• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, May 9, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime

“Me Ruzhdi Çobën, profesorin tonë, ishin edhe ish-nxanësit e Harry Fultz, që u akuzojshin për spiunazh në shërbim të C.I.A.-s, si Xh. Baci, L. Barbullushi, R. Baja dhe Q. Dervishi…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
“Sulço begu, natën për acar, doli i vetëm prej shtëpisë së nipit ku ishte fshehë, por fuqitë e lanë te porta e komunistit Ramiz Mustafa, ku nana e tij po komuniste, e…”/ Historia tragjike e mikut personal të Zogut
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
“Pas pushkatimeve për bombën në ambasadën sovjetike, kur Voroshillovi, në prani të Stalinit, i tha; ç’bën kështu, more Enver, i sose shqiptarët, 1 milion janë’, ai u përgjigj…”/ Dëshmia e Liri Belishovës

Nga Ahmet Bushati

Pjesa e njëzetenëntë

Memorie.al / Pas ndryshimit të flamurit në 1944 me shtimin e yllit komunist, Shkodra u transformua në një qendër rezistence kundër regjimit, duke paguar një çmim të lirë për traditën e saj të lirisë. Në prill të 1945, studentët e liceut, tashmë të ndjerë të tradhtuar nga premtimet e luftës, u mblodhën për të kundërshtuar terrorin e ri që burgoste dhe vriste njerëz të pafajshëm. Komunizmi e shndërroi Kosovën në një provincë të Jugosllavisë, ndërsa Shkodrën e dënoi për “fajin” e saj historik – qëndrimin e saj kundër pushtuesve. “Lëvizja e Postrribës” u bë mjet për të shtypur çdo kundërshtim, duke e çuar qytetin në një spirale vuajtjesh të papara: burgje, ekzekutime dhe shkatërrim i familjeve. Studentët e liceut, bashkë me qytetarë, u bënë simbol të rezistencës, ndërsa disa “të rinj komunistë” u shndërruan në vegla të Sigurimit të Shtetit, duke shkaktuar përjashtime nga shkollat dhe burgosje e internime.

Katër herë, Shkodra u ngrit në kryengritje të armatosura, por historia i harroi këto beteja. Libri shkruhet për të kujtuar të burgosurit e panumërt, të torturuarit dhe të vrarët, si dhe prindit që vuajtën në heshtje. Është një paralajmërim kundër diktaturës dhe një kërkesë që brezat e ardhshëm të mos harrojnë sakrificat e bëra për lirinë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Ende pa mbarue mirë fjalën Lilo Zeneli, që nuk u sillte keq me mue, prej mbrapa do të më vinte nji nga ato shuplakat e forta të Kasem Troshanit, i cili…/ ! Kujtimet e ish-të burgosurit politik

“Pasi më përjashtuan me ceremoni nga rinia para shkollës, u futa në klasë, ku Ferit Mandia, personifikimi i shpirtit ma të keq dhe i shëmtimit si njeri, drejtoi gishtin nga unë…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

                                              Vijon nga numri kaluar

                                               Në Gjurmët e një ditari

Shkodra në vitet e para nën komunizëm

Portën e birucës nr. 9, që binte nga ana e errët, e gjetëm gjysë të hapun dhe nji tetar me emnin Ismail e me gishta të cunguem të njenës dorë, sa pa hyë brenda, më tha ftoftë e premë: “Dorëzo çfarë të keshë me vete”! dhe unë mora prej xhepave nji stilograf ngjyrë gri, nji pesëlekësh metalik, – që ndonëse s’u blente asgja me të, unë e ruejsha q’prej disa ditësh – nji portofol pa gja brenda dhe nji fletë diktimi në rusisht që kishim zhvillue në klasë para disa ditësh e që profesoresha e mirë ruse, Nina Jevgenia, pikërisht në pushimin mes orës së parë e të dytë të asaj dite, na i kishte pasë kthye të korigjueme.

Tetari, ftohët e serioz në punën e tij, si me futi në birucë, i vu automatikisht shulin derës dhe u largue tue pasë harrue me më fikë dritën, kështu që unë, tue përfitue nga ai gabim i tij, nisa ta inspektoj atë birucë me përmasa rreth 2.2 x 1.4 m. e ndërkohë po mendojsha me trishtim për shumë njerëz të pafajshëm që duhet të kishin kalue nëpër të, e të kishte pasë ndoshta edhe jetë njerëzish që aty të ishin shue. Përshtypja e ime e parë, qe se ajo birucë po m’u dukte shumë e vogël e shumë e mbyllun për nji jetë njeriu dhe nji ndjenjë e ftoftë vetmie e braktisjet, sikur më foli se ajo birucë e asgja tjetër, do t’ishte fati im për kushedi sa kohë.

Dikur, ende pa qenë rritë mirë, na kishin pasë ba përshtypje e mallëngjye shumë burgjet e Silvio Pellicos, qelitë e gurta në romanin “Ura e Psherëtimave”, vetë heroi Tosca në filmin “La donna e mobile”. Heronj nga të “Lëvizjes për Pavarësi”, nga të “Lahutës së Malësisë”, “të ramët” gjatë luftës e mbrapa ata të “qëndresës ndër “male” e “Sigurim”, do të ishin ato modele të pandame të përfytyrimit tonë, që si të thuesh, do të shtrojshin rrugën nëpër të cilën do të ecshim edhe ne. Kështu pra, kur na qemë futë ndër burgje, më vete do të kishim marrë anët ma të mira nga sa deri atëhere na kishte pasë afrue jeta, e tashti të kishim radhën e provës për vete.

I burgosuni, i porsa ndodhun i vetëm brenda nji qelie të tillë, nisë menjëherë për të hetue me kureshtje mjedisin aty, – sado që shumë i vogël e i mbyllun krejt – tue kërkue me gjetë ndonji gjurmë jete të pararendësve të tij. Kështu mue, ma s’parit, do të më bante përshtypje pamja rranzë murit e nja tre-katër shkula flokësh njeriu, mbledhë si tub e përzie me pluhun të zbardhun suvaje, sa me zort me u dallue që të ishin flokë njeriu. Në sa mendime të trishtueshme që futet i burgosuni i ri në kontakt me gjurmë të këtilla jetësh!

Atij përnjëherë i shkon mendja se ata flokë mund të ishin të ndonjë të burgosuni të mbytun aty ndër tortura; ose flokë të nji tjetri, që i brengosun për familje, a pse t’mos kishte munde t’u qëndrojë torturave, t’i ishte dorëzue nji herë hetuesit, e mbrapa, i penduem e i vramë në ndërgjegje për atë gja, të kishte shkulë flokët e kresë. Të shkon mendja edhe për nji të burgosun që aty mund të ishte çmendë, si edhe për sa e sa raste të tjerë që nji i burgosun i ri, asht në gjendje të përfytyrojë!

Poshtë njenës faqe muri, dy iniciale P. P. të gdhenduna me kujdes, do të më bajshin me besue me dhimbje se mos t’ishin të dorës së të ndjerit avokat Paulin Palit, pushkatue pak ditë ma parë. S’pat kalue veç edhe pak kohë e unë u ndjeva i lodhun prej ngjarjeve të pazakonta të asaj dite të gjatë dhe u ula të pushoj aty mbi çimenton e zezë e me njolla të mëdha lagështine.

Dritën ma patën fikë shpejt dhe unë e pashë veten të zhytun edhe ma në heshtje e izolim, tue ba që orët e asaj mbas dreket, ndonëse të pakta, t’mos kalojshin kurrë. Sot nuk mund ta di se përse po u mendojsha ma shumë në atë kohë, por ndërkaq kujtoj shumë mirë përpjekjen që bajsha për të largue prej mendjes njerëzit e shtëpisë, si e vetmja gja që mund të më ligështonte vullnetin për qëndresë, sido që qëndrimi i babës i nji nate ma parë mbeste inkurajues për mue.

Pak mbasi edhe përjashta qe errë, papritmas ndigjova nji si zhurmë të mbytun, si të shurdhët, nji gja të papërcaktueme, ndoshta si t’ishte vrap i njerëzve që shpejtojnë në çorape, gja që u përsëriste vazhdimisht me intervale të shkurta. Heshtja e thellë që sundonte në atë burg, mungesa e nji za njeriu e nji çfarëdo shenj jete, të fuste ndër mendime nga ma të dyshimtat.

Kureshtja më shtyu që t’iu afrojsha derës së birucës, ku pashë se për fat, mes derës së paputhitun mirë me kasën e saj, u hapte nji si boshllëk i ngushtë e vertikal, nji hapsinë milimetrike drite që po më lejonte me shikue në korridor se si ai tetari me gishta të preme të njenës dorë, mbasi t’i vinte shulin derës së nji të burgosuni që kthehej nga W.C.-ja me nji bagal bosh në dorë, i hapte derën nji tjetri, që edhe ai me vrap e me bagal plot në dorë, u niste për në WC., e kështu me radhë, derisa në fund ai tetar hapi edhe derën time, tue më folë me t’egër:

“Hajt, shko në nevojtore”! dhe me që unë nuk po vrapojsha, më dha nji shtytje të lehtë në shpinë, gja që si i fyem që u ndjeva, më bani të kthej kryet mbrapa e për nji çast edhe të ndaloj, po kur pashë se ai tetar po mësynte i vendosun drejt meje, vazhdova edhe unë si ata që kisha pa prej vrimës në derë të birucës.

Atë natë, sikurse edhe disa ditë e netë tjera, hetuesi Siri Çarçani do të më thirte rregullisht dy herë në ditë e të më mbante gjatë në zyrën e tij, tue më kërcënue vazhdimisht me pasojat që do të kisha nëse nuk do të ndryshojsha mendje. Ai, si i dërguem nga ministria e Punëve të Brendshme, gëzonte shumë autoritet ndër punonjësit e tjerë të Degës. Qyshe ne ato dite të para, kam pasë rast të shikojsha se si ata punonjës injorantë e servilë të Sigurimit, në prani te tij, qëndrojshin te heshtun e pa largue nji here shikimin prej tij.

Kështu, p. sh., nëse ai me pamjen e tij të randë e pa i shikue në sy, do të kërkonte nji letër me shpresë që të fillonte proçes me mue ose cingare, në çast, prej ma shumë se nji drejtimi, ato do t’iu servirshin me nxitim mbi tavolinë. U manifestonte edhe në Sigurim ai kompleks inferioriteti që në atë kohë – siç kemi thanë – karakterizonte përgjithësisht komunistët shkodranë para atyne të jugut, për vetë besimin ma të madh që kishte Partia ndër ta.

E vërteta ka qenë se ai gjatë atyne ditëve nuk më pat prekë fare me dorë, por ditët e netët që unë po kalojsha i lidhun fort ndër pranga, pa ushqim e pa plaçka fjetjet, kur ishte edhe dimën, pa dyshim që duhet të ishin të urdhnit të tij, pa folë mandej për dinakërinë e arrogancën e tij, që gjithashtu do të ishin aq padurueshme. “Ta dish mirë, se edhe qumështin e nënës do të ta nxjerrim po s’fole”! do të më thonte disa herë gjatë atyne ditëve. Si patën kalue katër-pesë ditë e, ai përkohësisht hoqi dorë prej meje.

I çuditun prej sjelljes së tij përherë të ashpër me mue, me dhjeta e dhjeta herë do të kisha pyete veten seriozisht nëse ai njeri, ndonëse i ardhun në jetë me prirje të dukshme çnjerëzore, a thue të kishte mundësi dhe jashta asaj godine Sigurimi, pra me njerëzit e lirë, ai të kishte sjellje tjera, si përgjithësisht njerëzit mes tyne”? A të ketë grue ky njeri”? Po fëmijë a të ketë? Në se “po”, a do të dijë edhe ky, si gjithë njerëzit e tjerë, që t’u drejtohet me buzëqeshje e dashuni”?

Pyetjet që unë do t’i bajsha vetes, do të ishin nga ma të ndryshmet e naivet, dhe kush e di për të satën herë do të kisha mendue me vete: “Po shokë‚ a të ketë pasë ky njeri”? e gjithashtu, “ç’ta ketë shtye atë shok të tij me iu afrue këtij njeriu”?! etj., etj., pyetje që unë do t’i bajsha vetes sa herë që të kthejsha në birucë mbas nji seancë hetimi që të kisha pasë me të, te i cili, “njeriu dhe hetuesi”, ishin shkri në nji gja të vetme, që veç nji Sigurim kishte arrijtë me i gjetë e bashkue për t’ia përshtatë punëve të veta kriminale!

Qyshë në ditën e dytë mbas arrestimit tim, kur të dilsha për në W.C. do të shikojsha në fund të korridorit, nji nga ata dyshekët e trashë me lesh që ma kishin sjellë njerëzit e shtëpisë, por që të ma futshin mbrenda në qeli, do t’u dojshin me kalue edhe disa ditë tjera të mira. Po kështu, diku afër vendit të shërbimit të rojës, kisha vërejtë ditë për ditë nji goxha safertas të bardhë me etiketën “Ahmet Bushati” në te, i cili nuk do t’m’u lejonte për aq kohë sa edhe dysheku.

Gjatë dy javëve të para, si ushqim, do të më jepshin vetëm nji copë bukë të zezë në vakt dreke, shoque me nji safë të madhe uji të akullt. Dueret vazhdimisht në pranga e të shtërngueme fort. Për të fjetë, flejsha ashtu siç isha, me rrobat e shtatit, i mbledhun grusht aty mbi çimento e tue u dridhë pa pushim prej të ftofhtit të madh që kisha.

Vetë burgu, edhe pse i mbyllun e i varrosun si pjesë e nji skëterre të vërtete, nuk mund të thuhet se nuk ka fare jetë, jetë të paktë njerëzish të mbërthyem ndër biruca që ditë-natë mendohen me shqetësim për familjet e tyne, si edhe për fatin e jetës e të nderit të tyne të vumë në pikëpyetje prej torturash fizike e presionesh të shumta psikologjike që mbi ta ushtron pa ndërpremje nji hetues, sa injorant e i djallëzuem, aq edhe kriminel, i cili ka lidhë fatin e karrierës së tij me suksesin e punës së tij mbi viktimën qẽ i asht dhanë për ta hetue.

Për të burgosunin në hetim, edhe ideja e thirrjes atje nalt në zyrën e hetuesit, asht nji torturë e vërtetë. Hetuesi kërkon me kambëngulje që i burgosuni t’i pohoje ato akuza që i interesojnë qëllimit të nji proçesi të caktuem, gja për të cilën i burgosuni rrin e mendohet brenda në birucë, tue formulue përgiigje për çdo pyetje të mundshme të hetuesit.

Rastet, në vartësi të shkallës së torturave e të vetë karakterit të të burgosunit, ndryshojnë prej njenit të burgosun te tjetri, tue fillue prej atyne që do të rezistojshin derisa të mbetshin të vdekun ndër duer të hetuesve të tyne, e deri te ata që iu ishin bindë hetuesve të frikshëm qysh ditën e parë apo të dytë, e që kishin pranue me nënshkrue nji proçes me akuza nga ma të paqenat si për vete, ashtu edhe për shokë e miq të tyne. Natyrisht që atje do të kishte edhe nji kategori tjetër të burgosunish, që për t’mos u turpnue , do të kërkojshin edhe vdekjen, por në pamundësi me e realizue pa iu nënshtrue torturave, do të pranojshin me ba proçes nën diktimin e hetuesit.

Ndër ato ditë të para, prej atij boshllëku aty në derë, unë pashë e njoha Ruzhdi Çobën, profesorin që deri para dy muejsh na kishte dhanë histori. Aty u ndodhshin edhe ish-nxanësit e amerikanit Harry Fultz, që u akuzojshin për gjoja spiunazh në shërbim të C.I.A.-s, emnat e të cilëve unë do t’i mësojsha ma vonë, e që do të ishin: Xheladin Baci, Lec Barbullushi, Ruzhdi Baja, si dhe Qazim Dervishi, ish-mësuesi i im i fèminisë, të cilin unë nuk po e njifsha prej torturash që i kishin ba.

Aty edhe prifti italian, Patër Gardini, – me të cilin mbas dy vjetësh do të ishim në nji dhomë burgu e bashkë ma vone edhe në kamp – që në këtë kohë po e shikojsha të kalonte nëpër korridor vazhdimisht me krye të varun nga njena anë, si shenj ndoshta i rasenjacionit të tij priftnor. Aty edhe nji prift tjetër, mjaft i plakun, që ecte me ngadalë e kujdes me do hapa të vegjël si të nji fëmije, tue pasë qenë të mbaskohshme vuejtjet e burgut për të, si ndoshta mbi nandëdhjetë vjet moshë që mund të kishte në atë kohë. Edhe nji si hoxhë i veshun civil u ndodhte në atë kohë aty, nji i verbët me emnin Riza Mani, që ecte tue tundë kryet sa në nji anë aq në tjetrën.

Aty, të thirruna për sqarime të matejshme do t’u ndodhshin edhe të dënuemet Adile Boletini, Drita Kosturi, Agime Pipa e Terezina Pali. Mbas katër-pesë ditësh të para, nga biruca me numër 9, më kaluen në anën tjetër të korridorit, në birucën me numër 17, që binte gjithnji nga ana e errët. Ndërrimi i nji biruce me nji tjetër, asht gja e bezdisshme për të burgosunin e mësuem me cilëndo prej tyne që të kishte pasë ma parë. Në këtë birucë te dytë, nuk do të kisha ma atë hapsinë të ngushtë drite në dere si në birucën me nr. 9.

“Karantina” vazhdonte: i lidhun vazhdimisht ndër pranga, me vetëm nji copë buke të thatë që polici ma hidhte prej sportelit si qenit në kohë dreke e, gjithnjë edhe pa plaçka fjetjeje, gja që do të thonte me shkue gjithë kohën i rrasun për nji qoshe muri, tue u dridhë pa pushim prej nji të ftohti që më ishte futë deri në palcë.

Gjatë kësaj kohe rregullisht do t’u merrsha dy herë në ditë në pyetje prej nji hetuesi nga Dibra e Madhe me gradë nën-toger, i cili, tue i pasë besue duerve të mia të shtërngueme shumë prej prangash, urisë, të ftohtit të dimnit e të çimentos së lagët, si dhe dobësimit tim fizik gjithnjë e ma të madh, m’u dukte se priste prej nji ditë në tjetrën dorëzimin tim.

Janë të njohuna taktikat e hetuesit, që për të sigurue sa ma shumë hapsinë hetimi, s’të len as me vdekë, përderisa t’mos ketë marrë prej teje si i burgosun pohimet që ia don qëllimi i nji proçesi. Kështu, mbas rreth dy javësh në birucën e dytë, më zgjidhen duart për herë të parë e po për herë të parë me futën plaçkat e fjetjes, si dhe ushqimet, që më banë shumë përshtypje kur i pashë, me që ishin shumë si sasi dhe të nji standardi që në shtëpinë tonë i kishte tretë fara qysh tre vjet ma parë.

Prej nji dite në tjetrën, unë nisa ta marr veten, dhe hetuesi në përgjithësi do të më lente të qetë. Ditët ishin të ftohta, por me diell, gja që unë e kuptojsha prej korridorit që ishte ma i ndriçuem e që për refleks të të cilit, hynte fare pak dritë edhe në birucën time të errët. Ndër dite të tilla, t’i thomi “me dritë”, shtri siç do të qëndrojsha, me dhjeta e dhjeta here, do të numërojsha të gjashtëmbëdhjetë dërrasat e ngushta të tavanit të naltë mbi kryet tim, të vendosuna transversalisht mbi dy shina të gjana çeliku. Po aq herë në nji ditë të mirë, do të numrojsha edhe tre radhë katrorësh prej hekuri mbi derë, që duhet t’i shërbejshin birucës si dritare.

E diela, si ditë pushimi, u pasqyronte edhe në burgun tonë: nuk kishte lëvizje policësh e zakonisht as marrje në pyetje të burgosunish. Qetësia ma se e thellë, si prej vorri të vërtetë, sikur të mpinte çdo energji të brendshme.

Kështu në nji të dielë paradreke, kur s’po u ndigjonte asnji lëvizje e as edhe nji tingull brenda ose jashtë burgut tonë, papritmas shpërtheu nji za i trashë, burri që thirri fort e shpejt: “Allah, Allah, Allah”! për t’mos pushue për disa minuta me radhë, derisa ta nxirrshin prej birucës me frymët e tij të fundit, por pa u pasë marrë vesht at’here e as ma vone, se cili pat qenë ai burrë dhe nëse pat dekë apo jo?!

Po ma e çuditshmja gja e asaj dite, do t’ ishte sesi për nji kulm kontrasti, pikërisht në kohën që ai burrë iu luste Zotit në prag të vdekjes, për koinçidencë e si për ironi fati, diku në nji shtëpi aty afër me burgun tonë, do të ushtonte përnjëherë vallja e gëzueshme e shumë dasmorve, burra e gra bashkë, “Kanë ardhë krushqit me të marrë”!

Ishte kjo kohë që unë prej disa ditësh, sidomos natën, ndigjojsha rënkimet e nji të burgosuni, që me sa u kuptonte, u përpiqte me i përmbajte, por pa ia dalë plotësisht. Mbas ndonji dite, në timbrin e deformuem të zanit të tij, do të dallojsha Xhevatin e arrestuem, rreth tri javë para meje. Prita rastin kur roja t’ishte largue në skajin tjetër të korridorit, dhe mandej, me të shpejtë e pa e çue zanin, i thirra: “Xhevat, a je ti?” “Po”, – m’u përgjigj Xhevati.

“Ç’ka t’bajnë”? e pyeta përsëri dhe Xhevati nuk m’u përgjegjë e as u ndigjue ma, asjiherë ma. Ndoshta ndërhymja e ime e fyeu disi sedrën e tij delikate. Edhe unë për vete mbeta keq, shumë keq, prej mendimit se ndonëse pa dashje, mos ndoshta e pata lëndue sadopak atë shok timin të ngushtë, te forcat e të cilit unë do të vazhdojsha të kisha besim të patundun. Memorie.al

                                              Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në Titograd një zheskan më pyeste për detyrat që më kishte dhënë Sigurimi, por kur i thashë se; mua m’u mbyt e gjithë familja në liqen, ai...”/ Dëshmia në hetuesi e Hamit Myrtos, për “problemet” me UDB-në

Next Post

“Para pushkatimit, kur Zyrika Mano i tha të shoqit Vasilit; do ri shihemi në qiell, ndërhyri prokurori kriminel Nevzat Haznedari, duke i thënë...”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit të kampit politik të Vloçishtit

Artikuj të ngjashëm

“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Ende pa mbarue mirë fjalën Lilo Zeneli, që nuk u sillte keq me mue, prej mbrapa do të më vinte nji nga ato shuplakat e forta të Kasem Troshanit, i cili…/ ! Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 9, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Pasi më përjashtuan me ceremoni nga rinia para shkollës, u futa në klasë, ku Ferit Mandia, personifikimi i shpirtit ma të keq dhe i shëmtimit si njeri, drejtoi gishtin nga unë…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 9, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit

May 9, 2025
“Pas pushkatimeve për bombën në ambasadën sovjetike, kur Voroshillovi, në prani të Stalinit, i tha; ç’bën kështu, more Enver, i sose shqiptarët, 1 milion janë’, ai u përgjigj…”/ Dëshmia e Liri Belishovës
Kujtime

“Konviktorët nga rrethet, si Peço Fidhi, Koço Anesti Opari, Alfred Uçi, Nasho Jorgaqi etj., ne studentët shkodranë, do t’i quejshim ‘SS-ët e Partisë’, pasi ata…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 9, 2025
“Pas pushkatimeve për bombën në ambasadën sovjetike, kur Voroshillovi, në prani të Stalinit, i tha; ç’bën kështu, more Enver, i sose shqiptarët, 1 milion janë’, ai u përgjigj…”/ Dëshmia e Liri Belishovës
Kujtime

“Sjellja vulgare e disa konviktorëve, do të pasqyronte provincializmin e tyne me fanatizmin komunist që kishin fitue, ose rrugaçërie, si Hajredin Çeliku nga Elbasani, kurse Hamit Beqja…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 9, 2025
“Pas pushkatimeve për bombën në ambasadën sovjetike, kur Voroshillovi, në prani të Stalinit, i tha; ç’bën kështu, more Enver, i sose shqiptarët, 1 milion janë’, ai u përgjigj…”/ Dëshmia e Liri Belishovës
Kujtime

“Profesori i pa diplomë, Filip Pema e studenti komunist, me revole në dorë, Ferit Mandia, i kishin pasë dalë para si kusarë Ferit Qukut dhe tue e tërhekë me forcë, e…”! /Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 9, 2025
Next Post
“Gjyqi ndaj inxhinierëve të kënetës së Maliqit, ishte edhe një mjet propaganda, për të justifikuar dështimet dhe vështirësitë që regjimi komunist…”/ Refleksionet e studiueses së njohur

“Para pushkatimit, kur Zyrika Mano i tha të shoqit Vasilit; do ri shihemi në qiell, ndërhyri prokurori kriminel Nevzat Haznedari, duke i thënë...”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit të kampit politik të Vloçishtit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!