Nga Ilir Vata
Memorie.al / Përplasja më e madhe e armatosur mes nacionalistëve dhe çetës së Shefqet Peçit në Macukull, u la në harresë për 25 vite, një përpjekje tinëzare për të fshehur realitetin, një cinizëm politik, për të zbehur anti-komunizmin dhe përfituar në demokraci, pikërisht ato që i shërbyen komunizmit, një errësirë për realitetin historik, duke e tjetërsuar historinë, si dikur në diktaturë. Ende martirët që u ekzekutuan në diktaturë, nuk kanë një varrë për t’u nderuar, siç edhe e meritojnë, sepse ende urrejtja e vjetër, e dalë nga mëkatet e diktaturës, është e gjallë, e pushtetshme dhe kërkon të zhbëjë vlerat e një krahine të tërë, në përpjekjen e saj për liri.
Beteja e parë antikomuniste në Macukull të Matit, nisi në korrik të vitit 1944 dhe është lënë në harresë për gjatë këtyre viteve jo pa qëllim, por për të minimizuar, zhvlerësuar të gjitha vlerat antikomuniste të Macukullit dhe trevat për rreth tij. Në këtë kurth, ka rënë e gjithë historia antikomuniste në vend, për shkak të mungesë së transparencës me historinë reale dhe deri më sot, historia e tjetërsuar, është zot, madje i janë shtuar edhe copëza të kurdisura të historisë, që e ç’bëjnë edhe me tej, vetë historinë reale, në të gjithë Shqipërinë.
Për të hedhur pakës dritë; Sigurisht që forcat nacionaliste që përfaqësonin Mbretin Zog, bënë rezistencë ku mundën dhe u shënuan përpjekje në Tropojë, te ura e Dragobisë, në Krujë e rrethinat e saj, me ish-oficer të Zogut, xhandarë dhe nacionalist, në malësinë e Madhe më 1945, beteja e Muharrem Bajraktatrit dhe rezistenca e tij, si dhe Kryengritja e Postribës, pas ardhjes së komunizmit, por beteja e Macukullit, është unikale në Shqipëri.
Macukulli historikisht është drejtuar nga shtëpi të para, shtëpi të mira, në bazë të pleqësisë dhe udhëhequr nga “Kanuni i Skënderbeut” kryesisht, pasi në tërësi, mbizotëronte “Kanuni i Lekë Dukagjinit” dhe vetë ligjet vendase, të Macukullit. Pushteti në Macukull, zotërohej në mënyrë plebishitare, nëpërmjet pleqësisë, pra nga populli, nëpërmjet përfaqësuesve të vetë, ndërsa ligji zbatohej nga shtëpitë e pushtetshme, që bënin dhe rolin e ligjvënësit.
Macukulli, një trevë që s’u pushtua kurrë, beteja të panumërta si ajo kundër serbëve në Shkallën e Deshve, apo beteja e madhe e Kurdarisë, që udhëhiqej nga Haziz Vata, beteja kundër otomanëve, serbë dhe çdo pushtuesi, pra një kështjellë, që nuk ra kurrë, as në betejën e fundit me komunizmin.
Historia e post – diktaturës, e la Macukullin në hije edhe në këndvështrimin historik, pa investime, pa rrugë dhe pa xhami, sa sot është braktisur pothuajse, por ajo që vlen, historinë e këtij vendi e dinë të gjithën, e këndojnë në trevat përreth e më gjerë, por ende nuk është hedhur dritë, madje edhe ato pak gjëra, janë venitur, tjetërsuar, për interesa individësh, madje kanë dekoruar njerëz pa vlera, kur vlerat e vërteta, janë të varrosura ende.
Në qendër të Macukullit, jeton një histori, që i kalon edhe kufijtë e legjendës, por që është realitet, pasi mu në mes të kësaj copëz të trishtë, jetojnë historitë e dy shtëpive të para, Kola dhe Vata, e njohur tashmë përtej kufijve të Matit, madje në të gjithë vendin. Në të vërtetë, ata ishin një shtëpi e madhe, me vëllezër të tjerë, Kola dhe Vata, por që me kalimin e viteve, ata u bënë dhe kundërshtarë, që ndryshuan edhe vetë Kanunin e Lekë Dukagjinit me traditën e tyre, madje dhe atë të Skenderbeut.
Në fakt në Macukulli, drejtohej nga shtëpitë e para, që sfidonin edhe Zogollin, qeveritë e kohës, pra vetëqeveriseshin, dhe prova e kësaj sfide, ndaj Zogollit që ushtronte pushtetin e pushtuesve Osman, u shënuan në vitin 1879, një ngjarje më përmasa kombëtare pasi paria e Macukullit dhe e Semtit të Prellit, kishin vendosur të sfidoni urdhrin e perandorisë që ushtrohej nëpërmjet familjes së Zogollit, për të mbledhur armët e Matit dhe në qendër të kësaj ngjarje, ishte Zenel Vata, me krahinën përreth.
Dy hejbe me flori të Ali Pashë Tepelenës, shkuan në Macukull
Kur Zogolli, një i paguar i perandorisë Osmane, kërkoj t’u mblidhte armët matjanëve, Zenel Vata, i biri i Ali Vatës, që ishte këshilltarë i Ali Pashë Tepelenës dhe strateg lufte, kur u sëmurë, Ali Pashë Tepelena, thirri Zenelin, të birin, që t’i dorëzonte babën, që të prehej në Macukull, sipas kërkesës së vetë Ali Vatës.
Zeneli shkoj të marr të atin dhe nga dokumentet arkivore provohet se; Ali Pashë Tepelena, i dha dy hejbe me flori, për kontributin e të atit dhe si shpërblim e ndihmë, për vetë Macukullin. Zeneli, pasi varrosi Aliun, (që vuante nga një sëmundje e pa shërueshme), nisi të ndiqte gjurmët e të atit dhe të çonte amanetin e Ali Pashë Tepelenës në vend, kur i tha “Mos i shpenzo kot parat, bëj diçka për vendin tënd dhe lavdinë e fisit tuaj, se Ali Vata, ishte një prijës e luftëtar”. Zenel Vata, me paratë që i dha Ali Pashë Tepelena, shtroj një kalldrëm për fshatin, nga Dukagjini (Qafa e Shënkollit, deri në Qafën e Macukullit) dhe sot quhet; “Kalldrëmi i Vatdodës” dhe ruhet në gjendje të mirë.
Me pjesën tjetër, nisi të bëjë një kanal vaditës, por nuk u ra dakord me kërkesën e tij, për 20 kg misër në vit, sepse macukllanët, e konsideruan si haraç, falë dhe ndikimeve të fiseve të forta dhe kryeneçësisë së çdo macukllani, që pranojnë të jetë të barabartë dhe jo të nënshtruar. Zeneli, me paratë e mbetura (nga investimi për ujësjellësin e Macukullit) bleu armë dhe armatosi njerëz, pikërisht në atë kohë kur Zogolli (familja e Amet Zogut), nën pashallëkun e otomanëve, kishin filluar fushatën për të mbledhur armë në Mat, madje me forcë.
Zeneli mblodhi burrat e krahinës së Semtit të Prellit dhe shkojë në pazar të Lisit (afër sarajeve të Zogollit) dhe u bëri thirrje burrave të Semtit të Prellit, që të mos dorëzojnë armët, madje thirri “Selitë e Macukull, në një anë”! “Kurrë si dorëzojmë armët…”! Edhe sot, këndohen këngë për këtë vepër madhore të Zenel Vatës. Zogolli, nga xhelozia e pushtetit, përgatiti kurthin, që të vritej Zenel Vata dhe kështu ndodhi, Zenel Vata vdiq dhe u qa nga Kolajt dhe Vatajt e gjithë trevat përreth, me nderime, si një vigan i qëndresës, sepse ashtu ishte.
Më vonë, Vatdodajt vunë në shënjestër Zogollin, Dali Vata me nipin e t’ij Koka dhe nipi tjetër, Xhetani, hyjnë në saraje. Princ “Sakati” i pret me dashamirësi, madje u thotë shërbyesve; “sillni fiq dhe kafe”, por Vatodajt nuk pranuan (po t’i hanin, apo të pinin kafe, sipas zakonit, nuk hakmerreshin). “Nuk dum fiq dhe kafe, kemi ardh me ndërru dy llafe”, e qëllohet me armë, duke i lënë amanet; “Bëjë të fala, Zenel Vatës”, dhe vritet “Princ Sakati”, ideatori i vrasjes së Zenel Vatës. Një armiqësi që u shua, me ardhjen e Mbretit Zog në pushtet, madje largpamësi e tij, ishte e madhe, sa Vatodajt, i mori të gjithë si ushtarakë dhe ata ishin përkrahës të tij, gjatë gjithë pushtetit të Mbretërisë.
Pakëz nga tragjedia:
Kola dhe Vata, kanë bërë hasmëri reciproke për shekuj, por ndryshe nga përplasjet e tjera ndër fise, sipas kanunit, ata jo vetëm çonin fjalë, kur të vrisnin, por morden e bënin bashkë, madje qanin e lëvdonin për njeri – tjetrin, tamam si vëllezër, ashtu siç edhe ishin.
Me kujë apo jo, ata bënin nderet ndër palë dhe sërish paqja dhe pastaj lufta, por sërish të vrarët, nderoheshin bashkë, një burrëri që i kalon kufijtë e besës, kanunit, e kështu për shekuj me radhë ,beteja mes tyre nuk u ndal, por sërish bashkë ata bënin pakte, për të luftuar kundër të huajve, beteja, plane e strategji, gjithmonë bashkë dhe përherë si dy vëllezër kryeneç e kokëlartë, sa edhe në luftën e fundit, që mbahet mend kundër komunizmit, në korrik të vitit 1944, ata ishin strategët e betejës, me në epiqendër Bilal Kolën dhe Xhemal Vatën, bashkë si gjithmonë.
Por Macukulli, ndonëse kishte në epiqendër dy fiset e mëdha të shtëpive të para, funksiononte si i tëri, sepse në skajin verior të Macukullit, në lagjen “Kalivaç”, jetonte një fis tjetër i ndritur, Koka (shtëpi e mendjes), e pak më në brendësi të Macukullit, Cuka, mbase ky është fisi, që u ngul i pari në Macukull dhe solli dhe Kolën dhe Vatën, dhe vëllajn e tyre, Gjegjën. Në skajin tjetër, të anës lindore, jetonin fise të tjera, si: Uka e, më në brendësi (Vojvoda) i Macukullit, Gjici, Cani, Muceku, Bukaci, Doda.
Po në zemër të Macukullit, qëndronte një fis tjetër kryeneç e, shtëpia e parë, Saldoçi e, të gjithë bashkë dhe me fise të tjera, bënin kështjellën e Macukullit, që shënojë histori për disa shekuj. Po ashtu, ishin; Metajt, Selajt, Bici, Kolaveri, Leka, Gjoka, Pirraci e Beqiri, që ishin në qendër të fshatit. Në rrethina, shënohej një tjetër fshat, ai i Shëllit, me Cekajt, në Shtjefën, me Gjatën, edhe fshatrat përreth, si Urxalla, ndonëse nuk ishin të Macukullit, hiqeshin e përfaqësoheshin me të, si fisi Muça me Ram Muçën, apo pak në skajin në Dukagjin, me Dedajt, apo Likola.
Edhe shtegu i skajshëm verior i Macukullit, kishte një tjetër fshat, atë të Gjoçajve, që përfaqësoheshin me Pashën, Lalën, Kolecin, apo Gjokolën, e po në skajin tjetër, ndonëse më larg, një bajrak tjetër, Lura, që përfaqësohej me; Menën, Gjoçin dhe shtëpi të tjera të para. Në pjesën e kufizimit me Dibrën, një treve tjetër, Katër Grykë, që ishte një mbështetje e madhe dhe mbrojtëse e vlerave, përfaqësuar me Bibën, Bodinin dhe pak më tutje, familja e madhe e Dine Hoxhës. Në përfaqësim të Macukllit, ndërthureshin fise nga fshati antikomunist i Derjanit, me Xhetanin e Lal Krosin, e pak më tutje, në Prell, me Sulkurtajt e, që pasoheshin nga Brahelikajt dhe Canametajt. Kesisoj Macukulli, ndodhej mes vlerave e për të dhënë me të mirën, për vlerat e vendit të vetë dhe ato të të gjithë krahinës.
Pse beteja antikomuniste e Macukullit, është unikale në Shqipëri?
E para: është beteja e parë e vetë organizuar nga macukllanët, pa ndikimin e askujt dhe shënon pushkën e parë antikomuniste, në një ushtri të organizuar. Ndryshe nga vatrat e tjera, që u drejtuan nga forcat e Mbretit, Macukulli, e organizojë vetë luftën kundër komunizmit, me shtëpitë e para dhe vetë macukllanët e fshatrat për rreth, sepse një numër i madh të shkolluarish jashtë vendit, e që ishin dhe oficerë të Mbretit Zog, e dinin se komunizmi, ishte një sistem autokratik dhe macukllanët, nuk duronin tjetër regjim, përveçse plebishitar, pra e konsideruan komunizmin, si pushtues.
E dyta: Macukulli, kishte lidhje të drejtpërdrejta, me Perëndimin, dhe diplomati ishte Bilal Kola, që e realizoj edhe paktin e ndihmës kundër komunizmit dhe më kryesorja, beteja ishte planifikuar me një strategji ushtarake. Ne takimin e parë të bërë në fillim të verës së vitit 1944, kur dhe nisën përgatitjet për të pritur me luftë komunizmin, u konsiderua që në mbledhje të parë, si pushtues.
Takimi u bë i hapur, mes parisë së vendit, ku ishin, përveç përfaqësuesve të fiseve nga Macukullit dhe zonat përreth, edhe Bilal Kola, Xhemal Vata, Sali Vata, Taf Vata, Shahin Doçi,…etj. Pas diskutimeve të gjata, u vendos që; komunizmi të konsiderohej si një pushtues i ri, që kërkonte Macukullin, ta usin (gjunjëzojë) dhe u vendos që të armatoseshin, edhe ata fise që nuk kishin armë, apo mundësi t’i blinin, si dhe të thirreshin në betejë, të gjithë oficerët, xhandarët, etj., për t’u bërë pjesë e betejës dhe të kishte një strategji të plotë ushtarake.
Nga dëshmitë e bashkëkohësve, thuhet se; Bilal Kola, një strateg ushtarak me intuitë dhe inteligjencë të jashtëzakonshme, që gjendej rrallë në atë kohë, propozoi të ishte komandant i kësaj lufte, burri më trim, Xhemal Vata, që do të përfaqësonte grupin më të madh të luftëtarëve, ndërsa vetë Bilal Kola, të ishte me një ekip më të specializuar, ku të patrullonte territorin, madje të kontrollonte, deri pjesën veri-lindore të Macukullit. Bilal Kola, ishte njëri me influencë të jashtëzakonshme, diplomat, njeriu që ruante lidhje më krerët antikomunistë, në të gjithë vendin, madje marrëdhëniet e tij, kalonin kufijtë, se ai ishte njeriu, që kishte lidhje të drejtpërdrejta, edhe me misionin anglez dhe forcat antikomuniste, në Perëndim.
Strategjia ushtarake, për betejën kundër forcave komuniste
Sali Vata, ish-zv/komandant i Kufirit për Shkodrën, në kohën e Monarkisë së Mbretit Zog, premtoj një mortajë dhe bashkë me shënjuesin e parë, Llan Gjatën nga Shqefni, do të drejtonin grupin e mitraljerëve, në kodrën kryesore të Macukullit, ose në epiqendër, ku mendohej se do të ishte përqendrimi i ushtrisë që pritej të vinte, drejtuar nga Shefqet Peçi. Xhemali Vata, me më shumë se 180 bura, do mbulonte të gjithë paralelen e mundshme të Macukullit, ndërsa Bilal Kola, me pjesën tjetër të ushtarëve të specializuar, do patrullonte zonën verilindore dhe do patrullonte për të arritur skemën e mundshme, të një krahëmarrje, të çetës së Shefqet Peçit.
Vetëm tre ditë më vonë, u informuan se Shefqet Peçi, në krye të shtabit të tij, i ishte afruar Macukullit, ku në Qafën e Shënkollit (ku u mbajt Kuvendi i Dukagjinit) ishte një grup që përfaqësohej nga; Ram Muça, Kros Vata, Must Vata, Murat Vata dhe fisi i Deda, në fshatin ngjit, Dukagjin dhe Pashajt, në Gjocaj. Çeta e Shefqet Pecit u nda në dy skuadra me një numër të madh ushtarësh, njëra vite nga Dukagjini që u prit nga mitralozi i Kros Vadodës dhe pjesa tjetër ne rrëpirën e shpatit Nepë që u prit nga shëllinjakët si një grup pararojë dhe më pas nga nga mortaja e Sali Vatës me shënjues Llan Gjatës.
Grupi pararojë i Bilal Kolës, kishte marrë udhën për në Vig, (fshati lindor i Macukullit), nga u mësua se mund të jetë shtegu i çarjes, por Bilali, një strateg me përvojë, nuhati kurthin dhe më vonë u informua, se forcat duheshin përqendruar në mes të Macukkullit dhe të bashkojnë forcat, në një beteje të ashpër, sa u zbyth Shefqet Peçi, me turp. Beteja antikomuniste e Macukullit, ishte e llojit unikal dhe madje me pushkë e mortaja kundër komunizmit, pasoja që do të rëndonin mbi atë fshat, pas instalimit të komunizmit, sepse grupi i Blial Kolës, u zhdukë pa gjurmë nga diktatura e Enver Hoxhës dhe jo pak, por trembëdhjetë burra të pushkatuar.
Nga Vatodajt, u pushkatua Xhemal Vata (në një ditë me Sali Llanin e Ismahil Hysën, më 1947), ndërsa Sali Vata, njeri i mortajës (ish- shoqëruesi i Medi Bej Frashrit), u dënua me 101 vite burg, Taf Vata, u dënua 25 vite burg, Shaqir Vata, 25 vite burg, Haziz Vata, (i riu) u burgos më vonë, Nezir Vata, u burgos dhe u torturua, për tetë muaj, në burgun e Burrelit dhe të Dibrës, ku e pa Xhemal Vatën, kur ia vranë në sy.
Neziri, para se të vdiste, tregonte se; “…Më nxorën nga rreshti i pushkatimit, ku ishte Xhemali, Sali Hysa (vëllaj i ime shoqe) dhe Sali Llani, miku i vëllait tim, Mesim Vata. Me kapi për jake një nga pushkatarët dhe më tha; shikoje ore qen, se si pushkatohen këlyshët, që i dolën kudër pushtetit, ata që janë kundër komunizmit. Hapi mirë sytë, se t’i e ke radhën…’! Pushkatarët gjuajtën me breshëri, ra Saliu dhe Sala, ndërsa Xhemali, ra në gjunjë, por nuk u rrëzua. E qëlluan sërish dhe nuk ra. Pastaj njëri, e shtyri me këmbë”.
E ndërsa i shkonin lot, kur tregonte, (ishte në moshën 85 vjeçare), Neziri, përshkruante Xhemalin, ku thoshte; “Ishte një burrë i gjatë, rreth dy metra, shpatulla të gjëra, këmbë të mëdha që rrallë gjente opinga dhe krah si shtylla, fliste pak, por vendoste shpesh, trim, që s’lind as për shekuj”. Ndërsa në fisin e Saldoçe, u pushkatua Xhemal Doçi e, më pas u internuan, nga Suçajt, Bicajt, pati viktima, e më pas përndjekje dhe shumë familje të tjera.
Beteja e Macukullit, ishte e mirë organizuar me ideator Bilal Kolën, Sali Vatën e Xhemal Vatën dhe të gjithë oficerët e xhandarët e asaj kohe, madje dhe milicët, që shërbyen për një kohë. Kishte planshet – vendosje, kontrolli të kundërshtarëve, armatim të lehtë dhe të rëndë, pushkë, aromatike, mitraloz, madje dhe mortajë. Kishte një numër të madhe, mbi 250 vetë të armatosur, dhe një fshat të tërë, të gatshëm për betejë, strategji në shpërndarje, me pararojë, zbulues, prita paraprake, dhe përqendrim të forcave, deri në shpartallimin e ushtrisë së Shqefqet Peçit.
Macukulli antikomunist, e fitojë betejën më armë kundër komunizmit, madje ishte beteja e parë në këto përmasa, prandaj është e rrallë dhe duhet studiuar, për vlerat e qëndresës që mban, por njohu një persekutim të pa parë, për 45 vite, të rralla ishin ato familje, që mundeshin të çonin një fëmijë në shkollë të lartë, dita e punës, ishte 10 lekë të vjetra, varfëri totale, pamundësi për të jetuar, një pjesë e macukkllonve, madje dhe e zonës përreth, punonin në minierë, ku shumë kanë humbur dhe jetën, të tjerë kanë vdekur nga silikoza.
Mjaft familje u internuan, dëbuan, sekuestruan dhe u mbajtën në survejim, deri në rrëzimin e diktaturës, pati dhe nga ata pak njerëz që i shërbyen regjimi dhe u bënë vegël për të groposur shtëpitë e mira dhe në vijimësi, u burgosën njerëz, madje njëri nga ta që e pësojë, ishte dhe Hamit Kolaveri, që ishte deri në fund të jetës, promotor i rrëzimit të pushtetit komunist. Është e vështirë të shkruash për Macukullin, e të bësh dasi, pasi Macukulli, është një kullë më vete dhe me dritë e bardhë, si dhe vetë kullat e, Macukullin me vlerat e tij, sepse ajo funksionon bashkë, si një e tërë.
Të gjithë në Macukull, ishin nën syrin e Sigurimit të Shtetit, të ndrydhur dhe si fshat, është parë nga diktatura si një kullë e ngujuar dhe hakmarrja komuniste, nuk u ndal kurrë, pa dallim për të gjithë, sa dhe këto 25 vite, është parë nga pushteti i neodiktaturës, me një urrejtje të heshtur, sepse ai ishte bastioni udhërrëfyes, i rezistencës antikomuniste. Memorie.al