• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, September 3, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Shteti duhet të jetë serioz që, në ceremonialin zyrtar, të përfshihet edhe përkujtimi i ngjarjeve historike e jetësore, që lidhen me Mbretin Zog dhe Monarkinë Shqiptare.

“Nën udhëzimin e Mbretit Zog, personat që do të zgjidhen nga partitë, për komitetin politik, duhet të jenë kompetent, përveç Mit’hat Frashërit, që është…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
Zotërinj deputetë, sot jeni në provë: Mos lejoni që Edi Rama të na kthejë në diktaturë!
“Mbreti Zog tha; unë s’pranoj kurrë, që t’i vihet njollë Kombit Shqiptar dhe jam gati të jap dorëheqjen, nëse Asambleja Kombëtare, ka mundësi ta shpëtojë…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
Memorie.al
”Shqiptari duron shtypjen, fukarallëkun dhe urinë, por ai kurrë s’mund të rri pa kafe e cigare në gojë ose në vesh, pasi…”/ Libri i suedezit që vizitoi Shqipërinë në ’35-ën

Nga Ekrem Spahiu

                   NDERIMI PËR MBRETIN ZOG – ËSHTË NDERIM LEGJITIM PËR SHTETIN SHQIPTARË 

                                                (Me rastin e 129 vjetorit të lindjes)

Memorie.al / Pas Ismail Qemalit, i cili ka meritën unike historike që e shkëputi Shqipërinë nga zgjedha otomane dhe e shpalli të lirë e të pavarur, shtetari i parë afatgjatë, që kornizoi Shqipërinë europiane, është Ahmet Zogu, madje në periudhën më kritike të botës, atë midis dy luftërave botërore. Është fakt, që historia e shtetit shqiptar të asaj kohe, është edhe historia e Ahmet Zogut, sepse  është vepër e tij. Prandaj, nderimi për Ahmet Zogun, është nderim legjitim për shtetin shqiptar.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në 1975-ën në Frankfurt, UDB-ja, në bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit shqiptar, zhvilloi një operacion të sofistikuar spiunazhi, ku…”/ Dëshmia e ish-zyrtarit të UDB-së nga Shkupi

“Organizatat e minoritetit grek në Shqipëri, bënë thirrje për bojkot të regjistrimit të popullsisë, në prill 2001, pasi…”/ Shkrimi i panjohur i studiuesit gjerman, Dr. Konrad Clewing, nga Mynihu

Absolutisht është legjitim nderimi për aktin e madh të shpalljes së pavarësisë, por është po aq legjitim nderimi i faktit që Ahmet Zogu, përfaqësoi krahinën e Matit në Kuvendin e Vlorës dhe, në roje të pavarësisë së sapo shpallur të vendit, organizoi dhe angazhoi forcat e tij, kundër forcave serbo-malazeze në Kakarriq, duke vënë jetën e tij, në altarin e sakrificës për lirinë e Atdheut.

Është legjitim nderimi për Kongresin e Lushnjës. Por është po aq legjitim nderimi i faktit që Ahmet Zogu, përveçse ishte një ndër protagonistët kryesorë për thirrjen dhe organizimin e atij kongresi, iu besua edhe detyra për sigurimin e tij, duke e zgjedhur madje në qeveri, në detyrën delikate për kohën, atë të Ministrit të Brendshëm.

Me këtë autoritet legjitim, ai i hapi rrugën qeverisë së dalë nga ai kongres, për t’u zhvendosur dhe instaluar në Tiranë, si dhe për të vënën nën kontroll, në emër të asaj qeverie, të gjithë territorin e vendit.

Është legjitim përcaktimi i vendit të duhur në histori e në protokoll, për të gjithë kryeministrat e vendit. Prej këtej, është imponim të nderohet edhe kryeministri Ahmet Zogu, që qeverisi më gjatë vendin në ato vite të trazuara të pas Luftës së Parë Botërore.

Është legjitim nderimi për arritjet e çdo kohe, çfarë ka qenë interes kombëtar shqiptar. E për këtë arsye, shteti shqiptar e ka për detyrim zyrtar, të nderojë faktin se Mbretëria Shqiptare, ishte shteti më i konsoliduar shqiptar, që orientoi të gjitha strukturat dhe institucionet e qeverisjes për nga modelet më të mira Perëndimore.

Si rrallë herë në historinë e Shqipërisë, ai thirri ekspertizën më të mirë juridike, ekonomike, ushtarake dhe diplomatike të shteteve perëndimore. Statuti Themeltar, kodi civil, kodi tregtar, kodi penal, kodi i procedurës civile, etj., të hartuara nën këtë ekspertizë, shënuan shkëputjen e plotë nga legjislacioni i periudhës otomane dhe e orientuan zhvillimin e Shqipërisë, për nga potencialet demokratike europiane.

Ministrat, deputetët dhe ambasadorët e kohës së Mbretërisë Shqiptare, u zgjodhën nga njerëzit më të ditur të vendit, të cilët i vunë aftësitë e tyre në shërbim të shtetit dhe shtetasve, siç e kërkonte statusi i tyre social dhe formimi i tyre. Mbi këto baza, u krijua edhe administrata e shtetit, dokumentacioni zyrtar i së cilës, mbetet edhe sot etalon korrektese ligjore.

Me përvojën dhe autoritetin e krijuar, kontrolli i territorit u forcua në atë shkallë sa, në të gjitha kohërat më pas, kujtohet me nostalgji fakti që një xhandar i vetëm, mbante rendin e qetësinë në një zonë të caktuar. Me ekspertizën më të mirë perëndimore, u ngrit Ushtria Kombëtare, me të gjitha strukturat krahasuese europiane, të cilës iu dha një mbështetje e pashembullt, duke i alokuar buxhet përparësor.

U shenjtërua prona dhe kadastra ,si elemente themelore të së drejtës. Liria e shprehjes dhe e shtypit, ishte e garantuar. Në atë periudhë, u botuan gazeta të gjithfarëllojshme opozitare, në të cilat nuk ishte blasfemi dhe nuk ndëshkohej kush, pse shkruante kundër qeverisë apo edhe vetë Mbretit.

U ndërtua nga fillimi infrastruktura rrugore dhe ura të shumta. Pikërisht në atë kohë, mori formë kryeqyteti shqiptar, me korpuset kryesore, të cilët akoma edhe sot, përbëjnë pasaportën e identitetit të tij urban.

Shteti në kohën e Mbretit Zog, e bëri krenar shqiptarin: me politikat e ndjekura, iu garantua lëvizja e lirë, me pasaportë të denjë për të paraqitur identitetin e tij, në çdo vend të botës.

Paraja shqiptare, napoloni i famshëm, ishte një nga monedhat më të forta të kohës. U masivizua arsimi kombëtar, duke i dhënë prioritet edukimit të brezit të ri, me frymë kombëtare. U respektuan, si në asnjë vend fqinj, të drejtat e minoriteteve për arsimim në gjuhën e tyre.

Mbretëria Shqiptare garantoi me ligj lirinë e besimeve fetare. Me një lëvizje të vendosur dhe të papërsëritshme, Ahmet Zogu krijoi të gjitha kushtet, për shpalljen e Autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare. Qysh në vitin 1925, ai kishte garantuar ngritjen në Shqipëri të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

Askush nuk mund t’i mohojë këto vlera në historinë e shtetit Shqiptar që nga krijimi i tij. Atëherë shteti duhet të jetë serioz me veten që, në ceremonialin zyrtar të Shqipërisë, të përfshihet edhe përkujtimi i ngjarjeve historike e jetësore, që lidhen me Mbretërinë Shqiptare.

Është një detyrim ndaj shtetarit të rrallë shqiptar, Ahmet Zogut. Memorie.al  

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pasi më pushkatuan babain në ’47-ën, me ‘Grupin e deputetëve’, ne u vendosëm në Shkodër, ku oficerët e Sigurimit dhe vetë Feçor Shehu, shkonin natën te shtëpia e mamasë dhe...”/ Dëshmia e rrallë e Artan Kokoshit

Next Post

Kalendari Historik 9 Tetor 2024

Artikuj të ngjashëm

“Në 1975-ën në Frankfurt, UDB-ja, në bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit shqiptar, zhvilloi një operacion të sofistikuar spiunazhi, ku…”/ Dëshmia e ish-zyrtarit të UDB-së nga Shkupi
Dossier

“Në 1975-ën në Frankfurt, UDB-ja, në bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit shqiptar, zhvilloi një operacion të sofistikuar spiunazhi, ku…”/ Dëshmia e ish-zyrtarit të UDB-së nga Shkupi

September 3, 2025
“Organizatat e minoritetit grek në Shqipëri, bënë thirrje për bojkot të regjistrimit të popullsisë, në prill 2001, pasi…”/ Shkrimi i panjohur i studiuesit gjerman, Dr. Konrad Clewing, nga Mynihu
Dossier

“Organizatat e minoritetit grek në Shqipëri, bënë thirrje për bojkot të regjistrimit të popullsisë, në prill 2001, pasi…”/ Shkrimi i panjohur i studiuesit gjerman, Dr. Konrad Clewing, nga Mynihu

September 3, 2025
“Kushdo që përdor violencë ose frikësim, për me ndalue ose turbullue mbledhjet e ushtrimin e Trupave gjyqsore, për me influencue mbi vendimet e tyne, dënohet…”/ Çfarë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
Dossier

Përse shteti shqiptar, duhet ta kremtojë 1 Shtatorin – ditën e shpalljes së Mbretërisë?!

September 2, 2025
“Nga Papa, Çurçilli, Musolini dhe Mbreti Zog, te Çaplini, Gregori Peck e Al Kapone, personalitetet që mbajtën ‘Borsalino’ dhe…”/ Historia e panjohur kapelës së famshme, që u krijua në Itali në 1857-ën
Dossier

“Mehmetin e vrau Enver Hoxha, brenda qershorit në Komitetin Qendror, do kërcasë pushka dhe i pari që…”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit: “Ç’më tha Veli Llakaj, kur i thashë; pse s’ veproni…”?!

September 2, 2025
“Familja Manolli, viktima e parë e neofashizmit serb pas 23 marsit ‘89 dhe si e përgatiti e zbatoi fashizmi ushtarako-policor, terrorin në Kosovë…”?! / Refleksionet e historianit të njohur
Dossier

“Në Gjermaninë Perëndimore, një grup shqiptarësh u rekrutua nga UDB-ja, për të survejuar emigrantët në Frankfurt dhe Mynih, ku…”/ Dëshmia e ish-zyrtarit të UDB-së, që u dënua si agjent i CIA-s

September 2, 2025
“Problemi i vendosjes së kolonëve në vendet e boshatisura, nuk është më i vogël se largimi i shqiptarëve, por më e natyrshme, pasi…”/ Plani i fshehtë e akademikut të njohur serb Çubrilloviç
Dossier

“Problemi i vendosjes së kolonëve në vendet e boshatisura, nuk është më i vogël se largimi i shqiptarëve, por më e natyrshme, pasi…”/ Plani i fshehtë e akademikut të njohur serb Çubrilloviç

August 31, 2025
Next Post
Kalendari Historik 1 Tetor 2024

Kalendari Historik 9 Tetor 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme