• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, September 30, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në 1972-in, kur dy dibranët që erdhën si ‘miq’ e qëndruan për darkë te Xhem Balliu, e pyetën atë; çfarë të këqija ka kjo qeveri, ai u tha…”! / Historia tragjike e familjes Balliu nga fshati Funarës i Librazhdit

“Si e varën në litar, Nezir Muzhaqin, komandantin e ‘Ballit Kombëtar’ për Elbasanin, me vendimin e Gjykatës së Lartë Ushtarake, pasi…”/ Ish-i dënuari politik, publikon dokumentin
“Mugosha dhe Miladini, ndikuan ndjeshëm në vendimet e marra nga ana e Enverit dhe PKSH-së, si dhe në Shtabin e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
“Gjyshi im, Haxhi Isufi – Banka, ministër i Financave me Vidin, deputet me Nolin, u vlerësua nga Zogu, por komunistët, na vranë dhe burgosën”/ Historia e panjohur e themeluesit të financave
“Shtabi i Përgjithshëm Enver Hoxhës, ngarkoi Sami Bahollin e Kadri Hoxhën, të bisedonin me vëllezërit Balliu, për t’i kthyer me Partinë Komuniste, por ata…”/ Historia e panjohur e familjes nacionaliste nga Funarësi
“Në 1972-in, kur dy dibranët që erdhën si ‘miq’ e qëndruan për darkë te Xhem Balliu, e pyetën atë; çfarë të këqija ka kjo qeveri, ai u tha…”! / Historia tragjike e familjes Balliu nga fshati Funarës i Librazhdit
“Në 1972-in, kur dy dibranët që erdhën si ‘miq’ e qëndruan për darkë te Xhem Balliu, e pyetën atë; çfarë të këqija ka kjo qeveri, ai u tha…”! / Historia tragjike e familjes Balliu nga fshati Funarës i Librazhdit

Nga Ali Buzra

Pjesa e shtatë

                                                –  JETË NËN TRYSNI DHE VUAJTJE  –

                                                  (VLERËSIME, KOMENTE, RRËFIME)

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty në burgun e Zenicës, UDB-ja jugosllave dhe aparati shovinist, kishin ngritur mbi mua një akuzë të fabrikuar, me dëshmi të rreme…/!  Dëshmia e ish-zyrtarit të UDB-së, që u dënua si agjent i CIA-s  

“Kur shefi i Shtatmadhorisë, Petrit Dume që ishte për inspektim te reparti i xhenjos, i tha ushtar Estref Hasanit; babai yt më ka vrarë vëllanë, – ai, pa iu trembur syri, ia kthehu…”/ Dëshmia e rrallë e Haxhi Balliut

Memorie.al / Me kërkesën dhe dëshirën e autorit, Ali Buzra, si redaktuesi e lexuesi i parë i tij, do të ndaj shkurtimisht me ju ato çfarë përjetova në këtë takim me këtë libër, i cili është i dyti për të (pas librit “Gizaveshi në vite”) e që natyrshëm po përvijon stilin e tij të të shkruarit. Sinqeriteti dhe çiltërsia e rrëfimit, gjuha e thjeshtë e pa modifikime, saktësia dhe precizoni i episodeve apo mungesa e një fantazie përpunuese, të qëllimshme të  mëpastajme ose mosshfrytëzimi i saj, mendoj se i kanë shërbyer pozitivisht autorit, i cili i vjen te lexuesi në formën e tij origjinale, duke na ftuar që së paku të njohim fate e dhimbje njerëzore të panjohura, në mënyrë të rastësishme apo jo, duke na lënë ne të reflektojmë si një fillesë ndërgjegjësimi drejt një katarsisi aq të nevojshëm për ndërgjegjen e shqiptarëve.

                                                        Vijon nga numri kaluar

1.3  Arrestimi dhe burgosja e burrave të fisit, pason me përndjekjen dhe persekutimin e familjeve të tyre, duke i cilësuar me titullin kulakë.

Shumica e burrave të fisit Balliaj, do të përballen me arrestime e burgosje mbas çlirimit të vendit. Për ta, do të mjaftonte vetëm qenia e tyre në organet drejtuese te kohës, mbasi siç e trajtuam më lart, ata nuk kanë kryer asnjë veprim dhune e keqtrajtimi ndaj popullsisë.

Në fund të vitit 1944, gjatë operacioneve të spastrimit, brigadat partizane mësyjnë edhe në Funarës. Në prag të dimrit atyre u djegin shtëpitë, duke i lënë në qiell të hapur burra, gra, të moshuar e fëmijë. Ndërkohë vetëm familjes së Azis Balliut, i sekuestrohen 60 krerë bagëti të imta, 2 lopë dhe mjaft enë bakri. Edhe familjeve të tjera iu sekuestrua mall e bagëti, por nuk kemi të dhëna për sasinë e mallit të sekuestruar.

Përkohësisht, familjet strehohen në shtëpitë e miqve të tyre. Në fillim të vitit 1945, në të gjithë vendin nis vala e arrestimeve ndaj kundërshtarëve politikë, si dhe të njerëzve me influencë, që mund të përbënin pengesë në rrugën e vendosjes së regjimit totalitar komunist në Shqipëri. Në këtë situatë, duke e ndjerë rrezikun që u kanosej, i cili filloi me djegien e shtëpive nga njësitet partizane, disa nga burrat e familjes që ishin më të rrezikuar detyrohen që të kalojnë në arrati.

Ismail Balliu, me gradën ushtarake kapter në kohën e Zogut, dhe zëvëndëspostëkomandant në kohën e Ballit Kombëtar, ishte një ndër figurat kryesore me autoritet në Funarës e më gjerë. Dallohej për kohën si person me nivel intelektual, i matur e i drejtë në gjykim. Pavarësisht nga detyra funksionale e tij gjatë luftës, ai manifeston një sjellje të denjë e dashamirëse ndaj popullit. Në rrethanat e krijuara, fillimisht nuk dorëzohet, por arratiset bashkë me Hamit Lukën.

Aty nga fundi i vitit 1945, apo në fillim të vitit 1946, me ndërhyrjen dhe nën garancinë e Miftar Hoxhës nga Miraka, të cilin Ismaili e kishte mik, ai dorëzohet. Në mesin e vitit 1946, fillon arrestimi i personave pjesëmarrës në “Grupin e Deputetëve”. Në këtë grup, i ashtuquajturi “Grupi i Rezistencës”, bënin pjesë anëtarë të Partisë Mbretërore Zogiste, të krijuar në gjysmë ilegalitet, që drejtohej nga Rustem Dani, me qendër në rrethin e Matit.

Në Librazhd veprimtaria e tij shtrihej në 16 fshatra të rrethit me qendër në fshatin Prevall. Nga të dhënat e marra në Degën e Punëve të Brendshme të rrethit, figurojnë të regjistruar në këtë grupim, persona me influencë në fshatrat e zonës sonë, si më poshtë:

  1. Prevall: Bajram Shera, Arif Gjata, Emin Rama, Rakip Qeti.
  2. Lunik: Sehit Albrahimi, Hamit Tahiri, Destan Doda, Rakip Doda.
  3. Funarës: Azis Balliu, Ismail Balliu, Xhemal Balliu, Belul Balliu.
  1. Letëm: Iliaz Bogdani, Ashim Bogdani, Bajram Borufi, Veli Biçaku.
  2. Gizavesh: Zeqir Hunçi, Selim Tërnova.
  3. Neshtë: Isak Alcani, Sadik Hoxha.
  4. Zgosht: Isak Alla, Kamber Alla.
  5. Floq: Mexhit Murtini.
  6. Orenjë: Asllan Balla.
  7. Mirakë: Miftar Hoxha.
  8. Bërzeshtë: Xhevdet Blloshmi.
  9. Rrapun: Nazif Çota, Namik Çota.
  10. Kostenjë: Arif Disha, Destan Peshku.
  11. Babje: Hajdar Balla, Selim Prrenja, Qamil Çota.
  12. Polis: Ali Cekani, Sadik Muzhaqi, Hysen Muzhaqi, Ismail Kaca.
  13. Zdrajsh: Tahir Hoxha.

Në listën e mësipërme është edhe emri i Miftar Hoxhës, njeri me shumë influencë në zonën e tij, person i lidhur me Frontin Nacional-Çlirimtar, e që ka strehuar Enver Hoxhën gjatë luftës. Në vështrim të parë, ky fakt duket kontradiktor, mbasi ishte pikërisht Miftar Hoxha, që ka ndërhyrë për disa nga figurat e njohura nacionaliste që të falen. Në versionin tim, kjo mund të shpjegohet me dy arsye; së pari, Miftar Hoxha ka ndihmuar luftën, por nuk qe komunist, përkundrazi ai kishte miqësi me shumë krerë të fshatrave të zonës.

Kështu që mund të ketë bashkëpunuar me Rustem Danin, me idenë e pranueshme për një parlament pluralist. Së dyti, mund të jetë edhe lojë e Sigurimit të Shtetit, për t’a fajësuar, meqenëse ishte përkrahës i mjaft prej figurave të njohura nacionaliste. Nga të dhënat e grumbulluara rezulton të jenë arrestuar brenda një nate nga Sigurimi i Shtetit, 13 burra në zona të ndryshme të Librazhdit, si pjesëmarrës me “Grupin e Deputetëve”, mes të cilëve edhe Ismail Balliun.

Në gjyqin e inskenuar ndaj tij e akuzojnë për veprimtari armiqësore ndaj pushtetit popullor, duke e dënuar me pushkatim. Kështu u mbyll jeta e njërit prej burrave më me zë të fisit Balliaj, i cili nuk pati kryer asnjë krim, përkundrazi njihej për aftësi intelektuale për kohën, për maturi, drejtësi e që gëzonte autoritet e respekt në popull.

Hasan Balliu, Komandant i ‘Ballit Kombëtar’ në Funarës, me gradë ushtarake nëntoger në kohën e Italisë, ishte dhe mbeti person me shumë influencë e autoritet në popull. Ai qe i shkolluar në Ohër, e dallohej për veti e cilësi shumë të mira, si burrë i drejtë e me karakter të fortë. Siç e përmendëm më lart, nuk ka asnjë rast sjelljeje të keqe ndaj popullsisë, apo kundërshtarëve politikë. Mbas djegies së shtëpive, në kushtet e terrorit komunist, vendos të arratiset bashkë me djalin e tij, Hamitin.

Të shoqëruar nga Lush Leshanaku, ata arrijnë deri në Kukës. Gjatë rrugës kaluan shumë vështirësi, mbasi ndiqeshin këmba-këmbës. Bashkë me ta kishte edhe shumë nacionalistë të tjerë nga krahina të ndryshme të vendit. Në Kukës, kalimi në kufi u bë shumë i vështirë, mbasi kudo vepronin forca të ushtrisë partizane. Vetë Lush Leshanaku, u thotë shokëve, se i gjallë nuk dorëzohej në duart e komunistëve, e vendos të kalojë të dy Drinat me not. Ai kishte trup atleti, e të fuqishëm.

E kështu veproi, ndërsa të tjerëve që nuk mundën, u jep para që të gjejnë mundësi të tjera largimi. Mbasi nuk mundi të arratiset, Hasan Balliu në përpjekje me Forcat e Ndjekjes plagoset, e ndërron jetë në Kukës. Mbasi e varros të atin atje, Hamiti kthehet së bashku me shumë të tjerë që nuk mundën të arratiseshin. Në kthim, shumica kapen nga forcat partizane dhe i shpërndajnë nëpër burgje, sipas rretheve e qarqeve nga vinin. Midis tyre kapet edhe Hamit Balliu, të cilin e dërgojnë në burgun e Elbasanit.

Për fat të mirë, njëri nga partizanët që Hamiti e pati mbajtur për dy javë në shtëpi në kohën e luftës, ishte komisar politik në ushtri dhe qe emëruar në qarkun e Elbasanit. Komisari, ish partizan, duke shfletuar listën e të kapurve, sheh emrin e Hamit Balliut. Ai i kërkon komandantit të burgut që personin e lartpërmendur, ta dërgojë në zyrën e tij. Mbasi futet Hamiti në zyrën e komisarit, ky i fundit i thotë: “A më njeh”? – “Jo”- i thotë, Hamiti. Vërtet, nuk e njohu.

Ish partizani i rraskapitur, kur u gjet nga Hamiti në përrua, tashmë ishte i veshur me uniformë, i kollarisur e natyrshëm kishte ndryshuar pamje. – “Jam partizani që më mbajtët në shtëpi, e nëna jote më ka ushqyer 15 ditë me qumësht. Nuk do të nxjerr në gjyq”. – i thotë ai. Dhe kështu bëri. Hamiti u lirua e vajti në shtëpi. Por, shtëpia ishte gërmadhë, atë e kishin djegur partizanët.

Ishte mesi i vitit 1945. Trishtimi e dhimbja për babanë, që i mbeti në Kukës, si dhe për gjendjen tragjike të familjes, ishte i madh. Megjithatë, shtëpia duhej ngritur. Ai fillon të grumbullojë materiale për ta ndërtuar atë. Mirpo, sa fillon e vendos qoshen e parë, paralizohet e më pas vdiq. Kështu përfundoi jeta dy burrave të familjes së Hasan Balliut, që ishin forca më e aftë e saj. Shtëpitë më pas i ndërton Aziz Balliu, kushëri i tyre.

Azis Balliu, i njohur për zgjuarsinë dhe thjeshtësinë e tij, ka qenë zgjedhur tre herë kryeplak në Funarës. Babai i tij Selmani, më herët, kishte dyqan në fshat e merrej me tregti. Në kohën e Zogut hapi dyqan në Librazhd edhe Azizi. Ky i fundit ishte nip në Valt të Martaneshit, te fisi Bala. Në moshë fare të re qe pjesëmarrës në Luftën e Shkodrës, me taborin e Librazhdit. Ai ishte burrë i urtë, trim e i përmbajtur. Pesha e fjalës së tij zinte vend nëpër kuvende. Ka ruajtur rregullin dhe ekuilibrin në fshat, duke zgjidhur me paanshmëri mosmarrëveshjet që lindnin për arsye të ndryshme.

Për Azis Balliun ka shumë episode, nëpërmjet të cilave del në pah karakteri i tij i fortë e burrëror, urtësia dhe drejtësia në gjykim, thjeshtësia në komunikim me të afërmit e miqtë e shumtë, që ai kishte kudo. Kështu, flitet për një rast, kur në Funarës lind një konflikt midis dy familjeve; të Zenel Sherës e Muharrem Çotës, për një rrugë. Kryeplaku i fshatit nuk mundi ta zgjidhë problemin. U bënë përpjekje nga miq e të afërm të të dy palëve, por nuk u gjet rrugëzgjidhje dhe konflikti mbeti i hapur. Më në fund u pranua propozimi që Zenel Shera, të marrë si përfaqësues Isak Allën, ndërsa Muharrem Çota, Azis Balliun.

Të dy burrat e lartpërmendur u ulën e mbasi e studiuan problemin në vend pa praninë e të kontaktuarve, vendosën kufirin me drejtësi. Aty ku u vendos kufiri, nuk u luajt më. Thuhet se Isak Alla i tha Zenel Sherës, të cilin e kishte mik se; “në qoftë se kjo prishet, nizanë e ke me mue”. Azis Balliu e Isak Alla ndaluan një grindje e cila mund të çonte në vëllavrasje. Edhe në vitin 1992 kur u nda toka, ky kufi mbeti ashtu siç e patën vënë me drejtësi dy burrat e lartpërmendur.

Në fund të vitit 1944, digjet shtëpia e Azis Balliut, një godinë kullë, me 18 dhoma, duke mbetur familjarët jashtë. Ai jetonte me dy gratë e tij, dy djemtë, vajzat, Belulin që e kishte nip e, që kishte tre vajza të mitura, vajzën e vëllait, Feriden dhe kunatën. Në zona ishin krijuar Komandat e Vendit, të cilat ishin njësi administrative ushtarake, për ruajtjen e rregullit e të qetësisë, por nëpërmjet tyre kryheshin edhe arrestime të personave të dyshuar. Nga Komanda e Vendit vijnë dy ushtarë, për të marrë Azis Balliun dhe Jakup Balliun, se gjoja i kërkonte Komanda.

Azizi nuk del, ndërkohë i dërgon fjalë Jakupit, që të mos shkojë. Ky i fundit, vendos të dorëzohet dhe e arrestojnë duke e çuar në burgun e Elbasanit. Meqenëse nuk shkoi Azizi, vetë komandanti shkon të arrestojë atë, por ai qe larguar e fshehur. “Ku e ke burrin” – i thotë ai gruas së tij. – “Ka vajtur te Hoxhë Çota”, – i përgjigjet ajo. “Hej bre”, – u thotë ai ushtarëve, – Ramazanin e bamë, por na ngeli Bajrami pa falë”. Pra, ishin planifikuar për t’u arrestuar të dy. Jakupi u kap ndërsa Azizi jo. Për të shpëtuar nga ndjekësit, Azis Balliu arratiset në Maqedoni, bashkë me nipin e tij, Belulin.

Të dy burrat me moshë madhore të familjes, detyrohen të largohen, duke lënë aty gratë e fëmijët. Në fillim të vitit 1946, ai kthehet me ndërhyrje, por nuk zgjati shumë dhe e arrestojnë. Kur e çojnë në burg, aty sheh edhe Bilal Biçakun nga Qarrishta, person i njohur e kontribuues në Frontin Nacional-Çlirimtar. Bilali, që në vitin 1943, pati krijuar një çetë vetëmbrojtëse luftarake, e cila nuk mbante lidhje me Ballin Kombëtar, por me formacionet e Frontit. Kjo çetë, më pas u shpërnda nëpër formacionet partizane. Mbasi u përshëndet me Bilalin, Azizi i thotë atij: “Mirë unë, po ti pse këtu”? – ndërsa Bilali i përgjigjet:

– “E bre Aziz, e mjelin lopën këta dhe sa shter qumështin, i vënë thikën”. Kështu, që në dialogun e parë prezantues, u morën vesh për bukuri të dy burrat e Çermenikës të izoluar padrejtësisht në burgun komunist. Azisit i kërkojnë në hetuesi, të vihet në dispozicion të Forcave të Ndjekjes, për të kapur Isak Allën e Azis Biçakun, por ai nuk pranon. Në gjyqin e organizuar ndaj tij, Aziz Balliu hedh poshtë çdo akuzë që i bëhet. Shtyhet gjyqi për 15 ditë, dhe më pas i etiketuar si armik, por pa asnjë fakt, e dënojnë me 30 vjet burg.

Nga jeta e burgut ai ka treguar nje detaj në lidhje me Estref Musain, nga fshati Kishtë i Gramshit, i cili ishte në burg bashkë me të. Ky i fundit, i diplomuar në kohën e Zogut jashtë shtetit, për jurist, arrestohet në vitin 1946, ashtu si edhe shumë intelektualë të tjerë. Një ditë, Estrefi kthehet nga takimi me nënën e tij, duke qarë.

“Çfarë ke”? – i thotë me keqardhje Azizi shokut të burgut,

– “Më kanë konfiskuar bibliotekën, e m’i kanë djegë librat”,- përgjigjet ai”. “E çfarë t’i thoja” – tregon Azisi, i cili ishte njeri i shkolluar dhe e dinte rëndësinë e librave. Megjithatë, për t’i hequr mërzinë mikut të tij në burg, i thotë, se; “letra janë, do të dalësh prej këtu e, do t’i blesh prapë”.

Azis Balliu, bëri vetëm 7 vjet burg. Atë e kryen në Maliq e Gjirokastër. Në Maliq, të burgosurit politikë trajtoheshin në mënyrë çnjerëzore. Ata punonin në ujë, pa asnjë mjet mbrojtës në trup. Shumica e tyre kaluan ftohje të rëndë, duke vuajtur me vite nga sëmundja në mushkëri. Siç duket, edhe për arsye moshe, por edhe se, në dosjen e tij nuk kishte asnjë fakt domethënës për dënimin e dhënë, lirohet.

Kthehet në fshat në moshën 60 vjeç. Familjarët e tij jetonin në një kasolle të ndërtuar provizorisht. Aty ndërton shtëpinë e re, e punon së bashku me djemtë e tij, për të mbajtur familjen tashmë të rrënuar ekonomikisht e, të cilësuar kulakë. Ndërroi jetë në vitin 1967.

Jakup Balliu, ishte xhaxhai i Hasan dhe i Azis Balliut. Duke qenë thjesht si pjesëmarrës në çetën e Ballit Kombëtar dhe i afërm me figurat kryesore të përmendura më lart, Jakupi nuk do të shpëtonte. Balliajt “duheshin” shkatërruar. Atë e arrestojnë aty nga mesi i vitit 1945, dhe dënohet me 6 vjet burg. Mbas lirimit nga burgu kthehet në fshat, punon për të mbajtur familjen e pas disa vitesh, ndërron jetë në shtëpi.

Vitet ikin, por vëmendja e organeve të Sigurimit të Shtetit mbetet ende te ky fis, që sipas tyre mund të përbënte rrezik për regjimin e kohës. Presionet ishin nga më të ndryshmet. Sigurimi përdorte forma nga më djallëzoret. Ai, kudo në Shqipëri, përpiqej të përdorte persona të veçantë nga këto familje, për t’i hedhur kundër njëri-tjetrit. Kjo ka ndodhur në të gjithë periudhën e komunizmit.

Elementë të veçantë nga të përndjekurit politikë, nën kërcënime për jetën e familjen, e nën tortura nga ana e hetuesisë, kanë pranuar të bashkëpunojnë e të japin dëshmi, për çka kanë biseduar mes tyre. Këto thënie, janë përdorur në gjyq si argumente për të dënuar me motivacionin “për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor”.

Xhem Balliu, burrë i thjeshtë e punëtor, nuk shihej me sy të mirë nga Sigurimi i Shtetit. Xhema ishte orator i zoti, mjaft gazmor, komunikonte me një humor të rrallë, e ishte kënaqësi të bisedoje me të. Në vitin 1972, në Funarës vijnë dy persona nga Dibra. Ata bujtën si miq te Balliajt. Në familjen që qëndruan për darkë, ndodhej edhe Xhema. Njëri nga ata e pyet Xhemën: “Çfarë të këqija ka kjo qeveri”? – Xhema çiltërsisht i përgjigjet: “Më thuaj ti çfarë të mira ka, që të them unë të këqijat”.

Dy personat ishin agjentë të Sigurimit të Shtetit. Lind pyetja! Pse erdhën pikërisht në Funarës ata, dhe qëndruan te Balliajt?! Është e qartë se arma famëkeqe e sigurimit të shtetit, e kishte projektuar arrestimin një e nga një të burrave të fisit. Mjaftoi kjo thënie si pretekst, për t’i vënë hekurat Xhemës. Mbas disa muajsh hetuesi, nën tortura e presion, mbasi nuk mundën ta bëjnë për vete, që ta kthejnë në informator të Sigurimit, e nxjerrin në gjyq dhe dënohet me 15 vjet burg, për “agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor”.

Xhema ishte i sëmurë dhe vuan shumë në burg. Atë e dërgojnë në burgun famëkeq të Burrelit. Në Burrel ai kishte një mik i quajtur Fan Kola, i cili thuhet se ishte kushëri, apo nip i Haxhi Lleshit, që siç dihet, në atë kohë ishte Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Me ndërmjetësimin e Fan Kolës, dhe me ndërhyrjen e Haxhi Lleshit, Xhemën e sëmurë e lirojnë para kohe. Ai ndërroi jetë në shtëpi, pas disa muajsh.

Vitet 1974-1976, mbas së të ashtuquajturit “Asgjësimi i grupeve puçiste armiqësore” në ushtri, ekonomi, arsim e kulturë, do të shoqërohen me një valë arrestimesh edhe në bazë. Kështu u arrestua “Grupi i Bërzeshtës”, mes të të cilëve edhe dy poetët martirë, Vilson Blloshmi e Genc Leka. Kjo fushatë arrestimesh do të prekë edhe Funarësin. Shteti komunist ende nuk i kish mbyllur punët me Balliajt dhe të afërmit e tyre. Kështu, në vitin 1976 arrestojnë Belul Balliun dhe Haxhi Balliun kushërinj të parë./ Memorie.al

                                                     Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Dokumente të reja të dosjes hetimore të Mehmet Shehut, së bashku me provat shkencore, mbështesin versionin e vrasjes së tij, pasi...”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ja, e profesorit të famshëm të mjekësisë ligjore

Next Post

“Prof. Luarasi, ishte figurë e pastër dhe me bagazh të madh njohurish e një aftësi mahnitëse të treguari, saqë Eqrem Çabej thoshte: i vetmi njeri që ta ha kohën...”/ Dëshmia e përkthyesit të famshëm!

Artikuj të ngjashëm

“Aty në burgun e Zenicës, UDB-ja jugosllave dhe aparati shovinist, kishin ngritur mbi mua një akuzë të fabrikuar, me dëshmi të rreme…/!  Dëshmia e ish-zyrtarit të UDB-së, që u dënua si agjent i CIA-s   
Dossier

“Aty në burgun e Zenicës, UDB-ja jugosllave dhe aparati shovinist, kishin ngritur mbi mua një akuzë të fabrikuar, me dëshmi të rreme…/!  Dëshmia e ish-zyrtarit të UDB-së, që u dënua si agjent i CIA-s  

September 29, 2025
“Kur shefi i Shtatmadhorisë, Petrit Dume që ishte për inspektim te reparti i xhenjos, i tha ushtar Estref Hasanit; babai yt më ka vrarë vëllanë, – ai, pa iu trembur syri, ia kthehu…”/ Dëshmia e rrallë e Haxhi Balliut
Dossier

“Kur shefi i Shtatmadhorisë, Petrit Dume që ishte për inspektim te reparti i xhenjos, i tha ushtar Estref Hasanit; babai yt më ka vrarë vëllanë, – ai, pa iu trembur syri, ia kthehu…”/ Dëshmia e rrallë e Haxhi Balliut

September 30, 2025
“Zbulimi i Politik apo Ushtarak, ka të tjera synime dhe objektiva, por ajo ç’ka mbetet ende e pandryshuar, është…”! / Viti 1965, kur ministri Kadri Hazbiu, hapte shkollën e Agjenturës, me emrat e pedagogëve!
Dossier

“Zbulimi i Politik apo Ushtarak, ka të tjera synime dhe objektiva, por ajo ç’ka mbetet ende e pandryshuar, është…”! / Viti 1965, kur ministri Kadri Hazbiu, hapte shkollën e Agjenturës, me emrat e pedagogëve!

September 28, 2025
“Dokumente të reja të dosjes hetimore të Mehmet Shehut, së bashku me provat shkencore, mbështesin versionin e vrasjes së tij, pasi…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ja, e profesorit të famshëm të mjekësisë ligjore
Dossier

“Dokumente të reja të dosjes hetimore të Mehmet Shehut, së bashku me provat shkencore, mbështesin versionin e vrasjes së tij, pasi…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ja, e profesorit të famshëm të mjekësisë ligjore

September 28, 2025
“Në Italinë e jugut, u bënë 60 vrasje në dy muaj, por në botën moderne, gjakmarrja nuk është aq e përhapur, sa në Shqipërinë veriore, vendi më i varfër i Europës, pasi…”! / Reportazhi i gazetarit amerikan
Dossier

“Në Italinë e jugut, u bënë 60 vrasje në dy muaj, por në botën moderne, gjakmarrja nuk është aq e përhapur, sa në Shqipërinë veriore, vendi më i varfër i Europës, pasi…”! / Reportazhi i gazetarit amerikan

September 28, 2025
“Shtabi i Përgjithshëm Enver Hoxhës, ngarkoi Sami Bahollin e Kadri Hoxhën, të bisedonin me vëllezërit Balliu, për t’i kthyer me Partinë Komuniste, por ata…”/ Historia e panjohur e familjes nacionaliste nga Funarësi
Dossier

“Shtabi i Përgjithshëm Enver Hoxhës, ngarkoi Sami Bahollin e Kadri Hoxhën, të bisedonin me vëllezërit Balliu, për t’i kthyer me Partinë Komuniste, por ata…”/ Historia e panjohur e familjes nacionaliste nga Funarësi

September 29, 2025
Next Post
“Prof. Luarasi, ishte figurë e pastër dhe me bagazh të madh njohurish e një aftësi mahnitëse të treguari, saqë Eqrem Çabej thoshte: i vetmi njeri që ta ha kohën…”/ Dëshmia e përkthyesit të famshëm!

“Prof. Luarasi, ishte figurë e pastër dhe me bagazh të madh njohurish e një aftësi mahnitëse të treguari, saqë Eqrem Çabej thoshte: i vetmi njeri që ta ha kohën...”/ Dëshmia e përkthyesit të famshëm!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme