• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, October 13, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Të ardhurat nga eksportet tona në disa shtete te botës, do të bëhen në firma amerikane, pasi…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë sekret, për llogaritë bankare të regjimit komunist, në Zvicër e SHBA-ës  

“Sipas “New York Times”, në bisedat e Mbretit Zog me ministrat, Rrok Gera, ishte për një qëndrim të prerë e për luftë, si dhe për një tjetër apel ndaj Anglisë…”/ Historia e panjohur e 7’prillit 1939
“Nga matjet që bëmë në institutet tona, rezultoi se Shqipëria u ndot shumë nga radio-aktiviteti i Çernobilit dhe tre vaporë me bimë medicinale, Gjermania na i ktheu …”/ Dëshmitë e rralla, të dy profesorëve të njohur
“Të ardhurat nga eksportet tona në disa shtete te botës, do të bëhen në firma amerikane, pasi…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë sekret, për llogaritë bankare të regjimit komunist, në Zvicër e SHBA-ës  
“Në Itali, po merren masa për shitjen e pasurive të Sh. Vërlacit, Xh. Ferrës dhe I. Sefës, në Egjipt, të familjes Qorralliu dhe dyqani i Papajt, me vlerë…”/ Dokumentet sekrete të grabitjes së pronave nga regjimi komunist

Nga Kreshnik KUÇAJ

Memorie.al / Edhe pse regjimi komunist i Enver Hoxhës kishte ndërprerë marrëdhëniet politike dhe diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë shtete evropiane, sërish ekonomia do të mbetej një pikë lidhëse. Pavarësisht se nuk kishte vizita zyrtarësh dhe shkëmbime diplomatike, gjatë periudhës së ekonomisë së centralizuar, Shqipëria arkëtonte një serë parash nga vendet evropiane dhe ato amerikane. Për të tërhequr valutën e huaj nga këto vende, strukturat financiare shqiptare kishin ngritur një rrjet të tërë llogarish bankare në këto vende.

Një letërkëmbim sekret mes ministrisë së Financave, Bankës së Shtetit, Ministrisë së Tregtisë dhe Ministrisë së Jashtme, jep detaje të mënyrës së si funksiononte ky rrjet llogarish bankare që përdorej për tërheqjen e valutës së huaj. Në letër-këmbimet e marsit të vitit 1976, del në pah se Banka e Shtetit, kishte llogari bankare në 12 banka amerikane, edhe pse zyrtarisht dhe politikisht e konsideronte si një shtet armik.

Në total, numri i llogarive bankare në monedha të ndryshme arrinte në në shumë se 50 të tilla. Këto llogari përdoreshin për tre arsye kryesore; për tërheqjen e dërgesave të emigrantëve, për lëvizjet e tregtisë së jashtme dhe për të ardhurat që siguroheshin nga “Shoqëria Komisionare”, që administronte trashëgimitë e shqiptarëve jashtë vendit.

Gjithashtu mund të lexoni

“Tom Stefan kishte lidhje me Enverin, duket edhe nga fotot ku janë bashkë, por miqësia u prish, kur Tomi u lidh me Lulu Vrionin…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit amerikan, që erdhi në Shqipëri në ’87-ën

“Terrori komunist mbi fshatin Zgosht, nuk u ndërpre gjatë vitit 1945, pasi më 14 mars, në Ditën e Verës, partizanët u vënë zjarrin shtëpive të Zylyf Shpatës…”/ Ana e panjohur e “Luftës Nacional-Çlirimtare”

Ajo që rezulton nga ky letër-këmbim sekret është se Shqipëria kishte marrëdhëniet tregtare direkte me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitet ’70-të dhe tregtonte atje sherebelë e ekstrakt tanini. Nga kjo tregti, arkëtonte sasi të konsiderueshme dollarësh. Valuta e huaj që arkëtohej përmes këtij rrjeti llogarish bankare ishte rreth 10 milionë dollarë në vit. 

“Prej krijimit të saj, Banka e Shtetit vazhdon të mbajë llogari korrente në dollarë në 12 banka amerikane. Nëpërmjet këtyre llogarive kryhen këto veprime kryesore:

1) Dërgesat që bëjnë emigrantët ekonomike nga SHBA për familjet e tyre dhe të afërmit që kanë në vendin tonë, të cilat arrijnë rreth 2 milionë dollarë në vit.

Këto veprime bëhen pjesërisht me anën e urdhërpagesave të drejtpërdrejta që bankat amerikane i dërgojnë bankës sonë për persona me adresa të caktuara dhe pjesërisht me anën e çeqeve që vetë emigrantët u dërgojnë familjeve dhe të afërmve të tyre.

Çeqet merren nga Banka e Shtetit dhe dërgohen për arkëtim kryesisht tek një bankë amerikane, e cila i arkëton të hollat nga bankat e tjera amerikane mbi të cilat janë lëshuar çeqet për pagim.

2) Të ardhurat nga trashëgimitë që realizon Shoqëria Komisionare të cilat arrijnë arrijnë rreth 350 mijë dollarë në vit. Edhe këto të ardhura realizohen si dërgesat e emigracionit ose me anën e urdhër pagesave të drejtpërdrejta ose me çeqe, ashtu siç u vjen më mbarë për t’i kryer veprimet në bankat amerikane, firmat avokatore amerikane të cilat janë janë korrespondente të Shoqërisë Komisionare dhe që shpërblehen në bazë të shumave të realizuara. Me këto firma avokatore që Shoqëria Komisionare ka në SHBA zhvillon korrespondencën e nevojshme për plotësimin e dokumenteve që duhen për realizimin e trashëgimive.

 3) Të ardhurat dhe pagesat nga veprimet e import/eksportit në dollarë, që bëjnë ndërmarrjet e Tregtisë së Jashtme me firma që veprojnë në Japoni, Libi, Liban, Maltë, Finlandë, Danimarkë etj. ku banka e shtetit nuk ka llogari korrente në divizë të lirë në bankat e këtyre vendeve, as në dollarë dhe as në monedhat e tyre kombëtare si dhe të ardhurat nga eksportet tona të bëhen drejtpërdrejtë në firma amerikane, siç është sherebela dhe ekstrakt tanini. Shumë e eksport importit në vendet e sipërme në vitin 1975 ariti në rreth 5.5 milionë dollarë.

 Të ardhurat e agjencisë detare Durrës nga dërgesat që iu bëjnë asaj shoqëri të ndryshme për shërbimet që u bën ajo vaporeve të tyre që vijnë në portin e Durrësit si dhe pagesat në dollarë që kryhen Flota jonë Tregtare, të cilat gjatë vitit 1975 (për dy ndërmarrjet) arritën në 1,5 milionë dollarë”.

Veç bankave amerikane, shteti shqiptar kishte llogari bankare në Francë, Itali, Zvicër, Holandë, Suedi, Belgjikë, Angli, Gjermani e Kanada. Po ashtu, shteti shqiptar kishte edhe 18 llogari bankare që i përdorte si depozita me afat ku mbaheshin mbi 85 % e fondeve në divizë të lirë të cilat ishin në banka të mëdha në Francë, Zvicër, Itali, Austri dhe Belgjikë.

Për të siguruar valutën e huaj, shteti shqiptar kishte krijuar disa mekanizma financiarë, mes të cilave edhe një rrjet dyqanesh speciale dhe një shoqëri që merrej me administrimin e pasurive që  shqiptarët kishin si trashëgimi jashtë vendit. Këto mekanizma unikë financiarë u mbyllën me rënien e regjimit komunist që solli hapjen e vendit dhe aplikimin e ekonomisë së tregut. / Memorie.al

 (Marrë me shkurtime nga emisioni “DOSJA E” në TV SCAN) 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur lundronim në thellësi në perëndim të Sazanit në thellësinë 40 metra, nëndetësja filloi të zhytej, por komandanti na tha se...”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të Bazës së Pashalimanit, Mëhill Marku

Next Post

“Terrori komunist mbi fshatin Zgosht, nuk u ndërpre gjatë vitit 1945, pasi më 14 mars, në Ditën e Verës, partizanët u vënë zjarrin shtëpive të Zylyf Shpatës...”/ Ana e panjohur e “Luftës Nacional-Çlirimtare”

Artikuj të ngjashëm

“Tom Stefan kishte lidhje me Enverin, duket edhe nga fotot ku janë bashkë, por miqësia u prish, kur Tomi u lidh me Lulu Vrionin…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit amerikan, që erdhi në Shqipëri në ’87-ën
Dossier

October 12, 2025
Dëshmia e italianit Paolo Saggioti: “Tarasconi solli 150 napolona flori dhe me sugjerimin e anglezëve ne bëmë një sabotim, duke i vënë zjarri në Kuçovë…”/ Gjyqi i ‘Deputetëve’
Dossier

“Terrori komunist mbi fshatin Zgosht, nuk u ndërpre gjatë vitit 1945, pasi më 14 mars, në Ditën e Verës, partizanët u vënë zjarrin shtëpive të Zylyf Shpatës…”/ Ana e panjohur e “Luftës Nacional-Çlirimtare”

October 13, 2025
“Kur Isak Alla, thirret nga Qarkori i Partisë Komuniste, në shtëpinë e Miftar Hoxhës në Mirakë dhe i kërkohet që me çetën e tij të bashkohet me ta, ai…”/Ana e panjohur e konfliktit të nacionalistëve me partizanët!

“Pas 34 vitesh, kur u hap varri i At Serafinit, nga infermierja Marie, një besimtare katolike, që kishte varrosur vetë, u gjet…”/ Historia e trishtë e fratit që vdiq nën torturat e Sigurimit, në 1947-ën
Dossier

“Demiri nga Stebleva mundi të arratisej në Jugosllavi, por pas disa kohësh, UDB-ja e kthehu në Shqipëri, ku hetuesi Isa H. në burgun e Tiranës, e torturoi…”/ Historitë e trishta të arratisjeve në epokën komuniste

October 10, 2025
“Ne s’kemi marrëdhënie me ju dhe anija s’lejohet të futet në Portin e Durrësit, largohuni urgjentisht nga ujrat tona…”/ Zbulohet dokumenti sekret i majit ‘74, me anijen sovjetike me 29 persona, që “tërboi” Enverin ndaj Ballukut

October 11, 2025
“Xhaviti i tha Xhafer Vokshit se shtëpia e Aqifit dhe e të atit të Haxhi Lleshit, e kanë ngrënë me çdo qeveri, prandaj nuk kanë qenë kurrë patriot, por…”/ Përgjimet e “Vigjëlentit” për të internuarit e Zvërnecit
Dossier

“Në gjyqin e tij, kur një nga dëshmitarët deponoi, se kur Shefqet Dobrën e kishin pyetur; se kush mund të zgjidhet në vënd të Hysni Kapos, ai u tha…”/ Historia e panjohur e familja Dobra nga Librazhdi

October 10, 2025
Next Post
Dëshmia e italianit Paolo Saggioti: “Tarasconi solli 150 napolona flori dhe me sugjerimin e anglezëve ne bëmë një sabotim, duke i vënë zjarri në Kuçovë…”/ Gjyqi i ‘Deputetëve’

“Terrori komunist mbi fshatin Zgosht, nuk u ndërpre gjatë vitit 1945, pasi më 14 mars, në Ditën e Verës, partizanët u vënë zjarrin shtëpive të Zylyf Shpatës...”/ Ana e panjohur e “Luftës Nacional-Çlirimtare”

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme