1953 – Shteti i Kamboxhia-s në Azinë Jug-lindore, pas 90 vite të sundimit kolonial francez, shpall Pavarësinë. Parisi zyrtar e okupoi vendin e varfër të Indokinez në vitin 1863, dhe për vite me radhë e shfrytëzoi, duke e përdorur si një ndër bazat e saj më të rëndësishme në Azi. Shpallja e Pavarësisë, erdhi si pasojë e luftimeve disa vjeçare ndërmjet forcave guerilase kamboxhiane dhe atyre vietnameze, nga njëra anë, dhe ushtrisë kolonizatorë franceze nga ana tjetër. Kryeqyteti i saj u zgjodh Phnom Pen-I, ndërsa udhëheqësi i parë i saj ishte Norodom Sihanouk.
1970 – Vdes në Paris në moshën 79 vjeçare Charles de Gaulle. De Gaulle, ishte një oficer dhe burrë shteti i ushtrisë franceze që drejtoi Rezistencën kundër Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore. Ai, kryesoi Qeverinë e Përkohshme të Republikës Franceze nga 1944 deri në 1946 në mënyrë që të rivendoste demokracinë në Francë. Ai, shërbeu më vonë si President i Francës nga viti 1959 deri në dorëheqjen e tij në 1969. Charles de Gaulle, ishte figura mbizotëruese e Francës gjatë pjesës së hershme të epokës së Luftës së Ftohtë; kujtesa e tij vazhdon të ndikojë në politikën franceze.
1974 – Lind në Conegliano, futbollisti i famshëm italian Alessandro Del Piero. Del Piero, është një ish-futbollist italian, një sulmues, kampion botëror me kombëtaren italiane në 2006. Me nofkën Pinturicchio nga për elegancën e stilit të tij të lojës, ai u paraqit si një nga talentet më të mëdha të brezit të tij, dhe konsiderohet ndër lojtarët më të mirë në historinë e futbollit italian. Kapiteni i Juventusit nga 2001 deri në 2012, ai fitoi trofe të shumta në rang kombëtar dhe ndërkombëtar, duke shënuar në të gjitha garat në të cilat morri pjesë dhe duke vendosur epërsinë absolute të golave dhe pjesëmarrjeve .
1989 – Gjatë proçesit të rënies së Murit të Berlinit, Gjermania Lindore hap postblloqet, në murin e famshëm, duke lejuar qytetarët e saj të udhëtojnë për në Berlinin Perëndimor. Kjo do të ishte një nga pikat më kulminante të fundit të Luftës së Ftohtë në Europë. Gjë që do të pasohej në vazhdim edhe nga vetë shembja e strukturës së murit nga qytetarët berlinezë. Me mijëra shtetas të Gjermanisë Lindore do të kalonin kufirin masivisht për në Gjermaninë Perëndimore.
1993 – Ura e vjetër Stari Most, në qytetin boshnjak të Mostarit, ndërtuar në 1566, shembet pas disa ditësh bombardimesh nga forcat kroate gjatë Luftës Kroato-Boshnjake. Shembja e kësaj ure, u filmua dhe u transmetua live nga një sërë televizionesh botërore. Ky moment do të ishte edhe simboli më i qartë i gjenocidit dhe shkatërrimeve që krijoi lufta civile në ish-Jugosllavi. Ajo u rindërtua, vite më vonë, dhe u inaugurua në 23 korrik të vitit 2004. Stari Most është një nga trashëgimitë kulturore më të mëdha në rajonin e Ballkanit.
1998 – Dënimi me vdekje në Britaninë e Madhe, i shfuqizuar tashmë për vrasje, u shfuqizua plotësisht për të gjitha veprat e mbetura kapitale. Ekzekutimet e fundit në Mbretërinë e Bashkuar me varje, dhe u bënë në vitin 1964, para se dënimi me vdekje të pezullohej për vrasje në 1965 dhe përfundimisht u shfuqizua në 1969 (1973 në Irlandën Veriore). Edhe pse i papërdorur, dënimi me vdekje mbeti një dënim i përcaktuar me ligj për disa vepra penale si tradhti deri sa u shfuqizua plotësisht në 1998.
2016 – Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump u deklarua si fituesi i Zgjedhjeve të 58-ta, Presidenciale në këtë vend. Kandidatura, republikane e biznesmenit Donald Trump dhe Guvernatori i Indianës Mike Pence mundi atë Demokratike të ish Sekretares së Shtetit Hillary Clinton dhe Senatorit të SHBA nga Virginia Tim Kaine, pavarësisht se humbën votën popullore. Trump mori detyrën si presidenti i 45-të, dhe Pence si nënkryetari i 48-të, më 20 janar 2017.