• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, September 30, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në Italinë e jugut, u bënë 60 vrasje në dy muaj, por në botën moderne, gjakmarrja nuk është aq e përhapur, sa në Shqipërinë veriore, vendi më i varfër i Europës, pasi…”! / Reportazhi i gazetarit amerikan

“Veriu i Shqipërisë, i cili flet dialektin gegë, ka ruajtur strukturat fisnore të bazuara në Familjen, Vllazninë dhe Fisin, deri sa diktatori shqiptar Enver Hoxha…”! / Studimi i panjohur i profesorit nga Japonia

Nga Jonathan Finer, “The Washington Post”

                             -SHQIPËRIA NË LUFTË KUNDËR NJË TRADITE VDEKJEPRURËSE –

Memorie.al / Shtëpitë e tyre modeste prej guri ndodhen vetëm pak hapa larg këtij fshati në rrëzë të kodrës, ku burrat ngasin gomerët në rrugë tepër të rrëpirëta për makinat. Familjet Shima dhe Allushi, kanë qenë fqinjë të mirë për shumë breza me radhë e kanë ndarë bukën në kohë të mira e të këqija, si dhe kanë ndihmuar në mbarëvajtjen e punës në fshatin Kurcaj. Tani, janë praktikisht në luftë. Gjithçka nisi dy vjet më parë, me një lojë mes një burri nga familja Allushi dhe një djali të vogël të familjes Shima. Kur fëmija nisi të sillej keq, burri e rrahu atë derisa e gjakosi.

I ati i djalit, më pas shtiu, siç tha ai, në mënyrë paralajmëruese. Por, plumbi hyri në një dritare të katit të dytë të familjes Allushi, duke vrarë një vajzë 12-vjeçare. E gjithë kjo ishte fillimi i një gjakmarrjeje, një zakon shekullor shqiptar, që po shkakton shumë shqetësim si për autoritetet shtetërore, ashtu edhe për shoqatat sociale. Më shumë se 800 familje shqiptare, janë të përfshira në “ciklin e vrasjeve për gjakmarrje”, sipas Komitetit Kombëtar të Pajtimit, një organizatë që merret me ndërmjetësimin e konflikteve.

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty në burgun e Zenicës, UDB-ja jugosllave dhe aparati shovinist, kishin ngritur mbi mua një akuzë të fabrikuar, me dëshmi të rreme…/!  Dëshmia e ish-zyrtarit të UDB-së, që u dënua si agjent i CIA-s  

“Kur shefi i Shtatmadhorisë, Petrit Dume që ishte për inspektim te reparti i xhenjos, i tha ushtar Estref Hasanit; babai yt më ka vrarë vëllanë, – ai, pa iu trembur syri, ia kthehu…”/ Dëshmia e rrallë e Haxhi Balliut

“Ishte një aksident, ne kemi dërguar përfaqësues në shtëpitë e tyre vazhdimisht, për të kërkuar falje dhe për të ulur gjakrat”, – thotë Musa Shima, 77 vjeç, babai i vrasësit. “Por, ata nuk duan ta pranojnë këtë. Thonë se duan të marrin gjak”! “Vajza e vogël u vra”, – thotë Shaqir Allushi, 48 vjeç, babai i viktimës. “Do të marrim hak”!

Gjakmarrja, që është kodi i larjes së hakut me hak, është praktikuar nga komunitete të ndryshme që nga samurajt e Japonisë feudale, deri te banorët e Apalasheve në Amerikë, kur Hatfields dhe McCoys, bënë luftë deri në shekullin e XIX-të. Anëtarët e grupeve mafioze në Italinë jugore, ende vazhdojnë vrasjet për hakmarrje, që ka sjellë për pasojë 60 vrasje, në më pak se dy muaj.

Por, ndoshta askund në botën moderne, gjakmarrja nuk është aq e përhapur dhe problematike sa në Shqipërinë veriore, zona më e pikur e këtij vendi të varfër të Europës. Shpeshherë, e shkaktuar nga keqkuptime të vogla, ajo i detyron njerëzit në shënjestër të rrinë mbyllur me vite të tëra. Qeveria shqiptare prej shumë kohësh është përpjekur të ndërgjegjësojë lidhur me këtë fenomen.

Por vitin e kaluar, për herë të parë ajo akordoi fonde për të nxitur përpjekjet për ripajtim, si dhe për të paguar mësuesit për fëmijët e familjeve që kanë mbetur mbyllur në shtëpi, për shkak të frikës së gjakmarrjes. “Ligji duhet të triumfojë mbi kanunin”, – tha ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë, duke iu referuar Kodit të Nderit. “Nuk mund të them se e kemi çrrënjosur, por mund të them se ka njëfarë progresi”, – tha ai.

Por, ata që punojnë për të ndaluar gjakmarrjen, thonë se progresi është shumë i ngadaltë. “Këto gjëra s’duhet të ndodhin në një shoqëri moderne, ato po e mbajnë vendin peng”, – thotë Gjin Marku, i cili drejton Komitetin Kombëtar të Pajtimit. Mbi tavolinën e tij të punës ndodhet fotoja e Nënë Terezës, murgeshës me origjinë shqiptare, që ia dedikoi jetën e saj të varfërve.

“Ka aq shumë raste gjakmarrjesh, saqë ka nga ato për të cilat nuk kemi dijeni. Rregullat e gjakmarrjes janë trashëguar gojarisht si pjesë e kodit të njohur me emrin Kanun, që përshkruan praktikat e jetës së përditshme”.

Ndërsa janë lënë mënjanë rregullat më diskriminuese seksuale, si për shembull, “një burrë duhet të marrë bashkë me pajën e gruas edhe një plumb, për ta ndëshkuar atë në rast tradhtie bashkëshortore”, ose se një grua përshkruhet “si një thes, që duhet të durojë gjithçka”, ato në lidhje me gjakmarrjen “mbeten ende në fuqi”. Kapitulli 126 titullohet: “Gjaku paguhet me gjak” dhe autorizon hakmarrjen për çdo vrasje.

Liderët e vendit, nga otomanët që mbretëruan këtu për pesë shekuj e deri te diktatori komunist, Enver Hoxha, që qeverisi për 40 vjet derisa vdiq në vitin 1985, u përpoqën të çrrënjosin kanunin në favor të sistemeve të tyre ligjore.

Por Kanuni, që ishte më i hershëm edhe se mbërritja e otomanëve dhe nuk u publikua ndonjëherë deri në fillim të shekullit të XX-të, mbijetoi ashtu në hije, duke u rikthyer sërish në “ligj” me rënien e komunizmit në vitin 1992. Kopje të tekstit të plotë të tij tani mund të blihen në kioskat në të gjithë vendin.

“Kur nuk është zbatuar ligji, kanuni ka plotësuar gjithnjë boshllëkun”, – thotë Ismet Elezi, 100 vjeç, profesor i së Drejtës në Universitetin e Tiranës, që e ka studiuar kanunin për më shumë se 50 vjet. Ai thotë se versioni që ka rilindur pas regjimit të Hoxhës, është veçanërisht shkatërrimtar, pasi lejon hakmarrjen ndaj çdo anëtari të familjes edhe ndaj foshnjës në djep.

“Ky është manipulim i kanunit, që në fakt kishte për qëllim t’i jepte fund dhunës”. Elezi thotë se plagët e gjakmarrjes tani ndodhin kështu: ndodh një vrasje, familja e viktimës kërkon gjak, më pas, anëtarët e familjes së vrasësit mbyllen në shtëpi, që sipas kanunit, janë të paprekshme, për të paktën 40 ditë dhe kërkojnë falje. Nëse falja pranohet apo merret gjak, atëherë konflikti mbyllet.

Nëse jo, periudha e izolimit mund të vazhdojë pa fund. Vitet e fundit, ndërsa shumë banorë të Veriut të Shqipërisë zbritën në zonat më të zhvilluara në kërkim të punës, gjakmarrja u përhap edhe në Tiranë, kryeqytetin e vendit, si dhe qytete të tjera. Një familje e tillë, anëtarët e së cilës kërkuan që të mos u përmendej emri, sepse jetojnë në fshehtësi të plotë që prej vitit 2002, jetojnë në katin e fundit të një kompleksi apartamentesh në qendër të Tiranës.

Pjetri, 47 vjeç, ka dy djem, Justinin, 19 vjeç dhe Altinin, 16 vjeç, të dy shumë më të zbehtë se shokët e tyre. Që kur xhaxhai i tyre vrau një fqinj gjatë një grindjeje për linjat e tensionit, pesë vjet më parë, ata janë mbyllur në shtëpi dhe kanë dalë prej aty vetëm një herë, për një përpjekje të dështuar për t’u larguar drejt Greqisë. Ata qëndrojnë larg dritares së apartamentit, për shkak të frikës se mos i qëllojnë.

“Është si një burg a ndoshta dhe më keq, sepse ne s’kemi bërë asgjë”, – thotë Altini, i cili nuk mund të ndjekë shkollën, ndaj mëson italisht nga televizionet dhe anglisht me anë të një libri që ia ka blerë e ëma, e vetmja që punon në familje. Rregullat i përjashtojnë gratë nga gjakmarrja, edhe pse kjo familje ka frikë se rivalët e tyre, mund të mos e respektojnë atë.

Pjetri është përpjekur shumë që të largohet me familjen jashtë shtetit. “Jemi në rrezik, kërcënohemi nga familja e viktimës”, – ka shkruar ai në një letër dërguar ambasadës amerikane në Tiranë, në dhjetor 2003. “Ju lutem na shpëtoni jetën, duke na dhënë mundësinë të shkojmë jashtë!” Asnjë prej letrave s’ka marrë përgjigje”, – thotë ai.

Në përpjekje për të ndihmuar në këtë drejtim, Gjin Marku, kreu i Komitetit të Pajtimit, ka marrë përsipër ndërmjetësimin së bashku me një grup vullnetarësh dhe disa nëpunës të qeverisë. Kjo mund të jetë një punë e rrezikshme. Në qytetin verior, Shkodër, që konsiderohet si qendra e rajoneve që ndjekin kanunin, një ndërmjetës i njohur u vra në vitin 2004.

“Nuk ka fjalë për të përshkruar se sa keq ndjehen fëmijët e mbyllur në shtëpi për shkak të gjakmarrjes”, – thotë Mexhat Poja, 58 vjeç, zyrtar i arsimit në Shkodër. Me ndihmën e UNICEF-it dhe një granti prej 100.000 dollarësh të qeverisë shqiptare, ai arriti të siguronte libra shkolle dhe trajnoi 32 mësues, për 60 fëmijët e ngujuar të këtij qyteti.

Agim Loci, truprojë e një biznesmeni në Tiranë, punon edhe si ndërmjetës për rastet e gjakmarrjes në Fushë-Krujë, në lindje të Tiranës. Një prej familjeve me të cilat ai punon, ka humbur 17 anëtarë për shkak të gjakmarrjes. “I takuam të dy palët dhe u përpoqëm t’i bindnim, se ishte më mirë të harronin dhe të ecnin përpara”, – tha ai.

“I bëmë të nënshkruanin marrëveshjen dhe e filmuam, për të qenë të sigurt. Një ditë, Loci vizitoi familjen Nikolla në fshatin Halil, në verilindje të Tiranës. Nëntorin e kaluar, Fitim Nikolla, 25 vjeç, u qëllua për vdekje pas një konflikti në trafik. Vrasësi u dënua me 23 vjet burg, më pas dënimi u reduktua në 13 vjet. Nikolla, i vetmi burrë që punonte në shtëpi, drejtonte një kamion të vjetër, duke shitur fruta.

Tashmë, kamionin e kanë shitur dhe vëllai i tij, Skënderi, 37 vjeç, i sëmurë me zemër, është i papunë. “Nuk dua t’ia di nëse do më ndalojnë ose jo, Nuk dua t’ia di nëse më arrestojnë”, – thotë Skënder Nikolla, ulur në minderin e dhomës së ndjenjës, me zërin që i dridhet dhe lotët që i rrëshqasin pa pushim. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Shtabi i Përgjithshëm Enver Hoxhës, ngarkoi Sami Bahollin e Kadri Hoxhën, të bisedonin me vëllezërit Balliu, për t’i kthyer me Partinë Komuniste, por ata...”/ Historia e panjohur e familjes nacionaliste nga Funarësi

Next Post

“Dokumente të reja të dosjes hetimore të Mehmet Shehut, së bashku me provat shkencore, mbështesin versionin e vrasjes së tij, pasi...”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ja, e profesorit të famshëm të mjekësisë ligjore

Artikuj të ngjashëm

“Aty në burgun e Zenicës, UDB-ja jugosllave dhe aparati shovinist, kishin ngritur mbi mua një akuzë të fabrikuar, me dëshmi të rreme…/!  Dëshmia e ish-zyrtarit të UDB-së, që u dënua si agjent i CIA-s   
Dossier

“Aty në burgun e Zenicës, UDB-ja jugosllave dhe aparati shovinist, kishin ngritur mbi mua një akuzë të fabrikuar, me dëshmi të rreme…/!  Dëshmia e ish-zyrtarit të UDB-së, që u dënua si agjent i CIA-s  

September 29, 2025
“Kur shefi i Shtatmadhorisë, Petrit Dume që ishte për inspektim te reparti i xhenjos, i tha ushtar Estref Hasanit; babai yt më ka vrarë vëllanë, – ai, pa iu trembur syri, ia kthehu…”/ Dëshmia e rrallë e Haxhi Balliut
Dossier

“Kur shefi i Shtatmadhorisë, Petrit Dume që ishte për inspektim te reparti i xhenjos, i tha ushtar Estref Hasanit; babai yt më ka vrarë vëllanë, – ai, pa iu trembur syri, ia kthehu…”/ Dëshmia e rrallë e Haxhi Balliut

September 30, 2025
“Zbulimi i Politik apo Ushtarak, ka të tjera synime dhe objektiva, por ajo ç’ka mbetet ende e pandryshuar, është…”! / Viti 1965, kur ministri Kadri Hazbiu, hapte shkollën e Agjenturës, me emrat e pedagogëve!

September 28, 2025
“Në 1972-in, kur dy dibranët që erdhën si ‘miq’ e qëndruan për darkë te Xhem Balliu, e pyetën atë; çfarë të këqija ka kjo qeveri, ai u tha…”! / Historia tragjike e familjes Balliu nga fshati Funarës i Librazhdit

“Dokumente të reja të dosjes hetimore të Mehmet Shehut, së bashku me provat shkencore, mbështesin versionin e vrasjes së tij, pasi…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ja, e profesorit të famshëm të mjekësisë ligjore

“Shtabi i Përgjithshëm Enver Hoxhës, ngarkoi Sami Bahollin e Kadri Hoxhën, të bisedonin me vëllezërit Balliu, për t’i kthyer me Partinë Komuniste, por ata…”/ Historia e panjohur e familjes nacionaliste nga Funarësi
Dossier

“Shtabi i Përgjithshëm Enver Hoxhës, ngarkoi Sami Bahollin e Kadri Hoxhën, të bisedonin me vëllezërit Balliu, për t’i kthyer me Partinë Komuniste, por ata…”/ Historia e panjohur e familjes nacionaliste nga Funarësi

September 29, 2025
Next Post
“Dokumente të reja të dosjes hetimore të Mehmet Shehut, së bashku me provat shkencore, mbështesin versionin e vrasjes së tij, pasi…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ja, e profesorit të famshëm të mjekësisë ligjore

“Dokumente të reja të dosjes hetimore të Mehmet Shehut, së bashku me provat shkencore, mbështesin versionin e vrasjes së tij, pasi...”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ja, e profesorit të famshëm të mjekësisë ligjore

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme