Memorie.al / Origjina e kësaj familje të njohur, është nga Shkodra. Marie Kaçulini u dha nuse në një familje të kamur tregtarësh durrsak, në fillim të shekullit të XIX-të. Pak kohë më pas, rreth vitit 1830, ajo mbeti e ve dhe për zgjedhje personale, vendosi të mos kthehet tek prindërit në Shkodër, por të qëndrojë në Durrës. Mikel Kaçulini I-rë (1850 – 1912). Për të mos e lën Marien të vetmuar, i vëllai i saj, pas disa vitesh i dërgon të birin e tij, asokohe vetëm 10 vjeçar, që të jetonte me të në Durrës. Mikel Kaçulini, duhet të ketë ardhur në Durrës rreth vitit 1860. Kur erdhi ne Durrës, ai ishte 10 vjeç. Pas disa vitesh u martua me Prena Mamlin dhe bashkë me të, administronte një restorant në lagjen “Kala” të qytetit. Çiftit Kaçulini, do t’i lindnin shpejt dy fëmijë: Stefani dhe Agetina Kaçulini. Ishte koha kur nisin edhe trazirat e para ballkanike dhe shpjet Durrësi e gjithashtu dhe Shqipëria, do të gjendeshin në syun e ciklonit të historisë.
Brezi i parë dhe brezi i dytë i familjes Kaçulini
Agetina (viti i lindjes dhe i vdekjes i panjohur), pati dy fëmijë: Maurisa dhe Pjerinin. Ajo vdiq e re dhe fëmijët i la shumë të vegjël. Për rritjen e tyre u kujdes i vëllai, Stefani, i cili pasi i ndihmoi ekonomikisht për njëfarë kohe, i ndihmoi gjithashtu të emigronin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Stefan Kaçulini (1877 – 1947)
Stefan Kaçulini, lindi më 8 tetor 1877. Ishte koha kur Ballkani vlonte nga kryengritjet e popujve për pavarësi nga Perandoria Osmane. Për ironi të fatit, ndërsa Stefani ishte vetëm 6 muajsh, më 3 mars 1878, turqit do të firmosnin me rusët, Traktatin e Shën Stefanit, një marrëveshje që do ta copëtonte keq Shqipërinë dhe që do të kishte një ndikim të jashtëzakonshëm, në luftën kombëtare për mëvetësim. Ky ishte konteksti në të cilin lindi pinjolli më i rëndësishëm i familjes Kaçulini.
Familja e kamur Kaçulini, nuk u kursye aspak për shkollimin e Stefanit, i cili fillimisht u dërgua të merrte formimin bazë në shkollën italiane të qytetit e, më pas edhe në atë greke. Kjo e bëri atë të ishte një njohës i mire, jo vetëm i kulturës klasike greko-romane, por edhe i gjuhëve moderne, si; italishtja, greqishtja dhe gjuhës zyrtare, turqishtes. “Kam vuejt shumë mundime, vetëm e vetëm pse ushqejsha ndjenja kombëtare”! Stefan Kaçulini, “Autobiografia”
Njëkohësisht që merrte formimin zyrtar, ai ndiqte privatisht dhe ilegalisht, leksionet e gjuhës shqipe, të cilat drejtoheshin nga prifti Don Nikoll Kaçorri, në ambientet e Kishës së Shën Luçias. Në vitin 1898, pra në moshën 22 vjeçare, ai kishte filluar të drejtonte vetë grupe të vogla, për mësimin e gjuhës shqipe. Nxënësit e tij të parë, ishin Izedin Beshiri, Eqrem Beshiri, Hysen Ramzoti dhe Myslym Luga. Aktivitet që e vazhdoi ilegalisht deri në vitin 1903, duke mësuar me dhjetëra nxënës të tjerë. Në vitin 1904, në moshën 27 vjeçare, Stefani do të martohet me Luçia Sheldian nga Shkodra. Me të ai pati 3 fëmijë. Dy djem, të cilët do t’i vdisnin të vegjël dhe një vajzë, me emrin Ana (Nusha).
Në po të njëjtin vit, ai do të hapte një kartoleri, e cila do të kishte një rol kyç, jo vetëm në luftën për pavarësi që zhvillohej në Durrës, por edhe në atë që zhvillohej në të gjithë Shqipërinë. Në fakt i gjithë materiali propagandistik që futej në portin e Durrësit, pasi kalonte ilegalisht në doganë me ndihmën e Hysen Halimit, Abaz Çelkupës dhe Kristaq Ramës, ruhej dhe shpërndahej në 2-3 pika, një nga të cilat ishte pikërisht kartoleria e Stefan Kaçulinit. Në këtë kartoleri, kalonte gazeta “Albani”, “Atdheu”, etj. Ashtu siç kalonin librat e Naim Frashërit, Jani Vretos, etj.
Në vitin 1907, ai do të ishte një nga themeluesit e Klubit Patriotik “Vëllaznia”, dhe në vitin 1909, të Klubit Patriotik “Bashkimi”, ku mbante edhe detyrën e sekretarit. Brenda vitit 1911, ai u arrestua dy herë. Luçia Sheldia, bashkëshortja e Stefanit, vdiq e re dhe e la të ve në vitin 1912. Në po të njëjtin vit, vdes edhe Mikeli Kaçulini I-rë, babai i tij. Stefanit i kishin ndodhur dy vdekje, pikërisht në vitin më të rëndësishëm të ekzistencës së kombit shqiptar. Ai nuk pati kurrë kohë të vajtonte njerëzit e tij të dashur, pasi atdheu ishte në rrezik. Në fillim të nëntorit 1912, do të ishte firmëtar i të ashtuquajturit Memorandum i Durrësit, drejtuar perandorit Franz Jozef I-rë.
Ndërkohë që në fund të nëntorit të atij viti, merret intensivisht me pritjen e Ismail Qemalit në Durrës. Sipas dëshmive të tij, ai ishte i vetmi durrsak që e priti Ismail Qemalin në portin e Durrësit, kur ai zbriti këtu më datë 21. Me ardhjen e Princ Vidit në vitin 1914, ai do të rreshtohet në partinë e përkrahësve të tij, duke marrë pas vetës mërinë dhe hakmarrjen fillimisht të Haxhi Qamilit, e më pas të Esat Toptanit, kur Vidi iku nga Shqipëria.
Ky i fundit veçanërisht, do t’i shkaktonte familjes Kaçulini, një dëm të pallogaritshëm ekonomik, kur do t’i sekuestronte të gjithë pasurinë, mes viteve 1914-1916. Në vitin 1916, emërohet si arkëtar në Bashkinë e Durrësit. Këtë përgjegjësi e mbajti deri në vitin 1919. Nga viti 1919-1921, ishte inspektor i kësaj bashkie.
Nga viti 1921-1923, ishte drejtor i Drejtorisë së Punëve Botore, pra i Punëve Publike. Pas vitit 1923, deri në vitin 1933, ishte kryemagazinier i Bashkisë Durrës. Më fund të vitit 1933 del në pension. Ishte vetëm 56 vjeç. Nuk pati nga shteti shqiptar asnjë privilegj, veçse një pension minimal të kohës, të cilin për më tepër, nuk e mori rregullisht për shkak të luftës dhe paqëndrueshmërisë politike. Ndërroi jetë në Durrës, nga një insufiçencë kardiake, më 4 janar 1947, në moshën 70 vjeçare.
Tituj dhe nderime:
Me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor, që nga viti 1962, është dekoruar “Për veprimtari patriotike” të Klasit III-të. Në vitin 1992 ndërkohë, dekorohet më urdhër, “Për veprimtari patriotike” të Klasit I-rë. Një nga rrugët kryesore të qytetit të Durrësit, mban gjithashtu emrin “Stefan Kaçulini”.
Marie Kaçulini (viti i lindjes i panjohur – data e vdekjes, 24 korrik 1970)
Marie Kaçulini, vinte nga familja shkodrane Gurakuqi. Ajo i humbi prindërit e saj, kur ishte ende fëmijë, vetëm 9 vjeçe. Sidoqoftë, ajo arriti të ndiqte me sukses studimet, fillimisht në shkollën e ‘Motrave Katolike Stigmatine’, e më pas në Kolegjin ‘Katolik Femëror të Motrave Saleziane’ në Shkodër. Aftësitë pedagogjike të Marisë, u spikatën menjëherë nga Kisha e cila, e caktoi të mësonte gjuhën shqipe për motrat italiane dhe klasat fillore.
Martesa me Stefanin, e celebruar në vitin 1913, u ndërmjetësua nga i famshmi Kel Marubi. Ata patën 3 fëmijë, Ana Nushen, Mikelin dhe Jozefin. Me ardhjen në Durrës, Maria do të përfshihet në disa veprimtari të veçanta kulturore, më e spikatura prej të cilave ishte zhvillimi i karnavaleve në qytet. Në vitin 1916, ajo do të caktohet drejtoresha e parë e shkollës fillore femërore, në qytetin e Durrësit.
Si drejtoreshë e asaj shkolle, ajo do të kishte rol tepër të rëndësishëm në spikatjen dhe më pas, rritjen profesionale të dy figurave të tjera shumë të rëndësishme të arsimit durrsak, Bedrie Bebeziqi dhe Eftali Koçi. Në fillim të viteve ’20-të, ajo ishte anëtare e Organizatës Rinore të Kryqit të Kuq Amerikan dhe më pas, në vitin 1923, ishte anëtare edhe e Kryqit të Kuq Shqiptar.
Gjatë dekadave të mëvonshme, mbajti pothuajse gjithnjë role drejtuese, në disa shkolla të qytetit, duke dhënë një kontribut të pazëvendësueshëm në ngritjen e të gjithë sistemit arsimor në qytetin e Durrësit. Breza të tërë, jo vetëm nxënësish, por edhe arsimtarësh, do të rriteshin profesionalisht dhe intelektualisht, nën përvojën e Marie Kaçulinit, duke e bërë atë pa asnjë diskutim, figurën më prominente të edukimit durrsak. 11 muaj pasi kishte humbur bashkëshortin e saj, më 30 dhjetor 1947, Maria pensionohet me nderim nga shteti shqiptar. Vdes në Korçë, ku ishte transferuar me djemtë e saj, për arsye pune, më 24 korrik 1970.
Nderime dhe tituj:
Marie Kaçulini, u nderua me vendim të Presidiumit të Kuvendit Popullor, në vitin 1954, si aktiviste e Organizatës së Gruas. Në vitin 1992 ndërkohë, me dekret të Presidentit të Republikës, i jepet titulli “Mësuese e Popullit”. Sot në nder të saj, një nga shkollat kryesore të qytetit të Durrësit, mban emrin “Marie Kaçulini”.
Ana Nushe Kaçulini, (viti i lindjes dhe i vdekjes i panjohur)
Ajo studioji në Kolegjin Amerikan “Robert”, në Stamboll. Do të kthehet në mes të viteve 1930 në Tiranë, ku do të martohet me Luigj Gurakuqin (jo patriotin, i cili mban të njëjtin emër). Nusha pati tre fëmijë: Xhovanën, Luizën dhe Tonin Gurakuqin.
Mikel Kaçulini, I-rë (1850 – 1912).
Ai lindi më 14 shkurt 1918 në Durrës. Studioji në Bolonja (Itali) për Inxhinieri Kimike dhe në vitin 1943, pasi kreu studimet, u kthye në vendlindje. Gjatë viteve të qëndrimit të tij në Itali, u miqësua me Qemal Stafën. Pas viteve të Luftës së Dytë Botërore, vendi i rrënuar nga lufta dhe nga mungesa e kuadrove të kualifikuar, kishte jashtë mase nevojë për kompetencat e aftësitë e Mikelit. Ai ushtroi profesionin e tij si inxhinier për shumë vite, në disa ndërmarrje të mëdha të vendit (Vlorë, Elbasan, Rubik, Rrogozhinë, Tiranë, Korçë, Durrës, etj.), duke dhënë kontribut të madh, në ekonominë e brishtë të vendit.
Jozef (Bep) Kaçulini, (1921 – 2002)
Ai lindi më 14 mars 1921, në Durrës. Studioji Mjekësi, fillimisht në Bolonja dhe më pas gjatë viteve 1948-1952, me shpenzimet e qeverisë shqiptare, (bursë), u specializua në Pragë, për Mjekësi. Pas kthimit në vitin 1952, në Durrës, punoi njëfarë kohe si mjek, deri kur u transferua në Korçë në vitin 1954. Qëndroi në Korçë deri në vitin 1974. Me rekomandim të Iljaz Rekës, do të rikthehet në Durrës pas 20 vitesh, bashkë me familjen e tij.
Bepi, apo Zefi, siç e thërrisnin miqtë, do të ishte një nga mjekët më të dalluar në qytet, ku do të shërbente deri në vitin 1989, vit i pensionimit të tij. Jozef Kaçulini, përmes kujtimeve të trashëguara nga i ati dhe kujtimeve personale, do të ishte gjithashtu një nga kontributorët më të rëndësishëm të historiografisë së qytetit. Ishte kujtesa e tij e gjallë e cila, do të ndihmonte historianët e pas viteve’ 90-të, të shkruanin në mënyrë të paanëshme historinë e qytetit të Durrësit. Mban titujt e nderit: “Nderi i Qytetit të Durrësit” dhe “Mjeshtër i Madh”. Ndërroi jetë në Durrës, më 25 janar 2002, në moshën 81 vjeçare.
Brezi i tretë, i familjes Kaçulini
Aurel Kaçulini (1954). Është i biri i Jozef Kaçulinit dhe ai lindi në Korçë, gjatë viteve kur i ati shërbente atje si mjek pneumolog. Shkollën e mesme, e kreu në gjimanzin “Naim Frashëri” në qytetin e Durrësit. Më pas u diplomua në Universitetin Politeknik të Tiranës, në degën e Inxhinierisë Mekanike. Shërbeu si inxhinier mekanik në Drejtorinë e Hekurudhave, gjatë viteve 1992-1993. Më pas, gjatë viteve 1993-1998, ushtroi detyrën e inxhinierit në Agjensinë Detare Shtetërore, deri në privatizimin e saj.
Themelues i disa sipërmarrjeve të sukseshme në Durrës, ai është një nga kampionët e kulturës durrsake, me një kontribut të madh në zbardhjen e historisë së qytetit dhe promovimin e kulturës dhe artit në Durrës. Në këtë drejtim, shkon veprimtaria e Shtëpisë Botuese “Jozef” dhe Galeria e Artit me të njëjtën emër, që ka funksionuar për më shumë se një dekadë.
Aurel Kaçulini ka qenë anëtar i Klubit “Rotary” Durrës. Mban titullin: Nderi i Qytetit të Durrësit. Ai ka veçantinë e të qenurit një nga qytetet më të vjetër të Shqipërisë. Ka pasur rol aktiv në pothuajse të gjitha ngjarjet historike që janë zhvilluar në vend dhe më gjerë. Ngjarje me përmasa historike, të cilat kanë pasur si protagonist pikësëpari persona dhe familje që kanë sakrifikuar çdo gjë në emër të Durrësit dhe të Shqipërisë.
Veprimet e tyre jehojnë përgjatë historisë dhe janë edhe sot e kësaj dite, burim frymëzimi për të rinjtë, të cilët sot më shumë se kurrë, në epokën e realiteteve dhe vlerave fluide, kanë nevojë për pika referimi të shëndetshme.
Modele
Qëllimi i këtyre publikimeve, është të sjellin apo risjellin këto histori, ngjarje apo veprimtari, mbi të gjitha sakrifica të familjeve të mëdha dhe të vjetra durrsake, e t’i kthej ato në burim frymëzimi, për një jetë shoqërore dhe komunitare më aktive, e të përgjegjshme.
“Qyteti që Rrëfen”
Për këtë qëllim, të rinjtë e Grupimit Informal “Busulla e Trashëgimisë”, në bashkëpunim me ekipin e Medias Amfora, ndërmorën nismën “Qyteti që Rrëfen”, për mbledhjen e dëshmive të trashëgimtarëve të familjeve të vjetra të Durrësit dhe publikimin e tyre përmes formave kreative online.
Qëllimi
- Familje të cilat, janë të pranishme në Durrës të paktën që nga fundi i shekullit XIX-të, apo fillimi i shekullit XX-të;
- Familje nga të cilat kanë dalë të paktën dy breza intelektualësh apo personalitetesh të shquara politike, sociale dhe fetare;
- Familje të cilat vazhdojnë të jetojnë në Durrës dhe të jenë aktive në jetën komunitare. Mbledhja e historive është bërë përmes kërkimit në arkivë, dorëshkrimeve të papublikuara të familjes, literaturës dhe intervistave me trashëgimtarët.
Përzgjedhja e familjeve, intervistë: Arkivi Qendror i Shtetit. Gf. 3. Fondi.235. Viti 1937. Dok. 198. Arkivi Qendror i Shtetit. Gf.1. Fondi.489. Viti 1962. Dok. 51 • Hidri Sali. ‘Stefan Kaçulini në lëvizjen patriotike durrsake’. Toena. Tiranë 2004. Metodologjia; Bibliografia. Me përfaqësuesin e Familjes Kaçulini, z. Aurel Kaçulini, datë 14 maj 2022. Memorie.al