• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, May 23, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

“Preng Biba prej Mirdite, u arratis nga burgu e doli në Jugosllavi e, më pas në SHBA-ës, ku u rekrutu prej forcave ushtarake dhe do të gjente vdekjen në luftimet e Vietnamit…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit
“Ndërsa ai po i shikonte me trishtim partizanet me barkun e fryrë, njëra prej tyre i tha: xhaxha, ne s’kemi shkuar në mal vetëm për luftë, por…”/ Dëshmia e studiuesit të krimeve të komunizmit
“Shumë të burgosun, tuj mos durue torturën që i bante hetuesi i tij mizor, Ali Xhunga, t’iu luste atij me nji za të shuem: Aman bre burrë, për hatër t’Zotit, mos ma…”! Kujtimet e Ahmet Bushatit
“Aq shumë më kishte torturue hetuesi, Ali Xhunga, saqë s’lëvizja dot dhe më mbanin policët për krahësh e, kur ai më futi tytën e revoles në gojë, që unë të hapja sytë, luta zotin…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
“Pas pushkatimeve për bombën në ambasadën sovjetike, kur Voroshillovi, në prani të Stalinit, i tha; ç’bën kështu, more Enver, i sose shqiptarët, 1 milion janë’, ai u përgjigj…”/ Dëshmia e Liri Belishovës

Nga Ahmet Bushati

Pjesa e dyzetepesë

Memorie.al / Pas ndryshimit të flamurit në 1944 me shtimin e yllit komunist, Shkodra u transformua në një qendër rezistence kundër regjimit, duke paguar një çmim të lirë për traditën e saj të lirisë. Në prill të 1945, studentët e liceut, tashmë të ndjerë të tradhtuar nga premtimet e luftës, u mblodhën për të kundërshtuar terrorin e ri që burgoste dhe vriste njerëz të pafajshëm. Komunizmi e shndërroi Kosovën në një provincë të Jugosllavisë, ndërsa Shkodrën e dënoi për “fajin” e saj historik – qëndrimin e saj kundër pushtuesve. “Lëvizja e Postrribës” u bë mjet për të shtypur çdo kundërshtim, duke e çuar qytetin në një spirale vuajtjesh të papara: burgje, ekzekutime dhe shkatërrim i familjeve. Studentët e liceut, bashkë me qytetarë, u bënë simbol të rezistencës, ndërsa disa “të rinj komunistë” u shndërruan në vegla të Sigurimit të Shtetit, duke shkaktuar përjashtime nga shkollat dhe burgosje e internime.

Katër herë, Shkodra u ngrit në kryengritje të armatosura, por historia i harroi këto beteja. Libri shkruhet për të kujtuar të burgosurit e panumërt, të torturuarit dhe të vrarët, si dhe prindit që vuajtën në heshtje. Është një paralajmërim kundër diktaturës dhe një kërkesë që brezat e ardhshëm të mos harrojnë sakrificat e bëra për lirinë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në ’76-ën, Presidenti i Republikës Haxhi Lleshi, internoi në Mollas edhe gruan e tij Haxhire (Jegenin), e të birin Rushitin, si edhe vëllezërit e kushërinjtë e gruas…”! / Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur

“T’i konfiskohet pasuria Jorgji Filip Ziut, banues në Durrës, pasi duke qenë me shërbim në Trieste të Italisë, arratiset nga Moto-Varka “Sazani” dhe…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

                                                           Vijon nga numri kaluar

                                                          Në Gjurmët e një ditari

Unë mendoj se ne të burgosunit me moshë të re, përfituem si nga kultura e të burgosunve me shkollë, ashtu edhe nga eksperienca e atyne të pa shkollë. Msuem prej të gjithëve. Mud të thuhet pra se vuajtja nga njena anë e kontakti me njerëz nga ma të ndryshmit e burgut, do të bajshin që shumë nga sentimentalizmi e naiviteti i moshës që kishim, t’i lëshojshin vend pa u ndie, nji serioziteti e pjekunije të parakohëshme, ndryshim ky që nuk do t’ishte i njajtë për të gjithë ne të rinjtë dhe as domosdoshmërish të mbetej i tillë edhe në kushte lirie.

Ishim të rinj dhe aty s’mund të kalonte nji gja pa na hekë vërejtjen, pa na ba përshtypje. Në atë burg do të ndigjojshim t’u fliste prej njerëzve të kulturës për Firencen e Romën, për Vjenën e Gracin, apo edhe për Gjenevën e Parisin, vende ku ata të burgosun kishin studjue dikur, tue nxitë shpesh herë e kënaqë kureshtjet tona, e njikohësisht tue ndjellë ndër ne dëshirën që nji ditë edhe na të kishim mundësinë me ndjekë shkolla ndër ato vende.

Në atë dhomë burgu unë për herë të parë pata ndigjue të flitej për Bismarkun, Richelieu-në e për reformat e tyne sociale, për rezistencën paqësore të Gandit të Hindisë, kundër kolonizatorëve anglezë, për mrekullitë e vjetra e të reja të botës, për Budën e revoltën e tij, për Ungjill e Kuran etj., etj., tue mos u pasë zbehë ndërkaq asgja prej tregimeve interesante të p.sh. nji Gjini të ri prej Shllakut, që kur ai të më fliste për jetën prej komitësh, që ai me vëllazën kishte kalue nëpër male, për vuajtjet e mëdha që kishin hekë, si dhe për ndeshjet me armë që kishin pasë me Forcat e Mbrojtjes Popullore, të ndjekun prej tyne mal mbas mali e pyll mbas pylli.

Po kështu, ndërsa nji njeri me kulturë në atë dhomë do të më konfidonte nji dashuni të zjarrtë që kishte pasë me nji vajzë në te rinjtë e tij, me inicialet e emnit të së cilës ai kishte pasë mbushë trungjet e pemëve të kopshtit të tij, Ali Brahja n’anë tjetër, ish-mësues i thjeshtë katundi diku në Tropojën e tij, do të më fliste për peripecitë e shumta që ai me shokë kishin kalue në kohë dimri tepër të ashpër nëpër male e bjeshkë, si të zonës së Tropojës, kur ishin pasë ndjekë prej partizanëve shgiptarë, ashtu edhe nëpër male e bjeshkë të Kosovës, kur ata në vazhdim, do t’u ndiqshin edhe prej partizanëve jugosllavë, peripeci për të cilat Alia do të tregonte: “Për me u pshtue ndjekjeve, na lëvizshim pa pushim, sidomos natën, nëpër pyje me borë të ngrime e nën degët e bredhave që ishin veshë jo me borë, por me akull të vërtetë, halat e të cilave na prekshin krenat e rrezik me na u futë ndër sy”.

Në dhomën nr. 9, njenën qoshe të së cilës e kishte zanë Ramadan aga, u ndodhshin ndër të tjerë edhe juristi Dioniz Miçaço, profesor Mehmet Daiu, ish-nëpunësi i përhershëm në ambasadën italiane, Lec Harapi, Mark Temali që kishte mbarue për drejtësi në Beograd, Mustaf Jakupi, Et’hem Rema, që kishte shërbye si kryetar komunash e, në vitet e fundit të Mbretnisë, nënprefekt në Kavajë, e si ata, edhe shumë qytetarë të tjerë, si edhe ma të urtët e dhomës, si Nush Gurakuqi, Visho Rroji e Bektesh Kazazi, që qëndrojshin shumë të heshtun e pa luajt asnjiherë prej vendeve të tyne.

Aty edhe ish-arsimtarët Hysen Lohja, Qazim Dervishi e Asim Golemi, aty Nik Gjeloshi prej Kastratit, si dhe priftët patër Donat Kurti, patër Gardini – italian – patër Dioniz Maka e ndonj tjetër. Kishte edhe shumë qytetarë të tjerë, që unë s’po i përmend, tue dashtë që disi të shlyej obligimin tim ndaj disa prej njerëzve të thjeshtë të asaj dhome burgu, që ndoshta patën përba shumicën e që me siguri, në raport me ne qytetarët, patën vuejtë ma shumë.

Ndër të tjerë mund të përmend Caf Smajlin prej Lohes së Malcisë, Rranxa, i cili vite ma parë kishte qenë student gjimnazi në Shkodër, që gjatë luftës kishte dalë në mal me armë në dorë, e që në luftën e Reçit kishte marrë pjesë me nji mitraloz, e që aty në dhomë lexonte edhe në frëngjisht. Kur mbrapa të dilshim me kamp në nji vend afër Peqinit, nji ditë Cafi do të kishte fatin e keq, me u zanë me nji kokëkrisur ordiner prej jugut, e që u desht ndërhyrja e ime – me që u ndodha aty pranë – që ta bindsha ma në fund Cafin, t’u largonte prej nji grindjet që s’e vlente me e zgjatë, me ç’rast Cafi, disi i pakënaqur nga vetja, do të më thonte: “Mirë, mor Ahmet, mirë, por po drue se po mësohemi me bajtë”!

Kur Cafi vazhdonte me qenë në burg, nji vëlla i tij me emnin Zekë, në tentativë për t’u arratisë në Jugosllavi, i ishte vra në Veleçik, bashkë me njëfarë Luce Ulet. Cafi, mbasi të dilte prej burgut, do t’u arratiste shpejt në Jugosllavi, bashkë me dy vëllaznit e tij, Muhon e Ramadanin. Nji ditë prej ditësh, Ramadani bashkë me Kolë Gjergjin e Mirash Gjokën, do të kalojshin kufinin për në Shipni, me qëllim që në Lohe të vritshin sekretarin e Partisë, Muho Selimin. Kryetar grupi ishte Kolë Gjergji, që me Ramadanin ishin kushërinj, edhe pse me fe të ndryshme. Në mal të Lohës ata rrethohen prej forcave të Sigurimit. Mbas tri orë luftimi, Mirashi me plagë në trup e Ramadani shëndosh, muejtën me ça rrethimin, tue besue se Kolën e shtrime për dhe, e kishin lanë të vramë.

Vetëm kur Kola të thirte për emën Ramadanin, ata do të kuptojshin se ai nuk kishte pasë vdekë. Ndërsa Mirashi edhe pse i plagosun, do të vazhdonte rrugën për në Jugosllavi, Ramadani nga ana e tij, si mbas thirrjes së Kolës, do të ishte i detyruem që me luftim të kthente e ta vriste Kolën, si mbas fjalës që kishin lidhë qysh ma parë mes tyne, se “po t’u plagoste njeni, tjetri ta vriste atë, për t’mos ra i gjallë ndër duer të komunistëve”! Ramadani edhe pse i vetëm, prap me luftë, do t’ia dilte me ça rrethimin e t’mos u largonte prej Lohës, derisa nji ditë të vriste Muho Selimin.

Në Jugosllavi ai do të vuante rreth shtatë vjet burg, sepse ai edhe atje do të vriste nji oficer të U.D.B.-së, i cili në nji përvjetor të 28 nandorit, i kishte pasë fye Ramadanit flamurin. Aty në dhomën nr. 9, rrijshin me vend ngjitë e ngjite, Zef Mirashi e Mark Malaj. Ndonëse të dy i kishte lindë e rritë nji tokë e tyne e Dukagjinit e, ndonëse të dy gjatë disa vjetëve kishin pasë veshë rrobën ushtarake, karakteret do t’i kishin të ndryshëm.

Ndërsa te Zef Mirashi me moshë ma të madhe, detyra e disiplina e ish-ushtarakut kishin qenë shkri në nji gja me prirjet e tij natyrore, gja që ia tregonte serioziteti e korrektesa e tij rigoroze, që do t’i fillonte q’prej mbajtjes vetjake të vendit që zinte me jastëk, respektimit të çdo rregulli, e do t’ia tregojshin gjithashtu atë karakter edhe qëndrimet e tij të zgjatuna në heshtje e, fjalët e kursyeme kur të bisedonte, e në të njajtën kohë, edhe tonet e forta e disi idhnake që ai ndër raste do të përdorte, tue afirmue me të gjitha sa ma sipër, nji karakter të tij prej burri sa të matun, aq edhe të fortë e disi edhe të ashpër ndonjiherë, në ndryshim me bashkë-krahinorin e tij, Markun, i cili, ndonëse si Zefi i rregullt e korrekt në çdo gja, por që pavarësisht rrobës së tij ushtarake që kishte pasë veshë, akademikut që kishte qenë e gradës major që kishte pasë, ai do të vazhdonte me ruejte të paprekur nji tjetër individualitet të tij, atë të njeriut të moderuem e liberal, që ndër tjera, do t’ia tregojshin edhe romanët në italisht që aty lexonte.

Dy të burgosun të tjerë e me të njajtin emën, Qazim Hardolli prej Zusit të Shkodrës e, tjetri Qazim Kryeziu prej Kryeziut të Fushë- Arrezit, ishin lidh shumë me shoqishojn. Hajshin bashkë në burg e bashkë edhe kur t’ishin ndër kampe, e mbas daljes prej burgut, ata e familjet e tyne, do të mbetshin përsëri të lidhuna fort mes tyne. Dy të burgosun të tjerë, shokë me njeni-tjetrin, Zefi, nip i bajraktarit të Shoshit dhe Bardhok Prenga prej Mirditet, shokë edhe me dy Qazimat e mësipërm, do të formojshin nji “kuartet” mjaft simpatik shokësh të mirë. Dy Qazimat e Zefi, ishin jashtëzakonisht të butë e të urtë, kurse Bardhoku, në sytë e buzët e të cilit sikur shpeshherë lodronte nji dinakëri dashamirëse, edhe pse i mirë sa të tre shokët e tij, nuk do t’ishte pafundësisht edhe i butë e i durueshëm sa ata.

Tue përjashtue Qazim Hardollin, që ngacmimet mes tre shokëve të tij do t’i shoqnonte gjithnji me buzëqeshjen e njeriut asnjanës, tre të tjerët do t’i shfrytëzojshin shoqishojt ndonji nofkë a ngjarje të padishrueshme që t’ishte ndigjue për katundin a krahinën së cilës ata me radhë i përkitshin, e natyrisht, në kësi rastesh, tue shtue e deformue sa ma shumë, e ndonji herë, edhe tue vue në dukje edhe të metat individuale të njeni-tjetrit.

Ma i sulmuemi do t’ishte Zefi, megjithëse edhe ai, ashtu qetë e qetë, luftën do ta çonte deri në fund e pa e pasë largue për asnji çast të kuqt e fytyrës e buzëqeshjen. Me që zakonisht u bajshin dy kundër tij, unë shpesh herë do të ndërhyjsha, tue iu drejtue Zefit: “Mor Zef, je apo nuk je malcuer Dukagjini, po si me qenë ti kaq i butë me kta zotnij”?! e Zefi, me atë qetësinë e tij karakteristike e tue qeshë si gjithmonë, do të m’u përgjigjte: “Mor Met, ata duhet me qenë burra ma të mirë se janë, për me pasë se kujt me iu idhnue unë. Diftojnë veten se kush janë”!

Afër me ta e shumë i lidhun me Qazim Kryeziun, do t’ishte edhe njifarë Nikollë Palucet prej Fushë-Arrëzit, ku kishte pasë qenë tregtar i vogël. Ai do t’ishte nji ndër njerëzit ma të butë e zemërbardhë jo vetëm të dhomës, por edhe të burgut. Si Nikollë Paluca i Fushë Arrëzit, mund t’ishin edhe dy burra prej Rragamit, që me sa mbaj mend, u quejshin Shaban Abdullahi e Zyber Hyseni, e që bijshin në sy si për nji sjellje prej njerëzish shumë të mirë e të butë, po edhe për mbajtjen e tyne tepër të rregullt e, me nji pastërti shembullore.

Të dy vijshin të shëndetshëm si brumuj e me trupën ndoshta diçka ma pak se të mesëm. Në fytyrat e tyne rrumbullake e disi brune, do të më hiqte vërejtjen edhe nji hijeshi e veçantë e tipareve të tyne që kishin: sy, vetulla e flokë shum të zezë, gojë e hundë të vogla, ballna të pastër e relativisht të naltë, që me kësulat e tyne të bardha përherë, do të mund të realizojshin nji pikturë me vlera.

Të burgosunit ish-nxanës të shkollës model e martire amerikane, për njizet të pushkatuem që kishte pasë e tetëdhjetë të tjerë të burgosun për vite të tanë prej regjimit të diktaturës, disa herë do të na flitshin me shumë respekt për ish-drejtorin e tyne Harry Fultz, gja që mue vazhdimisht do të më bante përshtyepje lidhun me të dhe personalitetin e tij. Unë s’pakut po tregoj çfarë nji herë më pat folë për të Ruzhdi Baja: “Ai vetë, i veshun si ushtar me këpucë alpine, pantoll e bluzë të gjelbërt të shpërvjelun krahësh, rrugën prej Laprake në Kamëz, do ta bante gjithmonë me vrap, sa herë që ne nxanësit të na kishte nisë me makinë për atje, e se kur mbas mbarimit të prakikës së ditës, ne të ktheheshim prapë me makinë, atë shpesh herë do ta kishim lanë atje tue vazhdue të thyente tokën me traktor edhe për disa orë të tjera”, për të kthye ashtu si kishte shkue, me vrap.

Nji herë tjetër do të më kishte tregue: “Të nesërmen e prezantimit të tij të parë me ne, ai na ndau ndër grupe, tue na pasë dhanë detyra të ndryshme, lidhun me sistemimin e pastrimin e territorit rreth e rrotull shkollës. Mue dhe tre të tjerëve nga Shkodra, na tha që të qëndrojshim në pritje të detyrës, aty buzë nji grope të zezë Ë.C-je. Tue mendue se mos ai do të na caktonte me pastrimin e saj, na si djem zotnijsh që ishim, e që deri atëherë s’kishim prekë punë me dorë, njiherë për njiherë u skandalizuem krejt, por që megjithatë, të ndrojtun si s’parit gë ishim, s’bamë za.

Por kur ai na pat zgjatë nga nji kovë bosh për shoq e vetë qe futë brenda në gropë të pistë, e që në vazhdim, të niste me mbushë pa zori kovat e mbrapa të na i afronte simbas rradhës, dhe ne nga ana e jonë, ndonëse me krye për tokë, e filluem dhe e kryem atë punë si e kërkonte ai. Kështu ishte Fultz në lidhje me punën e edukimin tonë” – do të vazhdonte Ruzhdiu, – “kurse me qeveritarët e naltë shqiptarë, ai do të mbante me prestigj qëndrimin e shtetit që përfaqësonte. Ndër ministra, vetëm Mirash Ivanajn, në shenj respekti të veçantë, do ta përcillte deri jashtë oborrit të snkollës, kurse me të tjerët, ndahej në krye të shkallëve të shkollës”.

Si me mallëngjim Ruzhdiu do të më tregonte për rastin e fundit kur ai e kishte pa Fultz-in në distancë: “Kishim ndigjue se Fultz, ndoshta në kuadër U.N.RR.A-s, kishte ardhë në Shqipni dhe ishte lajmrue edhe dita e vizitës sẽ tij në Shkodër, me ç’rast njoftohej se ai do të ndalonte ma parë në Lezhë. Me qillim që unë të mos bijsha në sy, vendosa që Fultz-it t’i dilsha para në Lezhë, ku s’më njihte askush. Qyshë para se ai të mbrrinte atje, unë i isha afrue tribunës që ishte ngritë për atë rast, tue xanë vend përballë saj kund 4-5 m. larg. Kur Fultz-i i shoqnuem me autoritete e misione të huaja duel në tribunë, se si më pau e më njohu menjiherë, dhe për t’mos më kompromentue, çoi sytë kah qielli e foli me alegori: “It is going to rain “(po don me ra shi), dhe si gjoja pa vëmendje, uli kryet tue më shique, ndërkohë që unë vuna paksa buzën në gaz, si për të dashtë me i thanë se e kisha kuptue”.

Ky njeri pra, sa patriot për vendin e tij e po aq human e filantropik për të tjerët, do t’ishte ai mëkatar për ish-nxanësit e tij e ai përbindësh për Shqipninë, simbas komunistëve shqiptare, i cili që prej përtej perdes së hekurt të tyne, do të kishte arrijtë gjoja me rekrutue si spiunj në shërbim të CIA-s amerikane ish-nxanësit e tij, të cilët mandej, thuejse pa përjashtim, do të burgoseshin e pjesërisht edhe të pushkatoheshin prej gjyqeve komuniste farsë.

Në atë dhomë kishim edhe njifarë Sinan Mehmetit prej Lumet, burgosja e të cilit duhet t’ ishte gjaja ma e çuditshme për cilindo që ta kishte njohë sadopak. Me thanë se Sinani ishte i pashkollë, fshatar i thjeshtë, apo edhe i humbun, do t’ishte shumë pak. Pamja e Sinanit si dhe sjellja e tij e përgjithshme, të shtyjshin me besue se ai ishte nji qenëje, zhvillimi i së cilës kishte ngecë në rrugë qysh në fillimet e saj të rritjes. T’i ishte thanë nji personi që atë ta kishte njohë qysh ma parë, se Pushteti Popullor do ta burgoste nji ditë Sinan Mehmetin, ai njeri, sado që t’i kishte njohë “mrekullitë” e atij pushteti të egër e tekanjoz, nji lajm të tillë do ta kishte marrë për nji numër të randomtë humori. Megjithatë, Sinan Mehmeti prej Lume, me moshë ndoshta rreth të pesëdhetave, do të kalonte disa vjet nëpër burgje e kampe punet, nën etiketën serioze të “Armikut të Popullit”!

Po të kishte genë e mbulueme me qyme ajo fytyrë e tij, ma shumë se kujtdo tjetër mund t’i ishte afrue disi turinit të nji majmuni. Nofullat e mjekra, bashkë me gojën e tij të madhe, i dilshin si hark përpara, ndërsa sytë, nën hijen e nji çifti vetllash të trasha e me qyme të shpërdredhuna, qëndrojshin si të mshehun në thellësi të dy zgavrrave të tij të errta. Balli i tij ultë e pak i pjerrtë, mbulue krejt me rudha, ecja me gjunj të thyem shumë e me gjoks të përkulun para, tue pasë pasë edhe nji za të trashë e si të marrun, e s’fundi, bashkë edhe me nji shikim të tij të zbrazët e gjithmonë të përhumbun tej njerëzve e sendeve që atë e rrethojshin, shtue edhe trupin e shkurtë që kishte e veshjen karakteristike të lumjanit me tirqi, opinga me gjalmë e nji qylah të ultë e pak të bardhë mbi krye, do të përmbyllshin dhimbshëm portretin fizik të tij.

Kisha përshtypjen se nëpër fytyrë të tij, mund t’mos kishte kalue asnjiherë buzëqeshja, megjithëse sa ma sipër, ai ishte njeri i mirë. Sidoqë vështrimi e mimika prej idioti Sinanit, s’i ndryshojshin asnjiherë, për të këndue, këndonte sa herë t’iu thonte dhe të burgosunit rrotull tij edhe pse tue qeshë, kangën do t’ia ndigjojshin deri në fund e me kënaqësi, pamvarësisht zanit që kishte e kangës me fare pak alternim notash. Ai këndonte sidomos nji kangë që u quante; “e Asimes” – Hasimes simbas Sinanit – motivi prekës i së cilës ishte se ajo Asimja e veshun si burrë, kishte pasë marrë nji ditë gjakun e vëllazënve të saj të vrame.

Unë nuk e di nëse emni i Sinanit qe thirrë ndonjiherë prej tellallit të burgut ose kampit, për takim me familjarët, por kujtoj shumë mirë se ai nuk qe braktisë asnjiherë prej të burgosunve të tjerë e, sidomos prej atyne lumjane. Ndër të tjera, për Sinanin do t’u fliste aty në dhomë, sikur ai njiherë, kur kishte qenë në çetë përmbas Muharrem Bajraktarit, kishte pasë gjuejtë me pushkë nji makine, që po e shikonte për herë të parë në jetën e tij, gja që ndoshta nuk qe e vërtetë. Në atë dhomë shpeshherë do të shikojsha të rrijshin bashkë Zef Bardhoku e Haki Dibra.

Zefi kishte kenë rritë jetim, si i vetëm që kishte shpëtue, kur në shtëpinë e tij kishte pasë ra nji zjarr, që bashkë me shtëpi kishte djegë brendë edhe prindët e tij. Shumë gja duhet t’i bashkonte ndër vete ata dy djem, dy moshatarë, pa u pasë mungue edhe nji shoqni si partizanë që kishin qenë. Të dy ishin kenë rritë të vorfën, – e Zefi edhe ma i vorfën se Hakia – ndër lagje të ndryshme të qytetit, por të afërta me njena-tjetrën, Zefi n’atë të “Arrës së Madhe”, kurse Hakia n’atë të “Perashit”, të njohun prej bashkëmoshatarëve të tyne, si ndër ma trimat e lagjeve të tyne përkatëse e të dalluem si njeni edhe tjetri, për raporte shumë miqësore me të gjithë ata dhe pak a shumë kishin moshën e tyne. Si fëmijë, e mbrapa edhe si adoleshente, kishte pasë mjaft raste që ata të kishin marrë në mbrojtje ma të “urtit” e të “dobtit” e lagjeve të tyne.

Gjatë pushtimit të vendit, të dy kishin pasë dalë në mal e kishin qenë ndër partizanët ma të rinj të batalionit “Perlat Rexhepi” e, që përsëri të dy, si njeni ashtu dhe tjetri, në mënyra të ndryshme, do t’i kundërviheshin edhe regjimit komunist, ndonëse për ngadhnjimim e tij ata kishin luftue me armë në dorë. Kështu pra, sa herë që unë t’i shifsha bashkë aty në dhomën nr. 9, do të mendojsha për nji koinçidencë të plotë jetë e fati të tyne, e cila s’do të vazhdonte gjatë e tillë, sepse Hakia, mbas pak vjetësh do të plotësonte dënimin e të dilte prej burgut, kurse Zefi, mbasi të kishte vuajtë shumë vite të tjera brenda, do t’u ridënonte në kohë, që s’donte shumë për të mbyllë vitet e mbetun nga dënimi i tij i parë.

Dhe kishte ndodhë kështu, sepse Zefi nji ditë, mbasi kishte mbarue punë, atje në nji kamp ku ndodhej, ishte shtri për me pushue. Nji polic që kishte kalue pranë tij, tue e pa se ai po flinte, i kishte pasë ra me shqelm dhe Zefi, në zemrim e sipër, ia kishte krisë policit me lopatë në krye. Vendimi i nji gjyqi të improvizuem në prani të të gjithë të burgosunve të kampit, Zefin e kishte dënue me njizetepesë vjet të tjerë burgu, ndërkohë që ai vetë, në fjalën tij të fundit, kishte deklarue: “Po kërkoj vetë dënim me vdekje, me qëllim që të marrin fund nji herë e mirë vuejtjet e mia”! Trupi gjykues do të mbante në fuqi vendimin e tij të parë e Zefi do të vuante gjithë dënimin, e përfundimisht të vdiste fare pak vjet mbas daljes prej burgut. Memorie.al

                                                          Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj...”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

Next Post

“T’i konfiskohet pasuria Jorgji Filip Ziut, banues në Durrës, pasi duke qenë me shërbim në Trieste të Italisë, arratiset nga Moto-Varka “Sazani” dhe...”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

Artikuj të ngjashëm

“Trakti fliste kundër vendimit të gjyqit, ku ishte dënuar vëllai im, me shokë të tjerë, të cilët kishin sharë Partinë Komuniste dhe…”/ Dëshmitë e 15 vjeçares, para hetuesit Maqo Pecani, në ’47-ën
Dossier

“Në ’76-ën, Presidenti i Republikës Haxhi Lleshi, internoi në Mollas edhe gruan e tij Haxhire (Jegenin), e të birin Rushitin, si edhe vëllezërit e kushërinjtë e gruas…”! / Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur

May 23, 2025
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“T’i konfiskohet pasuria Jorgji Filip Ziut, banues në Durrës, pasi duke qenë me shërbim në Trieste të Italisë, arratiset nga Moto-Varka “Sazani” dhe…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

May 23, 2025
“Si i lirova nga salla e gjyqit, katër shokët e mi të fëmijërisë, që kishin rrahur e plagosur përgjegjësin e tyre në burgun e Torovicës…”?! / Kujtimet e ish-prokurorit, miku i “vagabondëve” të Shkodrës
Dossier

“Komiteti Ekzekutiv i Korçës, u ka bërë thirrje familjes Koçibelli, të shkojnë në vëndlindje, banorët e lagjes nr. 3 të Durrësit, i kërkuan familjes Manushi…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

May 23, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Kur Hilmi Kamatën e dënuan me birucë, shumë vonë ai pa se aty, ishte dhe një person tjetër, por i vdekur, me zgavrat e syve bosh, pasi ato ia kishin ngrënë…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 21, 2025
“Inskenimet e kryepolicit, Veli Kondi, në kampin e internimit në Lushnje, ku ai i detyronte kosovarët që të…”/ Dëshmitë e rralla të Nazmi Berishës, që vuajti 20 vite burg
Dossier

“Pasi iu arratisën 6 pjestarë të familjes, dhe se paraqesin rrezikshmëri të theksuar për t’u arratisur edhe vetë, komisioni vendosi të internojë Nikollë Dakaj, me të gjithë…”/ Dokumenti sekret, janar 1967

May 21, 2025
“Pas pushkatimeve për bombën në ambasadën sovjetike, kur Voroshillovi, në prani të Stalinit, i tha; ç’bën kështu, more Enver, i sose shqiptarët, 1 milion janë’, ai u përgjigj…”/ Dëshmia e Liri Belishovës
Dossier

“Preng Biba prej Mirdite, u arratis nga burgu e doli në Jugosllavi e, më pas në SHBA-ës, ku u rekrutu prej forcave ushtarake dhe do të gjente vdekjen në luftimet e Vietnamit…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 23, 2025
Next Post
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan

“T’i konfiskohet pasuria Jorgji Filip Ziut, banues në Durrës, pasi duke qenë me shërbim në Trieste të Italisë, arratiset nga Moto-Varka “Sazani” dhe...”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!