• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, January 18, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Anëtar i Rinisë së Ballit, i ati milic e spiun i SIM-it, dy dajo komandantë Balli…”/ Dokumenti sekret i Sigurimit, për ballistin që hetoi Koci Xoxen, Dali Ndreun, Teme Sejkon, “sabotatorët e naftës”, etj.!

“Në hetuesi më takuan me gruan time polake dhe duke qarë, ajo më tha: ‘E shikon atë njeri atje’, dhe vështroi nga Ferhat Matohiti, ai…”/ Dëshmia tragjike e vëllait të aktorit dhe regjisorit të famshëm
“Anëtar i Rinisë së Ballit, i ati milic e spiun i SIM-it, dy dajo komandantë Balli…”/ Dokumenti sekret i Sigurimit, për ballistin që hetoi Koci Xoxen, Dali Ndreun, Teme Sejkon, “sabotatorët e naftës”, etj.!
“Në ’90-ën, kur Haxhi Lleshi dhe Shefqet Peçi në plenum i kërkuan Ramizit, që të përdorte forcën dhe mos ta lëshonin pushtetin pa gjak, ai iu përgjigj…”/ Dëshmia e rrallë e ish-sekretarit të Alisë
“Anëtar i Rinisë së Ballit, i ati milic e spiun i SIM-it, dy dajo komandantë Balli…”/ Dokumenti sekret i Sigurimit, për ballistin që hetoi Koci Xoxen, Dali Ndreun, Teme Sejkon, “sabotatorët e naftës”, etj.!
“Në hetuesi më takuan me gruan time polake dhe duke qarë, ajo më tha: ‘E shikon atë njeri atje’, dhe vështroi nga Ferhat Matohiti, ai…”/ Dëshmia tragjike e vëllait të aktorit dhe regjisorit të famshëm
“Anëtar i Rinisë së Ballit, i ati milic e spiun i SIM-it, dy dajo komandantë Balli…”/ Dokumenti sekret i Sigurimit, për ballistin që hetoi Koci Xoxen, Dali Ndreun, Teme Sejkon, “sabotatorët e naftës”, etj.!
Relacioni i Kadri Hazbiut: “Tani pas prishjes me Kinën, një i deklasuar në Tiranë, thotë se; po fituam ne, nuk do ketë asnjë mëshirë…”/ Dosja voluminoze ‘Tepër sekrete’ e Sigurimit të Shtetit
“Anëtar i Rinisë së Ballit, i ati milic e spiun i SIM-it, dy dajo komandantë Balli…”/ Dokumenti sekret i Sigurimit, për ballistin që hetoi Koci Xoxen, Dali Ndreun, Teme Sejkon, “sabotatorët e naftës”, etj.!
“Bedri Spahiu  më tha se; në plenumin e Beratit, Enveri u bë si pulë e lagur dhe vetëm oportuniteti i Nako Spiros…”/ Deponimet e Dhora Lekës, janar ‘58
“Anëtar i Rinisë së Ballit, i ati milic e spiun i SIM-it, dy dajo komandantë Balli…”/ Dokumenti sekret i Sigurimit, për ballistin që hetoi Koci Xoxen, Dali Ndreun, Teme Sejkon, “sabotatorët e naftës”, etj.!

Nga DASHNOR KALOÇI

Memorie.al /Shqipëria e pas Luftës Nacionalçlirimtare dhe, veçanërisht, periudha e diktaturës komuniste, nën udhëheqjen e Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij Ramiz Alia, shpesh fsheh histori të thella dhe paradoksale, të cilat tregojnë mbi natyrën e vërtetë të regjimit dhe mekanizmat e tij të mbijetesës dhe spastrimit të kuadrove. Ky dokument arkivor hedh dritë mbi një rast të tillë: atë të Ferhat Matohitit, një figurë kyçe dhe thellësisht kontroverse në strukturat e Sigurimit të Shtetit për katër dekada, duke shërbyer pa ndërprerje nga viti 1944 deri në 1983.

Fillesa e karrierës së Matohitit paraqet një kontrast të fortë dhe befasues me funksionin e tij të mëvonshëm. Gjatë periudhës së pushtimit, ai kishte qenë një nga anëtarët më aktivë të Rinisë së Ballit Kombëtar në rrethin e Fierit, duke firmosur trakte dhe proklamata që kjo organizatë nacionaliste hidhte herë pas here në atë rreth, apo në zonat e Mallakastrës dhe Kurveleshit. Për më tepër, biografia e tij rëndohej nga një sfond familjar i theksuar anti-komunist: i ati kishte qenë në radhët e milicisë fashiste dhe më pas eksponent i Ballit Kombëtar, madje të dy kishin pozuar me krerët kryesorë të Ballit, fotografi që pas Çlirimit u dorëzuan në Degën e Brendshme. Lidhjet e tij të “dëmshme” nuk mbaronin këtu, pasi ai kishte pasur një xhaxha në milicinë fashiste dhe dy dajo, ku njëri ishte komandant Balli dhe tjetri u pushkatua nga partizanët ende pa mbaruar lufta.

Megjithatë, pavarësisht këtij sfondi të rëndë biografik, Matohiti u inkuadrua menjëherë pas mbarimit të Luftës në radhët e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Sigurimit të Shtetit. Për katër dekada, ai u bë një nga hetuesit kryesorë, duke u angazhuar në proceset më të bujshme të të ashtuquajturve “Grupe armiqësore”, që nga ai i Koci Xoxes në vitin 1949, Dali Ndreu dhe Liri Gega në vitin 1956, “Grupi Çam” me në krye Kundër-admiralin Teme Sejko në 1961, “Grupi i agjentëve polak” në 1974 e deri te ai i “Sabotatorëve të naftës” në vitin 1975 me në krye Koço Plakun . Të gjithë këta ushtarakë dhe “grupe të tjera armiqësore” do të kalonin nën “zbërthimin” e hetuesit Ferhat Matohiti, i cili, si shpërblim për shërbimin e tij besnik ndaj “Diktaturës së Proletariatit”, arriti deri në detyrën e pedagogut në Shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme në fillim të viteve ’80.

Gjithashtu mund të lexoni

“’Sefer Efeniu’, është rruga më tipike në kujtesën e durrsakëve, legjendare, me shumë histori, me njerëz të veprimit, të patriotizmit, të kulturës dhe qytetarisë, të sportit dhe…”/ Reportazh nga qyteti bregdetar

“Haxhi Shaban Sula, pasi iu afrua rojës i maskuar, e goditi atë dhe e rrëzoi në kanal, i mori mitrolozin me municion dhe…”/ Zbulohen dokument e Sigurimit, për tetë arratisjet e bujshme nga burgjet komuniste

Për t’iu dhënë përgjigje këtyre kontradiktave, ky prezantim vë në dispozicion dokumentet e nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Brendshme (tashmë pjesë e fondeve pranë Autoritetit për Informimin e Dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit). Këto materiale shpalosin rolin e lidhjes së tij familjare me Mustafa Matohitin, “Hero i Popullit”, si një faktor kyç që i mundësoi atij shmangien e spastrimit të kuadrit. Përmes tyre, lindin pyetjet kritike: A ishte ai vërtet vëllai i Heroit të Popullit? Përse nuk u morën për bazë raport-informacionet e Sekretarit të Parë të Komitetit të Partisë së Fierit, Sokrat Bufi, apo denoncimet e bëra nga gjeneral-major Shefqet Peçi, ish-komandant i famshëm partizan dhe vitet e fundit nënkryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Këto dokumente arkivore, të cilat publikohen për herë të parë (bashkë me faksimilet dhe fotot përkatëse), zbulojnë natyrën e vërtetë të funksionimit të Sigurimit dhe dilemat që rëndonin mbi vetë hierarkinë e tij.

SHËNIMI i MINISTRIT TË PUNËVE TË BRENDSHME DHE DREJTOR I SIGURIMIT TË SHTETIT, ZYLYFTAR RAMIZI PËR VARTËSIN E TIJ, ENVER ZENELI, NË KRYE TË FLETËS ME RAPORT-INFORMACIONIN PËR HETUESIN FERHAT MATOHITI

                        Enver Zenelit

Unë çuditem! Me sa respekt e kam parë këtë, duke menduar se është i vëllai i Mustafa Matohitit! Ky ballist, ka ardhur në Fier në përvjetorët që kemi organizuar në Patos për Mustafa Matohitin. Ky paska qenë figurë e poshtër. Të nxjerrësh pyetjet që t’i bëjmë këtij për puçet që ka hetuar.

                     4.11.1983                                                          Zylyftar Ramizi

SHËNIMI I MINISTRIT TË PUNËVE TË BRENDSHME HEKURAN ISAI, NË KRYE TË FLETËS SË RAPORT-INFORMACIONIT KU BËHET FJALË PËR HETUESIN E SIGURIMIT TË SHTETIT, FERHAT MATOHITI

Ky është një figurë, që unë dyshoj për shumë manipulime të gjyqeve. Ai ka qenë kobure e Kadri Hazbiut, etj.

Hekuran Isai

SEKRET

                                        Tiranë më 26.12.1982 

                                               INFORMACION

Nga studimi i dosjes së ish-oficer Ferhat Matohiti, del se e kaluara e tij politike, nuk ka qenë e mirë:

Ka qenë anëtar aktiv i Rinisë së Ballit Kombëtar në Fier; mbante devizën e Ballit, merrte pjesë në mbledhjet e kësaj organizate, në stërvitjet me armë që bënin anëtarët e saj, bënte roje në qytet dhe merrte pjesë në shfaqjet që jepte rinia balliste. Në vitet 1942-1943, dyqani që kishte hapur, ishte qendra e rinisë balliste.

Ka dalë në fotografi me I.P., ish-përgjegjës i kësaj organizate, dhe me eksponentë të tjerë të saj. Fotografia është dorëzuar pas çlirimit në Degën e Punëve të Brendshme Fier. Emri i tij ka qenë në proklamatat e Ballit dhe ka nënshkruar trakte të kësaj organizate tradhtare.

Babai i tij, Bajko Matohiti, ka qenë milic e ballist i vendosur, informator i spiunit të SIM-it “Barba”. Ai u merrte të haraç njerëzve të Lëvizjes Nacional-Çlirimtare, që donin të kalonin në zonat e çliruara, është dënuar nga Lëvizja dhe vëllai i tij, “Heroi i Popullit”, Mustafa Matohiti, ka thënë se po e kapi, do ta pushkatojë (emrin e tij e ka pasur në bllok).

Xhaxhai S. Matohiti, ka qenë polic bashkie dhe në milicinë fashiste, ndërsa dajua i tij, Ajaz Muho, ka qenë komandant Balli në Gjirokastër dhe është arratisur në Itali, si kriminel lufte.

Ndërsa dajua tjetër, M. Muho, është pushkatuara nga pushteti popullor. Babai i gruas, para çlirimit ka qenë kryetar gjyqi në Korçë, Berat e Tiranë.

Është interesante, që këtë njeri që “ka hyrë kontrabandë në Parti dhe Sigurim”, siç e cilëson shoku Shefqet Peçi, qysh në vitin 1949, Mehmet Shehu e gjeti si ndihmës të tij, gjatë hetimit të armikut Koci Xoxe, megjithëse aktivitetin e sipërm e ka ushtruar në Fier, si vetë dhe i ati. Po ky Ferhat, është caktuar më vonë të hetojë komplote të rëndësishme që i ka zbuluar Partia.

Në një shënim të bërë në datën 5.2.1974, nga Nustret Dauti, dhe që ndodhet në dosjen e ish-oficer Koçi J., midis të tjerash thuhet: “Di se një televizor i ka ardhur edhe shokut Ferhat Matohiti, ish-zëvendës kryetar Dege, nga varej shoku Koçi J.”

Lind pyetja; nga i ka ardhur ky televizor Ferhatit, nga dajua i tij, Ajazi, apo nga babai i Koçit, i cili ka qenë jashtë shtetit, si emigrant, apo nga burim tjetër? Kjo nuk del, megjithëse nuk e lidhte puna, Ferhati ka dalë jashtë shtetit, për të shoqëruar ekipin e volejbollit të vajzave të “Dinamos!

Dokumentet për të kaluarën e tij, ndodhen në dosjen e Kuadrit. Po citojmë disa prej tyre:

  1. Në shkresën e Komitetit të Partisë Fier, Nr. 0011-08, datë 11.7.1951, nënshkruar nga shoku Sokrat Bufi, drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme, thuhet: “Ju njoftojmë se personat e poshtëshënuar, efektiv të asaj ministrie, figurojnë në traktet dhe proklamatat e Ballit Kombëtar, prandaj të kihen parasysh me rastin e verifikimit të dokumenteve….Ferhat Matohiti figuron në proklamatë”!
  2. 2. Në deklaratën datë 21.4.1952, Sokrat Bufi midis të tjerash thotë se në dhjetor 1943, “Mustafa Matohiti ka thënë me gojën e tij, para gjithë shokëve, ‘kam dhe unë një vëlla, i cili është polic apo xhandar dhe po e kapëm, do ta pushkatojmë’ dhe nxori nga xhepi një defter, “ja ku e keni shënuar, se na hëngri shpirtin’”.
  3. Me shkresën Nr. 1293, datë 28.9.1953, shoku Shefqet Peçi, si kryetar i Komisionit të Kontrollit të Shtetit, i drejtohet Kadri Hazbiut: “…Babai i Ferhat Matohitit ka qenë ballist i vendosur, kundërshtar i Mustafajit dhe çirrej tutje e tëhu, se na turpëroi Mustafaj…! Vetë Ferhati ka qenë anëtar i Rinisë së Ballit deri në fund.

Ka firmosur një trakt kundër Lëvizjes. Fotografia e tij ku ka dalë bashkë me I. P., ish-përgjegjës i Rinisë së Ballit, dhe me eksponentë të tjerë si ky, fotografi e cila me sa di unë, është dorëzuar në Degën e Punëve të Brendshme Fier…! (Ferhati), ka rekomanduar të futet në Shkollën “Skënderbej”, djalin e tezes, babai i të cilit, është në Amerikë, spiun i Inteligjens-Servisit, me gradën toger. Ky person, është kontrabandë në Parti dhe Sigurim”. (Për këtë njoftim, armiku Kadri Hazbiu ka bërë vetëm këtë shënim: Halil (duhet të jetë Halil Pulo), ç’dimë ne për këto gjëra, t’i shohim, 29.9.1953).

  1. Shoku Shefqet Peçi, më 29.9.1953, i drejton një letër tjetër Kadri Hazbiut, ku i shkruan: “…Ferhat Matohiti, i biri i Bajko Matohitit, që është nip i Mustafa Matohitit, por që s’kanë pas asgjë të përbashkët me Mustafanë, sipas informatave që kam unë, ky a qenë anëtar i Rinisë së Ballit Kombëtar dhe po të pyetni në Fier, do të gjeni të dhëna. Dhe i ati ka qenë i poshtër dhe milic, deri në çlirimin e Shqipërisë…! Qëndrimi i tij në armën e Sigurimit, të shikohet nga ana juaj…”! (Kadri Hazbiu ka bërë vetëm këtë shënim: “Halilit”.
  2. Në biografinë e Ferhat Matohitit, që duhet të jetë e terrenit, datë 21.12.1953, thuhet:
  3. “…Në vitin 1943, ka qenë më Rininë e Ballit, ka dalë në fotografi me Rininë e Ballit…! Ky fakt dihet nga mjaft persona.
  4. Ka nënshkruar traktin që ka lëshuar Rinia e Ballit.
  5. Ka marrë pjesë aktive në Rininë e Ballit.
  6. Është nip i Ajaz Muhos, i cili në vitin 1943, e ka mbajtur Ferhatin, për një javë në shtëpi.
  7. I ati, ka qenë polic dhe informator i spiunit të SIM-it, “Barbës”. Në Fier njihet nga të gjithë, si bashkëpunëtor i “Barbës”.
  8. Bajkua u merrte haraç njerëzve të Lëvizjes që vinin në Fier, për t’i lejuar që të kalonin në zonat e çliruara”.
  9. Në deklaratën e datës 17.2.1954, që ka lëshuar N.L. sekretar i Komitetit të Partisë së Tiranës, thuhet se babai i Ferhatit “gjatë okupacionit ka bashkëpunuar me spiun in e SIM-it “Barba”. Këtë gjë e di i gjithë populli i Fierit. Tash ndodhet i pushuar, për qëndrim të keq politik. Ferhati, më 1942-1943, hapi një dyqan në Fier….këtu ishte si qendër e Rinisë së Ballit Fier…Ferhati ishte i organizuar me Rininë e Ballit, ka marrë pjesë aktive me këtë rini, biles ka marrë pjesë në shfaqje të Ballit, bashkë me rininë e Ballit.

Ka pasur divizën e Ballit dhe ka dalë në fotografi si ballist, bashkë me organizatorët e rinisë…! Kjo fotografi i është dorëzuar ish-kapitenit M.N., ish-shef i seksionit të Punëve të Brendshme Fier, 1948-1949…! Ferhat Matohiti, nuk ka asgjë të përbashkët me “Heroin e Popullit”, Mustafa Matohiti, pse ky e kish bojkotuar për qëndrimin e keq politik të Bajkos…! Ferhati është në proklamatën që ka lëshuar Balli Kombëtar në Fier…! Shokët e tij, janë përjashtuar nga Partia”.

  1. K. M., në deklaratën e datës 9.3.1954, shton edhe këto: “…Për qëndrim jo të mirë në dëm të Lëvizjes Nacional-Çlirimtare, Bajkua është dënuar qysh para çlirimit. Ferhati, gjatë kohës së Ballit, ka qenë me Rininë e Ballit, që Balli i stërviste me pushkë, u bënte mbledhje dhe i caktonte rojet në qytet. Këto i ka bërë dhe Ferhat Matohiti. Emri i tij figuron dhe në komunikatën e Ballit Kombëtar, të nxjerrë në janar – shkurt 1944”.
  2. Në dosje është dhe një shënim i Kadri Hazbiut: “…Vetë M…, i vëllai i Mustafa Matohitit, djali i tij tek neve, e motra e H. M. (arratis). E shoqja e këtij (oficerit), e bija e F.F”. Në këtë fletë ka dhe një shënim tjetër; “…D.M., oficer në repartet e Ushtrisë Popullore.

                                         E. G.

Shënim:

Shoku Hasan

Origjinalin mbajeni ju, pastaj kalojani shokut Ylli. Memorie.al

 13.1.1983                        Enver Zeneli

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në vitin 1978, kur punonjësi i Degës i tha: ‘e more vesh moj plakë, djali yt në Suedi, Agimi, është vrarë’, nënë Fizja iu përgjijgj; ‘të rroni ju more bir’, dhe...”/ Historia e trishtë e familjes Biçaku nga Librazhdi

Next Post

“Ndonëse Patër Anton Harapi, kishte marrë një përgjegjësi shumë delikate, si anëtar i Këshillit të Regjences, ai kishte refuzuar...”/ Kujtimet e panjohura të ministrit të Hitlerit në Shqipëri, Neubacher

Artikuj të ngjashëm

Pamje të qytetit bregdetar të Durrësit dhe limanit të tij
Dossier

“’Sefer Efeniu’, është rruga më tipike në kujtesën e durrsakëve, legjendare, me shumë histori, me njerëz të veprimit, të patriotizmit, të kulturës dhe qytetarisë, të sportit dhe…”/ Reportazh nga qyteti bregdetar

January 18, 2026
Denoncimet e B.p. “Shkëmbi”, burgu i Burrelit, ’83: /“Gjet Kadeli, Daut Gumeni, Kapllan Resuli, Bebi Konomi, Luan Burimi, Skënder Shatku, etj., flasin kundër udhëheqësit të partisë, duke thënë…”
Dossier

“Haxhi Shaban Sula, pasi iu afrua rojës i maskuar, e goditi atë dhe e rrëzoi në kanal, i mori mitrolozin me municion dhe…”/ Zbulohen dokument e Sigurimit, për tetë arratisjet e bujshme nga burgjet komuniste

January 17, 2026
“Çun Kuraj u arratis bashkë me të shoqen, Dranen dhe vajzën e vogël, 7 muajsh, por shpejt u përhap lajmi i kobshëm se duke kaluar Drinin, vajza…”/ Historia e panjohur e dy familjeve antikomuniste nga Puka
Dossier

“Vazhdon dëbora, rrugët me veriun të bllokuara, në Tropojë, derra të egër kanë plagosur një fshatar dhe tentuan të hanë ushtarakë të postave kufitare, në Spaç trupi i të dënuarit…”/ Raporti sekret i 15 janarit ’85

January 15, 2026
“Ngricat vazhdojnë, – 22 gradë, ushtarët me flluska në duar e këmbë nga të ftohtit, rrugët të bllokuara, nga orteku në Vilë, u gjetën 7 të vdekur, kërkohen 5 të tjerë, në Spaç te kampi…”/ Dokumenti sekret i 15 janarit ‘85
Dossier

“Ngricat vazhdojnë, – 22 gradë, ushtarët me flluska në duar e këmbë nga të ftohtit, rrugët të bllokuara, nga orteku në Vilë, u gjetën 7 të vdekur, kërkohen 5 të tjerë, në Spaç te kampi…”/ Dokumenti sekret i 15 janarit ‘85

January 15, 2026
“Vetëm dy veta e kundërshtuan Enver Hoxhën ballë për ballë, Ramadan Çitaku dhe Pilo Persiteri, të cilat ia thanë në sy se…”/ Fragment nga libri “Enigma e një epoke”, të Ahmet Xhavit Delvinës
Dossier

“Vetëm dy veta e kundërshtuan Enver Hoxhën ballë për ballë, Ramadan Çitaku dhe Pilo Persiteri, të cilat ia thanë në sy se…”/ Fragment nga libri “Enigma e një epoke”, të Ahmet Xhavit Delvinës

January 13, 2026
“Në Kukës, nga orteku vdiqën 7 veta, 16 të plagosur rëndë, një fëmijë s’gjendet, në Pukë 3 të vdekur, 5 rëndë, 11 s’gjinden, në Lushnja 2380 ha e përmbytur, Durrësi s’ka probleme…”/ Dokumenti sekret i 11 janarit ‘85
Dossier

“Në Kukës, nga orteku vdiqën 7 veta, 16 të plagosur rëndë, një fëmijë s’gjendet, në Pukë 3 të vdekur, 5 rëndë, 11 s’gjinden, në Lushnja 2380 ha e përmbytur, Durrësi s’ka probleme…”/ Dokumenti sekret i 11 janarit ‘85

January 15, 2026
Next Post
“Ndonëse Patër Anton Harapi, kishte marrë një përgjegjësi shumë delikate, si anëtar i Këshillit të Regjences, ai kishte refuzuar…”/ Kujtimet e panjohura të ministrit të Hitlerit në Shqipëri, Neubacher

“Ndonëse Patër Anton Harapi, kishte marrë një përgjegjësi shumë delikate, si anëtar i Këshillit të Regjences, ai kishte refuzuar...”/ Kujtimet e panjohura të ministrit të Hitlerit në Shqipëri, Neubacher

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme