Nga Xhonatan Sill
Memorie.al / Shqipëria ishte i vetmi shtet në botë që, siç ishte parashikuar, do të ishte përjashtimi i përkohshëm i Kamboxhias, e cila nuk ka pasur marrëdhënie diplomatike, si me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu edhe me Bashkimin Sovjetik. Dhe nëse drejtuesi i partisë së saj, Enver Hoxha, i cili ishte në pushtet që nga periudha e pushtimit, nga forcat italiane dhe gjermane, që u mbyll me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, vazhdon të ndjekë rrugën e tij, Shqipëria nuk do ta arrinte kurrë këtë gjë.
“Politika e vendit tonë, – ishte shprehur atë kohë Hoxha, – nuk është politika e atyre shteteve që mbajnë qindra flamuj në xhepat e tyre. Republika jone Popullore, nuk e ul flamurin e saj, si përpara shantazhit dhe territorit, ashtu edhe përpara rublave apo dollarëve.
A duhet ta ndjekim ne këtë parim dhe politikë, apo të ulemi në gjunjë, të lëpijmë çizmet e amerikanëve dhe sovjetikëve, duke bërë një shtet prostitutë”?
Shpërfillja në këto fjalë, ishte karakteristikë e politikës që vetëm Hoxha e aplikonte. Sloganet, një kult dhe disiplinë e personalitetit të Hoxhës, ishin të pranishme në Shqipëri.
Por ekzistonte njëkohësisht një zhvillim ekonomik i pakët dhe një konspiracion, krahasuar me pjesën tjetër të Europës Lindore, si dhe Perëndimin.
Izolimi total
Që në vitin 1967, kur u mbyllën të gjitha kishat dhe xhamitë, Shqipëria ishte shteti i parë ateist në bote, e vetmja “fe” e së cilës ishte Shqipëria, ashtu siç e përcaktoi Enver Hoxha. Sado drastike të jetë politika e izolimit, ajo mbart në vetvete rrënjë historike.
Italia, Greqia dhe Jugosllavia, të gjitha shpresonin ta pushtonin Shqipërinë pas Luftës së Parë Botërore dhe, që nga Lufta e Dytë Botërore, presidenti Tito, CIA (Agjencia Qendrore e Inteligjencës) dhe Nikita Hrushovi, kishin planet e tyre të veçanta për ta marrë atë.
Përveç një trupe diplomatike dhe pak biznesmenë të lejuar brenda vendit, vetëm për pak ditë, Shqipëria pranon rreth 5000 turiste në vit. Në kufi, një berber zyrtar, rruante mjekrat dhe shkurtonte flokët.
Ata largonin pothuajse çdo mjet leximi dhe urdhëronin që pantallonat e ngushta, minifundet dhe pantallonat e shkurtra, të zëvendësoheshin me rroba të gjata. Nëse nuk zbatoheshin këto rregulla, vizitorët hynin në Shqipëri, ndryshe nga çdo vend tjetër në Europë.
Shqipëria nuk ka pasur asnjë dritë trafiku, apo makina private. Trafiku përbehej nga “Xhip”-at dhe kamionët e prodhuar në Kinë dhe karroca, biçikleta dhe gomarë, të ngarkuar rëndë.
Gjendja ekonomike
Në bazë të strategjisë së Enver Hoxhës, për t’u mbështetur secili në forcat e veta, vendi kishte ngritur një bazë industriale primitive, por të shumëllojshme.
Relativisht e pasur me minerale për popullsinë e saj, prej dy milionë banorësh, Shqipëria kishte vajra sulfurore dhe furnizonte pothuajse të gjitha nevojat e saj energjetike dhe pjesën më të madhe të lëndës së parë, si dhe të kërkesave për ndërtim.
Sipas modelit Maoist, politika zyrtare synonte t’i jepte prioritete për standarde fshatrave, më shumë se qyteteve, duke qenë se dy të tretat e popullsisë, jetonte në këto zona.
Edhe në zonat rurale, janë bërë përpjekje për të balancuar ndryshimin midis zonave malore dhe fushave bregdetare, përgjatë Adriatikut, që nga kufiri jugosllav, deri në Greqi.
Banorët nga fermat kooperativiste në zonat e ulëta, çoheshin nëpër ekspedita për të mësuar standardet dhe për të zhvilluar me pas fermat e tyre.
Sipas Revolucionit Kulturor Shqiptar, i cili filloi në të njëjtën periudhe me Kinën, por që ende ka vazhduar, të gjithë punonjësit e zyrave dhe intelektualët, duhet të punonin një muaj në vit në bujqësi, si punë e detyrueshme, ose nëpër fabrika.
Gratë ushtarake, të cilat mbanin pushkë dhe vishnin çitjane, shfaqeshin duke patrulluar në kufi. Politika e Shqipërisë ishte një gërshetim i Maoizmit dhe respektit për Stalinin, busti i të cilit ishte karakteristikë, në çdo qendër të qyteteve dhe fshatrave të Shqipërisë.
Por, pavarësisht borxhit ekonomik të Shqipërisë ndaj Kinës, i cili zinte një pjesë të madhe të mallrave të importuara në vend, që nga letrat higjienike, e deri tek traktorët, sloganët që vlerësonin miqësinë Shqipëri-Kinë, shiheshin shumë rrallë.
Thuhej se Hoxha nuk ishte i kënaqur me pajtimin e Kinës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vend gjendeshin shumë pak këshilltarë kinezë. Ata të gjithë mbanin veshje perëndimore.
Politikat e Hoxhës janë kundërshtuar vazhdimisht. 14 nga 31 anëtarët e Komitetit Qendror në vitin 1948, u ekzekutuan një dekadë më vonë. Që nga viti 1960 dhe nga prishja e Moskës, udhëheqja ka qenë shumë e qëndrueshëm.
Por verën e kaluar, ministri i Mbrojtjes, u zëvendësua në mënyrë misterioze, pas asaj që dukej si një debat i nivelit të lartë, mbi izolimin e vendit.
Pas atij incidenti, Hoxha mbajti një fjalim të ashpër, duke sulmuar njerëzit, të cilët “na këshillojnë ne të kthejmë vendin tonë, në një stallë me dyer që lihen të hapura për derrat dhe dosat”.
Gjithashtu u shënuan edhe tensione për ndryshim. Një faktor ka qenë inflacioni Perëndimor, i cili rriti çmimin e makinerive të importuara, te cilat Shqipëria i blinte në Europën Perëndimore.
Kritikat ndaj Hoxhës, ku me sa duket kanë deklaruar se; në bregun e gjatë te detit, Shqipëria mund të fitonte më tepër të ardhura nga turistët.
Të tjerë faktorë kanë qenë transmetimet e huaja dhe influenca e tyre në brezat e rinj, të cilët mund ta kapnin shumë shpejt radion italiane, greke dhe jugosllave, në transistorët e tyre.
Me futjen e televizionit, në vitin 1971, u bënë paralajmërime të shumta nga Hoxha, për te mos përdorur e ndjekur stacionet e huaja “revizioniste”.
Së fundi, ekziston mendimi se besnikëria ekskluzive e Shqipërisë për Kinën e largët, mund të ishte një gabim në atë kohë, kur vetë Pekini po shndërrohej në më pragmatik, në marrëdhëniet e tij me botën kapitaliste. Por për atë kohë, Hoxha ishte i vendosur t’i bënte rezistencë./ Memorie.al
Shkrimi është marrë nga “New York Times”,
Qershor 1976
Titulli është redaksional Përgatiti për botim, Albert Gjoka