• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, June 25, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ditën që shpërtheu revolta, oficer i rojes ishte një matjan, Asllan Kurti, ai e qëlloj Kosta Gjordenin, pasi…”/ Ana e panjohur e revoltës Qafë-Barit, sipas organizatorëve kryesorë të saj, ish-të burgosurve politikë

“U improvizua një dhomë mbi banjot, ku të gjithë të burgosurit e rinj, kalonin fillimisht në atë ambient, ku tre herë në ditë, rriheshin nga policët, nën drejtimin e shefit…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit të Qafë-Barit
“U improvizua një dhomë mbi banjot, ku të gjithë të burgosurit e rinj, kalonin fillimisht në atë ambient, ku tre herë në ditë, rriheshin nga policët, nën drejtimin e shefit…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit të Qafë-Barit
“Të dënuarit u nxitën nga element armiq të betuar, si Dalip Zhabolli dhe Hajredin Fratari, bir krimineli dhe sabotator, të cilët…”/ Zbulohet dokumenti i “Revoltës së Qafë-Barit”, 22 maj 1984   
“Kryetari i Degës së Brendshme Pukë, urdhëroi që vend-roja nr.1, të përdorte armën, ndaj të dënuarve, M. Leka, K. Gjordeni dhe T. Ndoja, pasi…”/ Zbulohet dokumenti sekret i Revoltës së Qafë-Barit, 22 maj ‘84
“Ditën që shpërtheu revolta, oficer i rojes ishte një matjan, Asllan Kurti, ai e qëlloj Kosta Gjordenin, pasi…”/ Ana e panjohur e revoltës Qafë-Barit, sipas organizatorëve kryesorë të saj, ish-të burgosurve politikë
“Kur Kosta Gjordeni i plagosur bërtiste; ‘më qëllun komunistat, kriminelat, të dënuarit H. Tabaku, L. Shkëmbi e N. Skrapari afrohen, por breshëria e armëve…”/ Kujtimet e ish-të burgosurve të Qafë-Barit
“Ditën që shpërtheu revolta, oficer i rojes ishte një matjan, Asllan Kurti, ai e qëlloj Kosta Gjordenin, pasi…”/ Ana e panjohur e revoltës Qafë-Barit, sipas organizatorëve kryesorë të saj, ish-të burgosurve politikë

Nga Skënder Tufa

Pjesa e tretë

Memorie.al / Pas amnistisë së vitit ‘82 dhe pas vrasjes së Rexhep Gecit, gjendja u rëndua më shumë në burgun e Spaçit, ku policia nisi të shtrëngojë masat e regjimit të brendshëm me oraret, radhët e ushqimit e zgjatjen e kohës së pritjes në tarracë për apel. Në fund-janarin e vitit ‘83, na njoftojnë se një pjesë e burgut të Spaçit, do të transferohej. Ishte hapur një burg i ri pranë malit Munellë të Pukës, që quhej Qafë-Bari dhe duheshin krahë pune, për shfrytëzim. Punëtorët e fortë dhe problematikët, u futën në listën që do të nisej për në minierën e Pukës. Transferimi i rreth 200 të burgosurve, ishte mundim i madh për ta, pasi duhej të bëheshin dorëzimet e batanijeve, çarçafëve, dyshekëve dhe enëve, si; tas, lugë e pagure, duhej të mirrje sendet e tua personale nga depot e, t’i bëje gati për kontroll.

Më 22 maj 1984, aty ndodhi një ngjarje me rëndësi historike, (Revolta e Qafë-Barit), e cila mendoj se duhet të përcillet me dëshmitë e drejtpërdrejta të pjesëmarrësve në të, për ta sjellë atë sa më të plotë e, më pranë reales. Duke i mbledhur copat e fakteve të shprehura nga protagonistët, mundë të krijohet një vizion më i plotë, që do t’i ngjante restaurimit të një mozaiku.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në Zejmen, ku na dërguan pas revoltës, na torturuan barbarisht. Pasi na bënë nga një kryq në kokë, me makinën e qethjes, polici Anton L., më futi këpucën në gojë, e më tha…”! / Dëshmia e të dënuarit të Qafë-Barit

“Gjatë 22 vite në burgje, kam parë tmerre me vetëvrasje, po si dibranin Maliq Skuka në kampin e Rubikut, që u mbulua me batanije e, me thonj nxori sytë e tij…”! / Tmerret e diktaturës së Enver Hoxhës

                                                                Vijon nga numri kaluar

FATMIR LAKASI

“Kam ardhë në burgun e Qaf-Barit, menjëherë mbas amnistisë së 15 nëntorit 1982. Do të ketë qenë fund dhjetori kur arritëm. Kapanonet ishin rrëmujë, të pista, me zhele nëpër këmbë dhe na u desh kohë me u stabilizua në atë vend. Aty kishin qenë më parë ordinerët, të cilët ishin transferuara, por jo policët dibranë të burgut të Bulqizës, që kishin mbetur në shërbim. Unë rrija me Astrit Avdon dhe Dëshir Çizmen e, kisha më shumë shoqëri me Pal Brozin, Lek Frrokun, Haxhi Benën dhe Dane Çiflikun. Ne vinim nga Burgu i Ballshit e, këtu na kishin sjell për të punuar në minierë, ku na futën që të nesërmen.

Pa kushte, rruga e gjatë rreth 1.8 km., me ujë që kur binte shi jashtë, dukej sikur binte edhe brenda. Në janar të vitit ’83, vjen kontingjenti i Spaçit, ishin dhe shokët e mijë me të cilët kisha rënë ne burg. Për herë të parë ishim bashkuar të pestë në të njëjtin burg, vëllezërit Talo, Ahmet e Skënder Tufa dhe unë. U spostova nga shokët e vjetër, për t’u bashkuar me Ahmetin e Skënderin, me të cilët më shkonte më shumë muhabeti, por kishim edhe shumë gjëra të përbashkëta .

Dëbora që ra dy dit para se të vinte kontingjenti i Spaçit, e kishte ftohur temperaturën e cila në atë vend, ishte shumë e ulët. Lëviznim te fusha për t’u nxehur e, për të hequr stresin me muhabetet që qarkullonin e vinin edhe nga takimet me familjet. Burgu ishte i rëndë, por më të vështirë e bënte shefi i policisë, i cili imitonte një here si kaubojs e, një herë si SS-t gjermanë, jo vetëm me kapelën e ngritur në ballë, por edhe me veprime dhunuese.

Pika e parë ishte norma, për të cilën policët dibranë me një të urdhëruar të shefit, suleshin pa mëshirë, ndërsa ushqimin e kishim ibret edhe të uriturit nuk mundnim ta hanim prasin e thatë që, ishte mykur nëpër magazina e shpesh nga qeset pesë kilëshe dilnin edhe minj. Për të kursyer bukën, na e kompesonin me dy kokrra patate të vogla, që nganjëherë ishin jeshile dhe bukë me krimba të bardhë.

Kam dëgjuar të flitet shumë për Revoltën e Qaf-Barit e cila, në kushtet e terrorit që ka kaluar, nuk është treguar plotësisht si ka ngjarë. Është e lehtë sot, të flasësh, por ne që e kemi jetuar, shprehim keqardhjen kur nuk e dëgjojmë të tregohet drejtë, se çfarë ka ndodhur e, si ka ndodhur?! Revoltën nuk mund ta bënin vetëm 12 veta, por edhe ata që rrinin poshtë shkallëve, kur ne dilnim e përplaseshim me policët, të paktën duhet të dëgjojnë. E gjithë ngjarja ka ndodhur për një vagon të pambushur!

Kjo edhe sot më duket habi, mbasi norma realizohej mbi 120%. Kur jemi futur në mencë për apel, ne të tre; unë, Ahmeti dhe Skënderi, kemi qenë si gjithmonë bashkë, të ulur në një stol nga mesi i mensës. Shefi Policisë kampit, Mond Caja, ka hyrë dhe ka provokuar me policët, duke tentuar të marrë me dhunë disa të burgosur. Salla është elektrizuar dhe ka reaguar me britma, policia nuk ka mundur ta ndalonte vrullin që shpërtheu portën e mori policët përpara. Fillimisht kanë qenë rreth 40 veta, nga 350 që kishte burgu, më pas numri ka rënë.

Kur është bërë përleshja e fundit, në ndjekje të policisë, deri te dera e takimit, kanë qenë fillimisht; Tom Ndoja me Martin Lekën, Sokol Sokolin, Petrit Morisenin, Lush Bushgjokën, Lazër Shkëbmin, Dush Martinin, Kosta Gjordenin, Gurali Beshin, Skënder Tufën, Roland Tolen, Vasjar Tabakun, Nuredin Skraparin, Llazi Koçin, ndërsa te Haxhi Baxhinovski, i cili po debatonte me zv. komisarin që i binte me zorrën e zezë në kokë, ishim Ahmet Tufa, unë  Agron Hoxha, Sali Gaca, Ramazan Spahiu, Dedë Nimani dhe disa të tjerë, që me gurë nëpër duar, i gjuanin oficerit, por jo drejt.

Unë ju kam bërtit, duke ju thënë: “E po, bjerini drejt”, – dhe tulla ime ka rënë në kurrizin e oficerit, që i ra kapelja. U dëgjua një krismë revolveri e mbytme. Plumbi kishte zënë mish. Më pas krisën dhe automatikët nga të katër anët. Për disa orë burgu ka qenë në dorën e të burgosurve, pa policë. Ne të tre kishim një levë që e kishim fshehur në tokë. Meti ka hapur depon ku rrinte i mbyllur brenda një njeri, që survejonte se çfarë bëhej. Kemi ndërruar teshat.

Veshëm të lara, për çdo gjë që mundë të ndodhte, të ishim të pastër. Sali Gaca kishte bërë hasude, nga e cila morëm secili nga dy topa. Unë ju kam thënë të mos dorëzohemi, se këta do të bëjnë gjak. Lart, nuk kanë qenë më shumë se 20-30 veta. Fjala e parë ka qenë për të rezistu, bile Skënderi shkoj mbushi edhe ujë, që kur të ndërpritej, të kishim rezervë. Mbas ultimatumit të zv. ministrit të Brendshëm, ata kryesorët e revoltës, kanë vendosur që për të shpëtuar të tjerët, të dorëzoheshin”.

NDUE KOLA

“Ngacmimet vend e pavend nga policia, do të bëjshin edhe gomarin të hidhte shqelma. Na e kishin pru në majë të hundës dhe atë ditë nuk e di se si plasi, por kur shpërtheu, policët s’po gjejshin vrimë me u fut, mbasi zemërimi i të burgosurve nuk mbahej më. Është bërë përleshje trup me trup dhe kur i vumë përpara, u munduan me na mashtrua, duke na fut nji herë në mensë e, një herë në fjetore, kur nuk ja arritën, përdorën armët,

duke plagos Kostandin Gjordenin dhe duke shti me breshëri automatiku në ajër nga të gjitha vend rojet, bile edhe nga zyrat e komandës, është shti me automatik. Për disa orë, burgu ishte në duart e të burgosurve. Liri brenda telave, e fituar me gjak. Asnjë polic brenda territorit të rrethimit”!

DED MARTINI (DUSHI)

“Po ça goditje?! Absolutisht jo, s’është goditur asnjë polic, pati të lënduar në sedër, vetëm ishte problemi t’ja hiqje prej duarsh edhe Sokolin, që po e rrihnin. Tullat që hidhnim, shkonin i binin murit. Nuk kishte asnjë lëndim serioz, më shumë duan të bëhet bujë. U plagos një polic dhe një komisar i burgut, një gërvishtje të lehtë pati. Pasi u rrethuan, policia bëri sikur u tërhoq e, u mbyll kjo çështje. Pastaj na futën në një sallë ku hanim bukë.

Në këtë moment ata kanë gjetur thikat dhe kanë filluar të na nxjerrin një nga një, se donin të na kapnin ne. Erdhën shumë forca. Fati i keq i Kostandin Gjordenit, një i burgosur shumë i vuajtur, që ka këputur edhe krahun nga ai plumb që mori aty. Ai ishte te dera, e kapin për ta nxjerrë nga jashtë dhe fillojnë i gjuajnë. Aty u revoltua i gjithë kampi. Se ai ishte person i dashur, e pastaj u bë një revoltë shpirtërore e, të gjithë të burgosurve, të cilët kanë shpërthyer derën.

Revolta mori zhvillim masiv, e aty u përfshinë të gjithë. Ka ndodhur përleshja më e egër me policinë. Toma, kishte një tullë në dorë e, godiste një polic, i cili kishte vënë për poshtë një të burgosur dhe e godiste me shkop gome…! Vazhdoi përleshja, erdhën helikopterë e, pastaj arritën të ndajnë pjesën e kampit. Unë i thashë disa shokëve të largoheshin, dhe ndenjtëm ne që e nisëm revoltën që në fillim”.

KOSTANDIN GJORDENI

“Kur më morën te menca, për të më dërguar në birucë, më goditën e unë thirra, ata më muarën në birucë duke më rrahur, ndërkohë nga menca shpërthejnë thirrjet; -lironi Kostën – më lëshuan e u bashkova me vëllezërit e mi bashkëvuajtës, që i morën policët përpara. Tom Ndoja kishte në njërën dorë disa tulla e, me tjetrën ja lëshonte policëve që iknin si lopët! Mbas tij ishte Martin Leka, dhe unë mbas tyre. Mbas meje vinin të tjerët; Sokol Sokoli, Dush Martini, Ded Nimani Land Tolja, Skënder Tufa, Gurali Beshi e të tjerë, që si mbaj mënd tashi.

Nga vendroja te dera, ushtari qëlloj sipër kokave tona, për me na tremb, ndërsa oficeri i rojës, qëlloj drejt nesh. Do t’i jetë drejtu Tomës me shënjestër, por ne lëviznim shpejt e, plumbi më mori mua. Ndjeva si pickim, jo dhimbje, vetëm se isha i mpirë. – “Më qëlluan kriminelët, më qëlluan komunistët” – ju thash shokëve. Dushi nxori duhanin nga qesja e të tjerët ma vunë te plaga. Aty na u ngrit gjaku të gjithëve, e thirrëm: – “Poshtë komunizmi”

Masandej u dorëzuam, se s‘kishim çfarë bëjshim. Na kanë rrahur si kafshët e, ashtu gjyësm të vdekur, na kanë dërgu në Pukë, atje na kanë bërë hetuesi, duke na rrahur me dru, që na e jepshin disa herë në ditë e, duke na sharë me një fjalor ordiner. Na bënë gjyqin brenda disa ditësh e, mandej na dërguan në Lezhë, ku na lanë atje një muaj e masandej, na transferuan në Spaç”.

BEDRI BLLOSHMI

“Oficeri rojës ishte një Matjan, me mbiemrin Kurti (Asllan), ai e qëlloj Kostën”

PJETER LULI

“Unë isha me paterica, se pata një aksident dhe e kisha këmbën në allçi. Sjellja e policisë që drejtohej nga karrieristi mistrec, Edmond Caja, e acaruan gjendjen deri në atë pikë, sa të dënuarit ishin të detyruar të mbroheshin. Në këtë kohë, krahinori dhe miku im, Bajram Vuthi, më thotë: “Pjetër, jam tuj t’i marr këto paterica, se këtu po bahet kiameti”, dhe i përdori kur atij i ra një polic me shkop në kokë”.

BAJRAM VUTHI

“Sapo dal te porta, me gjuan një polic, sa xixa më dolën, mirë kjo, por kur më shau nanën, nuk dorëzova ma e, ja kam ngjit disa herë me patericën e Pjetrit, që u thye. Autori i kësaj ngjarje, pra ai që u bë shkak me fillu revolta, ka qenë vetëm shefi i policisë, Edmond Caja, për mendimin tim, një kriminel i madh”.

AHMET TUFA

“Revoltën donim ta fillonim ne, sepse shpirtrat tanë kishin plasur, por mënyra si plasi, ishte e pa organizuar nga ne, ishte një organizim i Ministrisë së Brendshme, i bishave të egra. Ata e bënë këtë gjë, duke shfrytëzuar rastin e një bashkëvuajtësi, i quajtur Ndue Pisha, i cili ishte turni i tretë, me një tjetër person, që nuk e kishin bëre dot normën dhe policia i pruri poshtë për të ngrënë e, ju tha: “Hani bukë dhe do vini prapë në punë”.

Ata takuan shokët e vet. Si zakonisht, ne i prisnim shokët tanë kur vinin nga galeria, sepse kur nisej dikush për në punë, ne ju thoshim: “Të pruftë Zoti shëndoshë”, sepse, nuk dihej kthimi. Shokët e tyre tropojanë, po i prisnin aty. U thanë se si e kishin punën: “Mua dhe Ndrekën duan të na çojnë prapë për të bërë normën”. “Jo, i thanë, nuk ke për të shkuar”. Dhe këta ishin djem të fuqishëm fizikisht, djem trima, malësorë. Sokol Zefi, Martin Leka e të tjerë i thanë policit: “Nuk keni për ta nxjerrë në punë”.

Ky njofton oficerin e rojës, ai njofton ekipin e komandës, vjen komanda, e drejtuar nga Edmond Caja dhe kërkojnë djalin ta marrin me forcë, këta nuk ja dhanë dhe u bëmë një grup prej rreth 40 vetash, të gatshëm për t’u përballur, por komunikimi u bë në mënyrë paqësore, pasi nga ne u premtua se vagonët e mbetur pa u mbushur nga Nduja e Ndreka, do t’i mbushnim ne. U duk sikur ramë dakord, por pas nja një ore, bie çanga dhe thonë: “të gjithë në apel”.

Dolëm në apel, filluan na rreshtuan, por ishte mbushur me policë, të gjithë me shkopinj gome, me hekura nëpër duar. Kuptohej që do bëheshin arrestime. Kur na futën në mensë, u ulëm. Hyn Edmond Caja, me shikimin si bishë. Kjo ishte diçka që ai nuk e kishte përjetuar më parë. Ai thoshte: “unë jam shteti, unë jam ligji”. Ishte njeri shumë cinik, shumë i poshtër. Edhe ç’bën ai? Si zakonisht ulte kapelën, duke imituar nazistët: -“Kush të dëgjojë emrat, të dalë jashtë”, – tha ai: – “Ndue Pisha, Sokol Zefi, Tom Ndoja”.

Dhe filluan njerëzit që kishin shpirtin e revoltës, që thoshin: “më mirë vdekur, sesa gjallë”, që e përqafonin vdekjen, si të ishte diçka më të lumtur. Ashtu isha dhe unë. Në atë kohë çohet një shoku im, Haxhi Baxhinovski. U çova dhe unë, por unë kisha pranë nipin tim, më i vogli i kampit, Skënderin, një djalë i imët, 50 kile me gjithë plaçka, por zjarr, dhe Fatmir Lakasi, që ishte si vëllai ynë, gjithmonë ishim bashkë të tre, në mendime e veprime.

Çohet dhe një shok tjetër dhe bëjmë për të dalë, por aty na mbyllin derën. Kur mbyllin derën, fillon përleshja. 10-12 veta sa kishin dale, fillojnë përleshjen me policinë, por policë ishin shumë. Ne morëm një stol, unë dhe Llazi Koçi, një djalë shumë energjik, ai ishte me patericë, sepse kishte pasur këmbën me apses, e thyem derën, e hapëm dhe pamë që bëhej një kacafytje, për jetë a vdekje. Disa policë kishin vënë përfund të burgosurin, dy-tre të burgosur kishin vënë përfund policin, fut njëri me shqelma, fut tjetri, rrahje barbare, u futëm dhe ne u kacafytëm.

Kur u futëm ne, ata u trembën. Në këtë kohë, Haxhiu po drejtohej te një polic, për ta qëlluar. I futet zv. komisari politik e, i thotë: “Po ju ku doni të shkoni me këtë agresivitet që po bëni karshi nesh, ne jemi shteti”?! dhe qëllon Haxhiun me shkop gome, Haxhiu i thotë; “mos më qëllo” dhe ia nxjerr thikën, ndërkohë një tullë e lëshuar nga Fatmiri, e godet atë në shpinë e, në këtë kohë, i bije kapelja në tokë. E lë atë si një trofe për ne dhe largohet nxitimthi. Kostandin Gjordeni, shumë djalë i dashur, i mirë, i drejtë, i shkon pas Tomës të cilin, po e ndiqnin shumë të tjerë, në turrin kundër policisë.

Në këtë kohë, oficeri i rojës, Asllan Kurti, qëllon me pistoletë dhe e plagos në shpatull Kostën. Dhe sot nuk e ka krahun, nga ai plumb, të cilin e mban në shenjë kujtimi, “edhe ta kërkojnë me miliarda lekë, – thotë, – unë nuk e jap”. Dush Martini, shumë djalë i dashur, shkodran, nxjerr një kuti duhani, ia mbulon plagën, shkojnë dhe disa të tjerë, si dhe nipi im Skënderi, për ta ndihmuar. Por nuk kishim punë vetëm me këtë ne, kishim punë dhe me policinë, që po kacafyteshin me të tjerët.

Si përfundim e nxorëm policinë jashtë, kjo ishte fitorja më e madhe që ndjemë ne si të burgosur politikë. “Spartaku me gladiatorët mundën Romën”. Fituam lirinë. E fituam me gjak, e fituam me zotësi, duan apo nuk duan ta pranojnë diçka të tillë, ne i nxorëm me bisht ndër shalë.Na thërret Sokoli e na thotë: “Ahmet, kena bërë një tepsi me hasude, hajde të merrni nga një top, sepse duhet të përshëndetemi mbasi shumë nga ne do shkojnë nga kjo jetë”! Për vdekje bëhej hallvë, por ne nuk kishim dhe kishin bërë hasude. Po kujt i hahej?! Por duhej respektuar ajo që u tha dhe shkuam e morëm nga një top.

Dhimbja ishte shumë e madhe. Trishtimi ishte shumë i madh. Vdekjen e kishe aq pranë, sa habitesh. Unë theva derën e magazinës, aty ishte syri dhe veshi i partisë, rrinte brenda një Rexhep, punonjës i komandës. Kishim depon e ushqimit dhe veshmbathjes. Ai u tremb, kujtoi mos do e vrisja. I thashë: “nuk kam punë me ty, kam punë me thesin tim”. Shkoj te thesi, Skënderi dhe shoku im, Fatmiri, morëm ndërresat e pastra, “të vdesim me rroba të pastra”, – thamë. Kur dolëm ishte vendosur qetësia, kishin filluar të dorëzoheshin…! Memorie.al

                                                           Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur s’pranova ta firmosja akt-akuzën, nënkryetari i Degës së Brendshme të Durrësit, Kapllan Sako, u ngrit të më godiste me grusht në fytyrë, por...”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik

Next Post

“Vënd-strehimin e kohës së diktaturës, që do na mbronte nga armiku imagjinar, unë e ktheva në një kantinë, ku prodhoj verë, raki e pije të tjera, pasi...”!/ Historia e rrallë e mjekut të njohur sportiv

Artikuj të ngjashëm

“Në Zejmen, ku na dërguan pas revoltës, na torturuan barbarisht. Pasi na bënë nga një kryq në kokë, me makinën e qethjes, polici Anton L., më futi këpucën në gojë, e më tha…”! / Dëshmia e të dënuarit të Qafë-Barit
Dossier

“Në Zejmen, ku na dërguan pas revoltës, na torturuan barbarisht. Pasi na bënë nga një kryq në kokë, me makinën e qethjes, polici Anton L., më futi këpucën në gojë, e më tha…”! / Dëshmia e të dënuarit të Qafë-Barit

June 25, 2025
“Në kampin e Spaçit, kushtet nuk ndryshonin shumë, vepronte rregullorja e Repsit, po ato mizori kriminale, madje më të tmerrshme, po ato ushtarë të armatosur, që thirrjen; ‘ndal se do të qëlloj’, e…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Gjatë 22 vite në burgje, kam parë tmerre me vetëvrasje, po si dibranin Maliq Skuka në kampin e Rubikut, që u mbulua me batanije e, me thonj nxori sytë e tij…”! / Tmerret e diktaturës së Enver Hoxhës

June 24, 2025
“Ditën që shpërtheu revolta, oficer i rojes ishte një matjan, Asllan Kurti, ai e qëlloj Kosta Gjordenin, pasi…”/ Ana e panjohur e revoltës Qafë-Barit, sipas organizatorëve kryesorë të saj, ish-të burgosurve politikë
Dossier

“Ministria e Brendshme, kishte të dhëna se në kampin e Qafë-Barit, po përgatitej një arratisje masive dhe ajo e inskenoj vetë ngjarjen e 22 majit ’84, pasi…”/ Refleksionet e ish-protagonistëve kryesorë të revoltës

June 23, 2025
“Pas 34 vitesh, kur u hap varri i At Serafinit, nga infermierja Marie, një besimtare katolike, që kishte varrosur vetë, u gjet…”/ Historia e trishtë e fratit që vdiq nën torturat e Sigurimit, në 1947-ën
Dossier

“Në qelitë e Durrësit, më sollën një hetues të ri, nënkolonel Irakli Kocani, një ‘gorrillë’ që më merrte në pyetje pas mesit të natës dhe me një dërrasë që mbante mbi tavolinë…”/ Dëshmia e Uran Kalakullës

June 24, 2025
“Kur s’pranova ta firmosja akt-akuzën, nënkryetari i Degës së Brendshme të Durrësit, Kapllan Sako, u ngrit të më godiste me grusht në fytyrë, por…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Kur s’pranova ta firmosja akt-akuzën, nënkryetari i Degës së Brendshme të Durrësit, Kapllan Sako, u ngrit të më godiste me grusht në fytyrë, por…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik

June 22, 2025
“Kur Kosta Gjordeni i plagosur bërtiste; ‘më qëllun komunistat, kriminelat, të dënuarit H. Tabaku, L. Shkëmbi e N. Skrapari afrohen, por breshëria e armëve…”/ Kujtimet e ish-të burgosurve të Qafë-Barit
Dossier

“Kur Kosta Gjordeni i plagosur bërtiste; ‘më qëllun komunistat, kriminelat, të dënuarit H. Tabaku, L. Shkëmbi e N. Skrapari afrohen, por breshëria e armëve…”/ Kujtimet e ish-të burgosurve të Qafë-Barit

June 21, 2025
Next Post
“Vënd-strehimin e kohës së diktaturës, që do na mbronte nga armiku imagjinar, unë e ktheva në një kantinë, ku prodhoj verë, raki e pije të tjera, pasi…”!/ Historia e rrallë e mjekut të njohur sportiv

“Vënd-strehimin e kohës së diktaturës, që do na mbronte nga armiku imagjinar, unë e ktheva në një kantinë, ku prodhoj verë, raki e pije të tjera, pasi...”!/ Historia e rrallë e mjekut të njohur sportiv

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme