1915 – Albert Einstein botoi teorinë e tij të përgjithshme të relativitetit. Relativiteti i përgjithshëm (GR), i njohur gjithashtu si teoria e përgjithshme e relativitetit (GTR), është teoria gjeometrike e gravitetit e botuar nga Albert Einstein në 1915 dhe përshkrimi aktual i gravitetit në fizikën moderne. Ky studim shkencor, e bëri Einstein-in, të famshëm në mbarë botën.
1920 – Lindi në qytetin e Elbasanit Qemal Hasan Stafa, qenë bashkëthemelues i Grupit Komunist të Shkodrës, pjesëtar në takimin e themelimit të partisë, anëtar i Komitetit Qendror dhe sekretar politik i të rinjve. Gjithashtu shkrues poezish dhe sprovash letrare me pseudonimin Brutus, të cilat u përmblodhën në vëllimin “Qortimet e vjeshtës”. Dita e vrasjes së tij, është përcaktuar si datë simbolike për të përkujtuar Ditën e Dëshmorëve nga regjimi komunist. Kandidati për sekretar të përgjithshëm të PKSH-së, Qemal Stafa qëndronte në shtëpinë e Bije Vokshit në Tiranë. Më 4 maj 1942 u largua nga kjo shtëpi sepse atje shkoi Enver Hoxha, i cili e njoftoi se duhej të shkonte në një bazë më të sigurt. Të nesërmen e kësaj dite më 5 maj 1942 karabinieria shkoi në shtëpinë të marrë me qira nga Beqir Minxhozi, në atë kohë punonjës i Bankës Kombëtare të Punës. Kontrata e qirasë së shtëpisë ishte bërë vetëm tri ditë më parë. Në rrethana të pasqaruara mirë, Minxhozi u arrestua. I lidhur ai u detyrua të tregonte shtëpinë ku strehohej Stafa, e fejuara Drita Kosturi, Kristo Themelko, Gjustina Sata (Flora Dishnica) dhe kushërira e saj Marie Lezhja. Në raportin e saj për këtë ngjarje, karabinieria nuk e përmend Themelkon.
1956 – Tunizia fiton pavarësinë nga Franca. Procesi i Pavarësisë Tuniziane ndodhi nga 1952 deri në 1956 midis Francës dhe një lëvizje separatiste të udhëhequr nga Habib Bourguiba. Bourguiba u bë Kryeministri i parë i Mbretërisë së Tunizisë pasi negociatat me Francën i dhanë fund me sukses protektoratit kolonial që çoi në pavarësi. Ky vënd ishte ndër të fundit në Afrikën e Veriut, që u shkëput nga kolonializmi.
1960 – Lindi ne Dardanë, Bajram Kosumi, gazetar, albanolog dhe politikan shqiptar nga Kosova. Bajram Kosumi është një figurë qendrore e jetës politike dhe akademike në Kosovë, i njohur fillimisht si një nga udhëheqësit kryesorë të demonstratave studentore të vitit 1981. Për shkak të aktivizmit të tij politik kundër regjimit jugosllav, ai vuajti rreth 10 vite burgim politik. Pas lirimit, ai u përfshi aktivisht në lëvizjen për pavarësi dhe ishte pjesë e delegacionit kosovar në bisedimet e Rambujesë në vitin 1999. Karriera e tij politike kulmoi me postin e Kryeministrit të Kosovës gjatë periudhës 2005–2006, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt. Përveç politikës, Kosumi ka një profil të lartë intelektual, duke mbajtur titullin Doktor i Shkencave Filologjike dhe duke shërbyer si Rektor i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan. Ai është autor i shumë veprave studimore mbi letërsinë, eseve politike dhe ditarëve që dokumentojnë përvojën e tij në burg. Sot, ai mbetet një zë i moderuar në opinionin publik, i fokusuar kryesisht në fushën e arsimit dhe publicistikës.
1990 – Gruaja e Ferdinand Marcos, Imelda Marcos, hidhet gjyq, për ryshfet, përvetësim, dhe zhvatje. Imelda Romualdez Marcos ishte Zonja e Parë e Filipineve për 21 vjet, gjatë së cilës ajo dhe burri i saj besohet se kanë grumbulluar në mënyrë të paligjshme një multi- pasuri personale miliardë dollarë amerikanë, pjesa më e madhe e së cilës ende mbetet e pambaruar. Pasuria e saj u vlerësua të ishte në 24 miliardë dollarë në 1979, dhe sot vlerësohet të jetë së paku 30 miliardë dollarë.
1995 – Kulti japonez Aum Shinrikyo kryen një sulm me gaz sarin në metronë e Tokios, duke vrarë 13 vetë dhe duke plagosur mbi 6200 të tjerë. Në pesë sulme të koordinuara, autorët lëshuan sarin në tre linja të metrosë së Tokios, dhe përveç të vrarëve dhe të plagosurve, shkaktuan probleme të përkohshme të shikimit për afro 1.000 të tjerë. Ky konsiderohet si një ndër sulmet më të egra terroriste në Japoni.
2003 – Në orët e para të mëngjesit, Shtetet e Bashkuara dhe tre vende të tjera (Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe Polonia) fillojnë operacionet ushtarake, për pushtimin e Irakut. Pushtimi i Irakut i vitit 2003 ishte faza e parë e luftës. Faza e pushtimit filloi më 19 Mars 2003 (ajër) dhe 20 Mars 2003 (tokë) dhe zgjati pak më shumë se një muaj, duke përfshirë 26 ditë të operacioneve të mëdha luftarake.
2017 – Vdes në moshën 101 vjeçare, David Rockfeller. Rockefeller, shte një bankier amerikan që shërbeu si kryetar dhe kryeshef ekzekutiv i Chase Manhattan Corporation. Ai ishte anëtari më i vjetër i gjallë i gjeneratës së tretë të familjes Rockefeller, dhe patriark i familjes nga gushti 2004 deri në vdekjen e tij në mars 2017. Ai u vu re për lidhjet e tij të gjera politike dhe udhëtimet e huaja, në të cilat u takua me shumë liderë të huaj.





