• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, September 15, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Sport

“Ramiz Alia iu drejtua me shaka Boriçit të famshëm: Ti Loro rri këtu në Jugosllavi, se në Shkodër ka dale një djali ri, një Pal Mirash, që të ka zënë…”! / Historia e panjohur e legjendës së futbollit shqiptar

“Lojtarët sovjetik të ‘Spartakut’ të Moskës mbanin ‘Medaljen e Trimërisë’, pasi kishin luftuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, por ekipi ynë dhe Pal Mirashi…”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit shkodran
“Edhe pse në fushë u futën titullarët e Komitetit të Partisë dhe Degës së Brendshme, duke e kërcënuar, Xhelal Juka, s’pranonte të dilte nga loja, pasi…”/ Historia e panjohur e ndeshjes së 15 majit 1951
“Në Hotel ‘Dajti’, ku drejtori Topollaj na priti si miq të vjetër, daja, Xhiakomo, takoi pas 44 vitesh shokun ekipit, Demnerin…”/ Kujtimet e italianit, nipi i ish-portierit të Kombëtares shqiptare
“Sabah Bizi, nuk dallohej për regjim të fortë sportive, por para ndeshjes me gjermanët, për të mbajtur Bekenbauerin, unë ‘ndrydha’ mirë me çelës dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Loro Boriçit
“Loro Boriçi shënojë edhe golin e tretë me Lacion, duke çuar rezultatin 3 me 2 dhe eliminimin e Juventusit nga Kupa e Italisë…”/ Ndeshja e 1942-it, ku shkëlqeu futbollisti shqiptar, të cilin e ëma, s’e la të luante
“Lojtarët sovjetik të ‘Spartakut’ të Moskës mbanin ‘Medaljen e Trimërisë’, pasi kishin luftuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, por ekipi ynë dhe Pal Mirashi…”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit shkodran

Nga Prelë MILANI

Pjesa e dytë

                                                  PAL MIRASHI, “SKIFTERI” I FUSHËS

Memorie.al / Skuadra e zemrës është si gruaja, dashnore e vërtetë. Sportistët idhuj janë si fëmijët që ka sjellë kjo grua në jetë, prandaj sa më shumë kalojnë vitet aq më tepër rritet nostalgjia, për të shkuarën që i përket historisë, pasi historia është libri interesant i jetës, prandaj vetë jeta është histori. Çdo kush që tenton të shfletojë historinë e  futbollit shqiptar  është i “dënuar” të përballet me portretin e një mjeshtri të racës kampione që mbante numrin 11 në fanellën kuq e zi të Përfaqësueses shqiptare, kampion dhe nën kampion i Ballkanit, kampion te “Vllaznisë” e “Dinamo”, pratoganist dhe pjesë e historisë më të ndritur të futbollit tonë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Lojtarët sovjetik të ‘Spartakut’ të Moskës mbanin ‘Medaljen e Trimërisë’, pasi kishin luftuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, por ekipi ynë dhe Pal Mirashi…”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit shkodran

“’Tirana’ e Lym Allës, ndryshoi historinë e futbollit kombëtar, kur u shfaq triumfuese, spektakolare, që kur fitoi Kupën e Republikës, në prill 1963, me…”/ Katër ekipet që bënë epokë në futbollin shqiptar

                                                                  Vijon nga numri kaluar

Vërshëllima e gjyqtarit, i dha rast skuadrës sonë të dilte nga shtetrrethimi i gjatë. Pjesa e dytë është tërësisht e skuadrës sonë, ku Begeja nga brenda zonës së rreptësisë gjuan fluturimthi por por mbrojtësi Malinin i “Spartakut të Moskës e largon topin vendosmërisht nga zona e tij. Në një kombinim të përpiktë Begeja-Mirashi i afrohen portës, dhe në përleshje me mbrojtësit sovjetik, Mirashi shigjeton me kokë, por portieri Zhelenkov zgjatet duke bërë mrekullinë e ndalimit të topit. Në minutën e 50-të, Fakja puthë shtyllën. Vetëm tre minuta më vonë, publiku ngrihet në këmbë, duke pandehur golin. Në minutën 71, përsëri rrezikon Skender Begeja.

“Në çaste kur pritej dalja në dritë e golit të ekipit tonë, Sokolof shënon golin tretë për miqtë. Gjithsesi skuadra jonë vazhdon luftën. Në minutën e 40-të, Mirashi merr një top nga Juka, triblon shumë mirë. Akolovin dhe Malinovin, por zhytja e portierit Zhelenkov, bën që të mos realizohet goli i nderit. Skuadra jonë luajti shumë mirë, sidomos në pjesën e dytë. Për t’u shënuar është loja e mirë e vijës së parë sulmuese, nënvizonte gazeta “Sporti”. Në ndeshjen me “Spartakun” e madh të Moskës, me 1 maj 1946, për herë të parë veshë fanellën që simbolizon ngjyrën e flamurit. Të parët patën kaluar në avantazh gardistët e “Spartakut “qysh në minutën e 25 të me anën e Malinit.

“Spartaku” kishte në përbërje mazhorancën e kombëtares sovjetike. Skuadra jonë luajti me zemër derdhi shumë djersë derisa barazoi Qamil Teliti me një penallti në minutën e ‘74. ”Spartaku” papritmas ndeshë në një pengesë të cilën e kalon me shumë vështirësi, por edhe befasohet. Gronetkin drejtuesi i “Spartakut” të Moskës. pohonte: “Takimet në të kaluarën me skuadrën italiane dhe jugosllave, natyrisht kanë influencuar te skuadrat tuaja. Parashikimet tona u vërtetuan, ju keni sportist serioz dhe çdo pjesëtar i skuadrës ishte një teknik i mirë”.

Njëmbëdhjetëshi shqiptar anti–“Spartak” ishte; Pozeli, Llambi Dibra, Fagu, Spahiu, Parapani, Teliti, Mirashi, Biçaku, Vasia, Begeja. Pas kësaj intermexoje ndëshkuese sovjetike, do të vijonte java e dytë e kampionatit tonë kombëtar. Në Shkodër do të vinte si mysafire “Ylli i Kuq” i Durrësit, ose ish -“Teuta”. Skuadra durrsake bije prehë e rradhës e “Vllaznisë” së pangopur me gola, dopjeta e Mirashit, plus golat e Met Vasisë dhe Xhevdet Shaqirit, vulosin gjithçka në favor të skuadrës shkodrane, që u dhuroj sportdashësve një lojë me ritëm me 4 gola dhe disa raste të tjera shënimi.

(Në minutën e 29 të pjesë së dytë, Mirashi përshëndet rrjetën me një goditje sa të përpiktë, aq të papërmbajtshme me kokë, pas krosimit Adem Smajlit. Vetëm dy minuta më vonë përsëri Pal Mirashi shënoj golin e tretë për shkodranët). Falanga shkodrane nuk njeh të ndalur, nuk njeh barazim vetëm fitore mbas fitoreje si në shtëpinë e vet, ashtu dhe jashtë saj, duke gremisur në humnerë pa mëshirë njëra pas tjetrës, “Apoloninë”, ku Mirashi përsëri shënon, “Besën”, ”17 Nëntorin” etj.

Qoftë gjatë xhiros së parë, qoftë gjatë xhiros së dytë, për të mbërritur me 23 qershor në sfidën më të madhe të atij kampionati, kur në Tiranë “17 nëntori” kërkonte revanshin e madh, për të frenuar në finish shkodranët që pastaj të shkonin ata në finale, me vlonjatët e grupit B. Ishte një sfidë e shumë pritur, e përmasave të rralla në historinë e deriatëhershme të futbollit shqiptar. Ishte finalja de facto e atij sezoni kompetitiv, prandaj edhe stadiumi “Qemal Stafa” siç theksonin komente sportive, nuk kishte asnjë vend bosh.

Gjithçka nisi mirë për “17 Nëntorin” në atë ndeshje të një epërsie të qartë të saj thuajse në gjithë 45 minutat e para, e mbrojtur plot siguri, para dhe pas golit të Biçakut të minutës 14. Ishte një kombinim i shkëlqyer; Ohri, Llambi, Begeja dhe më pas një goditje dënimi dhe gjuajtje në ajër e Biçakut dhe portieri Tahiri ndjen prapa valëzimin e rrjetës së tij. Në minutën e 35 fati duket sikur se anon nga shkodranët.

Në qoftë se në 35 minuta fati nuk u buzëqesh tiranasve, kur ata shpërdoruan në mënyrë të pafalshëm rastin më ideal që do ua dyfishonte rezultatin, në 44 minuta fati i braktis përfundimisht. Shkodranët baraspeshojnë gjithçka pas atij goli spektakolar, Adem Smajlit i cili realizon një kthesë akrobatike në ajër, duke befasuar, publikun, bashkëlojtarët e tij të skuadrës dhe duke kaluar në gjendje shoku psikologjik kundërshtarin i cili në pjesën e dytë u shpërfytyrua thua nuk ishte ai i pjesës së parë “Vllaznia” shndërrohet duke u bërë jashtëzakonisht e papërmbajtshme, topat shigjetojnë pamëshirshëm portën e Resulit.

Në minutën e 65 nga një largësi 12 metër, Adem Smajli lëshon bombën e tij të pamëshirshme dhe 2:1. “Në tribunë thotë kronika, shqyhen këmishët, digjen shami, vazhdojnë valët, ndërsa tifozët e Tiranës me duar të futura në xhaketa kërkojnë me gjetë shteg dalje”. Loja vazhdon “Vllaznia” dikton potencën e vet dhe në minutën e 79  Pal Mirashi shigjeton me kokë një top të nisur në adresë të tij nga Ernest Helepjani, duke katapultuar në rrjetën e Resulit.

Historiografi i gazetarisë sonë sportive, Besnik Dizdari, këtë gol e përshkruan si vijon: “Goli i Mirashit ishte vazhdim i driblingut të markës braziliane”. Gjashtë minuta më vonë Mirashi ka detyruar Resulin të zvarritet për të kapë topin përtej vijës fatale, përpjekja e të cilit rezultoi e dështuar, pasi loja duhej rifilluar përsëri nga qendra dhe Tirana ishte në gjendje nokaut të pa shpresë.

Në minutën e 88-te Met Vasija gjunjëzon përfundimisht në mënyrë poshtëruese 1:5 rivalen direkte, brenda në shtëpinë e saj. Titujt e gazetës “Sporti” janë më sensacionalë se kurrë: “Vllaznia” shpartallon “17 Nëntorin” – “Një lojë e parë e shkëlqyeshme e Tiranës pa përfundim” – “Një lojë e dytë e shkodranëve me përfundimin 5:1” – “Rezultat i pabesueshëm”, etj. “Koha e re” e Shkodrës ndër të tjera shkruante: “Vllaznia’ e shpartallon ‘17-Nëntorin’ dhe shpresat e tyre për fitimin e titullit. Tifozat me në krye imperatorin e tyre Loro Kovaçin kthehen ngadhënjyes në Shkodër. Tifoja e tyre nuk ka shkue hurç”.

Pas kësaj fitoreje me rivalen historike duket se “Vllazninë” asgjë nuk mund ta ndalonte nga kurorëzimi i trofeut të dytë radhazi. Me 7 korrik 1946, “Vllaznia” e përbërë nga i përhershmi Tahiri, Gjeloshi, Osmani, Dibra, Koxhja, Alibali, Smajli, Helepjani, Mirashi, Vasia, Ademi dhe Shaqiri, zbret në fushën e blertë të qytetit të Shkodrës, për tu ndesh me “Flamurtarin” e Vlorës, në finalen e parë të këtij kompeticioni.

Ambicia shkodrane për të siguruar fitoren qysh në takimin e parë ishte aq evidente, sa “Flamurtari nuk pati forcë të ndryshonte rrjedhën e një historie të paracaktuar. Vlonjatët ndëshkohen qysh në minutën e 4-ët, pas atij kërcimi të fuqishëm mbi kokat e mbrojtësve miq, të Mirashit, topi i gjuajtur prej tij rrëshqet furishëm në këndin e majtë të portierit Xhakomino Poselli, italianit të natyralizuar si vlonjat.

Në minutën e 58=të është përsëri Mirashi që përkul viganin Poselli për të dytën here, duke i dhënë vulën e fitores dhe paradhënien e titullit ekipit të vet. Gazeta “Sporti” nënvizon se; “Koxhja, Gjeloshi dhe Mirashi ishin trinia me e mirë e ekipit kompetitiv shkodranë”. Finalja e dytë u zhvillua në Vlorë me 28 korrik, Ernest Helepjani, Ruzhdi Çoba, Xhevdet Shaqiri nënshkruan fitoren O:3 ndaj “Flamurtarit” dhe kurorëzimin në mënyre ekstravagante të “Vllaznisë” si kampione e Shqipërisë për vitin 1946.

Pal Mirashi ka qenë një nga protagonistët kryesorë të fitores së madhe shkodrane, ai jo vetëm debutoi por me klasin e vet u afirmua si gjahtar i golit, nga 11 ndeshje që pati ai sezon në 10 ndeshje luajti si titullar duke shënuar 7 gola në ndeshjet më decisive.

Gjatë këtij sezoni Loro Boriçi nuk luajti asnjë ndeshje me ekipin e “Vllaznisë”, pasi ai ishte dëmtuar qysh në sezonin e kaluar, madje u përfol se mund të largohej përgjithmonë nga bota e futbollit, por fatmirësisht pasi ju nënshtrua një kurimi të gjatë në Jugosllavi, arriti të riaftësohej në fillim të vjeshtës së vitit 1946. Në kohën kur Boriçi po kurohej, ka shkuar për ta parë në spital Ramiz Alia, në atë periudhë një nga udhëheqësit e Rinisë Komuniste Shqiptare.

Ramizi që kishte njohje qoftë me Loron, qoftë me Pal Mirashin, ju drejtua me shaka Boriçit të famshëm: “Ti Loro rri këtu në Jugusllavi, së në Shkodër ka dale një djali ri, një Pal Mirash, që të ka zëvendësua e po shënon në çdo ndeshje”. Sipas thënieve të Alisidit dhe Artanit, babai i tyre është simpatizue shumë si futbollist nga Ramiz Alia, Josif Pashko dhe sidomos Kadri Hazbiu.

Mirashi në përbërje të Vllaznisë në vitet 1947, 1948, 1949 tre herë u rëndit një shkollë poshtë fronit të kampiones. Me 24 prill të vitit 1948, në takimin “Vllaznia”- “Vlora” Pal Mirashi, firmosë dy herë në goladën shkodrane 13:0, e pa parë në të gjithë historinë kampionateve tona të pas çlirimit.

“AVENTURA” MIRASHI ME NACIONALEN SHQIPTARE

“Binte shi në Tiranë me Jugusllavinë,

Vallzojnë Spahiu, Boriçi, Parapani,

“Zeusi “Mirash, lëshon një vetëtimë,

‘Qemal Stafa’ shpërtheu si vullkani….

Kur sulej Mirashi si grabitqar,

Portjer e mbrojtësa i kapte kaosi,

Me golin e tij magjik spektakolar,

Anijen bullgare në det e fundosi…”!

Me 22 shtator 1946, Përfaqësuesja shqiptare do të zhvillonte takimin e parë zyrtar ndërkombëtar, me një përfaqësuese të një vendi tjetër. Ishte zgjedhur Shkodra si bahçja ku lindi dhe u kultivua së pari ky sport tek ne, për të pritur ekipin përfaqësues të Malit të Zi. Shqipëria pas një loje të vrullshme falë sistemit “WM” që aplikoi me këmbëngulje trajneri Broçiç, fitoi thellësisht 5:0, shënuan nga një dopjetë shkodrani Xhelal Juka, kavajasi Qamil Teliti dhe vulosi përfundimisht gjithçka Ruzhdi Bizhuta. Kjo ndeshje ishte një test paraprak për skuadrën tonë në prag të Ballkaniadës që do të mbahej në fillim të tetorit 1946 në Tiranë.

Pal Mirashi ishte grumbulluar në 22-en selektive të Broçiçit. Konkurrenca për një vend në formacionin bazë ishte mjaft evidente; Besim Fagu, Bimo Fakja, Qamil Teliti, Vasfi Biçaku, Xhelal Juka, Loro Boriçi, Sllavo Llambi, Foto Janku, Aristidh Parapani, Bahri Kavaja, etj., secili pretendonte dhe ishte i denjë të luante në rolin e titullarit, qoftë  në sektorin e mesfushës, qoftë në të sulmit.

Mirashi 20 vjeçar në ndeshjen me Malin e Zi u aktivizua në minutat e fundit të pjesës së dytë, dhe vetëm kaq mjaftoi të fitonte besimin e teknikut të Broçiç. “Në çastet e fundit të lojës Broçiç thërret të ngrihet nga stoli i rezervave një djalosh 20-vjeçar, Pal Mirashin simpatik, si për t’iu kujtuar të gjithëve që mosha e re duhej të përshkonte përherë jetën e Kombëtares së Shqipërisë”!

Kombëtarja jonë e sapo formuar me 7 tetor 1946, u përball më një sfidë të vështirë ndaj “Mbretëreshës” së Ballkanit, Jugosllavinë e cila, kishte njohur edhe marrë pjesë në kampionatet botërore të përpara luftës. Tahiri, Dibra, Spahiu, Demneri, Llambi, Teliti, Boriçi, Biçaku, Mirashi, zbritën në qilimin e blertë të Stadiumit “Qemal Stafa”, për të çelur siparin e kampionatit ballkanik të futbollit. Ruzhdi Bizhutës dhe Xhelal Jukës u dukej si një ëndërr e pa besueshme, qëndrimi i tyre në stol dhe aktivizimi i “qumështorit” Mirashi.

Nuk do të kalonin vetëm 6 minuta nga fillimi i asaj ndeshje të stuhishme, në një ditë me shi të stuhishëm, kur publiku i pa zakontë, bankina dhe vetë aktoret e telenovelës sportive shqiptare, menduan: “A jemi në ëndërr apo zhgjëndërr”? Duke ju referuar kronikave sportive të kohës, rezulton se ka qenë një aksion i gjatë i skuadrës sonë, i filluar nga Spahiu i cili më parë kishte frenuar një aksion në kufi përpara zonës së Tahirit, pastaj ka nisur një pas të gjatë në thellësi për tek Boriçi i pagabueshëm, i cili ecën përpara duke nisur më në thellësi Parapanin, që me një rrotullim centron një top të shumëpritur drejt portës, ku Mirashi me një pikjadë të menjëhershme, e dërgon topin atje ku dëshironte vetë, në rrjetën Monsiderit.

S’kalojnë veç se dy minuta, kur Llambi harkon një top në afërsi të 16-shit, portieri jugosllav Monsider del nga porta në panik t’a kapi topin, por Teliti i shpejtë si rrufeja, më parë shënon të dytin gol për skuadrën tonë. Tifozeria e entuziazmuar kishte të drejtë të pyeste; “Çfarë po ndodh kështu në ‘Qemal Stafa’”?!

“Nuk kalojnë veçse 180 sekonda të tjera kur ja tek lind kombinacioni Fakja –Biçaku-Teliti-Mirashi, i cili pa menduar gjatë, shënon atë që duhej të ishte goli i tretë. Tre gola brenda 5 minutash, ishte një rekord botëror”! Por arbitri Istrati- siç nënvizon kronika, – në një moment pasigurie anulon golin, duke dhanë ofsajd”.

Mjeshtrit Mirashi ky gol i anuluar i mbeti peng gjithë jetën në shpirt: “Aksioni ishte model, unë bëra më së miri dhe në momentin e duhur atë që duhej të bëja. Kurrë nuk kam dyshuar se ai gol nuk ka qenë i rregullt, pa siguria e gjyqtarit i shpëtoi nderin Jugosllavisë në Tiranë”!

Kjo ndeshje pati dy tablo një pjesë të parë të dominuar totalisht nga lojtarët tanë që luajtën shpejt energjikisht dhe realizuan dy gola të shkëlqyer, plus një të anuluar që ishte po aq i denjë sa dy binjakët që realizuan Mirashi e Teliti.

Mbas pushimit skuadra jugosllave si rezultat i përvojës dhe i emrave të kalibrit evropian, mori në dorë frenat e lojës dhe pasi ka shkurtuar rezultatin me anën e Matoshiç në minutën e 47-të, pa kaluar 60 sekonda, historia tani përsëritet për jugosllavët që barazojnë me anë të Rubnik dhe pas tetë minutash Çaikovski përmbysi gjithçka në favor të skuadrës së vet, në një terren që nuk ngjasonte aspak si fushë futbolli, por si pellg i mbytur në ujë, gjithsesi sulmuesit e skuadrës shqiptare vazhduan të vozitin drejt portës kundërshtare, ndonëse pa sukses deri sa u dëgjue vërshëllima e fundit e arbitrit rumun Istrati.

Mirashi dhe shokët e tij demonstruan më të mirën e mundëshëm, humbën pikët e para, por fituan moralisht ndaj ndjenjës së inferioritetit, çfarë u vlejti jashtëzakonisht në suksesin që arritën me të tjerët. Askush nuk e besonte se Shqipëria kishte mundësi të arrinte një rezultat pozitiv me Jugosllavinë, apo aq më tepër të guxonte të ishte ajo kampionia e Ballkanit, ashtu siç u bë për çudinë e të gjithëve.

Një gjë të tillë nuk e mendonin as protagonistët e aventurës shqiptare. Pal Mirashi na ka lënë të shkruar një kujtim të atyre ditëve, që vërteton më së miri mendimin e mësipërm. “Kur kemi dalë në fushë në ndeshjen e parë me jugosllavët, më është afruar Bimo Fakja e, më ka thënë me zë të ultë: Do t’i hamë nja gjashtë sot’. Ishte hera e parë që luaja një ndeshje të vërtetë ndërkombëtare, madje isha shumë i ri, kuptohet emocionet më kapluan”.

Pas dy ditësh, me 9 tetor, Përfaqësueses shqiptare do t’i buzëqeshte një fitore e paharruar 3:1 ndaj Bullgarisë. Skuadra jonë që në minutën e 5-të gjendet në dizavantazh, kur Spasov me një aksion të shpejtë, dinak dhe elegant, gjuan fuqishëm duke përshëndetur rrjetën e Tahirit.

Skuadra jonë nuk demoralizohet kronikat e kohës shkruajnë se në minutën e 30-të Teliti përqendron nga e majta, Mirashi përdor kokën e tij të pagabueshme, për ta përcjellë topin bash tek këmbët e Boriçit, i cili pasi ka shmangur një tufë mbrojtësish bullgarë ,ka përcjellë topin në rrjetën e portierit Kostov, duke barazuar 1:1. / Memorie.al

                                                               Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ideja e tij ishte që Kosova të përmbyste regjimin e Titos, të krijohej një Parti Komuniste në Kosovë e, pastaj t’i bashkohej...”/ Dëshmia e historianit të njohur për letrën e Enverit dërguar Stalinit

Artikuj të ngjashëm

“Lojtarët sovjetik të ‘Spartakut’ të Moskës mbanin ‘Medaljen e Trimërisë’, pasi kishin luftuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, por ekipi ynë dhe Pal Mirashi…”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit shkodran
Sport

“Lojtarët sovjetik të ‘Spartakut’ të Moskës mbanin ‘Medaljen e Trimërisë’, pasi kishin luftuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, por ekipi ynë dhe Pal Mirashi…”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit shkodran

September 14, 2025
“’Tirana’ e Lym Allës, ndryshoi historinë e futbollit kombëtar, kur u shfaq triumfuese, spektakolare, që kur fitoi Kupën e Republikës, në prill 1963, me…”/ Katër ekipet që bënë epokë në futbollin shqiptar
Sport

“’Tirana’ e Lym Allës, ndryshoi historinë e futbollit kombëtar, kur u shfaq triumfuese, spektakolare, që kur fitoi Kupën e Republikës, në prill 1963, me…”/ Katër ekipet që bënë epokë në futbollin shqiptar

September 5, 2025
“Kur Arsen Hoxha u tha delvinjotëve; ju keni rënë dakord, që të fitojë Saranda, ata protestuan, takimi u mbyll 1-1 dhe policia e mori arbitrin, duke…”! / Dëshmia e rrallë e “Pupes”, personazhit mitik të Delvinës
Sport

“Kur Arsen Hoxha u tha delvinjotëve; ju keni rënë dakord, që të fitojë Saranda, ata protestuan, takimi u mbyll 1-1 dhe policia e mori arbitrin, duke…”! / Dëshmia e rrallë e “Pupes”, personazhit mitik të Delvinës

July 26, 2025
“Derbi ‘Jonian’ mes Himarës dhe ‘Butrinit’, mbahej gjallë nga Simo Kallushi dhe i plotfuqishmi zonës, polic Luftari, që u thoshte arbitrave…”/ Historia e panjohur e ekipeve rivale, që “ndiznin” qytetet e vogla
Sport

“Derbi ‘Jonian’ mes Himarës dhe ‘Butrinit’, mbahej gjallë nga Simo Kallushi dhe i plotfuqishmi zonës, polic Luftari, që u thoshte arbitrave…”/ Historia e panjohur e ekipeve rivale, që “ndiznin” qytetet e vogla

July 25, 2025
“Kur na çonin në malin e Dajtit, ku përveç televizorit ‘Lura’, s’kishim asnjë argëtim, sportistët iknin te antena në majë dhe shikonin RTL-në apo, Tele Norbën…”! / Historia e “pushimeve” të ekipeve, para viteve ’90-të
Sport

“Kur na çonin në malin e Dajtit, ku përveç televizorit ‘Lura’, s’kishim asnjë argëtim, sportistët iknin te antena në majë dhe shikonin RTL-në apo, Tele Norbën…”! / Historia e “pushimeve” të ekipeve, para viteve ’90-të

July 21, 2025
“Nga Çeço, Metani, Bukoviku e Gëzdari, te Agolli, Sejdini e Marjeta Zaçe, të cilët aty …”/ Historitë e panjohura të sportistëve të famshëm të kryeqytetit te Hotel “Donika”, vendi i gëzimeve por dhe dramave të mëdha!
Sport

“Nga Çeço, Metani, Bukoviku e Gëzdari, te Agolli, Sejdini e Marjeta Zaçe, të cilët aty …”/ Historitë e panjohura të sportistëve të famshëm të kryeqytetit te Hotel “Donika”, vendi i gëzimeve por dhe dramave të mëdha!

July 6, 2025

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme