• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, July 30, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Për ngrehjen e një hoteli në plaxhën e Durrsit, besoj se s’ka njeri kundër, po për përhapjen e nji kumara zyrtarisht, s’jam …”/ Diskutimet në Parlamentin shqiptar në 1933, për resortin me 100 dhoma e kazino

“Banka Kombëtare e Shqipërisë është bërë si ‘Dullë Huta’ tregtari fajdexhi tiranas, që…”/ Kriza e thellë ekonomike në periudhën e Monarkisë së Zogut
“Babai im, ish-nënprefekti i Stambollit dhe ministër në disa kabinete të Zogut, u internua nga italianët dhe u burgos nga komunistët”. Historia e panjohur e Abdurrahman Dibrës, rrëfen i biri
“Në Shqipëri, s’ishin të lejuara raportet e marrëdhëniet jashtëmartesore, ato quheshin prostitucion dhe dënoheshin me punën të detyruar, por te Hotel ‘Dajti’, pashë…”/ Kujtimet e italianit Canciani
Shqipëria, ‘Orienti Europës’: “Burrat përdredhin mustaqet e gjata dhe tregojnë për bëmat e tyre, kurse gratë me sy të zgurdulluara…”/Libri i panjohur i suedezit Sven Aurén
Brryli i Currilave-Durres
Memorie.al
“Për ngrehjen e një hoteli në plaxhën e Durrsit, besoj se s’ka njeri kundër, po për përhapjen e nji kumara zyrtarisht, s’jam …”/ Diskutimet në Parlamentin shqiptar në 1933, për resortin me 100 dhoma e kazino
Revista franceze L’EUROPE CENTRALE në ’34-ën: Durrësi me kalanë, parqet e antikitetit dhe bregdetin, mahniti senatorin e Lyonit, Justin Godard…

Nga Kreshnik Kuçaj

Memorie.al /  Prej vitesh, Shqipëria ka bërë përpjekje për ndërtimin e strukturave akomoduese moderne, për qëllime turistike. Praktika e koncesioneve ka qenë një praktikë e tentuar, për t’u ndjekur që në periudhën e Monarkisë së Zogut. Një koncesion i tillë, do të shtrohej për diskutim, në Parlamentin shqiptar, në fund të vitit 1933. Në një prej seancave të mbajtura në nëntor të 1933, do të diskutohej një projekt-marrëveshje që ishte nënshkruar mes ministrit të Financave dhe një tregtari me banim në Durrës, për ngritjen e një hotel të rangut të parë, me kapacitet 100 dhoma fjetje, me të gjithë kushtet e nevojshme, brenda të cilit të kishte një kazino të madhe, salla dëfrimi për ballo, një bar, një teatër dhe kinema.

Praktikisht, për Shqipërinë e atyre viteve ky resort do të ishte më i madhi në vend, e ndoshta nga më modernët e Ballkanit. (Hotel “Dajti”, që do të ndërtohej disa vite më vonë e, që do të ishte projekti më i madh hotelier në vend, do të kishte 100 dhoma, por sërish do të ishte më i vogël se ky projekt).

Projekt-koncesioni ishte lidhur mes zotit Kristaq Zagoridhi (tregtar) dhe ministrit të Financave, Abdurrahman Dibra. Projekti ishte ambicioz e, parashikonte ndërtimin e një resorti të ngjashëm me ato në Monte Carlo, apo San Remo.

Gjithashtu mund të lexoni

“Për herë të parë në një qeveri shqiptare, nisi të funksiononte ‘Zyra e Sigurimit Publik’, apo ‘Drejtoria e Policisë Shqiptare’, ku u emërua…”/ Historia e panjohur e shkollës së Xhandarmërisë në Gjirokastër

“Me Avzi Nelën u njoha në burgun e Burrelit dhe kur e liruan, nuk e lanë të shkonte në fshatin e tij, por në një kasolle të mjerë e, kur shkuan që ta arrestojnë përsëri, ai…”! / Kujtimet e Uran Kalakullës

“Hoteli në fjalë do të ketë një gazino madhështore, me salla dëfrimi për ballo, bar, theatro, cinema dhe për lloje të ndryshme, siç janë në Sanremo, Montekarlo, ku ushtrohen lojet roulette, trente, qarante, bacara, chemindefer, bulette e, të tjera loje hazardi, të kësaj dore.

Hoteli do të zbukurohet rreth e përqark me lulishte e pemishte, që do të kenë vende të posaçme për tenis e, lojna të tjera të jashtme dhe për brinjë detit një banjo modern, me organizata të shëtitjeve me barka dhe të sporteve të tjera, që mund të tërheqin të huajt e ta bëjnë plazhin e Durrësit, një vend dëfrimi”, shkruhej në projekt-koncesionin e nënshkruar në tetor të vitit 1933, e që një muaj më vonë, po diskutohej në sallën e Parlamentit, në parim.

Koncesionari merrte përsipër të shtronte me asfalt të gjithë rrugën, nga qyteti i Durrësit deri në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Po ashtu, koncesionari merrte përsipër të instalonte një central elektriku, për të furnizuar me energji zonën e plazhit, kundrejt tarifës që kishte caktuar për këtë shërbim, Bashkia e Durrësit.

Resorti dhe ngërçi i kazinosë

Marrëveshja parashikonte se qeveria shqiptare, merrte përsipër që t’i akordonte koncesionarit të drejtë ekskluzive të ushtrimit të lojërave të fatit, për një afat 33 vjeçar e, të mos jepte asnjë koncesion e leje të tjera, për këtë qëllim.

“Është e nënkuptuar se e drejta ekskluzive, i përket vetëm ushtrimit të lojnave të hazardit të ndryshëm”, shkruhej në projekt-koncesionin, që diskutohej në Parlament.

Qeveria merrte përsipër gjithashtu që të vinte në dispozicion të koncesionarit, gratis, për të gjithë afatin e koncesionit, tokën e nevojshme për të bërë ndërtimet e instalimet e parashikuara, të cilat gjithashtu përjashtoheshin nga taksat e detyrimet doganore.

Stafi i huaj

Marrëveshja ishte e detajuar e parashikonte ndër të tjera edhe stafin që do të punësohej. Kamarierët e krupierët e kazinosë, do të merreshin të huaj.

“Qeveria merr përsipër me leju koncesionarin, që të sjellë nga jashtë 30 persona të huaj, burra e gra, me qëllim që t’i përdorë në shërbime të ndryshme të hotelit e kazinosë”, shkruhej në projekt-koncesion.

Mbi të ardhurat bruto të përvitshme të kazinosë, koncesionari detyrohej të pagunte 10 % të të ardhurave. Shërbimi i brendshëm në kazino dhe tarifa e lojërave, do të caktohej me anë të një rregulloreje të veçantë, e cila do të kishte dhe pëlqimin e qeverisë.

Për shfrytëzimin e kësaj sipërmarrje, koncesionari kishte të drejtë të formonte një shoqëri dhe me t’u aprovuar ajo, ky koncesion, do të regjistrohej në emër të shoqërisë. Në këtë rast, kapitali themelor i saj, lejohej edhe të ishte i huaj.

Në përfundim të afatit të koncesionit, godinat dhe të gjitha instalimet e tjera do t’i dorëzoheshin qeverisë falas dhe në gjendje funksionale. Garancia financiare që duhej vendosur nga koncesionari, ishte 60 mijë franga ari.

Në relacionin e projekt koncesionit, evidentohet se një investim i tillë, ka në fokus; “tërheqjen e mjaft vizitorëve përjashta duke e bërë plazhin në fjalë, një vend dëfrimi mjaft modern”.

Qëndrimet kundra. të mbajtura në seancë plenare

Diskutimi i projekt-koncesionit u bë vetëm në parim, pasi më pas do të kalonte për shqyrtim, në komisionet përkatëse. Megjithatë, në këtë diskutim në parim, nuk do të mungonin as kundërshtitë nga deputetë të njohur të atyre viteve.

Eshref Frashëri, do të dilte kundër projektit, me argumentin se shkakton dëme morale e, material.

“Pas mendimit tim, kjo projektligj bjen dam, si materialisht ashtu edhe moralisht dhe prandaj nuk jam anëtar, që të pranohet”, do të shprehej ai.

Ndërsa deputeti Fejzi Alizoti, shprehej parimisht pro ndërtimit të hotelit, por kundërshtonte sjelljen e stafit nga jashtë, si dhe hapjen e kazinosë.

“Për ngrehjen e një hoteli në plaxhën e Durrësit, besoj se s’ka njeri ta kundërshtojë; po për përhapjen e nji kumara zyrtarisht, nuk jam antar. Gjithashtu nuk jam antar, qi koncesionarit t’i jepet cartabianca, qi të sjellë kamarieret nga jashtë, me nji fjalë, qi të bajë si të duen. Po të pranohet me të drejtë me ba ndryshimet në komisjon, e pranoj”, u shpreh ai.

Thoma Orollogaj, do të kërkonte shpjegime nga ministri i Financave, nëse ishte e mundur që projekt-koncesionit, t’i bëheshin ndryshime në komisione dhe nëse koncesionari do të ishte i hapur, t’i pranonte ato.

“Në çdo vend përjashta, janë ngrehë të tilla hotele e gazino. Kur kemi një plaxhë kaq të bukur, pse të mos ngrehim edhe ne një hotel kësisoj, qi mund të tërheqi edhe vizitues nga jashtë. Ngrehja e nji gjaje të tillë, mue nuk me duket nji gja e papëlqyeshme.

Ngrehja e nji hoteli kësisoj lypë, si mund ta marrin me mend secili, nji kapital mjaft të madh dhe nuk di në mund t’a kryej koncesionari.

Kujtoj se po të kërkohen modifikime të arsyeshme, do t’i pranoj koncesionari këto sende, me gjithë se pranohen en block, komisioni ka të drejtë të kërkoj modifikime. Prandaj lutem të pranohet e të shkojë në komision”, do të përgjigjej ministri i Financave, Abdurraman Dibra.

Projekt-koncesioni do të pranohej në parim në seancë plenare e, do t’i referohej komisioneve parlamentare.

Në bisedimet parlamentare, nuk jepen më detaje për këtë projekt-koncesion dhe as studiuesi e njohur i ekonomisë dhe financave, Inspektor i Oborrit Mbretëror, Haxhi Shkoza, nuk e ka përfshirë në kapitullin e koncesioneve, këtë projekt.

Gjithsesi, investimet madhore në sektorin e hotelerisë dhe turizmit në Shqipëri, do të bëheshin në fund të viteve ’30-të dhe fillimin e viteve ’40-të, kur do ndërtoheshin Hotel “Dajti”, Hoteli i “Gjuetisë” në Lezhë dhe ai që më vonë do të emërtohej Hotel “Vollga” në Durrës.

Ndërkohë, në vitet ’40-të në Durrës, hoteli më i famshëm do të ishte “Grande Albergo dei Dogi” i sapondërtuar (Më vonë do të emërtohej “Vollga”). Po ashtu, ishin edhe hotel “Augusteo”, Hotel “Europa”, Hotel “Internazionale”, Hotel “Iola”, Hotel “Isola Bella”, Hotel “Pallas” dhe Hotel “Splendido”.  Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 15 Maj 2024

Next Post

“Në familjen time mësova, se dhimbja që mundonte miken italiane të gjyshes sime, lidhej me një fakt të tmerrshëm, pasi bashkëshorti dhe djali i saj...”/ Kujtimet e emigrantes në Itali, për Tiranën e viteve ’80-të

Artikuj të ngjashëm

“Për herë të parë në një qeveri shqiptare, nisi të funksiononte ‘Zyra e Sigurimit Publik’, apo ‘Drejtoria e Policisë Shqiptare’, ku u emërua…”/ Historia e panjohur e shkollës së Xhandarmërisë në Gjirokastër
Dossier

“Për herë të parë në një qeveri shqiptare, nisi të funksiononte ‘Zyra e Sigurimit Publik’, apo ‘Drejtoria e Policisë Shqiptare’, ku u emërua…”/ Historia e panjohur e shkollës së Xhandarmërisë në Gjirokastër

July 30, 2025
“Ore shokë, Avzia Nela s’asht burr i keq, po në anët tona, na jena të lidhun me fjalën, kush e qet, quhet besëpremë. E pra, kjo asht arsye, që Avzia hesht…”/ Dëshmitë e rrallë të ish-të burgosurit politik
Dossier

“Me Avzi Nelën u njoha në burgun e Burrelit dhe kur e liruan, nuk e lanë të shkonte në fshatin e tij, por në një kasolle të mjerë e, kur shkuan që ta arrestojnë përsëri, ai…”! / Kujtimet e Uran Kalakullës

July 30, 2025
Fotografi me pamje të Sarandës
Dossier

“Në mëngjesin e 29 korrikut 1944, forcat britanike filluan sulmin nga deti, drejt pozicioneve të gjermanëve dhe beteja vazhdoi gjithë ditën, por ne…”! / Dëshmia e ish-partizanit, për çlirimin e Himarës

July 28, 2025
“Në kampin e Fush-Krujës, kishte dhe të burgosur ordinerë, si shkrimtari Selman V., ish-kreu i organizatës Pionerit, i cili me Janaq T., në 1946-ën, organizuan rrahjen time në gjimnaz…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës
Dossier

“Duke studiuar filozofin kobzi Egezia, ‘këshilltarin e vdekjes’, Mustafa Bajraktari filloi të humbte shpresat dhe një ditë, me copa çarçafi të bëra si litar, ai…”/ Historia e trishtë e filozofit autodidakt nga Tropoja

July 28, 2025
“Ndërsa Greqia ka përfituar 950 milionë franga ari nga pronat e çamëve, paradoksalisht, shteti shqiptar, nuk ka guxuar asnjëherë, që të kërkojë…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Dossier

“Ndërsa Greqia ka përfituar 950 milionë franga ari nga pronat e çamëve, paradoksalisht, shteti shqiptar, nuk ka guxuar asnjëherë, që të kërkojë…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

July 28, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Dossier

“Ashtu si Sali N., edhe Faik K. mavria, ishte bërë spiun, madje thoshin se ai raportonte jo vetëm të burgosurit, por edhe policët e kampit, prandaj ata e shtynin dhe…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

July 27, 2025
Next Post
“Në familjen time mësova, se dhimbja që mundonte miken italiane të gjyshes sime, lidhej me një fakt të tmerrshëm, pasi bashkëshorti dhe djali i saj…”/ Kujtimet e emigrantes në Itali, për Tiranën e viteve ’80-të

“Në familjen time mësova, se dhimbja që mundonte miken italiane të gjyshes sime, lidhej me një fakt të tmerrshëm, pasi bashkëshorti dhe djali i saj...”/ Kujtimet e emigrantes në Itali, për Tiranën e viteve ’80-të

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme