• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, May 11, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kufomës së Muhamet Spahisë, kriminelët Fadil Kapisyzi dhe Dul Rrjolli do t’i kalonin indiferentë, kurse Xhemal Selimi, ma injoranti i atij burgu, i ra me…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
“Ndërsa ai po i shikonte me trishtim partizanet me barkun e fryrë, njëra prej tyre i tha: xhaxha, ne s’kemi shkuar në mal vetëm për luftë, por…”/ Dëshmia e studiuesit të krimeve të komunizmit
“Mëhill Doçi, në kundërshtim me zinë e Mirditës, do t’i drejtohej komandantit të operacionit, Mehmet Shehut, që ta lejonte të merrte pjesë në ekzekutimin e 14 të arrestuarve…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit

Nga Ahmet Bushati

Pjesa e tridhjete tre

Memorie.al / Pas ndryshimit të flamurit në 1944 me shtimin e yllit komunist, Shkodra u transformua në një qendër rezistence kundër regjimit, duke paguar një çmim të lirë për traditën e saj të lirisë. Në prill të 1945, studentët e liceut, tashmë të ndjerë të tradhtuar nga premtimet e luftës, u mblodhën për të kundërshtuar terrorin e ri që burgoste dhe vriste njerëz të pafajshëm. Komunizmi e shndërroi Kosovën në një provincë të Jugosllavisë, ndërsa Shkodrën e dënoi për “fajin” e saj historik – qëndrimin e saj kundër pushtuesve. “Lëvizja e Postrribës” u bë mjet për të shtypur çdo kundërshtim, duke e çuar qytetin në një spirale vuajtjesh të papara: burgje, ekzekutime dhe shkatërrim i familjeve. Studentët e liceut, bashkë me qytetarë, u bënë simbol të rezistencës, ndërsa disa “të rinj komunistë” u shndërruan në vegla të Sigurimit të Shtetit, duke shkaktuar përjashtime nga shkollat dhe burgosje e internime.

Katër herë, Shkodra u ngrit në kryengritje të armatosura, por historia i harroi këto beteja. Libri shkruhet për të kujtuar të burgosurit e panumërt, të torturuarit dhe të vrarët, si dhe prindit që vuajtën në heshtje. Është një paralajmërim kundër diktaturës dhe një kërkesë që brezat e ardhshëm të mos harrojnë sakrificat e bëra për lirinë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kufijtë me gardh i rrethon Shqipëria dhe jo Jugosllavia, sikur të ishte lirshëm si në shtetet e tjera, as 16 vetë s’do kishin ndenjur ktu…”! / Letra e Hamit Myrtja, drejtuar Enver Hoxhës para arratisjes në ’76-ën

“Populli shfaqi dëshirën për ndryshime me themel, por zgjedhjet e bëra nën frikën e qeverisë dhe me hijen e vrasjeve, më detyrojnë që …”/ Viti 1923, kur Faik Konica dha dorëheqjen për parregullsitë në votime

                                                       Vijon nga numri kaluar

                                                       Në Gjurmët e një ditari

                                          Shkodra në vitet e para nën komunizëm

LEJTHITE – Ditari i im jetë-shkurtë

Në nji nder ato ditë, bashkë me ushqime më erdhën prej shtëpisë edhe do lajthi të mëdha, të cilat më lindën idenë që me togëzën e pantallonave sport që u përdorshin atëherë, të gdhendsha inicialet e emnave të dhjetë pjesëtarëve të (familjes time, plus nji “S”, që si ato, të më kujtonte dhe Simen. Realizimi i germës së parë për çdo emën, do të konsistonte në nji vazhdimësi vrimash të vogla, të hapuna me kujdes e durim me anë të thumbit të togëzës së pantallonave mbi sipërfaqen e lëmuet të lajthisë, e cila prej kalimit të kohës e përdorimit, do të merrte nji ngjyrë kafeje të çelët e nji shkëlqim të pastër.

Të njëmbëdhjetë lajthitë do të ishin për mue si njëmbëdhjetë fotografi, si njëmbëdhjetë dashni e dobësi të mia, që në mbramje, do t’i vërejsha tue u përqendrue veçmas në secilën prej tyne, e t’mos e hiqsha asnjenën prej doret, për pa i pasë shkue deri në fund nji përfytyrimi të plotë. Njerëzit e shtëpisë time do t’i kujtojsha të mbledhun në mbramje brenda asaj ode të vogël, si brenda nji kutie, ku njena dritare e së cilës ditën do të shiqonte mbi oborr, ndërsa tjetra, do të hidhte shikimin deri në Kala e Tarabosh, odë ku edhe unë kisha ushqye e përkundë gjatë disa vjetëve andrra nga ma të bukurat për jetën.

Do të përfytyrojsha babën të ulun mbi shilte aty në qoshe të odës, gjithnji të heshtun e mendueshëm për fatin e mbijetesës së dhjetë vetëve në shtëpi e mue në burg. Do të kujtojsha gjyshen e mirë që, bashkë me dy bijat e saj, (hallat tona), të mbetuna të veja e pa fëmijë qyshë prej shumë vitesh – për të cilat, unë me motra, do t’ishim gëzimi i vetëm i tyne. Do të kujtojsha me mallë të veçante nanën, me shikimin e saj gjithë butësi engjellore drejt meje e, po ashtu, me mallë e dhimbje, motrat e mija ende të pa rrituna, të urta e të zellëshme, e që mes tyne do të ndrrojshin veç me nga nji krye. E kështu do të kujtojsha edhe Simen, me shprehjen e gjallë të fytyrës se saj të bukur, me gjestet e saj ndonjiherë edhe të vrullëshme, me shikimin e saj inteligjent e konfidencial, që për shumë kënaqësi do të ma kishte drejtue sa e sa herë, e do ta kujtojsha sidomos me atë theksin nostalgjik të zanit të saj të thell…!

Gjendje të tilla emocionale, me qëllim i a pata lejue vetes në nji kohë që po dojsha me besue se torturat e fundit, si të vështira e të zgjatuna që kishin kenë, ta kishin mbyllë përfundimisht kapitullin e tyne, dhe në vazhdim, me kalimin e ditëve, do të më shkonte mendja të realizojsha edhe ditar, pra që me anë simbolesh të gdhenun mbi lajthi, të fiksojsha të burgosun e ngjarje që do të lidheshin me ta. Kështu, ndërsa në njenën faqe të lajthisë unë do të gdhendsha simbolin, që të më kujtonte ngjarjen e ndodhun, në faqen tjetër të saj, numrin e birucës së të burgosunit, me të cilen lidhej ajo ngjarje.

Kështu p. sh., për të kujtue vdekjen ndër tortura të Muhamet Spahisë, në njenën anë të lajthis unë pata gdhendë figurën e nji çizmeje, sepse çizme kishte mbathë ndër kambë Muhamet Spahia, kurse në anën tjetër të saj, do të gdhendsha nji 4, që të më kujtonte numrin që kishte pasë biruca e tij. Përfundimisht, unë pata fiksue në mbi rreth tridhjete lajthi ngjarje e përshtypje të ndryshme burgu. Gjatë periudhës së torturave të mavonëshme, ato lajthi me histori e kujtime të çmueshme për mue, do të më humbeshin.

Vdekja e dhimbshme e Muhamet Spahisë!

Të vaktët e prillit e shinat e ditëve të fundit, kishin ba që kundërmimi i mykut në birucën time, t’ishte ma i randë se përpara. Mandej qetësia e thellë e burgut, me brenda njerëz ma tepër vdekë se gjallë, me t’u dukë ndonjiherë si t’u gjindsha brenda nji katakombi, aq sa edhe roja, si të vetmen “gjallesë” që unë mund të shifsha të ngulun si mumje atje mbi stol me automatik mbi gjunj, me t’u dukë gjithashtu si nji gja që t’ishte e tepërt dhe e panevojshme.

Kështu që nji ditë andej kah mesi i prillit, në nji kohë kur burgu ishte zhytë në molisjen e tij ma të trishtueshme, potera e hapave të disa njerëzve që papritmas e si brutalisht, u futën njiherit në korridor, banë që unë në çast t’u hidhsha në derë, kur edhe do të shikojsha me dhimbje nji burrë me moshë mbi pesëdhjet vjeç, që me duer të lidhuna, po ecte pak para dy policëve. Mue përnjiherë më shkoi mendja te mjerimi që me atë rast duhet të kishte mbulue shtëpinë e tij të pikllueme.

Në fytyrë iu lexonte me lehtësi dëshprimi që e kishte pushtue. Harqet e randa në ngiyrë mavi nën sytë e tij me shikim të shpërqendruem, sikur po më flitshin për mundimin që ai burrë duhet të kishte hekë atë paradite atje sipër në hetuesi. Edhe sytë e tij të skuqun, duhet të flitshin për dëshprimin që ai po vuente tue e pa veten të burgosun, në kohë që e lypte shtëpia si bashkëshort e si prind që duhet t’ishte. Ecja e tij gjithashtu, gjoja e përmbajtun, në të vërtete dukej e sforcueme e jo normale. Nuk do të shkonte gjatë që unë ta kuptojsha se ai burrë mbi gjithçka aty po vuante dilemën e vështirë të prindit e bashkëshortit nga njena anë, dhe të nderit qytetar nga ana tjetër, në favor të të cilit, koha do të tregonte, se ai kishte ba zgjedhjen.

Në të nesërmen e arrestimit të tij, në nji vakt dreke, nji mbajtës safërtasi me vetëm dy tasa të vegjël ngjyrë kafjet në të, pushoi pranë derës së birucës me nr. 4 dhe unë në etiketën prej kartoni, munda të lexoj emnin “Muhamet Spahia”. Tue fillue q’prej nji dite mbrapa e giatë disa tjerave me radhë, unë do ta ndigiojsha se si ai me nji ton lutës, do t’iu drejtonte policit tue i thanë: “A mundesh me m’iu thanë atyne të shpisë se njeni safërtas më del boll, pra që të më bijën ose atë me kos, ose tjetrin me ullinj, njenin pra, e jo të dy”? Unë e kuptojsha mirëfilli se ai njeri e familjar i mirë, kërkonte të bante me atë rast sakrificën e tij të fundit në dobi të familjes së tij tashmë pa mbështetje e të mjerë.

Pamja e tij, qe si të thuesh, pasqyronte nji mal me halle, shikimi i butë e i trishtueshëm i syve të tij, si edhe mosha, ndillshin në mue ndjenja të veçanta keqardhjet e mëshire, tue ba që unë t’u ndjejsha i lidhun shpirtnisht me të edhe pse pa qenë njohë. Në paradreken e datës 30 prill 1948, unë e pashë se Muhamet Spahinë e çuan sipër në hetuesi. Koha prej dy-tri orësh që u mbante zakonisht i burgosuni në nji seancë hetimi, kishte kalue e ai s’po kthente as mbas tri e katër orësh të tjera. Për çdo lëvizje që u ndigjonte në korridor, unë do t’u hidhsha vazhdimisht pranë derës, me shpresë se mos ma në fund do ta shikojsha se e kthyen.

Ta mbajshin ndër tortura gjatë aq orëve, ishte e pamundun, si në moshë që ishte e fizikisht gjithashtu mjaft i dobët. Disa herë me shkonte mendja se mos e kishin lirue. Vetëm kur në korridor po u shuente drita nga vranësina e muzgu i parakohshëm i mbramjes që po afronte, unë do të shikojsha Muhamet Spahinë që po u kthente i lodhun e i mbaruem krejt, i mbajtun për krahu nga Ismail Lulo, për t’mos u rrëzue nga kambët që iu merrshin ndërsa ecte. Me fytyrë të prishun e tue shique për tokë, ai pëshpëriste me nji zemrim të pafuqishëm do fjalë që me zor i nxirrte nga goja e, që s’iu merrshin vesh. Me sa u dukte, ai fliste me zemërim që ta ndigjonte hetuesi i tij, i cili, mbasi e kishte torturue atje në zyrë të tij, vazhdonte ta ndiqte deri në birucë.

Ky hetues, vrasës i Muhamet Spahisë, ishte nji djalë mes njëzetepesë-tridhjetë vjetëve, disi brun në fytyrë, me flokë, sy e vetulla shumë të zeza, që u vishte përherë në gri e që kishte nji za të trashë me timbër të pastër korçari. Çdo gja tregonte se Muhamet Spahia u kishte rezistue torturave, përderisa ai hetues, i mbështetun te dera ende e pambyllun e birucës së Muhamet Spahisë, vazhdonte ta kërcënonte, e jo ndrysh, por si nji bishë prenë e saj ma se të brishte. Muhamet Spahia, i lëshuem për çimento aty në hymje të birucës së tij, gjëmonte pa pushim me nji za të thellë e të bjerrun shumë nga pafuqia e frymëmarrja që i ishte pakësue e vështirësue së tepërmi. Edhe pse u dukte qartë se viktima Muhamet Spahia ishte përfshi në agoninë e fundit të jetës, hetuesi, për nji shpirt të lig që kishte, vazhdonte gjithnji t’i kërkonte proces, aq sa para se t’u largonte, Muhamet Spahisë, edhe pse me shumë pak jetë në trup, ai do t’iu drejtonte me egërsi: “Akoma s’kemi mbaruar me ty, prap do të vazhdojmë”, e tue u kthye edhe nji herë nga Ismail Lulo, me ton të premë, do ta urdhëronte: “Hidhi ujë”.

Po a lagej nji njeri i mbaruem si Muhamet Spahia, e për ma tepër në prag të vdekjes?! Si mbas urdhnit të hetuesit, Muhamet Spahinë e veshën e mbi trupin e tij skelet, që ishte i mbështjellë në vetëm këmishë e brekë të gjata të bardha, hodhën nja dy-tri kova ujë të ftohtë, të mjaftueshme që ai të vdiste shpejt e me siguri. Muhamet Spahia nga ana e tij, i mbledhun grusht e pa muejte me levizë prej nji vendi diku afër derës ku e kishin përplase qysh në fillim, i braktisun e i vetëm para vdekjes, nisi të thirrte me nji za që të këpuste shpirtin: “Allah, Allah”! për t’mos pushue anji herë ma, gjatë nja tri orëve para se të vdiste.

Me kalimin e orëve, nata erdh e u freskue shumë e dikur filloi të binte nji shi i rrëmbyeshëm, që nuk do të pushonte deri disa orë mbas mesnate. Kur roja qe largue nga ana tjetër e korridorit, unë, që prej aq orësh isha pushtue prej nji dhimbjet e revolte me zor të përmbajtun, i thirra: “Mos u mërzit, mos u mërzit”, dhe ai i ngrati, që për çudi më ndigjoi aq mirë, m’u përgjegj me t’marrun frymë: “Po, mor zotni, por dojshin me nxjerrë prej mejet nja dy shokë të mi gjakovarë që me kishin lanë amanet do pare, e unë s’kisha si e baj atë punë”!

Po vdiste pra Muhamet Spahia për nji amanet të lanë atij prej dy shokëve që kishte pasë e për nji besë që u kishte dhanë atyne. Refreni i tij i vajtueshëm, “Allah, Allah”! me nota prekëse ankimi e pafuqie, përshkonte me trishtim gjithë korridorin e futej birucë m’birucë e, thellë në shpirtin e prekshëm të çdo të burgosuni. Në të rrallë, thirjet e tij drejtue më shumë besim Zotit, do t’u alternojshin si në shfrim, në nji si protestë, ndonëse të baj hallallë butë e njerëzore, që u përmblidhte vetëm në fjalët; “S’ta baj hallallë!”, “S’a tue mos kenë kuptue nëse e kishte fjalën për hetuesin, apo ndoshta edhe për Ismail Lulon?! Kështu pra, shtërngesa e madhe nuk e përjashtoi nga rregulli i saj as Muhamet Spahinë e urtë, që me atë rast, tue mos i përkitë ma jetës e, para se të shkrihej me vdekjen në prag, po dilte prej saj?

Nuk besoj që atë natë të ketë vue gjumë në sy ndonji i burgosun. Agonia e tij e dhimbshme dhe e zgjatun në disa orë, do t’u mbyllte me do gulçime të mekta, si dalje të vështira shpirti që shkojshin gjithnji e ma tue u dobësue e rrallue, aq sa kah fundi ato të tingëllojshin si vaje të shueme fëmije. Tue vërejte këtë gjendje të tij, dikush aty duket se dikur dha urdhën që ta nxirrshin jashtë birucës, si pranë vdekjes që ishte, dhe shumë shpejt unë do të shifsha policin që, ish-të gjallin Muhamet Spahia, deri pak ma parë, ta kishte para duarsh si nji leckë, aq sa krahë e kambë t’iu varshin si të nji lejleku, si braktisë që ishin nga nji trup i cili s’kishte ma jetë. E lëshoi diku në anë tjetër të korridorit e shpejt Muhamet Spahia s’po u ndigjonte ma, gja që të bante me besue se jeta e tij përfundimisht të ishte shue.

Me këtë besim, unë i lehtësuem disi në shpirt si për nji mik të munduem, thashë me vete: “Shyqyr që ma në fund shpëtoi”! dhe vetëm atëhere u kujtova se kambët, prej qëndrimit të gjatë në portë, më ishin këputë krejt. Në kohën kur qytetari Muhamet Spahia po donte me dhanë shpirt, tej oborrit tonë të burgut, atje nalt në ndërtesë të Sigurimit, punonjësit e tij, të zhderhalun e kriminelë, pa dashtë me ditë se edhe atë ditë kishin mbytë nji njeri të pafajshëm, festojshin me pije e kangë vigjiljen e ditës së 1 Majit. Si për zbavitje, ndonji orë para se të zbardhte drita, disa prej tyne, si xhelatët Fadil Kapisyzi, Dul Rrjolli etj., nuk do të shkojshin ndër shtëpitë e tyne, për pa na pasë vizitue nji për nji përmes sportelesh, si t’ishim specie të nji kopshti zoologjik.

Kufomës së Muhamet Spahisë ata do t’i kalojshin indiferentë, kurse Xhemal Selimi, si njeni ndër ma injorantët e atij burgu e që atyne po u shkonte përmbrapa, do t’i binte me shqelm, e me tallje të shtonte: “U dashka edhe nji firmë turçe”, tue e pasë fjalën për nji nga ato formalitetet ma të parëndësishëm, siç do të ishte në këtë rast nënshkrimi i tepërt e dosido i humbjes së nji jete njeriu në Sigurimin e tyne, por që megjithatë, viktimën Muhamet Spahia të vdekun, s’do ta mbërrinte ma asgja, as shqelmi i nji krimineli si ai i Xhemal Selimit, dhe as tortura e atij hetuesi që sapo e kishte mbytë ma me pa dhimbje se t’ishte tue mbytë nji pulë.

Në mëngjes, Ismail Lulo verdh në fytyrë, mori para duaresh kufomën dhe si përshkoi nji pjesë të shkurtë të korridorit, e hodhi në nji karro që po e priste përjashta, aty në hymje të burgut. Nji tjetër polic kaloi mbas tij me nji batanije të vjetër në dorë, me të cilën, siç duket, edhe e mbluen, dhe shpejt na do të ndigjojshim krakëllimën e rrotave prej druni e metali të karrocës që dukej se largohej tue u përkundë me kufomën e nji njeriu të mbaruem qysh për së gjalli, aq sa edhe për vorr atje në shtrat të lumit Kir, t’mos kërkonte mundimin e askujt.

Të tillë ishin përgjithësisht burrat e asaj kohe, të urtë, po edhe trima. Të respektueshëm e të respektuem ishin burrat e Shkodrës e të mbarë Shqipnisë, përfshi edhe Kosovën tonë të pandame, prej kah ndoshta pat ardhë edhe si muhaxhir Muhamet Spahia, të cilit komunizmi i kërkoi amanetin e dy shokëve të tij, e s’mundi t’ia merrte, nderin gjithashtu, e përsëri s’mundi t’ia merrte. Së fundi ia kish në dorë jetën, e atë ia mori mizorisht.

Mbresa prendvernash e dhimbja për nji vrasje pa dashje!

Pavarësisht errësirës në birucën time e të ndonji plloçe lagështinë mbi çimento ende të pa thame mirë, unë ardhjen e prandverës përjashta e kisha kuptue e ndie thellë në shpirt qysh prej disa ditësh, me ç’rast qytetit tim të Shkodrës, unë disa herë gjatë ditës apo edhe natës, do t’ia kujtojsha me nostalgji pranverën e mrekullueshme të tij me gjelbërim të harlisun ndër oborre shpijash e kopshtije, ku vit për vit, bar e lule të gjithnduershme, në atë stinë, kundërmojnë erna të kandshme fort. Do t’i kujtojsha gjithashtu Shkodrës time ujnat, që herë të “cekte” e herë të thellë, bashkë me liqenin valëpakët e madhështor, që në kohë pranvere sikur përhapshin gjithandej freski.

E me atë rast do të kujtojsha edhe atë “vakt”, kur mbas nji dite të gëzueshme që të kishim kalue pranë liqenit “andërrtar” për tanë nji rini të Shkodrës, rrugës për në Shkodër, dielli në perëndim, që të vërejshim me andje e çudi se si sipërfaqja e qetë e tij në ngjyrë të trëndafiltët, të ndriste si pasqyrë deri larg e larg, ndërkohë që nga perëndimi, horizonti përmbas tij, diku sipër maleve të Krajës e deri nalt mbi Rumi e përtej, qielli t’ishte përflakë në nji të kuq të ndezun fort, tue ba që ne, prej gjithë sa ma sipër, të kishim marrë me vete nji ndjenjë të vërtetë lumnije, e se prej brenda vetes, ikur ndigjojshim nji si grishje për t’iu gjindë pranë atij liqeni tonë edhe në ditët e ardhshme.

Në vazhdim, do t’i kujtojsha Shkodrës edhe ata male të saj të “hjedhta” e vende-vende ende me borë, tue u bindë edhe nji herë si prej s’largut, se si Shkodra në pranvere, vend tjetër t’mos kishte. Shkodrës në pranverë unë gjithashtu do t’i kujtojsha edhe mbramjet e saj te vakta, atëherë kur edhe çifte të ndrojtun dashnoresh të kalojshin rrugëve si fantazma që kërkojshin me u mshef brenda tempullit të errësirës, e ndërmjet tjerash, t’i kujtojsha Shkodrës deri edhe fëmijët e saj të gëzueshëm, që mbas nji dite me lojë, t’u ndajshin tue u përshëndetë me nji; “bajsh natën e mirë”!

Shumë gja do i kujtojsha Shkodrës gjatë asaj periudhe pranvere, tue mos i mungue përfytyrimeve të mija as edhe shegertët e dikurshëm, përgjithësisht të rij, që mbas nji pune të tejzgjatun ndër dyqane a punishte të ndryshme, ku ishin pajtue për nji rrogë të vogël, orëve të vona të natës, do të ndigjoheshin rrugëve e rrugicave se po kthejshin ndër shpija tue këndue, kangë që kur ishim fëmijë, si shenj i vetëm i natës që ishin e si prej larg që na i sillte nata, tue mos harru edhe se sa të shkreta e te errëta që ishin rrugët në ato orë të vona, do të bajshin që ne të provojshim për ta ndjenja të përzieme çudie, simpatie e melankolie bashkë.

E natyrisht që me atë rast do të kujtojsha edhe shtëpinë time në pranverë: çardakun e saj të madh të lame dritat prej diellit përkundruell të paradites; kopshtin gjithashtu me zagnat e tij të porsapunueme e me nji masë avujsh të ultë e transparentë mbi to, të nxjerrë prej brenda dheut të lagësht e me aromë pranvere në nji ditë me diell; e do t’i kujtojsha kopshtit tim edhe shtrojën e tij me bar aty nën man, spërkate aty-këtu lule-delesh të bardha, si dhe vjollcat e para për anë muresh rrethues të tij të veshun sipër me shermashek.

Kështu, edhe nëse ndër biruca burgu kalbeshin e treteshin jetë të gjalla njerëzish,pranvera në njifarë mënyre, arrinte të depërtonte edhe brenda tyne,e si mbas rastit,diku tue ndjellë shpresa,e diku-diku, tue vra edhe ma keq shpirtin e tyne të molisun. Në nji ndër ato mbrëmje, ndërkohë që para mendjes time po më dilshin fragmente te shumtë kujtimesh, krejt papritmas e si me çudi, më qe futë në birucë nji flutur, nji prej atyne fluturave të vogla që s’kanë as ngjyrë e që verës vërtiten rreth dritave të ndezuna edhe brenda shtëpive. Kështu kjo flutur jetë shkurtë, siç duket e rrejtur përmbas dritet që polici pat harrue të ma fikte, nuk po dilte përjashta.

Nji gja e tillë pra, që nji flutur e ardhun prej jashti, ku jeta vazhdon, t’i flitet brenda në birucë nji të bugosuni të ndamë prej agonies, i ban përshtypje, dhe e merr si nji gja që po e lidhë me jetën e të gjallëve. Kështu që unë, me të pamë se ajo flutur qe futë në biruce, brofa menjiherë në kambë, prej dëshirës së madhe që ta kisha për pak çaste në “shoqninë” time, me duart e mbledhuna kular, që t’mos e damtojsha, prej ngutit, e palosa mes dy shuplakave të mia, si për nji dhimbje ma tepër, që pa nevoje, duhet ta vuajsha mbrapa seriozisht.

Për pa pasë qenë vetë i burgosun, nuk ke si të besojsh se ngjarje të tilla, kaq të parëndësishme e naive, mund t’i shkaktojnë nji të burgosuni bremje të vërtetë ndërgjegjet, si për çdo vrasje tjetër, edhe pse e kryeme pa dashje. Ardhjen e pranverës përjashta dhe mbytjen e asaj fluture, unë i pata fiksue, të parën në nji poezi të pashkrueme, por të mbajtun mend për pak kohë, e mbrapa harrue, mbetun vetëm e gdhendun si “diell me rreze” në njenë faqe lajthie, kurse të dytën, në faqen tjetër të saj, me figurën e gjoja nji fluture të vrame. Me tronditje të thellë njoha mbas sa ditësh ish-mësuesin tim të fëmijërisë. Kam provue tronditje të vërtetë, kur për herë të parë, te nji person që e kisha pa disa herë të lidhun duarsh e me pantoll të grisun, unë do të njihja ma në fund ish-mësuesin tim të fëmijërisë z. Qazim Dervishin! Memorie.al

                                                        Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Hamitin e kishim në tabelën e nderit, ndiqte pak modën e mbante flokët e gjata, por kur afroheshim me varkat afër kufirit, ai na thoshte...”! / Dëshmia në hetuesi për peshkatarin që e ktheu UDB-ja në ’76-ën

Next Post

“Populli shfaqi dëshirën për ndryshime me themel, por zgjedhjet e bëra nën frikën e qeverisë dhe me hijen e vrasjeve, më detyrojnë që ...”/ Viti 1923, kur Faik Konica dha dorëheqjen për parregullsitë në votime

Artikuj të ngjashëm

“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
Dossier

“Kufijtë me gardh i rrethon Shqipëria dhe jo Jugosllavia, sikur të ishte lirshëm si në shtetet e tjera, as 16 vetë s’do kishin ndenjur ktu…”! / Letra e Hamit Myrtja, drejtuar Enver Hoxhës para arratisjes në ’76-ën

May 11, 2025
“Populli shfaqi dëshirën për ndryshime me themel, por zgjedhjet e bëra nën frikën e qeverisë dhe me hijen e vrasjeve, më detyrojnë që …”/ Viti 1923, kur Faik Konica dha dorëheqjen për parregullsitë në votime
Dossier

“Populli shfaqi dëshirën për ndryshime me themel, por zgjedhjet e bëra nën frikën e qeverisë dhe me hijen e vrasjeve, më detyrojnë që …”/ Viti 1923, kur Faik Konica dha dorëheqjen për parregullsitë në votime

May 11, 2025
“Hamitin e kishim në tabelën e nderit, ndiqte pak modën e mbante flokët e gjata, por kur afroheshim me varkat afër kufirit, ai na thoshte…”! / Dëshmia në hetuesi për peshkatarin që e ktheu UDB-ja në ’76-ën
Dossier

“Hamitin e kishim në tabelën e nderit, ndiqte pak modën e mbante flokët e gjata, por kur afroheshim me varkat afër kufirit, ai na thoshte…”! / Dëshmia në hetuesi për peshkatarin që e ktheu UDB-ja në ’76-ën

May 10, 2025
“Dom Lekë Sirdanin dhe Dom Pjetër Çunin, pasi i torturuan çnjerëzisht në seksionin e Koplikut, i hodhën të gjallë në një pus ujrash të zeza dhe…”/ Krimi makabër më 31 korrik 1948
Dossier

“Lilo Zeneli mbante në duar nji gjenerator të ngjashëm me nji mulli bloje orizi, kurse Xhemal Selimi, rrotullonte rreth veshëve të mij fijet e korrentit…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit, për torturat në hetuesi

May 9, 2025
“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit
Dossier

“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit

May 9, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Edhe pas goditjeve me dru që më bënte hetuesi Siri Çarçani në kokë e trup, duke më la në gjak, po u mbajsha në këmbë, por kur ai kapi një dru të ndezur nga stufa…”!/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 8, 2025
Next Post
“Populli shfaqi dëshirën për ndryshime me themel, por zgjedhjet e bëra nën frikën e qeverisë dhe me hijen e vrasjeve, më detyrojnë që …”/ Viti 1923, kur Faik Konica dha dorëheqjen për parregullsitë në votime

“Populli shfaqi dëshirën për ndryshime me themel, por zgjedhjet e bëra nën frikën e qeverisë dhe me hijen e vrasjeve, më detyrojnë që ...”/ Viti 1923, kur Faik Konica dha dorëheqjen për parregullsitë në votime

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!