• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, June 25, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Jam i bindur, se figura e Hysni Lepenicës, do t’i bëjë ballë me dinjitet gjykimit të historisë e, do të lexohet me ëndje, pasi…”/ Refleksionet e ish-ministrit, studiuesit dhe deputetit të njohur

“Nga Shaska, Kokoshi, Vranari, Lepenica, te Leskaj, Gjikuria, etj.,…”/ Dokumenti sekret i vitit 1960, ku Komiteti Ekzekutiv i Vlorës shpallte 84 familje kulake nga qyteti e dhjetëra të tjera nga fshatrat
“Jam i bindur, se figura e Hysni Lepenicës, do t’i bëjë ballë me dinjitet gjykimit të historisë e, do të lexohet me ëndje, pasi…”/ Refleksionet e ish-ministrit, studiuesit dhe deputetit të njohur
“Gjatë regjimit komunist, të gjitha luftërat dhe trimëritë që kishte treguar në beteja kundër italianëve, xhaxhi im, Hysni Lepenica, ja ‘faturonin’ Hysni Kapos, pasi…”/ Dëshmia e nipit të nacionalistit të njohur vlonjat
“Kur filloi shfaqja dhe në skenë doli ‘Dhimitri’ me ‘Olimbinë’, që salla i shikonte me admirim, në galerinë qëndrore u dëgjua zëri Demirit, sekretarit të Partisë…”/ Historia e trishtë e “familjes reaksionare”!
Kur qeveria e Mbretit Zog promovonte turizmin kulturor në Francë/ Gazetat ‘Le Courrier de la Manche’ dhe ‘L’ Ouest-Éclair’, pasqyronin resurset e mëdha që ofronte Shqipëria

Nga Bujar LESKAJ

Memorie.al / Më 14 shtator 1943, në moshën 43 vjeçare, ra duke luftuar kundër fashizmit, në Gërhot të Gjirokastrës Hysni Lepenica. Hysni Lepenica (1900- 1943), ishte komandant dhe udhëheqës i rendësishëm i Luftës Antifashiste, firmëtar i Marrëveshjes së Mukjes, 1 – 2 gusht 1943, anëtar i “Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë”, komitet që doli nga kjo Marrëveshje, Komandant i Përgjithshëm i Fuqive të ‘Ballit Kombëtar’, për Jugun e Shqipërisë, ‘Dëshmor i Atdheut’, dekoruar pas vitit 1990 nga presidenti Sali Berisha, presidenti Alfred Moisiu dhe nga presidenti Bujar Nishani me medaljen e lartë; ”Nder i Kombit Shqiptar”

Hysni Lepenica ishte njeri me ndjenja të thella atdhetare, ndjenja që i shndërroi në vepra, duke i falur atdheut edhe jetën e tij. Ai ishte një prijës që e ndiqte pas masa e madhe e popullit, kryesisht e fshatarësisë, pasi fshatarësia ka mbajtur peshën më të madhe të asaj lufte. Si personazh historik Hysni Lepenica është një demokrat republikan, kundër Mbretërisë, antizogist, antifashist i betuar, antikomunist i bindur, duke dëshmuar karakterin e tij burrëror, për të mbrojtur deri në frymën e fundit bindjet e tij dhe idealin demokratik.

Hysni Lepenica ishte atdhetar dhe politikan vizionar, ai braktisi shpejt idetë komuniste, kundërshtoi vendosjen e yllit në kapele dhe kundërshtoi bashkëpunimin me serbo-malazest duke akuzuar Partinë Komuniste se ishin nën komandën e serbëve. Hysni Lepenica ishte produkt i rrethanave historike të një kohe që kërkonte heronj dhe ai ishte një hero. Madhështi e veprës së tij do u transmetohet brezave të ardhshëm.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur e pyeti shërbëtorin e ambasadës britanike, Qazim Kukeli, se ç’mund të bënte për të, ai i tha; asgjë, vetëm fol mirë për Shqipërinë…”! / Historia e rrallë Aubrey Herbert, mikut më të madh të shqiptarëve

“Fishta, Mjeda, Gurakuqi e Logoreci, i dërguen një telegram jezuitëve, për vendimin e alfabetit, madje Fishta, i shprehu konsullit austriak për Mjedën…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

Lindi rrojti dhe vdiq duke u sakrifikuar për lirinë e popullit të tij. Në çdo çast të jetës së tij kur rrezikohej atdheu ai u tregua ushtar i denjë i vendit të tij, duke u kthyer në simbol të lirisë. Që 20 vjeç djalë krejt jetën e tij e kaloi me armë në dorë dhe nëpër burgje për interesa të larta të atdheut të tij. Hysni Lepenica ishte një luftëtar lirie, që dashurinë për atdheun e shndërroi në vepra, në beteja të shumta kundër pushtuesit të vendit të tij. Ai ishte për luftë dhe luftoi deri në fund kundër pushtuesit të huaj.

Gjatë luftës Antifashiste ai do merrte pjesë ose do të komandonte më shumë se 16 beteja, me shumë se kushdo tjetër. Isuf Luzi thotë se; ishte trim që luftonte në këmbë. Hysni Lepenica punoi dhe luftoi deri në fund të jetës, për marrëveshje e bashkëpunim me Frontin Nacionalçlirimtar. Hysni Lepenica i përkiste grupit të të rinjve të shkolluar në Europë, si Safet Butka, Abas Ermenji, Zef Pali, Vasil Andoni, Skënder Muço e të tjerë, të cilët ishin për luftë pa kompromis me pushtuesin

Dimensioni human i Hysni Lepenicës u tregua gjatë luftës sidomos në sjelljen ndaj robërve të luftës. Hysni Lepenica i përkiste rrymës republikane, sipas të cilit “Nuk ka zgjidhje me kollona me ushtarë, por me kamionë me kallmoq” (Branko Merxhani (1894-1981). Si politikan vizionar ai do të jetë nismëtar i themelimit të Partisë Socialdemokrate. Hysni Lepenica ishte krahu i armatosur i Ballit Kombëtar, që nuk kishte asnjë implikim me pushtuesin fashist. Eliminimi i tij mbyllte një problem të madh në planin strategjik të Partisë Komuniste e cila po e shpinte popullin drejt luftës civile.

Vrasja e Hysni Lepenicës likujdoi krahun e armatosur të “Ballit Kombëtar” që ishte për luftë pa kompromis me pushtuesin e huaj. Rënia e Hysni Lepenicës e la “Ballin Kombëtar” pa komandant në Jug të Shqipërisë, për të vazhduar luftën dhe i hapi udhën Partisë Komuniste për pushtetin e ardhshëm që synonte me çdo mjet dhe me çdo kusht. Jam i bindur se figura e Hysni Lepenicës, do t’i bëjë ballë me dinjitet gjykimit të historisë e, do të lexohet me ëndje në librat e historisë.

Përfundimisht do të thoshim se Hysni Lepenica, me shërbimet që i solli vendit të tij të cilit i fali edhe jetën, ka fituar të drejtën për t’iu përjetësuar emëri në faqet e lavdishme të historisë së kombit tonë. Hysni Lepenicës i përket e ardhmja. Me jetën dhe veprën e plotë të Hysni Lepenicës, mund të njiheni më shumë nëpërmjet librave të studiuesit të historisë z. Enver Memishaj (Lepenica): “Hysni Lepenica, Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Ballit Kombëtar” dhe “Hysni Lepenica, vendi që zë në historinë e popullit shqiptar”. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Edhe pas goditjeve me dru që më bënte hetuesi Siri Çarçani në kokë e trup, duke më la në gjak, po u mbajsha në këmbë, por kur ai kapi një dru të ndezur nga stufa...”!/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

Next Post

“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie...”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit

Artikuj të ngjashëm

“Kur e pyeti shërbëtorin e ambasadës britanike, Qazim Kukeli, se ç’mund të bënte për të, ai i tha; asgjë, vetëm fol mirë për Shqipërinë…”! / Historia e rrallë Aubrey Herbert, mikut më të madh të shqiptarëve
Personazh

June 24, 2025
“Fishta, Mjeda, Gurakuqi e Logoreci, i dërguen një telegram jezuitëve, për vendimin e alfabetit, madje Fishta, i shprehu konsullit austriak për Mjedën…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Personazh

“Fishta, Mjeda, Gurakuqi e Logoreci, i dërguen një telegram jezuitëve, për vendimin e alfabetit, madje Fishta, i shprehu konsullit austriak për Mjedën…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

June 17, 2025
“S’na intereson, sa ka shkruar Lenini, por çka bërë ai për Shqipërinë dhe…”/ Historia e panjohur e deputetit rebel, pjesëmarrës në Revolucionin e Tetorit, që anatemohej si aventurier, se s’martohej dhe Enveri e dënoi me vdekje
Personazh

“Ishte Enver Hoxha në krye të PKSH-së, që mallkoi ‘Mukjen’, që heshti për masakrën e Tivarit, që çoi repartet partizane për…”/ Refleksione rreth librit ‘Ideali i papërfunduar kombëtar’ të Hysni Shaqirit

June 14, 2025
“Kur Boçi na dha lajmin; vdiq Enver Hoxha, kalova përball disa burrave ku ishte edhe i plotfuqishmi i zonës dhe u futa në shtëpi, ku i thashë Gimit; Ngordhi, ngordhi, por ai…”/ Kujtimet e Liri Lubonjës   

June 12, 2025
“Kur shkova në Spaç dhe mu shfaq Fatosi, ashtu i qethur zero, me ato rrobat e shëmtuara të burgut, u ngashëreva dhe isha gati të shpërtheja në lot, por ai më tha…”/ Kujtimet e Liri Lubonjës
Personazh

“Kur shkova në Spaç dhe mu shfaq Fatosi, ashtu i qethur zero, me ato rrobat e shëmtuara të burgut, u ngashëreva dhe isha gati të shpërtheja në lot, por ai më tha…”/ Kujtimet e Liri Lubonjës

June 11, 2025
“Nikollë Marka Toma, duke i dëgjuar për vuajtjet e familjes së vet, i armatosur mirë, hyri në kufirin e Shqipërisë, në Selcë dhe shkoi te shtëpia e tij, ku…”/ Historia e panjohur e bajraktarit të Kelmendit

June 9, 2025
Next Post
“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit

“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie...”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme