• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, December 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Unë i thashë Prof. Pandeli Skramit, se në plenumin e Komitetit Qendror, do të ketë ndryshime, mbasi shoku Enver do japë dorëheqjen dhe…”/ Zbulohet dokumenti i Sigurimit, për Konferencën e Tiranës, në ’56-ën

Fjala e panjohur e Enver Hoxhës: “Çabej nuk ishte me ne, por ai nuk bëri krime dhe s’e morri baltën e atdheut në thundrrat e këpucve, si Koliqi…”/ Mbledhja me shkrimtarët e artistët në ’61-in
“Na masin pulsin, nëse do t’i mbajmë katër nëndetëset që na përkasin dhe roja sovjetike u ktheu automatikun marinarëve tanë…”/ Ditari sekret i Enverit, mars 1961
“Ne, deputetët e komunizimit flisnim ‘në emër të popullit’, si privilegj, kishim sediljen e parë në autobus dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-funksionarit të rrethit të Krujës, që votonte e fundit
Ditari sekret i Enverit: “Behari më njoftoi se polakët e kanë shpallur ‘non grata’ ambasadorin tonë, Musin Kroi…”/ Ngjarjet e shkurtit ’61, pas konfliktit me Moskën dhe fotot e rralla
Fotot e pabotuara / “Kur Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe Hysni Kapo, pozonin me ushtarakët madhorë, gjeneralë e kolonelë, të cilët…”
“Unë i thashë Prof. Pandeli Skramit, se në plenumin e Komitetit Qendror, do të ketë ndryshime, mbasi shoku Enver do japë dorëheqjen dhe…”/ Zbulohet dokumenti i Sigurimit, për Konferencën e Tiranës, në ’56-ën

Nga Dashnor Kaloçi

Memorie.al / Konferenca e Komitetit të Partisë së rrethit të Tiranës, e cila i zhvilloi punimet nga data 14, deri më 19 prill të vitit 1956, u mbajt nën frymën e kongresin e XX-të të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik të udhëhequr nga Nikita Hrushovi, që ishte zhvilluar në shkurtin e atij viti, ku udhëheqësit e rinj të Kremlinit, dënuan kultin e Stalinit dhe krimet që ishin bërë deri në atë kohë nga udhëheqja kryesore e Partisë. Ashtu siç dihet tashmë, menjëherë pas Konferencës së Tiranës, Enver Hoxha dhe udhëheqja e lartë e PPSH-së, u mobilizuan totalisht, duke goditur e dënuar të gjitha ata që kishin diskutuar apo ngritur zërin në atë konferencë, për kultin e individit dhe privilegjet e udhëheqjes së lartë të PPSH-së, kryesisht atyre që banonin në lagjen e veçantë të Tiranës së re, të quajtur “Bllok”.

Menjëherë pas mbarimit të konferencës, me porosi të veçantë të Enver Hoxhës, udhëheqja e lartë e PPSH-së nën drejtimin e Hysni Kapos, hartoi një listë me të gjithë ata që kishin diskutuar apo bërë pyetje gjatë konferencës, “në kundërshtim me vijën e Partisë”, duke i konsideruar “elementë antiparti”, ku më kryesorët ishin; Pëllumb Dishnica, Hulusi Spahiu, Pajo Islamaj, Niazi Jaho, Nesti Zoto, Vehip Demi, Peço Fidhi, Vandush Vinçani, Ihsan Budo, Iljaz Ahmeti, Taho Sejko, etj..

Enver Hoxha dhe udhëheqja e lartë e PPSH-së, nuk u mjaftua vetëm me dënimin e 21 personave që u akuzuan si “elementë antiparti”, të cilët u burgosën apo u internuan, por e vazhduan luftën dhe spastrimet ndaj “elementëve antiparti”, për të gjetur inspiruesit e vërtetë dhe ata që mendohej se fshiheshin pas atyre që kishin diskutuar në atë konferencë. E gjitha kjo bëhej, edhe si një parapërgatitje në prag të kongresit të III-të të Partisë së Punës së Shqipërisë, që do të zhvillonte punimet në nëntorin e atij viti. Veç të tjerash, kjo gjë bëhet e ditur edhe nga ky dokument arkivor me siglën “sekret” që po publikojmë në këtë shkrim, i cili mban datën 9 gusht 1956, ku Sigurimi i Shtetit, vazhdonte ndjekjen, përgjimet dhe hetimet, ndaj të gjithë atyre kuadrove komunistë, etj., për të zbuluar e dënuar “organizatorët” e Konferencës së Tiranës, si dhe ata që e kishin mbështetur apo solidarizuar me të.

Gjithashtu mund të lexoni

“Mund të vdesin fëmijët e vegjël, prandaj të rishihet urdhëri për heqjen e triskave të bukës ndaj familjeve, që kanë njerzit në burg, pasi…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i vitit 1955, me urdhrin e Kiço Ngjelës

“Në mbrëmje binim për të fjetur, por në mëngjes, jo të gjithë fëmijët zgjoheshin, kishin ngrirë në gjumë, të qara të vegjlish që kërkonin bukë, por asnjë kothere…”/ Reportazh nga ish-kampi i tmerreve

DOKUMENTI SEKRET I GUSHTIT 1956, ME KOMUNIKATËN OPERATIVE TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME, LIDHUR ME REAGIMET E DISA KUADROVE E KOMUNISTËVE, NDAJ KONFERENCËS SË TIRANËS

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                      SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                  Tiranë, më 9.VIII.1956

DREJTORIA E PUNËVE TË BRENDSHME

   -Ana e Sigurimit –

    -132

 Landa: Komunikatë Operative, datë 9. VIII. 1956

                                          MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME

                                                  Drejtorisë së Informacionit

                                             Tiranë

Major Petro Vidhima, njofton organizatën bazë të Partisë të M.L.K.A. se kishte mësuar nga anëtari i Partisë të kësaj organizate, kapiten Thoma Godelli, se sipas Thomajt, do të mblidhej plenumi i Komitetit Qendror të Partisë Punës Shqipërisë, se do të jepte dorëheqjen një i madh. Këtë çështje Thomait ja kishte thënë Pandeli Skrami, profesor në shkollën “Skënderbeg”.

Pandeli Skrami, gjatë pyetjeve në hetuesi për disa orë, nuk pranoj asgjë, ndërsa më vonë u detyrua të pranojë, duke u ballafaquar me kapiten Thomanë, dhe për këtë çështje deklaroj:

“Më 23 korrik, me kapiten Thomanë, kam biseduar se së shpejti do të mblidhet plenumi i Komitetit Qendror dhe atje do të bisedohet për dorëheqjen e një nga kuadrove kryesorë të Partisë, për arsye shëndetësore.

Këtë gjëra tha Pandeliu, i kam dëgjuar nga Lili Naska, i cili është në profesion kafexhi privat, ish-oficer i Xhandarmërisë së Zogut.

Në pyetjet që iu bënë Lilit, deklaroj se është e vërtetë se i kam thënë profesor Pandeli Skramit, se siç kam dëgjuar, do të mblidhet Plenumi i Komitetit Qendror dhe do të ketë ndryshime, mbasi shoku Enver Hoxha, do të caktohet me punë në pushtet.

Këto gjëra tha Lili, i kam mësuar nga Avni G., i cili më ka thënë se Gjeneral-major Tahir Kadareja ka dhënë dorëheqjen dhe tani do të mblidhet Plenumi dhe do të ketë ndryshime në qeveri. Avni Goxhi, nga Golemi i Kurveleshit, sot motorist, për një k aka qenë xhandar i Zogut, ish-B.p. i organeve të Sigurimit, i përjashtuar si i pavlefshëm.

Nga deponimet e Avniut, del se fjalët i kam mësuar nga dy burime. Është e vërtetë thotë Avniu, se unë i kam thënë Lili Naskës dhe këto unë i kam mësuar në këtë mënyrë:

Një farë Saliko Civili nga Gjirokastra, më tha një ditë se kishte marrë vesh se, Gjeneral-major Tahir Kadareja, u shkarkua nga detyra, kurse disa ditë më vonë, i quajturi Ali Bajram Karaj, që punonim në një kantier me të, dhe e njeh si person, por nuk ka shoqëri të shumtë me të, më ka thënë se do të mblidhet Plenumi i Komitetit Qendror dhe shoku Enver Hoxha do të shkarkohet, si dhe tre apo katër të tjerë.

Ali Bajram Karaj nga Preza dhe banues prej kohësh në Tiranë, i dënuar në vitin 1951, me 6 muaj burg politik për agjitacion e propagandë, në pyetjet që iu bënë dhe nga ballafaqimet me Avni Goxhi, nuk pranon në asnjë mënyrë që t’i ketë thënë Ali Karajt, Avni Goxhi.

Ndërsa më vonë, Ali Karaj, pranoi se i kishte thënë Avniut, kur ky më pyeti se çfarë kemi, ky i ka thënë se në Hungari është mbledhur Komiteti Qendror dhe janë bërë ndryshime, si në Parti, ashtu dhe në qeveri.

Avniu i ka thënë; po këtu në Shqipëri, çfarë do të kemi? Aliu i ka thënë se edhe këtu në Shqipëri do të mblidhet plenumi i Komitetit Qendror dhe patjetër do të ketë ndryshime në parti dhe në Qeveri, pa i caktuar personat se kush do ulej dhje kush do ngrihej.

Këto gjëra deponon Aliu, unë ja kam thënë nga vetja time, duke shikuar ndryshimet që bëhen në vendet e demokracive popullore. Ali Karaj është ndaluar nga ana jonë dhe me të po vazhdon hetuesia e rregullt. / Memorie.al

      NË MUNGESË TË DREJTORIT DHE ME AUTORIZIM TË TIJA

                   ZV. DREJTORI I PUNËVE TË BRENDSHME

                          Major Manol Milo

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Dhuna serbe ndaj popullit të Kosovës e viseve të saj, u shfaq edhe ndaj demonstratave të 1968-ës në Prishtinë, Tetovë etj., ku UDB-ja...”/ Dokumentet sekrete serbe, që u rrëmbyen nga shërbimet sekrete shqiptare

Next Post

“Revolucionin hungarez të ‘56-ës, e quajtëm asokohe ‘kundërrevolucion’ dhe ende forcat e majta në Shqipëri, që nga ajo kryesorja Partia Komuniste, nuk...”/ Refleksionet e profesorit dhe publicistit të njohur

Artikuj të ngjashëm

“Mund të vdesin fëmijët e vegjël, prandaj të rishihet urdhëri për heqjen e triskave të bukës ndaj familjeve, që kanë njerzit në burg, pasi…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i vitit 1955, me urdhrin e Kiço Ngjelës
Dossier

“Mund të vdesin fëmijët e vegjël, prandaj të rishihet urdhëri për heqjen e triskave të bukës ndaj familjeve, që kanë njerzit në burg, pasi…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i vitit 1955, me urdhrin e Kiço Ngjelës

December 1, 2025
“Në raportin e qeverisë së SHBA-së, paraqitur në OKB më 1955, për kampet e burgjet e Shqipërisë, përmëndej si imoral, Xh. Pogaçe, i kampit të Tepelenës…”/ Historia e panjohur e dy ushtarakëve
Dossier

“Në mbrëmje binim për të fjetur, por në mëngjes, jo të gjithë fëmijët zgjoheshin, kishin ngrirë në gjumë, të qara të vegjlish që kërkonin bukë, por asnjë kothere…”/ Reportazh nga ish-kampi i tmerreve

November 30, 2025
“Në qershor 1955, me porosi të Enver Hoxhës, dënohet me gjashtë vjet heqje lirie, me akuzën ‘agjitacion e propagandë’, por me ndërhyrjen e xhaxhait të tij, Esatit, ai…”/ Historia e trishtë e Dr. Dishnicës
Dossier

“Më 5 nëntor 1945, Kryesia e Këshillit Antifashist, përfshi edhe Enver Hoxhën, pranuan 28 nëntorin si ditë të çlirimit të Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë, pasi…”/ Refleksionet e historianes së njohur

November 28, 2025
“Pas 34 vitesh, kur u hap varri i At Serafinit, nga infermierja Marie, një besimtare katolike, që kishte varrosur vetë, u gjet…”/ Historia e trishtë e fratit që vdiq nën torturat e Sigurimit, në 1947-ën
Dossier

“Reshat Leskaj më arrestoi se kisha sharë Enver Hoxhën dhe më torturonte në qelitë e Degës së Korçës, vuajta 9 vjet në Spaç, gruaja komuniste më divorcoi, sepse…”/ Dëshmia e rrallë e korçarit rebel

November 29, 2025
Memorie.al
Dossier

“Sipas Ismail Qemalit, Shqipëria do të ndahej në tre kantone, me kryeqytete Shkodrën, Durrësin, Vlorën, që do qeveriseshin nga Preng Bibë Doda, Esat Pasha…”/ Refleksionet e historianes së njohur

November 27, 2025
“Në burg, Padër Filip Mazrrekun, e lidhën me pranga me hoxhën e Drishtit dhe fratit katolik i duhej të ulej me të, sa herë që Aliu mysliman falej…”/ Dëshmia e nipit të klerikut dhe muzikanti të famshëm
Dossier

“Në burg, Padër Filip Mazrrekun, e lidhën me pranga me hoxhën e Drishtit dhe fratit katolik i duhej të ulej me të, sa herë që Aliu mysliman falej…”/ Dëshmia e nipit të klerikut dhe muzikanti të famshëm

November 26, 2025
Next Post
“Revolucionin hungarez të ‘56-ës, e quajtëm asokohe ‘kundërrevolucion’ dhe ende forcat e majta në Shqipëri, që nga ajo kryesorja Partia Komuniste, nuk…”/ Refleksionet e profesorit dhe publicistit të njohur

“Revolucionin hungarez të ‘56-ës, e quajtëm asokohe ‘kundërrevolucion’ dhe ende forcat e majta në Shqipëri, që nga ajo kryesorja Partia Komuniste, nuk...”/ Refleksionet e profesorit dhe publicistit të njohur

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme