• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, September 4, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Daut Kanan Aliaj nga Gorishti i Vlorës, u arrestua nga Sigurimi një ditë para zgjedhjeve, pasi deklaroi se ditën e votimeve, ai…”! / Një historie trishtë nga “zgjedhjet” në komunizëm, prill 1977

“Një dëshmitar, i identifikuar si J., ishte arrestuar në vitin 1986, pas refuzimit të votës për kandidatin lokal të Partisë Komuniste, u dënua 10 vjet burg, pasi…”/ Shkrimi i New York Times, në 21 janar ‘90
“Në kasafortën e kreut të Sigurimit të Shtetit, u gjetën monedha e dhëmbë floriri, unaza, bizhuteri dhe…”/ Historiani dhe studiuesi i njohur, publikon dokumentin e rrallë
“Daut Kanan Aliaj nga Gorishti i Vlorës, u arrestua nga Sigurimi një ditë para zgjedhjeve, pasi deklaroi se ditën e votimeve, ai…”! / Një historie trishtë nga “zgjedhjet” në komunizëm, prill 1977
“Daut Kanan Aliaj nga Gorishti i Vlorës, u arrestua nga Sigurimi një ditë para zgjedhjeve, pasi deklaroi se ditën e votimeve, ai…”! / Një historie trishtë nga “zgjedhjet” në komunizëm, prill 1977
21 prill 1921, kur hapej Parlamentit i parë / Historia e panjohur e zgjedhjeve dhe votimeve në Shqipëri: nga dy parti në 1921-’24-ën, te Zogu dhe ato me gogla e një kandidat të Enverit
“Daut Kanan Aliaj nga Gorishti i Vlorës, u arrestua nga Sigurimi një ditë para zgjedhjeve, pasi deklaroi se ditën e votimeve, ai…”! / Një historie trishtë nga “zgjedhjet” në komunizëm, prill 1977

Nga Kastriot Dervishi

Memorie.al / Më datën 3.4.1977, në Shqipëri zhvilloheshin zgjedhjet e radhës për këshillat popullore dhe gjykatat popullore. Në këto zgjedhje, votoheshin formalisht kandidatët e listës së Frontit Demokratik, lista të cilat ishin miratuar më parë nga Partia e Punës në forumet e saj. Zgjedhësi merrte fletën dhe e fuste në kuti pa bërë asnjë ndryshim. Pasi zgjedhjet përfundonin, nga këshilltarët e zgjedhur votohej komiteti ekzekutiv i rrethit apo qytetit, bashkë me kryetarët e tyre, një listë e gatshme që vinte nga partia. Po kështu quheshin të votuar gjykatësit e rretheve, me të njëjtën listë që vinte nga partia.

Zgjedhjet në komunizëm kishin karakter të theksuar formal, por shumë të fortë propagandistik e festiv. Regjimi mobilizonte gjithë aparatin e tij në mënyrë që ajo ditë e diel të ishte sa më festive, zgjedhjet të mbaronin shpejt dhe pjesëmarrja të ishte 100%. Nuk kishin të drejtë vote të burgosurit.

Në disa raste, ditët e zgjedhjeve shikoheshin si shenjë proteste nga persona të cilët ishin të pakënaqur. Këtë ata tentonin ta shprehnin kryesisht me mospjesëmarrje në votime, si shenjë presioni ndaj pushtetit për zgjidhjen e ndonjë problem familjar, si p.sh. strehim, punësim etj.

Gjithashtu mund të lexoni

“Qëllimi kombëtar na detyron të dëbojmë shqiptarët, për t’u zbrazur fshatrat e tyre, pasi nuk ia vlen të merremi me 5-6 mijë paloshqiptarë…”/ Ana e panjohur e trajtimit të popullsisë çame në Greqi

“Në 1975-ën në Frankfurt, UDB-ja, në bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit shqiptar, zhvilloi një operacion të sofistikuar spiunazhi, ku…”/ Dëshmia e ish-zyrtarit të UDB-së nga Shkupi

Disa të tjerë, në gjaknxehtësi edhe me veprime të guximshme të cilat mund të trajtoheshin si agjitacion e propagandë, pavarësisht se nuk e formonin figurën e krimit, sipas Kodit Penal.

Daut Kanan Aliaj, i vitlindjes 1937, lindur e banues në Gorisht të Vlorës, anëtar i kooperativës bujqësore, baba i 7 fëmijëve të mitur, ishte 40 vjeç kur u arrestua më 2.4.1977 (një ditë para zgjedhjeve). U akuzua në bazë të nenit 73/1 të Kodit Penal, d.m.th., për “agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor”. Në procesin gjyqësor, i dolën 6 dëshmitarë.

U cilësua se faji i tij, kish qenë se gjatë fushatës së zgjedhjeve, ishte shprehur se do të griste fletën e votimit, duke ftuar ata që e dëgjonin të mos votonin, duke hedhur fjalë kundër njerëzve që përbënin listën e Frontit Demokratik, sidomos ata nga fshati i tij. I pakënaqur ndaj emrave, e kish cilësuar Partinë e Punës, si revizioniste.

Për këtë shkak, duke qenë se votuesi nuk kishte të drejtë të bënte zgjedhje të tjera, i deleguari i byrosë së Komitetit të Partisë së Punës së Rrethit Vlorë, e kish ftuar të votonte në një zonë tjetër.

Gjesti se do të griste letrën e votimit, u cilësua “kundërrevolucionar”, ndërsa gjykata vlerësonte se me të pandehurin ishte bërë edhe “punë sqaruese”.

Gjykata Popullore e Rrethit Vlorë, me vendimin nr. 214, datë 26.8.1977, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 6 vjet heqje lirie dhe heqjen e së drejtës zgjedhore për 3 vjet. U lirua më amnisti më 15.11.1982.

Zgjedhjet në komunizëm, me një kandidat!

Gjatë gjithë kohës së ekzistencës së regjimit të tyre, nga nëntori i virit 1944, e deri në shembjen e atij sistemi në fillimin e viteve ’90-të, Partia e Punës nuk konkurroi asnjëherë si subjekt zgjedhor.

Ajo fshihej pas Frontit Demokratik. Zhvilloheshin zgjedhje për Kuvendin Popullor (çdo 4 vjet) dhe zgjedhje për pushtetin vendor (këshillat popullore të qyteteve dhe fshatrave) dhe gjykatat popullore (çdo 3 vjet).

Në listat e zgjedhësve ishte vetëm një kandidat, i caktuar në emër i Frontit Demokratik, i miratuar më parë nga strukturat e Partisë së Punës: Byroja Politike për organin legjislativ dhe komitetet e partisë për këshilltarët popullorë. Zgjedhësi nuk bënte asgjë, por vetëm çonte fletën në kutin e votimit.

Zgjedhjet çeleshin në orën 7.00 dhe deri në orën 8.00, të gjitha levat e Partisë së Punës në lagje, bënin garë për pjesëmarrjen në votime (e vetmja konkurrencë). Kudo buçiste ahengu dhe radio, çka e jepnin një karakter tragjikomik ditës kur gjoja bëhej shëtitja, që quhej “zgjedhje”! Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

"Edhe pse në shkollë kishim shumë nxënës të lidhur me ‘pushtetin popullor’, ne mundëm të organizoheshim dhe të kryenim disa...”! / Historia e harruar e studentëve të gjimnazit të Shkodrës, që kundërshtuan komunizmin

Next Post

“Për të lehtësuar varkën prej ujit të shiut që binte, u hodha në liqen, por ishte natë e errët e, nuk i pashë më gruan e fëmijët...”! / Ngjarja tragjike e 1 shtatorit ’76, që tronditi Shkodrën dhe Malin e Zi

Artikuj të ngjashëm

“Qëllimi kombëtar na detyron të dëbojmë shqiptarët, për t’u zbrazur fshatrat e tyre, pasi nuk ia vlen të merremi me 5-6 mijë paloshqiptarë…”/ Ana e panjohur e trajtimit të popullsisë çame në Greqi
Dossier

“Qëllimi kombëtar na detyron të dëbojmë shqiptarët, për t’u zbrazur fshatrat e tyre, pasi nuk ia vlen të merremi me 5-6 mijë paloshqiptarë…”/ Ana e panjohur e trajtimit të popullsisë çame në Greqi

September 4, 2025
“Në 1975-ën në Frankfurt, UDB-ja, në bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit shqiptar, zhvilloi një operacion të sofistikuar spiunazhi, ku…”/ Dëshmia e ish-zyrtarit të UDB-së nga Shkupi
Dossier

“Në 1975-ën në Frankfurt, UDB-ja, në bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit shqiptar, zhvilloi një operacion të sofistikuar spiunazhi, ku…”/ Dëshmia e ish-zyrtarit të UDB-së nga Shkupi

September 3, 2025
“Organizatat e minoritetit grek në Shqipëri, bënë thirrje për bojkot të regjistrimit të popullsisë, në prill 2001, pasi…”/ Shkrimi i panjohur i studiuesit gjerman, Dr. Konrad Clewing, nga Mynihu

“Nga Papa, Çurçilli, Musolini dhe Mbreti Zog, te Çaplini, Gregori Peck e Al Kapone, personalitetet që mbajtën ‘Borsalino’ dhe…”/ Historia e panjohur kapelës së famshme, që u krijua në Itali në 1857-ën
Dossier

“Mehmetin e vrau Enver Hoxha, brenda qershorit në Komitetin Qendror, do kërcasë pushka dhe i pari që…”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit: “Ç’më tha Veli Llakaj, kur i thashë; pse s’ veproni…”?!

September 2, 2025
“Familja Manolli, viktima e parë e neofashizmit serb pas 23 marsit ‘89 dhe si e përgatiti e zbatoi fashizmi ushtarako-policor, terrorin në Kosovë…”?! / Refleksionet e historianit të njohur
Dossier

“Në Gjermaninë Perëndimore, një grup shqiptarësh u rekrutua nga UDB-ja, për të survejuar emigrantët në Frankfurt dhe Mynih, ku…”/ Dëshmia e ish-zyrtarit të UDB-së, që u dënua si agjent i CIA-s

September 3, 2025
“Problemi i vendosjes së kolonëve në vendet e boshatisura, nuk është më i vogël se largimi i shqiptarëve, por më e natyrshme, pasi…”/ Plani i fshehtë e akademikut të njohur serb Çubrilloviç
Dossier

“Problemi i vendosjes së kolonëve në vendet e boshatisura, nuk është më i vogël se largimi i shqiptarëve, por më e natyrshme, pasi…”/ Plani i fshehtë e akademikut të njohur serb Çubrilloviç

August 31, 2025
Next Post
“Për të lehtësuar varkën prej ujit të shiut që binte, u hodha në liqen, por ishte natë e errët e, nuk i pashë më gruan e fëmijët…”! / Ngjarja tragjike e 1 shtatorit ’76, që tronditi Shkodrën dhe Malin e Zi

“Për të lehtësuar varkën prej ujit të shiut që binte, u hodha në liqen, por ishte natë e errët e, nuk i pashë më gruan e fëmijët...”! / Ngjarja tragjike e 1 shtatorit ’76, që tronditi Shkodrën dhe Malin e Zi

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme