1875 – Lindi në Konicë, Faik bej Konica, propagandues i çështjes kombëtare, studiues i historisë kombëtare dhe i gjuhës shqipe, botues, publicist dhe diplomat shqiptar. Ky “njeri me kulturë të lartë” (Noli), “enciklopedi shëtitëse” (G. Apolineri), eseist i shkëlqyer, stilist i përkryer, themelues teorik dhe praktik i kritikës letrare shqiptare, veprimtar politik me orientim perëndimor, siç ishte kultura e popullit që i takonte, poliglot, solli një model të ri në mendësinë shqiptare. Sistemi komunist për pesëdhjetë vjet e ndaloi kthimin e eshtrave të tij në tokën shqiptare. Noli dhe Lamja i vogël (Sejfulla Maleshova) nuk mund të bënin asgjë. Më 4 mars 1946 Noli i shkruante Lames që të ndikonte tek autoritetet shqiptare të plotësohej amaneti i Konicës. Pasi Malëshova nuk mundi të bënte gjë, ndërhyri vet tek autoritetet shqiptare dhe fatkeqësisht, për arsye politike, nuk gjeti mirëkuptim. Eshtrat e tij u kthyen në atdhe, në një ditë maji të vitit 1995 dhe u vendosën në Parkun e Tiranës, pranë varreve të vëllezërve Frashëri. Kështu u plotësua amaneti i Konicës, të anatemuarit, njeriut “që hodhi baltë mbi letërsinë shqiptare” , “shkrimtarit reaksionar”, sikurse u quajt paturpësisht, i cili u letua nga letrat shqipe për motive politike. Në këtë turp morën pjesë edhe shkrimtarët e kritikët letrarë, të cilët kurrë nuk do të kenë forcë, përmes kritereve estetike, ta zhvendosin nga maja e kulturës shqiptare. Atje është i përgjithmonshëm. I veçanti– Faik Konica. Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Prozator dhe poet, publicist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Njeri me dituri të madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike.
1887 – U lind në Akçahisar, siç u emërtua Kruja nga administrata osmane, Mustafa Kruja, ka qenë mësues, firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë të Shqipërisë, patriot, nëpunës, politikan dhe kryeministër, senator i legjislaturës së XXX të Mbretërisë Italiane gjatë regjimit fashist, anëtar i komisionit të punëve të jashtme, tregtisë dhe legjislacionit doganor gjatë mandatit të tij si kryeministër. Si studiues i shqipes, historian e publicist njihet dhe me emrin e pendës Shpend Bardhi. Ndonëse produkti i tij intelektual nuk u pranua përgjatë regjimit komunist sepse u cilësua kuisling edhe tradhtar, në studimet e veta mbi etimologjinë e shqipes, Eqrem Çabej e citon në mënyrë të përsëritur. Qëndrimi i tij i bindur antikomunist bëri që të pajtohej me përfaqësuesin e Mbretit Zog që po vepronte në Shqipëri, Abaz Kupin si dhe me faktorë të tjerë si Dine dhe Gjonmarkajt. U vendos në Itali ku së bashku me Koliqin ri themeloi Bllokun Kombëtar Indipendent. Pasi Kupi merr vesh se nuk e përballonte jetesën, e thërret në Egjipt ku më 25 shkurt 1948 u pajtua për së afri me Mbretin Zog. Pak para rrëzimit të dinastisë me prejardhje shqiptare të Egjiptit, kaloi në Francë dhe më pas në SHBA ku dhe ndërroi jetë pas një operacioni, në Niagara Falls më 27 dhjetor 1958.
1906 – Themelohet zyrtarisht, kompania Rolls-Royce Limited. Rolls-Royce ishte një makinë luksoze britanike dhe më vonë një kompani prodhimi motorësh e themeluar nga partneriteti i Charles Rolls dhe Henry Royce. Duke u bazuar në reputacionin e Royce, ata shpejt zhvilluan një reputacion për inxhinierinë superiore duke prodhuar “makinën më të mirë në botë”.Gjithashtu kjo kompani prodhon dhe motorë avionësh.
1922 – Pasi Egjipti fiton pavarësinë nominale nga Mbretëria e Bashkuar, Fuad I bëhet Mbreti i këtij shteti. Fuad i I-rë, ishte sundimtari i nëntë i Egjiptit dhe Sudanit nga dinastia Muhamed Ali. Ai u bë Sulltani i Egjiptit dhe Sudanit në 1917, duke pasuar pasardhës vëllain e tij të madh Sultan Hussein Kamel. Kushtetuta e vitit 1923 i dha Fuad kompetenca të mëdha. Ai e përdori të drejtën e tij për shpërndarjen e Parlamentit.
1943 – Lind në Toronto, David Cronenberg. Cronenberg, është një nga krijuesit kryesorë të asaj që njihet zakonisht si zhanër i horrorit të trupit, me filmat e tij duke eksploruar transformimin trupor visceral, infeksionin, teknologjinë dhe ndërthurjen e psikologjike me fizikun. Disa nga filmat e tij janë, Dead Zone, Naked Lunch, Spider, Eastern Promises, Cosmopolis, etj.
1975 – Vdes në moshën 69 vjeçare, Aristotle Onassis. Onassis, ishte një magnat grek që transportonte flotën më të madhe në botë në pronësi private dhe ishte një nga burrat më të pasur dhe më të famshëm në botë. Ai ishte gjithashtu i njohur për lidhjen e tij me këngëtaren e famshme të operës Maria Callas dhe martesën e tij të vitit 1968 me Jacqueline Kennedy, e veja e Presidentit Amerikan John F. Kennedy.
1978 – Somalia dhe Etiopia nënshkruan një armëpushim për t’i dhënë fund Luftës Etiopiano-Somaleze. Ky konflikt, i njohur ndryshe dhe si lufta e Ogadenit, do ti përfshinte midis tyre, të dy shtetet e varfra të Afrikës Lindore. Lufta e Ogadenit, do të zgjaste 8 muaj dhe në të do të humbnin jetën afro 12 mijë etiopianë dhe somalezë. Ky do të ishte një nga konfliktet më të mëdha në këtë rajon.
1991 – Traktati mbi zgjidhjen përfundimtare me respekt për Gjermaninë hyn në fuqi, duke i dhënë sovranitet të plotë Republikës Federale të Gjermanisë. Ky traktat, u negociua në vitin 1990 midis Republikës Federale të Gjermanisë, Republikës Demokratike Gjermane, dhe katër Fuqive që pushtuan Gjermaninë në fund të Luftës së Dytë Botërore, Franca, Bashkimi Sovjetik, Mbretëria e Bashkuar, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
2011 – Fillon zyrtarisht Lufta Civile në Siri. Lufta civile Siriane, është një luftë shumëpalëshe në vazhdim në Siri e luftuar midis Republikës Arabe Siriane Ba’athist të udhëhequr nga Presidenti Sirian Bashar al-Asad, së bashku me aleatët vendas dhe të huaj, dhe forca të ndryshme vendase dhe të huaja që kundërshtojnë qeverinë siriane dhe njëra-tjetrën në kombinime të ndryshme. Lufta aktualisht është e dyta më vdekjeprurëse e shekullit XXI.