• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, May 9, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 18 Shtator

1931 – Në Mançuri të Kinës veri-lindore, ndodh ajo që në historiografinë e konflikteve botërore do të quhet edhe si Incidenti i Mukden-it. Pikërisht në këtë rajon kufitar me Korenë, trupat ushtarake japoneze do të inskenonin një sabotim. Një shpërthim i kontrolluar në linjën hekurudhore që përdorej për transportin e ushtarëve japonezë nga Koreja drejt Kinës, do të shërbente si pretekst për pushtimin e kësaj të fundit nga Japonia. Pushtim që do të merrte fund në 1945.

 

1944 – Nëndtësja britanike HMS Tradewind siluron dhe mbyt anijen transportuese japoneze Junyo Maru, në brigjet e Sumatrës, në arkipelagun indonezia. Në bordin e anies japoneze gjëndeshin afro 6000 vetë, shumica e të cilëve të burgosur indonezianë, britanikë, hollandëzë, dhe amerikanë të cilët torturoheshin brënda ambjenteve të kësaj anijeje nga japonezët. Si pasojë e mbytjes do të humbnin jetën 5500 vetë ndërsa 500 të tjerë do të përfundonin në det të hapur për tu transportuar më pas drejt Birmanisë.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

1961 – Vdes në moshën 56 vjeçare Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Dag Hammarskjold. Hammarskjold do të aksidentohej së bashku me 15 persona të tjerë të cilët, gjëndeshin në bordin e avionit transportues DC-6. Ky avion do të fluturonte mbi territorin e Zambia-s, për të shkuar në Kongo ku, vetë Hammarskjold do të negocionte një armë-pushim të mundshëm për palët luftuese atje.  Shkaqet e rënies së avionit mbeten ende të paqarta.

 

1968 – Lind në Split të Kroacisë (asokohe Jugosllavi) basketbollisti me famë botërore Toni Kukoç. Gjatë karrierës së tij 20 vjeçare Kukoç, do të debutonte me një sërë ekipesh të njohura në këtë sport si Jugoplastika, Benetton Treviso, dhe sidomos te Chicago Bulls ku dhe do të merrte famën më të madhe krahas Michael Jordan-it. Ndërsa në Lojrat Olimpike Seoul 1988, Eurobasket 1989 dhe 1991 ai do të shpallej kampion me kombëtaren e Jugosllavisë. Pas saj ai do të shpallej sërisht kampion me kombëtaren kroate në Barcelonë 1992, FIBA 1994 dhe Eurobasket 1995.

 

1973 – Shtetet e Bahamas-it, Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore, do të pranoheshin në antarësinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Për shkak të tensionit dhe një klime paksa negative në marrdhëniet politike, dhe ekonomike ndërmjet Berlinit dhe Bonn-it, OKB-ja vendosi ti pranojë pa kushte këto dy shtete brënda të njëjtit komb, duke shmangur kështu një konfrontim të mundshëm ushtarak midis tyre në vitet në vazhdim. Pranimi i dy Gjermanive brënda kësaj organizate, do të garantonte edhe bashkimin e sigurtë dhe paqësor 17 vite më vonë.

 

1974 – Në Honduras të Amerikës Qëndrore, Uragani Fifi, shkatërron afro gjysmën e vëndit, duke shkaktuar kështu të paktën vdekjen e 10.000 personave. Rreth 20.000 të tjerë do të mbeteshin të plagosur, dhe me mijëra të pastrehë. Era do të frynte me një shpejtësi prej 175 km në orë. Ndërsa dëmet ekonomike do të kapnin shifrën e 2 miliardë dollarëve. Uragani Fifi do të cilësohej nga meterologët si një nga më shkatërrimtarët në rajonin e Karaibeve.

 

2001 – Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një javë pas sulmeve të 11 Shtatorit, një tjetër vazhdë sulmesh terroriste do të alarmonte superfuqinë botërore. Pikërisht ajo që do të klasifikohej edhe si sulmet me bakterin e antrax-it. Me dhjetra zarfa anonime do të shpërndaheshin në mbarë SHBA-në ku brënda tyre gjatë hapjes, shpërthente pluhuri me bakterin vdekje-prurës të antrax-it. Si pasojë e kësaj 5 persona do të humbnin jetën dhe 17 do të plagoseshin rëndë. Askush nuk do ti merrte përsipër përgjegjësinë për këto sulme.

 

2014 – Referendumi popullor në Skoci, për shpalljen e pavarësisë nga Mbretëria e Bashkuar, dështon, duke e lënë përfundimisht këtë shtet brënda kufijve britanikë. Me një pjesëmarrje prej 3.6 milionë personash, afro 2 milionë prej tyre do të votonin kundër ndarjes nga kurora britanike dhe vetëm 1.6 milionë do të votonin pro. Ky referendum do të cilësohej nga analistët anglezë, si një shenjë e triumfit të Londrës zyrtare mbi lëvizjet e mundshme separatist në Skoci dhe Irlandë.

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Çfar më porositi ambasadori amerikan në Athinë, pasi i tregova historinë time në regjimin komunist të Enver Hoxhës…”/ Dëshmia e rrallë e të arrtisurit në 1985-ën

Next Post

“Ja ku dyshonte Bilal Xhaferri kur i dogjën redaksinë dhe për atentatin me thikë...”/ Dëshmia e rrallë, edhe se kush i’a hoqi aparatin që e mbante në jetë në spital…?!

Artikuj të ngjashëm

“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

December 27, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

December 24, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 23 Dhjetor 2024

December 22, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 22 Dhjetor 2024

December 21, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 21 Dhjetor 2024

December 20, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 20 Dhjetor 2024

December 19, 2024
Next Post
Bilal Xhaferi, Kaso Hoxha

“Ja ku dyshonte Bilal Xhaferri kur i dogjën redaksinë dhe për atentatin me thikë...”/ Dëshmia e rrallë, edhe se kush i’a hoqi aparatin që e mbante në jetë në spital…?!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!