• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, July 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Duke udhëtuar nga Ura e Bunës në Shirokë, motobarka ‘Mitro Xhani’, nga ngarkesa e madhe u mënjanua dhe ranë në ujë 50 veta…”! / Dokumentet sekrete të tre ngjarjeve që tronditën Shkodrën, në ’79-ën

“Në Bahçallëk të ruhen kopshtet, s’ja fal shkodranëve që prishën Pazarin e Vjetër, Mehmeti gabim që tha të bëhet Lezha në mal, por as afër lumit mos…” / Debatet e Enverit në Byro për tërmetin e ’79-ës
“Duke udhëtuar nga Ura e Bunës në Shirokë, motobarka ‘Mitro Xhani’, nga ngarkesa e madhe u mënjanua dhe ranë në ujë 50 veta…”! / Dokumentet sekrete të tre ngjarjeve që tronditën Shkodrën, në ’79-ën
Memorie.al
“Duke udhëtuar nga Ura e Bunës në Shirokë, motobarka ‘Mitro Xhani’, nga ngarkesa e madhe u mënjanua dhe ranë në ujë 50 veta…”! / Dokumentet sekrete të tre ngjarjeve që tronditën Shkodrën, në ’79-ën
“Në Bahçallëk të ruhen kopshtet, s’ja fal shkodranëve që prishën Pazarin e Vjetër, Mehmeti gabim që tha të bëhet Lezha në mal, por as afër lumit mos…” / Debatet e Enverit në Byro për tërmetin e ’79-ës
“Duke udhëtuar nga Ura e Bunës në Shirokë, motobarka ‘Mitro Xhani’, nga ngarkesa e madhe u mënjanua dhe ranë në ujë 50 veta…”! / Dokumentet sekrete të tre ngjarjeve që tronditën Shkodrën, në ’79-ën
“Në ’82-in, pasi u lirova nga burgu, i shkrova një letër Enver Hoxhës, ku i kërkova, të ndalonte bunkerizimin, por më arrestuan përsëri dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Josif Zegalit, ish – “Kolonel Bunker”
“Duke udhëtuar nga Ura e Bunës në Shirokë, motobarka ‘Mitro Xhani’, nga ngarkesa e madhe u mënjanua dhe ranë në ujë 50 veta…”! / Dokumentet sekrete të tre ngjarjeve që tronditën Shkodrën, në ’79-ën
termeti Shkoder
Enveri pas Termetit ne takim
Enveri pas Termetit ne takim

Nga Dashnor Kaloçi

Memorie.al / Kanë qenë ditët e para të qershorit të vitit 1979, kur qyteti i Shkodrës dhe fshatrat përreth, që ende nuk e kishin marrë veten nga fatkeqësia e madhe që pësuan prej tërmetit katastrofik të 15 prillit të atij viti (me magnitudë 7.25 ballë, një nga më të fuqishmit në Ballkan për shekullin e kaluar), që shkaktoi dhjetëra viktima, shkatërrime e dëme të shumta materiale në Shkodër, Lezhë dhe qytete të tjera, si dhe me një seri pas-goditjesh që mbajtën në stres gjithë vendin, një tjetër ngjarje tejet e rëndë, do trondiste përsëri atë qytet. Kanë qenë orët e mesditës së datës 3 qershor të atij viti, kur në të gjithë qytetin e Shkodrës dhe në rrethina, u hap një lajm i kobshëm, se diku afër molit pranë urës së vjetër me konstruksion metalik, (ku takohet lumi Buna me liqenin e Shkodrës), ishte fundosur anija e vogël e ndërmarrjes Komunale, që shërbente për shëtitje turistike të pasagjerëve nëpër liqen. Lajmi tejet tronditës, ku flitej për një numër të madh të mbyturish apo të zhdukurish, bëri që në drejtim të lumit Buna, të vërshonin me qindra e qindra banorë të Shkodrës, nga të gjitha rrugët e qytetit.

Shumë prej tyre që kishin familjarët dhe të afërmit në atë anije, por edhe kureshtarë të shumë, rendnin me vrap, biçikleta apo karroca, për të parë se çfarë kishte ndodhur, kush ishin personat që kishin humbur jetën, apo dhe për të ndihmuar në kërkimin e gjetjen e viktimave, të mbytur në ujë. Lajmet që vinin nga vendi i ngjarjes, ishin nga më kontradiktoret, pasi anija e kishte marrë shumë pasagjerë mbi kapacitetin e saj, dhe numri i atyre që kishin rënë në ujë pas batimit të motobarkës “Mitro Xhani” thuhej se ishte rreth 50 veta. Kurse i atyre që nuk kishin mundur të dilnin më dot mbi ujë dhe kishin humbur jetën, ende nuk dihej!

Madje edhe sot e kësaj dite, kur kanë kaluar plot 46 vite nga ajo ngjarje e rëndë që tronditë një qytet të tërë, askush nga banorët e Shkodrës dhe familjarët apo të afërmit e atyre që humbën jetën në atë anije, nuk di të thotë dhe nuk japin një shifër të saktë, se sa ka qenë numri i viktimave atë ditë?! Madje kjo gjë nuk u mësua kurrë para viteve ’90-të, pasi siç dihet, regjimi komunist i asaj kohe, nuk i bënte kurrë publike ngjarje të tilla, apo çdo lloj aksidenti që ndodhte asokohe në të gjitha rrethet e vendit, nga Jugu në Veri.

Gjithashtu mund të lexoni

“Gjatë atyre 64 ditëve, që unë me Pjetër Arbnorin, prisnim të na merrnin nga qelia, për të na ekzekutuar, Pjetri ishte shumë i sigurtë, që neve do të na falej jeta, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

“Kur kryetari i trupit gjykues, Llazi Polena, na komunikoi vendimin, ku unë dhe Pjetër Arbnori, ishim dënuar me vdekje, me pushkatim, menjëherë ndjeva se…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

Por çuditërisht, ashtu si dhe për shumë ngjarje të tjera aksidentale të kësaj natyre, nuk është folur dhe nuk është shkruar asnjë rresht, as pas viteve ’90-të?! Nga një dokument arkivor që kemi mundur të gjejmë, (i cili mban siglën “Sekret”, por tashmë i de-klasifikuar prej kohësh), mësohet se në ngjarjen e 3 qershorit 1979, ranë në ujë rreth 40-50 persona dhe shtatë prej tyre humbën jetën.

Dokumenti në fjalë që mban datën 4 qershor 1979, (të cilin po e publikojmë në këtë shkrim, bashkë me faksimilet përkatëse), pra që është përpiluar vetëm një ditë pas asaj ngjarje, jep edhe gjeneralitet e plota të viktimave, si; emër, mbiemër, mosha, qendra e punës dhe se ku banonin, por nuk jep hollësira të mëtejshme, se si dhe pse ndodhi ngjarja! As në ditët në vijim, me përjashtim të një njoftimi të shkurtër disa ditë më pas, që bën fjalë mbi arrestimin e kapitenit të asaj motobarke (Kol Zen Ragjoni), asnjë gjë tjetër nuk bëhet e ditur rreth asaj ngjarje aksidentale?! (Të paktën nga kërkimet tona deri më sot, nuk kemi mundur të gjejmë asnjë dokument nga ajo ngjarje).

Numri prej shtatë personash që humbën jetën në atë ngjarje, me shumë gjasa nuk mund të jetë i saktë, pasi nga investigimet tona, banorë të qytetit të Shkodrës, që kanë qenë prezent në atë ngjarje, apo dhe në bordin e anijes “Mitro Xhani”, tregojnë se numri i viktimave, është gati dyfish më i madh. (Një prej atyre që humbi jetën duke u mbytur në atë anije, ishte dhe vëllai i sekretarit të Gjykatës së rrethit të Shkodrës, me mbiemrin Kraja, emri i të cilit nuk figuron në komunikatën zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të datës 4 qershor). Sa më sipër sepse, disa prej kufomave u gjetën në ditët në vijim në liqenin e Shkodrës, madje disa prej tyre, i kishin zhvendosur rrymat ujore, duke i çuar në anën tjetër të kufirit, në pjesën e Malit të Zi, pjesë e Jugosllavisë së asaj kohe.

Por krahas këtyre dy fatkeqësive të madha që i ranë këtij qyteti, Shkodrën e kulturës, e trishtoi akoma më shumë edhe një lajm tjetër, gjë të cilën e ndjenë më shumë tifozeria e zjarrtë shkodrane, apo siç thuhej ndryshe në atë kohë në leksikun zyrtar, “sportdashësit” e atij qyteti. Ekipi i futbollit “Vllaznia”, i cili një vit më parë kishte shkëlqyer në Kupën e Kampioneve të Europës, duke luajtur denjësisht kundër “Austria” e Vjenës, (2 me 0 në Shkodër dhe 1 me 3 në Vjenë), nuk do të merrte pjesë atë vit në atë kompeticion, pasi shorti i kishte rënë me një ekip izraelit, me të cilët ekipet shqiptare, nuk pranonin të luanin!

Edhe pse hija e trishtueshme e këtyre ngjarjeve tejet të rënda (kryesisht tërmetit të 15 prillit dhe 3 qershorit me anijen “Mitro Xhani”) nuk mund të shqitej lehtë nga banorët e Shkodrës, madje do të vazhdonte gjatë, Shkodra dhe shkodranët, nuk hiqnin dorë nga humori i tyre, (kryesisht me barsoleta, kundër regjimit), madje jetonin me të, duke e pasur si “ushqim” të përditshëm! Edhe pse ato barsoleta (apo “beta” siç i thonin shkodranët), i atribuoheshin Tef Palushit, (karikaturistit dhe humoristët të famshëm të atij qyteti), autorë të vërtetë të tyre, ishin të tjerë, që në Shkodër njiheshin mirë, por preferuan dhe mbetën gjithmonë anonimë. Këto barsoleta, do të kishin një zhvillim të madh në atë kohë, pasi në rrethin e Shkodrës dhe të Lezhës, përveç ndërmarrjeve të atyre dy rretheve, shteti i asaj kohe kishte dërguar dhe me qindra e qindra punonjës të tjerë dhe vullnetarë nga i gjithë vendi, të cilët punonin me orë të zgjatura, “për likuidimin dhe zhdukjen e pasojave të tërmetit”.

Nisur nga kjo situatë, diku nga fundi i qershorit i atij viti, pra disa ditë pas ngjarjes me anijen “Mitro Xhani” që tronditi atë qytet, në Shkodër mbërriti Estrada e Tiranës (apo siç njihej në atë kohë; Estrada e Shtetit), për të dhënë një numër shfaqjesh, si në qytet, ashtu dhe në disa lokalitete, si Koplik, Bushat, Vau i Dejës etj.. Të akomoduar në Hotel Turizmin “Rozafa”, në qendër të qytetit të Shkodrës, disa nga aktorët dhe humoristët e Estradës së Tiranës, me në krye të famshmin Skënder Sallaku, takohen me Tef Palushin, i cili e frekuentonte shumë lokalin e atij hoteli. Tefa e fton Skënderin në tavolinë për kafe dhe midis tyre thuhet se zhvillua edhe kjo bisedë:

Skënderi: “Ça ishin mor Tefë, gjithë këto fatkeqësi që i ranë Shkodrës, si tërmeti në muajin prill, apo siç na treguan, mbytja e asaj anije në lumin Buna”?!

Tefa: “A mor Skener, i kto fatkeqsina, përimen ishn t’randa, ku s’din kush me t’diftu, por ato erdhën prej atij atje nalt, dhe s’ke çka u ban. Por na shkodranëve, na ka ra dhe një fatkeqësi tjetër akoma dhe ma e madhe se i kto t’dyja, kjo asht se ç’asht”!

Skënderi: “Po çfarë fatkeqësish mor Tef, se ne nuk dimë gjë! S’na ka treguar gjë njeri”!

Tefa: “A mor Skener, nuk ua kan than njerëzit, se pritojn me fol”!

Skënderi: “Po na e thuaj ti more shoku Tef, ç’është kjo fatkeqësi e madhe, që ka ndodhur në Shkodër dhe nuk na e kanë thënë”?!

Tefa: “A ka fatkeqësi më të madhe more Skener, me ardh Estrada e Tiranës dhe me na ba me qesh ne shkodranëve?! Ku ku për ne, ç’far s’nin robi”?!

Përtej humorit shkodran të Tef Palushit, me të cilin identifikohej një qytet i tërë, në vijim të këtij shkrimi, po publikojmë dokumentet arkivore (me faksimilet përkatëse), të cilat nuk ishin thjesht raporte administrative, por pasqyrim i një realiteti të hidhur dhe të kontrolluara e të mbrojtura me “strehë të hekurt”, nga regjimi i asaj kohe. Në to janë pasqyruar në pak rreshta, dy fatkeqësitë e rënda, madje në kufijtë e katastrofave, që goditën Shkodrën e rrethinat e saj, në periudhën prill-qershor të vitit 1979, dokumente të cilat siç theksuam pak më lart, bëhen publike për herë të parë.

NJOFTIMI I MINISTRISË SË BRENDSHME, ME ANË TË KOMUNIKATËS OPERATIVE SEKRETE, PËR TËRMETIN E DATËS 15 PRILLI 1979

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                          Ekzemplar Nr. 1

DEGA E PËRGJITHSHME                                            Tiranë, më 16.4.1979 

                                   KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 89

                                  QENDRA SIZMOLOGJIKE TIRANË

Më 15.4.1979, ora 07.19, një tërmet shumë i fortë, me magnitudë 7.25, sipas shkallës së Rihterit, ndodhi 130 km. në veriperëndim të Tiranës, me epiqendër në detin Adriatik. Intensiteti i tërmetit në epiqendër, ka qenë mbi 9 ballë, sipas shkallës MSK-1964. Është ndër tërmetet më të fortë të regjistruar në këtë shekull në territorin e Ballkanit.

Në territorin e vendit tonë, në bregun e lumit Buna, ka qenë rreth 8 ballë MSK-1964. Tërmeti shkaktoi 35 të vdekur dhe 167 të plagosur, në rrethet e Shkodrës dhe të Lezhës. Në këto dy rrethe, u shkatërruan 1738 shtëpi banimi dhe u dëmtuan 5415 shtëpi banimi, objekte ekonomike dhe social-kulturore.

Dëme u shkaktuan dhe në rrethet Krujë, Pukë, Dibër, Tropojë, Mat dhe Mirditë. Lëkundjet e këtij tërmeti, u ndien në të gjithë territorin e vendit tonë si dhe në të gjithë Jugosllavinë, Greqinë Veriore, në Bullgari, në Itali, në Austri, dhe në Gjermaninë Jugore. Tërmeti shoqërohet me shumë pasgoditje.

Deri në orën 21, stacion qendror i Tiranës, ka regjistruar 206 pasgoditje, disa nga të cilat, kanë pasur magnitudë mbi 4.0. Më e forta ndër to, ndodhi në orën 15.43, me magnitudë rreth 6, sipas shkallës së Rihterit, lëkundjet e kësaj goditje, janë ndjerë edhe në Tiranë.

Nga njoftimet e Degëve të Punëve të Brendshme, rezulton se në Shkodër, veç të vrarëve dhe të plagosurve, janë dëmtuar 80 përqind e shtëpive të zonës së Velipojës, Bushatit, Barbullushit, në zonën e Dajçit dhe në fshatin Pentarë, janë rrënuar krejtësisht, 80 përqind e shtëpive.

Janë dëmtuar rëndë banesat e pikave kufitare, Reç, Pulaj, Rrushkull e Pentarë, kurse në efektiv, nuk ka asnjë dëm. Në Lezhë, ka dalë jashtë përdorimit furra e bukës e qytetit, është dëmtuar depo e vjetër e ujit të pijshëm të qytetit, rrjeti elektrik dhe ai i ujit, ndërsa në fabrikën e letrës, kanë ndërprerë prodhimin dy reparte.

Në Rrëshen ka pasur 3 të plagosur, 3 shtëpi të shkatërruara dhe 40 të dëmtuara. Në Krujë është plagosur 1 person, janë dëmtuar 10 shtëpi dhe është dëmtuar lehtë ura e Matit, (qarkullimi vazhdon normalisht). Në Mat janë dëmtuar 26 shtëpi. Në Dibër, janë dëmtuar krejtësisht 7 shtëpi, ndërsa 350 të tjera janë dëmtuar pjesërisht, (midis tyre, 8 objekte social-kulturore), është dëmtuar lehtë godina e Pallatit të Kulturës Ilnicë, dhe e Pikës së Hapjes në Fush-Çidhën. Kanë ngordhur 5 kokë dhi.

Në Durrës, në qytet, janë dëmtuar rreth 80 ml. mure rrethuese shtëpish, linja telefonike Manëz-Ishëm, është ndërprerë, linja elektrike në Ndërmarrjen e Serave e N.I. Kimike, u ndërprerë, ndërsa në Shkollën Industriale të Ndërmarrjes së Peshkimit, janë rrëzuar 30 ml. mure rrethuese. Në Kukës është plagosur një person dhe janë rrëzuar disa oxhaqe, (në Bushtricë), ndërsa në fshatin Arrëz u rrëzua një depo plehu kimik dhe disa oxhaqe.

NJOFTIMI I DYTË I MINISTRISË SË BRENDSHME ME ANË TË KOMUNIKATËS OPERATIVE SEKRETE, PËR TËRMETIN E 15 PRILLIT 1979

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                 SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                 Ekzemplar Nr. 1

DEGA E PËRGJITHSHME                                         Tiranë, më 16.4.1979 

                                    KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 90

                                    QENDRA SIZMOLOGJIKE TIRANË

Deri në orën 21.30, të datës 16.4.1979, stacioni qendror i Tiranës ka regjistruar gjithsej 513 pasgoditje të tërmetit të rënë më datën 15.4.1979. Pas goditja më e fortë ra në orën 11.04, me intensitet në qendër 7 ballë MSK-1964, në Shkodër 6 ballë, ndërsa në Tiranë, 3 ballë. Nga studimi i shpërndarjes së pas goditjeve të tërmetit të datës 15.4.1979, rezulton se aktiviteti sizmik zë një zonë thuajse lineare, me gjatësi rreth 100 km. përgjatë bregdetit Adriatik, rreth 20-30 km. larg bregut, nga Ulqini deri në Hercegnovi. Lëkundjet, sipas mendimit tonë, do të vazhdojnë dhe për një kohë relativisht të gjatë.

NJOFTIMI I MINISTRISË SË BRENDSHME ME ANË TË KOMUNIKATËS OPERATIVE, PËR NGJARJEN E 3 QERSHORIT 1979, TË MOTOBARKËS “MITRO XHANI”, KU RANË NË UJË 50 VETA DHE U MBYTËN 7 PREJ TYRE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË              SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME              Ekzemplar Nr. 1

DEGA E PËRGJITHSHME                                       Tiranë, më 4.6.1979 

                             KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 130

                    SHKODRA

Më 3.6.1979, në ora 11 e 30, në kohën që udhëtonte nga Ura e Bunës për në Shirokë, nga ngarkesa e tepërt me udhëtarët, u mënjanua motobarka “Mitro Xhani” e ndërmarrjes Komunale Shkodër, dhe ranë në ujë 40-50 persona, nga të cilët akoma nuk janë gjetur dhe dyshohet të jenë mbytur ushtar Agim Liman Meta, vjeç 21, nga fshati Kovashicë Peshkopi, efektiv i Batalionit të Kufirit Shkodër, Halime Halil Kallogjeri, vjeç 25, Mitat Eqrem Ymeri, vjeç 11, Halil Haxhi Piraniqi, vjeç 29, inxhinier në Uzinën e Blojës, Sabah Faslli Dini, vjeç 20, punëtor në N.N., Fatmir Hasan Dani, vjeç 18, nxënës, dhe Lulzim Mehmet Brocaj, vjeç 20, punëtor në N. Ushqimore, lindur e banues në Shkodër.

NJOFTIMI I MINISTRISË SË BRENDSHME ME ANË TË KOMUNIKATËS OPERATIVE, PËR ARRESTIMIN E KAPITENIT TË MOTOBARKËS “MITRO XHANI”, KOL. ZEN RAGJONI, PËR NGJARJEN E 3 QERSHORIT 1979

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME               Ekzemplar Nr. 1

DEGA E PËRGJITHSHME                                        Tiranë, më 15.6.1979 

                                 KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 130

                    SHKODRA

Më 14.6.1979, u arrestua Kol Zen Ragjoni, vjeç 54, lindur në Shirokë dhe banues në Shkodër, kapiten i motobarkës “Miyro Xhani”, për arsye se ka shkelur rregullat e lundrimit, e si pasojë, më 3.6.1979, u mbytën 7 vetë. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Sipas porosisë së Enverit, kur lëshuam një katër-silurues në liqenin e Pogradecit, të gjithë pushuesit, në Ohër e Strugë, deri te vila ‘Biljana’e Titos, u tmerruan, pasi ...”! / Rrëfimi i ish-zv. ministrit të Mbrojtjes

Next Post

“Gjatë atyre 64 ditëve, që unë me Pjetër Arbnorin, prisnim të na merrnin nga qelia, për të na ekzekutuar, Pjetri ishte shumë i sigurtë, që neve do të na falej jeta, pasi...”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

Artikuj të ngjashëm

“Tiranasi që i kërkoi komandantit të rrinte më shumë në qeli, pasi…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, për historitë e çuditshme në burgjet e Enver Hoxhës
Dossier

“Gjatë atyre 64 ditëve, që unë me Pjetër Arbnorin, prisnim të na merrnin nga qelia, për të na ekzekutuar, Pjetri ishte shumë i sigurtë, që neve do të na falej jeta, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

June 30, 2025
“I dënuemi me burgim të përjetëshëm, që ban një delikt tjetër, ndëshkohet me një mbyllje vazhduese të re në qelië, për një kohë nga gjashtë muej, deri në…”/  Ç’farë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
Dossier

“Kur kryetari i trupit gjykues, Llazi Polena, na komunikoi vendimin, ku unë dhe Pjetër Arbnori, ishim dënuar me vdekje, me pushkatim, menjëherë ndjeva se…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

June 29, 2025
“Duam të ndërtojmë një aerodrom më në Veri, për të goditur në thellësi të Jugosllavisë, – na thanë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes me në krye Beqir Ballukun…”/ Dëshmia e rrallë e specialistit të aerodromeve ushtarake
Dossier

“Duam të ndërtojmë një aerodrom më në Veri, për të goditur në thellësi të Jugosllavisë, – na thanë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes me në krye Beqir Ballukun…”/ Dëshmia e rrallë e specialistit të aerodromeve ushtarake

June 28, 2025
“Për ish-oficerin e Marinës, xha Dauti tha; Larg spiunit, është hafije i Sigurimit, mos e afro, se sa ka ardhur ai në burg, veç birucë më birucë ka bredhur! Turpi i Beratit dhe…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik   
Dossier

“Kryetar i trupit gjykues në gjyqin tonë, ishte Ll. Polena, me ca veshë si opingë, prokuror S. Kapllani, kurse antar, R. Nepravishta, një kapadai, që hiqej si intelektual, pasi ai…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

June 28, 2025
Plot 23 vite më parë, u kthye në atdhe Familja Mbretërore Shqiptare
Dossier

Plot 23 vite më parë, u kthye në atdhe Familja Mbretërore Shqiptare

June 28, 2025
“Kur Pal Zefi, tha; ‘a ka mbet ndonjë shqiptar gjallë, që të mbrojë nderin e shqiptarit’, Pavllo Popa dhe Paulin Vata…”/ Refleksionet e gazetarit, në përvjetorin e Revoltës së Spaçit
Dossier

“Pasi Hajri Pashai, debatoi ashpër me zv.ministrin e Brendshëm, Feçor Shehu, në fund, Feçori hoqi nga lista Gjet Kadelin dhe në vënd të tij, për pushkatim, futi Hajriun…”! / Ana e panjohur e Revoltës së Spaçit, maj ‘73

June 27, 2025
Next Post
“Tiranasi që i kërkoi komandantit të rrinte më shumë në qeli, pasi…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, për historitë e çuditshme në burgjet e Enver Hoxhës

“Gjatë atyre 64 ditëve, që unë me Pjetër Arbnorin, prisnim të na merrnin nga qelia, për të na ekzekutuar, Pjetri ishte shumë i sigurtë, që neve do të na falej jeta, pasi...”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme