• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, September 16, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Sport

“Një javë pas Ballkaniadës në Tiranë, ku Mirashi shënoi dy gola, atë e arrestuan, si i lidhur me reaksionin e Klerin Katolik, por traineri serb Broçiç, i tha Ramiz Alisë…”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit shqiptar

“Lojtarët sovjetik të ‘Spartakut’ të Moskës mbanin ‘Medaljen e Trimërisë’, pasi kishin luftuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, por ekipi ynë dhe Pal Mirashi…”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit shkodran
“Lojtarët sovjetik të ‘Spartakut’ të Moskës mbanin ‘Medaljen e Trimërisë’, pasi kishin luftuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, por ekipi ynë dhe Pal Mirashi…”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit shkodran
“Lojtarët sovjetik të ‘Spartakut’ të Moskës mbanin ‘Medaljen e Trimërisë’, pasi kishin luftuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, por ekipi ynë dhe Pal Mirashi…”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit shkodran
“Lojtarët sovjetik të ‘Spartakut’ të Moskës mbanin ‘Medaljen e Trimërisë’, pasi kishin luftuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, por ekipi ynë dhe Pal Mirashi…”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit shkodran
“Lojtarët sovjetik të ‘Spartakut’ të Moskës mbanin ‘Medaljen e Trimërisë’, pasi kishin luftuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, por ekipi ynë dhe Pal Mirashi…”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit shkodran
“Lojtarët sovjetik të ‘Spartakut’ të Moskës mbanin ‘Medaljen e Trimërisë’, pasi kishin luftuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, por ekipi ynë dhe Pal Mirashi…”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit shkodran

Nga Prelë MILANI

Pjesa e tretë

                                                 PAL MIRASHI, “SKIFTERI” I FUSHËS

Memorie.al / Skuadra e zemrës është si gruaja, dashnore e vërtetë. Sportistët idhuj janë si fëmijët që ka sjellë kjo grua në jetë, prandaj sa më shumë kalojnë vitet aq më tepër rritet nostalgjia, për të shkuarën që i përket historisë, pasi historia është libri interesant i jetës, prandaj vetë jeta është histori. Çdo kush që tenton të shfletojë historinë e  futbollit shqiptar  është i “dënuar” të përballet me portretin e një mjeshtri të racës kampione që mbante numrin 11 në fanellën kuq e zi të Përfaqësueses shqiptare, kampion dhe nën kampion i Ballkanit, kampion te “Vllaznisë” e “Dinamo”, pratoganist dhe pjesë e historisë më të ndritur të futbollit tonë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Ramiz Alia iu drejtua me shaka Boriçit të famshëm: Ti Loro rri këtu në Jugosllavi, se në Shkodër ka dale një djali ri, një Pal Mirash, që të ka zënë…”! / Historia e panjohur e legjendës së futbollit shqiptar

“Lojtarët sovjetik të ‘Spartakut’ të Moskës mbanin ‘Medaljen e Trimërisë’, pasi kishin luftuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, por ekipi ynë dhe Pal Mirashi…”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit shkodran

                                                             Vijon nga numri kaluar

Shqiptarët janë gjithnjë në kërkim të golit tjetër dhe ja në minutën e 20-të sjell çastin sublim të Parapanit, të cilin detyrohen ta bllokojnë forcërisht në zonë kur po tentonte të godiste topin. Gjyqtari Istrati i ndodhur fare pranë aksionit, nuk nguron aspak: 11 metërsh! Kush mund ta godiste topin me një qetësi të tillë olimpike, përveç arkitektit Boriçi?!

Shqipëria tashmë dikton gjithçka në fushën e lojës dhe duket se fitorja nuk do të ndalej këtu. Tre minuta pas penalltisë ekzakte, do të lind një kombinacion i ri Boriçi-Biçaku-Mirashi dhe zëri i komentatorit të Radio-Tiranës, do të thërriste: Goool, goool, gol i shkëlqyer pas një kthese origjinale “made in Mirashi”, topi ka shpartalluar mbrojtjen mike dhe tund rrjetën e Kostovit! Shqipëria 3 Bullgaria 1: Protagonisti Mirashi.

50 vjet më vonë, do të kujtonte me saktësi: “Në ndeshjen e fundit na duhej patjetër fitorja. Dhe kur pjesa e parë përfundoi 0:0, frika se nuk do të çanim dot, ishte evidente. Veç se Broçiç reagoi; nga pesë sulmues, tërhoqi pak më prapa Biçakun, duke krijuar një 3-3-4, që solli mjaft përmirësime.

Më pas erdhi goli i Telitit dhe Loroja me kupën, gëzimi dhe entuziazmi i publikut! Dhe përsëri Broçiçi; Dikush kishte thënë, që të më zëvendësonte me një shok tjetër të skuadrës.‘Kurrë – ishte përgjigjur Broçiçi – dhe në se më impononi një gjë të tillë, unë marr valixhet largohem”.

Besimin e trajnerit djaloshi ezmer e justifikoi më së miri, në tre ndeshje shënoi dy gola, aq sa ustallarët e vjetër Boriçi e Teliti, ai mbeti gjithnjë kërcënues, elegant, finok, i përpiktë, e xhentëlmen në dhurimin e topave asist për kolegët e vet sulmues.

Pal Mirashi me ekipin e tij solid dhe luftarak, shkroi me germa të arta kapitullin e parë të historisë së kombëtares sonë, e cila megjithëse rinore nga motet dhe e pa sprovuar në mejdane, kaloi si burrneshë provën e zjarrit, duke arritur atë që edhe skuadrat e mëdha do ta kishin ëndërr dhe krenari.

Për kohën ishte pa dyshim ngjarja më e bujshme, më shndritshme, më e pazakontë, që akoma edhe pas 60 vjetësh, mbetet si pikë referimi e historisë, jo fort fatlume të futbollit tonë. Ata djem të talentuar të Kombëtares së parë shqiptare, me moshë 23,6 vjeç, patën fatin e madh të udhëhiqeshin nga trajneri jugosllav Ljubisha Broçiç, teknik me prestigj evropian, i cili më pas do të shpallte kampion, emra të mëdhenj si; “Juventusin” e Italisë dhe do të drejtonte “Eind’hovenin” e Hollandës.

Broçiç bëri dy zbulime të mëdha Shqipërinë, si kampione e Ballkanit edhe pse ishte Kombëtarja me re e Evropës, zbulimi i dytë ishte “xhevahiri” Mirashi, më i riu i ballkaniadës. Besnik Dizdari, duke ju referuar historisë, thotë:”…Befasia e plotë ishte Mirashi 20-vjeçar, i cili la jashtë njëmbëdhjetëshit të kuq një tufë emrash të mirënjohur të futbollit tonë”. Fitoret janë “mjalti” i futbollit, humbjet janë “kripa” e hidhur e tij, prandaj futbolli është i bukur se i ka të gjitha brenda lëvozhgës magjike të topit të rrumbullakët.

Viti 1947 për Kombëtaren tonë qe një viti jo i mbarë me humbje të hidhura, shterpësi të plotë rezultatesh, golash e pse jo edhe loje. Shqipëria ndëshkohet idhtë me 4 gola pa asnjë të shënuar në shtëpinë e vet nga Rumania, pëson 0:3 në Hungari, 0:2 në Bullgari dhe mundet në Tiranë; 2:4 nga Jugosllavia. Shqipëria brenda një viti gremiset nga “maja e malit” dhe bie në “humnerën” e errët, e fundit në renditjen e ekipeve ballkanike, pa asnjë pikë. Ku ishte Mirashi në këtë vit të mbrapshtë futbollistik? Ai nuk duket as te kombëtarja sa tek “Vllaznia”!

Çudirat shqiptare nuk kanë të sosur në çdo epokë. Pal Mirashi vetëm një javë pas Kampionatit Ballkanik, në tetor të vitit 1946, arrestohet dhe përfundon në burg, me akuzën si bashkëpunëtor me reaksionin dhe Klerin Katolik, kundër pushtetit popullor”! Ky ishte “shkaku” që humbi pa gjurmë pa nishan, i mirënjohuri Mirashi, duke befasuar edhe vetë trajnerin e Jugosllavisë, i cili u shokua, kur mësoi se ai gjendej në burg, prandaj pas fitores 2:4 në Tiranë, në ballkaniadën 1947-ës, në hotel “Dajti”, iu drejtua një udhëheqësi të lartë shqiptar (Ramiz Alisë). “Ku e keni Mirashin?! Do të isha i lumtur sikur ta kisha në ekipin tim”!

Qortimi i teknikut jugosllav duket se i bëri përshtypje funksionarit të lartë shqiptar për të reflektuar, se Mirashi nuk ishte armik, por i bënte nder Shqipërisë, duke luajtur për flamurin e saj. Mirashi lirohet nga burgu dhe vetëm një javë më pas, ish i burgosuri bëhet heroi i shqiptarëve në Bukuresht, me atë gol të paharruar ndaj Rumanisë, në atë fillim maji të 1948.

Në vitin 1948, Shqipëria ngrihet nga “ferri” dhe përsëri gjen rrugën drejt “parajsës”, barazon 0:0 me Hungarinë e majave të futbollit botëror, zhvillon me 27 qershor një ndeshje brilante nga më inkandeshentet e kompeticioneve ndërkombëtare, me Jugosllavinë në Beograd. Shqipëria nuk fitoi një pike, por humbi një të tillë në Beograd.

Radiokronisti Anton Mazrreku, do ta transmetonte këtë ndeshje drejtpërdrejt nga stadiumi “Hvala” i Beogradit, i tejmbushur me mbi 40-mijë shikues, duke theksuar me plot gojën, se; “shqiptarët duhet ta kishin fituar atë ndeshje, pasi me kundërsulmet e tyre ishin fare pranë golit, por fati nuk deshi plotësisht”.

Pal Mirashi duke kujtuar motin e shkuar, na bën me dije se; “atmosfera shumë e tensionuar në marrëdhëniet politike mes dy vendeve, pati efektin e vet jo të vogël, që fatmirësisht ndikoi në karikimin maksimal të baterive nga ana jonë…! Ish trajneri ynë i dy viteve më parë, Broçiç, tani në stolin e Jugosllavisë, në mbarim erdhi dhe na përgëzoi si fituesit moral të takimit, duke na thënë: Ju lumtë o djemtë e mi”!

Pa dyshim një nga momentet më të ndritura të karrierës së Pal Mirashit, një nga solsticet e rralla dhe i pari në historinë e futbollit tonë, është fitorja e kombëtares sonë në Rumani, më 2 maj 1948, për Kupën e Ballkanit dhe Evropën Qendrore. Goli i vetëm i atij takimi të pazakontë, ka firmën e Pal Mirashit.

”Goli ishte një mendje e krejt ekipit. Kam qenë në krahun e majtë kur mora topin nga Boriçi, kam dribluar alfin kundërshtar, pastaj edhe një tjetër dhe kam arritur në cep të zonës. Aty kam lëshuar një diagonale të fortë dhe kam pa topin në rrjetë. Kam qa nga gëzimi…! Ç’them unë; kemi qarë të gjithë”.

Gazetat rumune me tituj të mëdhenj, evidentonin fitoren e madhe shqiptare, “Rumania e lirë” shkruante: “Shqipëria e vogël me një sport madhështor”, ndërsa “Cotidional” shprehej: “Cilësitë e shqiptarëve, duhet t’i adaptojnë edhe skuadra nacionale e Rumanisë”. Në vitin 1948, Shqipëria del e e dyta në Kupën e Ballkanit dhe Evropën qendrore, pas Hungarisë, duke lënë pas Poloninë, Bullgarinë, Rumaninë, Jugosllavin, dhe Çekosllovakinë.

Pal Mirashi kishte klasin e tij të veçantë, topin e ledhatonte e tërhiqte pas vetës dhe e çonte ku dëshironte, godiste në çdo pozicion, vraponte furishëm dhe si atlet që ishte dilte fitues në duelet e shpejtësisë, pa  dyshim zotëruesi më i mirë i ajrit, dinak si çakalli dhe shenjëtar si skifteri.

Specialistet e futbollit e kanë cilësuar Mirashin: “Si rrallë futbollist që ishte i djathtë dhe nuk mund ta dalloje se cilën këmbë kishte të tijën, madje kalimin në krahun e majtë, e ka bërë vetë siç ka deklaruar më shumë të praktikojë sallaken, se sa të djathtën”. Ajo që e dallonte Mirashin nga të tjerët, ishin goditjet me kokë; “Asnjëherë thoshte Mirashi, nuk kam gjuajtur nga vendi”.

Mirashi me “Vllazninë” ka luajtur edhe edhe si qendërsulmues, duke mbajtur numrin 9, edhe me “Spartakun” e Moskës, në të njëjtin pozicion u aktivizua, në këtë pozicion u thirr në kombëtare si zëvendësues i Boriçit, por Broçiç ndryshoi mendim në ndeshjen miqësore me Malin e Zi, duke e eksperimentuar si sulmues të majtë. Aty luajti gjatë ballkaniadës dhe më pas gjatë gjithë karrierës sportive.

Mirashi ka qenë sportist i gjithanshëm, është shquar në atletikë në garat e shpejtësisë, të kërcimit së larti, të kërcimit me shkop, në gjimnastikë, e në zhytjet e guximshme e akrobatike pikjadë nga ura e Mesit dhe Bahçellekut në lumë. “Zhytjet në lumë më kishin bërë të kisha të veçantën time në goditjet me kokë”- sqaron Mirashi: “Bëja një tre hapshin si peshk…po si peshk në zhytje e sipër. Dhe kam realizuar gola që më jepnin kënaqësi jo vetëm mua, por edhe publikut që më ndiqte”.

Mirashi ka marrë pjesë në gara çiklistike me “Vllazninë”, spektaklet me motor, kanë qenë pasioni i tij ashtu si basketbolli, volejbolli, pingpong, noti etj. Me “Vllazninë” ka luajtur deri në vitin 1949, fundi i këtij viti e gjen në radhët e Klubit Sportiv më të ri “Dinamo”, me të cilin fiton edhe titullin e kampionit, madje Mirashi kujton se i ka shënuar 3 gola “Vllaznisë” së tij, një në Tiranë e, dy në Shkodër.

Pas një viti Pali do të martohej me një vajzë libohovite me prejardhje nga një shtresë bejlerësh. “Herezia” dashurore bëhet shkas që ta linin për një vit jashtë fushave të futbollit. Pal Mirashi i përkëdhelur nga dy dashuri të mëdha, duhej ta braktiste njërën prej tyre, ose përndryshe, nuk do t’i shpëtonte ndëshkimit. Por karakteri dhe serioziteti nuk ia lejonte të ligështohej, ai nuk u tërhoq, por me durim i suportoi të gjitha.

Pas një viti i japin të drejtën të luajë tek Tirana me pretekstin se; meqenëse “Partizani” e “Dinamo” ishin të forta, Tirana duhej përforcuar. Arrijnë vende nderi, në një kampionat ku dominohej nga “despotizmi” i dy kryeqytetaseve të tjera. Në Tiranë Palit i doli një këngë, që i këndohej nga fansat e tij: “Sa qime ka kali/ Aq gola bën Pali”.

Mirashi militoi në klubet më të zëshme të futbollit shqiptar. Me 29 qershor 1949, në minutën e 50-të realizoi golin e fundit ndërkombëtar, në ndeshjen Shqipëri-Rumani, 1:4, ndërsa me 1 maj 1950, në takimi Shqipëri-Poloni,0:0, është ndeshja e fundit ndërkombëtare. Një karrierën suksesshme pritet në mes nga një dashuri tjetër, që ia mbylli një herë e përgjithmonë derën e nacionales dhe të daljes jashtë portave të Shqipërisë, kur ishte vetëm 25 vjeç.

Mirashi luajti 9 takime me fanellën kuq e zi, nga këto 6 qenë për Kupën Ballkanike. Ai dhe Përfaqësuesja patën një bilanc pozitiv për t’u pasur zili; 4 fitore, 3 barazime, 2 humbje, me golavarzh 12:7, shënoi 4 gola për ngjyrën e fanellës se vet dhe u shpall kampion dhe nën kampion i Ballkanit, në vitet 1946, 1948. Mirashi vazhdoi të luante me Tiranën, deri në vitin 1958, vit kur do të tërhiqej nga nga futbolli.

“Kleçkat” biografike do ta ndiqnin pas si hije denigruese, për ta degdisë në guroren e Tiranës, në Uzinën “Partizani” e, Ndërmarrjen e Ndërtimit “21 Dhjetori”, gjithkund u shqua si punëtori i mirë dhe i pa fjalë. Pal Mirshi ka drejtuar skuadrat e ndërmarrjeve dhe të rinjtë e Tiranës.

Në vitin 1963, kur arriti të kaloi në profesionin e vet të arsimtarit, ndjeu një sadisfaksion të veçantë, punon me përkushtim dhe pasion djaloshar punën e mësuesit të edukimit fizik, deri në vitin 1982, kur edhe doli në pension. Mirashi gjithë jetën ka qëndruar i lidhur ngushi pas futbollit dhe sportit në tërsi, duke qenë një ekspert i zbulimit të talenteve të reja dhe një “vreshtarë” i mirë i shtratifikimit të tyre.

Simon Deda, Kolec Kraja, Qamil Halluni, janë evidentuar nga syri i mprehtë i Mirashit. Miku i Mirashit Skënder Jareci, në vitin 1965, kur “Vllaznia” ishte gjendje kritike, erdhi në Shkodër duke stimuluar elementin e ri, si Paulin Ndonjë dhe Sabah Bizin, arriti të fitoi Kupën e Republikës. Pal Mirashi i informuar nga miku i tij, u bë kureshtarë t’i vëzhgonte drejt për drejt këta dy emra, që më pas do të bënin histori.

“Kur e pash Sabah Bizin – thoshte në kujtimet e veta Pal Mirashi – sikur më solli në mëndje adoleshencën time, prandaj më shumë besim i them të vëllait, se ka të gjitha të dhënat po të stërvitet rregullisht, do të bëhet një futbollist i madh. Pas disa kohësh i vëllai i Sabahut, duke ditur se isha mik Loro Boriçit, trajnerit të Partizanit, vjen e më thotë: ‘Së pari nga nevoja ekonomike dhe së dyti edhe për një regjim më rreptë sportive, do kisha dëshirë që Sabahu të aktivizohej tek ‘Partizani’.

Sikur të bisedoje ti që Loroja ta provonte. Jam i bindur se ai djalë është i talentuar, prandaj do t’i them pa frikë profesorit u përgjigja unë’. Pas një ndeshje që u zhvillua në Tiranë i them Loros; ‘E pe atë sulmuesin e ri shkodranë? Të këshilloj që ta marrish tek ‘Partizani’. – Pal – më tha – ty të pëlqejnë lojtarët teknik. Mua më duket pak sa i bjerrtë nga këmbët dhe nuk e di a do ta përballoj fizikisht të luaj me ‘Partizanin’.

– ‘Është njomëzak duke u rritur, ka të dhëna e mrekullueshme teknike, pastaj duke u stërvitur nga ju, nuk ka rrugë tjetër veç të kondicionohet plotësisht’. – ‘Mirë more Pal’ për hair na qoftë – më tha ‘sovrani’ Loro Boriçi”. Nëse shumica e sportdashësve të asaj kohe nuk e ditën se Mirashi e bëri këtë “shkuesi”, ne, më vonë do ta mësonin të gjithë, se çfarë lufte bëri “Partizani” ta mbante për vete edhe pas shërbimit ushtarak, asin shkodran.

Pal Mirashi është pararendës i futbollit spektakolar. Bashkëkohësit e tij në Shkodër dhe Tiranë, kujtojnë se ai e luante topin sikur të kishte lindur me të, driblonte me shumë lehtësi dhe elegance, por ajo që binte më tepër në sy, kanë qenë goditjet shokuse që pjellin gol dhe fluturime e tija me kokë. Mirashi ka qenë shkodrani “fluturues”, “pirati i ajrit”, inspirues i golit, i paimitueshëm nga askush tjetër, përveç Zhegës, që së bashku përbëjnë dyshen më të mirë të gjitha kohërave, për goditjet në ajër.

Shkodrani fluturues Pal Mirashi, ka frymëzuar piktorin Kujtim Buza, të realizoi një pikturë interesante në të cilën goladori ynë paraqitet me krahë faturues si të pëllumbit, duke shigjetuar topin për hava. Ish-kapiteni dhe njëkohësisht trajneri elbasanas Ruzhdi Bizhuta, sollaku i tmerrshmi i sprovuar në sfida të mëdha me fisnikërinë, sinqeritetin dhe çiltërsinë e një kapedani të vjetër, do të deklaronte pas 51 vjetësh, për një nga gazetat të mëdha sportive kombëtare “Sporti Ekspres”: “Të majtën e kam pasur të hidhur, por e djathta…?! Ajo i ka çaluar…! Pal Mirashi ka qenë sulmues i zoti, përdorte mirë të dyja këmbët.

Zëvendësimi që beri trajneri Broçiç, ishte me vend, sepse si atë, si edhe mua, do na qeshnin kundërshtarët, se në formacion ishte përfshirë një lojtarë me një këmbë”. Kampioni i fundit i vitit 1946, Pal Mirashi vdiq 13 tetor 2001, i dekoruar me urdhrin “Naim Frashri” i klasit I-rë dhe titullin më të lart sportiv, “Mjeshtër i Merituar”.

Vdiq pasi futbollit shqiptar i dha gjithçka dhe prej tij nuk mori asgjë, përveç se pavdekësi. Sa do të shkruash dhe të flasësh për të, gjithmonë do të leshë gjëra pa thënë, për ato që bëri dhe për ato që se lanë t’i bënte. Publicistika dhe historiografia sportive, ka bërë shumë pak për këtë brez të shkëlqyer, nga më vitalët dhe më të sakrifikuarit e futbollit tonë, prandaj nostalgjia dhe simpatia që kam për këtë brez, ndoshta deri diku më ka bërë të tejkaloj masën, çfarë nuk do të bënte dot një analist futbolli, por duke pranuar se nuk jam i tillë, unë fola me gjuhën e letrarit sportdashës, që dukagjinasit Mirashi, Tahiri Gjeloshi, Deda, Shllaku, Grima etj., të mbesin të pa shlyer në kujtesën e brezave që vinë.

Mirashi nuk bën përjashtim nga epoka së cilës i përkiste. Ai është një kampion i shkollës amatore të futbollit tonë, shkollë e re e guximshme me diferenca të pa përfillshme me vendet më të zëshme në këtë sport në Ballkan dhe Evropën Qendrore. Bashkëkohësi dhe rivali i Mirshit, 81 vjeçari “Mjeshtri Sportit”, Xhelal Juka thoshte:

Mirashi nuk është shquar shumë për volum loje, as në planin fizik, është shquar si manovrues i shpejtë, si kërcimtar dhe goditës i mirë me kokë. Ka pas fat dhe rezultate pozitive në ndeshjet deçizive kombëtare e ndërkombëtare. Nuk ka qenë aq kompleks sa Boriçi, por shumë më pak individualist e, më i thjeshtë se ai”.

Pali ka lënë dy djem, Alsidin dhe Artanin, Alisidi ka luajtur si qendërmbrojtës me skuadrat e kategorisë së dytë, të Reshenit dhe Burrelit, është arsimuar në Institutin e Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi” në Tiranë dhe ka një jetë të tërë që punon si mësues fizkulture.

Edhe Artani ka luajtur basketboll dhe futboll, por për arsye dëmtimi në gju, është detyruar të tërhiqet nga sporti. Djemtë e Pal Mirshit, kanë trashëguar nga babai i tyre forcën e karakterit, edukatën shëndoshë, dhuratë e një një shtrese të goditur mes një nëne nga një dere e fisme Libohovite dhe një dukagjino-shkodrani, prototip i një race të vitale tipike arbërore. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Dramën ‘Shtëpia nr. 1961’, Shpëtimi ma dha vetë për ta lexuar, por ndodhi fatkeqësia dhe lajmin për vdekjen e tij, unë...”/ Dëshmia e rrallë e regjisorit të njohur për dramaturgun e talentuar!

Next Post

“Enver Hoxhën unë e kam njohur shumë herët, në vitet e luftës, por nuk e mendoja kurrë, që do të shndërrohej në diktator, kurse për portretin e tij...”/ Dëshmia e rrallë, e kompozitores së njohur, Dhora Leka

Artikuj të ngjashëm

“Ramiz Alia iu drejtua me shaka Boriçit të famshëm: Ti Loro rri këtu në Jugosllavi, se në Shkodër ka dale një djali ri, një Pal Mirash, që të ka zënë…”! / Historia e panjohur e legjendës së futbollit shqiptar
Sport

“Ramiz Alia iu drejtua me shaka Boriçit të famshëm: Ti Loro rri këtu në Jugosllavi, se në Shkodër ka dale një djali ri, një Pal Mirash, që të ka zënë…”! / Historia e panjohur e legjendës së futbollit shqiptar

September 14, 2025
“Lojtarët sovjetik të ‘Spartakut’ të Moskës mbanin ‘Medaljen e Trimërisë’, pasi kishin luftuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, por ekipi ynë dhe Pal Mirashi…”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit shkodran
Sport

“Lojtarët sovjetik të ‘Spartakut’ të Moskës mbanin ‘Medaljen e Trimërisë’, pasi kishin luftuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, por ekipi ynë dhe Pal Mirashi…”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit shkodran

September 14, 2025
“’Tirana’ e Lym Allës, ndryshoi historinë e futbollit kombëtar, kur u shfaq triumfuese, spektakolare, që kur fitoi Kupën e Republikës, në prill 1963, me…”/ Katër ekipet që bënë epokë në futbollin shqiptar
Sport

“’Tirana’ e Lym Allës, ndryshoi historinë e futbollit kombëtar, kur u shfaq triumfuese, spektakolare, që kur fitoi Kupën e Republikës, në prill 1963, me…”/ Katër ekipet që bënë epokë në futbollin shqiptar

September 5, 2025
“Kur Arsen Hoxha u tha delvinjotëve; ju keni rënë dakord, që të fitojë Saranda, ata protestuan, takimi u mbyll 1-1 dhe policia e mori arbitrin, duke…”! / Dëshmia e rrallë e “Pupes”, personazhit mitik të Delvinës
Sport

“Kur Arsen Hoxha u tha delvinjotëve; ju keni rënë dakord, që të fitojë Saranda, ata protestuan, takimi u mbyll 1-1 dhe policia e mori arbitrin, duke…”! / Dëshmia e rrallë e “Pupes”, personazhit mitik të Delvinës

July 26, 2025
“Derbi ‘Jonian’ mes Himarës dhe ‘Butrinit’, mbahej gjallë nga Simo Kallushi dhe i plotfuqishmi zonës, polic Luftari, që u thoshte arbitrave…”/ Historia e panjohur e ekipeve rivale, që “ndiznin” qytetet e vogla
Sport

“Derbi ‘Jonian’ mes Himarës dhe ‘Butrinit’, mbahej gjallë nga Simo Kallushi dhe i plotfuqishmi zonës, polic Luftari, që u thoshte arbitrave…”/ Historia e panjohur e ekipeve rivale, që “ndiznin” qytetet e vogla

July 25, 2025
“Kur na çonin në malin e Dajtit, ku përveç televizorit ‘Lura’, s’kishim asnjë argëtim, sportistët iknin te antena në majë dhe shikonin RTL-në apo, Tele Norbën…”! / Historia e “pushimeve” të ekipeve, para viteve ’90-të
Sport

“Kur na çonin në malin e Dajtit, ku përveç televizorit ‘Lura’, s’kishim asnjë argëtim, sportistët iknin te antena në majë dhe shikonin RTL-në apo, Tele Norbën…”! / Historia e “pushimeve” të ekipeve, para viteve ’90-të

July 21, 2025
Next Post
“Enver Hoxhën unë e kam njohur shumë herët, në vitet e luftës, por nuk e mendoja kurrë, që do të shndërrohej në diktator, kurse për portretin e tij…”/ Dëshmia e rrallë, e kompozitores së njohur, Dhora Leka

“Enver Hoxhën unë e kam njohur shumë herët, në vitet e luftës, por nuk e mendoja kurrë, që do të shndërrohej në diktator, kurse për portretin e tij...”/ Dëshmia e rrallë, e kompozitores së njohur, Dhora Leka

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme