• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, August 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Afrimi i ditës së lirimit, për të burgosurit politikë, shoqërohej detyrimisht nga një ankth i madh, pasi nuk e dije aspak, se pas daljes nga dera e hekurt, mund të të priste…”! / Kujtimet e Uran Kalakullës

“Ju tregoj jugosllavët që njoha në kampet dhe burgjet e Enver Hoxhës deri në fundin e viteve ’80-të…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik që u dënua me vdekje dhe vuajti 21 vjet në Burrel
“Pasi më shau nga nëna dhe më tha; ‘qen’, Mihallaq Ziçishti u ngrit nga karrigia dhe më ra më grusht në nofull, sa që më theu dhëmballën e, më lau në gjak…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik, Uran Kalakulla
“Ju tregoj jugosllavët që njoha në kampet dhe burgjet e Enver Hoxhës deri në fundin e viteve ’80-të…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik që u dënua me vdekje dhe vuajti 21 vjet në Burrel
“I dënuemi me burgim të përjetëshëm, që ban një delikt tjetër, ndëshkohet me një mbyllje vazhduese të re në qelië, për një kohë nga gjashtë muej, deri në…”/  Ç’farë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
“Pasi më shau nga nëna dhe më tha; ‘qen’, Mihallaq Ziçishti u ngrit nga karrigia dhe më ra më grusht në nofull, sa që më theu dhëmballën e, më lau në gjak…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik, Uran Kalakulla
“Postrribasit e filluen kryengritjen me shpresën dhe besimin se pushkës së tyre fshatrat përreth e Shkodra do t’u përgjigjej me pushkë, por kishin gabue, pasi…”! / Kujtimet e ish-të burgosurit politik

Nga Uran Kalakulla

Pjesa e dyzetegjashtë

                                            Nazizmi dhe komunizmi

Memorie.al / Nazizmi zgjati 12 vjet, ndërsa stalinizmi 2 herë më shumë. Krahas shumë karakteristikave të përbashkëta, në mes tyre ka shumë ndryshime. Hipokrizia dhe demagogjia e stalinizmit, ishte e një natyre më të stërhollë, e cila nuk mbështetej në një program që ishte sheshit barbar, si ai i Hitlerit, por mbi një ideologji socialiste, përparimtare, shkencore e popullore, në sy e punonjësve; një ideologji që ishte si një perde e volitshme dhe komode për të gënjyer klasën punëtore, për të përgjumur mprehtësinë e intelektualëve dhe të rivalëve në luftën për pushtet.  

Gjithashtu mund të lexoni

“Ky armik, është lidhur me firmën Amerikane ‘Western Data System’, filialin e saj ‘Geospas’ në Gjermaninë Perëndimore, për…”/ Zbulohet akuza ndaj Andrea Manços, në gjyqin e “Grupit sabotator të Ekonomisë”, maj ‘76

“Para se të merrej vendimi i heqjes së gjendjes së luftës me Shqipërinë, u diskutua me juristë të shquar grekë, me në krye profesor Kasimatin, i cili…”/ Refleksione mbi “mollën e sherrit” me Greqinë

Një nga pasojat e kësaj veçantie të stalinizmit, është ajo që mbarë populli sovjetik, përfaqësuesit e tij më të mirë, të aftë, punëtorë e të ndershëm, pësuan goditjen më të tmerrshme. Së paku 10-15 milionë sovjetikë, humbën jetën në dhomat e torturave të KQB-së, të martirizuar apo të ekzekutuar, si dhe në kampet e gulakëve e të të tjerëve si ata, kampe ku ishte e ndaluar të korrespondoje (në fakt ato ishin prototipe të kampeve naziste të vdekjes); në minierat nëpër akujt e Norilskut dhe të Vorkutes, ku njerëzit vdisnin nga e ftohta, nga uria, nga puna dërrmuese nëpër kantieret e panumërt, në shfrytëzimin e pyjeve, në hapjen e kanaleve dhe gjatë transportimit nëpër vagonë të plumbosur, apo në hambarët e përmbytur të anijeve të vdekjes.

                                                                Vijon nga numri i kaluar

Kërcënime të drejtpërdrejta për internimin e familjes në vendet më të shkreta. Kërcënime për përdhunimin e grave, vajzave, motrave nga derrat e Sigurimit të Shtetit, deri edhe të nënave. Thirrja ne hetuesi e familjarëve, duke i rrahur e kërcënuar edhe ata me burgosje e dënime të tjera. Futja e të pandehurit në arkivol dhe mbajtja aty pa afat, sigurisht në bodrume të caktuara (si ato të selisë së vetë Ministrisë së Brendshme).

Ja, këta ishin tamam “të varrosurit e gjallë”, kandidatë të vërtetë për të vdekur aty. Dhe kuptohet pse e qysh. A ka më, o Zot i madh? A nuk mjaftojnë këto? Të tilla tortura kanë hequr bashkëvuajtësit e mi gjatë 47 vjetëve të sundimit të diktaturës komuniste. Nuk them, mund të ketë edhe forma e mënyra të tjera torturash. Por komunistët kishin marrë mësim fort në këtë drejtim nga torturat e Gestapos hitleriane (apo kjo e fundit kishte mësuar nga bolshevikët e Xherxhinskit dhe xhelatët e Ljubiankës sovjetike). Dhe, këta të fundit, kishin mësuar edhe nga torturat çnjerëzore e të sofistikuara të xhelatëve kinezë.

I gjithë vendi ishte një burg i madh. Dhe burgje “të vegjël”, të mirëfilltë, ishin krijuar në gjithë Shqipërinë, nga Veriu në Jug. Ndër burgjet, më të këqij e më të rrezikshëm, kanë qenë dy: ai i Kalasë së Gjirokastrës (tamam burg mesjetar), dhe ai i Burrelit, të cilët kanë ngrënë shumë koka njerëzish. Pastaj, çdo qytet (të paktën ata kryesor), ka pasur burgun e vet e, nganjëherë, edhe dy a më shumë, siç ka ndodhur në Tiranë (Burgu i ri dhe Burgu i vjetër), në Shkodër disa burgje, aq sa edhe kishat u katandisen ne burgje. Në këtë mes, sigurisht, nuk llogariten birucat e hetuesisë së çdo Dege të Brendshme a stacioni policie, në çdo anë te vendit.

Pas burgjeve, vinin kampet e punës së detyruar, ku punonin të dënuarit politikë (edhe ordinerë). Këto, në këtë libër, unë i kam quajtur “kamp-burgje”, më duket më shumë të drejtë, për vetë përbërjen dhe vetë qëllimin që kishin. Ato ishin si “gulagët” sovjetikë, tashmë të njohur në të gjithë botën, madje do të thoja që në kohën e carëve. Bolshevikët i “perfeksionuan” këto kampe, i shumuan shumë, sidomos në Siberi. Për këto ka shkruar, siç dihet, shkrimtari nobelist, Solzhenicin, sidomos tek “Arqipelagu Gulag”.

Hitlerianët mësuan nga bolshevikët të ngrenë kampet e vdekjes, të shfarosjes në masë. Sigurimsat shqiptarë mësuan nga të dy palët, ashtu siç mëson të shqyejë viktimat bisha nga bisha. Diktaturat jo më kot i ngjajnë njëra-tjetrës, ndaj dhe kanë emër të përbashkët. Edhe fashizmi italian, sidomos në fillimet e lëvizjeve të rezistencës antifashiste, ngriti kampe të tilla (ashtu si burgjet), por jo si ato bolshevike, naziste apo, si ato të ngritura nga Sigurimi Shqiptar. Por këto kampe, (të fashizmit) në vendin tonë, qenë pak, madje, me sa më kujtohet, vetëm dy, ai i Porto Palermos në Jug dhe ai i Porto Romanos në Shqipërinë e Mesme.

Kamp-burgjet komuniste pushtuan gati të gjitha anët e vendit tonë, nga Jugu në Veri: kamp-burgu i Vloçishtit për tharjen e kënetës së Maliqit, ai i Varibobit, Karavastasë, i Kripores dhe Sodës Kaustike në Vlorë, i Urës Vajgurore në Berat, i Spitalit të Gjirokastrës, i Jubës në Durrës, i kanalit të Levanit, i ngritur për tharjen e kënetës së Karavastase, i Varibobit, Kafarës, Kampi i Tiranës (në zonën së Lanës, për ndërtimin e pallateve të Shallvares dhe atë përballë tyre), Kampi 303 i Kombinatit të Mishit, Kampi 309 i Bllokut “Puna” (afër Gjykatës së sotme të Tiranës), Kampi 307 po aty afër, i stadiumit “Dinamo”, i Sanatoriumit të Tiranës, i Ballshit, i Fushë-Krujës, i Elbasanit (të dy këta të fundit për ndërtimin e fabrikave respektive të çimentos), i Laçit, i Kosovës, për punë bujqësore (i grave), (diku mes Peqinit dhe Elbasanit), i Zadrimës, i Minierës së Bulqizës, i Repsit, Spaçit (në Mirdite), i Qafë-Barit ne Pukë, i Rubikut (Uzina e Shkrirjes së Bakrit), Aeroporti i Rinasit.

Ja, kështu, pa anë e pa fund. I gjithë vendi ka parë punën sfilitëse të të burgosurve politike, ku bashke me djersën është derdhur edhe gjak. Mijëra shpirtra, dhjetëra e qindra viktima të pafajshme, kanë dhënë jetën në ato kamp-burgje të tmerrshme. Dhe e bukura është që qeveritë “demokratike”, pas rënies së diktaturës së kuqe, u tallën me cinizëm me këto vuajtje, me djersën e gjakun e ish-të burgosurve. Ata u “shpërblyen” me të ashtuquajturat “letra me vlerë”, me të cilat u tall i gjithë populli, njëlloj si me “bonot e privatizimit”. Dhe qeshën e vazhdojnë të qeshin me hidhërim vetë ish-të burgosurit politikë, nga drama e re e thekur. Unë do ta mbyll këtë kapitull, me një sentencë dramatike:

“Aty ku nuk dënohen shkaktarët e vuajtjeve të tilla shekullore dhe viktimave të pafajshme, aty s’ka demokraci të vërtete. Aty ka vetëm një tallje të hidhur e cinike. Aty demokracia i ka rrënjët e saj në padrejtësi, në turp e në gjak. Ajo është një plagjiature mjerane e demokracisë, pra një pseudodemokraci, një turp i vërtetë historik”!

E ç’të them pastaj për vendet e pafundme të internimit, jo më vetëm të të dënuarve pas daljes nga burgu, por dhe të familjarëve të tyre?! Edhe këto kampe internimi nuk qenë veçse burgje a kamp-burgje; herë me tela me gjemba, herë pa tela, por me të njëjtin shëmtim, me të njëjtat vuajtje, tmerre e viktima, që nga Veriu e, deri në Jug. Prandaj themi ne që Shqipëria ishte një burg i madh, i ndarë në dhjetëra e qindra burgje te tjerë, në të cilët ushtrohej dhuna dhe torturat e të gjitha shkallëve. Autori i këtij libri, i ka provuar të tri fushat e ndryshme të ushtrimit të kësaj dhune mizore: burg, kamp-burg dhe internim. Dhe nuk është aspak i vetmi.

Ankthi i afrimit të ditës së lirimit

Pas një varg vitesh burgimi, dita e lirimit nuk i ngjan aspak dritës së mëngjesit, pas një nate të frikshme, torturuese e në terr të plotë. As në burgun e ligjshëm të vendeve demokratike, kur i dënuari është ordiner dhe ka kryer vërtetë një faj, apo ca më tepër një krim, hapja e derës së burgut për të, shkakton një lloj shokimi, pak a shumë si drita e syve kur del menjëherë nga errësira në dritë të fortë. Duket qartë se, si te kafshët, ndërrimi i menjëhershëm, i vrullshëm, nga një gjendje në tjetrën, te njeriu sjell me vete një lloj çoroditjeje, habie, hutimi, në mos një vuajtje të re.

Kush ka patur rastin të takojë një të dënuar të sapodalë nga burgu, e ka vënë re këtë habi, sjellje të pazakontë të tij, trumhasje në lëvizje, në gjeste, në fjalë, deri në mënyrën e të vështruarit të objekteve e njerëzve përreth tij. Po pas burgut komunist? I gjithë ky kompleks ndjenjash, vështrimesh, lëvizjesh, të foluri, ka në bazë jo vetëm pasigurinë, paaftësinë e përshtatjes me ndryshimin e menjëhershëm dhe të vrullshëm, por frikën! Në regjimin komunist, nuk ishte aspak i sigurtë as për të sotmen e ca më pak për të nesërmen, tamam si në burg. Në regjimin komunist, qetësia e jetës, zakonshmëria e saj, ishin vetëm një rastësi, që të mos e quajmë një fat.

Kështu afrimi i ditës së lirimit, për të burgosurit politikë, shoqërohej detyrimisht nga një ankth. Ti nuk e dije aspak se pas daljes nga dera e hekurt, mund të të priste “Gaz”-i i Sigurimit, i cili, vërtete të kishte sjellë në derën e burgut, por nuk e kishte aspak zakon të të kthente te dera e shtëpisë, ku të kishte marrë!

Nëse ai të priste, pra, te dalja, ti e dije fare mirë, se kishte ardhur aty për dy qëllime: ose do të të vinin përsëri prangat e sapo-hequra, për të të çuar në birucat e hetuesisë, drejt një ri dënimi të ri, ose, mes disa policëve, të priste rruga e internimit, ndoshta të përjetshëm.

Vërtetë, afrimi i ditës së lirimit, bashkë me ankthin, ka në vetvete edhe një ndjenjë ngazëllimi, një frymë shprese për t’i shpëtuar një herë e përgjithmonë ferrit të burgut. Por ama asnjëherë ky ngazëllim, nuk ishte i plotë, nuk është i ndritshëm si rrezja e parë e agimit plot shkëlqim, pas një nate aq të gjatë në errësirë, në vuajtje e torturë. Shumë-shumë pritja e asaj dite, i ngjan një agu të mekur, si ai i një dite vjeshte të trishtuar, me re e shi të imët, që të ftoh jo vetëm trupin, por edhe shpirtin.

Një mori mendimesh e pyetjesh të mundojnë shpirtin: “Do më ri dënojnë prapë? Do më internojnë? Dhe sikur të mos ngjasin prapë këto mynxyra, si do ta gjej shtëpinë ku kanë rrasur familjen, mbasi e kanë dëbuar nga ajo ku kam pas lënë? Çfarë lloj banese është ajo, kasolle apo bodrum? Çfarë qyteti, fshati, lagje, rrugë është ajo? Cilët janë njerëzit e tjerë aty pranë, fqinjët? Dhe si do t’i gjej njerëzit e shtëpisë, që kanë mbetur gjallë?

Si e kanë hallin nga ana ekonomike, shëndetësore? A do të më lenë të qetë ata të lagjes, të Frontit, të Sigurimit? A do të më japin punë? Çfarë punë do të jetë ajo? A do të mundem të nxjerr bukën për vete e familjen, të paktën sa për të mbushur barkun, e jo vetëm të mos jem më barrë por familjen, por ta mbaj unë atë”? Ja, me pak fjalë, ky është ankthi që të mundon kur afrohet dita e lirimit tënd. Ankth e frikë, janë, po dihet, motër e vëlla.

Kam patur gjithmonë mendimin se hija e rrezikut që të pret e që të rri mbi krye si shpata e Demokleut, është edhe më shqetësuese dhe e frikshme se vetë rreziku. Njeriu që mendon për së mbari, i trembet, me të drejtë, më shumë së panjohurës, si ai që ecën në pyll nëpër natë dhe nuk e di se nga mund t’i dalë cubi apo kafsha e egër. Nuk kam thënë kot se më shumë se vdekja vetë, për njeriun është më e frikshme ideja e saj, e papritura e madhe.

Kur ndodhet para rrezikut njeriu, dhe ai më pak trimi, po të ketë disi dinjitet në veten e tij e tendos trupin, shtrëngon dhëmbët dhe mundohet ta shohë në sy rrezikun, duke u munduar t’i bëjë ballë, apo të paktën ta durojë sa të jetë e mundur më mirë. Ajo trimëria klasike apo romantike e kalorësve të lashtësisë apo të mesjetës, më duket se ka perënduar prej kohësh, edhe nëse ka qenë ndonjëherë e vërtetë. Kështu kam patur prej kohësh dhe vazhdoj të kem mendimin se trimëria e vërtetë, nuk është aspak te spata e muskujt e bëshëm të trupit, por te zemra e shpirti i tij.

Kam parë gjatë kohës së burgut jo burra, por meshkuj që kishin alamet fiziku dhe para një kapteri xhuxh, dhisnin gjak! Ashtu si kam parë djem, që fizikisht jo vetëm që ishin mesatarë e nganjëherë të dobët, aq sa një erë e fortë mund t’i merrte me vete, por kur vinte puna para rrezikut e mundimit, shtrëngonin dhëmbët dhe qëndronin si burra të vërtetë.

Njeriu, me mend, domosdo, puna e parë që bën, mundohet t’i shmanget sa më shumë rrezikut, sidomos kur e di që raportet e forcës nuk janë aspak në favor të tij. Kështu ai nuk i bën aspak shërbim belasë. Përkundrazi. E në burgun komunist, një nga bela-ndjellëset ishte gjuha. Se pushteti komunist, me partinë ne krye, kishin pretendimin absurd, madje idiot, që ti ishe edhe “armik”, por nuk duhej të hapje gojën kurrë, kundër armiqve të tu politikë.

Pra edhe pse je në burg, për fjalë e veprimtari armiqësore ndaj pushtetit e partisë, e aty mes “armiqve të popullit”, siç ishe edhe ti vetë “armik”, nuk duhej të mbaje qëndrim armiqësor, të flisje “armiqësisht”, por ose të bëheshe vuv (domethënë memec), ose, në doje të flisje, duhej të thoshje: “Rroftë Partia dhe shoku Enver që më futi në burg, e më bëri nënën”!

Kështu, duke e ditur fare mirë këtë “filozofi”, sa të poshtër edhe idiote, unë gjatë gjithë burgimit tim, jam treguar fort i kujdesshëm të mos shkel asnjëherë në dërrasë të kalbur. Kjo domethënë, që të mos llapja poshtë e lart e mes miletit ku kishte dhe fuksa, fjalë që i prishnin stomakun komandës, ministrisë, qeverisë, e leshit dhe hamamit.

Sigurisht flisja edhe unë, si gjithë të tjerët, se dielli nuk mbulohej me shoshë, por ama kisha shumë kujdes tek flisja e tek shfryja me njerëz që tashmë i njihja mirë, njerëz të provuar, seriozë, me mend në koke e, me karakter të formuar.

Kështu u jam shmangur, sa kam mundur, rreziqeve të kota. Llafazanët, gjithë jetën time i kam patur bezdi dhe gjithnjë jam munduar t’u shmangem e të mos u jap arsye fare. Ca më shumë se zhurma, ata më kanë irrituar gjithë jetën time. Dhe llafazanët janë tamam si kokat e drunjta, që përmend poeti klasik i satirës italiane, Giuseppe Giusti: “Le teste di legno, fan sempre del chiasso!” (Kokat prej druri, bëjnë gjithmonë potere!).

E arrita edhe unë atë periudhë të burgut komunist, ku ata që flisnin, madje që përpiqeshin të organizonin grupe politike, nuk i dënonin, si rregull, politikisht, por ose i shkrinin në birucat “disiplinarisht”, ku edhe i rrihnin paq, ose i transferonin në burgun e Burrelit. Po tashmë sadizmi sigurims, kishte marrë edhe një përmasë të re: ri-dënimin në burg. Ja, kësaj i ruhesha unë, si djalli nga temjani. Se ri-dënimi, për mua, ishte vdekje e sigurtë.

Natyrisht, kur e vinim në plan për të të ri-dënuar, ti mund të mos flisje kurrë dhe ata të ri-dënonin prapë, me dëshmitarë falsë, asi spiunësh burgu që ia kishin shitur dreqit shpirtin, as për pesë lekë, por ia kishin dhënë falas. Ndaj edhe me këta elementë unë rrija sa më larg që të mundesha. Kështu, sikur edhe të më ri-dënonin, të paktën nuk do të kisha më të drejtë që ta haja gjuhën me dhembë, që nuk munda ta mbaja në frerin e duhur.

Doni një shembull konkret? Nja dy tre vjet para se të lirohesha, në burgun e Burrelit, mes të tjerësh, arrestuan edhe një shokun tim bashkëvuajtës, intelektualin Abdulla Sollakun. Dhe e dënuan shtatë vjet për “agjitacion e propagandë” në burg! Në fakt Dullës (siç i thërritnim aty), nuk i rrinte goja një minutë rehat. Dhe megjithëse e kisha këshilluar disa herë, ai nga një anë e pranonte se gabonte, por nga ana tjetër, vazhdonte si më parë. Dhe kur unë ngulja këmbë në të timen, ai më përgjigjej:

– “E di, mor vëlla, që ke të drejtë. Por ti nuk di një gjë tjetër…”!

– “Çfarë nuk ditkam unë, Dullë”?

Dhe ai qetë-qetë më përgjigjej:

– “Të gjithë që e kanë majasëllin, e kanë aty ku e kanë. Kurse unë e kam në majë të gjuhës”!

Ç’mund t’i thosha më shokut tim simpatik?!/Memorie.al

                                                         Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Për herë të parë në një qeveri shqiptare, nisi të funksiononte ‘Zyra e Sigurimit Publik’, apo ‘Drejtoria e Policisë Shqiptare’, ku u emërua...”/ Historia e panjohur e shkollës së Xhandarmërisë në Gjirokastër

Next Post

“Kundëradmirali juaj që erdhi nga Sevastopoli për inspektim, i cili kishte zakon të pinte, kapi një oficerin tonë në bazën e Pashalimanit dhe...”/ Biseda e Enverit me Mikojanin dhe Andropovin, Moskë 1960

Artikuj të ngjashëm

“Ky armik, është lidhur me firmën Amerikane ‘Western Data System’, filialin e saj ‘Geospas’ në Gjermaninë Perëndimore, për…”/ Zbulohet akuza ndaj Andrea Manços, në gjyqin e “Grupit sabotator të Ekonomisë”, maj ‘76
Dossier

“Ky armik, është lidhur me firmën Amerikane ‘Western Data System’, filialin e saj ‘Geospas’ në Gjermaninë Perëndimore, për…”/ Zbulohet akuza ndaj Andrea Manços, në gjyqin e “Grupit sabotator të Ekonomisë”, maj ‘76

August 1, 2025
“Para se të merrej vendimi i heqjes së gjendjes së luftës me Shqipërinë, u diskutua me juristë të shquar grekë, me në krye profesor Kasimatin, i cili…”/ Refleksione mbi “mollën e sherrit” me Greqinë
Dossier

“Para se të merrej vendimi i heqjes së gjendjes së luftës me Shqipërinë, u diskutua me juristë të shquar grekë, me në krye profesor Kasimatin, i cili…”/ Refleksione mbi “mollën e sherrit” me Greqinë

August 1, 2025
“Kush ishte ky njeri, një i persekutuar i burgjeve komuniste, a një dashurues i filozofëve dhe një njohës i pasionuar…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, për ish-kolegun, deputet e shkrimtar
Dossier

“Dita e lirimit tim nga burgu pas 22 vitesh, ishte 30 janari 1982 dhe unë shpëtova pa më ridënuar, pasi më 18 dhjetor 1981, ndodhi ngjarja me kryeministrin Mehmet Shehu, i cili…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

July 31, 2025
“Kundëradmirali juaj që erdhi nga Sevastopoli për inspektim, i cili kishte zakon të pinte, kapi një oficerin tonë në bazën e Pashalimanit dhe…”/ Biseda e Enverit me Mikojanin dhe Andropovin, Moskë 1960
Dossier

“Kundëradmirali juaj që erdhi nga Sevastopoli për inspektim, i cili kishte zakon të pinte, kapi një oficerin tonë në bazën e Pashalimanit dhe…”/ Biseda e Enverit me Mikojanin dhe Andropovin, Moskë 1960

July 30, 2025
“Për herë të parë në një qeveri shqiptare, nisi të funksiononte ‘Zyra e Sigurimit Publik’, apo ‘Drejtoria e Policisë Shqiptare’, ku u emërua…”/ Historia e panjohur e shkollës së Xhandarmërisë në Gjirokastër
Dossier

“Për herë të parë në një qeveri shqiptare, nisi të funksiononte ‘Zyra e Sigurimit Publik’, apo ‘Drejtoria e Policisë Shqiptare’, ku u emërua…”/ Historia e panjohur e shkollës së Xhandarmërisë në Gjirokastër

July 30, 2025
“Ore shokë, Avzia Nela s’asht burr i keq, po në anët tona, na jena të lidhun me fjalën, kush e qet, quhet besëpremë. E pra, kjo asht arsye, që Avzia hesht…”/ Dëshmitë e rrallë të ish-të burgosurit politik
Dossier

“Me Avzi Nelën u njoha në burgun e Burrelit dhe kur e liruan, nuk e lanë të shkonte në fshatin e tij, por në një kasolle të mjerë e, kur shkuan që ta arrestojnë përsëri, ai…”! / Kujtimet e Uran Kalakullës

July 30, 2025
Next Post
“Kundëradmirali juaj që erdhi nga Sevastopoli për inspektim, i cili kishte zakon të pinte, kapi një oficerin tonë në bazën e Pashalimanit dhe…”/ Biseda e Enverit me Mikojanin dhe Andropovin, Moskë 1960

“Kundëradmirali juaj që erdhi nga Sevastopoli për inspektim, i cili kishte zakon të pinte, kapi një oficerin tonë në bazën e Pashalimanit dhe...”/ Biseda e Enverit me Mikojanin dhe Andropovin, Moskë 1960

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme