• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, May 9, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime

“Ah, o Dante, të kishe provuar Burrelin, do ta kishe konceptuar ndryshe ‘Ferrin’. Këtu i thonë Burrel, ku hyn e nuk del’ na thoshin kur kalonim nën atë derë, ndonëse…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

“Skënder Daja, që do të pushkatohej pak ditë më pas, ditën e parë të revoltës, bisedoi fshehtas me një ushtar të vend-rojeve, me të cilin…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit për Revoltën e Spaçit
“Policët që na sollën në Reps, i’ hipën auto-burgut dhe na përshëndetën në mënyrën më të kobshme; Zi e ma zi, mos e qitçit ma kryet dhe lënçit ashta e lëkurë, njitu…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të dënuarit politik
“Në një fshat të Skraparit, u arrestuan 12 burra dhe u dënuan me 150 vjet burg politik, pasi gjatë një dasme, ata ngritën dolli me raki për…”/ Historia e panjohur e vitit 1971
“Të furnizoheni me bomba, gaz lotsjellës, kundragaz e veshje të verdha për të dënuarit, kurse për ushtarët …”/ Udhëzimet e Hekuran Isait pas Revoltës së Qaf-Barit në ’84-ën
Dom Mark Hasi
“Te Instituti i Historisë dhe Etnografisë në Tiranë, takova Skënder Luarasin, por e humba simpatinë për të, se fliste për fitime, kurse Sejfula Malëshova…”/ Kujtimet e fratit të famshëm

Nga Shkëlqim Abazi

Pjesa e tridhjetepesë

                                                                       S P A Ç I

                                                                  Varri i të gjallëve

Gjithashtu mund të lexoni

“Prej robit burra, apo prej zotit’? – thirri Katrina, kur pa Markun të vdekun, rrethue prej shokëve të burgut. Kthimi në qeli, një fejesë e shkretë dhe farsa e Sigurimit, që Shkodrën e…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Nga Serreqi, Sokoli, Saraçi e Suma, te Derguti, Pali, Prela, etj., rezistenca dhe vuajtjet e familjeve fisnike shkodrane, në burgjet e regjimit komunist…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik Ahmet Bushati

Tiranë, 2018

                                                   (Kujtime të miat dhe të të tjerëve)

Memorie.al / Tash në pleqëri, ndjej detyrim të rrëfej të vërtetën time, ashtu siç e jetova. Të flas për burrat modestë, që s’u mburrën ndonjëherë me bëmat e tyre dhe për të tjerët që regjimi u mbylli gojën e, i groposi në skërkat pa emra. Në asnjë rast s’marr përsipër, të uzurpoj monopolin e së vërtetës apo, të pretendoj dafinat për një ngjarje, ku qeshë i pranishëm rastësor, ndonëse u rreka me shpirt të ndihja sadopak miqtë e mi, që më shmangën me takt dhe me dashamirësi: “Byrazer, hap sytë… mos u përzje… se edhe dy muaj e pak të kanë mbetur”! Merak që m’u qep si hajmali, nga mëngjesi i datës 21, 22 dhe 23, maj 1974, madje më ndoqi edhe muajt në vijim, gjersa më liruan. Sidoqoftë, gjithë ç’ pashë dhe dëgjova ato tri ditë, s’do doja t’i merrja në varr.

                                                              Vijon nga numri i kaluar

Dhe s’dihej ku do mbërrinte me oratorinë blasfemuese “veterani” i laraskave, sikur mos të gjëmonte nga përtej-bota, ankesa e poetit brilant të qytetit:

“Ç’po llomotit ashtu, ore derdimen? Ne e pritëm sefte në burgun e Burrelit dhe e dimë që edhe germat i shkruante me zor! Ishte i kamufluar pushti, o zoti Poet! Zgjodhi të hiqej injorant që ta besonin hallku”!

“I nderuar, unë zëre se e rrita dhe ia mësova të gjitha nga alfa”! – e mbrojti poeti i ndjenjave të holla.

Bash atë çast, mbiu nga tej ferr-fantazma e Krye-hetuesit të zi, katili që kish dënuar me Poet e Namik dhe tërë shpurën e “armiqve” të Partisë, madje edhe miqtë dhe dashamirët e internacionalizmit; ua nisi vikamat si të ishte në sallën e gjyqit:

“As në varr s’t’u mbyllka buçja, ty tutkun”! – iu kërcënua. – E dinim që atë kohë ç’kokë kishte, ndaj i vumë atë feste! Pse ore, kot e dënuam ne! Ëh, ç’na thua zotërote, tani që shkoi në Amerikë”?!

“Ç’Amerikë zeza, o të pafsha më zi se ç’je”!

“Po “SIKUR” të ketë ikur”?

“Ende s’je ngopur, me “SIKUR-e”!

“SIKUR” ta dije zotërote, ç’rrufjan ishte ai…”!

“Ishte si qengj, inteligjent dhe erudit, me karakter dhe…, po ju nuk…”!

“SIKUR” ta marrësh vesh zotërote, se ç’djall fshihej pas engjëllit, do plasje në varr”!

“Si the”?

“SIKUR” ta kuptosh ti, o Poet,…! Do të ketë vajtur bari sa hanxhari”!

“U marroftë Zoti, e nisët me “SIKUR”, e arrestuat me “SIKUR”, e dënuat me “SIKUR”, e ri dënuat me “SIKUR”, njëzet vjet i bëri qyqari me “SIKUR”, po edhe në demokraci, dashkeni ta shtini në grope, me “SIKUR”! – mallkoi Poeti.

“Truaj dhe mallko sa të duash, por s’të zë mallkimi i poetëve dhe i nënave”!

Xhërri i një zileje, ndërpreu sherrin në mbretërinë e Hadit.

Sa herë binte zilja, më vinte një zë i kallkantë dhe i thatë nga matanë receptorit:

“Numri AMC që kërkoni, nuk ekziston! Ju lutem kontaktoni me shërbimin e informacionit. Faleminderit!”

“Ptu-u lanete, po kërkoj mikun, jo informacionin”! – ia kthej zë akullës që shprehet pa pikë dhimbje: “nuk ekziston”!

“O shushkë, Namiku ekziston dhe reziston, moj! Ai iu rezistoi burgjeve dhe torturave të Sigurimit Shtetit, jo më ca kompanive shushunja!

Pastaj, cila je ti që vendoske, qenien apo mosqenien e të tjerëve? Ndonjë sirenë e mbetur në skuta shkëmbinjsh, që i këndoi Odisesë? Kalipsoja që e mbajti peng? Ajkuna që vajton Omerin, majë bjeshkës? Apo velinë-gorgonë e kohës, që josh të lënë paratë në chatet e turpshme, të rinjtë karafilë? Jo, s’na josh dot neve ti, me gjithë shtojzovallet e reklamave”!

Xhërr-xhërri më fshikullon timpanin, bash si altoparlanti i burgut, ngulur në shtyllën para mensës.

“Ç’na bëre me hydhër, moj u bëfsh def dhe i rënçin arixhofkat, jarabi!” Xhërr ditën, xhërr natën…!

“Alo! Nr. A.M.C. që ju kër… nuk ekziston. Ju falem….”! “Përnjëmend e ke, moj t’u thaftë gjuha!? Po tallesh, moj telelkë? S’ekzistoka thotë”!

“Po në komunizëm, pse ekzistonim moj? Apo na donit të mbushnit burgjet”?

“S’kisha lindur atë kohë dhe s’mbaj përgjegjësi”, -shfajësohesh ti, fyçkë!

“Dakord, pa pyet tët atë, moj zuzare, ai ka qenë bash hetuesi, prokurori, gjykatësi, oficeri, polici, operativi apo xhelati, me pushkë e konop në dorë”!

“S’jam përgjegjëse për krimet e tim ati”; mbrohesh sërish!

“Epo mirë, s’të kërkova hesap, për bëmat e tij, po mos thuaj ‘nuk ekziston’? Ne jemi këtu moj lubi, do na keni gozhdë, sot e për mot! Ehu sa pengesa kemi kaptuar ne, që nga hetuesitë me dhunë barbare, te mjerimi pafund, urinë pa skaj, torturat pa pra, gjermankat me thumba, gjykatat mizore, kaskat e vdekjes, zinxhirë dhe litarë në duar e këmbë, telat gjembaçë, policët mizorë, operativët dinakë, birucat e ftohta, kampet shfarosës, etj…, etj…, deri te ballafaqimi me vdekjen”!

Xhërr-xhërr zilja.

“Telefonojmë nga mbretëria e Hadit”!

“Nga the”?

“Nga përtej bota, ‘re”!

“Ua-a Malua, nga mbive, ‘re”?!

“Nga zona e piritit”?

“Mos ke ngatërruar numër”!

“Alo! Alo, më dëgjon”?

“Po”!

“Mjaft me vet-lëvdata, mo tu mbylltë e mendjes, ce u bëtë si veteranët”!

“Ej, shoku Xhel…”!

“Shoku i sat ë… po lëre-lëre fare, ce s’dihet ku dalim me broçkullat ala partizançe”! -më buçiti zëri i Xhelal beut.

“Gjallë qenke”!

“Gjallëe me tukeq, mo! Këtu jemi, s’kemi ku vemi, brenda këtij qerthulli…”!

“Kjo është eee…”!

“Epo mirë, Havziut ia këputën fytin, nashtithi e them unë”!

“Lëni shakat Xhelol-o, e më nep gastaren”!

“O-oo, Xhafa”!

“Mos u habit çuno, kur të bjerë rruga këndej pari, hajde kthejmë dy-tri teke”!

“Ala me teke? S’tu ndaka xhani nga rakia, o Xhaferr Dema”!

“Jem tuj bo qejf t’modh njitu, mër jahu…”! Piu-piu, humbi sinjali, heshti telefoni.

Xhërr-xhërr zilja.

“Alo, ç’kemi”?

“Ç’bëhet andej nga mbitoka”?

“Prapë telefonatë nga Hadi”?

“Foli mikut”!

“Cilit”?

“Foli”!

“Alo”!

“Ikë mo bythkë, do t’i thyej nofullat, që m’i ke si kali i Goles”!

“’Marrok’, ende duke u grinder”?

“S’ju ndahem unë, tani jam me Faqkën”!

“E di që ti dhe Dhori keni ikur me kohë në atë dynja, po kërkoja Namikun”.

“Për Namikun po flas, o kokë-ë”!

“Ti Arshin…”?!

“Unë”!

“Ku je, bre Arshin Laraku”?

“Këtuzë mo, në këtë dynjazë, jemi tok nashtithi”!

“Bre-e, bre-e-e, Zakja”!

“Unë jam, mo”!

“Si po ja çon, bre Zake, a ma ke takuar Nevzatkën? Po çajmë dërrasa këtuthi, mo”!

“Sikur s’nmë besohet, o Riza bej Kamenica”!

“Pse s’ta mbush synë unë, o”!?

“Syrin ma mbush, po mendjen s’ma mbush dot”!

“Atë lloj mendje ke ti o, po ta kishe sagllam, s’vije këtu, o”!

“Oh-oo, edhe ti Ali Hoxhallari atje”?!

“Vetë m’i trazove eshtrat, o? Flija me Balon, keq e me tukeq, po kishim zënë vend ama! Erdhët më ngritët, pritëm nashti, o”!

“Shpresoja të qetësoheshe”!

“Lëre ç’shpreson ti, s’ka qetësi mbi dhe, sikur të mbetet edhe një këmbë komunisti”!

“Shih punën Tomor, jemi ndarë prej kohe”!

“Si the or mik, të punoj unë, të hajë Nexhmie kurva”!?

“Ajo po han e po pin, e po rrnon si mbretneshë, lum djali”! – zëri i Shyq Grudës u ngrit më gazmor, si ditën kur gjeti kokrrën e lakrës, top pa prishur, në kazanin e supës.

“Cila zarba, vejusha, merimanga e zezë…”?

“Me gjithë trujtjet e tua, o Ilija Iljadhi, ajo i muer paret e burgut, nji për nji, kurse na po shuhena nji nga nji, pa gzue asnjë kacidhe”! – e ndërpreu piktori i shqiponjës, Mersin Vlashi.

“Po ti, ç’kërkon këtu”? – m’u kthye mua.

“Namikun”!

“Është në ape-e-el, ‘re milet”!

“Ku the Malo”?

“Në parajsë, ‘re”!

“Boll na lodhe kryet Smail, e morëm vesh ku jeni”!

“Edhe ti Esat aty”?

“Mos donit të më shihnit në orizoret e Republikës Popullore të Kinës, zotëria juaj? Jo, më mirë eshtra-ndryrë në furrikun tënd, se uturak floriri, në haletë e botës”!

“Piu-piu”, u ndërpre lidhja, humbi sërish sinjali.

“Ah u shofshi, o kompani fantazma, na i prutë zorrët në fyt, s’guxon robi të lidhet me miqtë”! Xhërr zilja, xhërr-rr.

“Alo! Nr. A.M.C. që ju kër… nuk ekziston. Ju falem…”!

“Prapë ti, moj fyçkë”?

“Po flisni me mbretërinë e të vdekurve, zotëri”!

“Alo”!

Zë i njohur! “Mblidh mendjen bir, se kokërr gruri është e shkreta dhe fiu…”!

“Alo”!

“Ku i paskeni gjetur telefonat”?

“Ç’nuk gjen, po pate Mehmet Hamzën, lum miku! Ai të gjen pranga, jo më një palo cellular”!

“Aha-ha-ha, e kisha harruar, t’i pruri ato porositë”?

“Për lumin Jance dhe Tibetin kinez, e ke fjalën”?

“Po, a t’i solli”?

“Për ty si fshatar më tha, t’i gjej me gjysmë çmimi!? Or po bjeri, pa për fshatar ti, më shet mua me gjithë poture”!

Po shyqyr s’gjeti blerës për këtë deli mall!

“T’i pruri”?

“M’i pruri the?! Të dyja ore, por pa Maon dhe Dalai Lamën”!

“Lëri llogjet Esat, më duhej Namiku”?

“Gjete qishë të falesh! Ju e patët mes jush dhe s’ia ditët kimetin, nashi e morëm ne”!

“Shih mos rregullon ndonjë trambë me Mehmetin, i japim edhe hyst dhe e di për nder”!

“Lëre nderin, për huq tregtari, ai shet edhe babanë pesë lekë”!

Piu-piu, u ndërpre telefonata.

Hadi urdhëroi Cerberin të kyçte derën e Mbretërisë së nën-dheut, të për-brendshmit mbetën ku qenë, të përjashtmit këtu, mbi tokë.

II

Interesant robi kur u moshuoka, iu ktheka sërish e sërish fenomenit fëmijëri e rini! Këto kohët e fundit, po më faniten si dendur vuajtjet dhe tmerret e burgut. Më shprishin gjumin, rijetoj në ëndrra e në zhgjëndrra, torturat e birucave të Shkodrës, stërmundimet fizike, karrigen e ngulur në beton, stomakun bosh, kokën të çarë, syrin qorr, veshin shurdh, hetuesit mizorë, prokurorët xhahilë, gjyqtarët e pashpirt dhe policët injorantë, që veshur në të zeza, parakalojnë më çehrengrysur se atëkohë, me pranga, me hunj, me akt-akuza, me kode penalë. Në vesh ushton klithma “armik”, që pasohet nga huri.

Përpëlitem mbi karrigen e ngulur në beton dhe gjaku kullon nga kyçet e lidhur me gjermanka në gishtat e thyer, si dhe eshtrat e thërrmuara, nga koka e çarë, në nofullat e shkërmoqura…!

“Shpëtomë, o Zot”!

Por… djalli ulërin dhe tund dosjen e trashë, me duart e bardha të Faik Minarollit:

“I pandehuri është kundërshtar dhe armik i betuar i Partisë dhe Shqipërisë Socialiste! Si i tillë paraqet rrezikshmëri të theksuar shoqërore dhe…”!

“Armiqtë në litar, urra-a”! – i mban iso turma njëngjyrëshe. “Po, do ta lidhim pas shkëmbit në Tartar…”!

“Urra-a! Rroftë drejtësia popullore”!

“Them ta lidhim nja dhjetë vjet, meqë është minoren…”!

“Pse dhjetë”?

“Po sa”?

“Njëzetë”.

“Pse njëzetë”?

“Po sa”?

“Një jetë”.

“Pse një jetë”?

“Po sa”?

“Një përjetësi”.

“Pse një…”?

“Po sa…”?

“E lëmë ca vite pas shkëmbit dhe këtu na ka, fundja kush na pengon, ta lidhim sërish, po i mbeti ndopak mëlçi…”?!

“Urra-a’. Rroftë drejtësia popullore”!

Pastaj më shfaqet Repsi, me acarin kallkan, me birucat katran, me xhahilët nopranë, me daltat, varetë dhe duart mbledhur me straxhio; karrocofoni, kazmaqofoni, qyrekofoni dhe Nasho korroziu, pas tij operative, Pjetër Tarazhi, që kapardiset me dorashkat e zeza dhe shpirtin më të zi, nga çizmet lustrina.

Një klloçkë gjigante ndeh krahët të më mbrojë, si zogjtë nga gjeraqina. Më fanitet vargani i pleqve të shtrenjtë; nga Esheref Zajmi, me ironinë e përjetshme, që s’arrije ta ndaje nga sarkazma, me thikat e imta dhe drurin e bushit; Raqka me librat dhe lutjet në buzë; Daut Runa, me këshillat pafund; Sulo Gorica, me dashamirësinë pa skaj; Izet Gumeni, me fjalën e prerë; Dom Mark Hasi, me kokën plot tru dhe trupin e sfilitur nga tuberkulozi; më jehojnë këshillat e urta të Hafëz Sabri Koçit; më këqyrin me ngulm, sytë zhbirues të At Zef Pllumit; Muharrem Dyli tund duart si paladinët e vjetër dhe jep komandën: “Përpara babam, ke Rremon pas…”; i vëllai, xha Rizai, me fjalën e mençme; dy miqtë e pandarë, Ilia Iliadhi, (Sançua) i zgjuar e sanguin, i zjarrtë e dinamik dhe Namik Zeneli, (Don Kishoti), po aq i zgjuar në mos më, emisar i urtë dhe i padukshëm, flegmatik pa vetëmburrje dhe pa vetëlëvdata; më këshillojnë profesorët zhelanë, që më dhanë dije pa asnjë përfitim, etj., etj.

Mandej më shfaqet dera e Burrelit, me diçiturën e padukshme, por të njohur nga gjithë fatzinjtë që kaluan aty.

“Lasciate ogni speranca, o voi chi entrate qui”! pa Dantja shkruar në derë të ferrit:

“Ah, o Dan-te, të kishe provuar BURRELIN, mbase do ta kishe konceptuar ndryshe FERRIN!”!

“Këtu i thonë Burrel, ku hyn e nuk del”, na thoshin kur kalonim nën atë derë, ndonëse disa qindra mjeranë e kapërcyen atë prag me këmbët e tyre, disa qindra fatzinj e kaluan rrëshqanthi, me batanije, gjer te gropa rrëzë Qershizës! Pas asaj dere, enden hijet e burrave të zgjuar e të mençëm, të penës e të librit, të gojës e të besës, që përçuan historinë, që pushtetarët hipokritë u rrekën ta fshihnin!

Zoti deshi të dilja gjallë, për të përfunduar në një tjetër ferr më të zi se ferri….Spaçi, “varri i armiqve”!

Në vrimat e zeza të bakrit dhe piritit, parakalojnë identik miqtë fytyrë-nxirë, sa me zor i dalloj,… sepse s’ua hoqën dot skromën që la minerali, as mbi dyzet vjet. Kujtoj ditë-netët e zeza, sepse miniera s’kishte ditë, por netë e netë, pafund.

Më shfaqen si në një film retro, turma zhelanësh të dobët, të lodhur, me kollë, me të vjella, me këlbazë përzier me shtrepa gjaku, të paushqyer, të thyer më dysh, nga puna e rëndë; dhe policë me tela bari, me hekura dhe me hunj në duar.

Ende më shpojnë britmat:

“Pllanin, pllanin”!

Më ngjeth mishin dialogu pa rrugëdalje:

“Jam i sëmurë, zoti Pjetër”!

“Ala s’ke dek n’ven”!

“S’mundem më”!

“O pllanin, o xhanin, unë due vagonët”!

“S’ka mineral në front”!

“S’du m’e dit, merr kazmën e rrëmih or tëj”!

“A mund të rrëmihet shkëmbi”!?

“Hekrat bre”! dhe fatzinjtë përfundonin pas shtyllave.

Diku këputej një kokë, diku shembej një trup, diku ndalej një zemër, diku fikej një jetë…! Tmerr e lebeti, përpëlitem si zogu krahë-thyer! Ndërsa bobina rrotullohet pa pra dhe pelikula lëviz me shpejtësi marramendëse, duke projektuar ditët pa ngjyrë, muajt dhe vitet mbuluar me terr galerash, dhe netë të përjetshme!

Lëvizja ngadalësohet, bobina ndalet dhe figurinat ngurosen si krushqit e legjendës me kuaj e nusen me duvak. Mbërrin momenti kulmor, Revolta e Spaçit, çasti i papërsëritshëm i kohëve moderne. Memorie.al

                                                Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 10 Tetor 2024

Next Post

“At Shtjefën Gjeçovi dhe At Gjergj Fishta, janë kushërij të një gjaku, nga baba, të vëllazërisë Prend Gjeçi, me qendër në Iballe-Pukë, pasi...”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, Dr. Gjelosh Nikolla

Artikuj të ngjashëm

“Prej robit burra, apo prej zotit’? – thirri Katrina, kur pa Markun të vdekun, rrethue prej shokëve të burgut. Kthimi në qeli, një fejesë e shkretë dhe farsa e Sigurimit, që Shkodrën e…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Prej robit burra, apo prej zotit’? – thirri Katrina, kur pa Markun të vdekun, rrethue prej shokëve të burgut. Kthimi në qeli, një fejesë e shkretë dhe farsa e Sigurimit, që Shkodrën e…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 1, 2025
“Tonin, e sa net kemi kaluar te ajo dhomë e dashur, ku ti me Justin, këndonit gjer në të dalë të diellit, o Zot, çfarë kënaqësie…”!/ Kujtimet e ish-prokurorit liberal, miku i artistëve shkodran
Kujtime

“Nga Serreqi, Sokoli, Saraçi e Suma, te Derguti, Pali, Prela, etj., rezistenca dhe vuajtjet e familjeve fisnike shkodrane, në burgjet e regjimit komunist…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik Ahmet Bushati

April 28, 2025
“Premtimi i rrejshëm i Sigurimit: Ruzhdi Rroji dhe dënimi i pashmangshëm i tij…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosuri politik, për tradhtinë e Qamil Gavoçit e Lilo Zenelit dhe ndërhyrjen e Abaz Bekteshit!
Kujtime

“Premtimi i rrejshëm i Sigurimit: Ruzhdi Rroji dhe dënimi i pashmangshëm i tij…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosuri politik, për tradhtinë e Qamil Gavoçit e Lilo Zenelit dhe ndërhyrjen e Abaz Bekteshit!

April 28, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës

April 28, 2025
“Kazazët e Shkodrës: Tragjedia e një familjeje fisnike në duart e komunizmit – Nderi, trimëria e sakrifica për Shqipërinë, për të cilën ata…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik Ahmet Bushati
Kujtime

“Kazazët e Shkodrës: Tragjedia e një familjeje fisnike në duart e komunizmit – Nderi, trimëria e sakrifica për Shqipërinë, për të cilën ata…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik Ahmet Bushati

April 28, 2025
“Postrribasit e filluen kryengritjen me shpresën dhe besimin se pushkës së tyre fshatrat përreth e Shkodra do t’u përgjigjej me pushkë, por kishin gabue, pasi…”! / Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Postrribasit e filluen kryengritjen me shpresën dhe besimin se pushkës së tyre fshatrat përreth e Shkodra do t’u përgjigjej me pushkë, por kishin gabue, pasi…”! / Kujtimet e ish-të burgosurit politik

April 28, 2025
Next Post
“Dom Shtjefën mbante lidhje të misionet e huaja diplomatike në Tiranë e të arratisurit nëpër male dhe informonte Vatikanin…”/ Historia e panjohur e famullitarit të Tiranës

“At Shtjefën Gjeçovi dhe At Gjergj Fishta, janë kushërij të një gjaku, nga baba, të vëllazërisë Prend Gjeçi, me qendër në Iballe-Pukë, pasi...”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, Dr. Gjelosh Nikolla

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!