• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, February 18, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 28 Nëntor 2023

Kalendari Historik 4 Nëntor 2023

1443 –  Gjergj Kastriot Skënderbeu, e ngriti flamurin kombëtar mbi kalanë e Krujës. Pasi çliroi Krujën me 28 nëntor 1443 ngriti flamurin e Kastriotëve, flamur të kuq me shqiponjë të zezë dykrenore. Para krutanëve mbajti një fjalim të zjarrtë. Pa humbur kohë hyri në bisedime me zotërit arbër dhe me ndihmën e tyre çliroi edhe një varg kështjellash tjera. Në hapësirat e çliruara ndodheshin zotërimet e shumë fisnikëve arbër. Çlirimi i vendit në vitin 1443 ishte fitore historike, por Skënderbeu e kuptoi se për të mbrojtur territoret e çliruara duhej kapërcyer copëtimi politik dhe duhej bashkuar. Prandaj mblodhi në Lezhë një kuvend të fisnikëve

1912 – Shqipëria, shpall Pavarësinë e saj nga Perandoria Osmane. Ky akt u krye në Vlorë nga themeluesi i shtetit të parë shqiptar, Ismail Qemali. Në shpalljen e Pavarësisë, morën pjesë 83 delegatë, nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë, Asambleja e Vlorës, formoi qeverinë e parë shqiptare të drejtuar nga po Ismail Qemali. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, nga Perandoria Osmane, u bë në një moment kyç  të historisë sonë pasi, shtetet fqinje të Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë, dhe Greqisë, kishin ndërmarrë ekspansionin për pushtimin e trojeve shqiptare.

1943 – Në Iran, mbahet Konferenca e famshme e Teheranit.  Ajo u drejtua nga Presidenti amerikan Franklin D. Roosevelt, Kryeministri britanik Winston Churchill dhe Lideri Sovjetik Joseph Stalin, për të diskutuar strategjinë e luftës. Ajo u mbajt në ambasadën e Bashkimit Sovjetik në Teheran, Iran. Ishte e para nga konferencat e Luftës së Dytë Botërore të liderëve të Aleatëve (Bashkimi Sovjetik, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar). Ajo pasoi, Konferencën e Kajros që kishte ndodhur më 22 nëntor 1943 dhe i parapriu konferencave të Jaltës dhe Potsdamit të 1945.

1955 – Lind në Prekaz të Drenicës, Adem Jashari. Jashari ishte një ndër themeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe krye-komandant i saj. Së bashku me vëllain e tij Hamzën, ai ka marrë pjesë në sulmet e vazhdueshme kundër forcave policore, dhe ushtarake serbe. Pikërisht këto forca, në 5 mars të vitit 1998, rrethuan dhe sulmuan shtëpinë e tij, që ishte një nga bazat më të rëndësishme të UÇK-së. Gjatë këtij rrethimi, ai luftoi heroikisht kundër tyre duke rënë dëshmor, së bashku me 55 pjesëtarë të familjes së tij. Sot ai mban titullin “Hero i Kosovës”.

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari 18 Shkurt 2026

Kalendari 17 Shkurt 2026

1962 – Shuhet në moshën 82 vjeçare, Vilhelmina e Hollandës. Vilhelmina, ishte Mbretëresha e Hollandës nga 1890 deri në abdikimin e saj në 1948. Ajo mbretëroi për gati 58 vjet, më gjatë se çdo monark tjetër Hollandez. Mbretërimi i saj pa luftërat e para dhe të dyta botërore, krizën ekonomike Hollandeze të vitit 1933 dhe rënien e Hollandës si një fuqi të madhe koloniale. Gjithnjë e më shumë të rrethuar nga shëndeti i dobët pas luftës, Vilhelmina abdikoi në shtator 1948 në favor të Juliana-s. Ajo u tërhoq në Het Loo Palace, ku dhe vdiq.

1979 – Avioni civil i linjës ajrore Air New Zealand Flight 901, përplaset në malin Erebus, në Antarktidë, duke vrarë 257 të gjithë  pasagjerët në bord. Hetimi fillestar konkludoi se aksidenti ishte shkaktuar nga gabimi i pilotit, por zemërimi i opinionit publik çoi në krijimin e një Komisioni Mbretëror të Hetimit për përplasjen. Pjesa më e madhe e pasagjerëve ishin vendas, të pasuar nga ata japonezë, dhe amerikanë. Ky aksident ajror do të ishte një nga më të rëndët në historinë e fluturimeve ajrore të Zelandës së Re.

 

1990 – Kryeministrja britanike Margaret Thatcher, jep dorëheqjen si kryetare e Partisë Konservatore dhe, si rrjedhim, edhe si Kryeministre. Ajo u pasua, në të dy pozicionet nga John Major. Ajo ishte kryeministrja britanike me shërbimin më të gjatë në këtë detyrë, si dhe gruaja e parë që mbante atë detyrë. Një gazetar sovjetik e quajti “Zonja e Hekurt”, një pseudonim që u lidh me politikën e saj pa kompromis dhe stilin e udhëheqjes. Si Kryeministër, ajo zbatoi politika të njohura si Thatcherism.

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kenedi mbrëmë provokoi përsëri Kubën, duke shpifur se gjoja avionë kubanë, kanë sulmuar një anije peshkimi amerikane në ujërat e Floridës dhe...”/ Ditari politik sekret i Enver Hoxhës, shkurt 1963

Next Post

“Mbledhja e parë e Kuvendit, u hap më 28 nëntor 1912, në ora 4 pasdreke, në shtëpinë e Xhemil Beut, kushëririt të Ismail Qemalit, i cili...”/ Ana e panjohur e shpalljes së Pavarësisë

Artikuj të ngjashëm

Kalendari 01 Shkurt 2026
Kalendari historik

Kalendari 18 Shkurt 2026

February 9, 2026
Kalendari 01 Shkurt 2026
Kalendari historik

Kalendari 17 Shkurt 2026

February 9, 2026
Kalendari 01 Shkurt 2026
Kalendari historik

Kalendari 16 Shkurt 2026

February 15, 2026
Kalendari 01 Shkurt 2026
Kalendari historik

Kalendari 15 Shkurt 2026

February 14, 2026
Kalendari 01 Shkurt 2026
Kalendari historik

Kalendari 14 Shkurt 2026

February 14, 2026
Kalendari 01 Shkurt 2026
Kalendari historik

Kalendari 13 Shkurt 2026

February 9, 2026
Next Post
“Mbledhja e parë e Kuvendit, u hap më 28 nëntor 1912, në ora 4 pasdreke, në shtëpinë e Xhemil Beut, kushëririt të Ismail Qemalit, i cili…”/ Ana e panjohur e shpalljes së Pavarësisë

“Mbledhja e parë e Kuvendit, u hap më 28 nëntor 1912, në ora 4 pasdreke, në shtëpinë e Xhemil Beut, kushëririt të Ismail Qemalit, i cili...”/ Ana e panjohur e shpalljes së Pavarësisë

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme