në minierë” – e plotësoi komandanti i kampit duke u gajasur.

Të mësuar për të ndjekur shembullin e eprorëve, policët i bënë iso të qeshurës me të madhe të komandantit të kampit. Për inerci, edhe të pranishmit e tjerë, iu bashkëngjitën korit humoristik.

Kur të qeshurat u qetësuan, ish-gazetari i tha:

– “Është më mirë të gërryesh në minierë, sesa të bëhesh varrmihës i së vërtetës, ndërkohë që e quan veten zëdhënës i saj”.

– “Sa vjet burg je dënuar”? e vazhdoi dialogun komandanti i kampit.

– “Dhjetë” – u përgjigj i burgosuri.

– “Sa ke bërë”?

– “Dhjetë”.

– “Sa të kanë mbetur akoma”?

– “Dhjetë”.

I revoltuar, komandanti ia priti:

– “Mos harro, armik, se policët e pranishëm po e konstatojnë sjelljen tënde dhe nuk do dalësh pa gjë. Po të pyes për dënimin, nuk kam qejf të luaj kungulleshkë me ty”.

-“Kur nuk keni ju qejf për të luajtur, po unë? Janë hetuesit e gjykatësit ata që paguhen për të luajtur me jetën e të tjerëve. Një javë para se të lirohesha pas dënimit të parë dhjetëvjeçar, më arrestuan në burg dhe më dënuan edhe dhjetë vjet të tjerë, të cilët sapo i kam filluar”.

– “Nga je”?

– “Nga Tir….”!

Një eksplozion e ndërpreu papritur dialogun e tyre. Marteli i të burgosurit që bënte birat në ballë të frontit të punës, heshti. Të shqetësuar prej këtij fakti, dy të burgosurit pranë delegacionit thirrën në një gojë:

– “Shoku ynë është në rrezik; duhet të shkojmë ta ndihmojmë”.

Pa pritur t’iu jepte njeri leje, ata u zhdukën në errësirë duke vrapuar.

– “Shoku komandant i kampit, duhet të zbresim menjëherë, mbasi ne nuk e dimë se çfarë ka ndodhur”, – propozoi shefi i policëve.

Ekipi i kontrollit doli me hapa të mëdhenj nga miniera./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ministri i Brendshëm Koçi Xoxe, ishte për afrimin me Jugosllavinë, Nako Spiro, ministri i Ekonomisë, ishte pro sovjetikëve kurse Enveri luante...” !/ Refleksionet e gazetarit të “Neue Zürcher Zeitung”

Next Post

“Kur Enver Hoxha u strehua te shtëpia e Miftar Hoxhës në Mirakë, shpëtoi pa u kapur nga gjermanët, pasi komandanti i Ballit, Ali Cekani, e njoftoi Miftarin...”! / Si vdiq në burg, njeriu që i shpëtoi jetën Enverit

Artikuj të ngjashëm

“Roma e Selia e Shenjtë, s’duhet të kenë dy shkallë vëmendjeje për shqiptarët: një për të krishterët romanë dhe një për të tjerët, pasi…”/ Zbulohet traktati i panjohur që hartoi At Gjergj Fishta
Personazh

“Shqyptarë, ase vagabondët jashta pune e jashta Shqypnie, ase ndryshe kemi sharrue me t’egër e me të butë, pasi rreziku ma i madh i Shqypnisë, janë…”/ Çfarë thoshte At Gjergj Fishta, në vitin 1921?

March 9, 2026
“Kur e pyeta një ditë daiun tim, Esat Dishnicën, për Beqir Minxhozin, ai më tha; Beqiri nuk duhet ta zërë me gojë fare Qemal Stafën, e di ai pse…”! / Dëshmia e rrallë e për ngjarjen e 5 majit ‘42
Personazh

“Kur e pyeta një ditë daiun tim, Esat Dishnicën, për Beqir Minxhozin, ai më tha; Beqiri nuk duhet ta zërë me gojë fare Qemal Stafën, e di ai pse…”! / Dëshmia e rrallë e për ngjarjen e 5 majit ‘42

March 8, 2026
“Çfarë tha Fishta për mua dhe ç’më ndodhi kur përktheva katër vargjet e fundit të Dantes në Fushë-Krujë…”?! / Dëshmia e panjohur e Pashko Gjeçit dhe letra për Enverin
Personazh

“Pas ’91-it, kur e pyetën Flora Satën; si ishte e mundur, që ‘Shulja’ me Beqir Minxhozin dhe ato tre zonjat, u larguan nga baza, kurse Qemal Stafa mbeti aty, ajo…”?! / Dëshmia e rrallë e nipit të Esat Dishnicës

March 7, 2026
“Qytetarët e Shijakut, kishin respekt për atë grua me kulturë dhe të gjithë e quanin; zonja Mici, megjithëse kjo fjalë para emrit, ishte e ndaluar të përdorej …”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur
Personazh

“Në vitet 1940 – ‘41, Enver Hoxha si me shaka, e pyeste babain tonë; more Neki Bej, besoj se vëllait të Nuredin Bej Vlorës, ja kanë besuar ruajtjen e parave të sojit tyre…”?! / Dëshmia e rrallë e nipit të Esat Dishnicës

March 7, 2026
“Vëllezërit fotografë, Vito, i dërguan një kartolinë Alizotiot, ku në kokën e tij, kishin vënë Papën e Romës, por kur ai u tha se e kishte dërguar në Degë…”/ Historia e panjohur e librarit të Gjirokastrës
Personazh

“Selfot, Omarët, Kokalarët etj., që gëzonin privilegje mbi Hoxhat, ju nënshtruan të parët gjenocidit të Enver Hoxhës, pasi dëshira e tij për t’iu zhvatur pasurinë…”/ Dëshmia e rrallë e nipit të Esat Dishnicës

March 5, 2026
“Kur Jusufi i tha; nuk kam pse të paguaj taksë për një aeroport, që e kam ndërtuar me këto krahë, si i burgosur politik’, polici shtangu dhe…”/ Ngjarja e rrallë me përkthyesin e famshëm të frëngjishtes
Personazh

“Kur Jusufi i tha; nuk kam pse të paguaj taksë për një aeroport, që e kam ndërtuar me këto krahë, si i burgosur politik’, polici shtangu dhe…”/ Ngjarja e rrallë me përkthyesin e famshëm të frëngjishtes

March 6, 2026
Next Post
“Kur Enver Hoxha u strehua te shtëpia e Miftar Hoxhës në Mirakë, shpëtoi pa u kapur nga gjermanët, pasi komandanti i Ballit, Ali Cekani, e njoftoi Miftarin…”! / Si vdiq në burg, njeriu që i shpëtoi jetën Enverit

“Kur Enver Hoxha u strehua te shtëpia e Miftar Hoxhës në Mirakë, shpëtoi pa u kapur nga gjermanët, pasi komandanti i Ballit, Ali Cekani, e njoftoi Miftarin...”! / Si vdiq në burg, njeriu që i shpëtoi jetën Enverit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme