1893 – Në Zelandën e Re, qeveria e udhëhequr nga Kryeministri Richard Seddon, nëpërmjet Aktit Elektoral të firmosur nga Guvernatori i Përgjithshëm David Boyle, vendosën të drejtën e grave për të votuar. Kështu Zelanda e Re u bë de jure dhe de facto, shteti i parë në botë që lejon gratë dhe vajzat që të ushtrojnë të drejtën e votës për zgjedhjet parlamentare. Ky ishte përfundimi me sukses i një proçesi të gjatë dhe të vështirë në këtë vënd.
1922 – Lind në Koprivnice të Moravisë atleti i njohur çek Emil Zatopek. Zatopek do të shpallej si një ndër maratonistët më të famshëm në botë pasi u shpall kampion në distancat e gjata 5000 dhe 10.000 m në Londër 1948 dhe Helsinki 1952. Gjithashtu ai do të fitonte edhe garën e madhe të maratonës po në Helsinki 1952. Sërisht ai do të shpallej kampion në botëroret e atletikës Bruksel 1950 dhe Bern 1954. Gjithsej gjatë karrierës së tij ai do të fitonte 7 medalje ari 1 argjendi dhe 1 bronzi.
1946 – Themelohet Këshilli i Europës. Ky institucion i rëndësishëm europian e ka zanafillën, në fjalimin e famshëm të Kryeministrit britanik Ëinston Churchill në Universitetin e Zurich-ut në Zvicër. Këshilli i Europës, do të vendosej përfundimisht me seli në Strasbourg të Francës, si dhe deri më sot në antarësinë e saj operojnë plot 47 vënde të Europës, midis të cilave edhe Shqipëria. Ky institucion për nga rëndësia kryeson pas Bashkimit Europian.
1948 – Vritet në Jeruzalem të Izraelit, i dërguari për paqjen në Lindjen e Mesme, Konti suedez Folke Bernardotte. Vrasja e Bernardotte u mor përsipër nga organizata ekstremiste terroriste hebreje Lehi. Folke Bernardotte, do të ishte një nga emrat e mëdhenj në mbarë botën për zhvillimin e negociatave për paqjen në këtë rajon të trazuar të globit. Pas vdekjes së Folke Bernardotte, pasuesi i tij Ralph Bunche, përfundoi me sukses punën e bërë nga ai duke ndërmjetësuar Marrëveshjen e Armë-pushimit të 1949 midis Izraelit dhe Egjiptit.
1970 – Vetë-digjet në mënyrë demonstrative në sheshin Matteoti të Genova-s student 22 vjeçar grek Kostas Georgadis. Georgadis e ndërmori këtë akt, si pasojë e shtypjes që i bëhej popullit të tij nga Junta e Kolonelëve në Greqi. Ai do të ishte pjesë e forumeve të majta studentore në Itali, dhe vdekja e tij do të sensibilizonte mbarë opinionin publik europian për diktaturën e egër që po kalonte kombi grek , nga sundimi i ushtarakëve, në vitet 60-70.
1976 – Dy avionë ushtarakë iranianë të tipit Phantom F-4, i raportuan bazës së tyre praninë e disa Objekteve Fluturuese të Paidentifikuara në qiellin e Teheranit. Gjatë një misioni patrullimi rutinë të tyre mbi Teheran, avionët ushtarakë ishin hasur me këto objekte misterioze, ndaj të cilave nuk kishin mundur të hapnin dot as zjarr. Dhe kjo pasi sistemi komandues dhe gjuajtës i avionëve në atë moment kishte dalë jashtë kontrollit në një mënyrë të pashpjegueshme.
1985 – Vdes në moshën 61 vjeçare në Siena, novelisti i famshëm Italian Italo Calvino. Calvino do të punonte si shkrimtar dhe novelist i rrymës realiste. Disa nga veprat e tij më të shquara janë, trilogjia Our Ancestors, koleksioni i historive të shkurtra Cosmicomics, dhe novelat Invisible Cities, dhe If on a Ëinter Night a Traveler. Pas vdekjes së tij, novelat që ai shkroi, arritën shitje record në Itali, SHBA, Britani, dhe Australi.
1991 – Zbulohet në zonën midis alpeve të Italisë dhe Austrisë, Otzi i quajtur ndryshe nga arkeologët edhe si mumja e borës. Otzi do të ishte një ndër mumjet e rralla natyrale të zbuluara në botë, nga efekti i ngrirjes gjatë Epokës së Bakrit në shek 31 para lindjes së Krishtit. Trupi i balsamosur nga ngrirja e Otzi-t gjëndet në Muzeun e Tirolit të Jugut në Bolzano të Italisë.