• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, June 29, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Pasi Hajri Pashai, debatoi ashpër me zv.ministrin e Brendshëm, Feçor Shehu, në fund, Feçori hoqi nga lista Gjet Kadelin dhe në vënd të tij, për pushkatim, futi Hajriun…”! / Ana e panjohur e Revoltës së Spaçit, maj ‘73

“Të pajisemi me gurë, tulla, me hunj dhe leva, të mësyjmë vendrojet, të armatosemi e të nisim kryengritjen, – propozoi vlonjati Murat Marta, por Feti Kumaraku…”/ Historia e panjohur e Revoltës së Spaçit
Raporti sekret i B.p. ‘Mbrehja’: “Ai tha se Amerika, i ka çuar forcat në kufi të Bashkimit Sovjetik dhe 150 aeroplanë mbi Rusinë, me qëllim që…”/ Dosja e Sigurimit për Gjet Kadelin, që vuajti 16 vjet burg
“Pasi Hajri Pashai, debatoi ashpër me zv.ministrin e Brendshëm, Feçor Shehu, në fund, Feçori hoqi nga lista Gjet Kadelin dhe në vënd të tij, për pushkatim, futi Hajriun…”! / Ana e panjohur e Revoltës së Spaçit, maj ‘73
“Të dhënat sekrete shtetëror, Zbulimit Sovjetik, ja jepte me agjenten Valentina Peza dhe këshilltarit të ambasadës sovjetike në Tiranë…”! / Akt-akuza që çoi në plumb, vëllanë e sekretarit të Enver Hoxhës
“Si e pushkatuan vëllanë tim në Revoltën e Spaçit dhe përse nuk po i gjejmë dot eshtrat edhe pas 30 vitesh…”/ Dëshmitë e rralla nga Parisi të ish-të përndjekurit politik
“Ju rrëfej tri ditët e tmerrit të revoltës së Spaçit dhe si u paralajmërua ajo ngjarje e kobëshme, me vdekjet që do ndodhin aty, që një javë përpara, nga…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik
“Të pajisemi me gurë, tulla, me hunj dhe leva, të mësyjmë vendrojet, të armatosemi e të nisim kryengritjen, – propozoi vlonjati Murat Marta, por Feti Kumaraku…”/ Historia e panjohur e Revoltës së Spaçit
“Në Zejmen, ku na dërguan pas revoltës, na torturuan barbarisht. Pasi na bënë nga një kryq në kokë, me makinën e qethjes, polici Anton L., më futi këpucën në gojë, e më tha…”! / Dëshmia e të dënuarit të Qafë-Barit

Nga Skënder Tufa

Pjesa e dytë

Memorie.al / Në orën 23.30 të datës 21.05.1973, Radio – Vatikani do të transmetonte: – “Në ngricën 29 vjeçare të Shqipërisë, çelën lulet e para”. Disa orë më parë në Spaç të Mirditës, kishte nisur revolta e të burgosurve politikë. Zëri i Shtëpisë së Zotit, ushtoi i pari ndërkombëtarisht, në mbështetje të kësaje ngjarje të jashtëzakonshme. Hyrja e komunistëve pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, është quajtur si pushtimi i vërtetë i Shqipërisë, ndërsa unë duke parë edhe çfarë ka bërë deri tani, do të thoja se është më shumë se sa pushtuese. Pellazgo-iliro-arbërorët, janë uzurpuar ndër shekuj nga shumë lakmitarë si romakët, Bizanti, sllavët, bullgarët dhe osmanët. Lëngatat shumë shekullore prej tyre, pas të cilave mbeteshin shkatërrime dhe varfëri nuk e tjetërsonin njeriun, familja shqiptare, dilte e pacenuar në traditë, zakone, atdhedashuri. 

                                                            Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Duam të ndërtojmë një aerodrom më në Veri, për të goditur në thellësi të Jugosllavisë, – na thanë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes me në krye Beqir Ballukun…”/ Dëshmia e rrallë e specialistit të aerodromeve ushtarake

“Kryetar i trupit gjykues në gjyqin tonë, ishte Ll. Polena, me ca veshë si opingë, prokuror S. Kapllani, kurse antar, R. Nepravishta, një kapadai, që hiqej si intelektual, pasi ai…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

U mblodh Kuvendi i krahinave! U përtëri Komiteti i Shpëtimit Kombëtar. U morën masa dhe u organizuan me krahina, për të mbështetur të gjithë revoltën. Në orën 21.00, Hulusi Pashollari, duke u shtrirë barkas, shkon deri te birucat dhe i thyen ato, 12 të ndaluarit dalin nën breshërinë e automatikut që ishte shumë afër, pak metra mbi kokat e tyre. Sado të paaftë të ishin ata që ndodheshin në atë vend-roje, ishte e pamundur të mos vrisnin të paktën gjysmat e tyre. Mrekulli apo strategji e paracaktuar!

Në orën 03.00 të datës 22 maj, zv. ministri i Brendshëm Feçor Shehu, mbërrin në Spaç, si kryesues i operacionit për shuarjen e revoltës. Ora 08.00, Feçori bën thirrje për t’iu kthyer normalitetit por, protestuesit nuk gënjeheshin më. Thirrjet; “poshtë komunizmi”, “e duam Shqipërinë në Europë”, “ju jeni kriminelë”, “fundi juaj po vjen”, ishin përgjigja e protestës. Feçor Shehu kërkon negociata.

Një përfaqësi, e përbërë nga Nuri Stepa, Hajri Pashai dhe Paulin Vata, i dërgojnë kërkesat zv. ministrit. Hajri Pashai debaton me bashkëfshatarin e tij, zv. ministrin Feçor Shehu, duke i thënë: – “Ju keni mbaruar. Shqipëria do të hyjë në Europë dhe juve ju pret ndëshkimi”. – “Cili je ti”?- pyet ministri. – “Unë jam Hajri Pashaj” – “Aaa, ti je i biri i atij që vrau pleqtë e Hekalit”?!  “Jo – përgjigjet Hajriu – unë jam i biri i atij që ti i mbaje frerët e kalit.

Do të më pushkatosh si babain tim, por shumë shpejt edhe ti do pushkatohesh si unë”. – “Ta ndreq unë ty kryeneçësinë -, thotë ai, duke u larguar i ofenduar, nën krismat e armëve që binin nga jashtë dhe thirrje kundër qeverisë, nga brenda. (Nën kujdesin e Feçor Shehut, në fund u hoq nga lista për pushkatim, Gjet Kadeli dhe u zëvendësua me Hajri Pashain).

Skënder Daja hipën mbi supet e Dashnor Kazazit dhe fillon t’u flasi ushtarëve duke i quajtur vëllezër. – “Unë jam si ju, kam qenë ushtar si ju dhe kam rënë në burg, se kërkova lirinë, ne nuk jemi armiq, si ju thonë ata, por kërkojmë që Shqipëria të jetë si Europa, ju jeni vëllezërit tanë, edhe ju e doni lirinë si ne”. Armët nuk qëlluan më. Vend-rojet u ndërruan me policë.

Korpusi i Burrelit, i drejtuar nga Bako Dervishi, zbarkoi me armatim të rëndë e forca të shumta në Spaç, përforcime të shumta nga Tirana dhe rrethe të tjera e kthyen atë vend të shkretë, në më të populluarin, për ato tri ditë revolte. Pa ujë, pa ushqim, lodhje, të burgosurit ishin të këputur. Më 23 maj, të pajisur me skafandra, hunj e hekura nëpër duar, Forcat e Speciale mundën të hyjnë brenda ambienteve të burgut, në orën 09.00, duke dërmuar me të rrahura e lidhur si kafshë të egra të burgosurit, përparuan deri në tarracë, ku 12 “spaçistët spartanë”, bënë qëndresën më heroike.

Te rrethuar nga dhjetëra trupa të freskëta speciale, ata luftuan me hunj deri sa u shembën. “Tarti”, qeni besnik, luftonte në krah të miqve të tij, duke iu hedhur në fyt policëve që qëllonin pa mëshirë mbi qendrestarët. Revolta u mbyll përgjakshëm. Ata edhe pse të vetëdijshëm për forcën e shtetit, u përleshen me të, duke shkundur, jashtë parashikimeve, themelet e tij. Heroizmi i këtyre njerëzve, shënoi aktin e ndritur të përballjes së guximshme fizike, me diktaturën e egër, duke ngritur flamurin pa yllin e komunizmit. Jehona e kësaj vepre, kumbon edhe sot.

U arrestuan 68 të burgosur politikë, të cilët u dënuan në pesë të ashtuquajtura procese gjyqësore. Procesi i parë gjyqësorë, është zhvilluar në datën 24 maj ’73, ku për herë të parë Gjykata e Lartë, zhvendoset në Spaç dhe me trupin gjykues të përbëre nga Hilmi Telegrafi, kryetar, Mit’hat Goskova dhe Ymer Aliko, nënkryetarë e, prokuror Zaim Myftarin, cili me vendim nr. 1 të Gjykatës së Lartë, dënon me vdekje, me pushkatim:

– Dervish Bejko, 27 vjeç; – Hajri Pashaj, 29 vjeç; – Pal Zefi, 33 vjeç; – Skënder Daja, 23 vjeç; Dënimi ishte i formës se prerë dhe është ekzekutuar vendimi, brenda 24 orëve. Ata u pushkatuan më 24 maj 1973.

Po me këtë vendim, në të njëjtin proces, janë dënuar me nga 25 vjet burg; Dashnor Kazazi, Jorgo Papa, Syrja Lame, Luan Burimi, Sami Dangëllia, Lush (Paulin) Vata, Hodo Sokoli, Luan Koka. Hetuesit e procesit të parë ose, “kasapët torturues” ishin: Shaban Dani, Fejzo Aloçi, Pelivan Luçi, Misto Shunda, Rustem Çipi, Vasil Milo, Irfan Shaqiri, Dhimo Sinani, Hamdi Meta, Sali Budo.

Kurse 56 të burgosurit e tjerë që u arrestuan, ishin: Agron Xhelili, Bedri Çoku, Demush Muçaj, Elez Hoxha, Gëzim Medolli, Haxhi Bena, Irakli Sirso, Muho Curri, Nikolla Qafke, Refik Beqo, Skënder Thaçi, Sherif Allamani, Tom Uli, Xhevat Lokja, Fatmir Llagami, Mirash Gjoka, Mersin Vlashi, Abedin Vrioni, Bebi Konomi, Dervish Sula, Fadil Dushku, Gëzim Çela, Hysen Vuçe, Kostandin Papa, Ndrec Çoku, Njazi Bylikbashi, Rexhep Lazri, Selman Çuni, Shefqet Gjana, Ulusi Pashollari, Zef Ashta, Jonuz Norja, Naim Pashaj, Murat Marta, Bashkim Fishta, Çaush Çoku, Demir Pojani, Gramoz Spahia, Naim Uka, Hasan Ibo, Mërkur Bogdo, Muharrem Dyli, Pal Marku, Stefan Kola, Spiro Nasho, Tomorr Allajbej, Xhaferr Dema, Sulo Veshi, Nuri Stepa, Vladimir Prifti, Tefik Kumanaku, Muharrem Isufi, Shuaip Brahimi, Qemal Demiri, Tefik Dedi dhe Pavllo Popa.

Mbasi ishin lidhur këmbë e duar dhe i kishin hedhur si kërcunj nëpër makina, të gjakosur e të shqyer nga rrahjet barbare, i nisën në udhëtimin disa orësh, për të mbërritur në Tiranë, udhëtim i cili për nga mënyra se si ishin të vendosur në makina, nga gropat e rrugëve dhe trupat speciale të pajisura me drunj, që qëllonin herë njërin e herë tjetrin, ishte një torturë më vete, por kjo nuk do të mbaronte me kaq, sepse që nga oborri ku do të zbrisnin dhe deri në dhomat e izolimit, do të përcilleshin nga grushtet, shqelmat dhe hunjtë e trupave speciale, të cilët kishin formuar korridorin e gjatë, ku do te kalonin “të mirëseardhurit”!                                               

Dënimi i “Grupit të flamurit”

Pas dënimit të grupit të parë të ‘Revoltës së Spaçit’, në Tiranë u zhvilluan hetimet për grupin e dytë, “Grupi i flamurit”, i cili me vendimin nr.29, datë 30.6.73 të Gjykatës së rrethit të Mirditës, me Filip Lako kryetar dhe Gjin Pali e Pjeter Nikolli, ndihmësgjyqtarë dhe Zef Deda prokuror, dha këto dënime me burgim:

Feti Kumanaku e Pal Marku, me nga 25 vjet, Bederi Çoku e Murat Marta, me nga 23 vjet, Jonuz Norja me 22 vjet, Ndrec Çoku e Hasan Hibo, me nga 20 vjet, Shuaip Ibrahimi me 17 vjet, Dervish Sulo, Mersin Vlashi, Haxhi Bena, Elez Hoxha, Naim Pashai, Naim Uka me nga 16 vjet, Qemal Demiraj dhe Tomorr Allajbeu, me nga 15 vjet.

Dënimi i “Grupit të tretë” të revoltës 

Me vendimin nr.34, datë 13.7.1973, Gjykata e rrethit të Mirditës, e përbërë nga Filip Lako dhe ndihmës-gjyqtarët Pjetër Nikolli e Gjin Pali, me prokurorin Zef Deda dha këto dënime me burgim:

Kostandin Papa, 25 vjet, Rexhep Lazri, Sali Çuni me nga 20 vjet, Sherif Allamani 18 vjet, Hulusi Pashollari, Fatmir Llagami, Bashkim Fishta, me nga 16 vjet. Me 15 vjet: Bebi Konomi e Njazi Bylykbashin. Me 14 vjet: Agron Xhelili. Me 13 vjet: Mirash Gjoka, Refik Beqo, Nuri Stepa. Me 12 vjet: Gëzim Çela.

Dënimi i “Grupit të katërt”

Me vendimin nr.38, datë 21.7.1973, Gjykata e rrethit të Mirditës, me kryetar Filip Lako dhe ndihmësgjyqtarë, Pjetër Nikolli dhe Nikoll Gjoni, me prokuror Zef Deda, dha këto dënime me burgim:

Me 25 vjet: Fadil Dushku, Demir Pojani, Gëzim Medolli. Me 20 vjet: Çaush Çoku. Me 21 vjet: Spiro Nasho. Me 16 vjet: Sulo Veshi. Me 15 vjet, Pavllo Popaj. Me 14 vjet, Muharrem Dyli, Muharrem Isufi dhe Stefan Kola. Me 12 vjet: Vladimir Prifti.

Dënimi i grupit të fundit 

Gjykata e Mirditës, me kryetar Filip Lako, ndihmësgjyqtarë, Pjetër Nikolli dhe Nikoll Gjoni, e prokurorit Zef Deda, me vendimin nr.39, datë 25.7.1973, dha këto dënime me burgim: Me 16 vjet, Xhemal Bali. Me 15 vjet: Gjetë Kadeli, e Sotiraq Simaku. Me 13 vjet: Bardhyl Fejzollari. Me 12 vjet, Ferit Avdullai e Hysen Xhani. Me 15 vjet: Napolon Koleci. Miku im Locja (Hysen Xhani) më kishte thënë, se edhe “Tartin”, qenin besnik që u përlesh deri në fund, krah për krah me heronjtë, e kishin në procesin hetimor.

Vangjel Kote, Koço Josifi, Irakli Kocani, Skënder Sadikaj, Skënder Myftari, Isa Halilaj, Dhimitraq Shkodrani, Seit Sulaj, Llambi Gegeni, Fejzo Aloçi, Florian Kolaneci, Dhimo Sinani, Izet Hasani, Rustem Çipi, Ali Xhunga, do te ishin zyrtarisht hetuesit që kaluan në duar të burgosurit politik të katër proceseve kundër revoltës, por faktikisht ata ishin “kasapët” torturues. Hetuesia e pjesmarrësve të Revoltës së Spaçit ’73, është bërë në Hetuesinë Speciale Tiranë, ndërsa gjykimet janë bërë në Gjykatën e Rrëshenit, Mirditë.

Kjo ngjarje e lavdishme që është nder e lavdi për pjesëmarrsit, familjet dhe tërë shqiptarët, vërej se ka diçka për të parë. Mendoj se lënja hapur, (si padashur) e derës së birucës nga doli i dënuari Pal Zefi, në ditën kur oficer roje ishte operativi Sigurimit (Fejzi Liço) dhe kur në burgun e Spaçit, ishte drejtori i Përgjithshëm i Kampeve-Burgjeve, Sulejman Maloku, si dhe provokimi në mes të oborrit me të burgosur, ku operativi fyen dhe urdhëron përdorimin e forcës, nuk mund të jenë rastësi. Ky mendim, nuk e zbeh aspak atë pikë kulminante, të historisë kombëtare. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kurrë në jetën time nuk jam dëshpëruar aq, sa kur e pashë këtë përfaqësonjës të Shqipërisë së Re, kollonelin tuaj, i cili...”!/ Letrat e Nolit për Enverin, pas takimit me Tuk Jakovën në New York, më ’46-ën

Next Post

Plot 23 vite më parë, u kthye në atdhe Familja Mbretërore Shqiptare

Artikuj të ngjashëm

“Duam të ndërtojmë një aerodrom më në Veri, për të goditur në thellësi të Jugosllavisë, – na thanë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes me në krye Beqir Ballukun…”/ Dëshmia e rrallë e specialistit të aerodromeve ushtarake
Dossier

“Duam të ndërtojmë një aerodrom më në Veri, për të goditur në thellësi të Jugosllavisë, – na thanë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes me në krye Beqir Ballukun…”/ Dëshmia e rrallë e specialistit të aerodromeve ushtarake

June 28, 2025
“Për ish-oficerin e Marinës, xha Dauti tha; Larg spiunit, është hafije i Sigurimit, mos e afro, se sa ka ardhur ai në burg, veç birucë më birucë ka bredhur! Turpi i Beratit dhe…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik   
Dossier

“Kryetar i trupit gjykues në gjyqin tonë, ishte Ll. Polena, me ca veshë si opingë, prokuror S. Kapllani, kurse antar, R. Nepravishta, një kapadai, që hiqej si intelektual, pasi ai…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

June 28, 2025
Plot 23 vite më parë, u kthye në atdhe Familja Mbretërore Shqiptare
Dossier

Plot 23 vite më parë, u kthye në atdhe Familja Mbretërore Shqiptare

June 28, 2025
“Kurrë në jetën time nuk jam dëshpëruar aq, sa kur e pashë këtë përfaqësonjës të Shqipërisë së Re, kollonelin tuaj, i cili…”!/  Letrat e Nolit për Enverin, pas takimit me Tuk Jakovën në New York, më ’46-ën
Dossier

“Kurrë në jetën time nuk jam dëshpëruar aq, sa kur e pashë këtë përfaqësonjës të Shqipërisë së Re, kollonelin tuaj, i cili…”!/ Letrat e Nolit për Enverin, pas takimit me Tuk Jakovën në New York, më ’46-ën

June 27, 2025
“Pas reagimit të shkrimtarit, komisari Shahin Skura na u hakërrye: ‘Ç’a me i ba Partisë dhe shokut Enver, pa ta tregoj unë të drejtën universale! Ju ballistët, s’meritoni asnjë të drejtë, pasi….”! Dëshmia e ish-të burgosurit të Spaçit
Dossier

“Vaskë Panariti nga Korça, një djalë simpatik, ndryshe nga hetuesit e tjerë, jo vetëm që u soll shumë mirë me mua, por njëherë më çuditi, kur më tha se…”! / Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

June 27, 2025
“Kur Koli Rrodhe vdiq në burgun e Burrelit në 1947-ën, gazeta ‘Dielli’ e Shoqërisë ‘Vatra’ në SHBA-ës, shkroi se…”/ Historia e trishtë e patriotit të shquar korçar, ish-deputet i Parlamentit të parë, në 1921-in
Dossier

“John Nasse dhe gangsterët e tij, të Komitetit “Shqipëria e Lirë”, kanë bashkëpunim me reaksionarët dhe me fashistët, për përmbysjen e regjimit t’uaj demokratik…”/ Letrat e Nolit për Enverin

June 27, 2025
Next Post
Plot 23 vite më parë, u kthye në atdhe Familja Mbretërore Shqiptare

Plot 23 vite më parë, u kthye në atdhe Familja Mbretërore Shqiptare

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme