• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, May 13, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ali Xhunga, i përkiste atij lloji të pështirë hetuesish, si dikur Zhozef Fushe i Francës, që kishte kuptue në kohën e duhun, se për të ba karriere, duhej…”! / Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Ahmet Bushati

“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
“Sulço begu, natën për acar, doli i vetëm prej shtëpisë së nipit ku ishte fshehë, por fuqitë e lanë te porta e komunistit Ramiz Mustafa, ku nana e tij po komuniste, e…”/ Historia tragjike e mikut personal të Zogut
“Ali Xhunga, shefi kryesor i hetuesisë te Burgu i Kishës n’ Shkodër, kur e mori vesh se mua, s’më vinte kurkush në takim dhe s’kishim asnjë ushqim, më tha…”/ Dëshmia e trishtë e fratit të famshëm
“Pas pushkatimeve për bombën në ambasadën sovjetike, kur Voroshillovi, në prani të Stalinit, i tha; ç’bën kështu, more Enver, i sose shqiptarët, 1 milion janë’, ai u përgjigj…”/ Dëshmia e Liri Belishovës
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit

Nga Ahmet Bushati

Pjesa e tridhjetepesë

Memorie.al / Pas ndryshimit të flamurit në 1944 me shtimin e yllit komunist, Shkodra u transformua në një qendër rezistence kundër regjimit, duke paguar një çmim të lirë për traditën e saj të lirisë. Në prill të 1945, studentët e liceut, tashmë të ndjerë të tradhtuar nga premtimet e luftës, u mblodhën për të kundërshtuar terrorin e ri që burgoste dhe vriste njerëz të pafajshëm. Komunizmi e shndërroi Kosovën në një provincë të Jugosllavisë, ndërsa Shkodrën e dënoi për “fajin” e saj historik – qëndrimin e saj kundër pushtuesve. “Lëvizja e Postrribës” u bë mjet për të shtypur çdo kundërshtim, duke e çuar qytetin në një spirale vuajtjesh të papara: burgje, ekzekutime dhe shkatërrim i familjeve. Studentët e liceut, bashkë me qytetarë, u bënë simbol të rezistencës, ndërsa disa “të rinj komunistë” u shndërruan në vegla të Sigurimit të Shtetit, duke shkaktuar përjashtime nga shkollat dhe burgosje e internime.

Katër herë, Shkodra u ngrit në kryengritje të armatosura, por historia i harroi këto beteja. Libri shkruhet për të kujtuar të burgosurit e panumërt, të torturuarit dhe të vrarët, si dhe prindit që vuajtën në heshtje. Është një paralajmërim kundër diktaturës dhe një kërkesë që brezat e ardhshëm të mos harrojnë sakrificat e bëra për lirinë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Nga rrethanat e kryerjes së krimit, gjykata, çmon se qënia e tij gjallë, nuk është e dobishme për shoqërinë tonë socialiste, pasi…”/ Vendimi i Gjykatës së Lartë, për dënimin e Hamit Myrtja, nëntor 1976

“Edhe pse vdekja po e kanoste, nga urrejtja e madhe që kishte ndaj Partisë dhe pushtetit popullor, i pandehuri Hamit s’tregoi aspak kujdes për pjellën e tij…”/ Akt-akuza ndaj shkodranit që e ktheu UDB-ja

                                                       Vijon nga numri kaluar

                                                       Në Gjurmët e një ditari

Kishte nji muej që Enver Hoxha ishte prishë me Jugosllavi e situata politike përjashta mund t’ishte ngritë, ja që unë nuk do ta ditsha atëhere e as për disa muaj mbrapa. Ditën e tretë Ali Xhunga më priti, si i thonë, me të parat. “U mendove”?! – më pyeti, dhe unë si përherë, iu përgjigja: “Nuk kam për ç’ka të mendohem”! U hodh mekanikisht prej karriges dhe pa folë, ashtu i shkurtë siç ishte dhe i veshun si gjithmonë ushtarakisht, serioz e me hap të vendosun, duel përjashta në korridor, prej kah futi nji polic që të më ruente. U kthye bashkë me nji tjetër ushtarak, të cilin s’e kisha pa asnjëherë dhe as që do ta shifsha ma, i cili në këtë rast mbante në dorë gjeneratorin e korrentit.

“E shikon këtë”? -më pyeti Ali Xhunga si me ironi, e vazhdoi: “E di ç’është”? dhe unë iu përgjigja me “Po”. “Atëherë ta provoç prap sot”- tha si me nervozitet. Ai oficeri i thatë më rrotulloi ndër veshë fijet e korrentit, ndërsa Ali Xhunga me gjenerator ndër duar, bani që unë t’u përplassha disa herë me forcë për dysheme, shkumbët të më dilshin prej gojës si radhën tjetër dhe veshi ende i pashëruem mirë, të rridhte përsëri gjak e të më dhimbte edhe ma shumë se herën e parë. Kjo seancë, sado që mjaft e vështirë, nuk vazhdoi gjatë. Në mbas drekën e po kësaj dite, m’u futën si me ngut në birucë Ali Xhunga, Ismail Lulo, e mbas tyne edhe “Shurdha”, që mbante ndër duar nji litar e stol.

Kur Ismail Lulo tërhoqi litarin prej duarve të “Shurdhës”, unë mendova se do të fillojshin me më ra me të. Nuk dijsha që “varja” të ekzistonte si torturë. Shurdha me urdhën të Ismail Lulos, nxori përjashta plaçkat e fjetjes, ndërkohë që ai vetë filloi nga procedura e varjes. Asnjeni nuk fliste. Ismail Lulo ma s’parit më vue zinxhirët ndër duer, tue m’i shtërngue sipër pulseve, më mbështeti për qoshe të murit, drejt nën dritare, kurse vetë hypi mbi nji stol dhe mbasi përshkoi për në zinxhirë litarin, dy fijet e tij i lidhi bashkë nalt për hekura të dritares, tue i shtërngue deri në atë pikë, sa ai u tendos plotësisht.

Ali Xhunga që deri atëherë kishte qëndrue pa folë e me duar të lidhuna mbrapa, tue shikue me seriozitet zbatimin e porosisë së tij, do të fliste vetëm kur të bante me dalë: “Tani të shohësh”! Mbas tij duel edhe Ismail Lulo, tue më pasë lanë vetëm në brekë e me nji këmishë mëndafshi të hollë vere, të këputun pullash dy ditë ma parë në hetuesi. Kështu Ali Xhunga po mendonte që të realizonte me mue atë që ma pat thanë qysh në ditën e parë: “Nuk do të merrem gjatë me ty”.

I varun në litar e me krye të përkulun anash, vazhdimisht me gojë të shkumbëzueme jargësh e të hapun që në atë pikë vape të mund merrsha pak frymë, me dhimbje të forta ndër pulse ku randonte gjithë trupi i varun e që nga mos qarkullimi i gjakut ndër ta, ishin ajte e kishin fillue t’u çajshin nga zinxhirët që po i pritshin si brisk; me sy të mbyllun vazhdimisht prej lodhjes së madhe e pagjumësisë së gjatë, do t’ishte pak a shumë gjendja e pamja ime e përgjithshme ndër ato ditë. Do të ishte vetëm vdekja, te e cila unë kisha mbështetë shpëtimin tim, mbarimin e atyne mundimeve që nuk tregohen me fjalë; vdekja, si e vetmja shpresë me të cilën unë do të shtyjsha nji mal me orë të pambarim, gjatë shumë e shumë ditëve e netëve në vazhdim. Do të m’u dukte sikur brenda mejet t’ishte futë nji vetë e dytë me jepte zemër, tue më folë: “Sa ma shumë që po të shtohen vuajtjet e sa ma shumë kohë që po kalon, aq ma shumë po i afrohesh njasai vdekje ku ti pret me pushue”!

Në kohë dreke më zgjidhshin për të ngranë nji copë buke me ndonj kokërr domatje e ndonji herë me dy-tri kokrra fiqsh, që unë ose i shtyjsha me zor, ose ose edhe nuk i preksha aspak. Me qëllim që të ngacmojshin dobësinë time, shpeshherë sillshin safertasin e shtëpisë, shoqnue rregullisht me ndonji frut të kohës. Do të m’i afrojshin pranë derës së birucës, që kur të më çojshin në hetuesi, ose kur të dilsha për nevoje, t’i shifsha me lakmi.

Kur më zgjidhshin në vakt dreke, problem kisha uljen, sepse kambët e mia të ajtuna shumë deri sipër kofshëve, ishin ngri e ba si dy trupa të trashë druni, që ma nuk u thyejshin ndër gjunj. Kështu që unë, për t’u ulë, do të shkojsha tue u fërkue ngadalë-ngadalë me shpindë për mur, deri në nji pikë kur, pa mundë ma me vazhdue zbritjen, do t’u rrezojsha vetë mbi çimento me kambë të shtrime para.

S’m’u hante aspak, por për ujë kisha etje të madhe e ma shumë se për gjithçka, tue përjashtue dhimbjet, kisha nevojë për gjumë. Në çdo vakt dreke, sa të kisha shtye me zort tri-katër kashatë bukë, ose asnji, mue menjëherë do të me zinte gjumi, për të më zgjue e varë Ismail Lulo, nja njizet minuta mbrapa. Mbas tri-katër ditësh të para që isha varë, i mbaruem për gjumë siç isha e, si gjithnji tue shikue vazhdimisht poshtë, me vete do të thojsha sa e sa herë: “Mos vdeksha pa fjetë edhe nji herë mbi nji këtë çimento”, që aq shume po e dishrojsha me sy ditë-natë.

Së pari mue do të më varshin për dueresh, por kur me kalimin e ditëve, zinxhirët të m’u futshin brenda ndër pulse e të shprishshin misht e tyne, varjen do të ma kalojshin ndër shpatulla, e kur mbas disa ditësh tjera edhe ato t’u çajshin prej litarit e t’ishin kthye krejt në plagë, varjes përsëri do t’i ndërojshin vend, por jo tue e kapë ndër pulse që ende vazhdojshin të ishin mish i gjallë, ose si mbas rastit, edhe të përthame me gjak e qelb përmbrenda, por ndër krahë, e në vazhdim, për t’u kthye si mbas radhës, përsëri nga e para, edhe pse atëherë e mbrapa ato do t’ishin vazhdimisht në gjendje plagësh.

Vetëm besimi në nji vdekje e shpejtë dhe e sigurt, më jepte forcë për me durue. Nga dhimbjet e pagjumësia, thuajse gjatë gjithë kohës mbrapa, do të kalojsha në nji gjendje të randë aluçinative, tue mos ditë për orë të tana, ose edhe për ditë, se ku u ndodhsha, e të vinte nga fundi edhe nji ditë që unë ma t’mos e merrsha veten as për njeri, por për kafshë. Megjithatë, në mënyrë të rrufeshme vetëdija ime do t’u ndriçonte plotësisht, porsa para meje t’u shfaqte, sidomos hetuesi Ali Xhunga, që do të kërkonte me përfitue nga ajo gjendje e pakontrollueme prej meje.

Do të më ndodhte disa herë – nga që s’u ngopsha me frymë – që të më kapshin do spazma aq të fuqishme, goja të m’u mbushte me shkumbë e t’u ndodhsha në atë gjendje, sa nga çasti në çast të pritsha që përfundimisht fryma të m’u merrte krejt. Sidomos në nja tre raste, thom se duhet të kisha vdekë me siguri në qoftë se nuk do të kishin ndërhy në kohë me ndihmë mjekësore. Së paku në dy-tre raste, unë kam pasë aq vetëdije, sa të kujtoj turbull çastet e fundit para se me ra pa ndjenja, dhe nji herë, ashtu si në mjegull, nji njeri me bluzë të bardhë që vraponte drejt meje me nji age të gjatë në dorë.

Gjatë kësaj periudhe, Ali Xhungës sikur t’mos i mjaftonte vetëm varja ime, do të qëllonte ndonjëherë që të me shtronte edhe në dru e edhe pse trupi i im ishte gjithë plagë e kundërmonte erë të rëndë qelbësine, tamam si t’ishte e nji kafshe të ngordhun. Në vazhdim, do të vinte nji kohë që kur të më nxirrshin për në W.C., rrugën ta bajsha tue u mbajte me duer për mur e tue pushue për çdo hap që të hidhsha, për t’u pasue nga nji tjetër periudhë, gjatë së cilës, trupin t’mos mundsha me e drejtue, e të ecësha kamba-duer, d.m.th., me gjuj e duer për tokë, e që për te shkue në hetuesi, do t’ ishin gjithmonë dy policë që të më mbajshin për krahësh e shumë herë shkallëve të më çojshin peshë.

Për të gjitha sa ma sipër, po ndjekim njifarë kronologjie, që e mbështetun ne pasazhe te shkurta, të hedhi dritë kryesisht mbi punën e hetuesve të asaj kohe, mbi ligësinë, egërsinë e sadizmin e tyne, si dhe mbi mundimet, që si unë, kanë hjekë edhe shumë të tjerë para meje. Ali “trimoshi” ban të qeshin edhe policët që i thirri në ndihmë. Me sa u dukte, Ali Xhunga te varja kishte mbështete gjithë rezultatin e punës së tij te fundit me mue. Jam i bindun që ai të kishte pritë dorëzimin tim mbas tre-katër ditësh mbasi që unë t’ isha varë, kur edhe do të më futej për herë të parë në birucë.

Ashtu me duer të lidhuna përmbrapa si gjithmonë, do të qëndronte gjatë tue më shikue e pa folë, ndërkohë që unë, me krye të varun poshtë e pa e shikue asnjëherë, vuejsha për t’u mbushë me frymë, e kur edhe anash gojës nxirrsha shkumbë. Vetëm kur të bante për me dalë, do të kryqëzonte duerët para, prej mbrapa që i kishte pasë deri atëhere, si përherë me atë krenari të tij false, të më thonte: “Ruaju mos të të thërresim në ndonjë mesnatë, sepse atëherë gjithçka do të marre fund. Ne s’mund të vazhdojmë më me ty”!

Hetuesi Ali Xhunga, ishte tepër shpejt që të kuptonte se “vdekja” me të cilën ai po me kërcënonte, ishte e vetmja shpresë e ime. Si kaluen edhe nja dy-tri dite tjera, diku rreth nji mesnate, dy policë po m’çojshin për te hetuesi Ali Xhunga. Oborrin mes burgut e ndërtesës së Sigurimit e përshkova me mundim e shumë ngadalë, tue qenë i mbajtun për krahësh prej dy policëve. Mezi qendrojsha nji hap me nji tjetër për shkak të kambëve që më ishin ajtë e randue shumë. Mandej pagjumësia, etja e madhe për ujë e pangraneja. Edhe ma me mundim do të ngjitsha shkallët.

Kur policët ma në fund më futën në zyrë, Ali Xhungën e gjeta që po më priste në kambë e para nji tryeze të gjatë, mbi të cilën, – si në nji ekspozite – ai kishte rreshtue mjete të ndryshme torture, shumë prej të cilave as që i kisha pa me sy deri atëhere. Në kambë siç ishte, ai vazhdoi të qëndronte edhe për pak kohë pa folë, pa lëvizë e mendueshëm, si dhe ma serioz se herët e tjera. Edhe drita e zbehtë e zbehte si asnjiherë, sajue enkas që ai ambient i zymtë të më vinte sa ma i frikshëm e i mistershëm, e që unë, si mbas tij, t’u mendojsha për fatin e jetës time, që atë natë, nga të mëshehta të frikshme, po u rrezikonte ma seriozisht se herët e tjera.

Në fakt do të ndodhte plotësisht e kundërta nga sa kishte projektue e besue Ali Xhunga, lidhun me efektin që ato masa të tij fëminore, duhet të bajshin në mue. Kështu që unë u ndjeva shumë i ofenduem për sa kishte mendue ai. Si ishte e mundun që atij hetuesi me eksperiencë, para se të më trajtonte si fëmijë, t’mos i kishin shërbye qëndrimi e vuajtjet e mia të deri atëhershme? Mue, që prej disa ditësh po i qëndrojsha vdekjes aq pranë e që me të kisha lidhë mbarimin e mundimeve të mia, si ishte e mundun që pamja e atyne mjeteve torture mbi tryezë, drita e paktë e ora e vonë e natës kur ai më kishte thirr, t’mos më revoltojshin e ndizshin flakë?! A mos isha nji fëmijë? Nji valë e pandalshme zemërimi më kishte ngri si kufomë para tryezës së tij, tue mos ndigjue t’u ulsha në stol, siç me bani me shenj, dhe as kur mbrapa ai të bërtiste me shumë ton: “Ulu, ulu po të them”!

Në çast vendosa ta sulmoj, dhe ende pa nxjerrë asnji fjalë prej gojet, zgjata me të shpejtë duerët e mia të lidhuna, që të kapsha mbi tryezë çfarëdo sendi që të mundsha, por për fat të keq, duerët e mia, si dy copa mishi të fryeme të pa ndjeshme, as u mblidhshin e as mbajshin gja! I pazoti për të kapë nji gja e i pazoti për të lëvizë sadopak prej kambëve të ajtuna, unë mbeta në vend, e mbeta keq. Nji dëshprim që mos e provoftë askush, më pushtoi tue më mundue së tepërmi.

Po ndërkaq aty, çfarë kishte ndodhë? Në çastin kur unë po tentojsha me sulmue Ali Xhungën, pata nxjerrë prej goje fjalë që s’i kisha përdorë kurrë në jetën time, pra pa kursye as ato banalet “me nanë” e “me babë”, gja që Ali Xhungën e friksuem nga mendia e nji të burgosuni, e pat ba që me nji zile portative në dorë, të fluturonte në cepin tjetër të tryezës, prej ku do të vazhdonte t’i binte asaj zilje pa pushim.

Kur dy policët, nën thirrjen alarmante të ziles, u futën nga korridori në zyrë, eprorin e tyne Ali Xhungën do ta gjejshin bardh në fytyrë e me nji qëndrim qesharak që priste ndihmën e tyne për të shpëtue, e gjithnjë me zile në dorë. Unë pashë në atë rast se si njeni prej dy policëve të mësipërm, tue ulë kryet, nuk muejti që në ndere e mëshirë për shefin e tij të mjerë, i meshehun siç ishte mbas shpindës së shokut të tij, të përmbante deri në fund nji nënqeshje.

Ali Xhunga, – sikurse kemi thanë edhe ma sipër- nga natyra nuk ishte kriminel e, s’ishte as trim, përkundrazi, ai ishte frikacak. Nuk ishte as prej atyne që për hir të detyrës, të mundonte të tjerët. Jo. Për rrjedhojë, si mbas meje, s’ishte as sadist si disa të tjerë aty, që punën kriminale e bajshin për pasion. Natyra e tij e thellë duhej t’ishte tjetër. Ali Xhunga duhet t’i përkiste atij lloji të pështirë hetuesish, – si dikur Fushë i Francës- që kishte kuptue në kohën e duhun se për të ba karriere, duhej fitue besimi i eprorëve të tij kriminele, për çka ai, tue mbushe çdo insufiçiencë të natyrës së tij, torturës do t’i shkonte deri në fund.

Si e kam thane edhe ma sipër, pjesën ma të madhe të kohës, për nji gjendje të randë aluçinacioni që më kishte pushtue, e kalojsha me ngjarje, skena e njerëz ir reale, që në fakt ishin prodhim fantazis i trunit tim të sëmurë, e që për shumë çudi pra, me kaq intensitet i kam pasë përjetue ato ngjarje që ishin fillim e mbarim përfytyruese, sa një pjesë të tyne edhe sot mund t’i riprodhoj deri në hollësi, njisoj si ato të kishin ekzistue realisht. Dhe në të njajtën kohë, sa herë që para meje t’u shfaqte hetuesi Ali Xhunga, mendja e ime do t’u kthjellonte në vend, ndoshta sepse ideja fikse e ime; “mos me folë” e, “mos me gabue”, vepronte ne mue ma me forcë se sa vetë sëmundja

Unë, roja e kufinit, karroja pa kalë dhe dy boshnjakët!

Si pasojë e gjendjes time aluçinative, nji mbasdreke m’ ishte mbushë mendja se pikërisht mbi duerët e mia të lidhuna, ishte vendosë nji roje kufini me këpuce alpine gjithë nallça (pafta) të ashpra metali ndër shoje e thembra të tyne. Isha i bindun se atë roje kufini po e shifsha me atë siguri që zakonisht shikon njeriu-njeriun me sy të ballit. Si mbas meje, ai kishte fytyrë prej njeriu të mirë, që mbante mbi krye nji kësulë të bardhë të kthyeme paksa në njenën anë, se kishte veshë pantoll-kilot në ngjyrë vishnje e se rreth pulpave të kambeve kishte rotullue “dollakët” e gjelbërt të ushtarit, e se gjithashtu, poshtë tyne, për elegancë, pra sipër këpucëve të rënda që po më shkaktojshin aq dhimbje të mëdha, ai kishte kthye qafat e bardha të çorapeve prej leshi.

Iu lutsha vazhdimisht që t’u largonte prej duerve të mia e të zinte nji pozicion tjetër, mirëpo ai, ndonëse nuk u mërziste prej lutjeve të mia të persërituna, si njeri i detyrës që u dukte se ishte, nuk m’u përgjigjet, por tue buzëqeshë pa me shique, ai do të vazhdonte me qendrue aty i ngujuem me pushkë të gjatë në sy. Kushedi sa herë do t’i thojsha: “Aman, xen vend tjetër e m’u hiq prej duerëve, se m’i copëtove”!

Në përpjekjen time për t’iu shmangë këpucëve të rojës së kufinit, pa dijtë se ç’bajsha, lëvizsha vazhdimisht litarin që tendosej edhe ma shumë ndërsa fërkohej për prag të dritares e zinxhirët që nga ana e tyne shprishshin edhe ma shumë mish nder pulse, gja që më shkaktonte dhimbje të forta shumë. Kështu lëviz e tërhiq, lëviz e tërhiq pa pushim, do të vinte nji kohë që unë, nga përkeqësimi i gjendjes ndër duer, t’mos shifsha ma “roje kufini”, por edhe ma keq, gjoja nji karro të madhe pa kalë, që me anë të disa telave të saj të trashë e të ashpër, m’u dukte se ishte ngatërrue keqas për dueret e mia, prej s’cilës gja unë bajsha përpjekjen ma të mundimshme për t’u shkëpute prej tyne.

Kisha bindjen se isha arratisë prej burgut e se u ndodhsha në nji rrugë te lagjes “Dudas”, jo larg shtëpisë ku banonte shoku i im, Burhan Hoti. Ishte kohë zhegu e në të rrallë, – si mbas meje – kalonte ndonji njeri, të cilit do t’iu lutsha që të më ndihmonte, tue i thanë: “Aman bre burrë, më zgjidh prej kësaj karroje që po më merr shpirtin e mos ke frike, se nuk të sheh kush e, mandej unë i dij këto rrugë e zhdukem menjëherë”.

Kështu, tue pasë kalue orë mbas ore në përpjekje të pafundme që nji herë t’u shkëputsha gjoja prej kambëve të “rojës së kufinit” e, mandej prej nji karroje, litari që ndërkaq fërkohej pa da për prag të dritares nalt, kishte pasë shkue tue u ngranë, derisa ma në fund edhe t’u këputëte, e unë, tue mos u kujtue për asgja, të bijsha nji copet për çimento. Me që s’po e mblidhsha mendjen, s’më hoqën vërejtjen as pulset e shprishuna prej zinxhirëve që ishin futë brenda tyne dhe as gjaku që ridhte. Pa ditë se ku u ndodhsha e pa u mendue për asgja, instinktivisht u shtrina aty ku kisha qenë rrëzue, e fjeta menjëherë.

Ka qenë rreshter Mënyri, që në mëngjes, ende pa zbardhun drita, që kur të më shihte i pari, tue vue buzën në gaz për ndonji përgjigje prej budallai që mund t’i kisha dhanë ndonji pyetjes së tij, me vari përsëri, por pa e tërheqë shumë litarin, siç e kërkonte rregulli, gja të cilën do ta korrigjonte Ismail Lulo, kur të vinte mbas tij, që do ta tërhiqte ashtu si dinte ai. Nji ditë tjetër më zgjidhën si zakonisht për të ngranë drekë, – “drekë i thançin”, pak kafshatave buke me ndonji kokërr domate që unë i shtyjsha me zort mbasi që unë, tue u fërkue me shpindë për mur -për shkak të kambëve të ajtuna- zbritsha me kambë të shtrime para.

Dikujt mund t’i vijë me qeshë për përfytyrimet që krijon truni i sëmurë i nji njeriu si në rastin tim, që dy kofshët e fryme shumë, nuk po i merrsha për gjymtyrë të mia, por për dy njerëz, “dy boshnjakë”, “vëllazën binjake”, që ishin “brunë” e “të hijshëm”, “të shëndetshem” e të veshun mirë, me nga nji “kostum të zi” secili e, që mbi krye mbajshin nga nji “kësulë të bardhë” si bora. Çështja për të cilën ata kishin ra në burg, – si mbas bisedës që m’u dukte se po bajsha me ta, nji pllambë larg meje- nuk ishte e qartë, por që si mbas shpjegimeve të tyne disi të rezervueme, ishte e ngatrrueme. Si mbas meje, ata qëndrojshin vazhdimisht mendueshem e se pyetjeve të mia, po iu përgjigjshin shkurt, por me seriozitet e respekt.

Vlen për t’u tregue se gjatë kësaj kohe, nji shtëpi përmbrapa W. C.-ve tona, nji shtëpi spiunësh, do të kishte nji fëmijë, që si i porositun që duhet të ishte prej prindërve të tij, ditë për ditë në vakt dreke, ai për nji ose dy orë rresht, nuk do të pushonte nji herë së thirruni si çakall: “Poshtë reaksionarët”, “poshtë armiqtë e popullit”, “Plumbin ballit…”! etj. Kaq të bezdisshme e të padurueshme do të ishin ato thirrje të atij fëmije të keq, torture ma shumë, sa mbi mue do të bijshin si çekiç i vërtetë mbi krye e do ta vuejsha si nji tjetër. Nuk di cila pat qenë ajo familje mizerabël, që që vu në shërbim aq të fëlliqët e mizor të Sigurimit, për të mundue edhe ma shumë viktimat e tij?! Memorie.al

                                                             Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Edhe pse vdekja po e kanoste, nga urrejtja e madhe që kishte ndaj Partisë dhe pushtetit popullor, i pandehuri Hamit s’tregoi aspak kujdes për pjellën e tij...”/ Akt-akuza ndaj shkodranit që e ktheu UDB-ja

Next Post

“Nga rrethanat e kryerjes së krimit, gjykata, çmon se qënia e tij gjallë, nuk është e dobishme për shoqërinë tonë socialiste, pasi...”/ Vendimi i Gjykatës së Lartë, për dënimin e Hamit Myrtja, nëntor 1976

Artikuj të ngjashëm

“Natën e 5 qershorit 1954, shtatë burra dhe një grua, lanë shtëpitë e tyre e morën udhën, duke u ngjitur në fshehtësi…”/ Arratisja e bujshme e grupit të Refat Hysenit, nga Kamenica në Greqi   
Dossier

“Nga rrethanat e kryerjes së krimit, gjykata, çmon se qënia e tij gjallë, nuk është e dobishme për shoqërinë tonë socialiste, pasi…”/ Vendimi i Gjykatës së Lartë, për dënimin e Hamit Myrtja, nëntor 1976

May 12, 2025
“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
Dossier

“Edhe pse vdekja po e kanoste, nga urrejtja e madhe që kishte ndaj Partisë dhe pushtetit popullor, i pandehuri Hamit s’tregoi aspak kujdes për pjellën e tij…”/ Akt-akuza ndaj shkodranit që e ktheu UDB-ja

May 11, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Hetuesi im i ri, Ali Xhunga, një shkurtabiq nga fshatrat e Përmetit, që ngrefosej me i dhanë vetes autoritet, pasi më mbajti tre muaj varun në qeli, filloi torturat me…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit

May 11, 2025
“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
Dossier

“Kufijtë me gardh i rrethon Shqipëria dhe jo Jugosllavia, sikur të ishte lirshëm si në shtetet e tjera, as 16 vetë s’do kishin ndenjur ktu…”! / Letra e Hamit Myrtja, drejtuar Enver Hoxhës para arratisjes në ’76-ën

May 11, 2025
“Populli shfaqi dëshirën për ndryshime me themel, por zgjedhjet e bëra nën frikën e qeverisë dhe me hijen e vrasjeve, më detyrojnë që …”/ Viti 1923, kur Faik Konica dha dorëheqjen për parregullsitë në votime
Dossier

“Populli shfaqi dëshirën për ndryshime me themel, por zgjedhjet e bëra nën frikën e qeverisë dhe me hijen e vrasjeve, më detyrojnë që …”/ Viti 1923, kur Faik Konica dha dorëheqjen për parregullsitë në votime

May 11, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Kufomës së Muhamet Spahisë, kriminelët Fadil Kapisyzi dhe Dul Rrjolli do t’i kalonin indiferentë, kurse Xhemal Selimi, ma injoranti i atij burgu, i ra me…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 10, 2025
Next Post
“Natën e 5 qershorit 1954, shtatë burra dhe një grua, lanë shtëpitë e tyre e morën udhën, duke u ngjitur në fshehtësi…”/ Arratisja e bujshme e grupit të Refat Hysenit, nga Kamenica në Greqi   

“Nga rrethanat e kryerjes së krimit, gjykata, çmon se qënia e tij gjallë, nuk është e dobishme për shoqërinë tonë socialiste, pasi...”/ Vendimi i Gjykatës së Lartë, për dënimin e Hamit Myrtja, nëntor 1976

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!