1923 – Në kryeqytetin japonez Tokio, bie një nga tërmetet më shkatërrimtarë në historinë e njerëzimit. Tërmeti me magnitutdë 8.3 ballë të shkallës Rihter do të shkatërronte mbi 50 përqind të qytetit si dhe do të shkaktonte afro 150.000 të vdekur dhe të plagosur. Kjo fatkeqësi natyrore do të ishte e para në vazhdën e një sërë të tjerash që do të godisnin Japoninë vite më vonë.
1928 – Nalt Madhnija e Tij Zogu I, Mbreti i Shqiptarëve lindur Ahmed Muhtar bej Zogolli, pas vitit 1922 thjesht Ahmet Zogu, ishte udhëheqësi i Shqipërisë nga 1922 deri më 1939. Ai së pari shërbeu si kryeministër shqiptar (1922–1924), pastaj si president (1925–1928), dhe së fundi si mbret (1928–1939). Mësimet e para i mori në vendlindje nga mësuesit privatë Hysen efendi Çeka nga Elbasani, për gjuhën shqipe dhe nga Hafiz Muharremi nga Dibra për gjuhën turke, deri në moshën 13 vjeçare. Më 1903, u largua për në Stamboll me vetëm një shoqërues,] Lalë Krosin, dhe filloi studimet në “Numenu Tereki”, e më pas vazhdoi shkollën e oficerëve. Pasi u gradua oficer, ndoqi dhe kreu gjithashtu liceun francez Gallatasaraj në kryeqytetin perandorak. Qëndroi në Stamboll deri në fund të pranverës të vitit 1912, kur mësimet shkollore u mbyllën për pushimet verore. Kur u kthye në vendlindje, më 17 gusht 1912, mënjanoi me ngadalë vëllain, Xhelal beun, dhe i siguroi vetes parësinë e krahinës së Matit duke marrë titullin Myhtar. Më 1 shtator 1928, Asambleja Kushtetuese e mbushur me partizanë zogistë e shpalli Shqipërinë mbretëri dhe Ahmet Zogun mbret. Mbretëria shqiptare falë ndihmës së dhënë nga Anglia dhe Italia u njoh nga qeveritë e huaja, madje edhe ajo e Jugosllavisë, por qeveria e Turqisë nuk pranoi ta njihte dhe marrëdhëniet mes dy vendeve u ftohën. Zogu betimin e bëri mbi Kuranin dhe Biblën: “Unë Zogu, Mbret i Shqiptarëve, në çastin në të cilin po hudh kambën mbi Thronin e Mbretnís Shqiptare dhe po marr në duer Pushtetin Mbretnuer, betohem përpara fuqisë së Zotit me mbajtë Bashkimin Kombëtar, Independencën e Shtetit dhe Tokat. Betohem edhe të mbahem besnik ndaj Statutit dhe të veproj mbas pikave të tij dhe mbas ligjeve që ndodhen në zbatim, duke pas parasysh kurdoherë të mirën e popullit. Zoti më ndihmoftë”.
1939 – Gjermania naziste sulmon dhe pushton Poloninë, duke i hapur kështu rrugë zyrtarisht fillimit të Luftës së Dytë Botërore e cila, do të merrte jetën e rreth 65 milionë njerëzve në të gjithë botën. Rezistenca ushtarake e Polonisë do merrte fund vetëm pas një muaji.
1962 – Lind Ruud Gullit, një prej futbollistëve më të famshëm të kombëtares hollandeze si dhe të skuadrës italiane të Milanit. Gullit do të shpallej Kampion Europe në vitin 1988 duke mposhtur Bashkimin Sovjetik 2-0 në Mynih të Gjermanisë.
1972 – Në Reykjavik të Islandës do të mbahej Kampionati Botëror i Shahut ku mbi të gjitha do të mbahet mënd zhvillimi i Lojës së Shekullit, midis kampionëve Bobby Fischer dhe Boris Spassky respektivisht të SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik. Fischer do të mposhte Spasskin pas disa ndeshjesh dhe gjithashtu do të thyente për herë të parë hegjemoninë sovjetike 24 vjeçare në këtë sport.
1983 – Avioni civil i linjës Koreano-jugore 007 do të qëllohej nga një Xhet ushtarak sovjetik në afërsi të ishujve Sakhalin në Paqësorin veri-perëndimor duke shkaktuar kështu vdekjen e të 269 pasagjerëve dhe anëtarve të ekuipazhit në bord përfshi këtu edhe kongresmenin amerikan Lawrence McDonald. Ky incident ajror do të ishte një nga më të rëndit në periudhën e Luftës së Ftohtë çka do të çonte edhe në përkeqësimin e marrdhënieve diplomatike Moskë-Seul.
1989 – Vdes në Varshavë në moshën 77 vjeçare Presidenti i Polonisë komuniste, Wladyslaw Gomulka. Gomulka, do të udhëhiqte vendin e tij nga viti 1956 deri në vitin 1970 periudhë në të cilën, Polonia edhe pse nën një regjim diktatorial, do të ndërmerrte hapa konkrete të zhvillimit të ekonomisë, liberalizmit, dhe krijimit të një lloj autonomie nga Moska zyrtare.
2004 – Në Beslan të Rusisë do të ndërmerrej një prej akteve terroriste më të rënda në historinë e këtij shteti, ku militant islamikë të armatosur do të merrnin peng për 72 orë një shkollë fillore së bashku me nxënësit dhe mësuesit e saj. Ngjarja do të përfundonte tragjikisht me vdekjen e 385 vetëve përfshi këtu nxënësit, mësuesit, personelin e sigurisë, si dhe vetë terroristët.