• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, October 2, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në 1952, i ndihmuar nga vëllai i tij, Tafili, merr me vete të shoqen e Ismail Balliut, me dy vajzat, që kërkonin të largoheshin dhe arratiset në Jugosllavi, ku…”/ Historia e panjohur e Hamit Lukës nga Funarësi

“Në 1952, i ndihmuar nga vëllai i tij, Tafili, merr me vete të shoqen e Ismail Balliut, me dy vajzat, që kërkonin të largoheshin dhe arratiset në Jugosllavi, ku…”/ Historia e panjohur e Hamit Lukës nga Funarësi
“Mugosha dhe Miladini, ndikuan ndjeshëm në vendimet e marra nga ana e Enverit dhe PKSH-së, si dhe në Shtabin e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
“Në 1952, i ndihmuar nga vëllai i tij, Tafili, merr me vete të shoqen e Ismail Balliut, me dy vajzat, që kërkonin të largoheshin dhe arratiset në Jugosllavi, ku…”/ Historia e panjohur e Hamit Lukës nga Funarësi
“Kur shefi i Shtatmadhorisë, Petrit Dume që ishte për inspektim te reparti i xhenjos, i tha ushtar Estref Hasanit; babai yt më ka vrarë vëllanë, – ai, pa iu trembur syri, ia kthehu…”/ Dëshmia e rrallë e Haxhi Balliut
“Mbeta si i ngrirë, kur Josifi, me të cilën ndaja qelinë në hetuesinë e Korçës, më besoi diçka, që nuk mund ta imagjinoja…! E kishin sjellë nga Spaçi, për…”!/ Dëshmia e rrallë e shqiptaro-maqedonasit
“Në 1952, i ndihmuar nga vëllai i tij, Tafili, merr me vete të shoqen e Ismail Balliut, me dy vajzat, që kërkonin të largoheshin dhe arratiset në Jugosllavi, ku…”/ Historia e panjohur e Hamit Lukës nga Funarësi
“Pasi Nako Spiro ndodhej në Moskë, Lef Nosin e çuam për ta fshehur te nipi i një miku të tij, personalitet i shquar, por ai, e dorëzoi te Sigurimi…”/ Kujtimet e hebreut, Marko Menahem
“Xhafer Deva i kishte këshilluar njerëzit e tij që, të rrinin larg Sheh Hasanit dhe Hysen Prushit, se ata ishin çerdhe e UDB-së…”/ Historia e grupeve parashutiste të ‘Bllokut Indipendent’

Nga Ali Buzra

Pjesa e nëntë

                                                   JETË NËN TRYSNI DHE VUAJTJE  

                                                (VLERËSIME, KOMENTE, RRËFIME)

Gjithashtu mund të lexoni

“Kryeministri, ka dy ministra të tijët; tani ka gjithë shtetin në dorë; Hysni Kapon e urrente, u grindën në sy të shoferit dhe e zbriti…”! / Zbulohet dokumenti Sigurimit, korrik ’81, që alarmoi e tërboi Enverin

“Babai Shefqeti, më tregonte, se Enver Hoxha qëndronte me muaj në shtëpinë tonë në Labinot dhe flinte pikërisht në dyshekun e tij, por pas luftës…” / Dëshmia e rrallë se si u persekutua familja Baholli  

Memorie.al / Me kërkesën dhe dëshirën e autorit, Ali Buzra, si redaktuesi e lexuesi i parë i tij, do të ndaj shkurtimisht me ju ato çfarë përjetova në këtë takim me këtë libër, i cili është i dyti për të (pas librit “Gizaveshi në vite”) e që natyrshëm po përvijon stilin e tij të të shkruarit. Sinqeriteti dhe çiltërsia e rrëfimit, gjuha e thjeshtë e pa modifikime, saktësia dhe precizioni i episodeve apo mungesa e një fantazie përpunuese, të qëllimshme të mëpastajme ose mosshfrytëzimi i saj, mendoj se i kanë shërbyer pozitivisht autorit, i cili i vjen te lexuesi në formën e tij origjinale, duke na ftuar që së paku të njohim fate e dhimbje njerëzore të panjohura, në mënyrë të rastësishme apo jo, duke na lënë ne të reflektojmë si një fillesë ndërgjegjësimi drejt një katarsisi aq të nevojshëm për ndërgjegjen e shqiptarëve.

                                                         Vijon nga numri kaluar

1.4 Hamit e Tafil Luka, zgjedhin rrugën e arratisjes jashtë vendit

Një familje tjetër nga Funarsi, me emër jo vetëm në kohën e luftës, por edhe më herët, ishin edhe Lukajt. Këta të fundit, me Balliajt, shumë kohë më parë ishin në hasmëri. Ka patur të vrarë nga të dy palët, por më pas ata u bënë miq dhe kështu në miqësi e në marrëdhënie të mira mes njëri-tjetrit, e mbyllën edhe periudhën e kohës së luftës. Ndryshe nga Balliajt, të cilët qenë mirë ekonomikisht, Lukajt nuk kishin pasuri. Emin Luka, babai i Tafilit dhe Hamitit, me sa dihet, ishte nip te Allajt në Zgosht. Familja Luka, megjithëse e varfër, njihej për trimëri e besë.

Hamit Luka, lindi më 7 prill të vitit 1921. Mbasi i vdiq i ati, mbeti jetim që në vogli. Atë e rriti e ëma me fukarallëk e me shumë mundime. Në moshën 15-16 vjeç, shkon të punojë në ndërmarrjen italiane te Fusha e Monës, në Librazhd. Ai ishte djalë i shkathët e mjaft inteligjent. Thuhet se për tre muaj mësoi italisht, duke komunikuar lirshëm me italianët. Shumë shpejt fillon të mësojë edhe anglisht, me një oficer Italian. Mbas krijimit të çetave të Ballit, atë e merr në punë Isak Alla, si shoqërues e përkthyes me italianët.

Me këtë punë u muer djaloshi Hamit Luka gjatë luftës, duke kontribuar për familjen me të hollat që merrte, pa u përzier në politikë, e në ngjarjet e kohës. Në fillim të vitit 1945, kur mbi familjen e Isak Allës kishin filluar reprezaljet, Hamiti, fillimisht qëndroi për disa kohë në arrati, por më pas dorëzohet. E arrestojnë dhe e dënojnë me 6 vjet burg, duke e konsideruar si “intelektual në shërbim të organizatës së Ballit Kombëtar”. Hamiti ishte i martuar dhe kishte një vajzë, Sanien, e cila kur arrestohet i ati, ende nuk i pati mbushur dy vjeç.

Hamiti, ashtu si dhe shumë të burgosur të tjerë të regjimit komunist, vuan dënimin në kushte tepër të rënda. Kur ndodhej në kënetën e Maliqit, thuhet se ndërhyn Petrit Hakani dhe e lirojnë pak para kohe. Mbasi qëndron disa ditë në shtëpi, e thërresin në Degën e Punëve të Brendshme në Librazhd dhe i kërkojnë bashkëpunim, për kapjen e Isak Allës, i cili ndodhej në arrati. Siç edhe shihet, ai ishte piketuar për t’u vënë në shërbim të Sigurimit të Shtetit, në ndjekje të grupeve antikomuniste. Djaloshi trim dhe i besës, Hamit Luka, nuk mund të pranonte një ofertë të tillë.

Ai, duke ua thënë hapur nuk pranon bashkëpunim, megjithëse e dinte se e priste përsëri burgu. Vetë drejtuesi i Degës, i thotë të shkonte e të mendohej. Shteti përpiqej të shfrytëzonte aftësitë, guximin dhe intelektin e tij të pashoq, në shërbim të regjimit. Por, Hamit Luka, nuk e donte atë regjim që po instalohej në Shqipëri, ndërkohë nuk ishte në moralin e tij pabesia ndaj vëllezërve Alla, me të cilët jo vetëm ishin kushërinj, por pati punuar e jetuar me ta. Në këto rrethana, qëndroi për disa kohë në shtëpi e, më pas vendos të arratiset. Sot vajza e tij, 77 vjeçare, Sania, kujton momentet kur ende babai i saj nuk qe larguar, e ajo ishte rreth 9 vjeç.

“Vinte babai në darkë” – rrëfen ajo, – e merrte në prehër dhe vetëm e shihte. E ku ta dinte vajza e vogël, se babain e saj priste burgu, apo eliminimi fizik nga shteti i kohës. Një natë, në një moment të çastit, ai i thotë se do të shkonin bashkë në Labinot. Në fakt, ai donte ta merrte atë, por nuk qe e lehtë. Vajza nuk mund të ecte në një rrugëtim të tillë të vështirë dhe me rreziqe. Në përpjekje me Forcat e Ndjekjes edhe mund të vriteshin, sepse Hamit Luka nuk mund të dorëzohej i gjallë.

Kështu hoqi dorë për ta marrë Sanien. Aty nga fundi i vitit 1952, i ndihmuar nga vëllai i tij, Tafili, merr me vete të shoqen e Ismail Balliut, me dy vajzat, të cilat kërkonin të largoheshin dhe arratiset. Në Jugosllavi qëndroi afro një vit e gjysëm. Nga atje, më pas shkon në Belgjikë. Shumica e të arratisurve kishin shpresë, se gjendja në Shqipëri do të ndryshonte, por kjo nuk ndodhi. Në këto rrethana, ai u martua me vajzën e madhe të Ismail Balliut, Meremen, me të cilën ka 5 fëmijë.

Vajza e Hamitit në Shqipëri, Sania, u martua me Gani Balazin në Funarës. Ganiu, ishte nipi i dëshmorit Ibrahim Balla nga Orenja. Megjithë këtë fakt, Sania dhe fëmijët e saj, asnjëherë nuk i shpëtuan përbuzjes dhe diferencimit klasor. “Në disa raste -rrëfen ajo”, – drejtues të veçantë në kohën e kooperativës, ia përmendin për presion se ishte e bija e të arratisurit. Por Sania, reagonte kur i bëhej padrejtësi, duke iu përgjigjur se; “e bija e atij jam dhe e kam për nder të jem e bija e Hamit Lukës”. I shoqi Ganiu ka punuar kryesisht në punë shteti, por ai fatkeqësisht, ka patur probleme me shëndetin.

Ata linden e rritën me vështirësi 4 fëmijë, dy djem e dy vajza. Sania, ashtu si edhe sot, ishte qëndistare e shkëlqyer e punimit të rrobave tradicionale popullore të zonës, por gjatë periudhës së regjimit komunist, fëmijët e saj nuk i lejonin të merrnin pjesë në grupin artistik të fshatit, me gjithë dëshirën dhe talentin e veçantë që ata kishin. Nëna e tyre e pezmatuar nga një keqtrajtim i tillë, u jepte kurajo, duke u thënë se ajo do t’ua qepte rrobat e bukura popullore e se, do t’i përdornin në gëzime e dasma. Mbaruan arsimin tetëvjeçar, e për në shkollë të lartë, nuk kishin shpresa.

Megjithatë, djali i saj i vogël, e vazhdoi shkollën e mesme në Zdrajsh, duke i thënë nënës se; “do ta kryej, ani pse e di që s’do të kem përkrahje për punë e profesion”. Sania, me gjithë vështirësitë e kohës, u përpoq të mbante lidhje me babain e saj në Belgjikë. Ai u ka nisur para dhe pako me rroba, por nuk ua jepnin. Po kështu veprohej edhe për komunikimin me letra. “Vetëm në një rast mundëm të marrim një pako”, – rrëfen ajo. Disa herë e kanë thërritur atë në Degën e Punëve të Brendshme, ku i është bërë presion, se përse i shkruante letra Hamitit. – “E kam baba, i kam shkruar dhe do t’i shkruaj” – u përgjigjej Sanie Balazi, gruaja kurajoze dhe trime e Funarsit, hetuesve të ashpër të kohës. Kështu, krenare dhe e vendosur, punoi dhe jetoi ajo në gjithë vitet e regjimit komunist.

Tafil Luka, në kohën e pushtimit fashist, arrestohet nga italianët për një ngatërresë dhe vuan dënimin me burg në Itali. Menjëherë mbas çlirimit të vendit, e bëjnë kryetar të Fronti Demokratik në fshat, duke e konsideruar si antiitalian. Mirëpo, qëndrimi i tij në Shqipëri, tani mbas arratisjes së vëllait ishte me probleme. Kështu ai vendos të arratiset. Merr gruan dhe djalin e vogël që ishte disa muajsh e, niset për t’u arratisur.

Në kufi ndesh me forcat e mbrojtjes, të cilat e diktojnë sepse fëmija qan. I kapin të tre dhe i çojnë në Elbasan. Gruan me fëmijën i lirojnë, ndërsa atë e nxjerrin në gjyq. Dënohet me 12 vjet burg, për tentativë arratisje, e cila konsiderohej tradhti ndaj atdheut. Mbasi i kryen vitet e dënimit, lirohet e punon në kooperativë bujqësore, i ndjekur e survejuar vazhdimisht nga sigurimi i shtetit.

Mbas përmbysjes së diktaturës komuniste në Shqipëri, në korrik të vitit 1991, Hamit Luka, tashmë 70 vjeçar, vjen nga Belgjika në Funarës. Me mallin e dashurinë prindërore, takon vajzën e tij të dashur, Sanien, të cilën kur iku e la të vogël. Në vitin 1991 ajo ishte 48 vjeç, nënë, me fëmijë të rritur. Zoti e bëri të mundur të shembej regjimi i dhunës, e të takohen babë e bijë, përmallshëm…!

Ishte si një ëndërr me kënaqësi e lot gëzimi. Hamiti qëndroi dy muaj, korrik e gusht. Ndejti tek e bija dhe tek vëllai i tij Tafili, duke u çmallur me nipa e mbesa, me të afërm, si dhe shokë e miqtë e tij të shumtë. Në shtator, ai largohet për në Belgjikë, me shpresën për të ardhur përsëri, por më 24 tetor, të po këtij viti, Hamit Luka ndërroi jetë në mënyrë të papritur, nga një infarkt në zemër.

                                                       KAPITULLI II-të

                            KRESHNIKU I MALEVE, AZIS BIÇAKU, SFIDON SHTETIN E DIKTATURËS

Letmi është një ndër fshatrat e zonës i banuar që në lashtësi. Ai shtrihet në shpatet veriore të Zallit të Qarrishtës. Mbi fshat ndodhet mali me të njëjtin emër, rreth 1200 metra lartësi, nga niveli i detit. Banorët vendas e quajnë “Fushat”, mbasi aty ndodhen dy fusha me sipërfaqe të konsiderueshme, që shërbejnë si kullotë mjaft e përshtatshme për blegtorinë. Më herët, mali ka qenë beriban (i pandarë). Më pas vendosën ta ndajnë në pjesë (hise). Këtë ndarje e ka bërë ish kryeplaku i fshatit, Ali Dushku, me një komision të përbërë nga nëpunës të shtetit turk, në 120 pjesë (hise) të barabarta, të cilat ruhen edhe sot.

Mali i Letmit, qe shndërruar në një “fshat të bukur veror”, ku para çlirimit mbarë-shtroheshin rreth 5 mijë kokë bagëti të imta, kryesisht dele, afro 300 lopë e viça, qe parmende e, kuaj. Gjatë muajve të verës në fshat, qëndronin vetëm pjesëtarët e familjes, që merreshin me bujqësi, ndërsa të tjerët ngjiteshin në mal me gjithë bagëtitë. Nga dëshmitë gojore të të moshuarve thuhet, se atje ishin 24 stane. Stanet qenë ngritur në kodrat përreth dhe asnjë në fushë. Stanet e Rakip Biçakut, Sinan Shulit, Azis Biçakut e disa të tjera, ishin ndërtesa dykatëshe, me mur guri.

Për malin kishte rregulla të forta. Pjesët për çdo familje ishin ndarë me kufij të përcaktuar saktë, sipas sipërfaqes, që trashëgonte secila prej tyre. Deri në kositje, bagëtitë nuk i futnin në fushë, por i kullotnin në kodra. Mbasi përfundonte kositja në fusha, e mblidhej bari, bagëtitë i lëshonin lirshëm pa kufij. Banorët e fshatit Letëm dhe Zgosht, kanë ndërtuar kanalin e ujit vaditës, 36 km. të gjatë, që para mbi 300 vitesh. Uji është marrë në kufi me Maqedoninë, duke mundësuar kështu një sistem të mirë vaditjeje, për kohën.

Në qendër te fshatit ndodhet xhamia, pranë së cilës shërbenin dy imamë. Aty rreth vitit 1880, ata hapën një Mejtep, ku u mësonin fëmijëve mësim feje, si edhe shqip. Imami shqiptar që ka shërbyer për një kohë të gjatë, ka qenë Gani Trepçja, i ardhur nga Dibra e Vogël. Ai kish mbaruar për Teologji në Turqi, duke u emëruar Hafiz. Më vonë shërbeu Ramiz Qatja, po nga Dibra, që deri vonë thërritej; “Hoxha i Letmit”.

2.1       Origjina e familjes Biçaku në Letëm

Një ndër familjet që u bë e njohur jo vetëm në krahinë, por edhe më tej, është ajo e Azis Biçakut. Gjyshi i Azisit, i quajtur Tahir Aga, nga Shehi (qyteti) i Dibrës së Madhe, i shkolluar në Stamboll, thuhet se ishte deputet në Parlamentin Osman. Familja e tij zotëronte disa prona në Dibër. Ai kishte disa dyqane në Dibër e deri në Tetovë. Me tregtinë merrej kryesisht djali i tij, Rushiti, i cili edhe ky, ishte shkolluar në Turqi. Aty rreth vitit 1877-‘78, në kohën e luftës Ruso-turke e të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Tahir Aga hyn në konflikt me serbët. Jemi në periudhën e ngjarjeve të mëdha të historisë shqiptare.

Traktati i Shën Stefanit, e më pas Kongresi i Berlinit, vendosën t’i aneksonin tokat shqiptare në favor të Serbisë e të Malit të Zi. Nuk dimë me saktësi, në ishte ose jo pjesëmarrës në kryengritjet shqiptare, por jemi të njohur me faktin se ai, qe kundërshtar i vendosur ndaj forcave serbe, që pushtonin tokat shqiptare. Në përpjekje me ta, vritet Tahir Aga dhe disa burra të tjerë të familjes së tij. Serbët i marrin pronat, ndërkohë familjarët e mbetur, detyrohen të emigrojnë.

Rushit Aga, djali i tij, me gruan Limen, e cila ishte e bija e Din Trepçes, person me shumë influencë në Dibër të Vogël, niset për në thellësi të vendit. Ndalon në Dibër te fisi Kaloshi e Alia, ku e shoqja kishte motrat e saj, por nuk qëndron aty. Ai vendos të qëndrojë në fshatin Letëm, ku ishte imam Gani Trepçja, i cili ishte xhaxhai i gruas së tij. Në Letëm ai blen një shtëpi te Hysku (Hysa), si dhe një sasi toke në qendër të fshatit.

Rushitit, i cili në fshat thërritej Agai i Biçakut, i lindën 6 djem e dy vajza. Ai, mbasi u vendos në Letëm, filloi të riaktivizojë tregtinë në Dibër e Ohër. Ndërkohë ngriti dyqan edhe në Elbasan. Rushiti ishte mik me Aqif Pashë Biçakun, ndërkohë për këtë thuhet se ishin edhe kushërinj të largët. Dy nga djemtë e tij, i shkolloi në Turqi e Manastir. Ndërtoi një han dykatësh, në vendin e quajtur “Vram” të Letmit, ku kalonte rruga këmbësore Elbasan-Dibër.

Hanin e trashëgoi dhe djali i tij Azisi. Udhëtarët, që strehoheshin aty, përcilleshin me njerëz të armatosur, duke i mbrojtur nga sulmet e mundshme gjatë rrugës. Në kohën e Zogut, mbas ndërtimit të rrugës automobilistike Librazhd- Dibër, hani doli jashtë funksionit, sepse rruga nuk kalonte aty. Kështu u mbyll tregtia në këtë pikë, e cila ishte me shumë fitime për familjen Biçaku. Megjithatë, Rushit Aga, rimëkëmbi ndjeshëm ekonominë, duke qenë familja e parë, jo vetëm në Letëm, por edhe në zonë.

Trashëgimtarët e Rushit Agës, që përbëjnë histori më vete ishin:

Saliu, djali i madh, la pasardhës Don Biçakun (Ramadan), i cili u shkollua në në Manastir. Doni, u e merua përgjegjës në rrugën automobilistike për në Dibër. Për arsye të disa mosmarrëveshjeve që pati Prevalli, ai u pranua dhe u vendos për disa kohë Qefali (kryeplak) atje.

Tahiri, djali i dytë i Rushitit, u shkollua në Stamboll e Manastir. Ai u muar me tregti në zonën e Ohrit. Në kthim për në shtëpi, plagoset nga bandat e hajdutëve e, pas disa ditësh ndërroi jetë. Varrin e ka në fshatin Hotolisht. Pati një djalë, Tefikun, i cili ndërroi jetë i ri, në moshën 38 vjeç. Dy djemtë e këtij të fundit Tahir e Shebrit Biçaku, përjetuan vuajtjet e persekutimin e sistemit komunist.

Ganiu, djali i tretë, vritet në përpjekje me ushtrinë bullgare, gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore. Ky qe i sapomartuar e nuk pati fëmijë.

Hysniu, djali tjetër, thuhet se kishte një zgjuarsi e temperament të veçantë. Babai i tij, Rushiti e dërgon atë për shkollim, por fatkeqësisht sëmuret e ndërron jetë, ende pa e mbaruar shkollën.

Baftjari, ishte blegtor. Gruan e ka marrë në Arrëz të Gizaveshit te fisi Koçi e ka lënë dy vajza.

Azisi, djali tjetër i Rushit Agës, që përbën historinë dhe lavdinë e familjes Biçaku, mësoi turqishten te Hafiz Gani Trepçja, në fshat. Ai, dhe burrat e tjerë të familjes, flisnin pak edhe gjuhën sllave, mbasi bënin tregti në qytetet e Maqedonisë.

Njëra nga vajzat e Rushit Agës, u martua në Mokër, ndërsa tjetra u martua te Dalip Kullafi, në Letëm. Kjo e fundit pati një djalë, Hajdar Kullafin, i cili qe partizan dhe u vra në luftë, emrin e të cilit ka mbajtur e mban sot Shkolla 9-vjeçare Letëm.

Të fundit që jetuan nga fëmijët e kësaj familje ishin Azisi dhe motra Dije, e shoqja e Dalip Kullafit. Azisi, në familjen e vet kishte, edhe 4 mbesa e dy nipër. Njëri nga nipërit, Tefiku, siç e përmendëm më lart vdiq i ri, 38 vjeç, ndërsa tjetrin, Don Biçakun, ai e dërgon për shkollim në Manastir. Mbas vdekjes së babait, e humbjes së vëllezërve Azisi, u përpoq të vazhdojë zhvillimin e tregtisë në Dibër të Madhe, Tetovë e Ohër, por u ndesh me vështirësi. Mbas Luftës së parë Botërore, ishte krijuar mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene, e ashtuquajtura Jugosllavi. Shteti jugosllav, me përkrahjen e fuqive të mëdha, veçanërisht të Rusisë, tashmë ishte forcuar.

Ideja e kahershme për realizimin e programit “Naçertania”, projekti për krijimin e Serbisë së Madhe, ushqehej nga qarqet shoviniste serbe. Ky program, synonte evidentimin, shpronësimin, shpërnguljen dhe nënshtrimin e popullsisë shqiptare atje. Pronat e familjes Biçaku, të rimëkëmbura, gjatë viteve, tashmë po rrezikoheshin. Shteti serb, si forca hegjemone në Jugosllavinë e krijuar artificialisht, forcoi dhunën e përndjekjen ndaj shqiptarëve. Azisi, disa here shkoi ne Maqedoni, në qendrat ku trashëgonte pronat e familjes, por u ndesh me egërsinë sllavo-maqedonase.

Në këto rrethana, me rrezik për jetën, në pamundësi për të zhvilluar më tej tregtinë, ai tërhiqet. Familjarët e Agait të Biçakut, ishin njerëz të zotë, punëtorë e këmbëngulës. Ata ishin mësuar me punë. Mbas ndërprerjes së tregtisë, pinjolli i kësaj familje fisnike, Azis Biçaku, vendos t’i përkushtohet blegtorisë. Ai blen në Fushë të Letmit, edhe 10 pjesë (hise) të tjera. Krijon një tufë të imtash me mbi 300 kokë dele e 200 kokë dhi. Mbante lopë, qe parmende e kafshë ngarkese. Për delet, merrte tokë me qera në Krutje të Lushjes, të cilat i çonte gjatë dimrit.

Pajton dy hyzmeqarë si barinj, Halim Zanin nga Mokra dhe Ismail Karain, nga Kosharishti. Me përpunimin e bulmetit merrej Ahmet Hoxha (Biçaku), i cili ishte bashkuar me familjen e Azisit, sepse nuk kishte fëmijë. Halim Zanin e mbante në shtëpi të vet dhe e martoi. Çdo fundjavë, dërgonte në Elbasan bulmetin, me dy mushka për t’a shitur. Këtë tregti me prodhime blegtorale e vazhdoi edhe gjatë periudhës së luftës, nga e cila nxirrte të ardhura. Në prag të Luftës së Dytë Botërore ekonomikisht ndihej mirë.

Azis Biçaku, ishte i martuar me dy gra të marra në fshatin Zgosht; njërën te Alla dhe tjetrën te Boci. Me njërën nga gratë ai pati 5 fëmijë, dy djem dhe tre vajza: Isufin, Hysniun, Rufien, Menduhien dhe Fatimen. Me gruan tjetër, nuk pati fëmijë. Që herët, në moshë të re, prestigji dhe autoriteti i tij në fshat e krahinë, ishte i dukshëm. Fjala e tij dëgjohej me vëmendje në mexhlise burrash e, kuvende. Zakonisht, nuk ulej në qoshe ku i lihej vendi, por vendoste aty më të moshuarit. Gjithsesi vëmendja e të pranishmëve ishte në fjalën e tij. Ai dinte të analizonte me një zgjuarsi të rrallë situatën politike të kohës.

Bashkë me Xhel Biçakun, ai ishte udhëheqësi i pritës së organizuar në Qafë-Shkallë, me bashkëfshatarët e vet, kundër forcave serbe që plaçkitnin dhe grabitnin fshatrat e zonës gjatë Luftës së Parë Botërore. Aty ushtarët serbë lanë disa të vrarë e të plagosur e, u detyruan të largohen. Me të marrë njoftimin për vrasjen e vëllait të tij, Ganiut, në përpjekje me forcat bullgare që donin t’i merrnin bagëtitë, ai u del përpara në Qafën e Oçurkes, dhe shpartalloi kompaninë e tyre me ushtarë, ku mbetën disa të vrarë, ndërsa të tjerët ikën nga sytë këmbët. / Memorie.al

                                                              Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Esati dhe Ganiu u martuan me dy motra të familjes Toptani, kushërira të tyre, por Esati u martua përsëri me një turke, pasi harxhoi pasurinë e gruas së tij të parë...”/ Ana e panjohur e Toptanasit të famshëm

Next Post

“Hekuran Maneku, një nga më aktivët kundër Mbretit Zog, që vrau gjeneral Gilardin dhe u dënua me vdekje, para pushkatimit, gjeti një gozhdë në qeli....”/ Ana e panjohur e Kryengritjes së Fierit, gusht 1936

Artikuj të ngjashëm

“Armiqtë e Partisë dhe të popullit, Balluku, Dume, Çako, dhe Parllaku, nëpërmjet organizmave të shtetit jugosllav, sovjetik e, Traktatit të Varshavës…”/ Zbulohet akt-akuza e Aranit Çelës, që çoi në plumb tre gjeneralët
Dossier

“Kryeministri, ka dy ministra të tijët; tani ka gjithë shtetin në dorë; Hysni Kapon e urrente, u grindën në sy të shoferit dhe e zbriti…”! / Zbulohet dokumenti Sigurimit, korrik ’81, që alarmoi e tërboi Enverin

October 2, 2025
“Enver Hoxha u zgjodh sekretar i Përgjithshëm i PKSh-së, në Labinot të Elbasanit, në mars ’43, pasi e propozoi…”/ Dëshmia e rrallë e Naxhije Dume Kerenxhit, ish-ministrja e parë në ’44-ën
Dossier

“Babai Shefqeti, më tregonte, se Enver Hoxha qëndronte me muaj në shtëpinë tonë në Labinot dhe flinte pikërisht në dyshekun e tij, por pas luftës…” / Dëshmia e rrallë se si u persekutua familja Baholli  

October 2, 2025
“Hekuran Maneku, një nga më aktivët kundër Mbretit Zog, që vrau gjeneral Gilardin dhe u dënua me vdekje, para pushkatimit, gjeti një gozhdë në qeli….”/ Ana e panjohur e Kryengritjes së Fierit, gusht 1936
Dossier

“Hekuran Maneku, një nga më aktivët kundër Mbretit Zog, që vrau gjeneral Gilardin dhe u dënua me vdekje, para pushkatimit, gjeti një gozhdë në qeli….”/ Ana e panjohur e Kryengritjes së Fierit, gusht 1936

October 1, 2025
“Kryengritja e Fierit, pavarësisht trajtimit të kësaj ngjarjeje sipas një këndvështrimi të njëanshëm, karakteristikë e botimeve të periudhës së komunizmit, ishte një…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
Dossier

“Kryengritja e Fierit, pavarësisht trajtimit të kësaj ngjarjeje sipas një këndvështrimi të njëanshëm, karakteristikë e botimeve të periudhës së komunizmit, ishte një…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

October 2, 2025
“Aty në burgun e Zenicës, UDB-ja jugosllave dhe aparati shovinist, kishin ngritur mbi mua një akuzë të fabrikuar, me dëshmi të rreme…/!  Dëshmia e ish-zyrtarit të UDB-së, që u dënua si agjent i CIA-s   
Dossier

“Aty në burgun e Zenicës, UDB-ja jugosllave dhe aparati shovinist, kishin ngritur mbi mua një akuzë të fabrikuar, me dëshmi të rreme…/!  Dëshmia e ish-zyrtarit të UDB-së, që u dënua si agjent i CIA-s  

September 29, 2025
“Kur shefi i Shtatmadhorisë, Petrit Dume që ishte për inspektim te reparti i xhenjos, i tha ushtar Estref Hasanit; babai yt më ka vrarë vëllanë, – ai, pa iu trembur syri, ia kthehu…”/ Dëshmia e rrallë e Haxhi Balliut
Dossier

“Kur shefi i Shtatmadhorisë, Petrit Dume që ishte për inspektim te reparti i xhenjos, i tha ushtar Estref Hasanit; babai yt më ka vrarë vëllanë, – ai, pa iu trembur syri, ia kthehu…”/ Dëshmia e rrallë e Haxhi Balliut

October 1, 2025
Next Post
“Hekuran Maneku, një nga më aktivët kundër Mbretit Zog, që vrau gjeneral Gilardin dhe u dënua me vdekje, para pushkatimit, gjeti një gozhdë në qeli….”/ Ana e panjohur e Kryengritjes së Fierit, gusht 1936

“Hekuran Maneku, një nga më aktivët kundër Mbretit Zog, që vrau gjeneral Gilardin dhe u dënua me vdekje, para pushkatimit, gjeti një gozhdë në qeli....”/ Ana e panjohur e Kryengritjes së Fierit, gusht 1936

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme