• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, July 27, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Burgu famëkeq i Goli-Otokut dhe rrëfimet e njëmbëdhjetë shqiptarëve të burgosur, që vuajtën aty për vite me rradhë, nga Adem Demaçi e Pajazit Jashari, te Ali Aliu dhe…”/ Refleksione për represionin titist

Memorie.al / Nga njëmbëdhjetë rrëfimet e ish-të burgosurve politikë në këtë libër, mësojmë shumë për torturat e rënda fizike e psiqike, kushtet e rënda nëpër dhomat e burgut, ushqimin e keq, detyrimin për punë të rënda, kundrejt një pagese të mjerë, vizitat e rralla të familjarëve edhe për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike, e imponimin që bisedat me familjarët të zhvilloheshin në gjuhën sërbe. ‘Integra; ka botuar një libër, me rrëfimet e njëmbëdhjetë të burgosurve politikë shqiptarë, që kishin vuajtur dënimet prej shtetit jugosllav, në burgun famëkeq të Goli – Otokut, gjatë periudhës 1945–1989.

Në këtë libër, të titulluar “Hije të shtrembëruara–libër kujtimesh, me rrëfimet e ish – të burgosurve politikë në burgun e Goli Otokut”, njëmbëdhjetë protagonistët, kanë këtë renditje: Hasan Kastrati, Jeton Radoniqi, Pajazit Jashari, Sabri Novosella, Teki Dervishi, Fadil Bajraktari, Basri Ibrahimi, Masar Shporta, Rrahim Rama, Ali Aliu dhe Ibrahim Kryeziu.

Rrëfimet e këtyre të burgosurve mund të klasifikohen në katër grupe. Në grupin e parë të intervistuar për këtë libër, mund të hyjnë; Hasan Kastrati, Masar Shporta dhe Ali Aliu, të tre të arrestuar, për shkak të kundërshtimit të regjimit komunist jugosllav gjatë viteve ’50-të.

Janë disa momente që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, të cilat kanë pasur ndikim, në formimin e këtyre të arrestuarve.

Gjithashtu mund të lexoni

“Armiqtë tanë mendojnë se mund ta nxisin Shqipërinë të ndërhyjë, të veprojë, pasi erdhi koha për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por ne…”/ Zbulohet biseda sekrete e Enverit me Mehmetin e Ramizin, 3 prill ‘81

“Turqia e ropi pasurinë e shqiptarëve dhe sipas ministrit të Jashtëm të Italisë, qyteti i Vlorës paguante 1.000.000 franga në vit dhe vetëm 20.000…”/ Kujtimet e ish-diplomatit amerikan që vizitoi Shqipërinë më 1914

I pari; është menjëherë pas përfundimit të Luftës, kur dënoheshin kundërshtarët e regjimit jugosllav, kryesisht veprimtarë të Lëvizjes Nacional-Demokratike Shqiptare (NDSH).

I dyti; është në vitin 1953, kur Josip Broz Tito, nënshkruan një marrëveshje “xhentëlmenësh”, me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mehmet Köprülü-në, për ta siguruar dëbimin e shqiptarëve nga Jugosllavia për në Turqi.

I treti; është në vitet 1955-’56, kur pushteti jugosllav, e nis fushatën për grumbullimin e armëve në Kosovë.

Momenti i katërt; është procesi i turqizimit të shqiptarëve, të cilin më së miri, e ilustron rasti i bashkëpunëtorit të regjimit jugosllav, Hashim Mustafa, i cili ndërsa mbahej shqiptar, vajzës ia vë emrin Drita, kurse pasi regjistrohet si turk, prej trysnisë së pushtetit, djalit ia vë emrin Eroll.

Kjo më së miri ilustrohet në këtë fragment rrëqethës të Sabri Novosellës, njërit prej të intervistuarve në këtë libër:

“Baba e kishte nji punëtor që i ndihmojke. Tu kalue kah ‘Fabrika e Tullave’, i pashë disa njerëz, që ishin tubue. U afrova, kur u afrova aty, ishte ai punëtori jonë, të cilin policia e kishin torturue në mënyrë të tmerrshme, gjatë ‘Aksionit për Mbledhjen e Armëve’. I kishin thane; ‘Ose ke me na prue armën, ose kena me ta ba ma zi…’!

Ai armë nuk ka pasë. Nuk ka dashtë torturë ma tepër dhe ishte varë. E pashë kufomën e tij të varun…! Edhe nuk ishte varë në konop, se s’ka pasë pare me ble nji konop, po ishte varë me tel, që e kishte gjetë aty, në Fabrikë të Tullave. Ajo skenë, më ka mbetë e paharrueshme”.

Të gjitha këto ndikuan edhe në grupin e dytë të të intervistuarve, ku mund të hyjnë; Sabri Novosella e Teki Dervishi, të arrestuar për veprimtari kundër regjimit komunist jugosllav, gjatë viteve ’60-të, si pjesëtarë të Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve (LRBSH), që ishte themeluar nga Adem Demaçi, Ramadan Shala dhe Mustafa Venhari.

Të burgosurit e këtij grupi, arrestohen meqë, më 1964, bashkë me veprimtarë të tjerë të LRBSH-së, nëpër qytetet kryesore të Kosovës, kishin shpalosur 99 flamuj shqiptarë dhe nëpër mure kishin shkruar parullën; RRNOFTË SHQIPNIA – NANA JONË!

Në fund të viteve ’60-të dhe në fillim të viteve ’70-të, gjendja në Kosovë ndryshoi radikalisht, si në politikë, ashtu edhe në ekonomi, në arsim, në kulturë, e me radhë.

Shi në këtë kohë, në kulmin e zhvillimit të Kosovës, në fund të viteve ’70-të, u zhvilluan aktivitetet nga grupi i tretë i protagonistëve të këtij libri: Fadil Bajraktari, Basri Ibrahimi e Rrahim Rama, të përfshirë nëpër organizata të ndryshme ilegale të kohës.

Në grupin e katërt të emrave prej këtij libri, hyjnë Jeton Radoniqi, Pajazit Jashari dhe Ibrahim Kryeziu, të arrestuar pas demonstratave të vitit 1981.

Pjesëtarët e këtyre dy grupeve të fundit, nuk formësohen prej represionit të regjimit jugosllav, por më shumë nga kujtimet e brezave të mëparshëm, mbi këtë represion, si edhe nga propaganda nacionaliste e kohës, si nga lëvizja legale, ashtu nga ajo ilegale.

Ndërsa dy grupet e para, angazhoheshin për shkëputjen e Kosovës dhe të viseve të tjera të banuara me shqiptarë në ish-Jugosllavi dhe për bashkimin e tyre me Shqipërinë, dy grupet e fundit, konsideronin se rrethanat politike në Kosovë e në Jugosllavi, e edhe në botë, kishin ndryshuar ndjeshëm dhe se kërkohej angazhim për avancimin e statusit të Kosovës, nga Krahinë Autonome, në Republikë të Jugosllavisë.

Sidoqoftë, e përbashkëta e të katër grupeve, është angazhimi për lirinë e Kosovës. E përbashkëta tjetër është vuajtja nëpër burgje, ndonëse në dy dekadat, fill pas Luftës së Dytë Botërore, dy grupet e para, vuajtën dënime ndjeshëm më të rënda, sesa dy të fundit, që i vuajtën në dy dekadat e fundit.

Nga njëmbëdhjetë rrëfimet e të burgosurve politikë në këtë libër mësojmë shumë, për torturat e rënda fizike e psiqike, kushtet e rënda nëpër dhomat e burgut, ushqimin e keq, detyrimin për punë të rënda kundrejt një pagese të mjerë, vizitat e rralla të familjarëve edhe për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike, e imponimin që bisedat me familjarët, të zhvilloheshin në gjuhën sërbe.

Po ashtu, një tjetër e përbashkët e pothuajse të gjithë këtyre të burgosurve është shpërfillja e tyre pas daljes nga burgu: stigmatizimi, vështirësitë për të gjetë punë, mungesa e risocializimit, mostrajtimi i traumave të këtyre të burgosurve, që për fat të keq, nuk u bë as pas lirisë e, as pas pavarësisë së Kosovës.

Këto rrëfime janë shumë të rëndësishme, për ta kuptuar të kaluarën tonë, por për një tablo më të plotë të kësaj periudhe, ato nuk mjaftojnë. Na duhen edhe rrëfimet e kundërshtarëve politikë të veprimtarëve të përfshirë në këtë libër.

Duhet po ashtu të shohim edhe se si paraqitej veprimtaria e këtyre të intervistuarve nëpër shtypin legal e ilegal të kohës, si dhe nëpër dokumente të rëndësishme, siç janë aktakuzat e organeve të drejtësisë kundër të intervistuarve, deklaratat e të intervistuarave gjatë hetimeve, fjalët mbrojtëse të tyre në gjykata, si dhe verdiktet finale.

Për fund, është me rëndësi të thuhet se në rast ribotimi, do të ishte mirë që ky libër, t’i nënshtrohej një korrekture, redakture e përpunimi të themeltë, në mënyrë që tekstet të lexoheshin si rrëfime, e jo të mbeteshin vetëm zbardhje të intervistave gojore.

Pastaj, do të ishte mirë, të sqaroheshin kriteret e përzgjedhjes së të intervistuarve, të strukturoheshin intervistat, të hartoheshin biografi të shkurtra, me të dhëna relevante për secilin prej të intervistuarve, të cilat do të ishte e preferueshme, të shoqëroheshin me nga një fotografi të të intervistuarve.

Po ashtu, renditja e intervistave, do të duhej të bëhej sipas kriterit kronologjik, në fillim të librit, të jepej tabela e përmbajtjes e në fund, indeksi i emrave, mandej disa të dhëna për vetë burgun e Goli Otokut, e kështu me radhë. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Petro, kunati i dhëndrit, gjithë inat, i tha; me kë na ke ulur, të hamë e të pimë, o Ilo, me armiqtë e popullit, me Tefik M. e Koci Sh.’ e nxori koburen...”?! / Historia e trishtë, e ish-të burgosurit Thanas Qeleshi

Next Post

“Dhimitër K., kishte qenë deri në Kubë, ku ishte takuar me Heminguejn, Kastron e Çe Guevarën, kishte foto me ta, por në Spaç, mblidhte bishta cigaresh dhe...”/ Historia e dhimbshme e ish-komunistit nga Korça

Artikuj të ngjashëm

“Pas problemeve me Mehmet Shehun, Enveri pyeti ku ishte kartela e tij dhe s’donte të kishte akses në të, as ministri Shëndetësisë, drejtori i Klinikës Speciale …”!/ Dëshmia e rrallë e mjekut personal të Hoxhës
Dossier

“Armiqtë tanë mendojnë se mund ta nxisin Shqipërinë të ndërhyjë, të veprojë, pasi erdhi koha për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por ne…”/ Zbulohet biseda sekrete e Enverit me Mehmetin e Ramizin, 3 prill ‘81

July 27, 2026
“Kur u mbaruan fishekët edhe dera e kullës u thye, malazezët u lëshuan drejt katit të dytë të kullës, ajo e tërhoqi pas dere Sadrinë dhe…”/ Historia e panjohur e Kajë Gale–Selmanja
Dossier

“Turqia e ropi pasurinë e shqiptarëve dhe sipas ministrit të Jashtëm të Italisë, qyteti i Vlorës paguante 1.000.000 franga në vit dhe vetëm 20.000…”/ Kujtimet e ish-diplomatit amerikan që vizitoi Shqipërinë më 1914

July 27, 2026
”Kur Princ Widi zbriti nga vaporri në portin mjeran të Durrësit, ’i’u kujtua aristokracia europiane ku burrat mbanin bastun, kurse këtu mbanin…”/ Libri i suedezit për Shqipërinë
Dossier

“Tragjedia e gabimeve filloi para se të vinte Princ Vidi në Durrës, pasi Esad Pasha, pa pasur autorizim prej popullit, shkoi dhe…”/ Kujtimet e ish-diplomatit amerikan që vizitoi Shqipërinë më 1914

July 27, 2026
“Ndër gratë Shqiptare dashuria dhe bukuria nuk luajnë një rol me rëndësi, por ajo që ia shton rëndësinë gruas pranë burrit, është…”/ Kujtimet e ish-diplomatit amerikan që vizitoi Shqipërinë më 1914

July 26, 2026
“Ish-kryetari i Komitetit krahinor, Azem Vllasi, thoshte se organizatorët e demonstratave të 1981-it, s’kanë kërkuar kushtet e shqiptarëve, por…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Prishtina
Dossier

Pse Enver Hoxha ishte kundër Republikës së Kosovës në kuadër të Federatës Jugosllave?

July 23, 2026
“Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit, ka një hark prej druri, kurse kjo e Beratit…”/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës

“Lirimi nga Burgu i Burrelit më 6 shkurt 1991 dhe si u ndava në Milot, pa u takuar me shokun e ngushtë të qelisë që nga viti 1973…”/ Dëshmia e rrallë e Bedri Çokut

“Dhimitër K., kishte qenë deri në Kubë, ku ishte takuar me Heminguejn, Kastron e Çe Guevarën, kishte foto me ta, por në Spaç, mblidhte bishta cigaresh dhe...”/ Historia e dhimbshme e ish-komunistit nga Korça

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme