1918 – Forcat aleate, pushtojnë ushtarakisht kryeqytetin e Perandorisë Otomane, Stamboll-in. Kryeqyteti i Perandorisë Turke, u uzurpua nga forcat britanike, franceze dhe italiane. Ky pushtim u zhvillua në përputhje me Armëpushimin e Mudros, e cila i dha fund pjesëmarrjes osmane në Luftën e Parë Botërore. Trupat e para franceze hynë në qytet në 12 nëntor 1918, pasuara nga trupat britanike të cilat hynë, të nesërmen. Trupat italiane zbarkuan në Galata më 7 shkurt 1919. Në këtë pushtim, morën pjesë, 30 mijë ushtarë britanikë, 20 mijë francezë, 4 mijë italianë, si dhe një pakicë grekësh.
1955 – Lind në New York të SHBA-së, aktorja e famshme holliwudiane Whoopi Goldberg. Goldberg, është një aktore amerikane, komediane, autore dhe një show-woman televizive. Ajo është nominuar për 13 Çmime Emmy dhe është një nga ato pak komediane që ka fituar një çmim Emmy, një çmim Grammy, një Academy Award, dhe një Tony Award (EGOT). Ajo është gjithashtu gruaja e dytë e komunitetit afro-amerikan që fitoi një çmim Oscar, për aktrim. Disa nga filmat e saj janë, Ghosts, Sister Act, Boys on the Side, dhe Girl Interrupted.
1974 – Vdes në moshën 73 vjeçare në Seine të Francës Vittorio De Sica. De Sica, ishte një regjisor dhe aktor italian, një figurë drejtuese e lëvizjes neorealiste. Katër nga filmat që ai drejtoi fituan Academy Award. Bicycle Thieves, Yesterday, Today and Tomorroë dhe Il giardino dei Finzi Contini . Gjithashtu, një sukses të madh nga kritika pati dhe filmi Sciuscia (i pari film i huaj që u njoh nga Akademia e Pikturës, Artit, dhe Shkencave. Bicycle Thieves, u cituan nga Turner Classic Movies si një nga 15 filmat më me ndikim në historinë e kinemasë.
1985 – Vullkani Nevado del Ruiz shpërthen dhe shkrin një akullnajë, duke shkaktuar një lahar (rrëshqitje vullkanike). Si pasojë e këtij shpërthimi, u varros nën llavë qytetin e Armero-s, në Kolumbi, duke vrarë afërsisht 23.000 njerëz. Kjo katastrofë natyrore do të konsiderohej si një ndër më të tragjiket jo vetëm në shtetin e Kolumbisë por në të gjithë kontinentin e Amerikës Latine. Gjatë kësaj periudhe në këtë qytet, jetonin afro 35.000 persona. Kolumbia është një nga vendet më të rrezikuara nga shpërthimet vullkanike.
1994 – Një referendum popullor i mbajtur në Suedi, bëri që vendi të hyjë në Bashkimin Europian. Pjesëmarrja e votuesve ishte 83.3 përqind dhe rezultati ishte 52.3 përqind pro, dhe 46.8 përqind kundër. Sot Suedia, është një nga vendit më të pasura dhe më të zhvilluara nga ana ekonomike, e Bashkimit Europian. Suedia është një monarki kushtetuese dhe një demokraci parlamentare, me fuqi legjislative të dhënë në nga Parlament Riksdag prej 350 anëtarësh. Gjithashtu ajo është një nga shtetet që kontribuon më shumë nga ana financiare në arkën e Europës.
2015 – Në kryeqytetin francez Paris, ndodhin një sërë sulmesh terroriste. Nga këto sulme të koordinuara, duke përfshirë të shtëna të shumta, shpërthime dhe një krizë pengjesh në zonën e 10 dhe 11, u vranë 130 persona, shtatë terroristët dhe u plagosën 368 të tjerë. Ku së paku 80 prej tyre në mënyrë kritike. Këto sulme u morën përsipër nga organizata terroriste ISIS, që kishte për qëllim të përhapte dhunë dhe kaos në metropolin francez. Sulmet terroriste të 13 nëntorit, do të cilësohet si më të ashprat në historinë e Francës.