• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, August 4, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Poeti Kombëtar, At Gjergj Fishta, botoi nji ode shqip të At Valentinit, për nderim t’Shtjefën Gjeçovit, martirit t’ides kombëtare…”/ Refleksionet e studiuesit të famshëm, për korifenjtë e letrave shqipe

“Roma e Selia e Shenjtë, s’duhet të kenë dy shkallë vëmendjeje për shqiptarët: një për të krishterët romanë dhe një për të tjerët, pasi…”/ Zbulohet traktati i panjohur që hartoi At Gjergj Fishta
Kalendari Historik 6 Dhjetor 2022
“Poeti Kombëtar, At Gjergj Fishta, botoi nji ode shqip të At Valentinit, për nderim t’Shtjefën Gjeçovit, martirit t’ides kombëtare…”/ Refleksionet e studiuesit të famshëm, për korifenjtë e letrave shqipe
“Katerina Josipi, një ‘primadonë të teatrit shqiptar’ dhe ‘ikonë e skenës në Kosovë’, si një motër e madhe e Bekim Fehmiut të paarritshëm, me të cilin…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
Si u bë i mundur botimi i “Lahuta e Malcisë” dhe fjala e prof. Aleksandër Xhuvanit në varrimin e Fishtës më 31 dhjetor 1940
Si u bë e mundër botimi i “Lahuta e Malcis” dhe fjala e panjohur e prof. Aleksandër Xhuvanit në ceremoninë e varrimit të Fishtës më 31 dhjetor 1940
“Poeti Kombëtar, At Gjergj Fishta, botoi nji ode shqip të At Valentinit, për nderim t’Shtjefën Gjeçovit, martirit t’ides kombëtare…”/ Refleksionet e studiuesit të famshëm, për korifenjtë e letrave shqipe

Nga KARL GURAKUQI

Memorie.al / Me shum gëzim dhe me andje të madhe pranova ftesën, qi drejtorija e së çmueshmes revistë “Shejzat”, më bani të marr pjesë në komitetin organizues për të kremtue në mënyrë sa ma të meritueshme, shtatëdhetë-vjetorin e lindjes së të ndritshmit e të përndertit, profesor At Zef Valentinit, të këtij dijtunari të shkëlqyeshëm, të këtij lavruesi të hollë të punvet shqiptare në fusha të ndryshme. E pranova këtë ftesë, si mik i vjetër i këtij shkrimtari të vlefshëm; kjo gja më mbushë me kreni, pse asht punë jo e lehtë, të jeshë mik i nji njeriu të madh sikurse asht Valentini për mue e, për shumkend, dhe së dyti pse kam pasë nderin të jem bashkëpuntuer i ngushtë i tij qysh në rini.

Kam punue me të n’Institutin e parë për Studimet Shqiptare, themelue në prillin e vjetit 1940, me nismën e mikut të përbashkët, Ernest Koliqit, të këtij shkrimtari të shquem, të këtij poeti të djelmnis shkodrane, veprat e të cilit nuk dijnë kur mort. Nuk due të bijë në mëkat presuncjoni, as nuk besoj se do të m’a marrin për të keq këta dy miq të shkëlqyem, në se e radhis veten në këtë trini Shqiptarësh të shquem. Kam punue me ta, pa u lodhë e pa u mërzitë, u jam gjetë krah, për sa më kanë lejue fuqitë, ndonse ishem larg sish, në zotsi e n’aftësi.

Jam përpjekë, përsa kam mujtë, me i u qenë i vlefshëm. E kam pasë dhe e kam për nder të kemë qenë e të jem gjithnji bashkëpunëtuer i tyne, i këtyne dy Shqiptarëve të dalluem. Mos të çuditen lexuesit e “Shejzavet”, q’i e quej “Shqiptar” At Valentinin. Po, Shqiptar; me të vërtetë Shqiptar, me të tana virtytet, me të gjitha të mirat e të ligat e shqiptarit. Ai vetë krenohet kur i thomi se asht Shqiptar: lipset t’a njofim për s’afërmi, për t’u vërtetue për sa jemi tue thanë: asht burr fjale Valentini, asht derëçelë, i fjalvet të pakta si banorët e malevet shqiptare, shpirtgjanë, i arsyeshëm, i ndalun.

Gjithashtu mund të lexoni

“E dëgjove, Qemal, – iu kthye Fehmiu babait, – Enver kasapin dhe ata që i bëjnë fresk, komunistët e zhgënjyer, e kanë vënë përpara me kritika, por…”/ Kujtimet e shkrimtarit të njohur, për antikomunistin e thekur tiranas

“Angjelia u rrit midis personaliteteve të shquara dhe familja fisnike Logoreci, kishte mik shtëpie At Fishtën, Koliqin, Dr. Shirokën dhe…”/ Historia e panjohur e vajzës që u njoh si; ‘bukuria shkodrane’!

Karakteri i tij përkoi shum shpejt me atë të Shqiptarit: i u vu pra studimit të popullit, qi ai e bani të vetin posa shkeli tokën e tij; u njoft me botën shqiptare me anën e botimeve, qi gjindeshin me shumicë në Bibliotekën e Jezuitvet në Shkodër, në librat e ndryshëm qi bashkëvëllaznit e tij, mjeshtrat e tij në hapat e parë, i vunë në dispozicjon; bani sa ma parë miqsi me rrethet kulturore të qytetit të Shkodrës; u vunë lidhje me asish qi e njifshin mirë shpirtin shqiptar; Valentini, me inteligjencën e vet të shqueme i përvetsonte, i bluente, i studionte dhe nxirte përfundimet përkatëse, të cilat, ma vonë, u patën ba objekt studimesh, mbi botën e vogël shqiptare.

I përmirësoi këto kur e nxuni shqipen me themel, kur mujti me kuptue domethanien e çdo fjale, kur mori nëpër duer Kanunin e Malevet Shqiptare, at Kanu, qi aq mjeshtërisht mblodhi At Shtjefën Gjeçovi, për të cilin Valentini kishte një admirim të veçantë. Aq bukur e përvetsoi gjuhën shqipe mbrenda pak kohe, sa me mujtë me shkrue rrjedhëshëm e pa gabim, artikuj çdofarë.

Në vjetin 1932, në moshën tridhetëvjeçare krijoi, drejtoi, kryesoi Revistën e çmueshme “LEKA”, tue bashkpunue në te rregullisht, çdo muej, gjithnji në gjuhën shqipe, me artikuj kritike letrare, qi lexoheshin me shum andje nga të gjith, pse kritika në Shqipni, të çdo lloji qoftë, pëlqehet dhe çmohet; në vjetin 1943, kemi pasë pa në shtyllat e Revistës “LEKA” nji radhë artikujsh, të dalun nga dora e Valentinit, me titullin “Bisedime Letrare”; na kujtohen bisedimet qi zhvilloheshin nëpër kafe dhe në qarqe shoqnore mbi shprehjet qi “Zalvi” përdorte për të qitë në shesh bukurinë e gjuhës fishtjane.

“Zalvi” ishte pseudonimi, me të cilin Valentini mshifej n’artikujt e tij. Jezuitët mbajshin në Shkodër Revistën ma të vjetër në Shqipni. Cili asht ai Shkodran, qi nuk e njef “Elçin e Zemrës së Krishtit”? e cila, tue i u përshtatë kohvet, e ndrroi titullin “Elçi”, si fjalë turke, dhe e zavendsoi me fjalën shqipe “Lajmtar”, dhe me ket emën hyni në historin e fletorizmës shqiptare? Aleksandër Xhuvani na thonte, kur ishim të rij, se “Elçija” ndrynë në faqet e veta, visare të çmueshme gjuhësie; se, po të dojshim me pasë nji pasqyrë të së folmes shkodrane, mjaftonte të lexojshim shkrimet e “Elçis” së Jezuitvet të Shkodrës.

Për shum e shum vjetë, qysh prej asaj kohe kur Shqipnija nuk e kishte fitue ende lirin e deri vonë, derisa Atdheu i ynë ra nën nji sundim t’egër dhe anti-fetar, kjo revistë qe ushqimi shpirtnuer i popullit të Shkodrës. Shum shkodranë patën nxanë shqip tue marrë nepër dorë të përkohëshmen fetare, qi botohej në Shtypshkrojën e Jezuitvet në Shkodër, n’atë Shtypshkrojë, qi aq shum maritime ka në përhapjen e shkrimit shqip, qysh prej vjetit 1870. Kjo Revistë pat si drejtorë shkrimtarë në za dhe bashkëpuntorë të përmendun, si At Fishtën, At Anton Xanonin, At Frano Gjenovicin, Don Ndre Mjedën, etj., etj., me dheta vetësh.

Nuk mund të rrinte jashtë këtij qërthulli At Zef Valentini, i cili, jo vetëm qi e drejtoi për shtatë vjetë me radhë, prej vjetit 1933 deri në vjetin 1939, por e zbukuroi dhe i dha randësi me artikujt e vet shkencorë dhe gjuhësorë, tue botue herë pas here përkthime letrare me randësi botnore, si b.f. Poliecte i Corneille-it, në prozë të ritmueme dhe pastaj veprën e Alfieri-t Saul, me metrikën e origjinalit italisht; të dyja këto vepra qenë botue ma vonë si libra të posaçëm, me komentime dhe spjegime.

“Sauli” tash pak vjetë qe përdorë si klasik i shqipes në kursin e letërsis dhe të gjuhës shqipe në fakultetin e letravet t’universitetit të Palermës. I nënshkruemi din me thanë se studentat dhe studenteshat e fakultetit, kanë përfitue shumë nga përkthimi i Valentinit, tue ba krahasime në mes dy gjuhëve, sidomos në pikpamje të strukturës gjuhësore dhe të pasunis së mënyrvet të shprehjes, të posaçme për të dyja gjuhët. Revista “LEKA” e ka pasë, gjatë botimit të vet, jo vetëm si drejtuer për disa vjetë, por edhe si bashkëpuntuer të radhës së parë, me artikuj të ndryshëm, me këshille të dobishme, me qortime dorëshkrimesh, me ndreqje shtypajsh, me korrespondencë etj.

Në ketë Revistë kulturore, kemi pa të botuem nji traktat të vogël mbi metricën shqipe; ket traktat Valentini, mbasi e plotsoi, i a dha Ministris s’Arsimit të Tiranës, e cila do t’a botonte për t’a përdorë në shkollat e Shqipnis, mbasi mungonte asokohe nji libër i tillë. Ky qe i pari libër i këtij lloji në gjuhën shqipe, po të përjashtojmë veprën e Luigj Gurakuqit të vjetit 1906 “Vargnimi në gjuhën shqipe” dhe ndonji vepërzë tjetër pa randësi.

Mjerisht, libri i Valentinit nuk mujt me u botue nga shkaku i trazimevet në shqipni rreth vjetvet 1943-‘44; të njajtin fat pësoi edhe nji radhë artikujsh, ndër të cilët asht për t’u përmendë ai me titullin; “Sheti historike në Shqipnin veriore”; edhe ky libër me randësi në pikpamje të historisë shqiptare, përkthye italisht nga vetë auktori, do të botohej si libër në vete, nën kujdesin e Entit Parashtetnuer “Distapur”, pranë Shtëpisë Botuese “De Agostini” në Novara.

Veprimtaria letrare e Tij nuk ka të sosun: bashkëpunoi në Revista të ndryshme kulturore në Shqipni dhe n’Itali me shkrime letrare, historike dhe folkloristike; na pëlqen të përmendim Revistën zamadhe të Françeskanvet të Shkodrës, “Hylli i Dritës”, në të cilën drejtori i saj, Poeti Kombtar, At Gjergj Fishta, botoi nji ode shqip të Valentinit, për nderim t’arkeologut shqiptar Shtjefën Gjeçovit, martirit t’ides kombtare.

Kjo vjershë, qi pat, jo vetëm miratimin, por edhe admirimin e të Madhit Fishtë, pat qenë riprodhue edhe në veprën e madhe “Bota Shqiptare” (1943), faqe 320-322. Në ketë vjershë Valentini tregon cilsit e veta poetike, me të cilat e ka pajisë natyra, tregon dashurinë e madhe për Shqipnin t’onë: – “Djelm Shqiptarë, ndër shkrime t’tija vreni – Si mirret gjaku i nji bamirsit t’Atmes, – Për njikso kobesh nji Kanu të mjaftueshëm – Leka s’e qiti…”!

Nuk duem të mërzisim lexuesin, tue numrue nji nga nji të gjitha shkrimet, të gjith artikujt e botuem nga At Valentini, në revista të ndryshme shqipe dhe italjane; lexuesit e “Shejzavet” mund të bajnë nji mendim mbi meritimet e tija rreth çashtjevet shqiptare, tue u mbështetë mbi sa u tha deri tani në këto pak faqe.

Na vjen keq se gjindemi jashtë Atdheut, ku do të kishim mujtë me e kremtue shtatëdhetëvjetorin e këtij burri të dijtun, ashtu sikurse e kërkon personaliteti i tij i shquem. Po shka t’u bajmë rasavet dhe rrethanavet, qi na kanë pengue në çfaqjet e mirënjoftësis kundrejt këtij miku e dashamiri të Shqipnis? I kemi dyert e mbylluna, i kemi duert e pengueme, kemi xhepin e shpuem e, nuk na lejon të bajmë atë qi meriton e qi do të na dishronte zemra të bajshim.

Nji gja mund të bajmë: jemi në nji vend të lirë e nuk na thotë njeri as ma këndej, as ma andej: i urojmë pra Valentinit t’onë njimijë të mira me gjith zemër, sidomos shëndet të mirë, jetë të gjatë e vullndet të fortë në punë ashtu sikurse deri sot. Ad multos annos, P. Valentin?

Kush është AT Giuseppe Valentini?

Nuk mund të flasësh për lartësimin e kulturës shqiptare, pa u ndalur në kontributin e Zef Valentinit. Italian, lindur në rrethinat e Padovës, i diplomuar në filozofi (1924) dhe teologji (1928), që në moshën 20-vjeçare, vjen me detyrën e misionarit jezuit në Shqipëri. Në fare pak kohë e mësoi aq mirë shqipen, sa nuk dallohej prej shqiptarëve të tjerë. Ndërmjet viteve 1922 – 1932, ushtroi mësuesinë në Gjimnazin Jezuit të Shkodrës. Vepra e parë për Shqipërinë “Kolegja Saveriane ndër 50 vjetët e para 1877-‘78 – 1927-’28”, u botua shqip dhe italisht. Boton bashkë me akademikun e njohur italian Fulvio Cordignano, një studim mbi gjakmarjen shqiptare.

Nis në vitin 1940 edhe një kronologji mbi historinë e Shqipërisë nga viti 313 e deri në shekullin e XIII, nga e cila u botuan vetëm dy vëllimet e para. Prej vitit 1932, drejtoi revistën e njohur “LEKA”, deri më 1943 dhe, së bashku me të revistën “Lajmtari i zemrës së Krishtit” (1933 – 1939). U largua nga Shqipëria si pasoje e përndjekjeve dhe vrasjes së disa shokëve të vet seminaristë në Shkodër, në fund të vitit 1943. Më pas, nisi redaktimin e 30-të vëllimeve të veprës së tij monumentale “Akte shqiptaro – veneciane, të shekujve XIV – XV”, që hedhin dritë mbi një fazë tepër të rëndësishme të historisë shqiptare e, që i dhanë autorit famë ndërkombëtare.

Për fat të keq, sa qe gjallë, ai pa të dilnin në botim vetëm 25 vëllimet e para, pavarësisht se vepra e plotë qe derguar për shtyp që në 1976. Veç punës studimore, ndihmesa e Z. Valentinit në fushën e pedagogjisë dhe studimeve mbarëshqiptare, është veçanërisht e spikatur. Në vitin 1955, ai bëhet titullar i Katedrës së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Palermos (1955) dhe po aty themelon dhe drejton “Qëndrën Ndërkombëtare të Studimeve Shqiptare”. Po pavarësisht nga e gjitha kjo, një figurë e tillë e rëndësishme e kulturës sonë, është shumë pak (ose aspak) e njohur nga brezat e sotëm, për shkak të çensurës totale të bërë ndaj tij, nga ana e rregjimit komunist.

Thënie për At Zef Valentinin

“Shqiptarë! Duajeni At Valentinin, se ai ju dashuron me zemër. Çmojeni, se ai punon paprerë, për t’ia bërë te ditur botës vlerat tuaja shpirtërore dhe artistike. Ai është juaji, sepse i ka dhënë çështjes suaj, mëndjen dhe shpirtin e vet”.

Papa Pauli VI, Romë, 25 Prill 1968

“Ai është sot ma i madhi albanolog i gjallë. Por historia e Shqipërisë do ta kujtojë mbi të gjitha, si shkencëtarin, që i dashunuem me objektin e studimeve të veta, Shqipnin, me një përkushtim të hapun ndaj rreziqeve, e kërkoi dhe e gjeti atë ndër arkiva e biblioteka, në kujtesën e në jetën e popullit, në manifestet e lashtësisë së tij fisnike, t’asaj fisnikërie që siç thoshte Valentini, e ban të denjë popullin shqiptar, për me pasë nji vend me virtytet e tij të veçanta etnike, në gjininë e kombeve evropiane”.

Ernest KOLIQI, 1970

“…unë dua të nënvizoj një raport tjetër “human”, atë që u vendos mes misionarit dhe vendit të misionit: dhimbsuria, përkujdesi, për atë vend dhe për banorët e tij, e shpunë deri aty sa ky vend të bëhej për të atdheu i tij i dytë, në mos atdheu i tij i vetëm”.

Namik RESULI

Vëllimet e “Akteve Shqiptaro-venete”, janë dëshmi mbresëlënëse e këmbëngulësisë së tij të shquar, për erudicion…”!

G/ STADTMÜLLER

“Me botimin e këtyre dokumenteve, At Valentini, konsiderohet sot si historiani më i madh i kohës, jo vetëm i Shqipërisë, por njëri prej më të mëdhenjve i gjithë gadishullit Ballkanik”.

Martin CAMAJ

Veprat më kryesore të At Zef Valentinit

“Akte shqiptaro-venete të shekullit XIV-XV” (latinisht) (25 vëllime)

“Akte juridike shqiptare” (latinisht) (2 vëllime)

“E drejta e komunitetit në traditën juridike shqiptare’’ (2 vëllime)

“Ligji i maleve shqiptare (1880-1932)”

“Familja në të drejtën tradicionale shqiptare”

“Statuti personal i Shqipërisë në epokën e Skënderbeut”

“Sprovë mbi një regjistër historik të Shqipërisë”, në bashkëpunim me At Fulvio Cordignano

“Nomenklator”, “Kontribute në kronologjinë shqiptare” (2 vëllime)

“Shënime mbi historinë kulturore shqiptare” (2 vëllime)

“Shënime mbi regjimin e vend-qëndrimeve venete në Shqipëri, në shekullin XIV-XV”

“Shëtitje historike në Shqipërinë e Veriut”

Kolegji Saverian ndër 50 vjetët e para”

Përkthime në shqip:

  • “Sauli” Alfieri
  • “Poliekti” Pier Kornej
  • “Biografi” Garcia Moreno
ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Në Komitetin tonë Qendror erdhi një shqiptare, grua shumë e ndershme, të cilën Gestapo se asgjësoi dot, ndërsa këta i lanë hesapet me të, duke...”/ Kujtimet e Hrushovit, për eliminimin e Liri Belishovës

Next Post

“Sabotimi më i madh ka qenë në zonën e Sarandës, ku Filip Nashi doli me parullën se; ‘kush nguron për Vurgun e Sarandës, është...”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

Artikuj të ngjashëm

“E dëgjove, Qemal, – iu kthye Fehmiu babait, – Enver kasapin dhe ata që i bëjnë fresk, komunistët e zhgënjyer, e kanë vënë përpara me kritika, por…”/ Kujtimet e shkrimtarit të njohur, për antikomunistin e thekur tiranas
Personazh

“E dëgjove, Qemal, – iu kthye Fehmiu babait, – Enver kasapin dhe ata që i bëjnë fresk, komunistët e zhgënjyer, e kanë vënë përpara me kritika, por…”/ Kujtimet e shkrimtarit të njohur, për antikomunistin e thekur tiranas

August 3, 2025
“Angjelia u rrit midis personaliteteve të shquara dhe familja fisnike Logoreci, kishte mik shtëpie At Fishtën, Koliqin, Dr. Shirokën dhe…”/ Historia e panjohur e vajzës që u njoh si; ‘bukuria shkodrane’!
Personazh

“Angjelia u rrit midis personaliteteve të shquara dhe familja fisnike Logoreci, kishte mik shtëpie At Fishtën, Koliqin, Dr. Shirokën dhe…”/ Historia e panjohur e vajzës që u njoh si; ‘bukuria shkodrane’!

July 30, 2025
“Pas gafës që bëri Dr. Loci, një mjek i paaftë dhe aventurier, Dr. Shiroka i tha; unë s’të lejoj të bësh eksperimente te shqiptarët, siç keni bërë në…”/ Historia e panjohur e legjendës së mjekësisë shqiptare
Personazh

“Pas gafës që bëri Dr. Loci, një mjek i paaftë dhe aventurier, Dr. Shiroka i tha; unë s’të lejoj të bësh eksperimente te shqiptarët, siç keni bërë në…”/ Historia e panjohur e legjendës së mjekësisë shqiptare

July 24, 2025
“Në librin e tij ‘Gjashtë muaj histori të Shqipërisë’, koloneli francez Dekon, pranoi propozimet e Sali Butkës për shpalljen e Vetëqeverimit shqiptar të Korçës dhe…”/ Refleksionet e studjuesit dhe historianit të njohur
Personazh

“Kur mjekët italianë këmbëngulën që operimi i syrit të tij, s’mund të bëhej pa narkozë, ai u tha…”! / Historia e panjohur e Plakut të Butkës, që “uli në gjunjë” edhe gjeneralët e diplomatët francezë

July 20, 2025
“Me ftesë të Hysni Kapos, Valter Audicio erdhi në Shqipëri dhe u akomodua në një nga vilat e plazhit të Durrësit, ku vinte për ta takuar edhe…”! / Dëshmia e rrallë e përkthyesit të kolonelit që vrau Duçen
Personazh

“Me ftesë të Hysni Kapos, Valter Audicio erdhi në Shqipëri dhe u akomodua në një nga vilat e plazhit të Durrësit, ku vinte për ta takuar edhe…”! / Dëshmia e rrallë e përkthyesit të kolonelit që vrau Duçen

July 20, 2025
“Me Enciklopedinë e tij, Sami Frashëri kërkonte të bënte për Turqinë, atë që bëri Didëroi për Francën në shekullin e XVIII-të dhe pikërisht…”/ Refleksionet e akademikut të njohur, për rilindësin e shquar
Personazh

“Me Enciklopedinë e tij, Sami Frashëri kërkonte të bënte për Turqinë, atë që bëri Didëroi për Francën në shekullin e XVIII-të dhe pikërisht…”/ Refleksionet e akademikut të njohur, për rilindësin e shquar

July 19, 2025
Next Post
“Sabotimi më i madh ka qenë në zonën e Sarandës, ku Filip Nashi doli me parullën se; ‘kush nguron për Vurgun e Sarandës, është…”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

“Sabotimi më i madh ka qenë në zonën e Sarandës, ku Filip Nashi doli me parullën se; ‘kush nguron për Vurgun e Sarandës, është...”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme