• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, October 19, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Burrat me pamje të vrazhdë, shikojnë një djalosh me zinxhir floriri të trashë në qafë me ‘BMW’, simbol i ‘lumit’ të parave, që i tërheqin nga Western Union…”/ Reportazhi i panjohur për Beratin, i gazetarit nga SHBA-ës

“Burrat me pamje të vrazhdë, shikojnë një djalosh me zinxhir floriri të trashë në qafë me ‘BMW’, simbol i ‘lumit’ të parave, që i tërheqin nga Western Union…”/ Reportazhi i panjohur për Beratin, i gazetarit nga SHBA-ës
“Burrat me pamje të vrazhdë, shikojnë një djalosh me zinxhir floriri të trashë në qafë me ‘BMW’, simbol i ‘lumit’ të parave, që i tërheqin nga Western Union…”/ Reportazhi i panjohur për Beratin, i gazetarit nga SHBA-ës
“Burrat me pamje të vrazhdë, shikojnë një djalosh me zinxhir floriri të trashë në qafë me ‘BMW’, simbol i ‘lumit’ të parave, që i tërheqin nga Western Union…”/ Reportazhi i panjohur për Beratin, i gazetarit nga SHBA-ës
“Kalanë s’na lanë ta vizitonim, sepse ishte burg politik, kurse Xhamia e Pazarit, ishte shkollë trajnimi, për akrobatët e cirkut, prej lartësisë së tavaneve…”/ Udhëtimi i turistëve italianë, në Shqipëri në ’82-in

Nga Bill Fink – “San Fracisco Chronicle”

                                   – SHQIPËRIA, NJË JETË MES SHARMIT DHE ÇUDIRAVE –

Memorie.al / Të rrëzoje statujat e “djallit” të vërtetë të Shqipërisë, Enver Hoxhës, ishte e lehtë. Por, të fshije emrin e tij nga malet, nuk është aspak e tillë. Lideri despotik dhe i krisur që e ka qeverisur këtë vend, për më shumë se katër dekada, kërkoi me ngulm që emri i tij, të shkruhej në faqen e malit pranë qytetit të Beratit me acid, me shkronja të stërmëdha. Ai do të mbetet aty për një kohë të gjatë. Kjo është ajo lloj çudie monumentale, për të cilën ky vend i keqkuptuar i Evropës, njihet gjithandej. Është, pa diskutim, një vend i çuditshëm, por edhe vendi më joshës, më pak i globalizuar dhe jo aksidentalisht, vendi më i leverdisshëm për xhepin e çdo turisti të huaj.

Unë kam përjetuar të gjitha çuditë e Shqipërisë, si dhe sharmin e saj të veçantë, në qytetin e Beratit, pasi ariu që ishte vendosur në kafazin e një restoranti, më riktheu krahun. Hoteli më i ri në qytet, e kishte marrë atë për argëtim, gjë që pas një jave në Tiranë, nuk më dukej më aq e çuditshme.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur Sigurimi i Shtetit, nga fundi i 1960-ës, kapi në postën e Librazhdit, dy letra të dërguara Mefailit nga Rusia, prej miqve izraelitë që kishte mbajtur dikur në shtëpi, ai u tha…”/ Historia e panjohur e familjes Biçaku

“Anëtar i Rinisë së Ballit, i ati milic e spiun i SIM-it, dy dajo komandantë Balli…”/ Dokumenti sekret i Sigurimit, për ballistin që hetoi Koci Xoxen, Dali Ndreun, Teme Sejkon, “sabotatorët e naftës”, etj.!

Bëra gabim duke iu afruar tepër kafazit dhe ai menjëherë zgjati gojën dhe më kafshoi krahun. “Bruno” është një ari i mbetur jetim, pasi ciganët vranë nënën e tij.

Është tipike për Shqipërinë, në fillim duket si një gjë paksa e frikshme dhe e çuditshme, por më pas bëhet e këndshme dhe merr kuptim. “Bruno” i dha një tjetër ngjyrë qëndrimit tim në Berat. Ashtu si e gjithë Shqipëria, Berati ndodhet në “udhëkryq” mes kulturës greke, otomane dhe perëndimore.

I njohur si; “qyteti i njëmijë e një dritareve”, për shtëpitë e tij të vendosura njëra mbi tjetrën, ai ofron një pamje të shkëlqyer për të kaluarën, të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë.

E kaluara e qytetit shfaqet shpejt gjatë një vizite në kalanë mesjetare. Një ngjitje e shpejtë mbi rrugët me gurë dhe përtej mureve të kalasë, shfaqen surprizat e para: këtu ka njerëz që ende jetojnë në këtë kompleks të shekullit të XIII-të, 150 familje të shpërndara në ndërtesat e kësaj zone.

Gra të moshuara janë ulur mbi gurë dhe presin t’u shesin dantella turistëve të rastësishëm. Muzeu me ikonat e shekullit të 16-të të kishës ortodokse është plot, edhe pse guida rrëfen se 70 për qind e ikonave të Muzeut Kombëtar të Tiranës, janë marrë nga Berati.

Çdo cep i kompleksit të kalasë fsheh një surprizë të re. Unë gati sa nuk shkela mbi bishtin e fustanit të një nuseje që mezi po ngjiste kodrën, për të arritur deri te kisha ku do të celebrohej martesa e saj. Pas kishës, një gjel krekosej mbi gurë, sikur i gjithë ky të ishte vendi i tij.

Mes shtëpive të gurta pata një vizion të shpejtë të një përralle makabër: një lypës që mesa dukej vuante nga gjigandizmi ishin ulur në mes të rrugës, me këmbët e deformuara dhe kokën që e ktheu menjëherë drejt meje, duke më dhënë ndjesinë e parë të dhimbjes.

Pas shtëpive një xhami e kuqe ngrihet me shume krenari, si simbol i tolerancës fetare shqiptare. Shumë qytete shqiptare kanë ende xhami, kisha katolike dhe ortodokse në të gjitha lagjet e tyre. Shumë qytetarë thonë se mbi të gjithë ata janë shqiptarë, ndërsa besimi fetar, është në plan të dytë.

Por, jo e gjithë e kaluara shqiptare është kaq harmonike. Nga maja e mureve të kalasë së Beratit, larg zonës historike të qytetit, duken komplekset me apartamente të epokës staliniste.

Nga viti 1945 deri në vitin 1985, Shqipëria ka përjetuar një ndër regjimet më të ashpra shtypëse, të drejtuar nga Enver Hoxha, një tiran paranojak që mbylli kufijtë, i privoi shtetasit e tij nga të gjitha të drejtat, ndaloi makinat private dhe ndërtoi mijëra bunkerë në të gjithë vendin, për ta mbrojtur atë nga pushtuesit imagjinarë.

Prapa xhamisë, shoh punëtorë që po merren me restaurimin e një kishe, afresket e së cilës ishin lyer me bojë të bardhë, gjatë regjimit të Hoxhës, që ndaloi praktikimin e fesë në vend. Nëpunësit e Hoxhës ekzekutuan priftërinj dhe i kthyen kishat e xhamitë në teatro dhe fusha basketbolli, ose thjesht i shkatërruan ato.

Berati përfitoi sepse u shpall qytet muze, por sidoqoftë iu nënshtruan fushatës së fshirjes së simboleve fetare. Në kërkim të rehatisë në Shqipërinë e ditëve të sotme, ndalova në shumë kafene të stilit lindor në qytet, me klientelë tipike mashkullore, që bën muhabet në kohën e lirë të mesditës, ndërsa tymos cigare dhe rrufit kafenë turke.

Për të ngrënë, mund të zgjidhja sallatë greke, shnicel gjerman apo qebapë lindorë. Pranë bregdetit menysë i shtohet pica italiane, një tjetër përbërës në përzierjen kulturore të Shqipërisë. Pushtimi otoman ka lënë gjurmë në këtë vend dhe kjo duket jo vetëm te kafenetë dhe qebapët turq, por edhe në arkitekturën dhe stilin e jetesës.

Një vizitë në Muzeun Etnologjik të Beratit, është një tjetër vështrim në të kaluarën. Shtëpia prej druri e shekullit të XIX-të, i ka muret të mbuluara nga dantellat e punuara me dorë, si ato që shisnin gratë e moshuara në kalanë e Beratit.

Veshjet prej lëkure të ashpër dhe veglat e rënda të punës në muze, flasin për një jetë të vështirë të fshatarëve të zonës.  Vizita këtu më sjell ndër mend edhe gjakmarrjen, për të cilën Shqipëria njihet në të gjithë botën.

Në një version ballkanik të Hatfieldëve kundër Mekkojëve, familjet në gjak përpiqeshin të shfarosnin njëra tjetrën për breza me radhë, për shkak të cenimit më të vogël të nderit apo krenarisë.

Jashtë, fëmijët luajnë në rrugë, ndërsa të rriturit flasin për “gjakësen” në futboll, rivalen e madhe, Greqinë, që u kualifikua në kampionatin europian të futbollit.

Një grup burrash me pamje të ashpër në fytyrë, rrinë në cep të rrugës, duke dëgjuar muzikën që vërshon nga BMV-ja e fundit, me ata zinxhirët e trashë të florinjtë në qafë, një simbol i lumit të parave që ka mbërritur në këtë vend së fundmi.

Ashtu si edhe qytetet e tjera, Berati ka një zyrë të Western Union, ku banorët marrin paratë e dërguara nga të afërmit që jetojnë jashtë vendit.

Nga jashtë vjen edhe argëtimi i natës në Berat: një këngëtar pop nga Bullgaria, i shëndoshë, me mustaqe dhe atë pamje prej kokoroshi, që nga posterat në qytete duket si një version “mbipeshë” i Boratit.

Në vend të këtij argëtimi, vendosa të nisem për një udhëtim në malet pranë. Berati përfaqëson edhe të ardhmen e Shqipërisë, eko-turizmin. Kompanitë të ndryshme kanë nisur të ofrojnë ekspedita në majat e larta dhe në fushat e largëta të Shqipërisë qendrore.

Udhëtimi im përfshinte lundrimin me varkë, zhytje në lumë dhe një shëtitje të gjatë mes maleve. Gjatë rrugës në thellësi të zonës malore, kaluam një sërë lavazhesh në mes të rrugës, që ndoshta tregojnë krenarinë e vonë shqiptare, për të pasur dhe ngarë një makinë.

E duke folur për këtë, ka edhe shumë pllakate përkujtimore në rrugët e vendit, në kujtim të atyre që kanë humbur jetën në aksidentet fatale me makina.

Thellë në male, “Mercedezët” dhe “Audi”-t e kryeqytetit, ia lënë vendin karrocave me gomerë dhe makinave të vjetra, që duket se kanë dalë nga setet e xhirimit të filmave “Mad Max” apo “The Grapes of Wrath”.

Ne kaluam nëpër një rrugë që dikur ishte e bllokuar nga regjimi, sepse të çon drejt garnizoneve ushtarake dhe një fabrike që dikur prodhonte automatikë “AK-47”, të paktën siç thuhet vërdallë. Pasi e kaluam këtë “qytet” të zymtë, u habita kur pashë me sytë e mi një kukull, të kryqëzuar mbi një shtyllë betoni.

Ndërtesa ngjitur, e papërfunduar edhe ajo, kishte një elefant të mbushur me rrecka, në majë të shtyllës së saj të betonit, ndërsa pamja vazhdonte me një masakër arushash gjigantë, kukullash dhe breshkash që ishin ofruar të gjitha, si kurban për ndërtimet e reja. Më thanë se kjo ishte për fat, por kurrë nuk e kuptova pse.

Kaluam disa fshatra të vegjël bujqësore, kur gra dhe burra endeshin nëpër fusha duke u marrë me të mbjellat, ashtu si paraardhësit e tyre 100 vjet më parë. Mendoj se ata e shihnin “Land Roverin” tonë me atë ngjyrë të shkëlqyer portokalli, si një trill të radhës, ashtu si fabrikat, kështjellat, komunizmin, kapitalizmin dhe gjithë këto fe që konkurrojnë për pak më shumë vëmendje. Kalimi ynë, nuk e ndryshonte fare ritmin e punës në fushë.

Ndërkohë kishim mbërritur në brigjet e virgjëra të lumit. Nisëm një shëtitje me varkë, por nuk pamë askënd vërdallë. Kaluam ujëvara të vogla, brigje të pashkelura, shpella të fshehura dhe disa vende të vogla peshkimi. Dukej sikur po zbulonim Kanionin e Madh 100 vjet më parë, para se ndokush të kishte menduar ta kthente atë, në një destinacion turistik.

Vetëm kur udhëtimi ynë mbaroi, pamë një grup fëmijësh që hidheshin nga shkëmbinjtë mbi ujë, duke i shpëtuar vapës së madhe.

Gjatë kthimit në Berat, pashë se banorët e tjerë po freskoheshin në mënyrën e tyre të zakonshme, me një një shëtitje mbrëmjeje nëpër qytet. Çifte të reja dhe të vjetra, ecnin krah për krah përgjatë lumit Osum, duke kaluar mbi urën që varej mbi të apo, në atë të vjetrën, prej guri.

Ashtu si fshatarët, edhe ata e shohin ndryshimin, por ama vazhdojnë të zgjedhin me vetëdije respektimin e zakoneve të vjetra. Në hotel pamë një video për shëtitjet në lumë, në ekranin gjigant në kopsht.

Më pas u “zhytëm” në një miks mishrash, sallatrash dhe brumërash, gatime tipike shqiptare. Surpriza e fundit e ditës në Berat ishte “Bruno”, që vazhdonte të përdridhej në kafazin e tij, para restorantit tonë.

PESË FAKTE TË ÇUDITSHME PËR SHQIPËRINË!

  1. Bunkerë, bunkerë, bunkerë: Shqipëria ka dhjetëra bunkerë prej betoni, të përhapura si kërpudhat në të gjithë vendin, kujtime të regjimit komunist. Disa janë pikturuar, ndonjë edhe është kthyer në lokal.
  2. Zoti e bekoftë Amerikën: Për shkak të mbështetjes amerikane për Kosovën fqinje, shqiptarët kanë një mirënjohje të thellë për Amerikën.
  3. “Jo”, do të thotë, nëse nuk nënkupton “po” -në: Tradicionalisht, shqiptarët tundin kokën nga njëra anë në tjetrën dhe kjo do të thotë se janë dakord. “Po”-ja, e të huajve, këtu është “jo” dhe “jo”-ja, është “po”.
  4. Plazhet e Dr. Djallit: Plazhet e Durrësit dhe Sarandës, janë të mbipopulluara gjatë fundjavës, aq sa nuk mund të gjesh vend për të qëndruar.
  5. Mbreti Zog: Është i çuditshëm edhe për emrin e tij. Ai është Ahmet Zogu dhe ka qenë i pari i një klani në Shqipëri, që u vetë-shpall Mbret i vendit në vitin 1928. / Memorie.al

Marrë nga “San Fracisco Chronicle”

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur Sigurimi i Shtetit, nga fundi i 1960-ës, kapi në postën e Librazhdit, dy letra të dërguara Mefailit nga Rusia, prej miqve izraelitë që kishte mbajtur dikur në shtëpi, ai u tha...”/ Historia e panjohur e familjes Biçaku

Next Post

“Kur partizanët filluan me i keqtrajtu njerëzit e shtëpisë, Patër Antoni doli nga vendi ku ishte fshehur dhe u tha atyre...”/ Kujtimet e panjohura të ish-ministrit të Hitlerit në Shqipëri, Neubacher, në 1944-ën

Artikuj të ngjashëm

“Pasi Nako Spiro ndodhej në Moskë, Lef Nosin e çuam për ta fshehur te nipi i një miku të tij, personalitet i shquar, por ai, e dorëzoi te Sigurimi…”/ Kujtimet e hebreut, Marko Menahem
Dossier

“Kur Sigurimi i Shtetit, nga fundi i 1960-ës, kapi në postën e Librazhdit, dy letra të dërguara Mefailit nga Rusia, prej miqve izraelitë që kishte mbajtur dikur në shtëpi, ai u tha…”/ Historia e panjohur e familjes Biçaku

October 18, 2025
“Si e varën në litar, Nezir Muzhaqin, komandantin e ‘Ballit Kombëtar’ për Elbasanin, me vendimin e Gjykatës së Lartë Ushtarake, pasi…”/ Ish-i dënuari politik, publikon dokumentin
Dossier

“Anëtar i Rinisë së Ballit, i ati milic e spiun i SIM-it, dy dajo komandantë Balli…”/ Dokumenti sekret i Sigurimit, për ballistin që hetoi Koci Xoxen, Dali Ndreun, Teme Sejkon, “sabotatorët e naftës”, etj.!

October 18, 2025
“Në vitin 1978, kur punonjësi i Degës i tha: ‘e more vesh moj plakë, djali yt në Suedi, Agimi, është vrarë’, nënë Fizja iu përgjijgj; ‘të rroni ju more bir’, dhe…”/ Historia e trishtë e familjes Biçaku nga Librazhdi
Dossier

“Në vitin 1978, kur punonjësi i Degës i tha: ‘e more vesh moj plakë, djali yt në Suedi, Agimi, është vrarë’, nënë Fizja iu përgjijgj; ‘të rroni ju more bir’, dhe…”/ Historia e trishtë e familjes Biçaku nga Librazhdi

October 17, 2025
“Nën ritmin e orkestrave popullore, çingijet e gdhinin bashkë me dasmorët apo klientët e zgjedhur të lokaleve e, në vende të fshehta me të pasurit…”/ Historia e panjohur e “femrave të përdala” të Elbasanit
Dossier

“Nën ritmin e orkestrave popullore, çingijet e gdhinin bashkë me dasmorët apo klientët e zgjedhur të lokaleve e, në vende të fshehta me të pasurit…”/ Historia e panjohur e “femrave të përdala” të Elbasanit

October 16, 2025
Dossier

“Kur drejtori i burgut të Strugës, u thotë: ‘ju jeni enveristë’, Kadriut, që i kishin ngrirë këmbët dhe ishte i rraskapitur, ia kthen…”/ Historia e trishtë e K. Biçakut e F. Doskut, që u arratisën në Maqedoni, në mars 1965

October 17, 2025
“Në 1952, i ndihmuar nga vëllai i tij, Tafili, merr me vete të shoqen e Ismail Balliut, me dy vajzat, që kërkonin të largoheshin dhe arratiset në Jugosllavi, ku…”/ Historia e panjohur e Hamit Lukës nga Funarësi
Dossier

“Pasi ikën natën nga Roskoveci ku ishte mësues, me shokun e ngushtë, Mustafa Lleshnaku, arratisën nga kufiri e dalin në Strugë, ku UDB-ja…”/ Historia e panjohur e Adil Biçakut që sot jeton e punon në Suedi

October 15, 2025
Next Post
“Kur partizanët filluan me i keqtrajtu njerëzit e shtëpisë, Patër Antoni doli nga vendi ku ishte fshehur dhe u tha atyre…”/ Kujtimet e panjohura të ish-ministrit të Hitlerit në Shqipëri, Neubacher, në 1944-ën

“Kur partizanët filluan me i keqtrajtu njerëzit e shtëpisë, Patër Antoni doli nga vendi ku ishte fshehur dhe u tha atyre...”/ Kujtimet e panjohura të ish-ministrit të Hitlerit në Shqipëri, Neubacher, në 1944-ën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme