Nga Dashnor Kaloçi
Pjesa e dytë
Memorie.al / Që nga viti 1944, kur erdhi në pushtet e, deri në fundin e vitit 1990-të, regjimi komunist i diktatorit Enver Hoxha dhe pasardhësit të tij Ramiz Alia, në bazë të teorisë dhe “mësimeve të Marksit, Engelsit, Leninit e Stalinit” si dhe ideologjisë që ata ideuan e u aplikua gati në gjysmën e botës, zhvilluan pa ndërprerje luftën e klasave, duke ekzekutuar, burgosur apo internuar kundërshtarët e tyre politikë. Në këtë kuadër, që nga dhjetori i vitit 1944, kur Enver Hoxha dhe qeveria që ai kryesonte zbritën nga malet dhe morën pushtetin, krahas ekzekutimeve me dhe pa gjyq, filluan edhe internimet e dhjetëra e qindra familjeve, që ata i konsideronin “klasa të përmbysura”, apo i akuzonin si; “armiq të popullit”, kryesisht familje të pasura apo të shtresës së mesme, ish-funksionarë të Monarkisë së Zogut, që gjatë periudhës së pushtimit të vendit, kishin aderuar apo kishin mbështetur organizatën nacionaliste “Balli Kombëtar” e Legalitetin.
Po kjo “praktikë”, ndëshkuese e internim-dëbimeve, do të zhvillohej edhe ndaj qindra e qindra komunistëve, (nga ata më të thjeshtët e, deri tek ish-anëtarët e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së), deputetë, ministra, ushtarakë e funksionarë të lartë etj., e familjeve të tyre, të cilët Enver Hoxha dhe regjimi komunist në fuqi, do t’i shpallte; “tradhtar, revizionistë, armiqtë të popullit”, etj. Nga viti 1944, e deri në 1949-ën, vendimi për internim-dëbimet bëheshin nga “Komisioni i Dëbimeve dhe Konfiskimit të Pasurive”, që funksiononte pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, komision i cili në vitet në vijim, e ndryshoi disa herë emërtesën, deri sa në vitin 1954, kaloi në varësi të Kryeministrisë, duke u quajtur “Komisioni i Internim-Dëbimeve”, i cili funksionoi rregullisht deri në vitin 1990.
Që nga viti 1954 e, deri në 1974-ën, kryetar i atij komisioni ishte Beqir Balluku, anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së, që mbante funksionin e ministrit të Mbrojtjes Popullore dhe njëkohësisht atë të zv. kryeministrit të qeverisë së kryesuar nga Mehmet Shehu, kurse zv. kryetar i komisionit, ishte ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, ndërsa si anëtarë, Prokurori i Përgjithshëm Dhori Panariti, e kryetari i Gjykatës së Lartë, Aranit Çela. (Pas dënimit të Beqir Ballukut, në vitin 1974, funksionin e kryetarit të Internim-Dëbimeve, e mori zv. kryeministri Manush Myftiu, kurse pas dënimit të Kadri Hazbiut, funksionin e nënkryetarit e mori Hekuran Isai).
Ky komision, gjatë gjithë periudhës së ekzistencës e funksionimit të tij, dha me dhjetëra e qindra vendime, duke dëbuar e internuar me qindra e mijëra persona, të cilët hiqeshin me dhunë nga vendet e tyre të banimit dhe detyroheshin të jetonin e banonin në fshatra dhe zona të thella të vendit, nga jugu në veri. Kryesisht fshatrat me vendet e kampet e internimit ishin caktuar nga qeveria në zonën e Myzeqesë së Lushnjes e Fierit, (Savër, Çermë, Bedat, Grabian, Gradisht, Plug, Gjazë, Zhamë, Sulzotaj, Kryekuq, Karavasta, Shtyllas etj.), pra në pjesën qendrore të vendit, me qëllim që ata të ishin sa më larg kufijve shtetëror, që të mos arratiseshin jashtë Shqipërisë.
Në bazë të ligjit përkatës me të cilin funksiononte Komisioni i Internim-Dëbimeve, një person, apo një familje, fillimisht internohej për pesë vjet, por ato përsëriteshin, duke u shtyrë çdo pesë vjet, aq sa familje të tëra, kryesisht nga Veriu i Shqipërisë, si: Gjonmarkajt e Mirditës, Kalosht, Sina-jt, Alia-jt, Demat, Dinet, Menat e Ndretë e Dibrës, Bajraktari e Kolgjini të Kukësit, Kola-jt, Allamant e Sulkurtët e Matit, Merlikat, Kupët e Bami të Krujës, Mirakajt e Pukës, Radi dhe Gjekaj të Shkodrës, Pervizt e Kurbinit, Mulletët e Petrelat Tiranës, apo ato nga Jugu i vendit, si; Dostët e Gjirokastrës, Frashëri dhe Çela të Përmetit e Kolonjës, Staraveckat e Skraparit, etj., etj., të cilët qëndruan në vendet e internimit deri në vitin 1991, kur dhe u shemb regjim i komunist. Madje disa prej tyre, edhe shumë vite më pas, sepse nuk kishin se ku të shkonin, pasi nuk u kishte mbetur asnjë kthinë ku të fusnin kokën!
Lidhur me sa më sipër etj., Memorie.al. ka siguruar një dosje voluminoze nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme (që mban siglën sekret, por tashmë prej kohësh e de-klasifikuar), me vendimet e Komisionit të Internim-Dëbimeve, të cilat po i publikojmë të plota dhe me faksimilet përkatëse; ku janë emrat e personave dhe familjet që janë dëbuar e internuar, si dhe akuzat përkatëse për çdonjërin prej tyre.
VENDIMI NR. 13 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET
KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Grupi i II-të
Tiranë, më 3.II.1972
VENDIM Nr. 13
Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur më datën 3.II.1972, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, pasi shqyrtoi propozimin e paraqitura nga Ministria e P. të Brendshme,
VENDOSI:
Të transferojë nga sektori i Gradishtës në Pluk të N.B.SH. “29 Nëntori”, të quajturin Yzeir Arif Qejvanaj, me vendim Nr. 3, datë 6.I.1972.
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT
KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU
ANËTARËT
PROKURORI PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS LARTË
DHORI PANARITI ARANIT ÇELA
VENDIMI NR. 14 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET
KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Ekz. Nr. 1
Tiranë, më 25.2.1972
VENDIM Nr.14
Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur më datën 3. II. 1972, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, pasi shqyrtoi propozimin e paraqitur nga Ministria e P. të Brendshme,
VENDOSI:
Për arsye se është element mashtrues, aventurier dhe meqenëse lënia e tij e lirë paraqet rrezikshmëri të theksuar shoqërore, ta internojë për 5 vjet kohë në Kalivaç të rrethit Tepelenë:
XHAFER MEHMET KANANI, i datëlindjes 1930, lindur në Kalivaç të Tepelenës, me arsim fillor, i pa martuar, shtresë e varfër, ish i dënuar me 14 vjet heqje lirie për krimin e përvetësimin e pushtetit, falsifikimin e dokumenteve, etj.
Internimi fillon me datën 25.2.1972 dhe mbaron me datën 25.2.1977.
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT
KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU
ANËTARËT
PROKURORI PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS LARTË
DHORI PANARITI ARANIT ÇELA
VENDIMI NR. 14 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET
KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Grupi II-të
Tiranë, më 25.2.1972
VENDIM Nr.15
Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur më datën 3.II.1972, në mbështetje të Dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, pasi shqyrtoi propozimin e paraqitur nga Ministria e P. të Brendshme,
VENDOSI:
T’u hiqet masa e internimit, personave të poshtëshënuar:
- Azem Markut, i datëlindjes 1934, lindur në katundin Gur-Kalis të rrethit Kukës, banues në qytetin e Tirans, me arsim fillor, shtresë e mesme, i martuar, me 3 fëmijë.
- Sanije Markut, e datëlindjes 1942, bashkëshortja e Azemit.
Janë internuar për 5 vjet kohë, me Nr. 10., datë 3.II.1972, në katundin Mullet të rrethit Tiranë.
Internimi i tyre u krye për arsye se i vëllai i Azemit, Faiku, tentoj të vrasë….dhe u largua në drejtim të paditur.
Më datën 15.II.1972, Faik Marku u kap nga organet e Punëve të Brendshme.
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT
KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU
ANËTARËT
PROKURORI PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS LARTË
DHORI PANARITI ARANIT ÇELA
VENDIMI NR. 16 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET
KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Ekz. Nr. 1
Tiranë, më 28.2.1972
VENDIM Nr.16
Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur më datën 29.II.1972, në mbështetje të Dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, pasi shqyrtoi propozimin e dhe materialet e paraqitura nga Ministria e P. të Brendshme,
VENDOSI:
Për arsye se është me qëndrim të keq politik dhe paraqet rrezikshmëri shoqërore, ta dëbojë për 5 vjet kohë, të quajturin:
DED GJON MARKAJ, i biri i Gjon Markagjonit, i dl. 1924, lindur në Orosh të Mirditës, me banim në sektorin Gjazë të rrethit të Lushnjes, i pamartuar, i dëbuar me vendim nr. 7, datë 2.3.1967, për 5 vjet kohë.
T’i ndalohet banimi dhe qarkullimi në rrethet Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Berat, dhe në të gjitha rrethet kufitare tokësore.
Dëbimi i fillon më datën 2.3.1972 dhe i mbaron më datën 2.3.1977.
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT
KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU
ANËTARËT
PROKURORI PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS LARTË
DHORI PANARITI ARANIT ÇELA
VENDIMI NR. 17 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET
KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Ekz. Nr. 1
Grupi II-të
Tiranë, më 28.2.1972
VENDIM Nr.17
Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur më datën 29.II.1972, në mbështetje të Dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, pasi shqyrtoi propozimin e dhe materialet e paraqitura nga Ministria e P. të Brendshme,
VENDOSI:
Për arsye se ka familjarët e arratisur jashtë shtetit, se mban qëndrim të keq politik dhe paraqet rrezikshmëri shoqërore, ta dëbojë për 5 vjet kohë, të quajturin:
THODHORI ALEKS FILI, i datëlindjes 1933, lindur në katundin Mursi të rrethit të Sarandës, me banim në Gradishtë të Lushnjes, i dëbuar me vendim Nr. 16, datë 12.4.1971.
T’i ndalohet banimi dhe qarkullimi në rrethet Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Berat, dhe në të gjitha rrethet kufitare tokësore.
Dëbimi i fillon më datën 1.3.1972 dhe i mbaron më datën 1.3.1977.
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT
KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU
ANËTARËT
PROKURORI PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS LARTË
DHORI PANARITI ARANIT ÇELA
VENDIMI NR. 18 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET
KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Ekz. Nr. 1
Grupi II-të
Tiranë, më 29.2.1972
VENDIM Nr.18
Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur më datën 29.II.1972, në mbështetje të Dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, pasi shqyrtoi propozimin e dhe materialet e paraqitura nga Ministria e Punëve të Brendshme,
VENDOSI:
Për arsye se janë elementë me të kaluar të keqe politike të cilësuar kulakë, dhe meqenëse paraqesin rrezikshmëri shoqërore, ta internoj për 5 vjet kohë në katundin Kafaraj të rrethit Fier, personat e poshtëshënuar:
- SAMI HAMATAJ, i biri i Muhametit dhe i Hazbijes, lindur në katundin Kafaraj të rrethit Fier, banues në Tiranë, i pa organizuar, me arsim fillor, i martuar, pesnsionist, shtresë e pasur fshtare, dl. 1912.
- MAHMUDIJE HAMATAJ, e bija e Qazimit dhe e Rukijes, e datëlindjes 1912, lindur në Gorisht të rrethit Fier, banuese në Tiranë, shtëpiake, e shoqja e Samiut.
- 3. TEUTA HAMATAJ, e datëlindjes 1950, lindur dhe banuese në Tiranë, e pamartuar, e pa organizuar, me arsim të mesëm, me punë teknollogë në Uzinën e Porcellanit, e bija.
- FLORA HAMATAJ, e datëlindjes 1953, banuese në Tiranë, me arsim tetëvjeçar, e paorganizuar, punëtore në Uzinën Elektromekanike.
Internimi u fillon më datën 29.II.1972 dhe u mbaron më datën 29.II.1977.
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT
KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU
ANËTARËT
PROKURORI PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS LARTË
DHORI PANARITI ARANIT ÇELA
VENDIMI NR. 19 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET
KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Ekz. Nr. 1
Grupi II-të
Tiranë, më 3.4.1972
VENDIM Nr.19
Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur më datën 3.4.1972, në mbështetje të Dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, pasi shqyrtoi propozimin e dhe materialet e paraqitura nga Ministria e Punëve të Brendshme,
VENDOSI:
Për qëndrim të keq politik dhe meqenëse paraqet rrezikshmëri shoqërore, ta internoj në Kurbnesh të rrethit Mirditë, për 5 vjet kohë, KASO MEHMET KARAFILIN, i datëlindjes 1911, lindur në Konispol, ish me banim në qytetin e Tiranës.
Internimi fillon me datën 3.4.1972 dhe mbaron me datën 3.4.1977.
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT
KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU
ANËTARËT
PROKURORI PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS LARTË
DHORI PANARITI ARANIT ÇELA
VENDIMI NR. 20 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET
KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Ekz. Nr. 1
Grupi II-të
Tiranë, më 3.4.1972
VENDIM Nr.20
Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur më datën 3.4.1972, në mbështetje të Dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, pasi shqyrtoi propozimin e dhe materialet e paraqitura nga Ministria e Punëve të Brendshme,
VENDOSI:
Për arsye se nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore, t’u hiqet masa e internim-dëbimit, personave të poshtëshënuar:
- Taze Mark Vokrri, e dl. 1942, lindur dhe banuese në katundin Hajmel të rrethit Shkodër, internuar në vitin 1967, me vendimin Nr. 5, datë 6.1.1972, u dëbua për pesë vjet të tjera.
- Petrika Foto Bacu, i dl. 1925, lindur dhe banues në Korçë, i martuar.
- Iliana Andrea Bacu, e dl. 1933, lindur dhe banuese në Korçë, bashkëshortja e Petrikës.
Janë internuar në vitin 1968. Me vendim Nr. 38, datë 21.XII.1969, internimi i është kthyer në dëbim.
- Refik Haxhi Dauti, i dl. 1934, lindur në Kaliçisht të Jugosllavisë, ish-me banim në Durrës, internuar në vitin 1966, në Borsh të rrethit Sarandë.
- Xhevat Ismail Lame, i dl. 1931, lindur në Korçë dhe me banim në Tiranë, internuar në Pëllumbas të rrethit Tiranë, me vendim Nr. 35, datë 22.9.1971.
- Hasim Servet Serveti, i dl.1932, lindur në Çamëri, banues në Tiranë, internuar me vendim Nr. 23, datë 1.5.1969, për 5 vjet kohë, në Çekrez-Morinë.
- Bujar Sulejman Vuçiterni, i dl. 1931, lindur në Tiranë, banues në Durrës, internuar me vendim Nr.22, dt.1.7.1969, për 5 vjetë kohë, në Kryevidh të Kavajës.
- Eduard Fuat Merdani, i dl. 1950, lindur dhe banues në Korçë, internuar me vendim Nr. 37, datë 7.7.1967, për 5 vjet kohë, në Pulahë të rrethit të Korçës.
- Nadije Pëllumb Dishnica, dl. 1946, lindur në Tiranë, me banim në fshatin Ndërmenas të rrethit Fier.
- Afërdita Pëllumb Dishnica, e dl. 1950, lindur në Tiranë, me banim në fshatin Ndërmenas të rrethit Fier.
Janë internuar me vendim Nr. 3 datë 14.2.1968, për 5 vjet kohë.
- Selman Islam Basha, i dl. 1936, lindur dhe banues në katundin Novosej, internuar në Thirrë të Kukësit për 5 vjet kohë, me vendim Nr. 14, datë 12.4.1971.
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT
KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU
ANËTARËT
PROKURORI PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS LARTË
DHORI PANARITI ARANIT ÇELA
VENDIMI NR. 22 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET
KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Ekz. Nr. 1
Grupi II-të
Tiranë, më 3.4.1972
VENDIM Nr.22
Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur më datën 3.4.1972, në mbështetje të Dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, pasi shqyrtoi propozimin e dhe materialet e paraqitura nga Ministria e Punëve të Brendshme,
VENDOSI:
Për qëndrim të keq politik, meqenëse paraqesin rrezikshmëri shoqërore, të internojë për 5 vjet kohë:
- Vera Resulin, e bija e Lonit dhe Efigjenit, e dl. 1945, lindur në Zhelizhan të rrethit Lushnje, me banim në qytetin e Lushnje, e martuar me dy fëmijë, të internohet në N.B.SH., sektori i Gradishtës të Lushnjes.
- Zija Malo, i biri i Eminit dhe i Vasfijes, i dl. 1936, lindur dhe banues në qytetin e Konispolit, mekanik, i martuar, me 3 fëmijë, të internohet në N.B.SH. Borsh, të rrethit të Sarandës.
Internimi u fillon më 3.4.1972 dhe u mbaron më datën 3.4.1977.
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT
KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU
ANËTARËT
PROKURORI PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS LARTË
DHORI PANARITI ARANIT ÇELA
VENDIMI NR. 23 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET
KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Ekz. Nr. 1
Grupi II-të
Tiranë, më 3.4.1972
VENDIM Nr.23
Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur më datën 3.4.1972, në mbështetje të Dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, pasi shqyrtoi propozimin e dhe materialet e paraqitura nga Ministria e Punëve të Brendshme,
VENDOSI:
Për qëndrim të keq politik, meqenëse paraqet rrezikshmëri shoqërore, të dëbojë për 5 vjet kohë:
- Pandeli Stavri Brahon, i dl. 1914, lindur dhe banues në katundin Leshnicë e Sipërme, tani me banim në Borsh të Sarandës.
T’i ndalohet banimi dhe qarkullimi në qytetet Tiranë, Durrës, Berat, Vlorë, Elbasan dhe në rrethet kufitare tokësore.
Dëbimi fillon me datën 13.4.1972 dhe i mbaron me datë 13.4.1977/Memorie.al
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT
KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU
ANËTARËT
PROKURORI PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS LARTË
DHORI PANARITI ARANIT ÇELA
Copyright©“Memorie.al”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016