• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, May 9, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit

“Në Titograd një zheskan më pyeste për detyrat që më kishte dhënë Sigurimi, por kur i thashë se; mua m’u mbyt e gjithë familja në liqen, ai…”/ Dëshmia në hetuesi e Hamit Myrtos, për “problemet” me UDB-në
“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit
“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976

“Për të lehtësuar varkën prej ujit të shiut që binte, u hodha në liqen, por ishte natë e errët e, nuk i pashë më gruan e fëmijët…”! / Ngjarja tragjike e 1 shtatorit ’76, që tronditi Shkodrën dhe Malin e Zi

Nga Dashnor Kaloçi

Pjesa e nëntë

Memorie.al / Ka qenë mëngjesi i 1 shtatorit të vitit 1976, kur punëtorët e ndërmarrjes së Peshkimit që mbërritën të parët në vendin e tyre të punës që ndodhej në bregun e liqenit të Shkodrës afër fshatit Shirokë, konstatuan se çuditërisht aty mungonte roja e ndërmarrjes së atij sektori, si dhe dezhurni i zyrave, gjë e cila nuk kishte ndodhur kurrë më parë?! Kjo sepse, veç të tjerash, aty ndodhej edhe moli ku ishin ankoruar të gjitha varkat e peshkimit, që të lidhura me kavo çeliku dhe të kyçura me çelës, konsideroheshin si objekti i rëndësisë së veçantë e, ishin nën kontrollin e ruajtjen e dyfishtë, si nga ana e ndërmarrjes së peshkimit, ashtu dhe nga posta e Kufirit që ndodhej në fshatin Zogaj, ku ishte dhe kufiri shtetëror me Malin e Zi, asokohe pjesë e Republikës Federative të Jugosllavisë së Marshallit Tito.

Edhe pse vazhdonte të binte një shi të rrëmbyer dhe me shtrëngata, që kishte filluar që nga mesnata e kaluar, peshkatarët filluan të kërkonin rojën dhe dezhurnin e ndërmarrjes së tyre, duke i thirrur ata me emër, por më kot, se askush s’përgjigjej? Por pas pak, ata shtangën në vend dhe u tmerruan, kur vetëm pak metra larg magazinës së peshkut, panë të shtrirë në tokë dhe pa shenja jete, një kufomë…! Ishte roja 50 vjeçar, Fadil Rizaj, i cili prej disa vitesh shërbente në atë detyrë. Askush nuk guxoi ta prekte me dorë, pasi ai jo vetëm se ishte i gjakosur dhe me shenja të dukshme në kokë e në trup, por duart i kishte të lidhur me litar nga prapa trupit dhe gjithashtu edhe organet e frymëmarrjes, të lidhura me një leckë pas kokës…! Çka nënkuptonte qartë, se atë e kishin vrarë…!

Gjithashtu mund të lexoni

“Edhe pas goditjeve me dru që më bënte hetuesi Siri Çarçani në kokë e trup, duke më la në gjak, po u mbajsha në këmbë, por kur ai kapi një dru të ndezur nga stufa…”!/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Fadil Rizai dha jetën në krye të detyrës prandaj ai të shpallet ‘Dëshmor i Ndërtimit të Socializmit’, ose t’i jepet një Medalje Trimërie, sepse dhe si familje…”/ Letra për Degën e Brendshme të Shkodrës

Pas asaj skene tmerri, disa nga peshkatarët vrapuan për tek zyrat për të telefonuar shefat e ndërmarrjes së tyre dhe Degën e Brendshme gjithashtu, por linja telefonike ishte e këputur dhe lidhja me Shkodrën nuk mund të realizohej…! Ndërkohë nga kontrollet e tjera për të gjetur dezhurnin e ndërmarrjes, u konstatua gjithashtu, se në molon në breg të liqenit, mungonte njëra nga lundrat, (varkat e peshkimit), pikërisht ajo që njihej si; “Lundra e Shëndetësisë”, si dhe kasaforta që mbante çelësat e tyre, ishte e thyer me levë!

Ndërkaq ishte dhënë alarmi dhe aty ja bëhen disa nga efektivët dhe shefat kryesorë të Degës së Punëve të Brendshme të Shkodrës, të cilët konstatuan menjëherë, se jo vetëm se kishin të bënin me një krim të rëndë, por edhe me një arratisje me varkë nëpërmjet liqenit, gjë e cila veç të tjerash, do e rëndonte edhe pozitën e tyre para eprorëve në ministrinë e Punëve të Brendshme në Tiranë. Ndërkaq lajmi mori dhenë dhe grupi hetimor me ekspertët përkatës filloi menjëherë nga puna, për zbulimin e krimit që kishte ndodhur dhe zbardhjen e gjithë asaj ngjarje, që disa ditë më pas do trondiste jo vetëm qytetin e rrethin e Shkodrës, por gjithashtu edhe Tivarin, Titogradin dhe Ulqinin në Malin e Zi!

Po ç’kishte ndodhur në të vërtetë, kush dhe pse e kishin vrarë rojën e Peshkimit Fadil Rizaja? Sa veta ishin arratisur dhe çfarë kishte ndodhur në mesnatën e 31 gushtit, duke u gdhirë 1 shtatori 1976, teksa binte një shi i dendur dhe me gjëmime e shtrëngata, që thuhej se nuk mbahej mënd ndonjëherë, edhe nga banorët më të moshuar të atyre anëve? Përse disa trupa të pajetë u gjetën në bregun e liqenit në pjesën jugosllave dhe një kufomë tjetër në anën tonë të kufirit, në afërsi të postës së kufirit në fshatin Zogaj? Si mundi të dilte me not në në pjesën e liqenit që i takonte kufirit të Republikës Federative të Jugosllavisë, autori kryesor i asaj arratisje, në atë natë të errët me shi, dallgë dhe stuhi?

Kush ishte Hamit Arif Myrto dhe çfarë u tha ai fillimisht banorëve të asaj zone, kur e panë në rrugicat e fshatit të tyre krejt të zhveshur, si dhe organeve kompetente jugosllave, lidhur me arsyet e arratisjes? Për çfarë e pyesnin Hamitin organet e UDB-së gjatë procesit hetimor në disa zyra të veçanta në Tivar, Titograd dhe Ulqin, ku e dërgonin duke i ndërruar shpesh vendin, “shokët” e qelisë dhe hetuesit që e merrnin në pyetje? Çfarë ju deponoi ai kur e pyesnin për bazat e repartet ushtarake, repartin e raketave e tjera instalime që ndodheshin asokohe në në rrethin e Shkodrës, si dhe traktet që ishin hedhur ato ditë në atë qytet, kundra Partisë së Punës dhe Enver Hoxhës?

Çfarë ju tha Hamiti organeve të UDB-së, lidhur me kunatin e tij, ministër në qeverinë e kryesuar nga Mehmet Shehu, e gjithashtu një nga njerëzit më të afërt të diktatorit Enver Hoxha, i cili qëndroi në atë detyrë deri në shembjen e regjimit komunist? Kush ishte “fotografi” nga Shkodra që ishte arratisur para disa vitesh në Jugosllavi dhe përse të gjithë hetuesit e pyesnin Hamitin, pikërisht për atë person? Përse autoritetet jugosllave të UDB-së vendosën dhe e kthyen Hamit Myrton në Shqipëri, duke ua dorëzuar organeve të Sigurimit të Shtetit Shqiptar, edhe pse ata ishin të bindur, se atë nuk e kishin dërguar me mision sekret?

Çfarë deponoi Hamiti gjatë procesit hetimor, si për arsyet që e kishin detyruar të ndërmerrte atë aventurë të rrezikshme e, gjithashtu të gjitha ato çka ai kishte treguar para UDB-së? Çfarë shkruante Hamiti në letrën drejtuar Enver Hoxhës për ministrin e Mbrojtjes Beqir Balluku dhe si u bë e mundur gjetja e asaj letre në shtëpinë e tij në Shkodër? Çfarë deponuan gjatë procesit hetimor familjarët e Hamitit, të afërmit, fqinjët, shokët e punës, brigadieri, drejtori i ndërmarrjes së Peshkimit, kryetari i Këshillit Popullor të Lagjes “Partizani” ku ai banonte, e të tjerë persona që u thirrëm për të dëshmuar ndaj tij, në vjeshtën e vitit 1976?

Përse gjyqi ndaj Hamit Myrtos u zhvillua në fshatin Shirokë, sa u dënua ai nga Gjykata e rrethit të Shkodrës, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë dhe përse Presidiumi Kuvendit Popullor, la në fuqi vendimet e tyre, për dënimin e tij me vdekje (me varje në litar) edhe pas asaj tragjedia të tmerrshme që i kishte ndodhur atij; ku humbi të gjithë familjen? Cilat ishin fjalët e fundit që Hamiti tha para skuadrës së pushkatimit dhe përse edhe sot e kësaj dite, nuk është gjetur ende varri i tij, ashtu si dhe të bashkëshortes dhe dy djemve të tyre, që ndodhen në anën tjetër të kufirit, në Malin e Zi?!

Lidhur me këto dhe të tjera nga ajo ngjarje nga më të rëndat e tragjiket që ka përjetuar rrethi i Shkodrës në ato vite dhe Mali i Zi gjithashtu, na njohin dokumentet arkivore të dosjes voluminoze përkatëse që ka siguruar Memorie.al, të cilat po i botojmë në disa numra (me faksimilet dhe fotot përkatëse), me qëllimin e vetëm, për të zbardhur dhe për të bërë të njohur krimet monstruoze të ndodhura në atë kohë, ku shqiptarët, për t’i shpëtuar ferrit komunist, detyroheshin të ndërmerrnin aventura nga më të rrezikshmet drejt kufirit shtetëror, ashtu si personazhi kryesor i kësaj ngjarje, Hamit Arif Myrtja!

                                                          Vijon nga numri i kaluar

DOKUMENTI ARKIVOR ME PROCES-VERBALIN E MARRJES NË PYETJE TË DËSHMITARIT HAXHI SEIT MIRAKU, NGA ANA E HETUESIT TË DEGËS SË BRENDSHME TË SHKODRËS, JAKE TEFIKU                  

                                                                 PROCES-VERBAL

                                                          (I pyetjes së dëshmitarit)

Sot, më datën 1 Shtator 1976, në qytetin Shkodër, unë hetuesi i Degës së Punëve të Brendshme, Jake Tefiku, mora në pyetje si dëshmitar Haxhi Seit Miraku, e datëlindjes 1923, me arsim 7-vjeçar, vend-banimi “Skënderbeg”, Rruga “Tregtari”, nr. 112 Shkodër, detyra roje, anëtar partie, i pa dënuar, Nr. Letërnjoftimit, u identifikue.

Hetuesi më paralajmëroi për përgjegjësi penale në bazë të nenit 220 të Kodit Penal, për dëshmie të rreme.

Haxhi Miraku

Në lidhje me çështjen mund të them si më poshtë:

Më datën 31.9.1976, në sahati 14.00, unë kam marrë detyrën e rojës, në Peshkim, kurse dezhurn ishte Kolec Filipi dhe qëndroj deri në sahatin 20.00 dhe u largua se ankonte se ishte sëmurë, pa ja dorëzuar shërbimin dezhurnit tjetër. Kurse unë qëndrova me Hamzain deri në sahati 21.50, që në këtë kohë erdhi roja tjetër Fadil Rizai, ja dhashë dorëzimet Fadilit, ashtu siç është rregulli dhe unë së bashku me punëtorin e avullit, Hamzain, brigadierin dhe rojën e dinamitit, Nezir Jonuzi, u nisëm për në shtëpi, hipur në biçikletë.

Deri sa unë kam shkuar në shtëpi, Hamit Myrton nuk e kam parë rrugës, që të vinte të merrte dezhurnin. Unë mësova nga brigadieri, Qazim Ulkonja, se dezhurnin do ta merrte Hamit Myrtoja, megjithëse në radhë e kishte vetë Qazimi. Qazimin e kam takuar rreth sahatit 18.00, në rrugë këtu, para Peshkimit, që ishte me një mikun e tij. Qazimi më tha se; radhën e kam unë, por unë do të shkoj diku dhe në këmbën time, do të vij Hamit Arif Myrtja. Në mëngjesin e datës 1.9.1976, rreth sahatit 6.00, kam ardhur për të marrë shërbimin, përsëri në Peshkim. Kërkova rojën dhe dezhurnin dhe nuk po i gjeja, shkova tek vendi i rojës dhe dezhurnit, hapa derën që ishte e mbyllur, pashë dhe brenda, nuk kishte njeri, dola vërdallë dhe po i kërkoja, por nuk i gjeta.

Menjëherë shkova tek lundrat, i numërova dhe konstatova se më mungonte një lundër. Bërtita në emër të rojës e dezhurnit, por askush nuk m’u përgjigj. Atëhere shkova të telefonoja për zhdukjen e dezhurnit dhe rojës, aty konstatova se telefonit i kishin këputur (prerë), fillin e lidhjes së tij. Në dhomën e rojeve mungonte dysheku i dezhurnit, mungonte pushka e rojës dhe fishekët, arka e mbajtjes së çelësave të lundrave, të thyer dhe të marrë çelësat. Në vazhdim në shkallët e molos, gjeta një çantë inkeliti e zezë me sende brenda, pashë se në afërsi të lundrave gjeta dhe pashë një darë të reja përtokë.

Pashë në afërsi të godinës një çekiç të cilin e shikova dhe e lëviza, mbrëmë ky çekiç nuk ka qenë aty dhe jam i sigurt. Në anën e shkallëve para vendit të rojës, ishte 1 metër e më tepër, si litar nga ato të rrjetave, ngjyrë rozë që edhe këtë nuk e kisha lënë mbrëmë, dhe më bëri përshtypje se kjo copë rrjeti ishte e re, e papërdorur. Më vonë, në largësi 20-30 metër, nga punëtorët i gjet i vrarë roja Fadil Rizaj, me duar të lidhura prapa me atë rrjetë ngjyrë rozë që u shpjegova më sipër, e ngjashme plotësisht. Në gojë i kishin lidhur një beze të bardhë të qëndisur, deri prapa kokës, Kaq di rreth ngjarjes.

Pyetje: Kur erdhi roja Fadil të merrte detyrën, a kishte kapelë në kokë?

Përgjigje: Nuk e kujtoj dhe nuk e mbaj mënd ta kishte.

Proçesin e lexova dhe e nënshkruaj.

Dëshmitari                                                            Hetuesi

Haxhi Miruku                                                      Jake Tefiku

DOKUMENTI ARKIVOR ME PROCES-VERBALIN E MARRJES NË PYETJE TË DËSHMITARIT HAMZA RIZA BAZDARI, NGA ANA E HETUESIT TË DEGËS SË BRENDSHME TË SHKODRËS, JAKE TEFIKU 

                                                 PROCES-VERBAL

                                          (I pyetjes së dëshmitarit)

Sot, më datën 1 Shtator 1976, në Shkodër, (Shirokë), unë hetuesi i Degës së Punëve të Brendshme, Jake Tefiku, mora në pyetje si dëshmitar Hamza Riza Bazdari, e datëlindjes 1935, me arsim 7-vjeçar, vend-banimi “Liria”, Rruga “Tuneli”, nr. 82 Shkodër, detyra punëtor në Peshkim, pa parti, i pa dënuar, Nr. Letërnjoftimit, u identifikue.

Hetuesi më paralajmëroi për përgjegjësi penale në bazë të nenit 220 të Kodit Penal, për dëshmie të rreme.

Hamza Bazdari

Në lidhje me çështjen, mund të them si më poshtë:

Unë tash një muaj e gjysëm, punoj mbas dite në punishten e prodhimit të akullit. Më datën 31.8.1976, pasdite, ndërsa isha duke vazhduar punën si roje, orën 2 deri në 10 pasdite, po të kësaj date, ka qenë roje Haxhi Miruku, dezhurn Kolec Filip. Koleci rreth sahatit 9.00, asht larguar se u ankonte se ishte sëmurë. Mua nuk më zëvendësoi askurrkush. Kurse dezhurni, akoma kur u largova unë, nuk kishte ardhur, – roja Fadil Rizaja kishte ardhur dhe e pashë që shkoj e mori pushkën në armaturë dhe mori në dorëzim detyrën nga roja tjetër.

Unë e Haxhiu u larguam duke lënë vetëm Fadil Rizanë, si roje. Deri në kohën që neve u larguam, Hamit Myrtja nuk kishte ardhur. Me Haxhiun unë shkova deri në afërsi të Fabrikës së Miellit dhe pastaj jemi ndarë. Rrugës ne Hamitin nuk e kemi ndeshë. Të dy, si unë dhe Haxhiu, kena kenë me biçikletë. Fadili ka ardhur para orës 22, por se sa nuk mund të them.

Procesin e lexova dhe e nënshkrova.

Dëshmitari                                                                       Hetuesi

Hamza Bezdari                                                                Jake Tefiku

DOKUMENTI ARKIVOR ME PROCES-VERBALIN E MARRJES NË PYETJE TË DËSHMITARIT AVDULLA TESHAT SPAHIU, NGA ANA E HETUESIT TË DEGËS SË BRENDSHME TË SHKODRËS, JAKE TEFIKU 

                                                                PROCES-VERBAL

                                                       (I pyetjes së dëshmitarit)

Sot, më datën 4.9.1976, në Zogaj, unë hetuesi i Degës së Punëve të Brendshme, Jake Tefiku, mora në pyetje si dëshmitar Avdulla Teshat Spahiu, i datëlindjes 1953, me arsim të mesëm, vend-banimi ushtar, detyra ushtar, A.B.R.P.SH., i pa dënuar, Nr. Letërnjoftimit, u identifikue, marrëdhënia me të dënuarin, Indiferent

Hetuesi më paralajmëroi për përgjegjësi penale në bazë të nenit 220 të Kodit Penal, për dëshmie të rreme.

Avdulla Spahiu

Në lidhje me çështjen, mund të them si më poshtë:

Në ora 10 e 10 të datës 4.9.1976, isha me shërbim në afërsi të postës kufitare Zogaj, pashë diçka të zezë anës liqenit, bisedova me shokët e mi ushtarë, Petrit Zhupa dhe Bardhyl Karaulli, dhe menjëherë shkuam në anë të liqenit. Kur u afruam, pamë se ishte vajzë e mitur, të cilën e kapëm dhe e nxorëm në anë të liqenit, dhe e lidhëm me një tel dhe menjëherë vumë në dijeni komandën. Vajza e mbytur ishte veshur me një triko të kuqe me viza, një triko jeshile si në bojë qielli, këmishë të bardhë, mbathje të bardha, sandale bezhë, me çorape të bardha.

Procesin e lexova dhe e nënshkruaj.

Dëshmitari                                                                   Hetuesi   

Abdulla Spahiu                                                          Jake Tefiku

DOKUMENTI ARKIVOR ME PROCES-VERBALIN E MARRJES NË PYETJE TË DËSHMITARIT QAZIM BRAHIM ULKONJA, NGA ANA E HETUESIT TË DEGËS SË BRENDSHME TË SHKODRËS, JAKE TEFIKU 

                                                         PROCES-VERBAL

                                                  (I pyetjes së dëshmitarit)

Sot, më datën 1.9.1976, në Shirokë, unë hetuesi i Degës së Punëve të Brendshme, Jake Tefiku, mora në pyetje si dëshmitar Qazim Brahim Ulkonja, e datëlindjes 1940, me arsim 7-vjeçar, vend-banimi Shirokë, detyra brigadier në Peshkim, pa Parti, i pa dënuar, Nr. Letërnjoftimit, Identifikue.

Hetuesi më paralajmëroi për përgjegjësi penale në bazë të nenit 220 të Kodit Penal, për dëshmie të rreme.

Qazim Ulkonja

Në lidhje me çështjen mund të them si më poshtë:

Unë jam brigadier në Peshkim prej vitesh. Më datën 31.8.1976, unë isha duke punuar në Dajlan së bashku me shokët e tjerë peshkatarë, në brigadën time ishte si peshkatar edhe Hamit Arif Myrtja dhe në bisedë me të më tha: Kisha ndërmend me ardhë me të thënë se, të bëja dezhurnin një natë më përpara, me qenë se kam një nevojë familjare. Unë i thashë se sonte jam unë dezhurn, ay më tha; a ban me ndenj unë sot dezhurn në zyrat e drejtorisë? I thashë se rri sot (fjala për mbramë) dhe e shikojmë mbrapa punën e lejes.

Dezhurnin në drejtorinë e ndërmarrjes e kemi ndërtuar me brigade dhe brigadieri cakton një nga anëtarët e saja për çdo herë. Punën e ka lënë në sahati 2.00, deri në 2 e 30 dhe nuk jam parë më me të. Hamiti ka zëvendësuar Kolec Hublina. Hamiti e ka pasë dehurin për në ora 22.00 të datës së djeshme, për të marrë detyrën. Unë nuk di se çfarë ndodhi më tej me të, shkoi apo jo në punë? Sot Hamiti nuk asht paraqitur në punë! Hamiti, qoftë me mue si brigadier, qoftë dhe me shokët e brigadës, nuk ka pasë asnjë shqetësim. Ky banon në qytet, në Shkodër.

Procesin e lexova dhe e nënshkrova.

Dëshmitari                                                                 Hetuesi

Qazim Ulkonja                                                        Jake Tefiku

 U ri pyet dëshmitari Qazim Ulkonja dhe tha: Në bisedë me Hamitin, përveç atyre që kam deklaruar në procesin e parë të ditës, duam të them dhe këtë: Hamiti më tha se kishte qejf të bënte dezhurnin dhe për këtë kërkonte një ditë pushim, se sipas tij, kishte nevoja familjare, unë i thashë; mirë, bëje dezhurnin, për leje do të shikojmë më vonë, dhe nesër, për ditën e sotme, të dalësh në punë. Ay nuk ka pas asnjë shqetësim dhe asnjë ndryshim të pamjes së jashtme. Pas ditë të ditës së djeshme dhe rreth sahatit 18, kam shkue në qendrën e Peshkimit dhe ka çue çelësin e lundrës nr. 92, duke e hedhur në kasafortë dhe kam ikur në shtëpi. Aty jam takuar me Haxhi Mirukun dhe Hamza Bezdarin.

Kur kemi dalë prej pune, deri te ura e Bunës, kemi ardh së bashku me Hamitin vetëm ne të dy, aty ay është ndarë dhe ka shkuar në drejtim të qytetit Shkodër me biçikletën e tij, kurse unë kam shkue deri në Peshkim, për të blerë një kg. peshk. Më nuk e kam takuar. Kur kemi dalë prej pune, kishte veshur një palë pantallona kadife, si të zeza në blu në gjendje të mirë, kurse xhaketë si stof vendi në të bardhë. Nuk kishte veshur çizme po këpucë, për ngjyrën nuk më kujtohet, kishte me vete një çadër pa dorezë. Për sa i takon viktimës, unë di të them se ne peshkatarët, kena shkue në mënyrë të shkëlqyer, ay ka qenë njëri shumë i sjellshëm dhe i edukue, njeri që nuk ngatërrohej as me kërkënd. Tjetër gjë nuk di, sa thashë mbaj përgjegjësi dhe pasi i lexova, i nënshkrova.

Dëshmitari                                                                  Hetuesi

Qazim Ulkonja                                                          Jake Tefiku

DOKUMENTI ARKIVOR ME PROCES-VERBALIN E MARRJES NË PYETJE TË DËSHMITARIT BUKURIE XHEMAL XHAFERI, NGA ANA E HETUESIT TË DEGËS SË BRENDSHME TË SHKODRËS, JAKE TEFIKU 

                                                               PROCES-VERBAL

                                                       (I pyetjes së dëshmitarit)

Sot, më datën 9.10.1976, në qytetin Shkodër, unë hetuesi i Degës së Punëve të Brendshme, Jake Tefiku, mora në pyetje si dëshmitar Bukuri Xhemal Xhaferi, e datëlindjes 1957, me arsim 7-vjeçar, vend-banimi lagja “Partizani”, Rruga “Lek Dukagjini”, nr. 113 Shkodër, detyra punëtore në Metalike, A.B.R.P.SH., e pa dënuar, Nr. Letërnjoftimit, Identifikue, marrëdhënia me të pandehurin, kunat.

Hetuesi më paralajmëroi për përgjegjësi penale në bazë të nenit 220 të Kodit Penal, për dëshmie të rreme.

Bukuri Seferi

Në lidhje me çështjen mund të them si më poshtë:

Unë Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës. Me të kena shkue vazhdimisht mirë, nuk kena pas asnjë idhnim me të. Kujtoj ditën që ata kanë dal prej shtëpie, datën nuk e mbaj mënd, unë vetë nuk i kam parë dhe nuk jam takuar. Isha te një shoqe që ka komshi për të marrë një punë dore. Aty kam qëndruar disa orë, ajo më ftoi që të ndalesha, se në mbrëmje kishte nji film, i thashë se kam televizorin e motrës sime, Hasije dhe do shkoj aty.

Kur dola prej shtëpie pasdite, motrën e lashë në shtëpinë e saj, d.m.th., Hasijen. Kur vajta në shtëpinë e Bukuries për të parë filmin, gjeta kyçur derën. Pyeta motrën time dhe ajo më tha se kanë shkuar për darkë tek ilakaja së bashku me fëmijët dhe Hamitin. Unë shkova në shtëpinë time. Kështu që nuk jam takuar as me Hamitin dhe as me motrën time, Hasijen, në kohën që ato kanë dalë prej shtëpie. Atë natë dhe prej asaj ditë u zhdukën dhe nuk erdhën më në shtëpi.

Procesin e lexova dhe e nënshkrova. Memorie.al

Dëshmitari                                  I pranishëm                           Hetuesi

Bukurie Seferi                            Ndue Gjini                          Jake Tefiku                    

                                                Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Jam i bindur, se figura e Hysni Lepenicës, do t’i bëjë ballë me dinjitet gjykimit të historisë e, do të lexohet me ëndje, pasi...”/ Refleksionet e ish-ministrit, studiuesit dhe deputetit të njohur

Artikuj të ngjashëm

“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Edhe pas goditjeve me dru që më bënte hetuesi Siri Çarçani në kokë e trup, duke më la në gjak, po u mbajsha në këmbë, por kur ai kapi një dru të ndezur nga stufa…”!/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 8, 2025
“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
Dossier

“Fadil Rizai dha jetën në krye të detyrës prandaj ai të shpallet ‘Dëshmor i Ndërtimit të Socializmit’, ose t’i jepet një Medalje Trimërie, sepse dhe si familje…”/ Letra për Degën e Brendshme të Shkodrës

May 9, 2025
“Nga Shaska, Kokoshi, Vranari, Lepenica, te Leskaj, Gjikuria, etj.,…”/ Dokumenti sekret i vitit 1960, ku Komiteti Ekzekutiv i Vlorës shpallte 84 familje kulake nga qyteti e dhjetëra të tjera nga fshatrat
Dossier

“Nga Shaska, Kokoshi, Vranari, Lepenica, te Leskaj, Gjikuria, etj.,…”/ Dokumenti sekret i vitit 1960, ku Komiteti Ekzekutiv i Vlorës shpallte 84 familje kulake nga qyteti e dhjetëra të tjera nga fshatrat

May 8, 2025
“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
Dossier

“Kam 6 vjet gruan pa punë, jetoj me 1 mijë lekë të vjetra në muaj, jetë fukarenjsh, prandaj të tradhtuen shokët e tu, Beqir Balluku me Petrit Dume e Parllakun, se…”/ Letra e Hamit Myrtja për Enver Hoxhën

May 8, 2025
“Gjyqi ndaj inxhinierëve të kënetës së Maliqit, ishte edhe një mjet propaganda, për të justifikuar dështimet dhe vështirësitë që regjimi komunist…”/ Refleksionet e studiueses së njohur
Dossier

“Para pushkatimit, kur Zyrika Mano i tha të shoqit Vasilit; do ri shihemi në qiell, ndërhyri prokurori kriminel Nevzat Haznedari, duke i thënë…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit të kampit politik të Vloçishtit

May 6, 2025
“Në Titograd një zheskan më pyeste për detyrat që më kishte dhënë Sigurimi, por kur i thashë se; mua m’u mbyt e gjithë familja në liqen, ai…”/ Dëshmia në hetuesi e Hamit Myrtos, për “problemet” me UDB-në
Dossier

“Në Titograd një zheskan më pyeste për detyrat që më kishte dhënë Sigurimi, por kur i thashë se; mua m’u mbyt e gjithë familja në liqen, ai…”/ Dëshmia në hetuesi e Hamit Myrtos, për “problemet” me UDB-në

May 8, 2025

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!