Nga Besim NDREGJONI
Memorie.al/ Në pragun e festës kombëtare të pavarësisë, mbarë shqiptaria , morëm lajmin e hidhur ndarjen nga jeta të Martin Luterkingut shqiptar Prof. Sami Repishti. Atdhetari, studiuesi dhe mbrojtësi i të drejtave dhe lirive të njeriut ikona e qëndresës antikomuniste, studenti i universiteteve italiane e franceze ku u doktoruar si student i shkëlqyer, ai që nuk u pajtua me politikën aktuale të 34 viteve në mbrojtje të drejtave dhe lirive të njeriut për të përndjekurit politikë shqiptar Prof. Sami Repishti, rilindasi i shekullit njëzet, edhe vdekjen e priti në një ditë të shënuar në ditën e flamurit. Të atij flamuri që i u kushtua me çështjen e tije në mbrojtje të çështjes kombëtare, që çoi zërin e tij në Uashington për mbrojtjen e Kosovës.
Prof. Peter Prifti pati shkruar: Prof. Dr. Sami Repishti qëndron në krye të intelektualëve të diasporës shqiptaro-amerikane. Ai është pasardhës i denjë i Rilindësve, sepse ka zbatuar me besnikëri idealet e tyre të larta. Ai bashkë me Arshi Pipën e Martin Camajn përbëjnë një treshe elitare shkodranësh, të cilët me jetën dhe veprën e tyre e shpunë më tej misionin atdhetar dhe intelektual të Rilindjes dhe të atdhetarëve të Luftës së Dytë Botërore dhe të pas saj. Me veprimet konkrete në atdhe dhe në Kosovë për të ndihmuar nga afër proceset e demokratizimit dhe të krijimit të shtetit ligjor, meriton të quhet Institucion i mëvetësishëm.
Sami Repishti ka shkruar disa qindra artikuj, mbi njëzet libra (disa me bashkautorësi) dhe dy vepra letrare “Pika Loti (shkruar më 1959 – 1963 dhe botuar më 1997 dhe 2009) dhe Nën hijen Rozafës(2004). Këto dy vepra bëjnë pjesë në letërsinë realiste shqiptare, dhe më konkretisht ato përbëjnë themelet e letërsisë sonë të quajtur letërsia e burgut, e cila lexohet sot me ëndje dhe përfitim të madh. Aty zbulohet jeta plot vuajtje, qëndresa dhe bëmat e njerëzve të dënuar prej diktaturës komuniste shqiptare, një aspekt i jetës sonë, të cilin diktatura e kishte shtrembëruar dhe mbajtur në fshehtësi.Suksesi i tije, ma i madh ka qenë, dhe mbetet, fitorja e tije kundër urrejtjes. Asnjëherë nuk i kam lejue vetes me urrye, me gjithë kundërshtimin e fortë që kam tregue kur nuk kam qenë dakord. Kështu, ditën e parë kur mbërriti në Shqipni më 9 gusht 1992, deklaroj para gazetarëve në Rinas: ‘Kthehem në atdhe me dashuni për të gjithë dhe me urrejtje për asnjeri’, thënie jo origjinale, por gur themeli për mendimet e tija , e huazueme nga fjalimi i Presidentit Abraham Lincoln mbajtun në mbarim të Luftës Civile në Getisburg PA gjatë së cilës ishin vra ma shumë se 600.000 amerikanë.
Disa përgjithësime të tij për gjendjen e Shqipërisë në tranzicion, janë proverbiale. Të tilla janë thëniet:“Krimi nuk asht dënue, e krimineli asht kthye në pushtet i veshun me rroben e ‘socialistit europian’.Një pushtet i lindun nga gënjeshtra, i mbajtur me grykën e pushkës. Një shoqëri e shkërmoquan nga pesha e rëndë e krimit të kryem nga xhelatët e indoktrinuem. Gjendja politike vazhdon të jetë kaotike dhe ajo ekonomike e dëshpërueme.”
Elez Biberaj ish Drejtori i Zërit të Amerikës shkruan për Repishtin: “Pas shumë dekadash si udhëheqës në fushën akademike dhe në mendimin e komunitetit, Profesor Repishti vazhdon të frymëzojë brezat e shqiptarëve në kërkim të një shoqërie më demokratike dhe më të drejtë. Ai është një shqiptaro-amerikan i madh, një patriot i vërtetë shqiptar, një dijetar i plotësuar, dhe një njeri i parimeve, i cili nuk e pushoi kurrë luftën në emër të asaj që besonte.
Sot ne u ndamë fizikisht me Prof. Repishtin, por atdheu e memorizon në plejadën e dijetarëve të mëdhenj, që i dhanë Shqipërisë pavarësinë, atyre që ndërtuan shtetin e parë shqiptar, atyre që luftuan fashizmin dhe komunizmin, ata që i dhanë pavarësinë Kosovës, Zëri i tije që kumboi në kongresin amerikan për të drejtat e liritë e shqiptarëve nuk do të ndigjohet ma se iku në botën e amshuar , por vepra e tije do të ndrisë në breza për shqiptarët dhe do të jetë një udhërrëfyesin dhe për brezat e ardhshëm për ta ndërtua Shqipërinë , për ta mbrojtur lirinë. Ka qenë nder i madh për mua që kam patur rastin të bashkëpunoj ngushtë me Profesor Repishtin në këtë periudhë postkomuniste dhe i jam shumë mirënjohës mbështetjes dhe miqësisë së tij të vazhdueshme. Përpara veprës dhe kontributit tuaj përunjen me respekt mijëra familje shqiptare që kaluan kalvarin tënd të vuajtjes, dhe kanë një mesazh “ U ndriçoftë mendja e shqiptarëve për të mbrojtur lirinë” pusho i qetë në tokën e lirisë , ku e shkrive jetën për kombe e atdhe. Lamtumire Repishti i madh. Sot ne kemi më shumë nevojë për Ju se sa dje./Memorie.al