• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, July 19, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Thanas Dino nga Gjirokastra, më pyeste dhe më këshillonte: ‘shiko, se ai njeri është i pazhbirilueshëm, mos i beso, ai ka rezerva, thotë s’shkruaj…”! / Refleksionet e mikut të ngushtë të Kadaresë

“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja
“Pak ditë më pas, Kadare u takua me Todi Lubonjën, i cili i tha; më ke folur, se si priteshin kokat e pashallarëve turq, nëse ke vend në romanin tënd, shkruaj…”/ Historia e trishtë, e autorëve të festivalit 11-të!
“Marjeta me Bashkimin dhe Ismaili me Helenën, vinin te Hotel ‘Adriatiku’ në plazh, por Marjeta vinte dhe vetëm, ulej në mes të turistëve të huaj…” / Dëshmia e në hetuesi, e ish-kryetarit të Degës Durrësit
Kadare dhe pëlhura e imtë e fatit
Memorie.al

Nga Sadik Bejko

Memorie.al / Po të mblidheshin bashkë ata njerëz që i qëndruan ngushtë e pranë deri në ditën e mbrame Ismail Kadaresë, veç familjes, do të ishin dhe një grusht shokësh e miqsh. Në radhë të parë, ishte Helena, zonja e tij. Kadareja deri në fund, ishte i rrethuar me njerëz të dashur. E them këtë se për ditë dëgjojmë për largime nga kjo jetë të artistëve me famë a, të personaliteteve më të shquara politike, të cilët shuhen në vetmi a, në rrethana krejt enigmatike…!

Kadarenë e deshën miqtë dhe ai që i rrethuar me kujdesin e tyre gjer në fund. Siç e përmenda, Helena, familja, botuesi i “Onufrit” dhe një sërë miqsh të tjerë. Kjo shfaqje kujdesi e përkushtimi, u bën nder atyre, po i bën nder dhe kulturës shqiptare. Jeta mbahet në fije të holla. Arteriet e qafës që dërgojnë gjakun në tru, janë fije të holla e të padukshme. Po bllokimi, këputja e tyre vdes trurin, këput përfundimisht jetën e njeriut.

Këto fije janë kujdesi për atë që duam, besimi te njeriu në krahun tonë, integriteti i një marrëdhënieje që e dëshiron përcjelljen e miqësisë, të mirësisë, por dhe kthimin e ndërsjellë midis tyre. Kadareja kishte nevojë për miq, për njerëz, për ngrohtësi, empati. Ata që ishim pranë tij, e ndoqën largimin e tij gradual. Në fillim ai iku nga Franca. Hoqi dorë nga të shkruarit. Një operacion… një pandemi me pasoja të rënda psikofizike.

Gjithashtu mund të lexoni

“Mbreti Zog po punon për kapitujt e fundit të kujtimeve të tij, të cilat do publikohen së shpejti dhe do të hedhin dritë mbi…”/ Intervista e panjohur e Mbretëreshës Gerlandinë, shtator 1960

“Mbreti Zog dëshiron të ndërtojë një autostradë që lidh Durrësin me Tiranën e cila do të mbajë emrin e Duçes, më pas do të ngrihet një katedrale dhe…”/ Intervista e panjohur e Geraldinës, shtator 1960

Dikur ngjiteshin në shëtitjet tona, deri në majë të kodrave rreth liqenit të Tiranës. Ngecëm… shkonim deri te gjysma e kësaj rruge. Më pas nuk ecnim as dy-tre qind metra. Pastaj ai nuk donte të lëvizte asnjë hap. Madje me zor e nxirrnim nga shtëpia e tij. Ai po rrëgjohej si një zjarr që futet poshtë hirit të tij dhe nuk do ta ndezin përsëri. Bujar Hudhri dhe Çerçiz Loloçi, e shoqëronin përditë. Kur unë mungoja, ai më telefononte të ishim bashkë në kafe.

Kur e sillnim të hyrja e pallatit, kishim përshtypjen se ne po mbanim në duar një vazo të shtrenjtë kristali, që çast pas çasti mund të na thyhej në duar. Trupi i tij me kohë, nuk donte t’u bindej lëvizjeve të domosdoshme që kryen për çdo ditë një njeri. Vazoja e kristaltë e jetës poshtë këtij trupi, kishte marrë plasaritje të pariparueshme dhe thyhej sot, thyhej nesër. Por këtë as e besonim dhe e shtynin tej… ne do takonim atë përsëri e përsëri. Sa dhe ditën që morëm lajmin e fikjes së tij, nuk donim ta besonim. Fijet e holla që mbajnë jetën, më së fundi ishin këputur.

Ishte një jetë aq e pasur, aq e begatë me aq shumë prurje në kulturën shqiptare dhe atë botërore, sa asnjë shqiptar tjetër përpara tij. Por dhe kjo pasuri e begati e jashtëzakonshme, nuk e mbajti dot për këndej në jetën e gjallë. Ai duhet të shkonte. E kishte kryer si një burrë i madh, misionin e tij. Ai i dha nder profesionit të tij, nderin e një shkrimtari të madh, që i shërbente për ditë talentit, pasurimit dhe mbrojtjes së paprekshme të detyrimeve, që të vë mbi shpatulla një profesion e tillë.

Ne që ndoqëm ikjen e tij, mund të kemi qenë nga ata që ndoqëm lartësimin e tij. Ashtu si ai u tërhoq nga ngjitja në kodër, dikur ai u lartësua prej nesh, nga mjediset tona të rëndomta. Jeta e tij e dytë prej shkrimtari, romancieri, e çonte në maja që ne nuk e arrinim dot.

Por nuk u shkëput prej nesh. Diku na kërkonte mendim për një vepër, të cilën kritika zyrtare po ia kryqëzonte. Ne ia miratonim atë vepër. Ai kish nevojë për një reference nga njerëz pranë tij. Diku kërkonte mendim për një poemë, që në të ardhme mund ta dëmtonte, por ne i thoshim që; “për shumë arsye”, bënte mirë ta botonte. Ai ishte njeriu që të peshonte e të përshkonte tej e tej, më vështrimin e tij. Cilat janë këto shumë arsye, pyeste. Duhet të merreshim vesh me nëntekst. Heshtnim… i thoshim; “dihen shumë arsyet”.

Kishte raste kur ai kritikohej rëndë… ndonjëherë të ngjante se vërshëllenin presa kamash në qafën e tij. Ai vinte të ne në Gjirokastër, në Berat. Si vëllai i madh që ka marrë goditje që dhe boksierët e mëdhenj mund t’i hedhin knockdaun; ai donte afrimin tonë drejt plagëve të padukshme të tij. E rrethonim. Nuk flisnim. E dinim, më shumë e ndienim, që vëllai ynë, kishte një problem të madh me shtetin. Kohë paranojash, kohë që hante kokë ministrash, kryeministrash. Nuk mund t’i dinim të gjitha.

Ai ishte prej kohësh në sfera të tjera. Ne vetëm mund ta merrnim me mend, që vëllai ynë i madh i ka punët pisk. E rrethonim. Një drekë, një darkë. Në mëngjes kafe. Një takim letrar me dashamirë të letërsisë tij. Kaq mund të bënim. Të heshtnim. Ta donim me heshtjen tonë mirëkuptuese. Mund të ishte martiri. Në një kohë që duhet të ishte më kurorën e dafinave, të mirënjohjes, të dashamirësisë mbi krye.

Miqësi të tilla të farkëtuara në kohë, kur ngarkesa elektrike shkëndijonin e mund të shkrinin linjat e tensionit të lartë, i mbetën kohës. Thanas Dino nga Gjirokastra, më pyeste për të dhe pastaj më këshillonte: “shiko, se ai njeri është i pazhbirilueshëm. Mos i beso. Ai ka rezerva. Thotë nuk shkruaj, por kush e di ç’fsheh në arkat, në arkivat e tij”.

Ne nuk e besonim se si ai nuk po shkruante më. Nuk e besonim… dhe kur më së fundi ai po thoshte, se nuk i pëlqente asgjë nga jeta. Ishte njeriu i sfidave të mëdha. Ai do t’ia hidhte moshës, sëmundjes, do t’ia hidhte dhe asaj që donte t’i këpuste arteriet, që çojnë gjak në zemër. Por në ditë fijet u këputën. Jeta edhe një njeriu të madh si ai, mbahet në fije të holla.

Ato fije të tjera të miqësisë të mirëkuptimit, të besimit, të mirëqenies që të jep shoqërimi me njerëz, të zbukurimit të jetës nga ata që ke pranë, nga njerëz që kurrë nuk të lënë në baltë, këto fije ende mbeten të forta tek ne, që në një jetë e patëm për fat të jemi pranë tij. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur më erdhi në qeli prokurori Asaf Kondi, unë e pyeta; Si jurist i regjur që duhet të jeni, desha të di prej jush se, a dënohet mendimi, i cilitdo qoftë, ai më tha...”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Uran Kalakulla

Next Post

“Ervis Gega me familjen e saj, hyri në ambasadën gjermane në korrik 1990, duke i dhënë rryshfet policëve dhe...”/ Shkrimi i gazetës së njohur gjermane “Spigel”, për drejtuesen e Filarmonisë Klasike të Bonit

Artikuj të ngjashëm

“Mbreti Zog po punon për kapitujt e fundit të kujtimeve të tij, të cilat do publikohen së shpejti dhe do të hedhin dritë mbi…”/ Intervista e panjohur e Mbretëreshës Gerlandinë, shtator 1960
Personazh

“Mbreti Zog po punon për kapitujt e fundit të kujtimeve të tij, të cilat do publikohen së shpejti dhe do të hedhin dritë mbi…”/ Intervista e panjohur e Mbretëreshës Gerlandinë, shtator 1960

July 14, 2026
“Mbreti Zog dëshiron të ndërtojë një autostradë që lidh Durrësin me Tiranën e cila do të mbajë emrin e Duçes, më pas do të ngrihet një katedrale dhe…”/ Intervista e panjohur e Geraldinës, shtator 1960
Personazh

“Mbreti Zog dëshiron të ndërtojë një autostradë që lidh Durrësin me Tiranën e cila do të mbajë emrin e Duçes, më pas do të ngrihet një katedrale dhe…”/ Intervista e panjohur e Geraldinës, shtator 1960

July 15, 2026
“Pas ’90-ës, kur isha shef personeli në komisariatin e Beratit, kolegu I.S., më tregoi se si më kishin përgjuar dikur te kroi Malinatit, ku kisha thënë për Enverin …”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik
Personazh

“Kur isha në qeli me Raimond Sejkon, djalin e ish-Kundëradmiralit të Flotës dhe e pyeta se përse Enver Hoxha u shkaktoi gjithë atë tragjedi familjes së tyre, ai më tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

July 12, 2026
“Burgun e kalasë së Gjirokastrës, ku Ali Pashë Tepelena, mbante armiqtë e tij, komunistët e rikthyen në origjinë dhe në pesë metër katror, të dënuar politikë, minj, gjarpërinj…”/ Dëshmia e ish-të dënuarit politik
Personazh

“Mbasi prokurori Nevzat Haznedari, kërkoi dënimin e tij me vdekje, kryetari i gjykatës Niko Çeta, e pyeti për fjalën e fundit, ai i tha…”/ Historia e panjohur e Hasan Reçit, i dënuar me vdekje nga tre regjimet

July 5, 2026
“Dje, pas seancës gjyqësore, turma sulmoi furgonin e të burgosurve dhe rrahu keqaz të pandehurin, kurse Musine Kokalarit, ia shkulën flokët dhe…”/ Zbulohet telegram i misionit amerikan në Tiranë, qershor ‘46
Personazh

“Në letrën që i dërgonte Musinesë para arratisjes, i vëllai Muntazi, i shkruante; u detyrova të largohem, pasi bashtua i Gjirokastrës Enver Hoxha ka urdhëruar…”/ Historia e panjohur e familjes Kokalari

July 6, 2026
“Në vitin 1943, kur Nexhmije Xhunglini e ftoi Musinenë që të angazhohej dhe të kontribuonte për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, ajo i tha…”/ Dëshmia e rrallë e intelektuales së njohur Merita Shkupit
Personazh

“Në vitin 1943, kur Nexhmije Xhunglini e ftoi Musinenë që të angazhohej dhe të kontribuonte për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, ajo i tha…”/ Dëshmia e rrallë e intelektuales së njohur Merita Shkupit

July 10, 2026
Next Post
“Ervis Gega me familjen e saj, hyri në ambasadën gjermane në korrik 1990, duke i dhënë rryshfet policëve dhe…”/ Shkrimi i gazetës së njohur gjermane “Spigel”, për drejtuesen e Filarmonisë Klasike të Bonit

“Ervis Gega me familjen e saj, hyri në ambasadën gjermane në korrik 1990, duke i dhënë rryshfet policëve dhe...”/ Shkrimi i gazetës së njohur gjermane “Spigel”, për drejtuesen e Filarmonisë Klasike të Bonit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme