• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, September 18, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur doli nga spitali Shkodrës, se kishte prerë damarët në tentativë vetëvrasje, nga presionet e Sigurimit, u vetëflijua, duke u mbytur në…”/ Historia tragjike e përkthyesit të njohur, vëllai i Teme Sejkos

“Si u inskenua nga Sigurimi “Komploti çam” dhe helmimi i gjeneral Hilmi Seitit që s’pranoi të ishte…”/Historia tragjike

taho-sejko

Nga Enver Kushi

Memorie.al / I dashur babë Çervi. Po bëhet më se një vit qysh kur më ra në dorë libri juaj, të cilin e kam lexuar dhe rilexuar disa here, i jam vënë ta përkthej në shqip dhe shpresoj se pas disa kohësh, do të mund ti ve në duar lexonjësit shqiptar, historinë e familjes s’uaj, historinë e shtatë luftëtarëve të rezistencës italiane, që për kauzën e shenjtë të lirisë, sakrifikuan jetën. Kam besimin e pa përkulur, se përkthimi në gjuhën time i këtij tregimi ngjethës, do t’i shërbejë popullit shqiptar, të mësojë historinë e familjes Çervi, që – sikurse thoni ju – është historia e popullit Italian, trim e punëtor, historia e gjithë familjeve italiane, që kanë luftuar për të drejtat e tyre. Por unë do të shtonja, që kjo është edhe historija e të gjithë popujve që luftuan kundra fashizmit, e nazizmit, edhe historija e popullit shqiptar, që për shekuj, me armë në dorë, u ka qëndruar shumë llojë okupatorëve të jashtëm, e tradhëtarëve të mbrendshëm”.

Këto radhë që po botojmë në këtë shkrim, i takojnë një letre që publikohet për herë të parë. Ajo është shkruar nga Sulo Mehmet Sejko, në dhjetor të vitit 1957. Sulo Sejko, letrën ia drejton Alcide Çervit, babait të shtatë djemve, me rastin e 13-vjetorit të rënies heroike të tyre. Autorit të letrës, duket që në vitin 1956, i ka rënë në dorë libri në origjinalin italisht; “I miei sette figli”, me autor Alcide Çervi.

Sulo Sejko, siç shkruan që në fillim të letrës, e ka lexuar dhe rilexuar disa herë, “i jam vënë ta përkthej në shqip dhe shpresoj se pas disa kohësh, do të mund t’i ve në duar lexonjësit shqiptar historinë e familjes suaj, historinë e shtatë luftëtarëve të rezistencës italiane që për kauzën e shenjtë të lirisë sakrifikuan jetën”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në Japoni, që në klasën e parë u thonë fëmijëve: ‘vendi ynë është i varfër, prandaj duhet të mësojmë e të punojmë’, kurse në shkollën tonë…”/ Diskutimi Gramoz Rucit në plenumin e 11-të të Komitetit Qendror, korrik ‘90

“Një ish-i burgosur i kampit të Vloçishtit thotë se në vitin 1948 aty kanë vdekur më shumë se 130 njerëz dhe komandanti i kampit ishte Tasi Marko, një mjeshtër i torturave…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Po kush është autori i kësaj letre dhe përkthyesi i vërtetë i librit; “Të shtatë bijtë e mi”, të Alçide Çervit? Them “përkthyesi i vërtetë”, sepse në botimin në gjuhën shqipe të librit në fjalë, në vitin 1961, nga Ndërmarrja  Shtetërore e Botimeve “Naim Frashëri”, përkthyes është vënë Reshat Këlliçi, e jo Sulo Sejko!

Emri i Reshat Këlliçit, del si korrektor letrar në librin e Xhovani Xhermaneto-s; “Kujtime të një berberi”, përkthyer nga Sulo Sejko dhe botuar në vitin 1957, nga e njëjta shtëpi botuese. (Titulli i origjinalit: Giovanni Germanetto. Memoria di un barbiere” Prefazione di Palmiro Togliatti.)

Ata që e njohin historinë tragjike të familjes Sejko, në fillim-vitet ’60-të, të shekullit që lamë pas dhe të ashtuquajturin “Grupi Çam”, goditjen fatale që diktatura komuniste, u bëri disa personaliteteve të shquara me origjinë nga Çamëria, nuk e ka të vështirë të kuptojë, se përse u hoq emri i Sulo Sejkos, si përkthyes i librit; “Të shtatë bijë e mi”.

Sulo Sejko ka lindur më 29 nëntor 1917, në qytetin e Filatit në Çamëri. Babai i tij, Mehmet Sejko, (1876-1935), njihet si një nga figurat e shquara të Çamërisë. Në vitin 1908, ai vihet në krye të shoqërisë “Vëllazëria” në Filat, ku sekretar është një emër tjetër i njohur, Musa Demi. Sulo Sejko, ishte vetëm tre vjeç, kur familja e tij shpërngulet nga Filati dhe vendoset në Konispol.

Ai kreu shkollën e mesme Teknike Amerikane të “Harry Fultzit” në Tiranë. Me fillimin e rezistencës antifashiste në Shqipëri, Sulo Sejko, ashtu si dhe dy vëllezërit e tjerë, Taho dhe Teme Sejko, u radhit në çetën partizane “Çamëria” dhe më pas në formacione të tjera luftarake antifashiste. Pas çlirimit të vendit, kreu disa detyra të rëndësishme në qytetin e Shkodrës. Njihte mirë anglishten, italishten dhe greqishten.

Ishte shumë i kulturuar, njeri shembullor, i rregullt, i qetë dhe fjalëpakë, si dhe dallohej për humorin e tij brilant dhe batutat e shpejta dhe të goditura. Më 28 korrik të vitit 1960, arrestohen Teme Sejko, Komandat i Flotës Luftarake Detare dhe vëllai më i madh, Taho Sejko, një emër i nderuar në jug të Shqipërisë, ku ai kishte punuar vitet e para të çlirimit, por edhe në Tiranë e, më pas në Shkodër, ku ishte transferuar pas Konferencës së Tiranës, së vitit 1956.

Pas arrestimit të vëllezërve, Sulo Sejko u përjashtua nga partia dhe u vu nën survejimin e Sigurimit të Shtetit. Thirrej disa herë në hetuesi. Pushkatimi i dy vëllezërve, por edhe trysnia që ushtronte ndaj tij Sigurimi i Shtetit, e goditën rëndë atë.

Në dhjetor të vitit 1962, tentoi të vriste veten me prerjen e damarëve. Pasi doli nga spitali, hetuesia vazhdonte ta thërriste herë pas here, dhe kjo e rëndoi më tej gjendjen shpirtërore, derisa u vetëflijua më 5 shkurt të vitit 1963, duke u mbytur në pus. Ky është Sulo Sejko, autori i kësaj letre të ndjerë dhe përkthyesi i vërtetë i librit “Të shtatë bijtë e mi”.

Duke publikuar pjesë nga kjo letër, u bëjmë homazh jo vetëm bijve dhe bijave më të shquar të rezistencës antifashiste në Itali, por edhe atyre në Shqipëri. Gjithashtu sjellim në kujtesë kontributin e Çamërisë dhe bijve të saj, gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Nga ana tjetër, kujtojmë me nderim vëllezërit Sejko: Taho, Sulo dhe Teme, kontributi i të cilëve për çlirimin dhe më pas përparimin e Shqipërisë, u shpërblye keq nga diktatura komuniste.

Në këtë letër, Sulo Sejko ka shumë nga shpirti i tij i madh dhe i lirë, ka shumë nga bota dhe rrënjët liridashëse të familjes së tij, por edhe nga bota liridashëse shkodrane, nga familja Gjylbegu dhe gjaku i derdhur në vitet e rezistencës antifashiste, me të cilën e lidhte bashkëshortja e tij, motra e Naim Gjylbegut.

Kjo letër është ruajtur nga djali i Sulo Sejkos, Gëzimi, dhe me këtë rast, falënderoj z. Hektor Taho Sejko, që më ndihmoi me të dhëna për familjen Sejko. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Prenk Jakova, u mërzit keqazi me Rikard Ljarjen dhe kur e takoi rastësisht në Tiranë, i futi një shuplakë, pasi ai...”/ Historia e panjohur e aktorit të famshëm, me kollosin e muzikës shqiptare

Next Post

“Pasi fola me Bardhosh Gjonzenelin, kur erdhën ata të komandës në qeli, për të na komunikuar amnistinë, u thashë; Ua kam falur Partisë dhe shoqes Nexhmije, nuk i dua...”/ Dëshmia e ish-të dënuarit politik

Artikuj të ngjashëm

“Një vizitor në Shqipëri, gjen pamje në disa rrugë, që të kujtojnë fillimin e këtij shekulli, burra dhe gra me lopata, sfurqe e shata, tufa delesh, dhish e lopësh…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, maj 1990-të
Dossier

“Në Japoni, që në klasën e parë u thonë fëmijëve: ‘vendi ynë është i varfër, prandaj duhet të mësojmë e të punojmë’, kurse në shkollën tonë…”/ Diskutimi Gramoz Rucit në plenumin e 11-të të Komitetit Qendror, korrik ‘90

September 17, 2026
“Inxhinier Kujtim Beqiri, që për shkak të lidhjeve të tij me ‘Ballin Kombëtar’ gjatë Luftës së Dytë Botërore, konsiderohej nga regjimi; një armik natyral, pranoi se…”/ Refleksionet e historianes së njohur
Dossier

“Një ish-i burgosur i kampit të Vloçishtit thotë se në vitin 1948 aty kanë vdekur më shumë se 130 njerëz dhe komandanti i kampit ishte Tasi Marko, një mjeshtër i torturave…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 17, 2026
“Shoku Koço Kokëdhima gëzon respekt në radhët e rinisë, djalë me kulturë, por shokët drejtues të Partisë kanë vërejtje për të; ‘mendjemadh, i nxituar dhe…”/ Raporti i Fatos Nanos për Ramiz Alinë, shtator 1990

September 18, 2026
“Serbia është në gjendje të trillojë dhe jo vetëm, t’i mbledhë faktet e vrasjeve të atyre plakave dhe pleqve dhe t’i botojë në libra, siç bënë me librin…”/ Refleksionet e publicisti të njohur Bedri Halimi

“Në masakrën e Prekazit të Skenderajt, më 5 – 7 mars 1998, u vranë 59 shqiptarë, nga të cilët 55 nga lagjja e Jasharajve…”. Dëshmia e publicistit të njohur për masakrat serbe në Kosovë, 1998-‘99

“Mirë që na akuzuan për tradhëti që u rrëzua monumenti i shokut Enver, por më erdhi sekretari i parë i Vlorës, Manxhar Binaj e më tha…”! / Fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen sekrete të Byrosë, 6 mars ‘91
Dossier

“Pse lejohet Lenka Çuko të ketë vilë me pishinë, serë, terren sportiv etj., po Qirjako Mihali, që pas dasmës së madhe e dërgoi çiftin në Zvicër…”?! / Zbulohet letra për Ramiz Alinë, 15 shtator 1990

September 18, 2026
Next Post
“Pasi fola me Bardhosh Gjonzenelin, kur erdhën ata të komandës në qeli, për të na komunikuar amnistinë, u thashë; Ua kam falur Partisë dhe shoqes Nexhmije, nuk i dua…”/ Dëshmia e ish-të dënuarit politik

“Pasi fola me Bardhosh Gjonzenelin, kur erdhën ata të komandës në qeli, për të na komunikuar amnistinë, u thashë; Ua kam falur Partisë dhe shoqes Nexhmije, nuk i dua...”/ Dëshmia e ish-të dënuarit politik

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme