• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, March 4, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Veprimtaria armiqësore e kulakut nga periudha pas çlirimit e, deri në vitin 1949, do të trajtohet nga shokët: M. Bushati, E. Zeneli e J. Basha, të cilët…”/ Urdhri i zv. ministrit të Brendshëm Feçor Shehu, në 1978-ën

“Kur pa se në sallë ndodhej dikush që i kishte shkaktuar 23 vite burg, ai iu drejtua ambasadorit amerikan: Shkëlqesi, më keni nderuar shumë sot, por…”/ Historia tronditëse e të riatdhesuarit nga SHBA-ja
“Veprimtaria armiqësore e kulakut nga periudha pas çlirimit e, deri në vitin 1949, do të trajtohet nga shokët: M. Bushati, E. Zeneli e J. Basha, të cilët…”/ Urdhri i zv. ministrit të Brendshëm Feçor Shehu, në 1978-ën
“Letra e gjendur në fshatin Markat, ku thuhet: ‘Poshtë Partia me në krye Enver Hoxhën, nuk durohet or vëllezër, por duhet të ngrihemi’, etj., duhet të jetë shkruar nga…”/ Relacioni i Sigurimit, maj 1972
“Myrtezai i tha ‘Yllit’, po sikur të futem në ndonjë ambasadë në Tiranë dhe të kërkoj strehim politik, ai i’u përgjigj se…”/ Relacioni i Punëtorit Operativ, Emri Bajo
“Si i arrestuam grupet ‘Gargarelët’, ‘Sirena e fitores’ dhe ‘Fafajc’, me 50 anëtarë, që hidhnin trakte në Lezhë, Vlorë, Durrës, Tiranë…”/Dokumenti sekret i ’74-ës
Letra e 1960-ës për Hysni Kapon / “Besniku”, “Lisi”, “Rubiku”, “Mali” etj., gjenerali i Sigurimit nxjerr pseudonimet e  Peshkopisë….

Memorie.al / Dega e 8-të e Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit, ishte dega më e rëndësishme e këtij organi. Ajo quhej; “Dega e Grupimeve Kundërrevolucionare” dhe në objekt të punës së saj kishte “armikun e popullit” dhe akuzat për krime kundër shtetit, të sanksionuara edhe në Kodin Penal. Te “armiku i popullit”, hynin ata që cilësoheshin “klasa të përmbysura”, “reaksionarë”, etj.,: me origjinë balliste, legaliste, ish – pushtetarë e funksionarë të lartë të qeverive shqiptare të para vitit 1944, ish – tregtarë, ish – pronarë, etj. 

Një kategori specifike ishin edhe ata që quheshin “kulakë”, që njiheshin ndryshe si “kapitalistët e fshatit”, familjet më të mira të atyre anëve. Pas reformës agrare që bënë komunistët në vitin 1945, të bërë me parimin; “toka i takon atij që e punon”, për pronarët që e punonin vetë tokën, u la 5 hektarë sipërfaqe.

Nga kjo kategori doli edhe klasa që u quajt “kulakë” (fjala vinte nga rusishtja e do të thoshte “grusht”, d.m.th. dhënie grushti). Nëse fshatari i zakonshëm tatohej 10%, këta tatoheshin 25% e më shumë. Kjo mënyrë e padrejtë nuk kishte si qëllim prodhimin bujqësor, por goditjen e kësaj shtrese e varfërimin e saj.

Shpallja “kulak” bëhej me vendim të komiteteve të Partisë Komuniste (më pas Partia e Punës). Vetëm këto mund të hiqnin titullin kulak. Përveçse e rraskapiti këtë shtresë, ndër më punëtoret e vendit, regjimi e burgosi dhe keqtrajtoi.

Gjithashtu mund të lexoni

“Amerikanët po dërgojnë armatime për Izraelin, armë po dërgojnë edhe sovjetikët për arabët, por në të vërtetë ata s’duan…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, për konfliktin në Lindjen e Mesme, 16 tetor 1973

“Pasi e refuzova në mënyrë kategorike propozimin e shokut tim, Hiqmet Shena, që të arratiseshim në Jugosllavi, pas pak ditësh, mora vesh se ai kishte shkuar në Qafë-Thanë…”/ Dëshmia e rrallë e Xhavit Delvinës

Dega e 8-të e Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit, merrej vazhdimisht me kulakët duke i pasur ata nën kontroll dhe survejim të rreptë në çdo kohë.

Edhe pas vitit 1967, kur u kolektivizua toka bujqësore dhe rrjedhimisht nuk mund të kishte më kulakë, ata vazhduan të trajtohen si të tillë, në aspektin politik, si kategori e veçantë duke u konsideruar kundërshtarë të regjimit komunist.

Në vitin 1978, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Feçor Shehu, miratoi planin që kishte synim studimin e veprimtarisë së tyre, për të dhënë goditjet sipas rastit. Vihej re që i jepej rëndësi karakterit historik dhe të dhënave të grumbulluara.

DOKUMENTI ARKIVOR TEPËR SEKRET I MINISTRISË SË BRENDSHME PËR STUDIMIN E VEPRIMTARISË ARMIQËSORE TË ELEMENTIT KULAK DHE KUNDËRVËNIEN E ORGANEVE TË SIGURIMIT TË SHTETIT NDAJ TYRE

 REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË                               TEPËR SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                                    Ekzemplar nr. 1

ZV/MINISTRI I PUNËVE TË BRENDSHME                                              Tiranë, më 28.7.1978

    FEÇOR SHEHU

                                                      PLAN – DETYRASH 

Mbi studimin e veprimtarinë armiqësore të elementit kulak dhe kundërvënien e organeve të Sigurimit të Shtetit për zbulimin e goditjen e tij gjatë periudhës nga çlirimit e deri sot.

Sipas planit të miratuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, lidhur me studimet gjatë vitit 1978, parashikohet të bëhet edhe studimi mbi veprimtarinë armiqësore të elementit kulak, e kryesuar nga Dega e 8-të e Drejtorisë së Parë.

1-Në zbatim të kësaj detyre, në muajin qershor të vitit 1976 u caktua grupi për përgatitjen e këtij materiali, i përbërë nga shokët:

1 – Mehdi Bushati, kryetar i Degës së 8-të

2 – Ramadan Sançolli, zëvendëskryetar i Degës së 8-të

3 – Enver Zeneli, zëvendëskryetar i Degës së Punëve të Brendshme Fier

4 – Luan Gjonçaj, zëvendëskryetar i Degës së Punëve të Brendshme Elbasan

5 – Belul Zoto, oficer drejtimi i Degës së 8-të

6 – Josif Basha, oficer drejtimi i Degës së 8-të

7 – Luan  Bega, oficer drejtimi i Degës së 8-të

8 – Mark  Deda, shef seksioni i Degës së Shkodrës

Kryen Mehdi Bushati deri më 25 qershor 1978

2 – Mbasi u dhanë disa detyra lidhur me një studim paraprak të veprimtarisë armiqësore të kulakëve, në disa rrethe kryesore, ku ai e ka ushtruar më shumë këtë aktivitet, si dhe u përcaktuan materialet arkivale që gjenden për të, në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, u vendos që të diskutohet në të ardhmen, për konkretizimin e temës dhe caktimin e formës që të punohet ky material.

Kryejnë gjithë shokët

Kontrollojnë Mehdi Bushati, Ramadan Sançolli

3 – Më datë 15.5.1978, sipas planit të parashikuar u mblodh grupi i caktuar dhe pasi përcaktoi periudhat e mënyrën e trajtimit përcaktoi këto detyra konkrete:

a – Hyrja e materialit dhe statistikat 30-vjeçare gjyqësore, etj., të kulakëve, që t’i përgatisë oficeri i drejtimit Luan Bega (deri më 4 shtator e vazhdim).

b – Veprimtaria armiqësore e kulakut nga periudha pas çlirimit e deri në vitin 1949, do të trajtohet nga shokët: M. Bushati, Enver Zeneli e Josif Basha (të cilët do të përcaktojnë edhe çështjet që do të trajtohen për këtë periudhë). Kjo detyrë do të realizohet deri më 4.9.1978.

c – Periudha 1950-1960, do të përgatitet nga shokët Luan Gjonçaj e Belul Zoto, (të cilët do të përgatisin edhe çështjet që do të krijohen gjatë kësaj etape). Kjo detyrë do të realizohet deri më 4.9.1978.

Kontrollojnë M. Bushati, R. Sançolli

ç – Periudha e tretë dhe e fundit do të trajtohet nga shokët Ramadan Sançolli e Mark Deda (të cilët do të trajtohen dhe çështjet kryesore që dalin gjatë kësaj periudhe). Kjo detyrë do të realizohet deri më 4.9.1978.

Kontrollojnë M. Bushati, R. Sançolli

4 – Më datën 4.9.1978, grupi do të mblidhet për të parë ku është me materialin, të diskutojë, debatojë e të konsultohet për problemet që na dalin, vërejtjet e detyrat për përmirësimin e studimit, sipas pjesëve të ndara. Secili grup do të raportojë për arritjet e veta, sipas detyrës së caktuar dhe do të përcaktojë objektiva të tjera, për përmirësimin e thellimin e materialit.

Kontrollojnë M. Bushati, R. Sançolli

5 – Më datë 1.11.1978 grupi me pjesëmarrjen edhe të shokëve të Degës së Studimeve, do të mblidhet të shikojë materialet e përgatitura sipas etapave të përcaktuara e kuadrove të ngarkuara dhe pas vërejtjeve të dala në këtë drejtim, përfundimisht materiali do të dorëzohet në Degën e 8-të të Drejtorisë së Parë, deri më datën 15 nëntor 1978.

Kryejnë gjithë kuadrot e caktuar

Kontrollojnë M. Bushati, R. Sançolli

6 – Secili kuadër të marrë të gjitha masat me kohë për realizimin e kësaj detyre të ngarkuar nga Këshilli Shkencor i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtoria e Parë e Sigurimit dhe të miratuar nga ministri i Punëve të Brendshme, që ajo të dalë sa më mirë dhe t’i shërbejë aventuristëve për ngritjen e vigjilencës dhe të nivelit politiko-operativ të tyre, në luftë kundër veprimtarisë armiqësore e keqbërëse edhe me këtë kategori të rrezikshme armiqësore, konsekuencat në rrugën e tij kundërrevolucionare.

7 – Me detyrat, objektivat e afatet e caktuara në këtë plan, të njihen gjithë kuadrot pjesëmarrës kundrejt firmës./ Memorie.al

Marre nga Kujto.al

                        Kryetari i Degës së 8-të

                               Mehdi Bushati

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ndihma që Esati, i dha ushtrisë serbe gjatë tërheqjes së saj nëpër bregdetin e Adriatikut, dëshmon...”/ Letra e panjohur e Pashiqit për Konferencën e Paqes, për të dëmshpërblyer me 10 milion franga Esat Pashë Toptanin

Next Post

“U urdhërua ambasada jonë në Paris, të paguajë 120 mijë franga ari dhe këtë shumë mund ta përdorni për shlyerjen e borxheve të Esat Pashës...”/ Zbulohet telegrami për kryeministrin e Serbisë, 17 qershor 1920

Artikuj të ngjashëm

“Amerikanët po dërgojnë armatime për Izraelin, armë po dërgojnë edhe sovjetikët për arabët, por në të vërtetë ata s’duan…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, për konfliktin në Lindjen e Mesme, 16 tetor 1973
Dossier

“Amerikanët po dërgojnë armatime për Izraelin, armë po dërgojnë edhe sovjetikët për arabët, por në të vërtetë ata s’duan…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, për konfliktin në Lindjen e Mesme, 16 tetor 1973

March 3, 2026
“Pas arratisjes nga Shqipëria në 1949-ën, Azis Biçaku me djalin, Isufin, shkuan në Greqi, ku morën pjesë në luftën civile kundër forcave komuniste dhe…”/ Historia e panjohur e familjes nacionaliste nga Librazhdi
Dossier

“Pasi e refuzova në mënyrë kategorike propozimin e shokut tim, Hiqmet Shena, që të arratiseshim në Jugosllavi, pas pak ditësh, mora vesh se ai kishte shkuar në Qafë-Thanë…”/ Dëshmia e rrallë e Xhavit Delvinës

March 3, 2026
“Teksa po dëgjonim në radion te stacionet italiane, ku flitej për raketën ruse në kozmos dhe unë u shpreha se këto bëhen për demagogji, zonja e ing. Naraçit tha…”/ Dëshmia e rrallë e të birit të Neki Delvinës
Dossier

“Teksa po dëgjonim në radion te stacionet italiane, ku flitej për raketën ruse në kozmos dhe unë u shpreha se këto bëhen për demagogji, zonja e ing. Naraçit tha…”/ Dëshmia e rrallë e të birit të Neki Delvinës

March 3, 2026
“Sikur mos mjaftonte agresioni i Izraelit, qeveritë britanike dhe franceze, nën pretekstin e sigurimit të kalimit nëpër Kanalin e Suezit, i kanë dërguar…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, nëntor 1956 -‘57
Dossier

“Sikur mos mjaftonte agresioni i Izraelit, qeveritë britanike dhe franceze, nën pretekstin e sigurimit të kalimit nëpër Kanalin e Suezit, i kanë dërguar…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, nëntor 1956 -‘57

March 2, 2026
“Tomor Allajbeut, nipit të Abaz Ermenjit, vetëm pse tha; ‘S’punoj unë, të hajë Nexhmija’, pas një muaji hetuesi speciale, i shtuan edhe 13 vjet…” Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit të Spaçit!
Dossier

“Policisë në Mamurras u thashë se ato 15 gra, m’i bëri ‘peshqesh’ kryetari i Degës së Brendshme, Gjolek Alia, por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të përndjekurit politik, me familjarët e të burgosurve të Burrelit

March 1, 2026
“Kur dy shkrimtarët e njohur, Fatmir Gjata me Llazar Siliqin, e pyetën Alizotin për romanin ‘Këneta’ dhe poemën ‘Mësuesi’, ai iu përgjigj…”/ Historia e panjohur me librarin e famshëm të Gjirokastrës
Dossier

“Kur Alizoti më tha; ti je nga fshati i Ismail Golëmit, e kam pasur mik, ishte burrë i zgjuar’, hej bela thashë me vete, ai është pushkatuar nga Partia…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit dhe publicistit të njohur

February 28, 2026
Next Post
“U urdhërua ambasada jonë në Paris, të paguajë 120 mijë franga ari dhe këtë shumë mund ta përdorni për shlyerjen e borxheve të Esat Pashës…”/ Zbulohet telegrami për kryeministrin e Serbisë, 17 qershor 1920

“U urdhërua ambasada jonë në Paris, të paguajë 120 mijë franga ari dhe këtë shumë mund ta përdorni për shlyerjen e borxheve të Esat Pashës...”/ Zbulohet telegrami për kryeministrin e Serbisë, 17 qershor 1920

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme