• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, August 28, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Gjetja e vëllimit të tretë të ‘Acta Albaniae…’ të Milan Shuflajt në Arkivin Shtetëror të Tiranës, është një sensacion i shkencor dhe kulturor, pasi…”/ Fakte të panjohura për albanologun e famshëm që u vra nga serbët

“Pas vrasjes së Milan Shuflait, ku tre të panjohur e goditën me levë në kokë, policia serbe i rrëmbeu dokumentet e dorëshkrimet e tij dhe …”/ Historia e panjohur e albanologut të famshëm
“Gjetja e vëllimit të tretë të ‘Acta Albaniae…’ të Milan Shuflajt në Arkivin Shtetëror të Tiranës, është një sensacion i shkencor dhe kulturor, pasi…”/ Fakte të panjohura për albanologun e famshëm që u vra nga serbët
“Gjetja e vëllimit të tretë të ‘Acta Albaniae…’ të Milan Shuflajt në Arkivin Shtetëror të Tiranës, është një sensacion i shkencor dhe kulturor, pasi…”/ Fakte të panjohura për albanologun e famshëm që u vra nga serbët
“Gjetja e vëllimit të tretë të ‘Acta Albaniae…’ të Milan Shuflajt në Arkivin Shtetëror të Tiranës, është një sensacion i shkencor dhe kulturor, pasi…”/ Fakte të panjohura për albanologun e famshëm që u vra nga serbët
“Pas vrasjes së Milan Shuflait, ku tre të panjohur e goditën me levë në kokë, policia serbe i rrëmbeu dokumentet e dorëshkrimet e tij dhe …”/ Historia e panjohur e albanologut të famshëm
1 Shtatori 1928, dita kur parlamenti i asaj kohe, sanksionoi ligjërisht dhe shpalli Mbretërinë Shqiptare, duhet të jetë ditë e shënuar zyrtare e shtetit tonë

Nga Anisa Papleka 

Memorie.al / Paanshmëria, korrektësia dhe simpatia e madhe ndaj popullit shqiptar, lidhjet e afërta me Shqipërinë, pranimi dhe argumentimi në mënyrë shkencore i tezës së prejardhjes së drejtpërdrejtë të shqiptarëve nga ilirët, si dhe autoktonia e tyre në trojet shqiptare, ishin shkaqe që e shtynë Beogradin për të organizuar vrasjen e Milan Shuflaj. Menjëherë pas atentatit policia konfiskoi të gjitha dorëshkrimet që ndodheshin në apartamentin e tij. Një pjesë e mirë nga këto dorëshkrime si duket janë humbur përgjithmonë, ngase edhe sot e kësaj dite nuk i gjejmë ndonjë gjurmë.

Jehona e vrasjes ishte e madhe. Reaguan me shkrimet e tyre: “Tribuna”, Romë; “Berliner Tagblat”; “Neë York Times”; “Frankfurter Zeitung”; “Arbënia”, Tiranë; “Vullneti i Popullit”, Tiranë, etj. Me një memorandum të veçantë, reaguan edhe kolosët e shkencës e të letrave si: Albert Einstein, Heinrich Mann, Dr. Josef Bajza, Dr. Max Hildebert Boehm, Dr. Karl Fritzler, Dr. Zenon Kuziela, Dr. Martin Spahn, Dr. Branimir Jeliq, Josip Milkoviq, Lumo Skendo, Faik Konica, si dhe “Ligue Internationale des Droits des L‘Homme”, “Federation Universitaire Internationale”.

Interesimin e Shuflajt për shqiptarët dhe Shqipërinë e ndeshim që në fillim të karrierës së tij shkencore, kur, duke hulumtuar e mbledhur dokumente nëpër arkivat e Dalmacisë, për “Codex diplomaticus” të Tadija Smiçiklasit, zbulon materiale burimore, shumë interesante, të pabotuara, që i takonin mesjetës shqiptare. Kjo periudhë, në atë kohë ishte e pa hulumtuar fare dhe zgjon interes të jashtëzakonshëm te studiuesi i ri, interesim ky që e preokupon aq shumë, sa bëhet qëllim kryesor i veprimtarisë shkencore për gjithë jetën. Gjatë gjithë kësaj periudhe kohore, nga pena e Dr. Milan Shuflajt, dolën studime të jashtëzakonshme me vlera të larta shkencore në fushën e albanologjisë.

Gjithashtu mund të lexoni

Do të vijë dita…

“Mirditasit dhe shaljanët konsiderohen si kushërinj me lidhje martesore dhe, nuk do të ndodhë kurrë, që një mirditor të marrë një vajzë nga Shala…”/ Libri i panjohur ‘Intireraret shqiptare’, i albanologut të famshëm

E tillë është vepra monumentale “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”, të cilën e boton së bashku me L. Thallocin dhe K. Jireçekun. Materialin e mbledhur Dr. Shuflaj e sistemonte dhe e përcillte me komente të ndryshme, kështu që të shumtën këto komente paraqesin diskutime me vlerë të lartë shkencore dhe mund të shfrytëzohen si studime të veçanta. Punën për përgatitjen e botimit të kësaj kryevepre e ka vazhduar edhe më tutje. Janë përshkruar një pjesë e dokumenteve nga arkiva të ndryshme, është konsultuar literatura përkatëse, si dhe është bërë plani konkret për botimin e vëllimit të tretë.

Gjetja e regestave të vëllimit të tretë të “Acta Albaniae…” në Arkivin Qendror Shtetëror të Tiranës, është një sensacion i vërtetë shkencor dhe kulturor. Kohët e fundit, në shtypin periodik, si dhe në studime të veçanta, në Kroaci, Shqipëri, Kosovë, Greqi, Austri, Itali, por edhe gjetiu, është shkruar se është gjetur vëllimi i tretë, i cili ishte i gatshëm për botim. Në fakt, e vërteta është krejt ndryshe. Dr. Milan Shuflaj nuk kishte arritur ta përgatiste për botim vëllimin e tretë, ashtu siç është shkruar e pohuar deri tani.

Në dorëshkrimet e tij, të cilat ruhen në Arkivin Shtetëror Kroat në Zagreb, një pjesë e këtyre dokumenteve, që përbëjnë dy të tretat e vëllimit të tretë, janë të shpërndara nëpër kuti të ndryshme. Kjo është e tëra që është zbuluar, pas hulumtimeve të bëra, e jo dorëshkrimi komplet i vëllimit të tretë, sikur pohohet tani. Pra Dr. Milan Shuflaj, nuk e kishte shkruar e as që e kishte përgatitur për botim vëllimin e tretë.

Pohimet e mësipërme u vërtetuan kur në Arkivin Qendror Shtetëror të Tiranës, në fondin e Ministrisë së Arsimit (fondi 295, dosja 85, f. 1-43, viti 1931), u zbulua komplet përmbajtja e vëllimit të tretë të “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”, aq shumë të përfolur, i cili shkaktoi edhe debate e polemika të shumta te studiuesit, historianët, por edhe te gazetarët.

Shuflaj kishte përgatitur, sikur edhe në dy vëllimet e mëparshme, tashmë të botuara, “regestat” [sinopsisin] e dokumenteve që duhej të futeshin në vëllimin e tretë. Informacionet për ekzistencën e këtyre dokumenteve M. Sufflay i kishte nxjerrë nga botimet e ndryshme të korpuseve burimore me autorë: Baronius, Cerone, Eubel, Farlati, Fermendin, Gelcich, Hopf, Iorga, Ljubic, Makuev, Marinesco, Pastor, Thalloczy, Theiner, Ëaddingo, që kishte arritur t‘i konsultonte gjatë përgatitjes së dy vëllimeve të para të AA. Nga këto botime ai kishte mbledhur jo vetëm të dhënat për përmbajtjen e dokumenteve, por edhe për vendndodhjen e tyre.

Shënimet mbi dokumentet i grupon sipas arkivave dhe bibliotekave ku ato ndodheshin, si në Arkivin e Venedikut (450 dokumente nga vitet 1407-1451), Arkivin e Vatikanit (113 dokumente nga vitet: 1405-1451), Arkivin e Napolit (20 dokumente, nga vitet 1402-1451), Arkivin e Barcelonës (12 dokumente nga vitet 1447-1451), Arkivin e Ankonës (8 nga vitet 1412-1439), Museo Civico të Venedikut (2 nga viti 1420), etj.

Është interesant fakti, që në përmbajtjen e vëllimit të tretë, M. Sufflay nuk kishte futur dokumentet nga Arkivi i Barcelonës, të cilat i kishin përshkruar për llogari të tijën disa scribes spanjol, por ky ia kishte huazuar akademikut serb në Beograd, Jovan Radonic-it, për konsultim, për një studim. Ky i fundit i botoi ato në vitin 1942, pas vdekjes së M. Sufflay, pa pasur lejen e tij. M. Sufflay i kishte kërkuar me këmbëngulje që Radonić-i t‘ia kthente dokumentet nga arkivi i Barcelonës, e megjithatë ai i kishte mbajtur ato, edhe pse i kishte premtuar Sufflay-t se do t‘ia kthente.

Zbulimet më të reja nga Arkivi Shtetëror i Dubrovnikut

Shuflaj kishte lënë pa përfshirë këtu edhe disa dokumente nga Arkivat e Dubrovnikut dhe Kotorrit. Një gjë të tillë e ka pohuar vetë në letrën e zbuluar kohë më parë në Arkivin e Dubrovnikut. Në letër, e cila mban datën e 9 janarit të vitit 1931, ai kërkon t‘i mundësohet studimi i dokumenteve që ruhen në këtë arkiv, ngase po përgatitej të botonte vëllimin e tretë të “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”. Me këtë rast, nga vetë dora e Shuflajt, kemi një të dhënë shumë të rëndësishme, se vëllimi i tretë po përgatitej, se nuk ishte shkruar kurrë.

Pos kësaj letre, në Arkivin e Dubrovnikut kemi zbuluar edhe proces-verbalin e bërë nga arkivi për studimin që bëri Milan Shuflaj atje, deri më 17 shkurt, domethënë një ditë para se të vritej. Ky proces-verbal, është i një rëndësie të dorës së parë, ngase aty janë të shënuar me saktësi dhe pedantëri të gjitha vëllimet, dokumentet dhe dorëshkrimet që ka shfrytëzuar Shuflaj gjatë studimit të tij. Kjo është një lehtësi e jashtëzakonshme për ne, që të mund të bëjmë rikontruimin e gjithë asaj që Shuflaj studioi dhe përshkroi për vëllimin e tretë të kryeveprës së tij, aq më parë, ku ne nuk kishim deri tani asnjë informatë se çka planifikonte Shuflaj të fuste në vëllimin e tretë nga ky arkiv.

Duke ndjekur shënimet e Shuflajt, kemi konsultuar disa nga vëllimet, dorëshkrimet dhe dokumentet që ishin shënuar nga survejuesit e arkivit, dhe kështu kemi vërtetuar me saktësi, se lënda arkivore e studiuar nga Shuflaj, nuk kalonte vitin 1451, që ishte kufiri i fundit për vëllimin e tretë. Me këtë rast falënderojmë Prof. Ivo Oreshkoviqin, Dr. Ivo Veseliqin, Niksha Selamin dhe Ivana Lazareviqin, që na mundësuan të shikojmë dhe të krahasojmë lëndën arkivore, por edhe na vunë në dispozicion gjithë dokumentacionin për Shuflajn, i cili ishte vetëm për shërbim të brendshëm.

Shuflaj paraqet kulturën shqiptare në një shkallë të lartë zhvillimi në mesjetë, me një traditë të vazhduar që nga antika e lashtë

Pas studimeve dhe analizave të posaçme, të bëra pas hulumtimit dhe zbulimit të lëndës arkivore, Shuflaj paraqet kulturën shqiptare në një shkallë të lartë zhvillimi në mesjetë, duke mbrojtur teorinë se kjo kulturë ishte më e afërt me Bizantin dhe Dalmatët, se sa me sllavët e ngulur në Ballkan dhe se kishte një traditë të pasur që nga kohët më të lashta. Kontributi i tij në këtë drejtim është i argumentuar dhe ka themele të forta shkencore.

Kontributi i Dr. Shuflajt në trajtimin e çështjes së ngritjes së dinastëve shqiptarë në Shqipërinë e Veriut dhe problemin e gjenezës së tyre, e zbërthen në atë mënyrë, që duke gjetur lidhje të ndryshme farefisnore të gjakut apo martesore me bujarët fqinj, malazias, kroatë, grekë, maqedonas, bullgarë apo serb, vëren ndikim të caktuar në organizimin e strukturës shtetërore shqiptare dhe institucionet tjera që kishin një traditë të gjatë në këto treva.

Krahas kësaj ai trajton edhe problemin e institucionit të notariatit, të cilin e analizon që nga zanafilla e tij nëpër qytetet bregdetare shqiptare, duke tërhequr një paralele në mes zhvillimit të këtij institucioni në Italinë veriore dhe Dalmaci në njërën anë dhe në Italinë jugore dhe në trojet shqiptare në anën tjetër, studim, që deri tani ka mbetur i vetmi në këtë lëmë.

Duke analizuar njësitë politike dhe ato territoriale-gjeografike, sipas të dhënave burimore arkivore, dr. Shuflaj e shqyrton problemin e gërshetimit të elementeve perëndimorë dhe lindorë në nomenklaturën topografike të Shqipërisë, duke tejkaluar kështu tezat e vjetruara dhe të njëanshme gjoja “shkencore”, mbi influencën ekskluzive të Perëndimit apo Lindjes në trevën e Ballkanit, duke arritur kështu në përfundim të ri shkencor, sipas të cilit në këtë hapësirë gjeografike kemi të bëjmë me influenca të gërshetuara pa ndonjë dallim të favorizuar në llogari të njërit apo tjetrit ndikim.

Prejardhjen ilire të shqipes e të shqiptarëve, Shuflaj e dëshmon me argumente shkencore, ndër të tjera edhe me praninë e emrave të vendeve, krahinave dhe vëllazërive, të cilat i trajton për emra ilirë, e që mund të zbërthehen me brumin gjuhësor të shqipes. Në anën tjetër shpreh mendimin se shqipja është një idiomë e ilirishtes dhe fazë e re e një të folmeje të moçme ilire, ngase shqiptarët jetojnë aty, ku në kohë të lashta kanë jetuar ilirët dhe ishin në këto treva, pa asnjë dyshim, para dyndjes së sllavëve.

Edhe në studimet tjera të Dr. Milan Shuflajt bie në sy pasuria e madhe e materialit burimor faktologjik, por disi kanë mbetur anash pa u analizuar dhe shqyrtuar sa duhet faktorët ekonomikë dhe shoqërorë dhe ndikimi i tyre. Historia e shqiptarëve është për të kryesisht historia e një etniteti etnokulturor të dalluar, me rrënjë të lashta autoktone e vazhdimësi të pandërprerë, me një aftësi të jashtëzakonshme rigjeneruese, e cila paraqet thelbin autentik të historisë së Ballkanit në përgjithësi, e asaj shqiptare në veçanti.

Qëndrimi i Milan Shuflajt në Shqipëri dhe marrëveshja për vazhdimin e studimeve në fushën e albanologjisë me mbretin dhe qeverinë shqiptare Qeveria shqiptare, duke treguar respekt dhe nderim të veçantë për shkencëtarin dhe albanologun e njohur kroat me famë botërore, e fton atë në fund të vitit 1930 që të vizitojë Shqipërinë. Kjo ftesë bëhet menjëherë pasi “Kaiserliche Akademie der Ëissenschaften in Ëien” i kishte propozuar Dr. Shuflajt, të vazhdonte botimin e vëllimit të tretë të “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”.

I pritur me nderime më të larta shtetërore, që nga Mbreti Zog, Kryeministri, ministri i Kulturës dhe më në fund nga anëtarët e parlamentit shqiptar, Dr. Milan Shuflajt i njihet dhe në një farë mënyre i shpërblehet gjithë mundi që kishte bërë në hulumtimet dhe kërkimet shkencore në fushën e albanologjisë dhe veçanërisht në studimin dhe botimin e dokumenteve mesjetare, të cilat deri në atë kohë pothuajse ishin të panjohura fare.

I shoqëruar nga intelektualë dhe politikanë shqiptarë, studiuesi i madh kroat viziton arkiva të ndryshme kishtare, biblioteka, pika arkeologjike dhe njihet për së afërmi me kulturën dhe traditën shqiptare, për të cilën kishte shkruar aq shumë.

I impresionuar nga mbishkrimet dhe dokumentet e shumta mesjetare, ai kërkon që pjesa më e madhe e tyre të fotografohen ose të përshkruhen. Kështu, më vonë, kur të kthehej në Zagreb, t‘i studionte me themel dhe të nxirrte konkludime të rëndësishme shkencore. Për fat të keq, një gjë të tillë nuk arriti ta bënte kurrë, ngase u vra nga dora kriminale e policisë serbe.

Në mbrëmjen e 18 shkurtit të viti 1931, aty rreth orës 20:00, në rrugën “Dalmatinska” nr. 6 (në Zagreb), nga pusia goditet për vdekje Dr. Milan Shuflaj. Plagët ishin të rënda dhe ai vdes të nesërmen, më 19 shkurt. Vrasësit ishin Branko Zwerger, Lubomir Bellosheviqi dhe Stevo Veçerina, të cilët kishin marrë urdhër nga Beogradi që të likuidonin Dr. Shuflajn.

Shteti shqiptar heq të gjitha shpenzimet që do të bëheshin për botimet e “Acta Albaniae…” dhe të një historie të Shqipërisë disavëllimshe

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Dr. Shuflaj më 16 janar 1931 mban një fjalim në parlamentin shqiptar, ku në mënyrë të hollësishme elaboron punën rreth botimit të vëllimeve në vazhdim të “Acta Albaniae”, si dhe të “Historisë së Shqipërisë”. Për këtë gjë, parlamenti shqiptar nga buxheti i shtetit e urdhëron ministrin e Arsimit që në emër të shpenzimeve të paguajë në “Banque Commerciale de Bâle á Zurich”, në llogari të dr. Milan Shuflajt, shumën prej 75000 frangash ari, që sot është e barabartë me rreth 4 milionë dollarë.

Metoda e shqyrtimit shkencor, paanshmëria, korrektësia, pedantëria, analizat dhe studimet e nduarduarshme, qofshin ato paleografike, diplomatike, onomastike, toponomastike apo të tjera, edhe sot e kësaj dite janë të patejkaluara. Një gjë të tillë, ia mundësonte kultura e gjerë, njohja e gjuhëve të shumta, vullneti dhe këmbëngulësia, që e vërteta çdo herë të ngadhënjejë, edhe në ato raste kur dikujt nuk i pëlqente kjo gjë.

Edhe pse është shkruar se dr. Milan Shuflaj nuk ka shkruar shumë, e vërteta është krejt ndryshe. Punimet dhe studimet e tij janë të shpërndara nëpër gazeta dhe revista të kohës, por edhe ato të botuara si libra të veçantë, i janë të njohur vetëm një numri të vogël specialistësh dhe studiuesish, ndërsa masa e gjerë e lexuesve nuk kanë njohuri se ato ekzistojnë.

Biblioteka kombëtare hungareze e Budapestit, “Szechenyi,”ruan një korrespodencë të Milan Shuflajt me Ludevit Thalloczyn dhe Jozef Bajzën

Në bibliotekën kombëtare hungareze të Budapestit, “Szechenyi,” është zbuluar një letërkëmbim i Milan Shuflajt me dr. Ludevit Thalloczyn dhe Jozef Bajzen, me një vëllim prej 219 letrash [ose 462 faqe] të pabotuara dhe të panjohura deri tani, që trajtojnë problematikën mesjetare shqiptare; botimet e ndryshme, si dhe vazhdimin e studimit dhe hulumtimit nëpër arkiva të ndryshme të Evropës.

Letërkëmbimi është në gjuhën hungareze, shkruar nga vetë Shuflaj, kryesisht me dorë, ndërsa një numër i vogël i faqeve janë të daktilografuara. Ky letërkëmbim përfshin periudhën e viteve 1908-1915. E veçanta e këtij letërkëmbimi është se aty, në mënyrë shumë të hapur, pasqyrohen qëllimet dhe planet afatgjata të Milan Shuflajt, për studime të themelta në fushën e albanologjisë, duke përfshirë edhe përgatitjen e një historie 8 [tetë] vëllimshme të Shqipërisë, nga antika deri te shpallja e pavarësisë në vitin 1912. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

"Krerët e Mirditës kishin qejf të mbanin vajza turke nga familje të mira dhe pasi i pagëzonin ato, i bënin gratë e tyre, kështu që ka një linjë të fortë gjaku...”/ Studimi i panjohur i autores Elizabeth Christitch

Next Post

“Pasi ju pritëm për tre muaj para Komitetit Qendror e Kryeministrisë dhe rrugët për takim me ju, janë të zëna, po ju drejtohemi me...”/ Historia e rrallë e familjes nga Tepelena, që i vuri Fletë-Rrufe Enverit dhe Mehmet Shehut

Artikuj të ngjashëm

Do të vijë dita…
Art & Kulture

Do të vijë dita…

August 23, 2025
“Mirditasit dhe shaljanët konsiderohen si kushërinj me lidhje martesore dhe, nuk do të ndodhë kurrë, që një mirditor të marrë një vajzë nga Shala…”/ Libri i panjohur ‘Intireraret shqiptare’, i albanologut të famshëm
Art & Kulture

“Mirditasit dhe shaljanët konsiderohen si kushërinj me lidhje martesore dhe, nuk do të ndodhë kurrë, që një mirditor të marrë një vajzë nga Shala…”/ Libri i panjohur ‘Intireraret shqiptare’, i albanologut të famshëm

August 23, 2025
“Kudo në Burrel e shihje Adhamin, duke mësuar nxënës për kitarë, fizarmonikë, këngë dhe në të gjitha eventet festive ku talenti i tij në kompozim…”/ Historia e panjohur e muzikantit që realizoi vetë kitarën elektrike në vitet ’70-të
Art & Kulture

“Kudo në Burrel e shihje Adhamin, duke mësuar nxënës për kitarë, fizarmonikë, këngë dhe në të gjitha eventet festive ku talenti i tij në kompozim…”/ Historia e panjohur e muzikantit që realizoi vetë kitarën elektrike në vitet ’70-të

August 14, 2025
“Për portolanet mesjetare, bregdeti shqiptar fillon në veri me Tivarin, duke vijuar për në jug, deri rreth Butrintit ku jepen largësitë…”/ Studimi i detit Adriatik dhe Jon, në librat e autorëve të huaj   
Art & Kulture

“Për portolanet mesjetare, bregdeti shqiptar fillon në veri me Tivarin, duke vijuar për në jug, deri rreth Butrintit ku jepen largësitë…”/ Studimi i detit Adriatik dhe Jon, në librat e autorëve të huaj  

August 13, 2025
“Nuk na bëjnë më përshtypje të rikthyerit e mëdhenj, si; Fishta, Konica, etj., por ende i rrimë larg Koliqit, Mustafa Krujës, Anton Harapit, Mit’hat Frashërit, edhe pse ata…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
Art & Kulture

“I lutem Shkëlqesisë tuej, që kjo e Ndritme Qeveri Mbretnore e Italisë, t’më akordojë t’ardhunat e nevojshme, për rishtypjen e veprës teme…”/ Zbulohen letrat e panjohura të Fishtës, drejtuar Musolinit

August 8, 2025
“Mjeshtri i arteve pamore Nikolin Luci, që punon dhe jeton prej vitesh në Firence, i ka kushtuar mikut të tij, Vani, i cili…”/ Refleksionet e skulptorit dhe pedagogut të njohur, që u nda nga jeta para pak kohësh
Art & Kulture

“Mjeshtri i arteve pamore Nikolin Luci, që punon dhe jeton prej vitesh në Firence, i ka kushtuar mikut të tij, Vani, i cili…”/ Refleksionet e skulptorit dhe pedagogut të njohur, që u nda nga jeta para pak kohësh

August 2, 2025
Next Post
“Si u detyrova dhe i vura fletë-rrufe kolegut tim të punës, i cili nuk ktheu përgjigje, por kur e pa Gogo Nushi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-instruktorit të Bashkimeve Profesionale në Tiranë

“Pasi ju pritëm për tre muaj para Komitetit Qendror e Kryeministrisë dhe rrugët për takim me ju, janë të zëna, po ju drejtohemi me...”/ Historia e rrallë e familjes nga Tepelena, që i vuri Fletë-Rrufe Enverit dhe Mehmet Shehut

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme