1892 – Vdes në Berlin në moshën 75 vjeçare, Werner von Siemens. Siemens, ishte një inxhinier elektrik, shpikës dhe industrialist gjerman. Emri i Siemens-it, është adoptuar si njësi e përcjelljes elektrike, Siemens. Ai ishte gjithashtu themeluesi i kompanisë elektrike dhe telekomunikacionit Siemens. Kompania e tij prodhoi tubat me të cilët Wilhelm Conrad Röntgen zhvilloi rrezet x.
1922 – Një vit në ditën pas nënshkrimit të Traktatit Anglo-Irlandez, Shteti i Lirë Irlandez hyn në ekzistencën e tij. Ky traktat i dha fund Luftës tre-vjeçare të Pavarësisë së Irlandës midis forcave të Republikës së vetëshpallur Irlandeze, Ushtrisë Republikane Irlandeze (IRA) dhe forcave të Kurorës Britanike. Me mijëra vetë do të humbnin jetën në këtë konflikt.
1953 – Shkrimtari i famshëm rus, Vladimir Nabokov, përfundoi veprën e tij të shumë-diskutueshme “Lolita”. Romani u shkrua fillimisht në anglisht dhe u botua për herë të parë në Paris në 1955 nga Olympia Press. Më vonë u përkthye në Rusisht nga vetë Nabokov dhe u botua në NeW York City në 1967 nga Phaedra Publishers. Romani u adaptua në një film nga Stanley Kubrick në 1962.
1956 – Në Lojrat Olimpike të Melbourne-it, ndodh “Ndeshja e Përgjakshme e Water Polos”. Ndeshja u zhvillua më 6 dhjetor 1956, në sfondin e Revolucionit Hungarez të vitit 1956, dhe ekipi hungarez mposhti atë të Bashkimit Sovjetik 4–0. Situata, u krijua pasi lojtari hungarez Ervin Zádor doli gjatë dy minutave të fundit i gjakosur, pasi u grushtua nga lojtari sovjetik Valentin Prokopov.
1971 – Vdiq Karl Gurakuqi, cili ka qenë drejtori i parë i Bibliotekës Kombëtare, arsimtar, gjuhëtar dhe pedagog shqiptar. Më 1922, u bë drejtori i parë i Bibliotekës. Më pas qe shef Seksioni në Ministrinë e Arsimit, drejtor liceu, anëtar i Komisionit Teknik, profesor i shqipes dhe latinishtes në Institutin “Nana Mbretneshë”. Në 1944 shkoi për pushime në Austri, por pasi nuk mund të kthehej në vendlindje, u largua drejt Italisë. Më 1948 u vendos në Palermo ku bashkëthemeloi Institutin Ndërkombëtar për Studime shqiptare dhe nga 1949 zëvendësonte Petrottën në katedrën e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Palermos, dhe nga 1953 dha mësim Historinë e institucioneve islame. Më 1957 u emërua këshilltar i Komitetit “Shqipëria e Lirë” drejtuar nga Rexhep Krasniqi, bashkë me Mehdi Frashërin dhe Ali Këlcyrën. Kohët e fundit i kaloi pranë të birit, Gilbert në Bressanone afër Bolzanos, vdiq në Palermo më 6 dhjetor 1971.
1978 – Spanja ratifikon Kushtetutën e saj, të vitit 1978 në një referendum popullor. Kushtetuta e vitit 1978 është një nga dhjetra kushtetutat të tjera historike spanjolle dhe dokumenteve të ngjashme me të. Gjithashtu, ajo është një nga dy kushtetutat plotësisht demokratike (tjetra është Kushtetuta Spanjolle e 1931).
1984 – Lind në Stockholm, Princesha Sofia. Princesha Sofi, është anëtare i familjes mbretërore Suedeze. Para se të martohej me Princin Carl Philip dhe të bëhej princeshë e Suedisë në 2015, ajo ishte një modele dhe konkurente e reality show televizivë. Ata kanë dy fëmijë, Princin Aleksandër dhe Princin Gabriel, të cilët janë përkatësisht të pestët dhe të gjashtët në radhën e fronit Suedez.
1992 – Shkatërrimi i xhamisë së Babri Masjid-it, në Ayodhya, të Indisë, çoi në trazira të rënda, duke shkaktuar vdekjen e mbi 1.500 njerëzve. Prishja ndodhi pas një tubimi politik i organizuar nga një organizatë nacionaliste hindu. Tubimi u kthye i dhunshëm, pasi turma pushtoi forcat e sigurisë dhe rrëzoi xhaminë.
2006 – NASA zbulon fotografi të marra nga Mars Global Surveyor që tregojnë praninë e ujit në planetin, Mars. Pothuajse i gjithë uji në Mars sot ekziston si akull, megjithëse ekziston gjithashtu në sasi të vogla edhe si avull në atmosferë. Më shumë se 21 milion km3 akull janë zbuluar në ose afër sipërfaqes së Marsit.