• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, August 17, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Shqiptarët udhëtojnë nga një fshat në tjetrin me gomar, në qytete në makina të hapura, kurse Enver Hoxha dhe antarët e Byrosë, ku shumica janë…”/ Shkrimi i panjohur i revistës amerikane ‘TIME’, në 1961-in

“Pasho Hysi, ish-deputet i Zogut dhe njeri me pikëpamje jo të qarta, shkoi në shtëpinë e Tuk Jakovës dhe…”/ Dokumentet me raportet e survejimit, Berat, 1955
“Në ’46-ën kur isha në kampin e Santa-Farës, me sugjerimin e Toliatit, i bëra letër Stalinit, ku për Enverin i shkruaja…”/ Dëshmia e rrallë e ballistit të arratisur
“Kur erdhi në qytetin e Shkodrës, diktatori Enver Hoxha, i ulur pranë Hrushovit e shoferit, në nji limuzinë të madhe, nuk fliste, as buzëqeshte, por…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, nga SHBA-ja
“Gjovalin Luka thotë se: Partia e Punës Shqipërisë, kërkon sot Kosovën që ta djeg dhe të vuaj edhe populli i saj, si ai i Shkodrës…”/ Përgjimet në Ishullin e Zvërnecit
“Në Spaç, kishim ‘Marrokun’, të dënuarin e veçantë dhe me trajtim special, të cilin Sigurimi, e kishte dërguar në Francë, për të vrarë armikun kryesor të Enverit…”/ Dëshmia e rrallë ish-burgosurit politik?   
“Te Hotel ‘Adriatik’-u, krenaria e ‘Albturist’, uji vjen me cisternë, plazhi publik s’ka çadra, por çarçafë të lidhur në katër shkopinj dhe rroba banje të qepura vetë me…”!/ Libri i suedezit, në ’68-ën

                                       – SHQIPËRIA NË MES TË NACIONALIZMIT DHE SOCIALIZMIT –

Memorie.al / E irrituar që Shqipëria “me paramendim vazhdon të agravojë marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik”, Rusia, javën që shkoi, urdhëroi ambasadorin e saj në Tiranë, të ngarkonte valixhet e të nisej në shtëpi. Nga ana tjetër, ambasadori i Shqipërisë u urdhërua gjithashtu të linte Moskën, ndërsa të dyja vendet këmbyen akuza të ndërsjella, se kishin spiunuar e përgjuar ambasadat respektive. Ishte hera e parë që dy kombe të kuqe, ndërprisnin marrëdhëniet diplomatike (madje as në vitin 1948, kur Stalini pati atë prishje spektakolare me Jugosllavinë e Marshall Titos, nuk u ndërprenë lidhjet diplomatike). Qëkurse në Kongresin e 22-të të Partisë Komuniste të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, kur Hrushovi në mënyrë publike denoncoi Shqipërinë për shpërfilljen që ajo i kishte bërë direktivave anti-staliniste, vendi i vogël u bë kështu “surrogato”, ku Moska e Pekini, shtrydhën konfliktet e tyre.

Duke u ndarë zyrtarisht me Shqipërinë, Hrushovi tashmë po përpiqet të pajtohet me Pekinin, duke mos e detyruar Kinën e Kuqe as të afrohet e as të thellojë ndarjen që ekziston mes tyre. Ndërkohë, Shqipëria me tone të larta vazhdon të sfidojë Moskën si enklava e fundit e stilit të komunizmit Stalinist në Evropë.

Gjetkë në Evropën komuniste, bustet e portretet, dikur të kudondodhura, janë zhdukur, por vizitorët që e kanë shkelur Shqipërinë kohët e fundit, ku bie në sy sidomos një grup gazetarësh gjermanë, akoma gjejnë portrete dhe metodat e vjetra të Stalinit – në karakatinën e harruar të Ballkanit. Në kryeqytetin e vendit, Tiranë, në sheshin e gjerë “Skënderbej”, shihen tre policë trafiku në detyrë, të veshur me uniforma të bardha, por për ta nuk ka fare trafik për të drejtuar.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur njërit prej ushtarëve të togës së pushkatimit, i ra të fikët, pasi nuk donte të qëllonte mbi të, Baba Ali Tomori i tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik, për ngjarjen e 14 janarit të vitit 1948

“Pasi u çuan në vendin e ekzekutimit dhe u njoftuan nga Zv.Prokurori Përgjithshëm, shoku S. Samara, se kërkesa për faljen e jetës, u refuzua, ata…”/ Proces-verbali i pushkatimit të tre “sabotatorëve të naftës”, 28 qershor ‘76

Ushtarë e policë të armatosur rëndë rrinë para ministrive e ambasadave, në cepat e rrugëve, në parqe, përballë dhe pas hoteleve. Të tjerë roje mbajnë në duar automatikë dhe ecin para rezidencave të zyrtarëve kryesorë të Kuq, për t‘i mbrojtur ata nga “admiruesit tepër entuziastë”.

Përveç njerëzve me uniformë, Tirana mbytet nga njerëzit me kostume civile të Sigurimit, policia sekrete e Shqipërisë, metodat e hetimit të të cilës, variojnë nga përdorimi i gjarpërinjve të helmatisur, deri tek elektroshoku që e tund mirë të burgosurin, kur ai përpiqet të ngrihet apo të ulet. Sipas një raporti të OKB-së, 80.000 nga 1.700.000 banorë që ka Shqipëria, janë depërtuar në kampe përqendrimi që nga viti 1945, deri në 1956-ën dhe 16.000 prej tyre. kanë vdekur atje.

Vjeshtën e shkuar, një grup prej dhjetëra oficerësh të Ushtrisë së Marinës Shqiptare, dolën para një gjyqi të improvizuar, në një nga mjediset e përshtatura si gjykatë te kinema “Partizani”, duke u akuzuar si spiunë pro-sovjetikë. U gjendën fajtorë e u dërguan menjëherë drejt një vendi të braktisur aty pranë dhe u ekzekutuan nga një skuadër pushkatimi.

Për një turist të rastësishëm, Sigurimi duket më shumë komik, se i efektshëm e vdekjeprurës. Toga të tëra të përbëra nga dy persona u bëjnë hije, ndërsa u ecin pas vizitorëve të huaj. Çdo përpjekje për të folur me një shqiptar të zakonshëm, dështon, pasi këtyre të fundit, nuk u vjen zëri, ngaqë marrin ndonjë paralajmërim me një shtytje të vogël në shpatull, nga agjentët sekrete të veshur civilë.

Një turist në plazhin e Durrësit ia doli t‘u shmangej përndjekjes së tyre, duke notuar larg për të takuar një vajzë shqiptare me bikini. Vajza, duke ecur në ujë, tha: “Unë do të doja të flisja gjatë me ju, por ju duhet të dini se në këtë vend, kjo është e pamundur”.

Vizitorët rrallë dallojnë ndonjë tendencë nga ana e shqiptarëve për të kritikuar qeverinë apo, të denoncojnë prapambetjen e vendit dhe Sigurimi Shtetit nuk është e vetmja arsye për këtë. Tradicionalisht krenarë, dyshues për të huajt, të mbushur me një mentalitet klanor, shqiptarët refuzojnë të ankohen për vendin e tyre me këmbëngulje. “Kjo është dhe përseja e kësaj pune”, pra që shumica e shqiptarëve do të belbëzonin e ulnin kokën, kur të binte fjala për kësi gjërash, duke të thënë: “Ju duhet të na kuptoni“!!!

I njëjti mentalitet kombëtar është shfaqur vazhdimisht edhe te lideri i Kuq, Enver Hoxha, dhe përfaqëson kështu shumë nga karakteri e tij. Shqiptarët kanë një prirje mesdhetare për fjalime të zjarrta e plot ton denoncues dhe Hoxha është i njohur mirë, madje edhe ndër armiqtë e tij, si një mjeshtër i kësaj lloj oratorie. I gjatë, i pashëm, me flokë të shtrira e të shkëlqyeshme, që tashmë po i thinjen, Hoxha korr duartrokitje të forta, për sharjet e tij ndaj Hrushovit.

Portreti i Hoxhës është varur thuajse në çdo mur në vend. Profili i tij shihet edhe te monedha kombëtare e Shqipërisë, Leku, dhe në mbledhjet e Komitetit Qendror të PPSH-së (ku shumica e anëtarëve të tij, janë të lidhur me njëri-tjetrin, edhe me udhëheqësin në lidhje gjaku apo martesore). Hoxha flet nga një podium i zbukuruar me një bust allçie të tijin.

Ashtu sikurse dhe vendi i tij, Enver Hoxha fsheh plot surpriza. Në vend që të ishte një shef me prejardhje malësore e të ashpër, ai në fakt është një ish-mësues shkolle dhe ka qenë i biri i llastuar i një tregtari të mirë mysliman. Megjithëse ai kishte mentalitetin e një “garipi”, mënyrat e tij janë ato të një borgjezi të edukuar dhe reflektojnë arsimimin e tij në universitetet e Francës e të Belgjikës.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Hoxha bashkoi lidershipin e grupeve guerile komuniste dhe jo vetëm që çliroi Shqipërinë nga pushtuesit italianë, por edhe eliminoi grupet rivale guerile në vend. Ai po ashtu eliminoi zërat kundër brenda radhëve të partisë së tij e, si rrjedhojë, sot, nga 14 anëtarë që përbënin dikur Byronë Politike të Komitetit Qendror të Partisë, Hoxha është i vetmi që ka mbijetuar.

Regjimi i tij i mbyllur Stalinist, ka bërë pak për të ngritur ekonominë e dobët shqiptare. Ato pak rrugë të shtruara dhe disa ndërtesa të mëdha që janë ndërtuar, janë relike të pushtimit italian. Gjithashtu, aty nuk ka as makina e autobusë privatë; shqiptarët udhëtojnë nga fshati në fshat me gomar, ose në kamionë të hapur. Hekurudha e vetme e shtruar është vetëm 70 milje e gjatë dhe porti i vetëm detar në vend, Durrësi, mund të përpunojë një anije në ditë.

Kontrasti më i madh është ai mes varfërisë së masave e luksit grotesk të elitës komuniste. Nuk ka shtresë të mesme mes fshatarit me karrocë me gomar dhe shoferit që nget “Mercedes” nga ofiçina shtetërore. Toka bujqësore thuajse është totalisht e kolektivizuar dhe shumë fshatarë paguhen praktikisht me lekë e me premtime.

Tirana ka një stacion TV, që transmeton për një total prej 200 televizorësh në vend, të cilët zotërohen nga zyrtarët e partisë. Punëtorët shqiptarë arnojnë vrimat në pantallonat e tyre me copa leckash të gomuara, por në “jet class”-in e ri, “djemtë mbajnë veshur kostume me prerje italiane dhe vajzat mbajnë fustane mbrëmjeje, që të lenë mbresa”.

Teknikët sovjetikë e ato të vendeve të tjera satelite, janë zëvendësuar nga ata kinezë që nga prishja me Moskën. Kinezët marrin të njëjtat rroga si kolegët e tyre shqiptarë dhe e kalojnë kohën e lirë në mënyrë të devotshme, duke studiuar gjuhën e vështirë të vendasve, por shumica e shqiptarëve ksenofobë, i shohin ata si të sapodalë nga kopshti zoologjik.

Filmat kinezë shfaqen në kinema të panumërta të hapura (një vizitor komentonte se Shqipëria ka “kinema të lëvizshme për kalimtarët”) dhe në errësirë studentët e fishkëllejnë shpesh propagandën e verbër zyrtare.

Shqipëria, në mënyrë të vazhdueshme, është përballur me fqinjë fuqishëm, duke ia nisur qysh nga Roma, te Perandoria Bizantine e deri te turqit. Madje, edhe nën komunizëm duket se s‘ka humbur asgjë nga talenti i saj, për të pasur komplekse ndaj pavëmendshmërisë.

Por, nëse Enver Hoxha do të vazhdojë apo jo me këtë mënyrë, kjo varet tashmë jo prej tij, por prej Kinës së Kuqe, që ndodhet larg. Për sa i përket kësaj çështje, kjo nuk përbën nënshtrim të Shqipërisë ndaj Hrushovit, por ndaj Pekinit.

Për kohën në të cilën po flasim, Hoxha ka vazhduar ta denoncojë Hrushovin si tradhtar i Marksizmit, ndërsa “Peking Revieë” e Kinës së Kuqe, proklamonte me të madhe se: “Shqipëria do të qëndrojë gjithmonë si një shkëmb graniti, duke mbetur kështjella e vetme në Evropën Juglindore e kampit socialist”. / Memorie.al

 Ky artikull është marrë nga arkiva e revistës “Time”, e premte, 22 dhjetor, 1961

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur njërit prej ushtarëve të togës së pushkatimit, i ra të fikët, pasi nuk donte të qëllonte mbi të, Baba Ali Tomori i tha...”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik, për ngjarjen e 14 janarit të vitit 1948

Next Post

“Disa ditë pas ngjarjeve, na erdhën gazetat nga Evropa, ku vdekja e kolonelit Tomson, kishte bërë përshtypje të madhe edhe në atdheun tonë, pasi...”/ Ekspozita e historianit holandez, Harrie Teunissen!

Artikuj të ngjashëm

“Kur njërit prej ushtarëve të togës së pushkatimit, i ra të fikët, pasi nuk donte të qëllonte mbi të, Baba Ali Tomori i tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik, për ngjarjen e 14 janarit të vitit 1948
Dossier

“Kur njërit prej ushtarëve të togës së pushkatimit, i ra të fikët, pasi nuk donte të qëllonte mbi të, Baba Ali Tomori i tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik, për ngjarjen e 14 janarit të vitit 1948

August 16, 2025
“Të pandehurit F. Nashi, B. Alija, K. Plaku, P. Murati, M. Gjikopulli, Dh. Stefa e J. Konomi, kanë bërë edhe agjitacion dhe…”/ Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976
Dossier

“Pasi u çuan në vendin e ekzekutimit dhe u njoftuan nga Zv.Prokurori Përgjithshëm, shoku S. Samara, se kërkesa për faljen e jetës, u refuzua, ata…”/ Proces-verbali i pushkatimit të tre “sabotatorëve të naftës”, 28 qershor ‘76

August 15, 2025
“Ju tregoj hetuesit dhe inspektorët e UDB-së që më arrestuan dhe torturuan në burgun e Zenicës, si dhe prokurorët e gjykatësit që më dënuan me akuza të montuara, si agjent i CIA-s dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Nafi Çegranit nga Shkupi
Dossier

“Ju tregoj hetuesit dhe inspektorët e UDB-së që më arrestuan dhe torturuan në burgun e Zenicës, si dhe prokurorët e gjykatësit që më dënuan me akuza të montuara, si agjent i CIA-s dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Nafi Çegranit nga Shkupi

August 16, 2025
“Kur Baba Faja dhe Baba Fejzo, i kërkuan që dervishët të mbanin veshje civile dhe të martoheshin, Kryegjyshi Botëror, Dede Abaz Hilmiu, nxorri pistoletën dhe…”/ Refleksionet e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Kur Baba Faja dhe Baba Fejzo, i kërkuan që dervishët të mbanin veshje civile dhe të martoheshin, Kryegjyshi Botëror, Dede Abaz Hilmiu, nxorri pistoletën dhe…”/ Refleksionet e ish-të burgosurit politik

August 15, 2025
”M. Gjikopulli, K. Plaku, krimin e tradhtisë ndaj Atdheut, e kanë kryer në formën e spiunazhit, si agjentë të vjetër të zbulimit…”/ Relacioni i Presidiumit, për “Grupin sabotator të Naftës”, qershor ‘76
Dossier

”M. Gjikopulli, K. Plaku, krimin e tradhtisë ndaj Atdheut, e kanë kryer në formën e spiunazhit, si agjentë të vjetër të zbulimit…”/ Relacioni i Presidiumit, për “Grupin sabotator të Naftës”, qershor ‘76

August 16, 2025
“Andrea Manço është i përgjegjshëm dhe ai do të dënohet, sepse mua më kujtohet që në Gjyqin Special, ku Beqir Valteri, luajti këtë rol…”/ Diskutimi i Haxhi Lleshit, në mbledhjen e Presidiumit, 26 qershor ‘76
Dossier

“Andrea Manço është i përgjegjshëm dhe ai do të dënohet, sepse mua më kujtohet që në Gjyqin Special, ku Beqir Valteri, luajti këtë rol…”/ Diskutimi i Haxhi Lleshit, në mbledhjen e Presidiumit, 26 qershor ‘76

August 15, 2025
Next Post
“Disa ditë pas ngjarjeve, na erdhën gazetat nga Evropa, ku vdekja e kolonelit Tomson, kishte bërë përshtypje të madhe edhe në atdheun tonë, pasi…”/ Ekspozita e historianit holandez, Harrie Teunissen!

“Disa ditë pas ngjarjeve, na erdhën gazetat nga Evropa, ku vdekja e kolonelit Tomson, kishte bërë përshtypje të madhe edhe në atdheun tonë, pasi...”/ Ekspozita e historianit holandez, Harrie Teunissen!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme