Nga Dod Progni
Memorie.al / Fisi i Nikajt, përbëhet nga fshatrat: Lekbibaj, Peraj, Gjonpepaj, Curraj të Poshtëm, Curraj të Eperm, Qeresh dhe Kuq. Shtrihet nga bregu i djathtë i lumit të Merturit dhe të lumit të Kuqit, në lindje e veri-lindje, deri në malin e Kaponit, qafën e T’thermes, Guri i Fushës Madhe e qafën e Ndërmajnes, në perëndim e veri-perëndim, për të vazhduar në veri me bjeshkët e Kakisë, qafën e Boshit, majën e Zezë e, deri në shtegun e Dashit. Në jug, trojet e Nikajt, hyjnë si pykë në mes të fshatrave Palc dhe Tetaj. që i përkasin fisit të Merturit. Dëshmitë arkeologjike tregojnë se kjo hapësirë gjeografike, që sot i përket fisit të Nikajt, ka qenë e banuar qysh në kohën e bronxit të vonë, rreth 1200 -1000 vjet para Krishtit. Dëshmohet gjithashtu se, edhe në periudhën mesjetare, këto gryka e shpate alpine, kanë qenë të banuara nga shqiptarët. Këtu edhe sot ruhen rrënojat e disa kishave, varreza ose toponime, që lidhen me banorët paraardhës të Nikajt.
Ndër më të njohur, janë Kisha e Vargut dhe varrezat pranë saj, siç thuhet në dokumenta; “qytezë e seli ipeshkvnore: e Pultit.
Kisha e Luzajës në Curraj të Poshtëm, edhe kjo; “ish- seli ipeshkvnore”, varrezat në lagjen Susaj të Lekbibaj, rrënojat dhe varrezat e vjetra në Paplekaj, kisha dhe varrezat e Shiokut në Gjonpepaj, varrezat e Mavriqeve në Kalbs e Marin, këndej e andej të lumit të Curraj, etj. Banorët e Nikajt janë të bindur, se këto varreza nuk u përkasin brezave paraardhës të fisit të tyre, por një popullsie tjetër, që s’kishte lidhje gjaku me ta.
Megjithatë, Nikajt i kanë ruajtur e adhuruar si vende të shenjta, me bindjen se ato i përkisnin një popullsie shqiptare, të besimit kristjan. Betimi në kishën e Vargut, të Paplekajt, ose të Luzajës, ishte një rëndësie të jashtëzakonshme për banorët e Nikajt. Deri në kohët e vona, këto kanë qenë vende tubimesh dhe të betimit tradicional të përvitshme, që bënin fshatarët e Currajt të Poshtëm, Lekbibaj, Gjonpepajt, etj.
Nga burime dokumentare sllave, osmanë dhe të Kishës Katolike të shek XIV-XVIII-të, mësojmë se gjatë kësaj periudhe në territorin e Nikajt të sotëm, shqiptarët formuan disa fshatra, për të cilat dokumentet shpesh herë përdorin termin; “katund”. Pavarësisht nga termi, katundet në malësitë tona, kanë patur kuptimin e ngulimeve të banuara bujqësore e blegtorale dhe jo të organizatave blegtorale endacake, siç është përpjekur t’i klasifikojë ndonjë “studiues” serbo-sllav, për qëllimet e tij të mbrapshta raciste.
Katundi Nikijtë, del i formuar qysh në vitin 1330. Përsëri, në vitin 1485, përmendet Nikijte, me 7 shtëpi dhe në vitin 1582, pa shënuar numrin e shtëpive. Ndërsa në vitet 1628, 1671 e, në vazhdim, deri në fund të shek XVIII-të, po në këtë territor, del i formuar katundi me emrin Nikajni (Nikaj). Luzaja, thjesht përmendet katund, që në vitin 1335 dhe më pas, po ky në vitin 1529, me 30 zjarre, për të vazhduar deri në vitin 1634, kur del së fundi me 8 shtëpi e, 40 frymë të krishtera.
Kuqa në vitin 1582, para se të keni emrin e lagjes Kuq në Curraj Epër, Zhush me 1485 (sot Nderzhush-lagje e fshatit Lekbibaj), Vargu, me 20 shtator në vitin 1529-1536 dhe në vitin 1628, del përsëri, por i braktisur si fshat dhe i shkatërruar si manastir. Pjaja e Mavriqit më 1634, fshat me 25 shtëpi dhe 220 frymë i cili, vazhdoi ekziston aktivisht në Curraj të Eperm, fqinjë me Nikaj, deri në vitin 1774. Të gjitha këto fshatra që shtrihen në territorin e Nikajt të sotëm, kanë fytyrë, lidhje të ndryshme me fisin e Nikajt, por vend-formimi i Nikajt, mund të kërkohet vetëm në Nikijte ose, në Nikajnë.
Arsyeja është e thjeshtë: Së pari, këta të dy janë emra patronimik të formuar nga një emër njeriu, që quhej Nikë-Nika, të ngjashëm me Nikajt. Së dyti, vendndodhja e tyre, është e përcaktuar diku brenda territorit të Nikajt të sotëm. Në kërkim të gjenezës së fisit të Nikajt, është thënë se; “fisi i Nikajt u formua para shtimit të mëvonshëm të katundit të Nikejve, që përmendet në dokumentet osmane në vitin 1485 dhe ngulitjes së tij, nuk një territor të banuar rishtas”.
Mendojmë se kjo, nuk është zanafilla as rruga e formimit të këtij fisi. Siç u tha më sipër, katundi i Nikijtë, dokumentohet i formuar në Pult, qysh në vitin 1330, çka do të thotë se; kryepari i Nikijve -Nika, duhet të ketë jetuar disa 10 vjeçarë, përpara vitit 1330, d.m.th., rreth 700 e ca vjet më parë. Prej këtej del, nga kjo kohë e deri sot, duhet të kenë lindur mbi 23 breza. Mirëpo nga pema gjenealogjike e fisit Nikaj, (punoj me saktësi nga Franc Nopca) në vitin 1908 dhe nga hulumtimet tona për zgjatjen e kësaj peme, deri tek brezi më i ri i sotëm, del se asnjë vëllazni e Nikajt, nuk arrin në më shumë se 15 breza, pa u bashkuar me NIkën, të parin e fisit.
Duke llogaritur me nga 30 vjet çdo brez, del se Nika-ati, i pari i fisit Nikaj, duhet të futen në këtë, rreth vitit 1500-1550. Mund të jetë koincidencë interesante që ky Nikë, nga i cili u formua fisi Nikaj, të jetë bërë shkak për herë të parë, pikërisht në territorin e Nikijve të mëparshëm, por nuk është e mundur që ky, të ketë ngjashmëri dhe lidhje gjaku, me të atin e parë të Nikijve, edhe pse edhe ai quhej Nikë, por siç përmendëm, kishte jetuar shumë kohë përpara, në vitin 1330. Për rrjedhojë, as Nikajt e sotëm, nuk janë pasardhësit e Nikijve, të cilët përmendëm së fundi në vitin 1582. Atëherë lind pyetja: Cili ishte para nga erdhi ai Nikë, që u bë kryepari i fisit Nikaj?
Në Nikaj dhe Krasniqë ka qarkulluar gojëdhëna, se Nikajt dhe Krasniqja, janë fise vëllezër. Madje, thuhet se kanë lidhje gjaku me fisin shqiptar të Hotit dhe me Vasojeviqët e Malit të Zi. Sipas kësaj gojëdhëne, vëllezërit Kras Keci, Nik Keqi dhe Vas Keqi, kanë qenë etërit dhe të parë të fiseve Krasniqe, Nikaj dhe Vasojeviq. Për t’i shpëtuar valës asimiluese sllave, dy të parët u larguan nga vendlindja dhe u vendosën në Dushaj të Eperm, në krahun e majtë të lumit Valbona, pranë fshatit T’pla të Krasniqës. Vasojeviqët, që qëndruan në Mal te Zi, u bënë orthodoksë dhe u sllavizuan. Krasniqët ruajtën kombësinë shqiptare, por në shekullin e XVIII-të, u bënë myslimanë.
Ndërsa Nikajt, që u shkëputën nga Krasniqja për t’u bërë në trojet e tyre të sotme, ruajtën kombësinë shqiptare dhe fenë e vjetër katolike. Vërtetësia e kësaj gojëdhëne është e dyshimtë, nga fakti se emri “Hrsato”, nga rrjedh emri Krasniqe, nuk mund të përcaktohet nga niset, nga një antroponim “Krast”, siç thotë tradita e vendit, por nga fitonim “hrasto”, që në sllavisht do të thotë “dushk”. Ajo çka duhet pranuar si e vërtetë, është pohimi i Prof. Eqrem Çabejt se; “të tre këto fise, janë me origjinë shqiptare”. Prej këtej, del se; as i pari i Nikajve, nuk ishte Nikoviqi.
Rreth formimit të fisit Nikaj dhe lidhjet të tij me Krasniqën, ka një tjetër traditë gojore, që njihet e besohet më shumë se para. Sipas saj; i pari i Nikajt, ka qenë Nikë Mekshi. Ky ishte vëlla me Kolë Mekshin, nga i cili u formuan Kolmekshajt e Krasniqës, që etnografisht përfshijnë fshatrat; Shoshan, Kocanaj, Dragobi, Bradoshnice, Degë, Murataj, me gjysmën e fshatit Margegaj. Për këtë arsye, Nikajt me Krasniqe, veçanërisht me Kolmekshaj, si dy vëllezër, nuk lidhin martesa midis tyre. Në të vërtetë, vëllazëritë e Kolmekshajt, nuk numërojnë më shumë se 15-16 breza, nga brezi më i ri i sotëm, deri tek ati i parë i tyre, Kolë Mekshi, vëllai i Nikë Mekshit.
Madje vllaznitë Qokaj e Vukaj, të fshatit Shoshan, që i përkasin Krasniqes, i lidhin brezat e tyre me Qokajt e Vukajt e Currajt të Eperm – fis Nikaj, në brezin 11-12-të. Metaliajt e Dragobisë-fis Krasniqe, nuk shkojnë më shumë se 10-11 breza, pa u bashkuar me vllaznitë e Currajt të Eperm. Duke njohur më mirë këto lidhje fisnore, At Shtjefen Gjeçovi, në vitin 1917, ka bërë një kategori tërheqëse; “Currajt e Dragobisë”. Mbi lidhjet farefisnore të Nikajt me Krasniqën, hedhin dritë edhe studimet antropologjike. Franc Nopca dhe Ediht Durham, thonë se në pikpamje antropologjike; “Nikajt shkojnë në ndryshim me shumë fise të Shqipërisë së Veriut, si Mertur, Shale, Shosh, Toplanë, Mirditë, Pukë, etj.”.
Po kështu antropologu ynë i njohur, Aleksandër Dhima, i grupon Nikajt në tipin antropologjik të Malësis së Vogël, së bashku me Krasniqe, Gash, etj. Përfundimi më i besueshëm që del nga këto të dhëna, është se ati i parë, nga i cili u formua fisi i Nikajt, ka qenë Nikë Mekshi. Ky pasi u nda nga vëllai Kolë Mekshi, u largua nga Krasniqja dhe u vendos diku në territorin e Nikajt të sotëm. Për të përcaktuar kohën dhe vendin ku kishte zanafillën fisi i Nikajt, po u kthehemi përsëri burimeve dokumentare të shekullit XIV-XVII-të. Kemi argumentuar më sipër, se fisi i Nikajt, nuk identifikohet me katundin Nikijtë, që dokumentet serbe, e përmendin të formuar qysh në vitin 1330. Ndërsa Nikë Mekshi, ati i parë i fisit Nikaj, ka jetuar së paku dy shekuj, pasi që formuar katundi Nikijtë.
Më i pranueshëm do të ishte mendimi se; fisi i Nikajt, e ka zanafillën në katundin Nikajni, të cilin relatori Don Vincenti, në vitin 1628, e shënon në Pultin e Eperm, sipas rreshtimit Brisë, Salcë, Palc, Nikajni, Zhush, Luzanja, Blaka, Rajnë, etj. Ndërsa në relacionin e Gjeç Bardhit, në vitin 1634, hidhet dritë edhe mbi vendndodhjen e Nikajt kur thuhet se; “kisha e Bjakës, është vetëm 6 milje larg Nikajt”. Bjakja e asaj kohe, ishte katund me 20 shtëpi e 230 frymë, dhe bëj “në një territor të pyllëzuar me gështenja”. Bëhet fjalë për fshatin e sotëm Tetaj. Në këtë rast, dokumenti përputhet me thënien gojore e cila thotë; “Trojet e para të Nikajt kanë qenë në Paplekaj të Epër”, ku edhe sot ruhen rrënojat e një kishe të vjetër dhe varrezat rreth saj.
Distanca midis kishës së Paplekajt të Eperm dhe rrënojave të kishës së Bjakës, që duken edhe sot në Tetaj, është rreth 9.6 km. Afërsisht në të njëjtin vend, i lokalizon Nikajt edhe Sh. Gaspëri, në vitin 1671, kur thotë se; “Nikajt e Bjakë, janë shefituar të damun prej një lumi të vogël”. Por distancën midis kishës së Shnaprendës në Bjakë dhe Nikajt, ai e përcakton rreth 9 milje. Si duket ka patur parasysh distancën midis kishës së Bjakës dhe asaj të Shiokut në Gjonpepaj, ose ndonjë tjetër më sipër, ku mund të ishin ç’vendosur Nikajt përkohësisht, për arsye lufte, sepse në të njëjtin relacion, më 1671, ky autor thotë: “Katundi i Nikajt, ishte rrënue e grabit prej turqve pak përpara dhe gjendjes në varfëri të madhe”.
Ardhja e familjes së Nikë Mekshit nga Krasniqja dhe vendosja në Paplekaj të Eperm, ku zuri e u mbush fisi i Nikajt, duhet të ketë ndodhur së paku disa dhjetëvjeçarë para vitit 1628, pasi në vitin 1628, ata kishin arritur të formonin një katund, me emrin e kryeparit të tyre, Nikë-Nikaj. Dokumentet e burimet te shekullit të XVII-XX-të, japin se; Nikajt nuk kanë lëvizur nga krahina, me përjashtim të rasteve sporadike, kur individ ose familje të veçanta, për arsye të forta, si gjakmarrje etj., janë detyruar të emigrojnë jashtë fisit, për tu bërë gjithçka brenda trevave Shqiptare. Nga ana tjetër, në asnjë rast nuk del që brenda kësaj periudhe, rreth 400 e ca vjeçare, të ketë ardhur ndonjë grup popullsie dhe të jetë bërë me banim të përhershëm, në territorin e fisit Nikaj.
Edhe Kapiti, siç pohojnë disa studiues, kanë ardhur nga Vajush i Shkodrës, përpara Nikajt, përreth viteve 1416-1500. Pas ardhjes së Nikajt dhe rritjes së tyre, (shumica e Kapitave) dhe u detyruan të largohen për në Guci, ku jetojnë edhe sot. Ajo pjesë e vogël që nuk u largua, bashkjeton prej shekujsh në harmoni e mirëkuptim me Nikajt, falë lidhjeve të kumbarisë me fqinjët më të afërt, Peraj e Gjonpepaj dhe lidhjeve martesore me vllaznitë e tjera të Nikajt. Gjatë shekullit të XVII-XVIII-të Nikajt, si të gjithë banoret e tjerë të Pulit, kaluan vështirësi të panumërta. Gjendjes tepër të rëndë ekonomike, i shtohet dhe lufta e vazhdueshme kundër ekspeditave me ndeshje të feudalëve osmanë, që vinin me forcat ushtarake për të vrarë, plaçkitur e nënshtruar, malësorët e pa bindur.
Megjithatë, Nikajt nuk u nënshtruan, nuk u shpërngulën nga trojet e veta, po qëndruan në mbrojtje të tokës, lirisë, dokeve e zakoneve shqiptare dhe të fesë së tyre katolike. Ata u rritën, u fuqizuan dhe u bënë njëri nga fiset e bajraqet më të njohur të Malësisë së Veriut. Nga një katund-fis, Nikajt, me 35 shtëpi e 300 frymë që ishin në vitin 1671, pas 100 vjetësh, në vitin 1771, arritën në 119 shtëpi, me 849 frymë. Por tashmë “fis” në kuptimin e njësisë së vetëqeverisur, që dallohej nga fqinji i vet kryesor, Merturi, pasi, siç thotë Gjon Logoreci më 1771, “Nikajt janë fis tjetër dhe rrjedhin nga gjaku ndryshe nga ata të Palcit dhe të Salcës…”! Kjo bëhet akoma më qartë në vitin 1775, kur Nikajt ndahen nga Palci e Salca edhe në pikëpamje dioqeziane, duke formuar famullinë e parë të Nikajt.
Rreth viteve 1867-1870, Nikajt kishin 240 shtëpi, me 2360 frymë, dhe midis viteve 1905-1910, bëhen me 266 shtëpi dhe rreth 2400 frymë, për të arritur 320, në shtator të vitit 1917. Për t’u theksuar, është fakti se; procesi i rritjes së popullsisë dhe shoqërisë me ruajtjen e vazhdueshme dhe të fortë me kujtesat kolektive për lidhjet e gjakut mes fshatarëve, vllaznive, barqeve, familjeve dhe gjithë anëtarëve të fisit. Në traditën gojore që ruhet edhe sot në kujtesën e shumë banorëve të Nikajt, thuhet se; rritja e fisit Nikaj, është bërë nga shtimi i barqeve të tre nipave të Nike Mekshit, djemve të Bibe Nikës: Lekë Bibës, Kolë Bibës, dhe Mark Bibës. Prej këtyre u formuan tre “këmbët” kryesore të fisit Nikaj. Dega e Kolë Bibës, u territorializue në veri e veri-lindje të ngulimit fillestar “Paplekaj të Eperm”, ku u formuan fshatrat: Peraj dhe Gjonpepaj.
Nga pasardhësit e Për-Kolë Bibës dhe formuan Perajt. Ndërsa nga ata të Gjon Pep Kolës, u formua fshati Gjonpepaj. Dega e Lekë Bibës nga Paplekaj i Eperm, u zgjerua më në jug, në Paplekaj të Poshtëm, si dhe në fshatrat e hershme Zhush dhe Varg, duke formuar një fshat të vetëm, me emrin e Lekë Bibës (Lekbibaj). Lekbibajt përbehen nga dy vllazni të mëdha: Nikprendaj dhe Paplekajt. Dega e vëllait të vogël, Mark Bibës, u zgjerua në lindje e verilindje të fisit, në një hapësirë më të madhe se dy të parat, duke përfshirë Currajt e Poshtëm e të Eperm. Midis tërësisht 1634 -1670, kjo degë u shtri në fshatin e vjetër, Luzaje. Me shtimin e barqeve dhe familjeve, sipas disa të dhënave, në vitet 1660 -1670, dalin tri shtëpi e para të kësaj dege të cilat ngjiten me banim në Curraj të Eperm, ku jetonin Pjajet e Mavriqit.
Nga pasardhësit e Mark Bibës, që populluan Currajt e Poshtëm dhe Currajt e Eperm, u formuan dy vllazni të mëdha; Nikbibaj dhe Prebibaj, që rridhnin nga Nikë Bibë-Marku dhe Prend-Bibë-Marku. Siç kemi thënë më sipër, emrin Nikaj e mbante vetëm një katund, ku banorët e tij kishin lidhje gjaku në mes tyre dhe rridhnin nga një at i përbashkët, që quhej Nikë Mekshi. Me të drejtë ajo e popullsisë së Nikajt dhe shtrirjen e tyre, është territori i katundit fillestar, emrin “Nikaj”, nuk mund të trashëgonte vetëm një vllazni ose, katund i këtij fisi. Të gjitha vllaznitë dhe katundet që u formuan, kishin lidhje të barabartë me atin e tyre të përbashkët, Nikën. Prandaj emri i tij, nuk mbeti në një katund të vetëm, por u bë emër i gjithë fisit.
Në fill të shekullit të XX-të, numri i shtëpive, sipas vllaznive kryesore, të fisit Nikaj, ishte; Peraj, 50 shtëpi, Gjonpepaj, 32 shtëpi, Nikprendaj, 40 shtëpi, Paplekaj, 30 shtëpi, Nikbibaj, 50 shtëpi dhe Prebibaj: 30 shtëpi. Nga një dokumenti i kohës, del se historia dhe formimi i detyruar të fisit Nikaj, në pikëpamje numerike dhe territoriale, ishte e gjatë dhe e veshur. Për shumë vite, Nikajt jetuan fqinjë me popujt e Luzajes, Pjajes së Mavriqit, Vargut, Zushit, Kapitit, etj. Rritja e popullsisë së Nikajve dhe të tjerëve, krijoi ngushtësi ekonomike për të gjithë. Sipërfaqja e tokave të ndëshkueshme dhe kullotave, ishte mjaft e kufizuar. Kjo e bëri të pamundur vazhdimin e fqinjësisë së mirë dhe bashkëjetesën e Nikajt, me banorët që nuk i përkisnin këtij fisi.
Në këto rrethana, dikush do të largohej e dikush do të qëndronte. Nikajt do të rriten numerikisht të organizuar dhe të vetëqeverisur, në bazë të drejtuesve zakonore dhe dominuam mbi të tjerët. Kështu në vitin 1582, në Vark kishin mbetur vetëm 4 shtëpi, të cilat do të largoheshin deri në vitin 1628, kur Varkau del i pabanuar. Më pas largohen edhe Luzajt, duke i liruar vendin pasardhësve të Mark Bibës. Deri në vitin 1771, Pjajet e Mavriqit “njerëz shumë të mirë por pa kurrfarë farefisnie, si lidhje gjaku me Nikajt”, jetonin në fqinjësi të mirë me këto të fundit. Pikërisht këtë vit, 43 familje të Pjajës, siç thuhet në një dokument, kanë ikur në shpatet e larta të maleve sepse, u binin në qafë Nikajve.
Gjatë të fundit 1773-1774, Pjajet e Mavriqit pas një zije buke largohen përfundimisht edhe nga Curraj Eperm, duke lënë prapa vetëm toponimet; si “Vada e Mavriqit”, “Vorret e Mavriqit”, “Prroi i Gjovelit”, “Ara e Gurit të Dodës”, “Lumi i Pjasë”, “Pusterri i Pjasë”, etj., që lidhen me këta banorë të etnisë shqiptare dhe të besimit katolik. Lidhur me shpërnguljet e banorëve të hershëm, është rasti të vihet në dukje fakti se; popullsia e fiseve Nikaj e Mertur, me ndonjë përjashtim të rrallë, siç ishte rasti me Mavriqet, nuk ruan ndonjë kujtim të përpjekjeve me armë midis tyre dhe banorëve të hershëm të kësaj treve.
Bashkëjetesa u vendos në mënyrë paqësore, pasi të dy palët të fisit dhe anash, ishin shqiptarë, me gjuhë tradita e kulturë të përafërt. Mbi të gjitha ishin bashkëluftëtarë, kundër të njëjtit armik, turqve pushtues. Megjithatë për shkaqe që u thanë më sipër, shumica e popullsisë e së hershme, si; Luzajët, Pjajeshët, Mavriqët, Blakçorët e, një pjesë e Kapiteve dhe larguan në funksion të trojeve shqiptare të Rrafshit të Dukagjinit, Kosovës, etj. Shkuan andej nga kishin ardhur shekuj më parë, gjysh-stërgjyshërit e tyre. Për këto lëvizje shqiptarësh, mjaft saktë e bukur, është shprehur albanologu i njohur Pukevill, kur thotë: “Ky popull fatosash që aq shumë kje i shtrënguem të gjej strehë ndër male të të veta të papërshkueshme, për të ruajtur lirinë e vet, vrojtonte së nalti perandoritë që lindshin e disshin, për të zbritun mandej me rifitue e bragtisun”.
Për lehtimin e territorit, veçanërisht për bjeshkët, ka patur raste që Nikajt, kanë hyrë në konflikte edhe me fise fqinjë, Mertur dhe Shalë. Me këta të fundit, konfliktet kanë qenë më të gjata dhe të ashpra. Shala zotëronte pothuajse të gjithë bjeshkët e sotme të Nikajt. Për t’i fituar deri në kufijtë e sotëm që ndajnë Shalën nga Nikajt, është dashur dashur shumë kohë. Kanë biseduar, janë e marrë edhe pleq, për të argumentuar secila palë të drejtën e vet mbi bjeshkët, por është derdhur dhe gjak. Ky konflikt i gjatë i dhimbshëm, u mbyll vetëm në fundin e shekullit të XIX-të, pas një përpjekje të armatosur midis dy fiseve, në afërsi të Qafës së Ndërmanjës, ku mbeti i vrarë bajraktari i Shalës, pikërisht në vendin e quajtur; “Kryqi i Bajraktarit”.
Në lartësinë 1580 m., ku u vra bajraktari, u vendos edhe “kufiri”, midis Nikajt dhe Shalës. Sipas Kanunit të Maleve, është model; “kufi gjaku”. Gjatë shekullit të XIX-të, fisi i Nikajt konturohet qartë në pikëpamje territoriale dhe organizative brenda kufijve të sotëm, duke u bërë fis i di e me peshë ndër fiset e bajraqet e Malësisë së Gjakovës. Ky luan rol të rëndësishme në luftërat çlirimtare kundër pushtuesve osmanë gjatë fundit të shekullit XIX-të, e fillimit të shekullit XX-të.
Rritja e popullsisë dhe shtimi i barqeve, çoi në formimin e vëllazërive të reja më të vogla, që ishin degëzime të vëllazërimeve më të mëdha. Kryeparët e tyre, para të cilëve morën emrin këto vëllazëri, ishin pasardhës të vëllezërve Kolë, Lekë dhe Mark Biba. Përgjithësisht vëllazëritë e reja, trashëguan tokat e ndëshkueshme dhe kullotat të parëve të tyre. Kjo ka bërë që bashkësia territoriale, fshati apo lagjja, në personin e rasteve, të jetë e përputhur me bashkësinë fisnore.Të grupuara sipas fshatrave, deri në vitet ‘50-’60-të të shekullit XX-të, vëllazëritë me njohje të fisit Nikaj, ishin në fshatin Peraj, Gjonpalaj, Përpalaj, Martincamaj, Neçaj, Përvataj dhe Kolbucaj. Në fshatin Gjonpepaj: Dakaj, Doçaj, Gjergjndreaj, Marvataj, Ndrepepaj dhe Stakaj. Kapiti që shkon me Gjonpepaj, përbëhet nga vllaznitë: Niklekaj dhe Dedaj.
Në fshatin Lekbibaj: Paplekaj, Pecnikaj, Imeraj, Rosaj, Susaj, Meshaj dhe Aliaj. Në Curraj të Poshtëm: Nikmartinaj, Hasmartinaj dhe Zhivanaj. Kjo e fundit është vllazni dhe mbathur fisit. Mendohet se ka lidhje me popullsinë e hershme të Luzajes. Në Curraj të Eperm me rreth 100 shtëpi në vitin 1932, kishte këto vllazni: Përpepaj, Nikbibaj, Prebibaj, Mrishaj, Qokaj, Malndreaj, Gecaj dhe Ndrevataj. Mendohet se Ndrevataj, rrjedh nga Pjajet e Mavriqit, pasi nuk kanë lidhje gjaku me vëllazëritë dhe të tjera të fisit. Edhe kjo vëllazëri, ashtu si Zhivanajt, i është mbathur fisit.
Megjithëse vëllazëritë e fisit Nikaj, u rritën dhe u shpërndanë në një hapësirë dhe distancë gjeografike relativisht të madhe nga njëra-tjetra, familjet, barqet dhe individët e tyre, ruajtën brez pas brezi të forta lidhjet e gjakut, si brenda vllaznive, ashtu edhe brenda gjithë fisit. Shprehjet e këtyre lidhen, është ekzogamia e rreptë dhe zbatohen në lidhjet martesore. Deri në vitin 1972, në tërë fisin Nikaj, më 451 familje, nuk ka patur asnjë lidhje martesore, brenda fisit. Memorie.al