1913 – Formohet zyrtarisht, Departamenti i Punës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky Departament, është një departament i nivelit të kabinetit të qeverisë federale amerikane, përgjegjës për sigurinë në punë, standardet e pagave dhe orëve, përfitimet e sigurimit të papunësisë, shërbimet e ripunimit dhe disa statistika ekonomike. Departamenti drejtohet nga Sekretari amerikan i Punës.
1933 – Parlamenti i Austrisë është pezulluar për shkak të një mosmarrëveshje mbi procedura. Ndërsa, kancelari Engelbert Dollfuss fillon një rregull autoritar me dekret. “Vetë-eliminime i Parlamentit” ishte një ngjarje që ndodhi në Austri, kur të tre presidentët e Këshillit Kombëtar dhanë dorëheqjen pasi ndodhën parregullsi gjatë një seance në lidhje me grevën e punëtorëve të hekurudhave .
1946 – Vdes Gjon Shllaku ka qenë frat françeskan, mësues, publicist, drejtor i të përkohshmes françeskane Hylli i Dritës, dhe me marrjen e pushtetit nga regjimi komunist qe një periudhë të shkurtër anëtar i Frontit Nacional-Çlirimtar, por më pas u dënua me pushkatim. Dhjetorin e 1945 pas arrestimit të disa studentëve të Gjimnazit të Shkodrës të lidhun me seminaristë papalë, që kishin krijuar organizatën e quajtur “Bashkimi Shqiptar”, që i bënin thirrje kundër politikës sllave, në janar arrestuan P. Shllakun sipas akuzës që “drejtonte një grup terrorist quajtur “Dora e Zezë” që do të kryente vrasje njerëzish, lidhur me të parët e fesë myslimanë e ortodoksë”. Gjyqi i tij u zhvillua në kinemanë Rozafat së bashku me meshtarët jezuitë P. Giovanni Fausti e P. Daniel Dajani, të cilët do t’i mbronte av. Kolë Dhimitri, ndërsa P. Shllakun av. Myzafer Pipa. Më 4 mars 1946 klerikët u pushkatuan në të zbardhur të ditës së bashku me seminaristin Mark Çuni, Gjelosh Lulashin dhe Qerim Sadikun.Hapja e procesit dioqezën për lumnimin e tij, u shpall më 10 nëntor të viti 2002, nga prefekti i asokohshëm i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Kreshencio Sepe, gjatë kremtimit të Eukaristisë, në katedralen e Shkodrës. Lumnimi dhe pranimi si shenjtor, pjesë e Martirëve të Shqipërisë, ndodhi më 5 nëntor 2016, në sheshin para katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër.
1952 – Vdes në moshën 94 vjeçare, Charlse Scott Sherrington. Sherrington, ishte një neurofiziolog anglez, histolog, bakteriolog, dhe një patolog, laureat Nobel dhe president i Shoqërisë Mbretërore në fillimin e viteve 1920. Ai mori Çmimin Nobel në Mjekësi, së bashku me Edgar Adrian, në 1932 për punën e tyre në funksionet e neuroneve. Ai njihet gjithashtu edhe si shpjeguesi i reflekseve njerëzore.
1965 – Lind në Kabul, Khaled Hosseini. Hosseini, është një romancier dhe mjek afgano-amerikan. Pas mbarimit të kolegjit, ai punoi si mjek në Kaliforni, një situatë që ai e krahasoi me “një martesë të rregulluar”. vendosur në Afganistan dhe paraqet një Afgan si protagonist. Pas suksesit të “Kite Runner” ai u tërhoq nga mjekësia për të shkruar me kohë të plotë.
1977 – Tërmeti i Vrancea i vitit 1977 në Evropën Lindore dhe Jugore vret më shumë se 1.500 njerëz, kryesisht në Bukuresht, të Rumanisë. Ky tërmet, kishte një madhësi prej 7.2 ballësh të shkallës Rikhter, duke e bërë atë tërmetin e dytë më të fuqishëm të regjistruar në Rumani në shekullin e 20-të, pas ngjarjes sizmike të 10 nëntorit 1940. Gjithashtu në këtë tërmet mbetën të plagosur 12 mijë vetë.
1986 – Vega 1 e Bashkimit Sovjetik fillon kthimin e imazheve të kometës së Halley dhe imazhet e para të bërthamës së saj. Vega 1 (së bashku me binjakun e saj Vega 2) është një sondë hapësinore sovjetike, pjesë e programit Vega. Të dy Vega 1 dhe 2 ishin anije kozmike të stabilizuara me tre boshte. Anija kozmike ishin të pajisura me një mburojë parakolp të dyfishtë për mbrojtjen e pluhurit nga kometa e Halley.
2009 – Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) lëshon një urdhër arresti për Presidentin sudanez Omar Hassan al-Bashir për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Darfur. Al-Bashir është kreu i parë i shtetit që është ulur i paditur nga ICC që nga themelimi i tij në 2002. Një tjetër diktator, që do të burgosej në Hagë për krime kundër njerëzimit, do të ishte dhe Sllobodan Millosheviç.
2018 – Ish-agjenti i MI6 Sergei Skripal dhe vajza e tij u helmuan me një agjent nervor Novichok në Salisbury, të Anglisë, duke shkaktuar një shqetësim diplomatik që rezulton në dëbime masive të diplomatëve rusë dhe europian nga të gjitha vendet e përfshira.Të dy ata, patën pasojë të rënda nga ky helmim, por në fund pas shumë mjekimeve arritën të mbijetonin. Për të akt u akuzua zbulimi i fshehtë rus.