• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, June 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në luginën e Valbonës, banon fisi mysliman Krasniqi, i cili nuk e meriton aspak namin e keq që ka, si popull armiqësor dhe i egër, pasi…”/ Kujtimet e albanologut të njohur nga Austria

Maksimilian Lamberc  – Raporti i Udhëtimit në Shqipërinë e Veriut, më 1916-

Memorie.al / U nisa nga Vjena më 19 maj (1916) bashkë me historianin e artit dhe epigrafistin e ekspeditës. Pas një qëndrimi të shkurtër në Sarajevë, i cili u shfrytëzua për kërkime në muzeumin krahinor, u nisëm për në Kotorr dhe pastaj u ngjitëm në Lovçen, për në Cetinje dhe Podgoricë. Këtu u ndava nga bashkudhëtarët e mi dhe u nisa për në fisin Gruda. Ky fis shqiptar, i cili gjeografikisht është më i largëti, banon në malet në lindje të Podgoricës, në luginën e Cemit, në fshatrat Dinoshë, Pikalë, Prift, Lofkë, Bozhaj dhe Selishtë. Baroni Nopça kishte udhëtuar në këtë krahinë në verë të vitit 1907 për të shkuar në Shalë dhe Kelmend.

Më 28 maj arrita në Prift, një vendbanim midis Pikalës dhe Lofkës ku banon famullitari i Grudës. Nuk është një fshat i vërtetë, por ka një qelë të re të ndërtuar me fondet e monarkisë sonë, dhe një kishë, e cila ndodhet disa minuta prej saj.

Emri i vendbanimit Prifti, si shumë toponime shqiptare, vjen nga emri ose titulli i banorit të parë. Për shembull, toponimi Domgjoni, i cili ekziston në disa krahina të Shqipërisë së Veriut, do të thotë vendi ku ka banuar një famullitar me emrin Gjon, rreth të cilit u krijua një fshat.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

Toponimet e shumta që mbarojnë me -aj janë emra fisesh njësoj si toponimet tona gjermanisht, me; -ing, -ingen, -ungen. Famullitari i tanishëm i Grudës, është françeskani mjaft mirëdashës, Bonaventura Gjeçaj, shqiptar, i cili quhet nga besimtarët e famullisë, Pater Bona, një shembull i mirë i antipatisë që kanë shqiptarët, për emra të gjatë. Ai dhe Togeri Çuninka (Czuninka), i cili administronte Grudën asokohe, më pritën përzemërsisht.

Si pasojë, qeshë në gjendje të kryeja hulumtimet e mia në mes të Grudës pa vështirësi, sepse banorët e fshatrave përreth, mblidheshin në Prift për shërbesa fetare, për të marrë pjesën e bereqetit prej qeverisë, dhe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ligjore, para gjykatësit të caktuar nga komandanti.

Bisedoja me ta për të dëgjuar dialektin e tyre dhe, pasi e tejkaluan mosbesimin fillestar ndaj meje dhe u bindën se nuk kisha ardhur në luginën e tyre për të ndërtuar ndonjë fabrikë, ata më kënduan këngë me lahutë, të cilat i shënova me shkrim…!

Pas disa ditëve atje, isha në gjendje të kuptoja deri diku dialektin e fisit të njerëzishëm Gruda. Do të kisha dashur të qëndroja më gjatë në luginën e bukur të Cemit, por doja të shkoja në Shkodër, qendrën shpirtërore të Shqipërisë së Veriut.

Kështu mora rrugën për në Podgoricë dhe, duke qenë se bashkudhëtarët e mi, u shpërndanë nëpër Malin e Zi, secili i zënë me fushën e vetë, unë vazhdova rrugën time, për në Shkodër vetëm…!

Kur pjesëmarrësit e tjerë të ekspeditës arritën në Shkodër, udhëtova me ata për në jug. Shkuam në Lezhë, ku bëra një ekskursion në Velë, me Doktor Kidriqin (Kidriæ).

Nga Lezha, udhëtova me Doktor Bushbekun (Buschbeck) dhe një zotëri gjerman, nëpër Fushën e Molungut, për në manastirin e vjetër të Rubikut, tani i banuar nga françeskanët, historia e të cilit u hartua nga Millan fon Shuflaj (Milan von Šufflay) në vëllimin e tij tepër informative; Illyrisch-albanische Forschungen (Kërkime iliro-shqiptare), botuar kohët e fundit, nga Ludvik fon Talloçi (Ludwig von Thallóczy).

Në Rubik, kaluam ditën e Rrëshajës së Madhe. Nga manastiri mikpritës dhe hijerëndë, i vendosur mbi një mal prej të cilit shihej larg, zbritëm në luginën e lumit Fan, deri në pikën ku lumi derdhet në Mat dhe, pasi kaluam Matin, arritëm në Milot.

Gjatë kësaj pjese të udhëtimit, vura re se dialekti i Mirditës, flitet gjithashtu në Malësinë e Lezhës dhe më tej, nga Lezha deri në Adriatik. Nga Miloti, vazhduam rrugën përmes Mamurrasit, për në bazën e vjetër të Skënderbeut, në vend-banimin e bukur të Krujës, me burimet e saj natyrore.

Dialekti i Krujës nuk përputhet krejtësisht me të folurin e Durrësit dhe të Elbasanit, të përshkruar nga Vajgandi (Weigand), dhe duhet të studiohet dhe të shënohet më vete. Fatkeqësisht kësaj radhe, nuk kisha kohë për këtë. Nga Kruja, kalëruam përmes fushave pjellore të mbuluara me ullinj, për në Tiranë, qyteti i Toptanëve, i cili ka një vend-ndodhje të bukur.

Ky qytet, me shtëpitë e tij madhështore dhe mikpritëse myslimane dhe kopshtet e bukura, të fshehura në mënyrë idilike prapa mureve të verdha e të larta, që gjithsesi nuk binin në sy, na la mbresa të thella…!

Në Tiranë u ndava nga bashkudhëtarët e mi, që të mos humbja kohë për detyrën time kryesore, dhe u ktheva në Shkodër, nëpërmjet Durrësit dhe Lezhës, ku kësaj radhe vizitova Shëngjinin. Në Shkodër, ku qëndrova tri javë, vazhdova studimin e dialektit të Mirditës, me Marka Gjokën dhe mirditorë të tjerë.

Gjithashtu studiova këngë shqiptare për fëmijë, me ndihmën e Patër Vinçenc Prennushit. Disa here shkova edhe në orë mësimi në shkolla, të cilat punojnë sipas programeve austriake, edhe shkolla françeskane edhe shkolla publike.

Djemtë, shumica e të cilëve ishin të shkathët dhe të talentuar, njohin mirë matematikën, gjeometrinë dhe gramatikën e shqipes. Françeskanët dhe shkolla publike, japin edhe mësim të gjermanishtes me mjaft sukses, kështu që shumë të rinj, mund të shërbejnë si përkthyes për trupat tona.

Në Shkodër shënova trembëdhjetë përralla, drejtpërsëdrejti nga goja e tregimtarëve të zhdërvjellët. Nuk pata mundësi të shënoja më shumë, sepse nuk kisha kohë të mjaftueshme, për të zhvilluar biseda private me vendësit, për t’u njohur me ata personalisht, gjë me rëndësi të veçantë në këtë fushë.

Ndërkohë, pjesëmarrësit e tjerë në ekspeditë, ishin kthyer në Shkodër dhe vendosa të koordinoja planin tim për të shkuar në Mirditë, me synimin e tyre për të udhëtuar në Gjakovë, nëpërmjet Shqipërinë e Veriut, duke shpresuar kështu të arrija në Mirditë, pas ndryshimit të rrugëtimit, përmes Shqipërisë së Veriut.

U nisëm nga Shkodra në fillim të korrikut dhe kaluam luginën e Kirit përmes Drishtit dhe Prekalit, për në krahinën e Shoshit. Mark Lulashi nga Shoshi, na shërbeu si udhërrëfyes dhe doli se ishte njohës i mirë i dialektit të Shoshit. Ky dialekt karakterizohet nga shqiptimi; i q si c dhe i gj si x.

Shënova gjithashtu disa këngë në dialektin e Shoshit. Nga Qafa e Gurakuqit, rruga na çoi përmes Shoshit, poshtë në luginën e Lumit të Shalës, prej ku, duke lënë Abatin majtas, u ngjitëm për në Qafën e Agrit, e cila është kufiri midis Shalës dhe Mërturit. Prej këndej, u ngjitëm përmbi Palç, për në Kotec dhe arritëm në luginën e Drinit para Kotecit.

Udhëtimi na kishte ofruar pamje të mrekullueshme, që nga Drishti e më tej, me male të larta e hijerëndë, me pamje të paqme të luginës në Shosh dhe peizazhe të errëta të Shalës, por pasi hymë në luginën e Drinit, i cili gjarpëron prej këtu nëpërmjet maleve të Mërturit, u mahnitëm nga peizazhet vërtet të mrekullueshme.

Nga Koteci në Drin, u ngjitëm për në Rajë, vend-banimi i fundit në Mërtur. Kjo famulli, ku Patër Gjoni banon në vetmi, ndodhet aty ku Valbona derdhet në Drin. Më lart në luginën e Valbonës, banon fisi mysliman Krasniqi, i cili nuk e meriton aspak namin e keq, që ka si popull armiqësor dhe i egër.

Në Gegëhysen u njoha me disa pleq krasniqas dhe vura re se janë njerëz të mençur, që dinë të shijojnë një barcaletë të mirë dhe prapëseprapë janë myslimanë, me mjaft dinjitet. Dialekti i tyre, i përket grupit të Gjakovës.

U ndava nga tre bashkudhëtarët e mi në luginën e Valbonës, të cilët vazhduan në drejtim veri-lindor, kurse unë u nisa në drejtimin jugor, duke u kthyer në Rajë, në hyrjen e luginës.

Aty takova Beqir Noun dhe Kolë Markun, të cilët u treguan të gatshëm të më informonin për dialektin e tyre, në kufirin me Merturin ku, në një qetësi malore të përsosur, Valbona e ëmbël, e mbushur me peshq, derdhet në Drin, dhe fiset Krasniqi, Gashi dhe Thaqi puqen me Merturin…!/Memorie.al

Nxjerrë nga Maksimilian Lamberc: “Raport mbi studimet e mia gjuhësore në Shqipëri”, nga mesi i majit, deri në fund të gushtit 1916. Përkthyer nga gjermanishtja, nga Robert Elsie.

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur do lindja vajzën, u gjenda tek im vëlla dhe materniteti nuk më pranoi, më thanë shko në Lushnjë, por nuk arrita, sepse linda rrugës...”/ Dëshmitë tronditëse, të bijës së Abaz Kupit

Next Post

“Aspirant Refati, i ra me dru në kokë të burgosunin që shkoi tek telat, ta vrisnin rojet, e shtriu për tokë dhe me një gur të madh që mezi e ngriti, i ra në...”/ Ngjarja tronditëse në kampin e Rinasit në ’56-ën

Artikuj të ngjashëm

Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Profesor Foto Bala na tregonte, se Enver Hoxha, ishte i vetmi shqiptar, që për orë e orë të tëra, do të pozonte pa turp, në nji bar të Parisit, në pritje të ndonji…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 1, 2025
Next Post
“Aspirant Refati, i ra me dru në kokë të burgosunin që shkoi tek telat, ta vrisnin rojet, e shtriu për tokë dhe me një gur të madh që mezi e ngriti, i ra në…”/ Ngjarja tronditëse në kampin e Rinasit në ’56-ën

“Aspirant Refati, i ra me dru në kokë të burgosunin që shkoi tek telat, ta vrisnin rojet, e shtriu për tokë dhe me një gur të madh që mezi e ngriti, i ra në...”/ Ngjarja tronditëse në kampin e Rinasit në ’56-ën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!