• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, July 4, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Sampistët që erdhën me makina ushtarake te Rruga ‘Kavajës’ i sulmuan njerëzit duke i goditur me shkopinj gome, hynë edhe nëpër shtëpia, ndërsa u fol se te Mali me Gropa…”/ Ditari 2-5 korrik 1990  

“Në protestat studentore në dhjetorin e ’90-ës, Xhelil Gjoni tha; ne u futëm ca shkopinj bythëve dhe nuk nxorëm tanket , pasi… “/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Ramiz Alia në mbledhjen e Byrosë: “Kadare të mbajë qëndrim për ngjarjet e 2 korrikut të ambasadave, ose të dalë në anën e armikut…”/ Çfarë thanë për shkrimtarin e njohur, Bashkurti dhe Xhelil Gjoni?
“Ervis Gega me familjen e saj, hyri në ambasadën gjermane në korrik 1990, duke i dhënë rryshfet policëve dhe…”/ Shkrimi i gazetës së njohur gjermane “Spigel”, për drejtuesen e Filarmonisë Klasike të Bonit
“Ervis Gega me familjen e saj, hyri në ambasadën gjermane në korrik 1990, duke i dhënë rryshfet policëve dhe…”/ Shkrimi i gazetës së njohur gjermane “Spigel”, për drejtuesen e Filarmonisë Klasike të Bonit
“Ervis Gega me familjen e saj, hyri në ambasadën gjermane në korrik 1990, duke i dhënë rryshfet policëve dhe…”/ Shkrimi i gazetës së njohur gjermane “Spigel”, për drejtuesen e Filarmonisë Klasike të Bonit
“Ervis Gega me familjen e saj, hyri në ambasadën gjermane në korrik 1990, duke i dhënë rryshfet policëve dhe…”/ Shkrimi i gazetës së njohur gjermane “Spigel”, për drejtuesen e Filarmonisë Klasike të Bonit
“Ervis Gega me familjen e saj, hyri në ambasadën gjermane në korrik 1990, duke i dhënë rryshfet policëve dhe…”/ Shkrimi i gazetës së njohur gjermane “Spigel”, për drejtuesen e Filarmonisë Klasike të Bonit

                               – Reportazh nga një dritare pranë mureve të ambasadave –

Memorie.al / Nga 2 korriku – dita dhe nata e represionit të ashpër të makinës së diktaturës, mbi ata që guxonin të shprehnin kundërshtim ndaj rrjedhave “socialiste”, te 5 korriku, kur shteti ynë lejoi kapërcimin e mureve të ambasadave dhe deri te dalja e refugjatëve nga vendi. Tashmë 35 vite kanë shkuar nga hyrja masive e njerëzve në ambasadat e huaja në Tiranë, sidomos në atë gjermane dhe italiane, dhe ngjarjet kanë filluar të mjegullohen. Ishin ditë kur askush s’mund të merrte me mend, se ç’do të sillte e nesërmja dhe vetëm një gjë dihej me siguri: Muri i Berlinit kishte rënë, ishte shembur dhe gjithë Perandoria e Lindjes, ndërsa vendet e ish-Kampit Socialist të Europës, kishin kaluar të gjitha nga monopartitizmi, në sistemin politik pluralist.

Kishim mbetur vetëm ne që vazhdonim të përpëliteshim në ngushticën e botës sonë, të izoluar, të mbuluar nga terri i mungesës së informacionit. Media zyrtare bënte sikur asgjë s’po ndodhte në vend dhe mundohej të mbulonte ngjarjet e jashtëzakonshme, me propagandë dhe dezinformim. Nga 2 korriku – dita dhe nata e represionit të ashpër të makinës së diktaturës mbi ata që guxonin të shprehnin kundërshtim ndaj rrjedhave “socialiste”, te 5 korriku kur shteti ynë lejoi kapërcimin e mureve të ambasadave dhe deri te dalja e refugjatëve nga vendi, të mbrojtur nga diplomacia e këtyre shteteve, kaluan dy javë shpresash për ndryshim dhe zhgënjimesh, fjalësh të përhapura gojë më gojë e, përgënjeshtrimesh.

Më pas, “e djathta” akuzoi shtetin e Partisë së Punës, se me ngjarjet e 2 korrikut, kishte dashur të zhvlerësonte ato që ndodhnin ndërkohë në Kosovë dhe pikërisht miratimin e Deklaratës Kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës, që më 2 korrik 1990, e shpalli Kosovën njësi të veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme Jugosllave, hap i domosdoshëm para shpalljes së pavarësisë. Për të plotësuar njohuritë mbi atmosferën e asaj kohe, mbase do shërbenin dhe këto shënime të mbajtura pikërisht në ato ditë të nxehta korriku. Autorja drejtonte Shtëpinë Botuese “Mitrush Kuteli”, si një nga trashëgimtarët e veprës së shkrimtarit Dhimitër Pasko. Në kohën kur mbahej ky ditar, ajo punonte regjisore montazhi në Kinostudion “Shqipëria e Re”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Tre fatëkeqësi të rënda pllakosën fondin e tij; më 13 shtator 1944, i u dogj shtëpia dhe arkivi në ‘Goricë’, në shkurt 1954, stuhia i shkatërron studion, më 1962, lumi Osum i…”/ Historia e panjohur e “Marubit” të Beratit

“Kur i dënuari Aqif Selimja, ish-oficer, shkoi te qelia dhe e pyeti Bedri Spahiun, se kush ishte më kriminel, Mehmet Shehu apo Enver Hoxha, Bedriu i tha…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës, që vuajti 22 vite burg

E hënë, 2 korrik 1990, ora 23

Me sa duket, korriku i sivjetëm po vjen me ngjarje të mëdha. Dje dhe sot, kam parë (nga dritarja) gjëra që do të kisha dëshirë t’i ruaja në kujtesë, siç i kam tani. Prandaj po ulem t’i shënoj, në këtë kohë që më mbetet nga punët e nga Botërori i futbollit. Mbrëmë, në ditën e parë të korrikut, në orën 22:20, në kohën e dytë të ndeshjes Angli-Kamerun, papritur, afër fare dëgjohet një e shtënë revolveri. Pas saj, të shtëna të tjera që vijnë nga muri i prapmë i Ambasadës Gjermane. Ngre perden e dritares së dhomës dhe shikoj nëpër errësirë civilë të alarmuar që vrapojnë në rrugicë në drejtim të “murit gjerman”.

Nga dritarja e aneksit, ku im shoq, Gjergji, po pi cigare, shikoj tjetër gjë: brenda oborrit të ambasadës, disa të rinj, mes të cilëve një vajzë me flokë të gjatë e të drejtë, ngjitin me vrap shkallët e verandës së “gjermaneve” dhe zhduken pas një dere. Drita e verandës, që kish qenë e ndezur, u fik. Pas pak sekondash, ngjitin shkallët edhe dy të tjerë, që mbajnë për krahësh një të tretë. Ky duket si i plagosur. Bashke me ta, u zhdukën pas derës dhe gjermanët, që, siç më tha Gjergji, kishin qenë duke parë ndeshjen në verandë.

Ç’kishte ndodhur?

Një kamion rrangallë kishte ardhur me ngut nga Rruga “Gjon Muzaka” dhe ishte përplasur me murin gjerman, por s’e kish shembur dot. Nja 10-15 të rinj që u fol se kishin qenë të shtrirë mbi mbulesën e karrocerisë, ishin hedhur brenda murit, bashkë me shoferin të cilin, siç thanë, e kish plagosur polici-roje i murit. Te tjerët s’merret vesh ç’u bënë. Ca thonë i kapen, ca thonë ikën…?!

Sot në mëngjes, me 2 korrik, në punë (Kinostudio “Shqipëria e Re”) mësova për një grup njerëzish që kishin hyrë në ambasadën turke me makinën e plehrave. Të tjerë thanë për ca dasmorë, që, si kishin mbaruar dasmën, kishin hyrë po në ambasadën turke. Me sa duket ishte e njëjta ngjarje…?! Pasdite, rreth orës 19.10, ndërsa po bëheshim gati për të dalë nga shtëpia, u dëgjua papritur një zhurmë e fortë: diçka u përplas, diçka u shemb, pastaj një frenim makine dhe një heshtje e tmerrshme.

Vetëm pak sekonda heshtje, pastaj një o-o-o e gjatë gëzimi. Disa njerëz ngjitën me vrap shkallët e prapme të Ambasadës Gjermane, pastaj qëndruan te parmakët e verandës të përshëndesnin ata që i shikonin nga dritaret e shtëpive përreth, si dhe turmën që u grumbullua sakaq pranë ndërtesës së Lagjes Nr. 9. Kjo turmë që mezi e përmbanin policët, duke mos mundur të bëjë gjë tjetër, shpërtheu në duartrokitje, për t’iu përgjigjur atyre të verandës.

I shikoja të gjitha këto nga dritarja e aneksit, me Anën pothuaj tre vjeçe në krah, me sy të përlotur e me ngashërime. Po përse me ngashërime? Mbase nga rreziku i madh që u ishte kanosur njerëzve…! Apo nga që dikush kish marrë, më në fund, guximin për të vepruar kundër rregullave të rrepta të shtetit, që ende mundohet të na mbushë mendjen (me zor), se më mirë se sa ne, s’jeton askush në botë. Pas pak dola dhe pashë nga afër vendin: makina kish hyrë e tëra brenda murit të ambasadës, pasi kish marrë përpara një grumbull hekurishtesh që policia (?) i kish venë për të bllokuar rrugën. (Çuditërisht, Rruga “Gjon Muzaka” nuk kishte qenë e zënë nga ai “Zisi” i vjetër, që prej disa ditësh ishte venë tërthor disa metra larg murit të Ambasadës Gjermane, as mbrëmë, as sot!)

Në makinë u tha se kishin qenë mbi 30 vetë, jo vetëm të rinj, po edhe burra e gra me fëmijë. Thanë edhe se këta kishin qenë të shoqëruar nga një dash, që shpreson të bëhet meze para se të arrijë në Gjermani (flitet se është nata e Kurban Bajramit). Kur dolëm në Rrugën e “Kavajës” (të tre: Gjergji, Ana dhe unë), për shëtitjen e pasdites, pamë një turmë të madhe kureshtaresh që policët s’i linin të hynin në Rrugën “Skënderbej” (rruga ku ndodhen ambasadat). Xhiroja që bëhet zakonisht në Bulevardin e madh, është zhvendosur në Rrugën e “Kavajës” (e cila zyrtarisht duhet të quhet “Konferenca e Pezës”). Njerëzit kanë një dritë të veçantë në fytyrë. U xixëllojnë sytë.

Sa shumë ndryshojnë këta sy nga sytë e asaj gruas së moshuar pranë Lagjes Nr. 9, që akuzonte sot policët se përse ata “lejojnë njerëzit të shikojnë e të gëzohen” për ata të tjerët që çanë murin e ambasadës. Kthehemi në shtëpi shpejt, rreth orës 20:30. Kemi marrë vesh për një makinë tjetër që ka hyrë sot, nga darka, në Ambasadën Italiane. E para hyri nja dy javë të shkuara, e ngarkuar me 5-6 vetë. E sotmja thanë se kish pasur nja 15 vetë. Serinë e makinave që sulmojnë muret e ambasadave e hapi një autobus “fizarmonikë”, nga ata të Shkodrës, që puthi murin e Ambasadës Greke para tri javësh, një mëngjes rreth orës 8:15.

Ky kish brenda vetëm dy vetë (njeri ishte shoferi, që pasi e solli autobusin me shpejtësi deri tek muri grek, duke kaluar nëpër Rrugën “Frederik Shiroka” ku nuk kalon ndonjë linjë autobusi, ndaloi po me aq vrull, me të prekur murin. Pastaj, bashkë me shokun e tij, kërcyen në pak sekonda murin grek, pasi hipën mbi autobus nga një baxho që hapej pothuaj mbi vendin e shoferit. Kur ktheheshim në shtëpi, pashë së “Gaz”-i i policisë që prej disa ditësh bllokon Rrugën “Frederik Shiroka”, i vendosur për së gjeri në mes të saj, sonte ishte zhvendosur pranë pallatit 4-katësh, përballë Ambasadës Greke, duke e lënë rrugën të lirë. Kjo i bëri përshtypje edhe Gjergjit, por s’patëm kohë të komentonim gjatë. Rreth orës 21:30, kur po ushqeja Anën, dëgjojmë një zhurmë e një rrëmujë të madhe.

Hapim perden dhe shikojmë murin e ambasadës greke të prishur nga një “Skode” që i ka hyrë tërthor dhe tani rri mes pluhurit duman, e ndarë për së gjati: gjysma e djathtë në “Greqi”, gjysma e majtë në Shqipëri. Nga karroceria e makinës hidhen 10-15 vetë në “Greqi”, i sulen ndërtesës më të afërt nga tri vilat e ambasadës, i bien me forcë derës metalike, pak metra larg murit. S’di se pse njeri, në vend të hidhej në “Greqi”, ra në “Shqipëri” (mbase e tërhoqi ndokush nga “rojet e murit”). Ai vrapoi drejt errësirës përmes ca barishteve të larta në një fushë të lenë djerrë, prapa pallatit tonë.

E ndiqte një polic civil, që, duke vrapuar e shante rëndë nga nëna…! Mbase po të mos kishte harxhuar energji për të sharë, do ta kish arritur. Për fat të mirë ndodhi kështu e jo ndryshe: polici vrapo e shaj, djaloshi vetëm vrapo (e quaj kështu nga vrapi që bënte, se të gjitha këto ndodhën kaq shpejt, pastaj ka rënë muzgu dhe fytyrat nuk dallohen mirë). Përballë murit të prishur grumbullohen njerëz që shikojnë të heshtur ç’po ndodh 10 metra më tutje. Shikojnë, siç shikohet një film, me solemnitetin që krijon distanca nga ekrani, ku luajnë aktorët…!

Selimeja, me cigare në dorë, kërkon e tmerruar djalin e saj të vetëm, 27-vjeçar, baba i tre fëmijëve. Lëviz mes njerëzve me emrin e të birit në gojë dhe nuk e vë re që ndodhet rreth tre metra më tutje. Ai vetë është kredhur në mendime dhe nuk ka nge t’i përgjigjet…! Papritur, turma gjallërohet: disa çunakë thërrasin, bëhen bashkë; o-o-op, kërcejnë papritur përtej murit të rrëzuar dhe policët kapen në befasi dhe s’arrijnë t’i ndalojnë. Atëherë policë e civilë bashkë, shtyjnë njerëzit që t’i largojnë nga muri. Këta, të inatosur, prapsën rreth 20-30 metra, derisa ndeshin në dy grumbuj me gurë e tulla, ku po ndërtohet një shtëpi buzë rrugës. Gurët e tullat bëhen armë dhe civilë e policë vrapojnë me gjithë shkopinj në duar e, mundohen të fshihen të gjithë pas një shtyllë betoni. Bashkë me gurët e tullat, fluturojnë nga të dy drejtimet edhe shumë sharje të ndyra.

Sapo qetësohet gjendja (kureshtarët largohen njeri pas tjetrit), vjen një polic me vrap: “Shpejt, nga ana tjetër”! Nga ana tjetër, do të thotë te Rruga “Gjon Muzaka”, që mbyllet nga muri i Ambasadës Gjermane, i çarë para dy orësh. Sakaq plasin dhe krismat, një luftë e vërtetë. Grumbulli që policët kishin larguar nga muri grek, i është sulur murit gjerman. Fqinjët thonë se disa e kaluan, disa u kapën, të tjerët u trembën e ikën. Gjermanët dalin në verandë e, thërrasin: “Nicht, nicht”, që ne e kuptojmë: “mos qëlloni”. Zhurma është shumë e madhe, po kështu edhe frika jonë.

Nga vendi ku zhvillohet kjo ngjarje, na ndan kopshti i një shtëpie të vogël. Na vjen sikur do të na hyjë ndonjë plumb nëpër dritare. Një oshtimë disi e largët, por e frikshme, vjen nga Rruga “Skënderbej” dhe nga Rruga e “Kavajës”. Ana trembet, s’do të hajë. Do vetëm të flejë. Thotë që nuk i do zhurmat. Flitet se turma që sapo u shpërnda, do të vijë përsëri. Pranë mureve të ambasadave sjellin përforcime: policë, civilë, mbase sampistë, gardistë. Bashkë me ta ruajnë edhe tre qen të mëdhenj…

Nata qetësohet. Bëjnë pak zhurmë vetëm gjermanët, që siç më thotë Gjergji, po e ndërtojnë vetë murin e tyre. Njerëzit që ruajnë pranë pallatit tonë (rreth 20), bisedojnë me zë të ulët. Qentë janë të shqetësuar. Edhe dashi i Ambasadës Gjermane. Edhe unë që po shkruaj këto radhë, ulur përdhe. Pesë orë rresht në një pikë të aneksit, ku s’mund të më shikojnë edhe sikur të ngjiten në dritare. Po kush? Policët? Përse???

Mani persekutimi, apo kujdes prej maniaku?

Qielli u zbardh. Makina mur-thyese ka mbetur me drita ndezur, e ndarë mes “Shqipërisë” e “Greqisë”. Flitet se sot (e martë, 3 korrik), do të vijnë njerëz nga Shkodra. Të gjitha rrugicat që çojnë në muret e ambasadave, janë mbushur plot policë. Lejohen të kalojnë vetëm ata që kanë shtëpitë aty. Policët qëndrojnë tre nga tre e, shoqërohen edhe nga civilë. Në punë më presin me padurim, që t’u tregoj ç’kam parë nga dritaret e shtëpisë. Mësoj edhe unë ato që kanë parë apo kanë dëgjuar të tjerët. Ajo që më bën më shumë përshtypje, është sulmi i sampistëve mbrëmë mbi njerëzit në “Rrugën e Kavajës”. Prandaj vinte deri te ne ajo oshëtimë e largët.

Njerëzit që thërrisnin; “o burra, trima shqiptarë”, ishin sulmuar nga sampistët e sjellë aty me makina ushtarake. Thanë se këta sampistë kishin qenë të pajisur me mburoja e me pistoleta të vogla, të gjelbra, me korrent, që i paralizonin njerëzit. Siç tregohej, ata që mbeteshin shtrirë e nuk iknin dot me vrap, i ngarkonin nëpër makina. Flitej se ndaj të gdhirë kish pasur kontrolle nëpër shtëpitë e Rrugës së “Kavajës” për të zbuluar nëse atje kishin qëndruar mysafirë gjatë natës. U kontrolluan e u numëruan edhe pjatat e palara. Në rrugë, në autobus, në punë, s’ka asnjë temë tjetër. Po përmendet dhe Mali me Gropa, se thonë që atje i kanë çuar.

Gjatë ditës, pranë Stabilimentit janë grumbulluar kaq shumë njerëz, sa të duket sikur je në miting. Shumë të rinj, shumë policë, shumë spiunë. Këta të fundit janë të mobilizuar në gradën me të lartë të devocionit, ndjekin me biçikleta njerëzit që i dyshojnë, duan të zbulojnë “krerët”. Në asnjë mënyrë s’mund të heqin dorë nga teoria e konspiracionit imperialist, që kërkon të turbullojë këtë parajsën tonë tokësore…! Por me të filluar ndeshja Argjentinë-Itali, rruga pothuaj boshatiset. Kamionët mbledhin policët e qëndrojnë në gatishmëri. Të dyja rrugicat që çojnë te shtëpia jonë, janë të bllokuara për automjetet, njëra me një kamion të madh me karroceri të mbuluar, tjetra me një makinë-vinç. Sa fillon koha shtesë e ndeshjes, dëgjohet një krismë e fortë, po s’marrim dot vesh se ç’ka ndodhur. Në mbrëmje, pranë Bankës, një numër i madh të rinjsh mbanin “rrethuar” një makine policie. Qëndronin në distancë dhe i bënin “karshillëk” me krahë të kryqëzuar, në heshtje.

Në mëngjesin e 4 korrikut, që në orën 5:30, pranë murit të Ambasadës Greke, afrohen dy gra. Bisedojnë me policët me zë të lartë. Tani muret ruhen fort, në dy-tre metra një polic, me shkop në dorë. Siç kuptohet, njërës nga gratë i ka hyrë djali në Ambasadën Gjermane. Pas dy të parave, vijnë edhe gra të tjera. Ngjiten në shkallët e pallatit tonë dhe thërrasin fëmijët. Ndjehet një gjë jo e natyrshme në sjelljen e tyre. Kur shkoj në punë, mësoj se nëpër ndërmarrje janë bërë mbledhje dhe janë vënë para përgjegjësisë familjet e njerëzve që hynë nëpër ambasada. (Qeverisë sonë iu hapën këto avaze, fill mbasi ndryshoi ligji dhe arratisja nuk quhet më tradhti ndaj atdheut. Deri tani njerëzit kishin ruajtur jo vetëm veten, po edhe familjen e të afërmit, që do ndëshkoheshin rëndë për shkak të tyre).

Krisma e mbrëmshme ishte shkaktuar nga një bombe rudimentare që s’dihet kush e kishte vënë në oborrin e Ambasadës Kubane. Zhurmë e madhe, por vetëm xhame të thyera. Kjo është ambasada që ia dorëzoi qeverisë sonë njerëzit e hyrë nga muret. Banorët e pallateve aty pranë, ishin tmerruar nga mënyra se si policia kërkonte fajtorët. Në shumë shtëpi kishte pasur mysafirë që kishin shkuar për të parë ndeshjen së bashku. Çdo njeri që nuk ndodhej në shtëpinë e vet, për policinë ishte i dyshimtë. Me automatike në duar, ata qëndronin nëpër hyrjet e pallateve dhe pengonin daljen e njerëzve që kërkonin të shkonin në shtëpitë e tyre.

Të gjithë kishin frikë mos përsëritej ajo që kish ndodhur një natë më parë në Rrugën e “Kavajës”. I lanë të largoheshin pas mesnate, pasi u kishin marrë adresat dhe numrin e pasaportës. Në mbrëmje, kur po kalonim nga Sheshi “Skënderbej” për t’u kthyer në shtëpi, të tre mbi një biçikletë, dëgjuam tri krisma të forta një pas një, që vinin nga hyrja e Rrugës së “Durrësit”. Njerëzit u nisën vrap të shihnin se ç’kish ndodhur, mbase dhe me dëshirën që diçka të kish ndodhur…! Kishte plasur një gomë biçiklete. (Për këtë gomë folëm më pas edhe në punë.) S’mbetet zhurmë pa u regjistruar. Të gjithë presin, por askush nuk e di se çfarë…?!/ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Tre fatëkeqësi të rënda pllakosën fondin e tij; më 13 shtator 1944, i u dogj shtëpia dhe arkivi në ‘Goricë’, në shkurt 1954, stuhia i shkatërron studion, më 1962, lumi Osum i...”/ Historia e panjohur e “Marubit” të Beratit

Artikuj të ngjashëm

“Tre fatëkeqësi të rënda pllakosën fondin e tij; më 13 shtator 1944, i u dogj shtëpia dhe arkivi në ‘Goricë’, në shkurt 1954, stuhia i shkatërron studion, më 1962, lumi Osum i…”/ Historia e panjohur e “Marubit” të Beratit
Dossier

“Tre fatëkeqësi të rënda pllakosën fondin e tij; më 13 shtator 1944, i u dogj shtëpia dhe arkivi në ‘Goricë’, në shkurt 1954, stuhia i shkatërron studion, më 1962, lumi Osum i…”/ Historia e panjohur e “Marubit” të Beratit

July 3, 2025
“Kur i dënuari Aqif Selimja, ish-oficer, shkoi te qelia dhe e pyeti Bedri Spahiun, se kush ishte më kriminel, Mehmet Shehu apo Enver Hoxha, Bedriu i tha…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës, që vuajti 22 vite burg
Dossier

“Kur i dënuari Aqif Selimja, ish-oficer, shkoi te qelia dhe e pyeti Bedri Spahiun, se kush ishte më kriminel, Mehmet Shehu apo Enver Hoxha, Bedriu i tha…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës, që vuajti 22 vite burg

July 3, 2025
“Kur më erdhi në qeli prokurori Asaf Kondi, unë e pyeta; Si jurist i regjur që duhet të jeni, desha të di prej jush se, a dënohet mendimi, i cilitdo qoftë, ai më tha…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Uran Kalakulla
Dossier

“Kur më erdhi në qeli prokurori Asaf Kondi, unë e pyeta; Si jurist i regjur që duhet të jeni, desha të di prej jush se, a dënohet mendimi, i cilitdo qoftë, ai më tha…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Uran Kalakulla

July 2, 2025
Memorie.al
Dossier

“Ndërkohë që kapter Rustemi hyri në qelinë time dhe më komunikoi se më ishte falur jeta, dëgjoja trokitjet e Pjetër Arbnorit nga qelia ngjitur, por unë…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës  

July 1, 2025
“Tiranasi që i kërkoi komandantit të rrinte më shumë në qeli, pasi…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, për historitë e çuditshme në burgjet e Enver Hoxhës
Dossier

“Gjatë atyre 64 ditëve, që unë me Pjetër Arbnorin, prisnim të na merrnin nga qelia, për të na ekzekutuar, Pjetri ishte shumë i sigurtë, që neve do të na falej jeta, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

July 1, 2025
Dossier

“Duke udhëtuar nga Ura e Bunës në Shirokë, motobarka ‘Mitro Xhani’, nga ngarkesa e madhe u mënjanua dhe ranë në ujë 50 veta…”! / Dokumentet sekrete të tre ngjarjeve që tronditën Shkodrën, në ’79-ën

June 30, 2025

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme